Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 04-10-12, 14:21   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Exclamation Islam vs Muslim: Turqia sulmon Sirinė

Turqia sulmon Sirinė







Ankara, 04.10.2012

Turqia goditi me zjarr artilerie objektiva brenda Sirisė pak pasi konflikti nė vendin fqinj kapėrceu kufijtė, duke marrė 5 jetė njerėzish nė qytetin kufitar turk, Akcakale.

Dhjetė tė tjerė u plagosėn kur njė predhė mortaje ra mbi njė shtėpi banimi. Tre nga viktimat ishin fėmijė. Bashkė me ta nga shpėrthimi gjetėn vdekjen edhe e ėma dhe njė fqinje. Nė mesin e tė plagosurve, janė dhe dy efektivė policie.

Shumė shpejt pas ngjarjes sė rėndė, ushtria turke goditi shėnjestra siriane tė identifikuara nga radarėt nė afėrsi tė vijės kufitare. NATO deklaroi se do tė zhvillojė njė mbledhje urgjente lidhur me incidentin. Pas ngjarjes sė rėndė, ministri i Jashtėm turk Ahmet Davutoglu, kontaktoi me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban ki Moon, tė dėrguarin e paqes pėr Sirinė, Lakdar Brahimi dhe shefin e NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Ky i fundit deklaroi se dėnon me forcė indicentin dhe se po i ndjek me vėmendje dhe me shqetėsim tė madh zhvillimet nė rajon. Rasmusen nė mėnyrė tė vazhdueshme e ka pėrsėritur se NATO nuk ka ndėrmend tė ndėrhyjė ushtarakisht nė Siri, por ėshtė e gatshme tė mbrojė Turqinė nėse kjo do tė jetė e nevojshme.

Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Klinton shprehu nga ana tjetėr indinjatė pėr hapjen e zjarrit nga pėrtej kufirit, pėrcolli ngushėllimet e saj pėr 5 jetėt e humbura dhe e pėrshkroi gjendjen e krijuar si “shumė tė rrezikshme”.

Zjarri i artilerisė erdhi nga rajoni sirian Tel Abayad. Incidenti pėrshkallėzon akoma mė shumė marrėdhėniet edhe kėshtu tepėr tė tensionuara mes Ankarasė dhe Damaskut, dikur aleatė, por sot nė pozicione krejtėsisht tė ndryshme lidhur me konfliktin 18 mujor nė Siri.

Nė tė njėjtin qytet, u regjistrua njė episod i ngjashėm pak ditė mė parė, por nė atė rast nuk pati viktima. Banoret e Akcakale-s jetojnė nė frikė, thotė CNN-i turk.

Autoritetet lokale i bėnė thirrje qeverisė tė punojė pėr parandalimin e ngjarjeve tė tilla. “Muajin e kaluar ka patur disa shpėrthime, rrėfejnė ata. Ky ėshtė njė vend i vogėl, sa herė bie ndonjė bombė, e degjojmė tė gjithė. Jemi ngjitur me Sirinė e shumė tė prekshėm nga dhuna nė atė vend”.

Nė qytezėn, dikur tė qetė, prej dy javėsh shkollat janė mbyllur, ashtu si edhe rrugėt qė cojnė nė kufi. Vetėm dy vjet mė parė, marrėdhėniet mes Sirisė e Turqisė ishin mjaft tė ngrohta. Qytetarėt e tė dy vendeve fqinjė udhėtonin pa viza dhe tregtia ishte nė lulėzim. Relatat diplomatike u shkėputėn megjithatė vetėm disa muaj pas nisjes sė rebelimit nė Siri. Nė muajin mars, turqia mbylli ambasadėn e saj nė Damask dhe qeveria siriane e shpalli ambasadorin turk Omer Onhon, “persona non grata”.

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdoan vazhdimisht e ka denoncuar presidentin sirian Bashar al Assad duke kėrkuar publikisht largimin e tij nga posti pas akuzave se po masakron popullin e vet. Pėrgjigja e regjimit sirian ishte kundėrakuza se Ankaraja po furnizon rebelėt sirianė me armė e me para.

Turqia pėrpos tė tjerash, ėshtė duke strehuar edhe 93.000 refugjatė sirianė, ndėrsa llogaritet se edhe 40 apo 50.000 tė tjerė jetojnė nė kėtė vend jashtė kampeve tė krijuara pėr tė shpėrngulurit nga shteti fqinj.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 04-10-12 nė 14:24
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 3 (0 Anėtarėt dhe 3 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:18.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.