Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Jurisprudencė
Emri
Fjalėkalimi
Jurisprudencė Strukturat dhe konceptet ligjore qė pėrbėjnė tė drejtėn nė terėsi.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 28-05-09, 22:08   #1
jonuzi
jonuzi
 
Anėtarėsuar: 27-01-06
Vendndodhja: Gjithandej
Postime: 347
jonuzi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Ēfar ėshtė edukimi me tė drejtat e njeriut?

Ēfar ėshtė edukimi me tė drejtat e
njeriut


n Respektimi i dinjitetit njerėzor

n Edukimi mė lirė i individit

n Sigurimi i barazisė

n Respektimi i drejtėsisė

n Edukimi i shtrirė pėr gjatė gjithė jetės

n Edukimi i tė gjitha moshave

n Edukimi shumėformėsh

n Edukimi i gjithanshėm



Ēfarė janė tė Drejtat e njeriut!

Neni 1 i Deklaratės Universale pėr tė Drejtat e Njeriut – 1948



“ Tė gjithė njerėzit lindin tė lirė dhe tė barabartė, me dinjitet dhe me tė drejta. Ata kanė arsye dhe ndėrgjegje dhe duhen tė sillen ndaj njėri tjetrit nė frymėn e vėllazėrimit”



Ēfarė janė tė Drejtat e njeriut!

n Janė MBUROJĖ – ato tė mbrojnė

n Janė RREGULLA – sepse tė tregojnė se si tė sillesh

n Janė GJYKATĖS – mund tė apelosh tek ato

n Janė ABSTRAKTE – sikurse emocionet

n Ato i takojnė SECILIT dhe egzistojnė pa marr parasysh se ēfarė ndodhė

n Janė si NATYRA – sepse mund tė shkelen

n Janė si SHPIRTI – sepse nuk mund tė shkatėrrohen

n Janė si KOHA – sepse e trajtojnė secilin njėjtė, tė pasur dhe tė varfėr, tė rijnė dhe tė vjetėr, tė bardhė dhe tė zi, tė gjatė e tė shkurtėr …….



Ato na ofrojnė RESPEKT dhe na obligojnė neve t’i trajtojmė tė tjerėt me respekt,

Ato janė sikurse MIRĖSIA, E VĖRTETA dhe DREJTĖSIA me tė cilat ne nuk pajtohemi me definicionin e tyre, por i njohim ato kur i shohim



Nga vijnė tė drejtat e njeriut

n Tė drejtat e njeriut vijnė si kėrkesė morale dhe si tė tilla ato mbėshteten vetėm nė vlerat morale, duke bėrė kėshtu qė kėto tė drejta tė shtrijnė kuptimin e vetė nė nivel individual tė secilės qenie njerėzore nė kėtė planet

n Tė drejtat e njeriut nuk varen nga premtimet apo garancitė e palės tjetėr, secili ka tė drejtė tė kėrkoj, si dhe janė trashėguese pėr secilėn qenie njerėzore.



n Tė drejtat e njeriut janė tė drejta qė njeriu i ka vetėm pėr shkak se ėshtė njeri dhe se ato nuk janė tė kushtėzuara me asgjė tjetėr. Askush nuk ka nevojė t’i meritoj, ato vlejnė pėr secilin njėsoj

n Ata kaluan njė kohė tė gjatė derisa u bėnė tė njėjta pėr tė gjitha kombet dhe racat, pėr tė dy gjinitė, tani ato janė vetė dinjiteti dhe nderi njerėzor, ato janė universale dhe vlejnė gjithkund njėsoj……



Vlerat kryesore tė tė drejtave tė njeriut

Vlerat kryesore tė cilat shtrihen nė bėrthamėn e idesė mbi tė drejtat e njeriut janė:

Dinjiteti njerėzor dhe Kualitet; ku si rrjedhojė e tyre janė:

n Liria

n Respekti pėr tė tjerėt

n Jo – diskriminimi

n Toleranca

n Drejtėsia

n Pėrgjegjėsia


Karakteristikat e tė drejtave tė njeriut

n Tė Drejtat e Njeriut – janė tė pa tjetėrsueshme

n Tė pandashme, tė ndėrvarura dhe tė ndėrlidhura (si rregull asnjė e drejtė nuk ėshtė mė e rėndėsishme se tjetra, sepse gėzimi i njė tė drejte nuk mund tė jete shkak pėr tė humbur njė tjetėr)

n Janė Universale – si tė tilla ato janė tė njėjta pėr tė njerėzimin kudo nėpėr botė, ato janė si ajri i cili tė gjithė njerėzit i mban gjallė


__________________
Bahet mire pas 50 viteve!!!!!!!!
jonuzi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 28-05-09, 22:10   #2
jonuzi
jonuzi
 
Anėtarėsuar: 27-01-06
Vendndodhja: Gjithandej
Postime: 347
jonuzi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Ēfar ėshtė edukimi me tė drejtat e njeriut?

Kronologji e tė drejtave tė njeriut
“ato janė tė vjetra sa ėshtė i vjetėr vetė njerėzimi”
Disa dokumente antike:
Ato ishin shprehje e raporteve tė fuqisė sė popujve antik, andaj popujt mė tė fuqishėm gjithmonė kanė rezervuar tė drejtat e tyre duke u bazuar nė forcė.
 Kodi i Hamurabit nė Babiloni (Irak) – 2000 p.k
 Ligjet e faraonėve tė Egjiptit – 2000 p.k
 Statuti i Cyrus – Iran 570 p.k


 1215 - Karta Magna Libertatum
 1628 - Petition of Rights (Angli)
 1679 - Dosja Habeas-Corpus (Angli)
 1776 - Virginia Bill of Rights (SHBA)
 - Deklarata Amerikane e Pavarėsisė
 1789 - Deklarata mbi tė Drejtat e Njeriut dhe tė Drejtave Qytetare nė Revolucionin Francez
 26 qershor 1945 - Karta e Kombeve tė Bashkuara
 10 dhjetor 1948 - Deklarata e Pėrgjithshme mbi tė Drejtat e Njeriut
 4 nėntor 1950 - Konventa Evropiane mbi tė Drejtat e Njeriut
Ngjarjet mė tė rėndėsishme gjatė zhvillimit tė tė drejtave
tė njeriut.
 19 dhjetor 1966 – Pakti Ndėrkombėtar mbi Tė drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore Pakti Ndėrkombėtar mbi tė Drejtat Qytetare dhe Politike
 22 nėntor 1969 - Konventa Amerikane mbi tė Drejtat e Njeriut
 1 gusht - Dosja Pėrfundimtare e Helsinkit’
 27 qershor 1981 - Karta Banjul e tė Drejtave tė Njeriut dhe e tė Drejtave tė Popujve (Afrikė)
 19 shtator 1981 - Deklarata e Pėrgjithshme e tė Drejtave tė Njeriut nė Islam
 14 qershor 1992 - Deklarata e Rios mbi Ambientin jetėsor dhe Zhvillimin
 qershor 1993 - Konferenca mbi tė Drejtat e Njeriut (Vjenė)

Ēfarė tė drejtash posedojmė?.....
Ka mendime tė ndryshme sa i pėrket grupimit tė tė drejtave tė njeriut, si do qė tė jetė ato janė tė shumta dhe ndarja mė e drejt e tyre ėshtė:

 Liritė dhe tė drejtat personale
 Liritė dhe tė drejtat politike
 Liritė dhe tė drejtat ekonomiko – sociale


Struktura e gjykatave nė Kosove
Nė Kosovė ka?
 5 gjykata tė qarkut, 27 gjykata komunale, 1 gjykatė ekonomike, 23 gjykata pėr kundėrvajtje dhe 13 zyra prokurorie
 340 gjykatės dhe prokurorė kosovarė dhe18 gjykatės e prokurorė ndėrkombėtar
 Ministria e drejtėsisė
 Departamentin e drejtėsisė pranė UNMIK – ut

Avokati i popullit (ombduspersoni)
Tė gjithė personat fizikė dhe juridik kanė tė drejtė qė pa pasur rikė apo kėrcėnime pėr masė ndėshkimore, tė bėjnė ankesa pranė njė zyre tė pavarur nė lidhje me shkeljet e tė drejtave tė njeriut dh veprimet qė pėrbėjnė shpėrdorimi tė pushtetit nga ēfarė do organi publik nė Kosovė..

Zyra pėr e avokatit tė popullit nė pėrputhje me legjislacionin aktual, ka
juridiksionin tė marr dhe tė hetoj ankesa, tė vėzhgoj, tė marr masa
parandaluese, tė jap rekomandime dhe tė jap kėshilla pėr cilėn do prej
kėtyre ēėshtjeve. Avokati i popullit mund tė vizitoj ēdo institucion pa paralajmėrim nė funksion tė zbardhjes tė sė vėrtetės.
Avokati i popullit do t’iu jep pėrparėsi tė veēantė pohimeve pėr shkelje tė
rėnda ose sistematike, duke pėrfshirė kėtu diskriminimin ndaj komuniteteve
dhe anėtarėve tė tyre.
Diskutimi pėr tė drejtat e njeriut mund tė vazhdoj me muaj tė tėrė, ashtu
siē nė botė ka shumė kombe, shumė raca, shume shtete,…….. Ashtu ka edhe
shume tė drejta, qė nė pėrgjithėsi janė tė njėjta, por ka edhe tė drejta tė
veēanta tė cilat vlejn pėr njė komb, pėr njė racė, pėr njė gjini …….
Ja vlen tė jesh njė njeri qė i di se ēka ke dhe ēka duhesh tė bėsh qė tė
kesh………….
__________________
Bahet mire pas 50 viteve!!!!!!!!
jonuzi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-05-09, 22:13   #3
jonuzi
jonuzi
 
Anėtarėsuar: 27-01-06
Vendndodhja: Gjithandej
Postime: 347
jonuzi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Ēfar ėshtė edukimi me tė drejtat e njeriut?

10 DHJETORI
DITA BOTRORE E LIRIVE DHE TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT

Tė nderuar zonja dhe zotėrinj, anėtar tė organizatės rinore Paqja dhe mysafir, jemi mbledhur sot kėtu qė tė festojmė njėrėn nga festat mė tė rėndėsishme botėrore 10 dhjetorin 1948 ditėn botėrore tė lirive dhe tė drejtave tė njeriut.
Zonja dhe zotėrinj tė flasėsh pėr kėtė ngjarje kaq tė rėndėsishme pėr njerėzimin pa dyshim se nuk ke mundėsi pa u ndalur tek ngjarjet politiko –ekonomike dhe shoqėrore tė kohės sė nxjerrjes sė kėtij akti.
Bota e vitit 1948 ishte nė njė gjendje tejet tė vėshtirė, e dalė nga njė luftė e pėrmasave botėrore ku me miliona njerėz u vranė nė mėnyrėn mė barbare, me shkatėrrime tė papara, me qindra miliona njerėz tė papunė dhe pa kulm mbi kokė ishte bilanci i kėsaj lufte tė tmerrshme, njerėzit ishin tė mėrzitur me kėtė, njerėzit mė sė paku dėshironin qė fati i tyre tė ishte ai qė ishte, ata gjithkund dhe anekėnd botės filluan tė flisnin pėr tė drejtat e tyre, politikanet dhe pėrfaqėsuesit e popujve tė ndryshėm gjithkund vrapuan tė nxjerrin kushtetutat e shkruara me tė cilat nė kaptina tė veēanta sanksiononin lirit dhe tė drejtat e njeriut, mirėpo a mjaftonte me kaq, kjo ėshtė njė pikėpyetje e madhe pėr njerėzit e asaj kohe, ata gjykonin nė tė kaluarėn ku edhe pas luftės sė parė botėrore shumė shtete nxjerrėn kushtetuta nga mė demokratike siē ishte rasti i Gjermanisė, e cila nė kushtetutėn e Vajmarit tė vitit 1918 paraqiste njė nga vendet tipike ku respektoheshin liritė dhe tė drejtat e njeriut dhe ku shteti do tė funksiononte nė bazė tė ligjit, mirėpo nė kohėn kur fuqitė e saja u shtuan apo u superfuqizuan pėr kohen pėrsėriten tė njėjtat skena si ato tė Luftės sė Parė Botėrore. Kėtė pėrsėritje njerėzit mė kurrė nuk do ta dėshironin aq mė pak kur ai gjendej nė atė gjendje qė ishin andaj pas pėrfundimit tė Luftės sė dytė Botėrore u fillua tė pėshpėritej se e vetmja mėnyrė pėr tė shpėtuar nderin njerėzor dhe kur njeriu tė jetė vėrtet njeri i cili do tė jetonte nė paqe, nė liri, me dinjitet dhe i pacenuar nga askush, ėshtė qė tė miratohej njė deklaratė e pėrgjithshme ndėrkombėtare e lirive dhe tė drejtave tė njeriut.
Nė kėtė drejtim me 10 dhjetor 1948 Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara proklamojnė “Deklaratėn e pėrgjithshme e tė drejtave tė njeriut”
Kjo deklaratė nė vetvete pėrmban gjithsej 30 nene dhe me tė sigurohen tė gjitha lirit si ato sociale, ekonomike e kulturore. Nė deklaratė theksohet se njohja e dinjitetit dhe tė drejtave tė barabarta dhe tė patjetėrsueshme tė tė gjithė anėtarėve tė familjes sė njerėzimit ėshtė themeli i lirisė, i drejtėsisė dhe i paqes nė botė dhe nėse ndodh e kundėrta e kėsaj, bota dhe njeriu si qenie e vetėdijshme njerėzore do tė ishte nė njė terr misterioz qė njerėzimit ia kishte sjell gjithė ato vuajtje e tmerre tė papara. Kjo deklaratė fillon duke cituar fjalėt:
Pasi njohja e dinjitetit tė lindur tė tė drejtave tė barabarta dhe tė patjetėrsueshme tė tė gjithė anėtarėve tė familjes njerėzore ėshtė themeli i lirisė, drejtėsisė dhe paqes nė botė.


Pasi mosrespektimi dhe pėrbuzja e tė drejtave tė njeriut ka ēuar drejt akteve barbare, tė cilat kanė ofenduar ndėrgjegjen e njerėzimit, dhe pasi krijimi i botės nė tė cilėn njerėzit do tė gėzojnė lirinė e fjalės, tė besimit dhe lirinė nga frika e varfėria ėshtė proklamuar si dėshira mė e lartė e ēdo njeriu.

Pasi ėshtė e nevojshme qė tė nxitet zhvillimi i marrėdhėnieve miqėsore midis kombeve.

ASAMBLEJA E PĖRGJITHSHME shpall kėtė: DEKLARATĖ TĖ PĖRGJITHSHME MBI TĖ DREJTAT E NJERIUT si ideal tė pėrgjithshėm tė cilin duhet ta arrijnė tė gjithė popujt dhe tė gjitha kombet, nė mėnyrė qė ēdo njeri dhe ēdo organizėm shoqėror, duke pasur parasysh gjithmonė kėtė Deklaratė, tė pėrpiqet qė, me anė tė mėsimit dhe edukimit, tė ndihmojė nė respektimin e kėtyre tė drejtave dhe lirive dhe qė, me anė tė masave progresive kombėtare dhe ndėrkombėtare, tė sigurohet njohja dhe zbatimi i tyre i pėrgjithshėm dhe i vėrtetė, si midis popujve tė vetė shteteve anėtare , ashtu edhe midis popujve tė atyre territoreve qė janė nėn administrimin e tyre.

Unė pėr tė mos cituar ēdo nen tė kėsaj deklarate do tė citoj disa nga nenet mė tė rėndėsishme tė kėsaj deklarate.
Neni 1 i kėsaj deklarate thotė: Tė gjithė njerėzit lindin tė lirė dhe tė barabartė nė dinjitet dhe nė tė drejta. Ata kanė arsye dhe ndėrgjegje dhe duhet tė sillen ndaj njėri tjetrit me frymė vėllazėrimi.
Kurse nė nenin 2 alineja 1 thuhet: Secili gėzon tė gjitha tė drejtat dhe liritė e parashtruara me kėtė Deklaratė pa kurrfarė kufizimesh pėr sa i pėrket racės, ngjyrės, gjinisė, gjuhės, besimit fetar, mendimit politik ose tjetėr, origjinės kombėtare a shoqėrore, pasurisė, ose lindjes.
Nė nenin 10 shprehimisht thuhet: Gjithkush gėzon njėlloj tė drejtėn pėr njė proces gjyqėsor objektiv e publik, para njė gjykate tė pavarur e tė paanshme, nė pėrcaktimin e tė drejtave dhe detyrimeve tė veta dhe pėr vendimin mbi ēfarėdo lloj akuze penale.
Kurse nė nenin 18 nė kuadėr tė lirisė sė ndėrgjegjes, mendimit dhe besimit shprehimisht thuhet: Gjithkush ka tė drejtėn e lirisė sė mendimit, ndėrgjegjes dhe besimit; kjo e drejtė pėrfshin lirinė e ndryshimit tė besimit ose bindjeve dhe lirinė qė njeriu, qoftė vetė ose nė bashkėsi me tė tjerėt, tė shfaqė publikisht ose privatisht, besimin ose bindjen e vet me anė tė dhėnies sė mėsimeve, kryerjes sė kultit dhe ceremonive fetare.
Nė nenin 20 alineja 3 thuhet: Vullneti i popullit ėshtė baza e pushtetit shtetėror, ky vullnet duhet tė shprehet nė zgjedhje periodike dhe tė lira tė cilat duhet tė jenė tė pėrgjithshme dhe votimi i barabartė, si dhe me votim tė fshehtė ose sipas procedurės pėrkatėse tė votimit tė lirė.
Neni 26 alineja 1 nė kuadėr tė arsimit kjo deklaratė pėrcakton kėshtu: Gjithkush ka tė drejtėn e shkollimit. Arsimi duhet tė jetė falas, tė paktėn nė shkollat fillore dhe tė ulta. Arsimi fillor ėshtė i detyrueshėm. Arsimi teknik dhe profesional duhet tė zgjerohet e arsimi i lartė duhet t'u mundėsohet tė gjithėve nė bazė tė aftėsisė.
Kurse nė nenin e fundit (30) thuhet: Asgjė nė kėtė Deklaratė nuk mund tė interpretohet si e drejtė e njė shteti, grupi apo personi pėr tė kryer ēfarėdo veprimtarie ose pėr tė bėrė njė akt drejtuar kundėr ēdo tė drejte ose lirie tė shpallur nė kėtė Deklaratė.
Marr nė mėnyrė tė pėrmbledhur kjo deklaratė shpallen tė gjitha tė drejtat civile, politike, ekonomike, shoqėrore, kulturore dhe lirit themelore tė njeriut.
Edhe pse kjo deklaratė pati karakter ndėrkombėtar ajo si e tillė nga shumė shtete nuk u ratifikua kurrė, kurse disa tė tjera edhe pse nė njė farė mėnyre e ratifikuan atė ajo deri vonė ishte e cunguar mjaft, por si do ēoftė sot njerėzit e gjithė botės kanė kuptuar vlerat universale tė saj, kjo deklaratė ėshtė bėrė synonim i paqes anekėnd botės dhe nė anėn tjetėr bota sot ėshtė mė e sigurt se kurrė mė parė dhe njeriu ka fituar vėrtet nderin njerėzor, pra unė pėr fund uroj qė kjo festė universale ēdo kund tė sjell paqe, lumturi dhe dinjitet sepse zonja dhe zotėrinj njerėzimi ka vetėm njė alternative pėr zgjedhje ajo ėshtė paqja dhe vetėm paqja
__________________
Bahet mire pas 50 viteve!!!!!!!!
jonuzi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-05-09, 22:15   #4
jonuzi
jonuzi
 
Anėtarėsuar: 27-01-06
Vendndodhja: Gjithandej
Postime: 347
jonuzi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Ēfar ėshtė edukimi me tė drejtat e njeriut?

Ēka ėshtė demokracia?
Shtetet e para demokratike
Elementet thelbėsore tė demokracisė moderne
 • Barazia – parimi i barazisė nėnkupton se tė gjitha qeniet njerėzore janė tė lindura tė barabartė, duhet tė gėzojnė mundėsi tė barabarta, pjesėmarrje nė jetėn politke tė bashkėsisė si dhe titullim i trajtimit tė barabartė pėrballė ligjit. Kjo pėrfshin po ashtu barazinė sociale dhe ekonomike nė mes femrave dhe meshkujve

• Pjesėmarrja – demokracia ėshtė e pakuptimtė pa pjesėmarrje, pjesėmarrja nė bashkėsi dhe ēėshtjet e politikave ėshtė njė parakusht i ndėrtimit tė sistemit demokratik. Demokracia ėshtė njė formė e pjesėmarrjes, ndonjėherė pjesėmarrja ėshtė njė koncept i gjerė dhe nuk pėrmban vetėm nėnkuptime tė fuqishme politike, por, po ashtu, ato sociale dhe ekonomike. Por pjesėmarrja vetėm nuk mund tė garantojė demokracinė.

• Sundimi i shumicės dhe tė drejtat e pakicės- edhe pse demokracia ėshtė nga definiconi sundimi nga populli, nė fakt ėshtė sundimi i shumicės. Kjo po ashtu nėnkupton njė obligim tė shumicė qė tė marrė parasysh tė drejtat dhe nevojat e ndryshme tė grupeve tė pakicave. Shkalla nė tė cilėn obligimet janė plotėsuar janė njė indikator i shtimit tė mėtutjeshėm i vlerave demokratike nė shoqėri

 • Sundimi i ligjit dhe gjykimi i paanshėm – demokracia nėnkupton mbrojtje tė njė personi apo grupi tė vogėl nga sundimi arbitrar. Sundimi i ligjit siguron barazi pėrpara ligjit, kufizimi tė fuqisė apo autoritetit publik dhe ofrimi i qasjes sė barabartė nė juridiksion tė pavarur dhe tė paanshėm
• Moduli i gjykimit tė paanshėm dhe sundimit tė ligjit

 • Respekti pėr tė drejtat e njeriut- pranimi se tė gjitha qeniet njerėzore janė tė lindura tė barabarta dhe tė lira nė dinjitet dhe tė drejta ėshtė themeli i funksionimit tė bashkėsisė demokratike. Njė shtet demokratik ka pėr obligim sigurimin qė tė sigurojė dhe tė respektojė, tė mbrojė dhe tė pėrmbush tė gjitha tė drejtat e njeriut nė mėnyrė qė tė sigurojė se tė gjithė qytetarėt e tij mund tė jetojnė tė lirė nga frika dhe tė lira nga kėrkesa. Lidhur me demokracinė, njė pėrqendrim special duhet tė shtrihet nė ato tė drejta tė cilat janė kyēe pėr pjesėmarrje civile, siē ėshtė e drejta pėr grumbullim, liria e tė shprehurit, liria e tė menduarit, ndėrgjegjes dhe religjionit. Ende, tė drejtat civile dhe politike nuk mund tė garantojnė paqe dhe siguri njerėzore. Njė ambient i favorshėm pėr demokracinė mund tė krijohet vetėm nėse merren parasysh nevojat themelore ekonomike, sociale dhe kulturore

 • Pluralizmi politik - trandicionalisht, ėshtė detyrė e partive poltike qė tė konsolidojnė diversitetin e ideve dhe opinoneve dhe t’i pėrfaqėsojnė ato nė debatin publik. Vetėm pluralizmi politik mund tė sigurojė struktura mjaft fleksibile qė tė pėrshtat nevojat e ndryshme, por ende mbetet bazė pėr qeverisje demokratike. Megjithatė, liritė politike mund tė keqpėrdoren pėr pėrhapjen e ideve qė nxisin urrejtje, provokojė dhunė dhe pastaj shkaktojnė kėrcėnim pėr rendin shoqėror demokratik. Nė fakt ėshtė shumė vėshtirė t’u bėhet ballė tendencave tė tilla nė mėnyrė demokratike pa nėpėrkėmbjen e lirisė sė tė shprehurit, por po ashtu duke mbrojtur interesin e shoqėrisė nė pėrgjithėsi. Nė masė tė caktuar, demokracive u duhet ta mbrojnė vetveten, p.sh. kundėr terrorizmit

• Zgjedhje tė lira dhe paanshme- zgjedhjet janė karakteristika mė themelore e demokracisė. Asnjė lloj i regjimit tjetėr nuk lejon vendimin mbi udhėheqjen politike pėr ata tė cilėt janė tė influencuar nga sistemi qeverisės - populli. Nė ēdo zgjedhje, ata mund tė shprehin dėshirat e tyre pėr ndryshim si dhe pėlqimi i tyre pėr politikat e tanishme dhe pjesėmarrjen e vazhdueshme tė procesit tė evaluimit. Megjithatė, historia ka treguar se nuk ėshtė mjaft evidente kush e ka mundėsinė e pjesėmarrjes e kush nuk e ka. Pėr shembull femrat ishin tė pėrjashtuara nga sistemi pėr njė kohė tė gjatė. Nė Apencell Inehuden, pjesė e Zvicrės, vend mjaft i njohur pėr struktura tė larta demokratike, ato e morėn tė drejtėn votuese nė fillim tė vitit 1999. Ėshtė element i domosdoshėm tė sigurohet qė e drejta e votės tė jetė universale, e lirė, e barabartė, sekrete dhe direkte

 • Ndarja e pushteteve – ndarja e pushteteve u paraqit si koncepti nga Loku (“Dy traktate pėr qeverisė”. 1690) dhe u pėrparua nga Montekje (“ Fryma e ligjeve”, 1748). Nė luftėn e tyre kundėr shtetit absolut, ėshtė njė parim themelor pėr demokracitė moderne. Sipas parimit tė ndarjes sė pushtetit shtetėror nė trupat ekzekutive, legjislative dhe gjygjėsore, ato funksionojnė tė pavarura, por i japin pėrgjegjėsi njėri-tjetrit dhe popullit. Sistemi i kontrollit dhe balancit ofron njė mekanizėm adekuat tė kontrolli dhe si i tillė parandalon keqpėrdorimin e pushtetit tė shtetit.
Format e demokracisė
Demokracia direkte ėshtė njė formė e qeverisjes nė tė cilėn e drejta pėr tė marrė vendime politike ushtrohet direkt nga i gjithė trupi qytetar, duke vepruar nėn procedurat e sundimit tė shumicės. Kjo formė ėshtė e mundshme vetėm pėr etnitete tė vogla. Pėr kėtė arsye asnjė sistem modern demokratik nuk ėshtė sistem i pastėr demokratik edhe pse tė gjithė ata kanė elemente tė demokracisė direkte. Institucionet e demokracisė direkte janė asambletė popullore, iniciativat legjislative popullore, dorėheqjet, referendumi etj.
• Forma e dytė ėshtė ajo e demokracisė pėrfaqėsuese. Kjo ėshtė njė formė e qeverisjes nė tė cilėn qytetarėt ushtrojnė tė njėjtėn tė drejtė, jo personalisht, por nėpėrmjet pėrfaqėsuesit tė zgjedhur nga ata dhe tė pėrgjegjshėm ndaj tyre. Dy elementet mė qenėsore tė demokracisė pėrfaqėsuese janė ndarja nė mes tė sunduesit dhe tė tė qenit i sunduar, dhe zgjedhjet periodike se njė mjet kontrolli e sundimit nga tė sunduarit
__________________
Bahet mire pas 50 viteve!!!!!!!!
jonuzi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-06-09, 23:59   #5
Ignis
 
Anėtarėsuar: 09-05-09
Postime: 601
Ignis i dashurIgnis i dashurIgnis i dashurIgnis i dashur
Gabim Titulli: Ēfar ėshtė edukimi me tė drejtat e njeriut?

Me pak fjalė... ''Liria jote mbaron atje ku fillon tė cėnohet liria e tjetrit''
Fatkeqėsisht tė gjithė e dimė por shumė pak e respektojmė.
Ignis Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-06-09, 17:55   #6
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfar ėshtė edukimi me tė drejtat e njeriut?

LIRIVE DHE TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT FILLON NGA KANUNI
PO TE ZBATOHET KY KANUNI LEK DUKAGJINIT NE GJITHE TROJET SHQIPTARE ME SIGURI DOT ISHIM NE NJE SITUAT SHUM ME TE VOLITSHEM SI KOMB SOT.
-NA NUK KEMI NEVOJ PER LLOJ LLOJ KONVENTASH EVROPJANE NUK MA PERSHTATEN ATA NA KEMI KANUNIN KJO DUHET TE ZBATOHET E JO LIGJE PALIDHJE EVROPLJANE


__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:37.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.