Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diskutime Shoqėrore
Emri
Fjalėkalimi
Diskutime Shoqėrore Gjithēka dhe asgjė, ēdo problem e hall virtual.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 07-06-14, 01:43   #1
Metro
 
Anėtarėsuar: 28-11-11
Postime: 31
Metro i dashurMetro i dashurMetro i dashurMetro i dashur
Gabim Duhet te lexohet!

Nė nderim tė punėtorėve tė rėnė


Kurrė nuk kam dėgjuar qė pronarėt sundues tė jenė vrarė nė vendin e punės. Gjithė kohėn, nga spikerė tė merzitshėm e bezdisės, dėgjojmė lajme qė tregojnė pėr vdekjen e punėtorėve. Na tregojnė se si treqind minatorė qė nxirrnin metale fisnike u vranė nė minierat e Turqisė, dymijė tjerė nė Kinė teksa kishin nxirė fytyrat pėr tė nxjerrė qymyr, nė Bangladesh shpėrtheu zjarri nė njė fabrikė tė xhinsave qė veshė perėndimorėt qė ndjekin modėn, dhe njėmijė njerėz qė paguheshin mė pak se dy dollarė nė ditė, humbėn jetėn. Nė Kosovė, disa punėtorė qė punonin ditė e natė pėr tė ndriēuar shtėpitė e kosovarėve, pėr tė mbajtur ftoht pijet e pėr tė mos lejuar qė tė thartohej kosi, u vranė, e shumė tė tjerė u dogjėn. Pronarėt dalin nė televizion dhe na tregojnė se u vije keq, se vrasja e tyre ishte aksident dhe se kjo mund t'i ndodhte kujtdo. Pėrveē vetes sė tyre. S'ka se si tė rrezikohen nė zyrėn tyre tė sigurt, ku ngopen me bukė, mish e lėngje frutash, ku tymosin cigaren e pasbukės, e ku kėmbėmbikėmbė flladiten nėn aparatin e klimės, e ku punėtorėt e ndytė, tė zhytur nė punė nuk lejohen tė hyjnė se u ndragin kolltuqet e pastėrta dhe tė shtrenjta. Edhe kur lejohen, duhet tė kalojnė mė parė nėpėrmjet shumė zyreve tjera. Derisa tė mbėrrijė nė fundin e spirales burokratike, punėtori do tė djersitet, do tė kundėrmojė e prapė do t'i ndalohet hyrja. Nuk durohet dot kutėrbimi i tij prej shefit fodull qė lahet nė parfumet me aromė dehėse.
Zjarrin e ferrit, flakėt e tij, nxehtėsinė e padurueshme dhe errėsirėn e rėndė ia la minatorit qė futet dy kilometra nėn dhe. E varrosi pėr sė gjalli. E futi nėn dhe. Pėr tė mos e lėnė keq, i dha njė dritė nė kokė. Jo pėr tė mirėn e minatorit, kuptohet, por pėr shkak qė pa kėtė dritė nuk do tė mund t'i gjente bosit metalet e nevojshme pėr shitje. Minatori punon, pronari fiton. Minatori nga poshtė minierės dėrgon arin lart nė sipėrfaqe, aty ku pronari, i rrethuar nga adoleshentė qė nė nevojė pėr tė fituar ca para pėr tė paguar faturat e studimeve, ngarkojnė karrocat me ar dhe ia mėsyjnė me vrap tregut. Kėshtu, pėr pronarin, minatori dhe adoleshentėt bėhen surrogatė qė i mundėsojnė lindjen e profitit. Nė njė skaj tė botės, disa minatorė, pėrtacė tė pandreqshėm, tė sojit tė njerėzve qė nuk ua do puna, kėrcėnuan me bojkot, por bosat premtuan se do tu rrisin rrogėn pėr pesėdhjetė centė tė majmė, motivim ky mjaftueshėm levėrdisės pėr tė vazhduar punėn. Me pesėdhjetė centė ata mund t'u ēojnė fėmijėve njė bukė mė shumė nė shtėpi, e me pak kursime do tė blejnė edhe ilaēet e nevojshme. Tani e tutje ata do tė mbushullojnė xhepat me nga pesėdhjetė centė dhe do tė kursehen nga tė qarat dhe tė kolliturat bezdisėse tė fėmijėve neveritės me tuberkuloz. E ata qė nuk punojnė, le tė mos bėjnė fėmijė hiē.
Por, qė tė jemi korrekt, duhet tė themi se askush nuk u ka faj punėtorėve. Punėtorėt dhe pronarėt u pajtuan qė t'i ndanin punėt. Ata u morėn vesh qė rreziku tu takonte punėtorėve, kurse profiti pronarėve. Fit-fit. Kontrata shoqėrore ėshtė dėshmija mbi dėshmitė. Edhe pse disa tė ēmendur si Rusoja e shpallėn mashtrim, ajo vazhdon tė jetė valide dhe nė fuqi. Ata qė dinin shkrim lexim nėnshkruanin, kurse analfabetėt jepnin gisht. Nuk mund tė thoni qė kėtu nuk janė treguar fer. Kėtė kontratė madje e nėnshkruan edhe dhjetė njerėzit qė zotėronin gjithė tokat.
Marrėdhėnia e punėtorit me pronarin ngjan me marrėdhėniet e shoqėrisė patriarkale mes patriarkut dhe gruas qė bashkė bėjnė bukėn. Burri zgjedh se ēka duhet tė ketė pėr drekė, kurse gruaja gatuan. Burri, me tė drejtė, krekoset dhe rrah gjoksin e tij duke thėnė se kryen pjesėn mė tė vėshtirė. Kėtu, besoj, pajtohemi tė gjithė, sepse nuk ėshtė bash bash e lehtė t'ia qėllosh se ēka tė hahet. Nė altar gruaja ishte betuar se nuk do ta braktiste kurrė burrin. Do tė jetonte me tė, do t'i bėnte bukėn, do t'i lante teshat, do t'i shtronte shtratin dhe jo vetėm atij, por tė gjithė anėtarėve tė familjes, e kur tė vinte mbrėmja do t'i ofronte burrit tė lodhur e tė tensionuar nga shfrytėzimi qė i bėhet nė vendin e punės shėrbime seksuale. Edhe nėse ajo nuk ėshtė mirė me shėndet. Anipse ky ėshtė pėrdhunim. Ajo nuk ka zgjidhje tjetėr, apo jo, sepse burri i bie bukėn nė shtėpi, po e lejon tė jetojė nė pronėn e tij dhe njėherė nė muaj po e lejon qė tė vizitojė familjen e saj tek nėna. Ndonjė shuplakė, grusht, terror psikologjik, apo ndonjė ofendim aty-kėtu ėshtė mė se normal. Nuk bėhet nami. Burri gėlltit sharjet e shefit tė vet gjatė katėrmbėdhjetė orėve tė plota nė punė. Duron poshtėrimin dhe ulė kokėn pėr tė intensifikuar punėn e tė jetė mė produktiv. E ne e dijmė mirė qė tė ofendosh burrin ėshtė shumė mė keq, sepse burri ėshtė mė i mirė, mė i vlefshėm e mė krenar.
Por burri e gruaja diku gjejnė ngushėllimin. Ata priten nė pikėn marrėdhėnieve tė shfrytėzimit. Burri nuk guxon t'i kthejė fjalėn shefit se tjetėrqysh pushohet nga puna, kurse gruaja nuk guxon t'i kthejė fjalėn burrit se s'ka hise as nė shtėpinė e burrit, e as tek pasuria e babait qė me krenari ua ndau bijve tė tij. Nė rast se pėrplaset me shefin, ku do tė punojė ai? Nėse pėrplaset me burrin, ku nė dreq do tė thejė qafėn ajo?
Tė pakėnaqurit, nėse njė ditė lodhen e stėrkeqen, mund tė mos punojnė nėse nuk duan. "S'ka problem" - thonė pronarėt. "Ka tė tjerė tė interesuar nė mesin e "Armatės sė tė papunėve" qė presin nė rradhė pėr tė shitur veten e tyre. Falė perėndisė, ne kemi mjaft para pėr t’i blerė. Ne nuk e kemi krijuar kot kėtė armatė rezervistėsh. Pa ata, njė ditė, ju do tė mund tė ankoheshit e tė kėrkonit pagė mė tė lartė. Njė ditė do tė mund tė kėrkonit pėrqindje nė fitim, e mbase njė ditė, kush e di, nėse ne lėshojmė pe, ju do tė na shpronėsonit nga mjetet e prodhimit. Atėherė do tė ishim tė gjithė tė barabartė e kjo ėshtė punė koti sepse ne tė gjithė mirė e dimė qe njerėzit nuk janė tė barabartė. Barazia dhe shoqėria pa klasa ėshtė utopi. Pėrrallė e njejtė me atė tė utopistėve tė mėhershėm qė projektonin shoqėri ku liqenet do tė bėheshin limonadė. E kemi ditur se do tė na duhej kjo armatė. Tani po e dėshmon vlerėn e saj. Dhe merreni kėtė mėsim, nuk ka shoqėri qė mund tė mos ketė marrėdhėnie shfrytėzimi, prandaj mund tė bani bythėn nėse nuk punoni ashtu si ne kėrkojmė nga ju!"
Disa janė tė specializuar pėr tė pasur sukses, disa tė tjerė pėr tu pėrballė me rreziqe. Tė vrarėt nė vendin e punės e perfeksionuan kėtė rol. Pronarėt makutė, fshehtazi, i vranė ata, sepse gjithashtu pėrsosėn armėn e tyre tė vrasjes. Dhėmbėt e tyre nepsqarė e tė mprehur tė ngulur nė fytin e punėtorėve nuk duken. Ideologjia luan rolin e perdes qė mbulon gjithė vendin e krimit. Ideologjia zhduk gjurmėt. Ēizmja e hekurt mbulohet me pėlhurė tė mėndafshtė, zinxhirėt mbulohen me trėndafilė, kurse vrasėsi pėrdor zhurmėmbytės. Rezultatet gjithmonė tregojnė se bėhet fjalė pėr aksidente edhe pse tani janė bėrė rregullsi. Tė dėnuar nuk ka. Por hetimet vazhdojnė.


Metro Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 20-06-16, 01:04   #2
ToNjiTo
 
Avatari i ToNjiTo
 
Anėtarėsuar: 12-01-08
Postime: 16
ToNjiTo i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Duhet te lexohet!

Kapitalizmi=Skllaveri moderne


ToNjiTo Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:01.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.