Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 03-05-05, 15:02   #11
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Me mijėra tė vrarė nga urdhėrat e Enver Hoxhės, si gjatė luftės, ashtu edhe pas saj


Diktatori, si tradhėtoi Luftėn Nacionalēlirimtare

Uran BUTKA

Sipas njė relacioni tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, qeveria shqiptare autorizoi nė fillim tė vitit 1945 oficerėt e UDB-sė qė tė pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq nė tokėn shqiptare mė tepėr se 1000 kosovarė tė pafajshėm (AQSH, Arkivi i Ministrisė sė Jashtme. Dokumenti B-7-2, viti 1950).

Enver Hoxha ėshtė pėrgjegjės direkt pėr 10000 tė pushkatuar pa gjyqe apo tė vdekur nė hetuesitė e Sigurimit tė Shtetit, nėpėr burgje e kampe internimi, nėpėr kampet e punės apo spitale psikiatrike; pėr 30000 tė dėnuar politikė, 33000 tė internuar pa vendime e pa dokumente dhe 10000 tė tjerė tė internuar e tė dėbuar nga komisionet e paligjshme, tė cilat binin ndesh me Kushtetutėn.

Tentativa pėr dhėnien e statusit tė veteranėve tė Luftės Nacionalēlirimtare, Enver Hoxhės, ėshtė njė akt tjetėr i turpshėm i shtetit tė sotėm shqiptar, por aspak i veēuar e i papritur, pas rikthimit me armė tė komunistėve nė pushtet nė vitin 1997, pas restaurimit gradual tė enverizmit si mendėsi e praktikė, pas vendosjes sė portretit tė Enver Hoxhės nė Ministrinė e Jashtme, pas paradave enveriste dhe publikimeve tė tij nė mediat televizive, shtyp, tekstet shkollore, filmat me Enverin e tė tjera.

Tė gjitha kėto dhe sidomos akti i fundit, s'janė tjetėr veēse pėrpjekje zyrtare pėr tė rehabilituar plotėsisht Enver Hoxhėn, xhelatin mė tė tmerrshėm tė kombit shqiptar, atė qė vrau, pėrdhosi dhe izoloi njė popull tė tėrė pėr gjysmė shekulli.

Me kėtė akt, shteti shqiptar e nė mėnyrė tė veēantė Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, dhe qeveria shqiptare e nė mėnyrė tė veēantė Pandeli Majko, njė enverist i pėrbetuar, herė i hapur e herė i kamufluar, i cili fillimisht e pėrkrahu kėtė proces, por nė ēastin e dhėnies sė statusit u detyrua tė fshihej prapa njė refuzimi, treguan se ē'mall janė dhe kujt i shėrbejnė, vetėm Shqipėrisė jo.

Me kėtė akt, ata dėshmuan se Enver Hoxha dhe Lufta Nacionalēlirimtare janė njė, se Enver Hoxha, si udhėheqės i Luftės NĒL, e tjetėrsoi luftėn pėr ēlirim nė luftė civile, qė e shkatėrroi Shqipėrinė dhe tradhtoi idealet, luftėn dhe gjakun e partizanėve dhe tė nacionalistėve qė luftuan realisht kundėr pushtuesve, ndėrkohė qė ai, stalinisti mė i tėrbuar nė perandorinė e sė keqes, vegla e bindur e PK Jugosllave, antikombėtari mė i madh nė tėrė historinė e popullit tonė, shqiptaro-vrasėsi monstėr hėngri, pėrveē kokave tė mijėra e mijėra shqiptarėve, edhe kokat e njerėzve tė vet.

Enver Hoxha ėshtė pėrgjegjės direkt pėr 10000 tė pushkatuar pa gjyqe apo tė vdekur nė hetuesitė e Sigurimit tė Shtetit, nėpėr burgje e kampe internimi, nėpėr kampet e punės apo spitale psikiatrike; pėr 30000 tė dėnuar politikė, 33000 tė internuar pa vendime e pa dokumente dhe 10000 tė tjerė tė internuar e tė dėbuar nga komisionet e paligjshme, tė cilat binin ndesh me Kushtetutėn. Janė mijėra kosovarė tė vrarė matanė kufirit nė bashkėpunim me komunistėt jugosllavė. Sipas njė relacioni tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, qeveria shqiptare autorizoi nė fillim tė vitit 1945 oficerėt e UDB-sė qė tė pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq nė tokėn shqiptare mė tepėr se 1000 kosovarė tė pafajshėm (AQSH, Arkivi i Ministrisė sė Jashtme. Dokumenti B-7-2, viti 1950).

Po le t'ia lėmė fjalėn vetė Enver Hoxhės, ē'thotė ai pėr veten, pėr tė tjerėt, pėr Luftėn Nacionalēlirimtare, pėr Kosovėn:

"Tė asgjėsohen pa mėshirė nacionalistėt dhe reaksionarėt shqiptarė brenda dhe jashtė kufijve, pa treguar as mė tė voglėn tolerancė"

"Direktivat e kominternit dhe udhėzimet e vėrejtjet e shokut Tito ishin pėr ne fanarėt qė duhet tė na ndritnin gjendjen e krijuar, dhe tė na hapnin fushė veprimi pėr nė tė ardhmen…".

"Qė tė gjithė e dimė se sukseset dhe gabimėt e KQ janė tė lidhura me tė dy shokėt jugosllavė, Miladin dhe Dushan. Kėta dy shokė kanė ndihmuar shumė pėr formimin e Partisė sonė dhe pėr mėkėmbjen e saj… Vetėvetiu, se ne nė punėn tonė me kaq pėrgjegjėsi qė kishim, do tė mbėshteteshim pa rreshtur tek Miladini dhe Dushani. Puna jonė ishte si puna e atij nxėnėsit qė nė ēdo rast pyet ose shikon mėsuesin nėse ka punuar mirė, ose si duhet tė punojė… Pėr ēdo gjė bėnim, merrnim aprovimin e Miladinit. Kjo mėnyrė pune vazhdoi gati tėrė kohėn edhe bile deri vonė. Komiteti Qendror ishte i identifikuar me Miladinė dhe praktikisht Komitet Qendror nuk kish… Nė kontakt tė ngushtė me kėta dy shokė, vetėvetiu adoptuam prej tyre jo vetėm mėnyrėn e punės, por edhe mėnyrėn e mendimit. Influenca e tij mbi ne ishte shumė e madhe"

(Nga rrėfimi i Enver Hoxhės, i gjunjėzuar pėrpara V.Stoiniē, AQSH, F.14 D.2, viti 1944)

"Unė mendoj se vendimin qė dhanė shokėt Dushani e Miladini (pėr vrasjen e Y.Dishnicės dhe tė M.Gjinishit) duhet ta realizojmė, por nė momentin dhe kohėn e duhur, se me sa di unė, Babė Myslimi e ka dhėndėr Gjinishin (ndėrhyn Nako Spiru). - Jo, shoku Nako, ata duhen pushkatuar, e theksoj, duhen pushkatuar!" .

(Bashkimi i Kombit, 31.8.1944)

"Interesimi i madh qė keni treguar gjithmonė ndaj partisė sonė tė re, kėshillat tuaja tė ēmueshme dhe ndihma e pamasė dhe e pandėrprerė, tė cilėn na e keni dhėnė, kanė qenė pėr ne fanarėt ndriēues dhe faktorėt kryesorė tė formimit, tė rritjes dhe tė pėrforcimit tė partisė sonė", i shkruan Enver Hoxha marshallit Tito.

(AQSH, F.14 D.2)

"Pėr shembull, nė Gjirokastėr, ballistėt hynė tė parėt nė qytet me 600 bashibozukė. Shokėt tanė hynė mė vonė nė qytet me 1500 vetė dhe nė vend qė t'i pastrojnė ato plehra qė andej, kėnaqen me njė luftė politike… Ne duhet tė ndėrhyjmė qė t'i godasim pa mėshirė… Nė Berat ngjet gjithashtu po ky avaz. Nė njė anė pushteti i Ballit dhe nė anėn tjetėr pushteti ynė, dhe ndėrmjet tyre xhandarmėria e vjetėr qė mban qetėsinė…Nė qytetin tuaj ekzistojnė dy pushtete, gjė qė s'duhet tė ndodhė. Nuk mund tė tolerojmė qė Balli tė ngrejė pushtetin e vet krahas me tonin, nuk duhet tė lejoni dualitet nė kėtė gjė. Prandaj duhet ta luftoni kėtė pushtet dhe tė njihet vetėm pushteti ynė" .

( Letėr qarkore e Enver.Hoxhės, 26.9.1943)

"Vija jonė politike jo vetėm qė nuk ishte e qartė, por as edhe e fortė, dhe nė princip ne nuk donim tė punonim me nacionalistėt…

Megjithėse nė Konferencėn e Pezės morėn pjesė disa krerė nacionalistė, ne nuk ditėm tė punonim me ta, tė mbanim kontakte tė ngushta dhe t'i drejtonim, pėrkundrazi ne i lamė nė fatin e tyre dhe kėta, kush e kush mė parė e kish nė dorė, u hodhėn nė kampin e Ballit e tė armikut.

Nė Pezė nuk flitej veē pėr komunizėm dhe kėshillat nacionalēlirimtare ishin formale ose kėto konsideroheshin si organe tė Partisė.

Kjo gjė ngjau nė Vlorė, qė konsiderohej si djepi i nacionalizmit dhe tamam atje ku urrejtja kundėr italianėve ishte e madhe, dhe tradita luftarake gjithashtu. Ishte nė Vlorė e nė Gjirokastėr qė kėshillat tona u quajtėn soviete nga ana jonė nė fillim, mė vonė u ndėrrua ky destinacion, po mėnyra e punės dhe konsiderimi qė i jepej kėshillit, ishte po ai i pari. Kėshillat ishin bėrė organe tė drejtpėrdrejta tė Partisė, aty flitej nė emėr tė Partisė. Propaganda pėr Partinė, pėr komunizmin bėhej haptas dhe nga njė punė e tillė dilte vetvetiu qė krahina e Vlorės u nda nė dy kampe distrikte, ajo komuniste dhe ajo e nacionalistėve dhe ēdo ditė ashpėrsohej puna…"

(AQSH, F.14 D.2, viti 1944 )

"Ne duhet tė punojmė nė drejtimin qė vijon, - shkruan Enver Hoxha, - me anė tė njė demaskimi tė squet dhe njė pune tė palodhshme pėr ta diskredituar Ballin nė popull, pėr t'ia shkėputur popullin dhe pėr ta lidhur me neve, me shkaktue divergjenca nė radhėt e Ballit, me krijue situata tė papėrshtatshme pėr tė shkaktuar me shpejtėsi diferencime dhe me i ra kresė, me e paraqit nė popull Ballin si pėrēarės dhe shkaktar vėllavrasjeje, dhe kėshtu pėrgjegjėsitė historike tė mosbashkimit e tė pėrpjekjes sonė me armė tė bien mbi Ballin Kombėtar… Tė pėrgatitemi, tė pėrgatisim popullin nė pėrpjekje me Ballin" .

(Qarkore e Enver Hoxhės, dt. 9.9.1943)

"Komiteti Qendror e kuptoi qė Mukja ishte njė gabim, por nuk e gjykoi me gjakftohtėsi kėtė gabim dhe nė vend tė analizimit serioz, ne na zuri paniku dhe s'dinim sesi tė dilnim nga ky gabim. Kishte dy udhė:

Ose me vazhdue pjekjen me Ballin dhe nė njė bisedim tjetėr me luftue nė platformėn tonė dhe t'i bėnim popullit tė qartė se si e kuptonim ne bashkimin, dhe se ne vetėm kėrkonim njė bashkim tė shėndoshė. Nė kėtė rast, edhe sikur tė mos binim dakort me Ballin, pėrpara popullit ne dilnim tė larė.

Ose ishte rruga tjetėr, me i pre krejt bisedimet. Ne zgjodhėm rrugėn mė tė gabuar. Nga oportunizmi i parė u hodhėm nė njė sektarizmė tė ekzagjeruar, nga njė qėndrim indeciz u hodhėm nė njė qėndrim tė ashpėr, ne u hodhėm nė luftė me Ballin… Nė vend qė tė venim nė mbledhjen qė kishim caktuar dhe atje t'i binim kresė Ballit, dhe tė rrėzonim gabimin qė kishim bėrė, ne bėmė mbledhjen e Labinotit. Labinoti ishte mbledhja karakteristike qė tregonte panikun tonė pėrpara situatės sė krijuar dhe njėkohėsisht mospėrfilljen as ndaj Ballit, as ndaj popullit, i cili ishte vėnė nė korrent tė vendimeve qė ishin marrė nė Mukje dhe priste me padurim rezultatet. Labinoti nuk ishte mbledhja qė duhej… As Mukja, as Labinoti nuk u bėnė mėsime pėr ne dhe, nė vend qė tė mėsonim nga ato gabime, ne vazhduam ato gjurmė…" .

(AQSH, F.14 Dosja 2)

Nė Konsultėn e Parė tė PKSH u pėrjashtuan nga partia pėr fraksionizėm Anastas Lula e Sadik Premte, "tė cilėt kanė kėrkue tė mos varen nga PK Jugosllave" . Mė pas, Enver Hoxha udhėzon Komitetin Qarkor tė PK tė Vlorės: "Partia duhet t'u futė tmerrin armiqve. Pėr kėtė duhet kėsisoj: Xhepi (Sadik Premte) dhe Pali Terrova duhet tė pushkatohen pėrnjėherėsh si tradhtarė e fraksionistė tė betuar tė Partisė e tė popullit. Njėkohėsisht tė arrestohen Vangjua (Neki Ymeraj, komandant i ēetės partizane "Plakė" tė Vlorės, shėn. im UB) dhe Difi (Xhemil Ēakėrri) dhe nė qoftė se nuk mbajnė qėndrim tė mirė, tė pushkatohen" .

(AQSH, F. 14, D. 2)

Mehmet Shehu u ngarkua nga Enver Hoxha tė vriste Anastas Lulan, por ai e zvarriti disi, ndoshta meqė e kishte pasur shok nė shkollėn amerikane tė Fultzit. Atėherė u ngarkua njė tjetėr pėr ta ekzekutuar prapa shpine. Hysni Kapo ankohet pse ia ngarkuan Mehmet Shehut dhe jo atij nė Konferencėn e Labinotit vrasjen e Sadik Premtes: "Pėr vrasjen e Xhepit i kishin thėnė pėrgjysmė Mehmetit dhe unė i pyeta nė Labinot e s'mė thanė gjė, kurse edhe pas Konferencės, Mehmetit ia thanė e mua jo.. Sikur tė mė kishin thėnė, unė keshė mundėsi tė bėja mė shumė se Mehmeti… Fryma terroriste ishte si nė organizatat, ashtu edhe nė ushtri. Mendonim se kėshtu neve do tė zhduknim ata qė ishin jashtė Frontit. Provė e terrorizmit ėshtė pėrveē tė tjerave, ajo e shokut Xhindi. Po ta shikonim mirė ēėshtjen, ishte vrarė pėr hiē gjė. Kėtė shpirt e ka futur Dushani, qė na fliste me simpathi pėr njė frymė tė tillė…" .

(9. AQSH, F.14 d.2, Dėshmi e Hysni Kapos)

"Vija terroriste ėshtė e fortė te Dushani. Ke Aliu (M.Popoviēi) me hėnė. Dushani ishte gjoja kundėr terrorit, ishte kundėr asaj qė bėri Mehmeti nė Dumre. Por kjo s'e pengonte gjėkafshė tė vriste pa gjė tė keq mė shumė se Mehmeti. Unė nė kėtė pikė isha pasqyrė e Aliut, domethėnė, kur vinte ndonjė raport e thoshte se ky po bėn kėshtu, atėherė vendosnim ta vrisnim. Sa pėr Mustafa Gjinishin, ajo ka qenė ndryshe. Ne mendojmė se ajo duhesh bėrė…"

( AQSH, F.14 d.2, viti 1944)

"Asgjė s'e peshonim. Parrulla "Ja me ne, ja kundėr nesh" ishte nė rend tė ditės. As Mukja, as Labinoti nuk u bėnė mėsime dhe nė vend qė tė mėsonim nga ato gabime, ne i vazhduam…

Nė Veri, parrulla "O me ne, o kundėr nesh" ishte gjithė politika e shokėve, por edhe kur shihej se kishte mundėsi tė punohej me njerėz qė kishin qėndruar jashtė Frontit, pėrgatitnim terrenin jo pėr marrėveshje, por pėr t'i zhdukur kėta njerėz nga prapa. Nė Lumė po vihen nė plumb kot sė koti dhe nė mėnyrė histerike katundarė, tė cilėt dorėzohen dhe shokėt tanė i pushkatojnė. Po vriten nė Tiranė me dyzina njerėz dhe oficerė tė dorės sė dytė, tė cilėt duke pasur besimin e plotė nė drejtėsinė dhe nė shpalljen tonė, dorėzohen. Njė punė e tillė nuk ėshtė okazionale, por ėshtė i tėrė toni qė i ėshtė dhėnė punės organizative tė Partisė edhe ushtrisė… Shokėt tanė mendojnė vetėm tė zhdukin ēdo njeri qė s'ėshtė me ne, qė s'mendon si ne, tė zhdukin bile edhe njerėz tė thjeshtė tė popullit, tė zhdukin edhe anėtarėt e Partisė, kokat e tė cilėve bien pa i peshuar mirė".

(AQSH, F. 14, D.2)


"Kosova duhet t'i mbetet Jugosllavisė. Kush ėshtė kundėr kėsaj politike, duhet luftuar!" - urdhėron Enver Hoxha.

(Enver Hoxha, Plenumi i PKSH dhjetor 1946)

"Ky bashkim (me Jugosllavinė) duhej tė bėhej nė kushte paqeje dhe tė mbante vulėn e shtetit tė ligjshėm shqiptar"- pohon Enver Hoxha. ("Titistėt" f.221), ndėrkohė qė Tito justifikohej se "ne e pranuam bashkimin, sepse kjo qe dėshirė e vetė shqiptarėve". (Po aty), ndėrsa Stalini i thoshte Gjillasit: "Shqipėria duhet gėlltitur".

(E.Hoxha: "Titistėt", f.221)

"S'duhet humbur kohė, por zjarr pėr zjarr, t'i vėmė zjarrin Ballit dhe zogistėve".

( E.Hoxha, vepra1, f.420-421)

Hoxha i dėrgon Korparmatės sė Parė radiogramin e mėposhtėm: "Mos kėrkoni mė nga Gani Kryeziu tė dorėzohet, por me ēdo kusht dhe me ashpėrsi tė sulmohet dhe tė vritet. Duhet tė veproni sa mė parė, se mund t'i vijnė nė ndihmė kosovarėt".

(AQSH, F44 D.158)

"Tė asgjėsohen pa mėshirė nacionalistėt dhe reaksionarėt shqiptarė brenda dhe jashtė kufijve, pa treguar as mė tė voglėn tolerancė".

(AQU, d.45, janar 1945)

"Nė Shkodėr, Koplik, Dukagjin, Vermosh, Mirditė, Kukės, Burrel, Dibėr, pushteti ynė ėshtė i pabazė dhe nuk simpathizohet nga populli i kėtyre anėve. Mendoj: Me forcat e Korparmatės 3 tė shkelim ēdo pėllėmbė tė kėtyre rretheve qė pėrmenden mė sipėr, ku duhet tė zhdukim e ta asgjesojmė ēdo forcė reaksionare tė organizuar ose jo, t'i ēarmatosim krejtėsisht tė gjithė pa pėrjashtim, tė mobilizojmė e tė organizojmė kėdo qė ka moshėn 18-35 vjeēare. Pėrsa mė lart, urdhėroj: Tė goditen nė mėnyrė tė menjėhershme dhe tė asgjesohen tėrėsisht forcat e Preng Calit. Ēdo rezistencė e popullit tė Vermoshit dhe e zonave pėrreth tij i duhet pėrgjigjur me gjithė forcėn…Fillimisht tė bėhet thirrje e nėse ka ndonjė rezistencė, tė ushtrohet forcė e dhunė deri nė pushkatimet pa gjygj…Tė organizojmė e tė ngrejmė kudo pushtetin tonė, duke vėnė njerėzit tanė dhe duke shkarkuar ata qė janė…"

(AQU, D.91/1nr.13)
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:30.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.