Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 04-04-06, 14:32   #1
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Definimi i Shpirtit Shqiptar

Tre institutet e Kanunit qė e definojnė shpirtin shqiptar

1 prill 2006 /TN

Nga: Zef Ahmeti, St. Gallen, (Zvicėr)

Kanunet njihen tek shqiptarėt si sisteme tė pashkruara juridike dhe thirrja nė ato rregulla, edhe sot nė shekullin 21, janė trajtuar si negative brenda botės shqiptare por edhe nga studiues tė jashtėm si tė dėmshme pėr rrjedhat moderne me arsyetimin, se rregullat qė sanksionon ky sistem juridik janė “jopėrparimtar” tė “vjetruar”, “arkaike e mesjetare”.

Tendenca e paraqitjes sė rregullave tė kanunit (kanuneve) si kontraproduktive, qė pengojnė zhvillimin e shoqėrisė, vjen si pasoj e shumė ngjarjeve qė kanė pėrshkruar proceset e zhvillimit nė shoqėrinė shqiptare duke i bashkangjitur, sidomos, keqinterpretimin, keqpėrdorimin e deri nė shkallėn sa ėshtė plasuar si sistem shkatėrrimtar pėr shoqėrinė shqiptare.

Por a ėshtė kanuni (kanunet) me tė vėrtetė i tėrė i tillė? Cili ishte qėllimi i sė drejtės sė pashkruar shqiptare? A reflekton ai (ato kanune) elemente identifikuese tipike shqiptare, apo formuluar ndryshe, cilat janė institutet themelore qė sipas kėtij sistemi paraqesin edhe elementet tipike shqiptare dhe a janė tė pėrdorshme pėr aktualitetin e sotshėm?

Tė fillojmė me pėrgjigjen e pyetjes sė parė. Sistemi juridik i kanunit (kanuneve) nė gjirin e tij (tyre) pėrmbajnė elemente qė, varėsisht prej interpretimit, pa asnjė mėdyshje mund tė klasifikohen si moderne pėr kohėn kurė ai sistem aplikohej me intensitet. Elementet qė mund t`i gjejmė nė ato rregulla mundemi t`i krahasojmė, sidomos disa institute, me trendet aktuale moderne tė rregullave e ligjeve.

Lidhur me pyetjen e dytė qė nė fillim duhet tė precizojmė njė tė vėrtetė elementare tė qėllimit tė rregullave kanunore. Pra, duhet theksuar, sidomos faktin, se ato rregulla kanė pasur pėr qėllim primar luftimin/sanksionimin e vetive negative nė shoqėrinė shqiptare pėr ta ruajtur qetėsinė nėpėrmjet caktimit tė disa rregullave qė nuk jepen nga njė instancė ligjore por vijnė dhe formėsohen nga njė proces historik nė formė tė pashkruar nga gjiri i popullit. Si tė tilla rregullat e kanunit gėrshetojnė nė vete elemente tipike shqiptare qė definojnė shpirtin e shqiptarėve, e karakteristike, tė cilat janė vlerėsuar lartė nga studiues tė ndryshėm.

Tani tė ndalemi te pėrgjigja e tretė. Tė identifikojmė cilat janė elementet specifike qė dalin nga kanunet qė njėkohėsisht e definojnė edhe “shpirtin shqiptar”. Le tė marrim kėtu juristin kosovar, Krist Maloki, i cili ka jetuar e vepruar nė Graz tė Autrisė qė ka bėrė njė pėrsiatje unikate nė kėtė drejtim duke prekur thelbin e ēėshtjes qė po e trajtojmė. Shpirti shqiptar sipas Malokit pėrkufizohet me tri fjalė: besa, nderi dhe burrnia. T`i shtjellojmė kėto institute veē e veē, tė shohim nėse ato pėrkojnė me realitetin, kontekstin aktual, sa janė tė aplikueshme ato sot?

Besa

Instituti i besės tek shqiptarėt, sipas Malokit ėshtė kuptuar si njė fjalė e dhėnė edhe e mbajtur, armėpushim sipas kanunit, besnikėri, mbėshtetje, siguri e sa e sa elemente tjera qė respektoheshin me pėrpikėri qoftė kundruall shqiptarit ndaj shqiptarit, qoftė shqiptari ndaj armiku e mikut. Dhėnia e besės ishte njė institut aq i rėndėsishėm sa ai qė e jepte atė, kurė dhėnėsi ishte i qėndrueshėm e i pathyeshėm, ishte nė gjendje tė humbiste gjithēka, por jo edhe ta thej atė. Besa definohet si “fuqi morale e teorisė dhe e vetėmohimit” qė vėshtirė kuptohet nga tė tjerėt, e qė vėshtirė e gjejmė te ndonjė popull tjetėr.
Sot ēka po ndodhė me besėn? A nuk ėshtė kthyer sot nė nocionin e kundėrt pabesi?

Nderi

Instituti i nderit do ta quaja se kulmon(te) pėr shqiptarin, ai qėndronte mbi tė gjitha. Marrja e nderit ishte vdekje, edhe pse ati qė iu ishte marrė ishte gjallė, ishte i vdekur, sipas kanunit. Ky institut ėshtė deformuar nga interpretimet e ndryshme qė i janė bėrė me tendencė tė njollosjes, mbase edhe prej atyre tė pa nder.

Semantika nderit nėnkupton “jo vetėm largimin prej shka ka tė pėrpjekun me flligshti, por gjithshka i siell nderim faqe tė tjerėve dhe ja nalton ēmimin dinjitetit personal tė tij”, thotė Maloki. Nga ky definicion dalin edhe elemente qė lidhen drejtpėrsėdrejti me aktualen dhe modernen. Nderi sot nuk ėshtė institucion i prapambetur.

Pėrkundrazi! Ai ėshtė i sanksionuar, varėsisht prej sistemeve dhe ligjeve, edhe nė vendet mė moderne perėndimore. Kėtu mund tė theksojmė nderin qė lidhet e sanksionohet nė tė drejtėn penale, pastaj edhe nė konstelacion me personalitetin e njeriut qė ėshtė shprehje moderne e sanksionuar po ashtu edhe nė aktet mė moderne ndėrkombėtare qė lidhen me mbrojtjen e individit, personit, si shembull tė drejtat e njeriut.

Tek shqiptari ky institut nėnkupton njėkohėsisht “njė sumė ndjesish tė veēanta, tė cilat kanė lidhni me gjithshka e rrethon e i pėrket atij drejt pėr sė drejti a tėrthoras: person, familje, gjak e gjini, votėr e vend-lindje e sidomos doket e tė parėve “dy gisht nderė nė lule tė ballit na i njiti Zoti i Madh”” na thotė kanuni. Ky institucion ishte, vlerėsohet, vendimtar edhe pėr ruajtjen e identitetit, traditės dhe gjuhės.

Ishte element qė ndikoi nė pėrballimin dhe mbijetesėn nga “robnia e pamėshirshme”. A nuk e kemi shtuar ne shqiptarėt hapėsirėn e atyre dy gishtave nė lule t`ballit? Detyrojmė gratė nė prostitucion, shesim fėmijė, presim nė besė e falėn e dhėnė – dhe kurė ndodhin reagimet, kryesit e kėtyre veprave thirren nė kanun! A s`ėshtė ky ē`rregullim?!

Burrnija
Burrnia krahasohet me fjalėn angleze “Gentleman” e cila ėshtė tipike angleze qė si fjalė pėrfshinė njė kulturė nė vete mė shumė se sikur tė pėrkthehej. Andaj burrnia trajtohet si koncept tipik shqiptar qė nėnkupton shumė elemente tė lidhura ngushtė ndėrmjet veti.

Si nocion, na shkruan Maloki, rrjedh prej fjalės burrė qė “ka nji vėshtrim aqė tė hapun, sa āsht jeta dhe tė pjekunit e tij me shka e rrethon” pėr tė shtuar mė tutje, sa njė analist i hollė a psikolog, shprehet ai, do tė gjente “krejt shprehjen e dinjitetit njerėzuer”. Me tė drejtė ėshtė vėrejtur, se pėrkthimi i kėsaj fjale nė gjuhė “tė gjalla a tė dekuna” do tė dilte krejt qesharake.

Po cilat janė elementet qė e pėrshkruajnė kėtė institut dhe shprehje tipike shqiptare? Maloki thotė se burrnia pėrfshinė “nė tź krejt shka mund tė veprojė mashkulli: vullnesė, guxim, qėndresė, bujari e ēdo virtyt qė e plotėson shpirtnisht e njerėzisht”. Ky nocion pėrshinė po ashtu edhe “trimin” por edhe “zotnimin e vetvetiu, nderimin pėr nder tė vet e tė tjerėve, qetėsinė`e duresės ndėr tė papritura e rreziqe, papėrkulninė e pathyeshme kundrejt tė mitosonush”.

Kėto elemente qė vlerėsohen si “shpirti shqiptar” e qė dalin drejtpėrsėdrejti nga gjiri i popullit dhe kanunet, sa po praktikohen sot? Sa pėrshkruajnė sot jetėn e shqiptarit?

Po si tė ruhen ore kėto elemente mesjetare? Do tė ishte njė pėrgjigje e mundshme! Po a janė vėrtetė veti vetėm mesjetare? Njė mik mė tha njė ditė, sot kėto elemente kanė marrė anėn e kundėrt – a nuk do tė ishte mė mirė tė flitet pėr pabesi, pandershmėri dhe jo-burrni?

Kėto tri elemente, duhet theksuar, nė vete pėrmbajnė disa principe tė pashmangshme moderne qė luajnė njė rol shumė tė rėndėsishėm edhe nė trendin e normave juridike aktuale perėndimore si ato qė rregullojnė ekonominė, tregtinė, si ato qė lidhen me kodin civil, penal e deri te tė drejtat e njeriut.

Interpretimi i besės, nderit dhe burrnisė nė kontekstin aktual nuk hasė nė asnjė vėshtirėsi. Pėrkundrazi! Kėto elemente tė identifikuara si “shpirti shqiptar” do tė ndihmonin edhe integrimet evropiane, dhe fundja janė specifika qė kundėrshtojnė fenomenet negative qė po i kėrkon Evropa.

Ato mund tė sillen nė lidhje tė ngushtė me standardet dhe ecjet moderne. Kėrkesat e Evropės nė adresėn e shqiptarėve do tė plotėsoheshin nė njė shkallė tė lartė vetėm me (ri)aktivizimit dhe marrjes para sysh tė kėtyre elementeve qė janė pjesė e identitetit shqiptar, nė kontekstin aktual. Ne nuk duhet qė t`a shkelim atė traditė tė shėndoshė qė ka ky popull. Fundja, a duhet forcė e jashtme t`na imponojnė ato specifika qė nė tė vėrtetė janė vetė kulturė e jona?


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 04-04-06, 15:03   #2
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Burrnija

Burrnia krahasohet me fjalėn angleze “Gentleman” e cila ėshtė tipike angleze qė si fjalė pėrfshinė njė kulturė nė vete mė shumė se sikur tė pėrkthehej. Andaj burrnia trajtohet si koncept tipik shqiptar qė nėnkupton shumė elemente tė lidhura ngushtė ndėrmjet veti.

Si nocion, na shkruan Maloki, rrjedh prej fjalės burrė qė “ka nji vėshtrim aqė tė hapun, sa āsht jeta dhe tė pjekunit e tij me shka e rrethon” pėr tė shtuar mė tutje, sa njė analist i hollė a psikolog, shprehet ai, do tė gjente “krejt shprehjen e dinjitetit njerėzuer”.

hmmmm..nisur prej ketij definicioni:
Burre-xhentlemen, njeri i perbere ("qe nenkupton shume elemente te lidhura ngushte mes veti"), i pjekur (matur), dhe me DINJITET NJEREZOR, po del se disa individe kendej pari, kane nevoje edhe njehere te kthehen, ne klase te pare, se ju mungojne TE GJITHA keto veti!!!
Se paku nese e mbajne veten per burre, shqiptare!!!

E nese jane race tjeter, ajo eshte tjeter ceshtje!!!
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-04-06, 15:19   #3
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Lajmrim :

Forumist tė nderuar,

Prej sot keni mundėsi tė regjistroheni nė klasėn e parė tė shkollės time private ku do tė mėsojmė sėbashku kėto lėndė:

- Burrnija;
- Nderi;
- Besa.

Nėqoftėse jeni shqiptar dhe i keni kėto tipare, mos konsumoni kohė e para kot. Por tė tillė janė nė numėr tė vogėl.
Ejani pra tė kultivojmė sėbashku kėto virtute, e veēanėrisht "burrninė"; ju garantoj se tė gjithė do tź kthehemi sa ora nė "gentellman". Tė jetojmė ca kohė si aristokrat e fisnik e jo gjithėmonė si pjatėlėpirės!
Hajdi sa ma "kallaballėk" ...!
Metshi me shnet, e kėtė postim e konsideroni si shaka tė kulluar!
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-04-06, 19:17   #4
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Fshatari mos ikė tani pasi e hape kėtė shkollė private.

E kam ndėgjuar shpesh tė thuhet pėr femra.
Ishte burrnorre filanja.
Tė lutem mė spjego se ēka kuptohet me kėtė shprehje??
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-04-06, 19:58   #5
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Reana

hmmmm..nisur prej ketij definicioni:
Burre-xhentlemen, njeri i perbere ("qe nenkupton shume elemente te lidhura ngushte mes veti"), i pjekur (matur), dhe me DINJITET NJEREZOR, po del se disa individe kendej pari, kane nevoje edhe njehere te kthehen, ne klase te pare, se ju mungojne TE GJITHA keto veti!!!
Se paku nese e mbajne veten per burre, shqiptare!!!

E nese jane race tjeter, ajo eshte tjeter ceshtje!!!
Tema nuk klasifikon "ata individet" ashtu sic ke bere ti. Ky zotnia (autori) ka gjetur nje pershkrim pozitiv te disa nga vlerat e Kanunit.

Nese ke dicka per te thene per ate qe thote autori, urdhno! Ne te kunderten hap tema qe kane te bejne me klasifikimet qe iu ben njerzeve.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-04-06, 20:01   #6
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari
Forumist tė nderuar,

Prej sot keni mundėsi tė regjistroheni nė klasėn e parė tė shkollės time private ku do tė mėsojmė sėbashku kėto lėndė:

- Burrnija;
- Nderi;
- Besa.

Nėqoftėse jeni shqiptar dhe i keni kėto tipare, mos konsumoni kohė e para kot. Por tė tillė janė nė numėr tė vogėl.
Ejani pra tė kultivojmė sėbashku kėto virtute, e veēanėrisht "burrninė"; ju garantoj se tė gjithė do tź kthehemi sa ora nė "gentellman". Tė jetojmė ca kohė si aristokrat e fisnik e jo gjithėmonė si pjatėlėpirės!
Hajdi sa ma "kallaballėk" ...!
Metshi me shnet, e kėtė postim e konsideroni si shaka tė kulluar!
Me sa di nuk je dok aq shpesh andej kah Kafja e Forumit, e me sa duket ke ngaterru pikerisht kete teme me nje ironizim kaq te turpshem ndaj ketij shkrimi te autorit, i cili i ben nje qasje te shkurte ama serioze kanunit.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-04-06, 20:35   #7
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Nėse je e interesuar, ka vend edhe pėr ty

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Murgesha
Fshatari mos ikė tani pasi e hape kėtė shkollė private.

E kam ndėgjuar shpesh tė thuhet pėr femra.
Ishte burrnorre filanja.
Tė lutem mė spjego se ēka kuptohet me kėtė shprehje??
Tash jam tui prit klientėt. Regjistrimi ia fillon nė maujin e ardhshėm.
E pash se lajmrimi im ishte i ēikė "seksist".
Korrigjim : shkolla pranon poashtu edhe gra, qofshin ato edhe "burrnore"! Nuk besoj tė jetė kompliment kur cilėsohet njź grua si "burrnore"!
Nė kźtź konstekst, burrnore dmth "trimėreshė", siē ėshtė psh Shote Galica!
Nėqoftėse ti je trimneshė, e bukur, inteligjente, cilėsi kėto pėr tź cilat nuk kam asnjė dyshim, shkolla ime private i ka dyert e hapuna pėr ty.

PS. Atė shkollė e pata hap me i fitue pak pare me "lekcione tė moralit"!
Tė falenderoj personalisht dhe gjithė stafin e forumit qė mė lejoi kėtė hapsirė tė vogėl reklamimi pėr shkollėn time tė madhe!
NB. Dosjet e pakompletuara nuk merren para sysh, prandaj kujdes...!

Fshatari, Drejtor i qendrės tė kultivimit tė vlerave tź harruara morale.
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-04-06, 21:21   #8
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari
Nė kźtź konstekst, burrnore dmth "trimėreshė", siē ėshtė psh Shote Galica!
Nėqoftėse ti je trimneshė, e bukur, inteligjente, cilėsi kėto pėr tź cilat nuk kam asnjė dyshim, shkolla ime private i ka dyert e hapuna pėr ty.

.
Kam ndegjuar e besa edhe lexuar per Trimėreshėn Shotė Galica. Por para se tė anėtarėsohem nė kėtė klub mė intereson mendimi yt personal pėr te ama tė lutem pa thonjėza??
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-04-06, 22:41   #9
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari
Tash jam tui prit klientėt. Regjistrimi ia fillon nė maujin e ardhshėm.
E pash se lajmrimi im ishte i ēikė "seksist".
Korrigjim : shkolla pranon poashtu edhe gra, qofshin ato edhe "burrnore"! Nuk besoj tė jetė kompliment kur cilėsohet njź grua si "burrnore"!
Nė kźtź konstekst, burrnore dmth "trimėreshė", siē ėshtė psh Shote Galica!
Nėqoftėse ti je trimneshė, e bukur, inteligjente, cilėsi kėto pėr tź cilat nuk kam asnjė dyshim, shkolla ime private i ka dyert e hapuna pėr ty.

PS. Atė shkollė e pata hap me i fitue pak pare me "lekcione tė moralit"!
Tė falenderoj personalisht dhe gjithė stafin e forumit qė mė lejoi kėtė hapsirė tė vogėl reklamimi pėr shkollėn time tė madhe!
NB. Dosjet e pakompletuara nuk merren para sysh, prandaj kujdes...!

Fshatari, Drejtor i qendrės tė kultivimit tė vlerave tź harruara morale.
hemmm..ishin vlera MORALE, apo KOMBETARE????
me duket i ke ngaterruar konceptet ketu

E kompliment gruaja te quhet burrerore, nuk eshte fare, pos ne shoqerite patriarkale, primitive kjo mund te merret per kompliment-perndryshe, eshte mveshje atributesh te panevojshme; femra ka natyren e vet!!!
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-04-06, 23:52   #10
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Pa titull

Ne pamundesi te lexoj gjithēka qe esht shkruar, dua te shprehem shkurt rreth asaj qe me ra ne sy, Kanuni si kushtetute e dikurshme e Shqiptareve, gjat atij intervali kohor qe eshte praktikuar me se shumti kemi te bejme me periudhen me te tmerruar te historise se kombit tone. Shum nga plaget egzistojne ende, poashtu dhe shum nga "armet" te cilat i kan shkuar ne dem kombit tone.

Dukurite e sotme negative te kombit Shqiptar shumica i paraqesin si pasoj e Islamit, nderkaq nje gje e till nuk ze vend ne perfundimet reale kur dim per historine jo te larget te kombit ku esht perdor Kanuni si kushtetute.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-04-06, 11:37   #11
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Pak sqarime

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Reana
hemmm..ishin vlera MORALE, apo KOMBETARE????
me duket i ke ngaterruar konceptet ketu

E kompliment gruaja te quhet burrerore, nuk eshte fare, pos ne shoqerite patriarkale, primitive kjo mund te merret per kompliment-perndryshe, eshte mveshje atributesh te panevojshme; femra ka natyren e vet!!!
Ende pa ia fillue punes dikush po perpiqet te ma sabotojė shkollėn.
Edhe une thash se nuk asht kompliment per gruen kur i thuhet "burrnore"!
Tė gjitha shoqėrit evropjane (indo-evropjane), pa pėrjashtim, janė patriarkale : e kanė zanafillen nė "Pater familias"(zot shtėpie) latino-romake.
E drejta (fillet e drejtėsisė) janė fillimisht morale sepse bazohen nė parime moralo-fetare tė Librave Shenjtė : Bibla, Kurani..., ka edhe tjerė qė unė nuk i di.
E mira (ēfarė mund dhe duhet bėrė) dhe e keqja (ēfarė nuk duhet bėrė) janė dy anėt e tė njėjtes medalje : themel i tė gjitha vlerave tjera morale.
Pra drejtėsia, fillimisht, ėshtė morale; me kohė ėshtė kėthyer nė kombtare.
Fjalia e fundit mė pėlqen mė sė shumti : kush ka dyshuar vallė se "femra ka natyrėn e vetė"?!
Unė, jo!
Madje sa mė e bukur tė jetė ajo natyrė hyjnore e femrave aq mė shum mė pėlqen.
Shije personale qė angazhon pėrjashtimisht fshatarin e rrethuar me gjėra tź bukura natyrore, larg ēdo artifisi. Natyra ėshtź artisti mė i pėrkryer i kėsaj bote.
Katunari juaji i natyrshėm!
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-04-06, 15:25   #12
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Gjunjėzohem...!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Murgesha
Kam ndegjuar e besa edhe lexuar per Trimėreshėn Shotė Galica. Por para se tė anėtarėsohem nė kėtė klub mė intereson mendimi yt personal pėr te ama tė lutem pa thonjėza??
Sa herė dėgjojė tė flitet pėr kėtė ēift tė jashtzakonshėm shqiptar (Azem e Shote Galica) ndiej vetėn tė vockėl, frikacak, tė parėndėsi, shum modest, gati inekzistent!
Krenohem, pa rezerva, me tė. Lum ai njeri qė ka njė grua tė tillė, solidare, atdhedashėse, trimėreshė, pa dyshim stratege e inteligjente.
I theva syzat e nuk po shoh a ka thonjėza a jo!

I juaji, F(u)shatari!
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-04-06, 18:48   #13
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari
Ende pa ia fillue punes dikush po perpiqet te ma sabotojė shkollėn.
Edhe une thash se nuk asht kompliment per gruen kur i thuhet "burrnore"!
Tė gjitha shoqėrit evropjane (indo-evropjane), pa pėrjashtim, janė patriarkale : e kanė zanafillen nė "Pater familias"(zot shtėpie) latino-romake.
E drejta (fillet e drejtėsisė) janė fillimisht morale sepse bazohen nė parime moralo-fetare tė Librave Shenjtė : Bibla, Kurani..., ka edhe tjerė qė unė nuk i di.
E mira (ēfarė mund dhe duhet bėrė) dhe e keqja (ēfarė nuk duhet bėrė) janė dy anėt e tė njėjtes medalje : themel i tė gjitha vlerave tjera morale.
Pra drejtėsia, fillimisht, ėshtė morale; me kohė ėshtė kėthyer nė kombtare.
Fjalia e fundit mė pėlqen mė sė shumti : kush ka dyshuar vallė se "femra ka natyrėn e vetė"?!
Unė, jo!
Madje sa mė e bukur tė jetė ajo natyrė hyjnore e femrave aq mė shum mė pėlqen.
Shije personale qė angazhon pėrjashtimisht fshatarin e rrethuar me gjėra tź bukura natyrore, larg ēdo artifisi. Natyra ėshtź artisti mė i pėrkryer i kėsaj bote.
Katunari juaji i natyrshėm!

PO SUPOZOJ se ajo qe ke menduar eshte se shume shoqeri Evropiane KANE BAZUAR SISTEMIN E VET SHOQEROR NE NJE PERIUDHE TE CAKTUAR TE SE KALUARES ne sistemin patriarkal.

Perderisa zanafilla e organizimeve shoqerore te popujve Indo-Evropiane NUK FILLON me kulturen LATINO-ROMAKE !!!

Pefshire ketu edhe shoqerine ILIRE qe poashtu kaloi edhe neper MATRIARKALIZEM. Prandaj te tentosh te nxjerresh ORIGJINEN E GJITHE RENDITJEVE SHOQERORE TE POPUJVE EVROPIANE, PERFSHIRE KETU EDHE SHQIPTARET, NGA PATRIARKALIZMI-Do te ishte nje e PAVERTETE SHKENCORE!!!!(OOOOOPS...Del se Shkolla yte, ka nevoje per Inspeksione mbikeqyrese!!!!)

Ndersa poqese ANALIZOJME Fillet e Drejtesise, ato NUK KANE te bejne ASGJE, me religjionet Judaike -Bota NUK ka filluar para 2000 vitesh!!!(Shiko "Kodet e Hamurabit", Drejtesia e Egjiptit te vjeter,"Drejtesia Greke", "E Drejta Romake", etj...)

Sa i perket Moralizimeve Judaike (te islamit, krishterimit dhe judaizmit), ato zune vendin e aparateve perandorike te dobesuara ekonomikisht, dhe sollen prapambeturine shkencore/kulturore/arsimore 15 shekullore ne Perendim, (perderisa ne shume vende ne Azi vazhdon e njejta storje!!!)

Sa per fund, gezohem qe paske gjetur nje fjali ku e gjetur veten-femra ka natyren e vet!!!
POR ajo natyre, eshte natyre e krijuar nga nena natyre, e ASESI natyre e definuar nga RELIGJIONET Judaike, (Zoti mos e befte me besu prrallat qe gjinden aty), apo shoqerite patriarkale.....
E sa e shijon ti natyren e VERTETE femrore...hemmmm...kjo eshte ceshtje DISKUTABILE...
Nga menyra si shkruan, me duket me teper shijon BOTEKUPTIMET E TUA, ti cilat ja mvesh natyres femrore, sesa natyren e saj te vertete!!!

Do te thoja si thone gjermanet "Wie schade"!!!
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-04-06, 19:47   #14
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Pėrgjigja definitive!

Personalisht, pajtohem me analizėn e Reanės : as nuk kam ēka t'i shtoj as ēka t'i hjek.
Rrallherė ngjan qė kėtu nė forum tė na ofrohen pėrgjigje aq tė qarta, tė pėrpikėta, tė pėrsosura, e definitive.
Ftoj forumistėt tė lexojnė me vėmendje e tė meditojnė gjat pėrgjigjen e orakullit : Reana.
Njeriu mėson sa tė rrnoj.
Tash po mė kujtohet se e paskam gjykuar shum mirė Reanėn nė temėn e vetė: Unė jam Reana.
Kjo mė ngushllon i ēikė!


Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:42.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.