Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Bibla
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Bibla Besimtarėt qė i pėrkasin besimit tė Krishtere mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar mbi mėsimet e nxjerra nga Bibla dhe jeta



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 14-05-05, 14:49   #1
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Krishterimi ne Shqiperi

Origjina e Krishterimit

Krishterimi zuri fill me lindjen e Jezu Krishtit nė Palestinėn e pushtuar nga Roma. Ai e shpalli veten si Shpėtimtari dhe Mesia i shumėpritur. Ai dha mėsime me autoritet, kreu mrekulli qė tregonin pushtetin dhe mėshirėn e tij, pretendoi se ishte njeri i pėrkryer, mishėrim i Perėndisė dhe e vetmja rrugė e botės pėr te Perėndia. Atė e paditėn me akouza tė rreme, e kryqėzuan sė bashku me dy hajdutė tė rėndomtė dhe e varrosėn. Tri ditė mė vonė, nxėnėsit e tij tė gjorė e panė atė tė ringjallur prej sė vdekuri. Ai i urdhėroi ata t'ua shpallnin Ungjillin e krishterė tė gjitha kombeve, duke i siguruar se tė gjithė atyre qė besonin nė tė, do t'u faleshin mėkatet dhe do tė bėheshin fėmijė tė Perėndisė nė pėrjetėsi. Apostulli Pjetėr e kreu shėrbesėn e tij tė veēantė te populli ēifut, kurse njė fanatik ēifut, i quajtur Pal, e pėrqėndroi shėrbesėn e vet tek bota joēifute. Udhėtimet prej misionari e shpunė atė anembanė Azisė sė Vogėl, nė Gadishullin Ballkanik dhe nė Itali. Guvernatorit romak tė Palestinės as qė mund t'i shkonte mendja se njė ditė mėsuesi ēifut i kryqėzuar dhe predikuesi Pal, qė udhėtonte nga njėri vend nė tjetrin, do ta shndėrronin rrėnjėsisht botėn e tij romake. As tė krishterėve tė pėrndjekur aq egėrsisht nga njė perandor ilir i Romės nuk mund t'u shkonte mendja se trashėgimtari i tij, njė tjetėr perandor ilir, do ta ndalonte pėrndjekjen dhe do ta bėnte atė besim tė ndaluar fenė zyrtare tė perėndorisė. E pra, njė gje e tillė ndodhi.

Depėrtimi i Krishterimit nė Shqipėri gjatė Epokės Apostolike

Krishterimi nė Shqipėri ėshtė ngritur mbi njė bazė apostolike. Pozita gjeografike e saj e bėn kėtė tė pashmangshme. Ungjilli i krishterė u fut pėr herė tė parė nė Evropė nga apostulli Pal nė Filipe tė Maqedonisė.(41) Pastaj, duke udhėtuar drejt perėndimit, pėrmes rrugės Egnatia, ai predikoi nė Selanik, qyteti mė i madh nė atė rrugė. Mė vonė, ai u bė qendra nga ku krishterimi rrezatoi mbi Athinė e Korint, si edhe mbi provincėn e Ilirikut. Ėshtė interesant fakti se si udhėtimet e Palit ndiqnin besnikėrisht rrugėt romake dhe se si pėrgjatė tyre shtohej zinxhiri i bashkėsive tė hershme. Me tė vėrtetė, njė udhėtim prej 270 km nėpėr rrugėn Egnatia, nga Selaniku drejt perėndimit, do tė depėrtonte deri nė zemrėn e Shqipėrisė. Pikėrisht kėtė rrugė ndoqi apostulli Pal. Gjatė udhėtimit tė tij tė tretė, rreth vitit 59 pas Kr., ai i shkruante bashkėsisė sė krishterė tė Romės se "qė nga Jeruzalemi e pėrqark nė Ilirik u kam predikuar tė gjithėve ungjillin e Krishtit."(42) Parafjala greke "nė"(Ilirik) ėshtė e dykuptimtė, pasi nėnkupton njė pėrdorim pėrjashtues ose pėrfshirės.(43) Pali nuk u shpreh qartė nėse ai e kishte ēuar ungjillin e krishterė deri nė kufirin ilir apo nėse ishte futur me tė edhe nė provincė.

Historiani katolik romak, Farlati, pohon se bashkėsia e Durrėsi ishte mė e vjetra nė Shqipėri, e formuar nga apostulli Pal gjatė predikimeve tė tij nė Iliri e Epir.(44) Gjithashtu, ai vuri nė dukje se nė vitin 58 pas Kr. nė Durrės ndodheshin 70 familje tė krishtera, tė cilat kishin si peshkop njė farė Ēezari apo Apolloni. Njė tjetėr historian, Lavardini, duke shkruar rreth lashtėsisė sė familjes Dukagjini, nė malet e veriut, pėrmend se "nė brendėsi tė kėsaj krahine mund tė shihen monumente prej mermeri, mbi tė cilat ende (1576) lexohen emrat e shumė perandorėve, romakė e tė tjerė, dhe, midis tyre, disa shprehje ose dėshmi, qė tregojnė qartė se apostulli Shėn Pal ia predikoi populli Ligjin e Birit tė Perėndisė.(45) Fatkeqėsisht Lavardini nuk shkon mė tej duket sikur e mban tė fshehur brenda vetes kėtė informacion. Njė studiues katolik romak flet pėr njė historian grek, Menalogun, i cili pėrmend martirizimin e Shėn Astit, peshkopit tė Durrėsit, mė 7 Korrik, gjatė pėrndjekjeve tė urdhėruara nga perandori Trajan nė kohėn e sundimit tė tij (98-117 pas Kr.), si edhe dy martirė, Floriani dhe Luarini, nga Ulpiana, pranė Prishtinės sė sotme, tė vrarė gjatė sundimit tė Hardianit (117-138 pas Kr.).(46) Sidoqoftė, dėshmi tė tjera mė tė qėndrueshme mungojnė. Prandaj tani s'na mbetet tjetėr veēse tė hamendėsojmė.

Ungjilli i krishterė mund tė jetė futur nė Shqipėri mė anė tė ushtarėve ilirė, tė cilėt mbizotėronin nė Gardėn Pretoriane. Kėta njerėz banonin nė barakat e tyre tė quajtura "Preatorium" dhe kishin pėr detyrė ruajtjen e pallateve tė guvernatorėve e tė perandorėve romakė. Kėto roje perandorake kishin patur dy raste shumė tė mira pėr t'u njohur me besimin e ri tė krishterė. Sė pari, kur guvernatori romak i provincės, Pilati, ua dorėzoi Jezu Krishtin ushtarėve qė ta kryqėzonin, kėta tė fundit "e ēuan Jezuin brenda nė pallat, domethėnė nė Selinė e Guvernatorit, dhe thirrėn gjithė trupėn."(47) Ushtarėt me egėrsirėn e tyre e tallėn, e rrahėn dhe, mė nė fund, e kryqėzuan pengun. Mirėpo, njėri prej tyre ishte ai qė, nė ēastin e vdekjes sė Krishtit, shprehu atė qė tashmė duhet ta kishin kuptuar: "Me tė vėrtetė qė ky njeri paska qenė Biri i Perėndisė!"(48)

Disa vjet mė vonė, elita e rojeve ilire kishte njė ēast tjetėr tė shkėlqyer qė tė dėgjonte lajmin e Krishtit nga apostulli Pal. Ata duhet ta kenė dėgjuar mbrojtjen e tij tė menēur kur e arrestuan nė Jeruzalem(49) dhe gjatė burgosjes sė tij tė gjatė nė "preatorium" nė Ēezare. Ėshtė interesant fakti qė, ndonėse pėrkthimet e japin Palin tė mbyllur nė "oborrin e gjykimit" tė Herodit apo nė "pallatin" e tij, teksti grek saktėson se ai mbahej nė "preatoriumin e Herodit". Mė vonė, nė vitin 64 pas Kr., gjatė burgimit tė tij nė Romė, apostulli shkruante se "vėllezėrit e tij nė Krisht ishin tė pranishėm nė tė gjithė pallatin", mirėpo teksti grek pėrsėri saktėson "nė tė gjithė preatoriumin".(50) Po nė ato vargje ai i siguronte tė krishterėt e Filipesė se burgosja e tij kishte sjellė si rezultat "pėrhapjen e ungjillit". Pa dyshim qė dy vitet e burgimit dhe tė dėshmisė sė tij pėr Krishtin para rojeve ilire qė ndėrroheshin, do tė kenė nxitur midis kėtyre tė fundit biseda, ashtu siē ndodhi edhe midis shėrbėtorėve tė "pallatit tė Ēezarit".(51) Mė vonė kur kėta njerėz u kthyen me leje nė shtėpitė e tyre nė Shqipėri, besimi i krishterė do tė jetė pėrhapur pėrmes atyre ndėr familje e miq. Mirėpo ndonėse shumė e mundshme, prapė kjo mbete njė hamendje.

Ndoshta Pali mund ta ketė vizituar vetė Shqipėrinė e Jugut. Nė letrėn qė i dėrgoi ndohmėsit tė tij, Titit, pas lirimit nga burgu i parė nė Romė, Pali e porosit: "Eja sa mė shpejt tek unė nė Nikopojė, sepse atje vendosa ta kaloj dimirin."(52) Nė pėrgjithėsi pranohet se nga tė gjitha "Qytetet e Fitores" nė botėn e lashtė, Pali e kishte fjalėn pėr atė mė tė rėndėsishmen, Nikopojėn, vend i njohur klimaterik dimėror nė gjirin e Ambrakisė, paksa nė jug tė Korfuzit. Ky ishte qyteti kryesor i Epirit, i lidhur me rrugėn Egnatia dhe me Durrėsin nėpėrmjet njė degėzimi qė kalonte nėpėr Buthrotum (Butrint), Apoloni (Pojan) dhe Klodiana (Peqin). Pali duhet tė ketė patur miq tė krishterė nė Nikopojė, pėrndryshe as qė do ta ēonte nėpėr mend qė tė dimėronte atje, po tė mos ishte i mirėpritur. Ka mundėsi qė Pali tė ketė marrė udhėn pėr nė Akea pas predikimit qė bėri "nė Ilirik". Kėtė gjė, ndoshta s'do ta marrim vesh kurrė. Historia nuk thotė asgjė nėse Pali e realizoi me tė vėrtetė planin e tij pėr tė dimėruar nė portin e rivierės sė Shqipėrisė Jugore.

Mirėpo, edhe po tė vemė nė dyshim vizitat e apostullit Pal nė Ilirik, prapė mbeten ato tė ndihmėsit tė tij, Titit, pėr tė cilat nuk mund tė dyshojė askush. Gjatė burgimit nė Romė, Pali shkruante se Titi kishte shkuar nė Dalmaci, njė krahinė e Ilirikut.(53) Megjithatė nuk dimė asgjė tjetėr pėr karakterin e misionit tė tij atje. Njėkohėsisht, edhe misioni i supozuar i apostullit Andrea mbete i pabazuar. Thuhet se ai ka predikuar nė afėrsi tė Shqipėrisė, pasi Shėn Gregori i Nazianizit nė vitin 380 pas Kr., e lidh emrin e tij me Epirin.(54) Gjashtė shekuj mė vonė, Niqifori deklaroi se Andrea, gjatė shėrbesės sė tij prej misionari, kaloi pėrmes Trakės, Maqedonisė, Thesalisė dhe Akeas.(55) Qė nė shek.II njė heretik, i quajtur Lucio Karino, nė shkrimet e tij rreth apostujve pėrmendi misionin dhe martirizimin e Andreas nė Epir, nė Patras, rreth 135 km nė jug tė Nikopojės.(56) Kėtė histori e tregon njė letėr qarkore (enciklikė), gjoja e asaj kohe, e priftėrinjve dhe e dhjakėve tė Akeas.(57) Kėshtu, pra, kemi disa burime qė dėshmojnė pėr veprimtarinė ungjillizuese tė apostujve dhe tė ndihmėsve tė tyre nė Ilirikun jugor dhe nė Epirin e veriut. Mirėpo, bazat e krishterimit gjetkė nė Shqipėri, gjatė epokės apostolike, ndonėsė tė mundshme, nuk janė tė pėrcaktuara qartė.


__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 2 (0 Anėtarėt dhe 2 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:00.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.