Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-08-11, 07:32   #1
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Ringrihet shtėpia muze e Mjedės, e shkatėrruar nė ’91




Pas shumė pėrpjekjesh, ndonjėherė edhe pėrplasje dyersh nė fytyrė, mė nė fund mund tė shijojnė rezultatin, edhe pse tė tjera punė i presin pėrpara.
Nė 74-vjetorin e vdekjes sė poetit dhe klerikut Ndre Mjeda dhe pėrfundimin e fazės sė parė tė rindėrtimit tė kompleksit tė ndėrtesave qė mbajnė emrin e tij, Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Fondacioni “Ndre Mjeda”, organizojnė sot nė Kukėl tė Shkodrės aktivitetin “Pėrkujtimi i Mjedės”. Ėshtė njė program i larmishėm, i cili parashikon referime rreth figurės sė personalitetit tė letrave shqipe, interpretime tė veprės sė tij, ndarje ēmimesh pėr studiuesit dhe njohėsit mė tė mirė tė veprės sė tij, ekspozitė me fotografi tė paekspozuara mė parė e dorėshkrime tė poetit, panaire me prodhime karakteristike tė zonės e pa dyshim edhe muzikė. Pritet tė marrin pjesė nė kėtė ekspozitė studiues e letrarė nga Shqipėria, Kosova e Maqedonia. Kanė konfirmuar pjesėmarrjen e tyre pėrfaqėsues tė trupave diplomatike nė Tiranė, ndėrsa pritet qė nė aktivitet tė jetė edhe ministri i ri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Aldo Bumēi. Njė nga organizatorėt e kėsaj veprimtarie, kleriku Dom Nik Ukgjini, drejtues i Fondacionit “Ndre Mjeda”, thotė se qėllimi ėshtė jo vetėm pėrkujtimi i figurės sė Mjedės, por krijimi i njė tradite, e cila parashikon organizimin e pėrvitshėm tė ditėve tė Mjedės, qė do ta kthejnė Kuklin nė njė qendėr aktivitetesh kulturore.
Ringritja e kompleksit-Muze
Njė nga pjesėt mė tė rėndėsishme tė aktivitetit ėshtė edhe vizita nė ambientet e kishės ku shėrbeu Ndre Mjeda apo tė shtėpisė (qelės sė tij), pėr tė cilat po bėhen pėrpjekje qė tė shpallen monumente kulture. Por qė ato tė bėheshin deri diku tė vizitueshme, duhet tė kaloheshin jo pak vėshtirėsi. Kleriku dom Nik Ukgjini, drejtues i Fondacionit “Ndre Mjeda”, prej kohėsh e kishte ngritur problemin e rrėnimit tė kishės dhe shtėpisė sė poetit e klerikut, por duket se zėri i tij kishte rėnė nė vesh tė shurdhėr. Ai thotė se i ėshtė drejtuar pėr ndihmė e mbėshtetje, Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve apo edhe Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, por kėrkesėn e tij pėr ndihmė e pasoi njė heshtje e plote. Kisha e ndėrtuar nė vitin 1913 me ndihmėn financiare tė qeverisė austriake, kushtuar Shėn Shtjefnit, martir i shekullit tė parė dhe shtėpia e ndėrtuar nė vitin 1906 marrin mė shumė vlerė, kur mėson se ka qenė vetė Mjeda qė i ka projektuar ato. Megjithatė, pėr institucionet ky fakt duket se nuk ka pasur ndonjė rėndėsi tė madhe. Atėherė dom Nik Ukgjini kėrkoi ndihmėn e komunitetit tė biznesit qė iu gjend me ndihma financiare, duke bėrė tė mundur fillimin e punimeve pėr rikonstruksionin e kompleksit tė ndėrtesave, qė dikur kanė gėzuar statusin e muzeut. Tanimė ka pėrfunduar faza e parė e punimeve nė ndėrtesėn e kishės, e cila ishte edhe mė e rrezikuara. Kjo fazė pėrfshiu ndėrtimin e ēatisė, tavanit, ndėrtimin e frontit mbi ēati, shkallėve me dy anėsore etj., ndėrsa faza e dytė parashikon punime mė tė imėta nė murin ballor, restaurime etj. Deri nė vitin 1991, shtėpia e Mjedės ka funksionuar si muze.






http://www.botasot.info/img/2per%2014-15.jpg


__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:09.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.