Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Gjuha Shqipe
Emri
Fjalėkalimi
Gjuha Shqipe Drejtėshkrimi i gjuhės, barbarizmat, morfologjia, gramatika, sintaksa, dialektet, historia, dhe studimet mė tė fundit nė lidhje me gjuhėsinė.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 27-09-05, 11:40   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Dėshmitė e lashta tė shkronjave shqipe

Dėshmitė e lashta tė shkronjave shqipe qė u pranuan nė Kongresin e Manastirit

Saimir Lolja*

Gjuha shqipe ėshtė e hershme, por fatkeqėsia qėndron nė faktin se ajo u shkruajt shumė vonė. Kombi me dėshirėn mė tė madhe pėr tė shkruar gjuhėn e tij ėshtė penguar historikisht nga fqinjėt dhe pushtuesit qė tė ketė njė alfabet tė shqipes. Megjithatė dokumente arkivorė, tė gjetura nė Arkivin e Vatikanit dhe ato greke, dėshmojnė se pėrpjekjet e shqiptarėve pėr tė pasur gjuhėn e tyre kanė qenė shumė tė hershme.

Gjithsesi, debati pėr origjinėn e gjuhės shqipe dhe se nga rrjedh ajo vazhdon edhe sot e kėsaj dite mes albanologėve tė dėgjuar nė Botė dhe akademikėve shqiptarė…

Dorėshkrimi i Teodor Shkodranit (1210)
Ky dorėshkrim u gjet nė Vatikan dhe ėshtė botimi mė i vjetėr i njohur deri tani i gjuhės shqipe. Materiali nė fjalė ėshtė i tėri nė pergamen dhe ka 208 faqe. I gjithė dorėshkrimi ėshtė i shkruar me shkronja latine, por me fjalė nė gjuhėn shqipe, nė dialektin e veriut. Dorėshkrimi ndahet nė tre kapituj, nė faqet 1 deri nė 97 mbi teologjinė; faqet 98 deri nė 146 mbi filozofinė dhe faqet 147 deri nė 208, bėjnė fjalė pėr historinė. Ndėrsa nė fund, autori ka firmosur vetė, duke shkruar: Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’ Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee. THEODOR SSCODRAANNITTEE. Rėndėsia e kėtij libri (qė nuk ėshtė abetare) ėshtė se tregon qė ka patur shkrues, botues dhe lexues tė shkolluar tė shqipes qė nė vitin 1210.

Alfabetet origjinale shqiptare (1761-1844)
Dorėshkrimi elbasanas i Ungjijve njihet si Anonimi i Elbasanit (1761) ėshtė teksti mė i hershėm shqip i shkruar me njė alfabet origjinal. Autor ėshtė Gregori i Durrėsit, i njohur edhe si Gregori i Voskopojės, i cili qėndroi pesėmbėdhjetė vjet nė Elbasan, para hartimit tė dorėshkrimit. Ai u pėrpoq tė shkruante nė njė gjuhė tė pėrbashkėt, qė ta kuptojnė shqiptarėt nga krahinat e ndryshme. Njė gjė bie nė sy nė Dorėshkrimin elbasanas: Ka shumė pak fjalė tė huaja, vetėm tri fjalė latine dhe shtatė fjalė turke. Nė 59 faqet e pėrkthimeve biblike tė Dorėshkrimit elbasanas janė shkruara 6113 fjalė. Shkrimi i tyre ėshtė bėrė mbi bazėn e njė alfabeti prej 40 gėrmash: 35 gėrma tė zakonshme dhe 5 gėrma tė rralla. Shumica e gėrmave tė kėtij alfabeti janė krijime tė reja, pa ndikim tė gjuhėve dhe tė alfabeteve tė popujve fqinjė. Nė kapakun e Dorėshkrimit elbasanas tė Ungjijve gjendet njė vizatim dhe afėr dymbėdhjetė fjalė tė shkruara me njė alfabet, i cili ndryshon krejtėsisht nga alfabeti i dorėshkrimit; por i pazbėrthyer akoma. Mė pas vijohet me njė alfabet tė Todri Haxhifilipit (1730-1805) nga Elbasani, i cili ėshtė njė sistem grafik i ndėrlikuar prej 52 gėrmash. Alfabeti nė fjalė u pėrdor nė mėnyrė sporadike nė Elbasan nga fundi i shekullit XVIII. Por, nuk do tė pėrfundonin kėtu pėrpjekjet e shqiptarėve pėr tė pasur njė alfabet tė gjuhės sė tyre. Dokumente arkivorė vėrtetojnė se ekziston edhe njė tjetėr pėrpjekje pėr hartimin e njė alfabeti nga beratasit. Alfabeti i Kodeksit tė Beratit (1764-1798), njė dorėshkrim prej 154 faqesh. Nė faqen 104, gjejmė dy radhė shqip tė shkruara me njė alfabet origjinal prej 37 gėrmash tė ndikuara nga glagolishtja. Nga Gjirokastra kemi njė alfabet tjetėr, nga fundi i shekullit XVIII, ose nga fillimi i shekullit XIX, i cili ėshtė njė sistem grafik prej 22 gėrmash, por pak i pėrhapur. Njė alfabet tjetėr i shpikur nė jugun e Shqipėrisė ėshtė ai i Jani Vellarait (1771-1823). Ai ishte autori grek i shėnimeve gramatikore greqisht-shqip tė vitit 1801 pėr t’i mėsuar shqip grekėrve. Gjuhėn shqipe e shkroi me njė alfabet origjinal prej 30 gėrmash, nė bazė tė latinishtes dhe tė greqishtes.

Propozimi i Naum Veqilharxhit
Alfabeti i Naum Veqilharxhit (1797-1846), nga Korēa, prej 33 gėrmash tė botuara nė abetaren e tij shqipe nė vitin 1844. Jehona e kėtij alfabeti, i cili i ngjan njė lloj armenishtje kursive, ishte e pakėt. Kjo periudhė njėqindvjeēare 1750-1850, ishte njė kohė shumėllojshmėrie shkrimesh tė habitshme nė Shqipėri. Me tė gjithė, gjuha shqipe u shkrua me dhjetė alfabete: shtatė alfabetet origjinale tė lartėpėrmendur si dhe pėrshtatjet pas vitit 1850 tė alfabeteve latin, grek dhe arab. Ėshtė pėr t’u ēuditur qė kultura shqiptare arriti ta dallonte veten dhe tė mbijetonte me njė madhėshti tė tillė letrare. Ekzistenca e tyre ējerr poshtėrsinė, me tė cilėn u ndesh delegacioni shqiptar nė Kongresin e Berlinit, mė 1878, ku iu tha nė vend tė JO-sė pėr shtetin shqiptar se nuk mund tė ketė komb pa gjuhė tė shkruar. Ndėrkohė qė kishte jo njė, por 10 alfabete, qė mund tė pėrzgjidheshin e zbatoheshin.

Kongresi i Manastirit ose ndryshe Kongresi i Alfabetit (14 nėntor 1908)
Atdhetarėt, qė pėrpiqeshin tė bashkonin popullin, kishin pėrpara njė pėrēarje nė popull qė shkatohej nga: 1- politika ‘pėrēa e sundo’ e qeverise osmane; 2- struktura shoqėrore feudale-fisnore nė Shqipėri; 3- drejtimet e huaja tė grupeve tė ndryshme fetare, tė cilat pėrdornin turqishten, greqishten, italishten e gjermanishten nė vend tė shqipes. Nė ato kushte, shoqėria Bashkimi e Manastirit thirri mė 14 nėntor 1908 kongresin e parė tė pėrgjithshėm pėr diskutimin dhe miratimin e njė alfabeti tė njėsuar. Aty ishin tė pranishėm 150 delegatė, tė ardhur nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė dhe nga bashkėsitė shqiptare nė Rumani, Turqi, Egjipt, Itali, Amerikė e gjetkė. Ata zgjodhėn si kryetar Mit“hat Frashėrin, tė birin e tė shquarit Abdyl, qė kishte kryesuar mbledhjen nė Prizren. Pėrfaqėsuesi i Shoqėrisė Biblike, Gjergji Qiriazi, u zgjodh nėnkryetar, kurse prifti protestant nga Korēa, Grigor Cilka, mori pjesė bashkė me tė nė Komisionin e Alfabetit, tė pėrbėrė prej 11 vetėsh. Parashqevi Qiriazi, e Shkollės sė Vajzave nė Korēė, shėrbeu si sekretare e komisionit. Ajo ishte e vetmja grua delegate nė Manastir dhe e para grua nė histori, qė mori pjesė nė njė forum gjithėshqiptar. Zonja Fineas Kenedi, njė misionare amerikane nė Korēė, e pranishme aty si vėzhguese, shkruante pėr poetin Gjergj Fishta: “Kumtesa mė e mirė u mbajt nga njė prift katolik, nga Shkodra, fjalėt e tė cilit bėnė qė dėgjuesve t’u rridhnin lotė; njė hoxhė u prek aq shumė, saqė rendi ta pėrqafonte para gjithė tė pranishmėve”. Kongresi nėntėditor vendosi me votė tė plotė qė shqiptarėt tė linin mėnjanė alfabetin e Stambollit me dhjetė shenjat e tij tė veēanta dhe ta shkruanin gjuhėn e tyre, vetėm me alfabetin latin. Alfabeti i hartuar nė Manastir pėrmbante 36 shkronja e ndėrthurje shkronjash latine. Duke qenė se para kėsaj mbledhjeje gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke e sllave, apo pėrshtatje tė tyre, vendosmėria e kėtyre delegatėve pėr t’i kthyer sytė nga perėndimi ishte haptazi njė shpallje kulturore e pavarėsisė, gjė qė shkaktoi kundėrveprime tė ashpra nga qeveria osmane, sllavėt dhe kisha ortodokse e grekėrve. Njė pjesėmarrės i shquar nė Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari nga Shkodra, Ndre Mjeda. Tetė nga trembėdhjetė propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Ndonėse jetoi nė disa vende tė huaja dhe mėsoi tė fliste 13 gjuhė, mbi gjuhėn shqipe ai nuk vinte gjė tjeter.

Ndėr komb’ tjera, ndėr dhena tjera
ku e shkoj jetėn tash sa mot,
veē per ty rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhė, qi jam tue ndie
janė tė bukra me temel;
por prep’ kėjo, si diell pa hije,
pėr mue t’tanave ju del.

Kongresi vendosi gjithashtu ngritjen e shtypshkronjės shqipe nė Manastir, nėn drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bė shpejt e njohur anembanė vendit si shpėrndarėse e librave dhe gazetave shqipe. Por, shpejt, qeveria osmane i mbylli tė gjitha shtypshkronjat shqipe. Mė 1911, Hoxhson, pėrfaqėsuesi i Shoqėrisė Biblike tė Kostandinopojės, raportonte: “Tė gjitha shkollat shqipe janė mbyllur pa pikė mėshire, kurse pėrpjekjet ngulmuese pėr ndalimin e gjuhės dhe zhdukjen e letėrsisė shqipe nuk kanė rreshtur kurrė. Gjendja e rėndė politike mund tė marrė flakė nga ēasti nė ēast. Tashmė shqiptarizmi kishte shpėrthyer dhe nuk do ndalej mė!”.

*As.prof P.Eng





95-vjetori i Kongresit tė Manastirit
Kadare "pėr Manastirin" prezanton dy romanet e fundit

Nė kėtė pėrvjetor tė Kongresit tė Manastirit morėn pjesė shumė personalitete shqiptare, tė cilėt mbajtėn edhe kumtesa nė kujtim tė kėtij evenimenti me rėndėsi kombėtare. Tė shtunėn, mė 15 tetor, me rastin e shėnimit tė 95-vjetorit tė Kongresit tė Manastirit nė sallėn e hotelit “Holidej In” u mbajt njė mbledhje solemne, kushtuar kėsaj ngjarjeje tė rėndėsishme historike. Po kėtė ditė, nė mbrėmje, nė ora 19:30 u shfaq edhe njė koncert nė Shtėpinė e Armatės. Ky manifestim, u pėrcoll gjithashtu edhe me njė prezantim tė sopranos sė famshme Inva Mula dhe tė orkestrantėve nga Tirana dhe Shkupi. Nė manifestim morėn pjesė edhe shumė personalitete tė tjera tė jetės publike. Nėn kujdesin personal tė anėtarit tė kėshillit organizativ, prof.Ali Aliu, tė dielėn, nė ora 16, u vizitua shtėpia, nė tė cilėn ėshtė mbajtur Kongresi i Manastirit. Po kėshtu, me kėtė rast, u mbajt njė ceromoni rasti. Tė hėnėn dhe tė martėn nisi edhe simpoziumi shkencor mbi alfabetin e gjuhės shqipe nė Kongresin e Manastirit. Brenda tri seancave tė kėtij simpoziumi paraqitėn kumtesat e veta 35 shkencėtarė tė linguistikės, ndėr tė cilėt ishin edhe Shaban Demiraj, Rexhep Ismaili, Jani Thomaji nga Tirana dhe Prishtina, albanolog nga diaspora, albanologu Fidler nga Gjermania dhe Altimari nga arbreshėt etj. Studiuesi Ali Aliu nė fjalėn e tij tha se Kongresi i Alfabetit nė Manastir ėshtė njė ngjarje e rėndėsishme, njė shkollė kombėtare, qė ka tė bėj me gjuhėn shqipe, me gėrmat, me ABC-en, me shkrimin e gjuhės shqipe, me pamjen grafike tė gėrmave dhe me tingullin. Ai pėrmendi se, kėto shkronja e kanė aftėsuar gjuhėn shqipe deri nė atė shkallė saqė ajo tė mund tė artikuloj dhe tė shpreh mendime dhe situata mė tė nuancuara tė botės sė njeriut. “Me kėtė gjuhė shkruhen vepra qė konsiderohen tė rėndėsishme pėr kulturėn njerėzore dhe tė tilla siē janė ato tė Kadaresė. Nėn moton “Alfabeti i Manastirit nė funksion tė standardizimit”, temė kjo qė ftoi nė radhė tė parė gjuhėtarėt tė shprehin qėndrimet e veta, duke mos pėrjashtuar edhe ndihmesėn e historianėve u pėrfshinė tė gjithė diskutantėt. Sipas Ali Aliut, Kongresi i Alfabetit nė Manastir ėshtė njė ngjarje e rėndėsishme, njė shkollė kombėtare, qė ka tė bėj me gjuhėn shqipe, me gėrmat, me ABC-en, me shkrimin e gjuhės shqipe, me pamjen grafike tė gėrmave dhe me tingullin. Ai tha se, kėto shkronja e kanė aftėsuar gjuhėn shqipe deri nė atė shkallė saqė ajo tė mund tė artikuloj dhe tė shpreh mendime dhe situata mė tė nuancuara tė botės sė njeriut. Me kėtė gjuhė shkruhen vepra qė konsiderohen tė rėndėsishme pėr kulturėn njerėzore dhe tė tilla siē janė ato tė Kadaresė. Pėr tė pėrgėzuar vullnetin e njė numri vėrtet tė madh edhe tė albanologėve edhe tė historianėve nga Maqedonia pėr tė marrė pjesė me kumtesat e tyre nė kėtė simpozium, lista nė kėtė simpozium nuk do tė shteret pėr disa ditė. Sipas Ali Aliut, kjo nuk pėrjashtonte pakėnaqėsinė e Shoqatės sė Historianėve, qė tė organizojnė pikėrisht simpozium shkencor edhe gjatė ditėve nė vazhdim tė simpoziumit nė Shkup. Ai, gjithashtu, theksoi: “Ėshtė fakt qė datat e rėndėsishme nga e kaluara kulturore shpirtėrore e shqiptarėve jo qė nuk janė pėrkrahur nga qeveria e Maqedonisė, jo vetėm qė janė mbajtur ilegalisht, por kanė qenė edhe tė dėnueshme”. Sipas tij, ishte hera e parė qė njė datė e shėnuar nga e kaluara jonė organizohet dhe pėrkrahet nga qeveria e Maqedonisė dhe nėse kėtij fakti pėr motive tė ulėta i bėhet karshillėk me qėllim tė zhvlerėsimit apo minimizimit, atėherė kjo do tė ishte mjerim. “Ndėrkaq, tha Ali Aliu, nėse nuk mbizotėrojnė motivet e kėtilla, por krejt kjo ėshtė njė rastėsi pėrputhjesh tė termineve, atėherė kjo do tė ishte njė improvizim papjekurie nė veprimet tona si nė shumė raste tjera. Ne presim qė kėtė vit, shoqata tė ndryshme, tubime qytetarėsh ta shėnojnė kėtė ngjarje, pėr ta pasuruar manifestimin qendror, por jo pėr t’i hedhur hije kėtij manifestimi. Ėshtė pėr tė tė ardhur keq, nga se shėnimi i kėsaj ngjarjeje tė rėndėsishme ėshtė paralajmėruar njė muaj pėrpara dhe kjo punė nuk u sqarua nga mediumet tona, por ndonjėra prej tyre qėllimisht javė tė tėra krijoi konfuzion. Dhe, pikėrisht pėr kėtė shkak shumė shkencėtar, studiues dhe intelektual sidomos jashtė Maqedonisė qenė tė hutuar, duke mos ditur nėse bėhet fjalė pėr dy manifestime paralele pėr njė apo diēka tė tretė. Kjo nuk ėshtė vetėm ēėshtje e mangėsisė profesionale tė kėtij mediumi, por ēėshtje etikės profesionale. Ditėn e fundit, tė martėn, mė 18 nėntor, manifestimit pėr nder tė Kongresit tė Manastirit iu bashkua edhe shkrimtari i madh Ismail Kadare. Po atė ditė nė mbrėmje u dha shfaqja nė Teatrin e Kombėsive. Nė kėtė shfaqje u dha edhe njė dramė, e ndėrtuar sipas motiveve tė “Pallati i ėndrrave” tė shkrimtarit tė madh Ismail Kadare. Pas shfaqjes u bė edhe pėrurimi i dy romaneve tė Kadaresė “Vajza e Agamemnonit” dhe “Pasardhėsi”, qė janė pėrkthyer, madje edhe nė gjuhėn maqedonase.

Marrė nga revista "Lobi"

© 2003 Gazeta Panorama


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:10.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.