Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 17-03-07, 15:16   #1
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ahtisari: Pavaresi te Mbikqyrur per Kosoven

Ahtisari ka deklaruar se koncepti i tij pėr Kosovėn ėshtė njė pavarėsi e mbikėqyrur

Londėr, 16 mars Kryenegociatori pėr statusin e Kosovės Marti Ahtisari i ka deklaruar BBC sė se koncepti i tij pėr Kosovėn ėshtė njė pavarėsi e mbikėqyrur ndėrkombėtare.

Ai ka thėnė se Kosova do tė duhej tė ishte njė entitet mė praktik dhe tė pėrgjigjet pėr ēėshtjet e saja, por ka shtuar se shumica duhet tė paguajė ēmimin pėr ambiciet qė ka duke i trajtuar pakicat nė mėnyrė tė qytetėruar.

Kjo pavarėsi sipas tij do tė mbikėqyret nga bashkėsia ndėrkombėtare, ku Bashkimi Evropian do tė luajė njė rol tė rėndėsishėm. "Dhe kjo ėshtė e rėndėsishme, sepse tė dy vendet shpresojnė tė bėhen anėtarė tė Bashkimit Europian dhe unė shpresoj tė kenė sukses nė kėtė drejtim", ka thėnė Ahtisaari.

Mirėpo sipas tij, ēėshtja e pakicave dhe mbrojtja e tyre ėshtė shumė e rėndėsishme, dhe shumica nė Kosovė, ka thėnė Ahtisaari duhet t'i dėshmojė bashkėsisė ndėrkombėtare se mund t'i trajtojė tė gjitha pakicat, jo vetėm serbėt e Kosovės, nė mėnyrė tė qytetėruar.

Ahtisari ka shfaqur shpresėn e tij qė nė Kėshillin e Sigurimit tė kuptohet se humbja e kohės nuk ndihmon askėnd, dhe se ajo veēse i komplikon edhe mė shumė gjėrat. Vonesa na merr kohėn e nevojshme pėr zhvillimin siē duhet tė Kosovės, ka thėnė nė njė intervistė pėr BBC nė i dėrguari i posaēėm i OKB sė pėr statusin e Kosovės, Marti Ahtisari.

QIK-u


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 17-03-07, 15:18   #2
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB sė iu dorėzuan dokumentet e Ahtisari pėr statusin e Kosovės

Nju Jork, 16 mars Sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB sė, Ban Ki Mun iu dorėzuan dokumentet e Marti Ahtisari pėr statusin e Kosovės. Kėtė lajm e konfirmoi zėdhėnėsi Brenden Varma.

"Unė mund tė konfirmoj se zėvendėsi i z. Ahtisari, Albert Rohan ėshtė takuar me Sekretarin e Pėrgjithshėm, Ban Ki Mun dhe i dha raportin e z. Ahtisari pėr statusin e Kosovės dhe po ashtu edhe propozimin pėr zgjidhjen e statusit", ka thėnė Varma.

Ai ka shtuar se para muajit prill ose gjatė muajit prill mendohet se kėto domkumente do tė diskutohen nė Kėshillin e Sigurimit. Mirėpo burime tė tjera bėjnė tė ditur se plani i Ahtisarit nė Kėshillin e Sigruimit do tė diskutohet mė 26 mars.

QIK-u
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-03-07, 14:55   #3
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

"Lė Mond": Ahtisari ka propozuar pavarėsi pėr Kosovėn

Paris, 20 mars - I dėrguari i KB pėr statusin e Kosovės Martti Ahtisaari, nė raportin e tij konfidencial ka propozuar pavarėsi pėr Kosovėn, njofton gazeta "Lė Mond" (Le Monde) e Parisit, duke bėrė publike pjesė nga raporti. "Pavarėsia nėn mbikqyrjen ndėrkombėtare ėshtė opsioni i vetėm i zbatueshėm" pėr Kosovėn, i ka thėnė Ahtisaari sekretarit tė pėrgjithshėm tė KB, Ban Ki Moon.

Sipas kėsaj gazete franceze, Ahtisaari ka shkruar se "mbajtja e administratės ndėrkombetare nuk ėshtė e pėrshtatshme" pėr Kosovėn, por edhe "riintegrimi nė Serbi nuk ėshtė opsion.

"Ka ardhur koha tė pėrcaktohet statusi i Kosovės", ka thėnė Ahtisaari. "Pavarėsia ofron garancat e vetme kunder rrezikut" tė jostabilitetit, ka thėnė ai.

"Ajo gjithashtu ėshtė shansi i vetėm pėr njė partneritet tė qėndrueshėm me Serbinė", ka thėnė ai. "Lė Mond" shkruan se sipas planit tė Ahtisaarit, Kosova do tė ketė kushtetutėn e saj, por "pėr fazėn fillestare do tė jetė nėn mbikqyrjen e "personelit civil tė emėruar nga Bashkimi Evropian".
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-03-07, 15:13   #4
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

"U.Post": Ahtisari ka pėrgatitur skenėn pėr njė konfrontim diplomatik midis Rusisė dhe Perėndimit pėr Kosovėn

Uashington, 21 mars - Me propozimin e tij qė Kosovės t'i jipet njė pavarėsi e mbikėqyrur, Marti Ahtisari e ka pėrgatitur skenėn pėr njė konfrontim diplomatik midis Rusisė dhe Perėndimit mbi tė ardhmen e Kosovės.

"Ahtisari ka arritur nė pėrfundimin se negociatat midis udhėheqėsve tė Kosovės dhe tė Serbisė nuk do tė mund tė prodhonin kurrė njė zgjidhje dhe se Kosova nuk mund tė vazhdojė mė nėn pushtetin e Kombeve tė Bashkuara apo atė tė Serbisė", shkruan gazeta "Uashington post".

Gazeta citon njė letėr qė Ahtisari i ka dėrguar sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki Mun, nė tė cilėn thuhet se "pavarėsia ėshtė opsioni i vetėm pėr njė Kosovė me stabilitet politik dhe qėndrueshmėri ekonomike".

Gjithashtu Ahtisari ka thėnė se tranzicioni formal i pushtetit do tė jetė i kushtėzuar nga gatishmėria e udhėheqėsve kosovarė qė tė zbatojnė reformat, pėrfshirė edhe mbrojtjen e pakicės serbe. Gazeta nė fjalė pohon se "liderėt evropianė janė tė shqetėsuar se vendimi i Rusisė pėr tė bllokuar lėvizjen e pavarėsinė e Kosovės do tė mund tė nxisė njė pėrshkallėzim dhune dhe rrjedhimisht edhe valė tė refugjatėsh nė Evropėn Perėndimore".

"Uashington post" shkruan se diplomatėt amerikanė dhe ata evropianė megjithatė besojnė se plani i Ahtisarit paraqet bazėn e vetme tė qėndrueshme pėr tė zgjidhur ēėshtjen e Kosovės, por, sipas gazetės nė fjalė, ata mbeten tė ndarė mbi mėnyrėn se si duhet reaguar nė rast tė vetos sė Rusisė.

Disa vende janė tė gatshme ta njohin individualisht pavarėsinė e Kosovės, por ka edhe vende qė insistojnė nė domosdoshmėrinė e njė rezolute tė Kombeve tė Bashkuara.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-03-07, 15:14   #5
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ahtisari mė 26 mars do ta prezantojė planin pėr Kosovėn

Nju Jork, 21 mars - Siē njoftohet nga Kombet e Bashkuara, Marti Ahtisari mė 26 mars do ta prezantojė planin e tij pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, kurse pesė ditė mė vonė do tė disktojė edhe Grupi i Kontaktit, ndėrkaq mbledhja e Kėshillit tė Sigurimit pėr statusin e Kosovės ėshtė caktuar mė 3 prill.

Ambasadori gjerman nė OKB Tomas Matushek ka deklaruar se pastaj do tė pasojnė negociata tė komplikuara qė mund tė zgjasin njė kohė. Diplomati gjerman ka shtuar se ndėrkombėtarėt do tė pėrpiqen tė bindin Rusinė nė qėndrimin se "opsioni i Ahtisareit nuk ėshtė mė i miri, por i vetmi" pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės.

Duke folur pėr qėndrimin gjerman, ai ka thėnė se ai ėshtė i qartė. "Ne mbėshtesim fuqishėm dokumentin e Ahtisarit dhe pėrpiqemi tė ruajmė unitetin e Bashkimit Evropian pėr kėtė ēėshtje", ka thėnė ambasadori gjerman.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-03-07, 15:17   #6
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pavarėsia nėn mbikėqyrje ndėrkombėtare ėshtė zgjidhja e vetme pėr Kosovėn, thotė Ahtisari

Nju Jork, 21 mars Marti Ahtisari nė raportin e tij pėrfundimtar dorėzuar Kėshillit tė Sigurimit pohon se "pavarėsia nėn mbikėqyrje ndėrkombėtare ėshtė zgjidhja e vetme e pėrhershme pėr Kosovėn" dhe se "vazhdimi i njė administrimi ndėrkombėtar nė Kosovė nuk ėshtė i durueshėm".

Sipas RFI, Ahtisari thotė se riintegrimi i Kosovės nė gjirin e Serbisė nuk ėshtė njė zgjidhje tjetėr. Ahtisari ėshtė nė favor tė njė Kosove tė pavarur nė gjirion e sė cilės minoriteti serb do tė ketė njė autonomi tė gjerė.

Por, Marti Ahtisari mendon se Kosova ka aftėsi tė kufizuara tė mbrojė e vetme minoritetin dhe se mbikėqyrja ndėrkombėtare ėshtė e rėndėsishme sidomos pėr serbėt e Kosovės.

Ahtisari sugjeron qė Kosova nė fillim tė vendoset nėn mbiklėqyrjen e personave civilė ndėrkombėtarė nga Bashkimi Evropian dhe tė ketė njė prani ushtarake tė NATO s.

"Pushtetet e tyre do tė jenė tė rėndėsishme tė pėrqėndruara nė sektorėt kyē. Koha ka ardhur tė zgjidhet statusi i Kosovės", ka thėnė Ahtisari, i cili ka frikė se statuskuoja vė nė nė rrezik paqen dhe stabilitetin nė Kosovė.

Ndėrkaq nė njė intervistė dhėnė BBC sė, Marti Ahtisari ka thėnė se pėr Kosovėn ka propozuar mbikėqyrje ndėrkombėtare.

Ai ka nėnvizuar se Kosova do tė duhej tė jetė njė etnitet mė prakik dhe tė pėrgjigjet dhe tė pėrgjigjet pėr ēėshtjet e saj, por ka shtuar se shumica duhet tė paguajė ēmimin pėr ambiciet qė ka, duke i trajtuar pakicat nė mėnyrė tė qytetėruar.

Ahtisari thotė se qė nga fillimi i negociatave e ka pasur tė qartė se nuk ka ezkzistuar ndonjėherė momenti pėr t'i ulur bashkė tė dyja palėt.

"Lidershipi politik nė Beograd ka mbajtur njė qėndrim tė qartė. Gjatė gjithė kohės qė ushtroj kėtė detyrė, unė asnjėherė nuk e kam dėgjuar kryeministrin e Serbisė tė kritikojė gabimet qė u bėnė nė vitet 90 tė, apo tė kritikojė zotin Millosheviq. Unė do tė kisha pritur qė ta bėnin njė gjė tė tillė, sepse ndoshta kėshtu edhe gjendja mund tė ishte analizuar nė njė mėnyrė tjetėr".

Duke komentuar pohimet se propozimi i tij ėshtė pritur thuajse njėlloj si nė Prishtinė dhe Beograd dhe se palėt thonė qė propozimi do tė thotė pavarėsi pėr Kosovėn, Ahtisari tha se "interpretimi ka qenė thuajse i njėjtė nga tė dyja palėt", sepse kishte premtuar tė jetė mė i qartė pėr ēėshtjen e statusit dhe tė justifikojė propozimin e vet.

Ahtisari refuzoi tė japė hollėsi pėr raportin, por theksoi se koncepti i tij ėshtė qė "Kosova do tė jetė njė entitet mė efikas, mė praktik, do tė pėrgjigjet pėr ēėshtjet e veta dhe kjo pavarėsi do tė mbikėqyret".
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-03-07, 14:34   #7
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ahtisari: Opsioni i vetėm i qėndrueshėm pėr Kosovėn ėshtė pavarėsia

Prishtinė, 23 mars - "Bazuar nė njė vlerėsim tė kujdesshėm tė historisė sė re tė Kosovės, realitetit nė Kosovėn e sotme dhe duke marrė parasysh bisedimet me palėt kam ardhur nė pėrfundimin se opsioni i vetėm i qėndrueshėm pėr Kosovėn ėshtė pavarėsia, e cila do duhet tė mbikqyret pėr njė periudhė tė parė nga bashkėsia ndėrkombėtare".

Kėshtu shkruan kryendėrmjetėsi Marti Ahtisari nė materialin prej tre faqesh qė shoqėron propozimin qė i ėshtė dorėzuar kreut tė Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki Moon.

"Riintegrimi i Kosovės nė Serbi nuk ėshtė opsion i mundshėm dhe nuk mund tė vazhdojmė me administrimin ndėrkombėtar", nėnvizon Ahtisari nė propozimin e tij, pjesė tė tė cilit i publikon agjencia e lajmeve AP.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-03-07, 14:50   #8
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

"100 pėr qind" mbėshtetje pėr dokumentin e Ahtisaarit

Nju-Jork, 20 mars – “Plani i Martti Ahtisaarit ėshtė jo vetėm mė i miri, por ėshtė i vetmi i mundshėm”, tha dje nė njė konferencė pėr shtyp nė Nju-Jork, ambasadori i Gjermanisė nė KB, Thomas Matussek.

Nė konferencėn e mbajtur nė Klubin e Korrespondentėve, ambasadori gjerman paraqiti pikėpamjet e vendit tė tij edhe pėr reformėn nė KS, si dhe foli pėr vatrat e ndryshme tė krizave nė botė.

Pėr dokumentin e Ahtisaarit, ambasadori Matussek u pėrgjigj se Gjermania e mbėshtet "100 pėr qind". Ai tha se edhe vendet e BE-sė, kryesuese e sė cilės deri nė fund tė qershorit ėshtė Gjermania, janė unike nė mbėshtetje tė planit.

Ai e quajti dokumentin pėr Kosovėn, si njė kompromis. Theksoi se pala serbe nuk ka dhėnė asnjė motiv se ka dashur tė negociojė. "Si mund tė thuhet dua mė shumė kohė ose negociata tė reja kur ata e kanė vėnė Kosovėn nė preambulėn e kushtetutės sė tyre?", tha ambasadori Matussek.

Ai tha gjithashtu se dokumenti nė 85 pėr qind tė pėrmbajtjes sė tij nė mėnyrė tė shteruar fliste pėr tė drejtat e serbėve dhe nė vetėm 15 pėr qind pėr shqiptarėt.

I pyetur nėse Gjermania e mbėshtet pavarėsinė e Kosovės, ambasadori Matussek tha se “do tė ishte mirė qė Kosova tė gėzojė sovranitet, qoftė edhe tė kufizuar me mbikėqyrje ndėrkombėtare. Vendi im, Gjermania, ka pasur pėr 50 vjet pas Luftės sė Dytė Botėrore njė sovranitet tė kufizuar".

Iliria Post
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-03-07, 18:48   #9
SoKoLi-i-Maleve
 
Anėtarėsuar: 18-08-06
Postime: 1,199
SoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėm
Gabim

http://news.google.com/news/url?sa=t...cid=1114794043
SoKoLi-i-Maleve Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-04-07, 05:09   #10
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Plani i Ahtisarit sot do t'i paraqitet Kėshillit tė Sigurimit

Nju Jork, 3 prill - Plani i tė dėrguarit tė posaēėm pėr Kosovėn, Marti Ahtisaari, sot do t'i paraqitet pėr herė tė parė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB sė. Ahtisari pritet qė t'u pėrgjigjet edhe pyetjeve tė anėtarėve tė KS rreth planit tė tij.

Gjithashtu pritet qė Kėshilli i Sigurimit tė votojė muajin e ardhshėm pėr planin, i cili propozon pavarėsinė e Kosovės nėn mbikqyrjen e komunitetit ndėrkombėtar. Rusia, qė ka tė drejtėn e vetos, ka kėrkuar mė shumė kohė pėr ta shqyrtuar planin dhe pėr negociata.

Siē njofton BBC nga selia e KB-sė, Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB sė, Ban Ki Mun ka deklaruar se e mbėshtet plotėsisht planin e Ahtisarit. Kėrkesa e Rusisė qė ka tė drejtėn e vetos pėr shtyrjen e procesit, ka shkaktuar frikė nė mesin e disa diplomatėve, qė druhen se vonesat mund tė ēojnė nė trazira tė reja nė rajon.

QIK-u
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-04-07, 09:23   #11
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Zėrat pėrtej dyerve tė mbyllura


Nju Jork, 3 prill – Deri nė orėt e vona tė natės, sipas kohės sonė lokale, ka vazhduar seanca me dyer tė mbyllura tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Para anėtarėve tė kėtij Kėshilli, i dėrguari i posaēėm i OKB-sė pėr statusin e Kosovės, Martti Ahtisaari, mbrojti para anėtarėve tė KS-sė planin e tij pėr pavarėsinė e mbikėqyrur tė Kosovės.

Nė takimin, siē quhej, konsultativ, jo formal, mori pjesė edhe presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker dhe kryeministri i Serbisė, Vojisllav Koshtunica.

Siē u bė e ditur, pas njė debati tė gjatė dhe tė ashpėr, edhe pse ėshtė pritur shumė, presidentit Fatmir Sejdiu nuk iu dha fjala dhe nė vend tė tij, ashtu siē kishtė kėrkuar kryeministri Koshtunica, foli kryeadministratori Joakim Ryker, ndėrkohė qė nga pala serbe, foli dhe kryeministri serb.

Ndėr ēėshtjet mė tė nxehta nė kėtė seancė, ka qenė diskutimi rreth kėrkesės sė Rusisė pėr dėrgimin e njė delegacioni informues nė Kosovė, siē thuhet, pėr tė parė situatėn nė Kosovė, kėrkesė kjo qė qėllim mė vete ka zvarritjen sa mė tė gjatė tė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės dhe tė nxjerrjes sė njė rezolute tė re pėr Kosovėn sipas propozimit dhe dokumentit tė z. Ahtisaarit, tė cilin tashmė e ka nė duar tė veta Kėshilli i Sigurimit.

Njė gjė tė tillė, e ka konfirmuar edhe ambasadori frėng, De la Sabunje pėr ēka tha se “kjo ėshtė njė iniciativė qė nuk do tė zgjas shumė” dhe, sipas tij, “bėhet fjalė pėr disa ditė”.

Ryker flet nė vend tė Sejdiut

Pas disa orė bisedimesh dhe konsultimesh, ambasadorėt kanė vendosur, nė bazė tė kėrkesės kategorike tė Koshtunicės, qė presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu tė mos flasė pėrpara vendeve anėtare tė KS-sė, por nė vendin e tij pėr Kosovėn tė flasė kryeadministratori, Joakim Ryker. Ky i fundit arriti nė Nju Jork pėr kėtė ēėshtje.

Ndėrsa pėr Serbinė, ashtu siē dihej, foli kryeministri Koshtunica. Shefi i qeverisė serbe ka folur menjėherė pas shpjegimeve tė Martti Ahtisaarit pėr planin e statusit. Ajo e cila nuk lejoi qė presidenti Sejdiu tė flet zyrtarisht edhe nė sallėn e KS-sė, ishte Rusia, kjo pasi, siē tha ambasadori rus, Vitali Ēurkin “pėr tė mos vendosur pėrfaqėsuesin e njė shteti pranė atij tė njė province”.

Mustafaj: Me rėndėsi ėshtė qė Ban Ki Moon mbėshtet pavarėsinė
Tė hėnėn, nė Nju Jork ka qėndruar edhe ministri i Jashtėm shqiptar, Besnik Mustafaj, i cili ka pasur takim me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Moon. Mustafaj vlerėsoi se ėshtė shumė e rėndėsishme qe Moon mbėshtet rekomandimet e presidentit Ahtisaari, pasi kjo tregon qė ai mbėshtet pavarėsinė e mbikėqyrur tė Kosovės, e cila ėshtė e shprehur nė atė propozim.

“Ju e dini se nė rekomandimet e tij thuhet se njė pavarėsi e mbikėqyrur ėshtė opsioni mė i qėndrueshėm pėr tė ardhmen e Kosovės. Pėr mua kjo ka shume rėndėsi sepse faktori kryesor ndėrkombėtar, siē ėshtė Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara mbėshtet pavarėsinė e Kosovės”, tha Ministri i Jashtėm shqiptar, Besnik Mustafaj.

Seanca e sė hėnės ka nisur debatin rreth planit tė Ahtisaarit pėr pavarėsinė e mbikėqyrur tė Kosovės.

Gjithashtu, nga kjo seancė, pritet qė tė sqarohet kėrkesa e Rusisė pėr ta dėrguar njė delegacion nė Kosovė dhe Serbi, i cili do ta vlerėsojė situatėn.
Seanca e 3 prillit nė KS tė OKB-sė, konsiderohet ndėr ngjarjet mė tė rėndėsishmet pėr Kosovėn, qysh nga pėrfundimi i luftės nė vitin 1999, pasi pikėrisht me kėtė datė, nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė filloi diskutimi rreth pavarėsisė sė Kosovės.

Besnik RAMADANAJ, IliriaPost
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-04-07, 09:26   #12
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Beteja pėr Kosovėn

Askush asnjėherė nuk ka pritur se zgjidhja e problemit tė Kosovės do tė jetė e lehtė. Diplomatėt evropianė dhe ata amerikanė, tani janė duke e zbuluar se, gjetja e zgjidhjes, nė fakt, do tė jetė shumė mė e vėshtirė se qė ėshtė pritur fillimisht.

Tė martėn, pėr herė tė parė, Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara, do tė diskutojė planin pėr pavarėsinė e Kosovės dhe sesioni nuk pritet tė jetė i lehtė. Pėr shumė diplomatė evropianė, amerikanė dhe tė tjerė qė merren me ēėshtjen e Kosovės, plani i zotit Ahtisaari tingėllon i logjikshėm, kjo pėr faktin se, pavarėsia e Kosovės ėshtė e pashmangshme dhe ėshtė mė e preferueshme qė, procesi i pavarėsimit, tė mbikėqyret se sa tė lejohet lindja e njė shteti tė ri nė mėnyrė tė pakontrolluar, kaotike dhe mbase edhe tė dhunshme.

Por, nėse ėshtė e qartė se Rusia, e cila thotė se e kundėrshton planin, do ta kundėrshtojė atė edhe nė Kėshillin e Sigurimit, atėherė diplomatėt parashikojnė se Kosova do ta shpallė pavarėsinė e saj nė mėnyrė tė njėanshme, se plani i Ahtisaarit do tė pėrfundojė nė njė kovė mbeturinash, se dhuna do tė rikthehet dhe do tė zhvillohet njė situatė kaotike tek vendet qė do ta njohin dhe ato qė do ta kundėrshtojnė kėtė pavarėsi.

Meqė ky skenar ėshtė i qartė pėr shumė diplomatė, ata kanė shpresuar se Rusia do tė heqė dorė nga qėndrimi i saj pėr tė arritur pėrfitime tė tjera kudo nė botė, por diplomatėt rusė nuk kanė dhėnė shenja tė tėrheqjes.

Njė burim i lartė diplomatik ka thėnė se takimin e nesėrm tė Kėshillit tė Sigurimit do tė mund ta pasojnė disa zhvillime. Sipas kėtij burimi, ka shumė gjasė qė Shtetet e Bashkuara tė hapin bisedime tė fshehta bilaterale me Rusinė, pėr tė kuptuar se cili ėshtė ēmimi qė Moska ka vėnė pėr ta pranuar ose tė paktėn pėr tė mos e kundėrshtuar planin e zotit Ahtisaari.

Nė mungesė tė marrėveshjes dhe shpalljes eventuale tė njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės, fillon edhe njė betejė e re diplomatike.

Zoti Ahtisaari, Britania e Madhe dhe vendet tjera tė fuqishme tė Bashkimit Evropian, duan tė sigurojnė njė unitet tė bllokut evropian nė mbėshtetje tė planit, por nėse kjo nuk arrihet, do tė jetė ė vėshtirė pėr vendet, sikur qė ėshtė Britania e Madhe, qė ta njohė pavarėsinė e Kosovės, nėse vendet tjera e kundėrshtojnė.

Shtetet e Bashkuara ndėrkaq, edhe pse mė herėt ėshtė thėnė se do tė mund ta njohin shpalljen e njėanshme tė pavarėsisė, ato ende nuk e kanė njė strategji tė formuluar mbi kėtė ēėshtje, dhe mbase do tė preferonin qė mos ta bėjnė njė gjė tė kėtillė tė vetėm.

Sesioni i nesėrm i Kėshillit tė Sigurimit, shėnon fillimin e njė periudhe tė re nė betejėn diplomatike pėr Kosovėn, por aksioni i vėrtetė do tė zhvillohet nė prapaskenė. Dhe nėse kėto pėrpjekje dėshtojnė, skenari i makthit mund tė bėhet realitet, serbėt mund tė spastrohen etnikisht nė Kosovė dhe tė largohen prej andej, ndėrkaq veriu mund tė shkėputet nė tėrėsi nga ky shtet i ri.

Tim Judah, Iliria Post
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-04-07, 12:10   #13
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Mustafaj dhe Ahtisari vlerėsuan se zgjatja apo vonesat nė pėrcaktimin e statusit nuk janė produktive

Nju Jork, 4 prill - Ministri i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Besnik Mustafaj nė njė takim tė veēantė me tė Dėrguarin Special tė Kombeve tė Bashkuara pėr Kosovėn, ka shprehur falenderimet dhe vlerėsimet pėr rolin dhe kontributin e shquar tė Kryenegociatorit Marti Ahtisari, pėr raportin dhe rekomandimet e tij realiste e tė balancuara dhe opsionin e paraqitur prej tij pėr pavarėsi tė mbikqyrur si zgjidhja e vetme qė stabilizon Kosovėn dhe rajonin.

Mustafaj ka siguruar Ahtisaarin pėr vazhdimin e mbėshtetjes sė Qeverisė shqiptare ndaj misionit tė tij. Lidhur me dėrgimin e njė misioni tė KS sė nė Kosovė, Ministri i Jashtėm shqiptar, ka theksuar se, "ky mision nuk duhet tė jetė faktmbledhės, nuk duhet tė mėnjanojė UNMIK un dhe as tė dublojė raportin e Ambasadorit Kai Aide".

Tė dy bashkėbiseduesit kanė ndarė tė njėjtin mendim se negociatat ndėrmjet tė dy palėve e kanė shteruar potencialin e tyre ndaj dhe zgjatja e mėtejshme apo vonesat nė pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės, nuk do tė jenė produktive.

Gjithashtu Mustafaj ka takuar edhe pėrfaqėsuesin e pėrhershėm nė OKB, si dhe pėrfaqėsuesin e parė tė Rusisė, tė Italisė, Indonezisė e tjerė, duke i dhėnė fund serisė sė takimeve tė shumta gjatė qėndrimit tė tij nė Nju Jork.

QIK-u
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-04-07, 12:11   #14
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Rusia, Sllovakia dhe Rumania nuk janė kundėr pavarėsisė sė Kosovės, por kundėr imponimeve

Prishtinė, 4 prill Rusia, Sllovakia dhe Rumania nuk janė kundėr pavarėsisė sė Kosovės. "Ne jemi kundėr imponimeve qė po bėhen nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuarat tė Amerikės pėr tė pranuar kėrkesat qė e favorizojnė njerėn palė, nė kėtė rast atė tė shqiptarėve tė Kosovės", ka thėnė Andrej Drenov, shefi i Zyrės ruse nė Prishtinė. Ai bėri kėto komente nė njė prononcim pėr Radio Kosovėn.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-04-07, 12:19   #15
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

SHBA, Britania dhe Franca mbėshtetėn planin e Ahtisarit nė Kėshillin e Sigurimit

Nju Jork, 4 prill - Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara mbrėmė ėshtė takuar me dyer tė mbyllura pėr tė dėgjuar tė dėrguarin special pėr Kosovėn Marti Ahtisari duke shpalosur planin e tij i cili pritet t'i japė Kosovės njė pavarėsi tė mbikėqyrur.

Pas sesionit, Ahtisari tha se propozimi i tij ėshtė diskutuar nė mėnyrė tė drejtė. Gjithashtu ai tha se ishte i lumtur me qėndrime shumė tė pėrgjegjshme tė anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit si dhe me disa shqetėsime qė janė shqetėsime legitime.

Nė takimin e Kėshillit tė Sigurimit nė emėr tė Beogradit foli Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica, ndėrsa nė emėr tė Prishtinės, nė vend tė Presidentit Sejdiu, foli kreadministratori i UNMIK ut, Joakim Ryker.

Ambasadori britanik Emir Xhons Peri, theksoi se gajtė debatit janė shtruar ēėshtje tė mira dhe tė arsyeshme, duke mohuar pohimet se plani i Ahtisarit ėshtė hedhur poshtė. "Ēdo paralajmėrim se propozimi ėshtė hedhur poshtė apo se po kėrkohet njė negociator i ri, absolutisht ėshtė i gabuar". Diplomati britanik tha se ditėve tė ardhshme KS do tė shprehet pėr propozimin rus qė nė Kosovė tė dėrgohet njė mision faktmbledhės.

Pėrfaqėsueis amerikan Alehandro Volf theksoi se Ahtisari mund tė llogarisė nė mbėshtetjen e SHBA-ve. "Siē dihet, ne mbėshtesim planin e Marti Ahtisarit si dhe propozimin e tij, i cili ka hasur nė miratim edhe tė Sekretarit tė Pėrgjthshėm tė KB dhe me tė cilin kėrkohet pavarėsi e mbikqyrur. Konsiderojmė se kjo ėshtė rruga e drejtė qė duhet ndjekur".

Ambasadori i Francės, Zhan Mark dė Lazablie tha se propozimi Ahtisarit ėshtė ndoshta mė i miri qė mund tė ishte bėrė pėr stabilitetin e rajonit. "Jam i bindur se mė nė fund tė gjithė do tė shprehen dakord, duke pėrfshirė Rusinė. Brenda Kėshillit tė Sigurimit ka njė gatishmėri pėr ta kuptuar mirė situatėn dhe ka gjithashtu njė preokupim pėr tė punuar nė favor tė stabilitetit. Sepse bėhet fjalė pėr stabilitetin e Evropės dhe ky ėshtė pėrfundimi i procesit tė shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė. Eshtė njė situatė shumė e veēantė qė nuk mund tė merret si precedent".

Rusia ka propozuar dėrgimin e njė misioni tė Kėshillit tė Sigurimit nė Prishtinė dhe nė Beograd pėr tė vlerėsuar gjendjen.

Zėdhėnėsi i Departamentit amerikan tė Shtetit Shon Mekkormak tha tė martėn se propozimi po shqyrtohet me seriozitet. "Ky ėshtė njė propozim i paraqitur nga pala ruse dhe duket se pėr ta ėshtė i rendėsishėm. Pra, nė kėtė kuadėr, propozimi po shihet me seriozitet, se si tė realizohet kjo dėshirė e tyre pėr njė mision fakt mbledhės, ēfarė mandate do tė kishte njė mission i tillė dhe ēfarė afatesh kohore do tė kishte ai?"

Mes diplomatėve nė Kėshillin e Sigurimit ka pėrgjithėsisht konsensus pėr njė mision tė tillė por dallimet janė tek karakteri qė do tė kishte ai. Ambasadori Dė Lazablie tha se ky duhet tė jetė njė mision informativ, i cili t'u shėrbejė anėtarėve tė Kėshillit tė informohen mė mirė dhe tė jetė i shkurtėr nė kohė.

Nė komentet e bėra para se tė fillonte mbledhja me dyer tė mbyllura e Kėshillit tė Sigurimit, ambasadori i Rusisė Vitali Ēurkin tha se tani ėshtė koha tė reflektojmė se ku kemi arritur dhe se si do tė reagojnė palėt ndaj planit Ahtisari.

"Pėr mendimin tonė ėshtė shumė e rėndėsishme tė bėhet ēdo gjė qė ka nė dorė tė bėjė Kėshilli i Sigurimit pėr tė garantuar se mė nė fund, tė dyja palėt do tė bien dakord me zgjidhjen".

Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, tha se synimi i Kosovės ėshtė qė tė sigurojė pranimin e propozimit tė zotit Ahtisari sa mė shpejt. "Pėr ne ėshtė tepėr e rėndėsishme sa i pėrket kėtij procesi pėr tė ecur para sa mė shpejt dhe me sa mė me efikasitet. Duhet tė them se kemi patur 14 15 muaj negociata dhe diskutime intensive dhe i kemi shterruar tė gjitha mundėsitė e njė marrėveshjeje pėrmes negociatash. Kosovarėt po presin dhe kanė tė drejtėn tė kenė njė prespektivė tė qartė. Kėshtu qė, ēdo vonesė, ēdo shtyerje e procesit do tė jetė krejtėsisht anti produktive".

Kryeministri serb Koshtunica tha pas takimit se gjoja Kėshilli i Sigurimit "ka hedhur poshtė planin e Ahtusarit", i cili kėtė pohim e arsyetuar me faktin se nuk ka pasur duatrokitje tė anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit dhe se plani nuk ėshtė pėrshėndeur nga tė gjithė anėtarėt e KS, citon "Zėri i Amerikės" nė serbisht tė ketė thėnė Koshtunica. Ai kėrkoi qė Kombet e Bashkuara tė zevėndėsojnė Ahtisarin dhe tė rifillojnė negociatat pėr Kosovėn. Disa vende anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit po kėrkojnė qė tė merret vendim deri nga fundi i muajit, duke druajtur se vonesat mund tė ēojnė nė tensione tė tjera e dhunė nė rajon.

QIK-u


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:19.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.