Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 16-02-08, 13:11   #121
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ahtisari: Pavaresi te Mbikqyrur per Kosoven

SHBA-ja dėshiron qė ēėshtja e statusit tė zgjidhet pėrfundimisht

Zėdhėnėsi i Departamentit amerikan tė shtetit, Sean McCormack, ka deklaruar tė premten se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dėshirojnė qė ēėshtja e statusit tė Kosovės tė zgjidhet pėrfundimisht dhe se aktivitetet diplomatike janė nė vijim e sipėr.

"Diplomacia nuk ka ndaluar. Vazhdojmė me aktivitetet diplomatike”, u ka thėnė McCormack gazetarėve.

Sipas McCormack, Uashingtoni ėshtė nė dijeni pėr qėndrimin e Serbisė, ka transmetuar Reuters.

"Kjo ėshtė njė ēėshtje emocionale, e ndjeshme, dhe ne e kuptojmė kėtė. Por, siē e kemi theksuar edhe mė herėt, ėshtė e rėndėsishme tė arrihet zgjidhja pėrfundimtare pėr statusin e Kosovės", ka thėnė zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 16-02-08, 14:00   #122
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ahtisari: Pavaresi te Mbikqyrur per Kosoven

Ndryshoni harten e Evropes!

“Duhet te ndryshoni harten e Evropes, pasi ne te ben pjese dhe Kosova tashme”, - keshtu u ka thene femijeve te nje shkolle ne jugperendim te Frances presidenti Nikola Sarkozi, i cili ka bere dhe nje here te qarte mbeshtetjen e vendit te tij ndaj pavaresise se Kosoves.

Sipas tij, femijet neper shkolla duhet te mesohen me nje kendveshtrim te ri te hartes se Evropes, tashme qe edhe Kosova do te beje pjese ne te si nje shtet i pavarur.



“Duhet ta ndryshoni harten me Kosoven”, - u tha presidenti francez femijeve, duke vendosur gishtin ne harten e Evropes, qe varej ne murin e klases se tyre, ku Kosova tregohet si pjese e Serbise.

Franca ka deklaruar se, ashtu si Britania e Madhe, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, do te jete nje prej vendeve te para qe do te njohe pavaresine e Kosoves, diten e hene.

Nderkohe, Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane theksuar edhe nje here qendrimin e tyre pro pavaresise se Kosoves. Ne nje deklarate per mediat, zedhenesi i Departamentit amerikan te Shtetit, Shon MekKormak, tha se SHBA-te duan te shohin Kosoven te zgjidhe perfundimisht statusin e saj.

Ai u shpreh se diskutimet ne arenen diplomatike ende vazhdojne, porse Uashingtoni vazhdon te perkrahe pavaresine e mbikeqyrur te Kosoves.

“Ne vazhdojme diplomacine dhe Uashingtoni eshte ne dijeni te pikepamjeve te Serbise. Ne e kuptojme se eshte nje ceshtje delikate dhe e ndjeshme. Por ashtu, sic kemi theksuar edhe ne te kaluaren, eshte shume e rendesishme qe te zgjidhim perfundimisht statusin e Kosoves”, - tha MekKormak.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara besojne se pavaresia e mbikeqyrur e Kosoves do te coje ne nje rajon me paqesor dhe me te stabilizuar.

Pjesa me e madhe e 27 vendeve anetare te BE-se, ashtu si dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, do te njohin pavaresine e Kosoves pikerisht te henen, pasi lideret shqiptare atje te shpallin pavaresine.

Rusia, aleatja e vetme e Serbise ne kete kauze te saj te humbur, deklaroi dje, se do t’i pergjigjet pavaresise se Kosoves, duke njohur levizjet separatiste ne rajonet e Gjeorgjise, Akbazise dhe Osetise se Jugut.

Por MekKormak u shpreh se situatat nuk jane aspak te krahasueshme me njera-tjetren. “Situata ne Kosove nuk ka asnje precedent per ndonje situate tjeter ne asnje vend te botes”, -perfundoi ai.

Korrieri


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-02-08, 17:51   #123
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ahtisari: Pavaresi te Mbikqyrur per Kosoven

Kjo teme e hapur qe nga Marsi, 2007.

Titulli i temes u finalizua me njohjen zyrtare nderkombetare te Pavaresise e Mbikqyrur te Kosoves. Plani i Ahtisarit, edhe perkunder gjithe atyre lojerave diplomatike (per afro nje vit), u finalizua si zgjidhja e vetme e kohes.

Besuam, duruam, toleruam, u treguam te kujdeshem... dhe... ia arritem!

E gezofshim Pavaresine e Republikes se Kosoves!
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-03-08, 15:48   #124
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ahtisari: Pavaresi te Mbikqyrur per Kosoven

Burns: Serbia nuk do ta marrė kurrė Kosovėn

Nga VOA

Nėnsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do ta pranojnė ndarjen e Kosovės. Ai tha se kėtė nuk do ta pranojė as Evropa dhe as NATO. Numri tre i Departamentit amerikan tė Shtetit i bėri komentet nė njė forum tė organizuar nga Kėshilli pėr Marrėdhėniet me Jashtė nė Uashington.

Burns tha se Serbia e ka humbur pėrgjithmonė Kosovėn dhe e humbi atė nė periudhėn mars-qershor tė vitit 1999, kur ajo u pėrpoq tė dėbojė 1 milion njerėz nga ai vend.

“Kur u miratua Rezoluta 1244, nė qershor 1999, ajo nė fakt bėri qė Kombet e Bashkuara t’ia merrnin Kosovėn Serbisė. Serbia nuk do ta marrė kurrė Kosovėn. Qė nga qershori 1999 e deri kohėt e fundit, pyetja e vetme qė ėshtė shtruar ka qenė: Cili do tė ishte statusi pėrfundimtar i Kosovės, do tė ishte ajo e pavarur apo autonome dhe kur do tė ndodhte kjo? U deshėn 9 vjet qė kjo pyetje tė merrte pėrgjigje dhe rreth njė vit mė parė Shtetet e Bashkuara erdhėn nė pėrfundimin thelbėsor se, nėse e vononim ende pavarėsinė e Kosovės, atėherė mundėsia mė e madhe do tė ishte qė kjo tė provokonte dhunė dhe mungesė qėndrueshmėrie nė Ballkan”, - tha ai.

Burns tha se pavarėsia ka qenė alternativa e qartė dhe pėrfundimtare qysh vitin e kaluar, kur presidenti Ahtisaari bėri propozimin e tij.

Nėnsekretari i Shtetit vlerėsoi lart udhėheqjen nė Prishtinė pėr faktin qė ajo tregoi vetėpėrmbajtje. “Ne kemi parė nė Prishtinė njė udhėheqje tė jashtėzakonshme, e cila iu rezistoi njė mijė provokimeve, me tė cilat u pėrball. Ata e mbrojtėn popullsinė serbe, kishat dhe trashėgiminė e tyre. Ata nuk e kaluan lumin Ibėr pėr tė shkuar nė veri tė Mitrovicės, ashtu siē dėshironin serbėt dhe serbėt e Kosovės. Ata janė treguar tė pėrmbajtur”.

Burns kritikoi ashpėr Beogradin pėr “retorikė sharėse” qė, siē u shpreh ai, “qė tė kujton njė epokė tjetėr nė Serbi”.

“Tė enjten e kaluar, ne pamė njė sulm huliganėsh kundėr ambasadės sonė nė Beograd. Pamė policinė qė tė zhdukej dhe situata e krijuar ishte e tmerrshme, sepse disa diplomatė amerikanė mbetėn tė bllokuar nė ambasadė pėr disa orė me radhė dhe ne nuk e dinim se cili do tė ishte fati i tyre. M’u desh tė merrja nė telefon kryeministrin e Serbisė, tė cilit i thashė: “Hape televizorin te CNN dhe shiko se ē’po ndodh me ambasadėn tonė! Duhet tė dėrgosh forcat e policisė atje! Dhe mė nė fund ata e bėnė kėtė.”

Burns u tregua i prerė nė komentet e tij lidhur me zėrat se mund tė ketė njė ndarje tė Kosovės. “Mund t’ju them se ne nuk do ta pranojmė ndarjen e Kosovės. As Kombet e Bashkuara, as Bashkimi Evropian dhe as NATO nuk do ta pranojnė atė. Kosova do tė jetė e lirė dhe e pavarur nė kufijtė e tanishėm dhe kėtė njohim ne. Nėse serbėt e Kosovės apo serbėt nė Beograd mendojnė se ata mund ta ndajnė Kosovėn, ata e kanė gabim”, - tha ai.

Burns tha se nė Kosovė nuk do tė ketė konflikt tė armatosur, por do tė ketė paqe. “Kombet e Bashkuara, - tha ai, - besojnė nė tėrėsinė e tyre se rruga pėrpara ėshtė ajo e paqes dhe e qėndrueshmėrisė.”

Duke iu pėrgjigjur disa qėndrimeve tė Rusisė pas njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, Burns tha: “Ishim ne ata qė qėndruam nė Kosovė gjatė 9 viteve tė fundit me trupat dhe me paratė tona e tė Evropės, ndėrsa Rusia u largua para katėr vjetėsh. Ishim ne ata qė i kėrkuam Kombeve tė Bashkuara tė emėronin njė tė dėrguar tė posaēėm – presidentin Ahtisaari – pėr tė zgjidhur tė ardhmen e Kosovės. Pastaj, me kėrkesėn e Rusisė ne e shtymė njohjen e Kosovės pėr pothuajse njė vit. Bisedimet shtesė nuk dhanė rezultat, prandaj ne morėm vendim logjik pėr tė njohur pavarėsinė e Kosovės, ashtu si edhe 30 vende tė tjera nė Evropė, si dhe shumė vende nė botėn myslimane. Mendoj se Rusia ėshtė mjaft e izoluar”, - tha ai.

Nėnsekretari i shtetit shprehu keqardhje pėr deklaratat e ambasadorit tė Rusisė nė NATO, i cili pak ditė mė parė kėrcėnoi pėr pėrdorim force lidhur me Kosovėn. “Ma merr mendja se ky ishte njė gabim i tij, sepse ai nuk ėshtė diplomat profesionist dhe ėshtė i ri nė kėtė detyrė”, - tha Burns. “E megjithatė, - shtoi ai, - Rusia nuk e pėrgėnjėshtroi deklaratėn e tij.”
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-03-08, 15:49   #125
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ahtisari: Pavaresi te Mbikqyrur per Kosoven

Bush: Pavarėsia e mbikqurur e Kosovės do t'i kontribuojė paqes dhe stabilitetit nė rajon

Uashington, 28 shkurt - Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka deklaruar se SHBA-tė besojnė qė pavarėsia e mbikqurur e Kosovės do t'i kontribuojė paqes dhe stabilitetit nė rajon. Presidenti Bush pas takimit me kryeministrin ēek Mirosllav Topolanek tha para gazetarėve se si pasojė e luftės qė ndodhi gjatė qeverisjes sė Slobodan Millosheviqit, ishte dėshira "jonė nė Kombet e Bashkuara qė tė promovojmė atė qė quhet plani i Ahtisarit, qė ėshtė pavarėsia e mbikqyrur e Kosovės. Pasi vlerėsoi se Kosova ėshtė ēėshtje e vėshtirė, Bush tha se "Qeveria amerikane mbėshtet pavarėsinė e mbikqurur". "Besojmė nė shoqėri tė lira dhe besojmė se ajo (Kosova e pavarur) nė fund do tė ēojė drejt paqes. Kufijtė e Kosovės tani janė tė pėrcaktuar qartė. Ka ndryshuar lloji i qeverisė. Tani si pjesė e planit tė Ahtisarit ne presim plotėsisht qė ajo (Kosova e pavarur) tė respektojė tė drejtat e minoriteteve brenda kufijve tė vet. Pozicioni ynė nė kėtė ėshtė i qartė", ka thėnė Bush.


QIK-u


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:45.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.