Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Gjuha Shqipe
Emri
Fjalėkalimi
Gjuha Shqipe Drejtėshkrimi i gjuhės, barbarizmat, morfologjia, gramatika, sintaksa, dialektet, historia, dhe studimet mė tė fundit nė lidhje me gjuhėsinė.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 11-01-08, 12:35   #1
Bjeshka1
Jo e "Nemun"
 
Avatari i Bjeshka1
 
Anėtarėsuar: 01-11-06
Postime: 459
Bjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuar
Gabim Dorėshkrimi shqip i Teodor Shkodranit nga viti 1210

Dorėshkrimi shqip i Teodor Shkodranit nga viti 1210
dr. Musa Ahmeti


Dorėshkrimi i Teodor Shkodranit nga viti 1210, i tėri nė gjuhėn shqipe, shtyen kufijtė kohorė pėr 345 vite mė herėt se sa “Meshari”i Buzukut,qė ėshtė i vitit 1555.- Botimi i tėrė dorėshkrimit, si libėr i veēantė, do tė bėhet sė shpejti nga revista “Ekskluzive”. Dorėshkrimi ėshtė transkriptuar, transliteruar dhe shoqėrohet me njė koment dhe analizė shkencore nga autori i kėtij shkrimi.

I gjithė dorėshkrimi ėshtė autograf, i shkruar nga njė dorė. Ndėrsa nė fund fare, nė f. 208, autori ėshtė firmosur vetė me emrin: Teodor Shkodrani, duke shėnuar: “Me ndihmėn dhe dėshirėn e fort tė lumturit Zot, e pėrfundova nė vitin 1210, ditėn e 9 tė marsit”.

“Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’ Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee”.
THEODOR SSCODRAANNITTEE

“Asnjė gjuhė e botės nuk njihet qė nga fillimet e saj. Nga kjo arsye historia e ēdo gjuhe qoftė... detyrohet tė fillojė nga njė epokė e caktuar... Historinė e njė gjuhe mund ta nisim qė nga koha qė ajo gjuhė ėshtė shkruar. Vetėm kur ėshtė shkruar, njė gjuhė ka marrė fizionominė e saj tė veēantė, ka zėnė njė vend tė caktuar nė historinė e kulturės sė njerzimit... Pa shkrime pra nuk kemi histori tė njė gjuhe. Pėr ēdo gjuhė historia e saj nis kur nis kjo gjuhė tė shkruhet”. [Ēabej]

Studimet dhe hulumtimet shkencore nėpėr arkiva e biblioteka tė ndryshme, janė shumė tė rėndėsishme ngase na mundėsojnė njohjen dhe pasurimin me tė dhėna tė reja pėr albanologjinė dhe historinė kombėtare nė pėrgjithėsi. Deri para pak kohėsh ėshtė folur e shkruar, por gjithnjė deri tashti nė formė tė supozimeve, se “duhet” tė ketė libra, dorėshkrime ose dokumente tė shkruara nė gjuhėn shqipe, tė cilat janė mė tė hershme se sa “Formula e pagėzimit” nga viti 1462 apo nga libri i parė i shtypur nė gjuhėn shqipe, “Meshari” i Buzukut nga viti 1555.
Duke u nisur nga ide tė tilla, por edhe nga pohimi i Eqrem Ēabejt se: “Nė nėndorin e vitit 1940 N. Borgia mė kumtoi nė Grotaferata pranė Romės se kishte zbuluar nė Arkivin e Vatikanit njė dokument nė gjuhėn shqipe mė tė vjetėr se Buzuku. Fshehtėsinė e zbulimit tė tij ky dijetar e mori me vete nė varr. Gjurmime tė mėtejme nėpėr arkivat e Vatikanit e tė Propagandės mund tė na sjellin ndonjė tė papritur nė zbulim dokumentesh mė tė moēme tė shqipes.” (Studime gjuhėsore, vėllimi VI, f. 12, referenca nr. 29, Prishtinė, 1988)

Paralelisht kemi konsultuar edhe burime tė ndryshme nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit, duke shfrytėzuar Kodekse dhe dorėshkrime tė tjera qė kishin tė bėnin me shqiptarėt dhe Shqipėrinė

Ne, sikur edhe shumė studiues tė tjerė, ju vumė kėrkimeve nė Arkivin Sekret tė Vatikanit pėr tė gjetur ndonjė gjurmė tė kėtij dokumenti apo dorėshkrimi. Konsultimi me kolegė specialistė me pėrvojė nga Arkivi i Vatikanit, por edhe studiues eminentė botėrorė, qė bėjnė studime nė Vatikan, ishte i dobishėm, ngase kursyem shumė kohė dhe eliminuam disa nga fondet arkivore, duke qenė pothuajse tė sigurtė se aty nuk mund tė ndodhej njė dokument apo dorėshkrim pėr tė cilin bėn fjalė Nilo Borgia, e pas tij edhe Zef Skiroi. Fondet tė cilat duhej tė studioheshin, prapė ishin tė shumta dhe tepėr voluminoze. Paralelisht kemi konsultuar edhe burime tė ndryshme nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit, duke shfrytėzuar Kodekse dhe dorėshkrime tė tjera qė kishin tė bėnin me shqiptarėt dhe Shqipėrinė.
Siē dihet Arkivi i Vatikanit e ka zanafillėn e tij nga Mesjeta e hershme. Pėr publikun dhe studiuesit laikė ai u hap vetėm pas vitit 1882. Kėtu ruhen dokumente, dorėshkrime dhe libra nga mė tė ndryshmet, qė kanė tė bėjnė me relegjionin dhe kishėn; por edhe me momente tė tjera tė jetės laike, politike, shkencore, etj. Funksionimi i kėtij Arkivi ėshtė rregulluar nė vitin 1927 me rregulloren: “Regolamento dell’Archivio Vaticano del 1927”. Konsultimi dhe shfrytėzimi i dokumenteve, por edhe i literaturės tjetėr qė ruhet nė kėtė Arkiv, ėshtė pėrcaktuar nga Papati dhe zbatohet me pėrpikmėri duke mos bėrė asnjė lloj lėshimi. Pėr momentin mund tė konsultohet lėnda burimore arkivore deri nė periudhėn e Benediktit tė XV, viti l914; ndėrsa pėr atė nė vazhdim, por edhe pėr disa fonde tė veēanta, pos lejeve speciale, njė pjesė e mirė e Arkivit tė Vatikanit ėshtė ende “sekrete”.

Mė nė fund, nė vitin 1998, kemi pasur fatin tė kishim nė dorė njė vėllim tė lidhur me kopertina tė forta druri, nga viti 1210, titulli i tė cilit nė regestat e Vatikanit nuk ishte i shėnuar komplet dhe nė formėn origjinale. Shfletimi i kujdesshėm, qė nė faqen e parė, ishte shenjė se teksti nuk ishte nė gjuhėn latine, greke, sllave apo ndonjė gjuhė tjetėr, por ishte i tėri nė gjuhėn shqipe.
Vėllimi i tėri ėshtė nė pergamen, gjė e zakonshme pėr kohėn kur ishte shkruar. I ka 208 fletė, pra 208 faqe, sepse nė pergamen shkruhet vetėm nė njerėn anė. Paginimi [numėrimi] i faqeve ėshtė vetėm recto. Dimensionet janė: 28 x 39.5 cm. Komplet vėllimi ėshtė i ruajtur shumė bukur, nuk ka dėmtime, pos qė nė disa vende ka filluar tė fshihet ngjyra dhe kjo nė fletėt 188, 189 dhe 192. I gjithė dorėshkrimi ėshtė i shkruar me grafema (shkronja) latine dhe i tėri nė gjuhėn shqipe, nė dialektin e veriut, i cili si i vjetėr qė ėshtė paraqet mjaft vėshtėrisi pėr t’u lexuar.
Nė fillim, por edhe nė disa vende brenda dorėshkrimit, ka iniciale tė cilat janė shumė tė bukura. Tri nga ato janė tė praruara me flori. Inicialet tjera janė me ngjyrė tė kuqe, pjesa dėrrmuese, ndėrsa dy janė me ngjyrė blu tė hapur. Nė dorėshkrim ka edhe tri miniatura, kryesisht tė punuara nga floriri, tė cilat paraqesin momente biblike.
I gjithė dorėshkrimi ėshtė autograf, i shkruar nga njė dorė. Ndėrsa nė fund fare, nė f. 208, autori ėshtė firmosur vetė me emrin: Teodor Shkodrani, duke shėnuar: “Me ndihmėn dhe dėshirėn e fort tė lumturit Zot, e pėrfundova nė vitin 1210, ditėn e 9 tė marsit”.

(“Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’ Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee”.
THEODOR SSCODRAANNITTEE)

Pas njė pune disavjeēare, kemi arritur tė bėjmė transkriptimin dhe transliterimin e dorėshkrimit

Dorėshkrimi ndahet nė tre kapituj, nė f. 1r – 97r mbi teologjinė; f. 98r – 146r mbi filozofinė dhe 147r – 208r mbi historinė. Secili nga kapitujt mund tė jetė edhe libėr nė vete. Duke mos mohuar vlerėn dhe rėndėsinė e dy kapitujve tė parė, kapitulli i tretė ka tėrhequr mė shumė vėmendjen tonė ngase pos tė dhėnave me interes tė veēantė, autori citon edhe vepra tė tjera qė ka konsultuar dhe mė shumė se njė herė, mbėshtetet nė kronikat shqiptare tė qyteteve tė ndryshme.
Pas njė pune disavjeēare, kemi arritur tė bėjmė transkriptimin dhe transliterimin e dorėshkrimit. Ishte njė punė shumė e mundimshme kjo, ngase ne nuk kishim tekste [dokumente apo dorėshkrime] tė ngjashme nga kjo kohė apo kohė mė e afėrt, pėr tė konsultuar e krahasuar grafemat, fjalėt, fjalitė dhe strukturėn e pėrgjithshme gramatikore. Jemi tė vetėdijshėm se mund tė ketė lėshime, por mbetet qė specialistėt e fushave pėrkatėse, pas studimeve tė tyre, tė nxjerrin pėrfundime tė drejta dhe shkencore.

Dorėshkrimi i Teodor Shkodranit, e shtyn edhe pėr 74 vjetė mė herėt jo vetėm pėrmendjen e gjuhės por edhe e dėshmonė se shqipja ishte shkruar; ndėrsa kur bėhet fjalė pėr dokument tė shkruar qė ėshtė mė i hershėm se “Meshari” i Buzukut pėr 345 vjet




__________________
Prift ose hoxhe mund te behet kushdo, por njeri eshte veshtire te behesh. (huazuar nga njeri i panjohur)
Bjeshka1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 11-01-08, 12:37   #2
Bjeshka1
Jo e "Nemun"
 
Avatari i Bjeshka1
 
Anėtarėsuar: 01-11-06
Postime: 459
Bjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuar
Gabim Titulli: Dorėshkrimi shqip i Teodor Shkodranit nga viti 1210

Pos rėndėsisė sė jashtėzakonshme qė ka dorėshkrimi, pėr atė se tregon njė vazhdimėsi tė pandėrprerė tė shkrimit tė gjuhės shqipe, ngase sipas dėshmive qė kemi, pėr herė tė parė bėhet fjalė pėr gjuhėn shqipe nė vitin 1284 (jo 1285 siē ėshtė menduar deri me tashti) nė njė dokument tė Arkivit tė Dubrovnikut /Raguzės/ nga 14 korriku i vitit 1284, ku thuhet: “Dėgjova njė zė qė thėrriste nė mal nė gjuhėn shqipe” (Et audiui unam uocem clamantem in monte in lingua albanesesca). Po sjellim faksimilin e origjinalit i cili botohet pėr herėt tė parė si i tillė.
Dėshminė e dytė e kemi nga njė autor anonim, qė sipas tė gjitha gjasėve ishte prift i urdhėrit domenikan, i cili nė vitin 1308, gjatė udhėtimit nėpėr Ballkan, kur pėrshkruan Shqipėrinė dhe shqiptarėt, ndėr tė tjera shkruan: “kėtu shqiptarėt e lartėpėrmendur kanė njė gjuhė tė dallueshme prej latinėve, grekėve e sllavėve, kėshtuqė nuk merren vesh fare me popujt tjerė” [Habent enim Albani prefati linguam distanctam a latinis, grecis et slavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus].
Dėshmia e tretė ėshtė ajo e Guljelm Adamit, i cili nė vitin 1332, me porosi tė papės Gjon XXII, shkroi traktatin “Directorium ad passagium faciendum”, duke i bėrė kėshtu edhe njė relacion Filipit tė VI-tė Valua, mbretit tė Francės, me titull: "DIRECTORIUM AD PASSAGIUM FACIENDUM (UDHĖZIM PĖR TĖ KRYER KALIMIN E DETIT), ku jep tė dhėna pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Kėtu gjejmė edhe fjalinė e famshme qė e bėri tė njohur nė histori: “Dhe megjithėse shqiptarėt kanė njė gjuhė krejt tjetėr dhe tė ndryshme nga latinėt, ata kanė shkronjat latine nė pėrdorim dhe nė tė gjithė librat e tyre.”
Pra, nėse e shikojmė kronologjikisht, qė nga viti 1284, kur pėr herė tė parė pėrmendet gjuha shqipe, dorėshkrimi i Teodor Shkodranit, e shtyn edhe pėr 74 vjetė mė herėt jo vetėm pėrmendjen e gjuhės, por edhe e dėshmonė se shqipja ishte shkruar; ndėrsa kur bėhet fjalė pėr dokument tė shkruar, siē ėshtė “Formula e Pagėzimit” nga viti 1462, ky dorėshkrim ėshtė mė i hershėm pėr 252 vjet, kurse mė i hershėm se “Meshari” i Buzukut pėr 345 vjet.

Lajmi pėr zbulimin e kėtij dorėshkrimi nga viti 1210 ėshtė mirėpritur nė rrethet shkencore e intelektuale jo vetėm shqiptare. Interesim tė veēantė ka zgjuar fakti se i gjithė dorėshkrimi, prej 208 fletėsh, ėshtė shkruar i tėri nė gjuhėn shqipe. Ka pasur kolegė studiues qė kanė shtruar pyetjen: pse u shkrua nė gjuhėn shqipe? Cilat janė arsyet qė e shtyen autorin, Teodor Shkodranin, tė shkruante shqip nė kėtė kohė, kur gjuhė kulture ishin greqishtja ose latinishtja? Pse shkrim nė gjuhėn shqipe, kur edhe tė gjitha shėrbimet fetare bėheshin nė gjuhėt greke ose latine?
Debate tė tilla janė me shumė interes, ngase hapin mundėsi pėr t’u thelluar mė shumė, pėr tė njohur e studiuar pėrditshmėrinė e popullit shqiptar nė mesjetė. Si duket, harrohet se nė perėndim tė Shqipėrisė, ishin kroatėt, ata tė cilėt gjithė shėrbesat fetare i bėnin nė gjuhėn kroate, pra nė gjuhėn e popullit, ishin po kroatėt, por edhe sllavėt, tė cilėt kishin tė shkruara nė gjuhėn e tyre dorėshkrime e dokumente. Si dėshmi ėshtė “Baščanska ploęa”, njė monument vėrtet madhėshtor i shkruar me alfabet glagolik nė gjuhėn kroate... etj. etj. Pra, pse tė mos kishin edhe shqiptarėt dorėshkrime dhe dokumente nė gjuhėn shqipe.

Ėshtė krejt normale qė, duke shikuar fqinjėt qė shkruanin nė gjuhėn e “popullit”, qė edhe intelektualėt shqiptarė tė shkruanin nė gjuhėn e popullit tė vet, nėse nuk kishin shkruar mė herėt se fqinjėt, gjė qė nuk pėrjashtohet si mundėsi, ngase: “po t’i hedhim njė vėshtrim historisė sė gjuhės shqipe, dy gjėra tė kundėrta na bijnė nė sy nė kėtė lėmė: me njė anė gjuhė e dėshmuar me shkrim mjaft vonė, e nė anėn tjetėr njė popull i lashtė, autokton nė kėto vise tė Ballkanit qė nga kohėt e mugėta tė historisė.” Aq mė parė kur dihet se nė ketė periudhė kemi lindjen dhe zhvillimin e qyteteve vendėse, si forca dominuese politike, p.sh. Shteti i Arbėrit, por edhe ngritjen e njė shtrese intelektualėsh, tė cilėt lanė gjurmė tė thella me studimet dhe veprat e tyre nė gjuhė tė ndryshme, jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė shtete tė tjera mesjetare evropiane.

Rėndėsi tė veēantė ka edhe fakti se autor i kėtij shkrimi ėshtė njė shqiptar nga Shkodra, mjaft i njohur nė rrethet shkencore-kulturore tė kohės, jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė Bizant, Romė, Raguzė, etj. Autori, Teodor Shkodrani, nė fund tė dorėshkrimit tė tij na ka lėnė tė dhėna shumė tė ēmuara pėr veten e tij, pėr origjinėn dhe pėr pėrgatitjen profesionale. (Ne nuk e kemi pėrdorur termin “libėr”, por dorėshkrim, nga shkaku qė tė mos shkaktojmė huti; ngase koncepti libėr nė vitin 1210 dallon nga ai qė kemi ne sot pėr librin, kur dihet se shtypshkronja ende nuk ishte shpikur nė atė kohė. Pra menduam qė termi dorėshkrim do tė ishte mė i afėrt, kur dihet se tė gjitha kėto “libra” apo dorėshkrime, ishin tė pakta nė numėr dhe ruheshin kryesisht nėpėr vende tė veēanta si: kisha, manastire, kuvende e, nė raste tė veēanta, edhe nė bibliotekat private tė ndonjėrit prej fisnikėve vendas.) Tė shtojmė qė pos kėtij dorėshkrimi nė gjuhėn shqipe, nė Arkivin Sekret tė Vatikanit dhe nė Bibliotekėn Apostolike tė Vatikanit, tė po kėtij autori ruhen me dhjetra dorėshkrime nė gjuhėt greke dhe latine, tė cilat nuk janė botuar deri mė sot. Tematika e kėtyre dorėshkrimeve ėshtė e ndryshme, por dominon ajo teologjike dhe historike. Ka edhe disa pėrkthime dhe redaktime tė veprave tė autorėve antikė.
Dorėshkrimi i Teodor Shkodranit ėshtė pėrgatitur pėr botim, ėshtė transkriptuar, transliteruar dhe shoqėrohet me njė koment dhe analizė shkencore. Botimi i tėrė dorėshkrimit, si libėr i veēantė, do tė bėhet sė shpejti nga revista ”Ekskluzive”.
__________________
Prift ose hoxhe mund te behet kushdo, por njeri eshte veshtire te behesh. (huazuar nga njeri i panjohur)
Bjeshka1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-01-08, 16:09   #3
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dorėshkrimi shqip i Teodor Shkodranit nga viti 1210

MENDIME

Moikom Zeqo ( studiues)
"Unė mendoj pėr mė herėt…"

Sa i pėrket studimit i takon Musa Ahmetit tė flasė. Ai ka tė drejtėn morale tė publikojė. Pėrgjegjėsia shkencore ėshtė tėrėsisht e tij, ashtu siē do t'i takojė edhe vlerėsimi i zbulimit. A ėshtė dr.Ahmeti "dorė e fisme" apo i takon ndonjė dore tjetėr tė fisme ta bėjė kėtė studim, kjo ėshtė njė ēėshtje e diskutueshme dhe paragjykuese. Nuk besoj se zbulimi, qoftė edhe ai i Buzukut, do tė shterojė vetėm nga zbuluesi i veprės. Pėr Gjon Buzukun kanė shkruar dhjetėra dijetarė tė huaj e shqiptarė dhe sėrish problemi nuk ėshtė ezauruar. Nėse ėshtė njė tekst i 1210-s, tjetėr gjė ėshtė zbulimi, e tjetėr gjė ėshtė studimi, filologjik, ai i grafemave, transkriptimi, transliterimi, qė mund tė vazhdojnė pėr njė kohė tė gjatė, pėr vetė karakterin arkaik tė gjuhės, ose shumė problemeve shkencore, qė ndonjėherė janė tė pafundme.Unė jam plotėsisht i bindur se gjuha shqipe ėshtė shkruar para Buzukut. Dijetari Nilo Borgia i ka dėshmuar Ēabejt se ka gjetur njė dorėshkrim mė tė vjetėr se ai i Buzukut. A ėshtė ky dorėshkrim zbulimi i dr. Ahmetit, kjo duhet vėrtetuar, se mund tė jetė ndonjė dorėshkrim tjetėr i veēantė. Por edhe sikur dorėshkrimi tė mos jetė i 1210-s, por i 1310-s, 1410-s, 1510-s…sėrish ėshtė njė zbulim i madh nė vetvete. A mund tė jetė shkruar shqipja nė shekullin XIII? Pa dyshim qė po. Unė nuk jam skeptik dhe entuziast euforik. Njė nga filologėt, ndėr mė tė njohurit e gjithė kohėve, eruditi Faik Konica, ėshtė ende mė i skajshėm nė mendimet e tija. Ai thotė: "Gjuha shqipe duhet tė jetė shkruar nė shekullin XIII, kur nė 1272-nė, Karli Anzhu, vėllai mė i vogėl i Shėn Luigjit, mbretit tė Francės, u zgjodh mbret i shqiptarėve me kryeqytet Durrėsin. Ai dėrgoi nė Durrės mėkėmbėsin e tij, Gazon d'Eshinar, pėr tė organizuar Mbretėrinė e Shqipėrisė. Ai duhet tė ketė organizuar edhe gjuhėn administrative, edhe nė shqip. Por Konica shkruan se fillimet e shqipes sė shkruar duhet tė jenė qė nė kohėn e normandėve, nė shek XI. Ai thotė qė, nė shek. XII, gjuha italiane vendėse "il volgare" nisi me drojtje tė pohojė veten kundrejt latinishtes dhe momenti i parė letrar i njohur nė italishte ėshtė "Kėnga e palaēos toskan", qė i pėrket kėsaj periudhe. Meqė gjithēka ndodhte nė Itali, herėt a vonė do tė kishte jehonė edhe nė Shqipėri, kjo na lejon tė besojmė se ideja pėr tė shkruar gjuhėn e vet, shqiptarėve duhet t'u ketė ardhur nga Italia, nga fundi i shekullit XII. Ndonjė ditė mund tė gjendet njė pėrgjigje pėrfundimtare, pėr kėtė ēėshtje nė arkivat e Vatikanit ose nė dokumentet bashkėkohėse tė urdhrave Benediktin dhe Domenikan, madje Konica mendon se kjo lloj letėrsie shqipe duhet tė ketė qenė laike, rrėfime kalorėsiake apo pėrmbledhje historish, sipas modelit tė botimit italian "Cente novelle anche". Unė besoj se Konica nuk ėshtė aspak njė entuziast euforik. A duhet ta paragjykojmė dr. Musa Ahmetin? Ai ka shkruar se, sė shpejti, do tė botojė nė aparatin shkencor edhe dėshmitė autentike, tekstin e 1210-s, shoqėruar edhe me dokumentin zyrtar tė tre paleografėve tė Vatikanit, si dhe dokumentin pop tė Vatikanit, qė lejon botimin e kėtij dorėshkrimi. Kur ta bėjė kėtė botim kemi tė drejtė tė japim mendime shkencore pėr tė. Pa kėtė botim nuk mund tė bėjmė as kriticizmin, as paragjykimin. Shpreh mendimin se studimi do tė jetė shumė i gjatė, i shumė studiuesve e ndoshta i brezave.


Pranvera Bogdani (specialiste e mesjetės)
"Ahmeti ka hulumtuar aty ku duhej"

Lexova me kėnaqėsi tė veēantė kėto ditė nė shtyp lajmin me tė cilin studiuesi Musa Ahmeti, me banim nė Zagreb, na bėnte me dije mbi gjetjen e njė libri, tė parit deri mė sot tė shkruar nė gjuhėn shqipe, nė fillimet e shek. XIII, nė arkivin sekret tė Vatikanit. Bota shkencore albanologjike, studiues shqiptarė tė Shqipėrisė dhe diasporės me kohė kanė qenė tė bindur se shqipja shkruhej shumė mė parė nga ē'ishte arritur tė dokumentohej. Ndaj ishin nė pritje tė njė dėshmie materiale, pėr t'i dhėnė fund paradoksit, se nuk ekziston nė kėtė botė ndonjė qoshk, sėnduk apo ndryshe me gjuhė jo mė popullore, por shkencore , arkiv, ku tė ruheshin ato tė famshmet" kronikat tona" tė pėrmendura nga heroi ynė kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, apo ndonjė libėr i shkruar nė gjuhėn shqipe, pėrpara vitit 1462, kur kishin gjetur tashmė tė dėshmuar fjalinė e parė tė shkruar nė gjuhėn tonė.
Arkivi sekret i Vatikanit, me tė drejtė pritej tė ishte njė nga vendet ku mund tė ruheshin dėshmi tė hershme tė gjuhės sonė tė shkruar dhe prandaj ėshtė bėrė objekt hulumtimesh edhe nė kėtė drejtim. E autorizuar nga Instituti i Historisė, nė vitet1992-1993, si specialiste e historisė mesjetare pėr periudhėn para pushtimit osman, unė hyra nė kėtė arkiv pėr tė hulumtuar dokumente tė reja pėr historinė e Shqipėrisė dhe u pėrpoqa tė jepja njė ndihmesė edhe nė kėtė drejtim. Mė duhet tė pranoj se, sikundėr edhe paraardhėsit e mi, nuk isha me fat si studiuesi Musa Ahmeti. Arsyet lidhen me veēoritė e kėtij arkivi. Ende sot ai ėshtė i paskeduar tėrėsisht nė indekse informuese dhe duket shumė e largėt dita qė tė kesh pėr tė njė informacion orientues tė kompjuterizuar, qė e vė studiuesin e shek. XXI nė pozita tepėr lehtėsuese nė arkiva tė tjerė tė botės.
Ajo ēka dihet sot pėr materialin qė ai ruan, ėshtė fakti se ende nuk ėshtė shfletuar nė tėrėsinė e tij dhe se, pėr ta plotėsuar punėn e bėrė nga disa breza arkivistėsh, lypset edhe ajo e disa brezave tė tjerė nė tė ardhmen. Nė njė situatė tė tillė pėr njė studiues, qė provon tė punojė nė arkivin e Vatikanit, publik , i hapur pėr tė gjitha kombet pa paragjykime feje e besimi, ėshtė domosdoshmėri tė hulumtojė nė tri drejtime: sė pari tė hulumtojė literaturėn informuese, skedarėt e botuar ose jo, pastaj tė pėrpiqet tė njihet me punėn nė vazhdim tė arkivistėve aktualė nėse ėshtė e mundur, dhe, sė treti, tė arrijė pėrsėri, nėse i mundėsohet, tė bashkėpunojė me studiues qė kanė pėrvojė tė gjatė pune nė kėtė arkiv tė kombėsive tė ndryshme, ku do tė veēoja me pėrparėsi ata kroatė pėr seriozitetin, por edhe pėr ndjenjat historikisht miqėsore me shqiptarėt. Nė kėtė kontekst, studiuesi Musa Ahmeti ka pasur avantazhe, siē pohon edhe ai vetė, nė krahasim me shqiptaėrt e tjerė qė kanė hulumtuar pėrpara tij, si njohje, informacione nga studiues, tė cilat i ka shfrytėzuar me sukses duke na gėzuar tė gjithėve me lajmin e bukur.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-01-08, 16:11   #4
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dorėshkrimi shqip i Teodor Shkodranit nga viti 1210

Shaban Sinani (drejtor i Arkivit tė Shtetit)
Nė hapėsirėn shqiptare ka ekzistuar njė shkollė shkruesish qysh prej paleokrishterimit
Historia e shkrimit shqip ėshtė vetėm njė pjesėzė e vogėl e historisė sė shkrimit, nė kuptim terminologjik.
Pėr shekuj me radhė shkrimi ka qenė jo thjesht njė teknokraci e bartjes sė kumteve gojore nė kumte letrare, por njė mjeshtėri, njė art i zbatuar. Dorėshkrimet mė tė hershme origjinale qė ruhen nė arkivat e Shqipėrisė ("Beratinus-1", shek. VI dhe "Beratinus-2", shek. IX) ēmohen jo vetėm pėr lėndėn ungjillore qė pėrmbajnė, por edhe pėr vlerat estetike tė "bukurshkrimit (kaligrafisė) imperial" (Crisci, Cavallo).
Sipas vlerėsimeve tė studiuesve tė dorėshkrimeve ungjillore, tradita e tė cilave nė Shqipėri vijon pa ndėrprerje pėr rreth 15 shekuj me radhė, nė zonėn ballkanike dhe saktėsisht nė disa prej qyteteve kryesore shqiptare (Berat, Ohėr), ka ekzistuar njė shkollė vendore shkruesish ("scribers"). Kjo shkollė ka identitetin e saj nė mjeshtėrinė e tė shkruarit (dr. Roderic Mullen). Kur flitet pėr traditėn e shkrimit tė shqipes dhe thellėsinė historike tė burimit tė saj ėshtė e arsyeshme qė ky fakt tė mbahet nė vlerėsim. Nė njė hapėsirė ku vėrtetohet se shkolla e shkruesve vendės, qoftė tė traditės helene, qoftė tė traditės latine, ka njė tė shkuar tė largėt, konteksti kulturor pėr shkrime tė hershme edhe nė gjuhėn amtare, jo vetėm ekziston, por ėshtė inkurajues. Nėse nė mjedisin shqiptar tė periudhės prej paleokrishterimit deri nė Rilindjen Evropiane kishte traditė tė shkrimit nė pėrgjithėsi, siē provohet prej tipologjisė sė dorėshkrimeve kishtare qė ruhen nė arkivat e vendit, ky ėshtė njė fakt qė favorizon edhe besueshmėrinė e njė tradite tė shkrimit nė gjuhė amtare para-buzukiane. A ka ekzistuar njė dorėshkrim i vitit 1210, shkruar prej Teodor Shkodranit, sikurse ėshtė shkruar kohėt e fundit, apo, pėrkundrazi, kjo ėshtė njė dėshirė pėr tė thelluar artificialisht historinė e shkrimit shqip, sikurse janė shprehur tė tjerė? Veē ekzistencės sė shkollės vendėse-ballkanike tė shkruesve ("scribers"), siē janė pėrcaktuar nga paleografėt dhe bibliologėt, nė dobi tė optimistėve vjen edhe fakti se institucioni qė e ka nė pronėsi intelektuale kėtė dorėshkrim, Arkivi Sekret i Vatikanit, ka kushtėzuar me marrėveshje zbuluesin e tekstit tė ruajė fshehtėsinė e origjinalit, deri nė njė botim tė plotė tė transshqiptuar. Pėr dorėshkrime tė rendit tė ēfarėdoshėm nuk ėshtė as praktikė dhe as logjike tė bėhen marrėveshje. Duket se Arkivi Sekret i Vatikanit ia di mirė vlerėn kėtij dokumenti, pėrderisa ka paracaktuar kushtet e publikimit dhe rendin e zbatimit tė tyre. Njė arsye e tretė, qė merr rėndėsi pėr ta relativizuar debatin e hapur, lidhet me disa dokumente thuajse krejtėsisht tė panjohura tė botės shqiptare, qė pėrkufizojnė klimėn dhe horizontin kulturor tė hapėsirės arbėrore nė prag tė Rilindjes Evropiane, kohė me tė cilėn ėshtė lidhur edhe dorėshkrimi i Teodor Shkodranit. Nuk ka kaluar veēse njė muaj nga dita e botimit tė „Statutit tė Shkodrės" (Xhufi, Nadin), njė akt epokal i sė drejtės urbane nė kėtė anė tė Adriatikut. Vetėm para pak kohėsh, nė arkivat e Kroacisė, nė fondin e Milan Shuflajt, u zbulua "Statuti i Danjės", me mbi 500 nyje, njė prej statuteve mė tė pėrplota tė gjithė vijės bregdetare adriatike, prej Durrėsit deri nė Zadar (Zarė, Kroaci) e Piran (Slloveni). Qytetet shqiptare, prej Ulqinit, Tivarit, Shkodrės, Drishtit, Danjės, Durrėsit etj. kanė pasur statute, rregulla tė jetės sė bashkėsisė urbane, qysh prej shekullit XIV e nė vijim, disa edhe mė herėt. Studiuesit e konsiderojnė arritjen e kėsaj shkalle zhvillimi, si tipar themelor tė frymės sė humanizmit, nė tė cilėn u zhvilluan gjuhėt kombėtare, si gjuhė tė shkruara. Pėr tė kufizuar shkallėn e gabueshmėrisė, nė kėtė debat ėshtė me vend tė tregohet durimi i arsyeshėm. Nuk mund tė gjykohet njė dorėshkrim duke njohur vetėm njė fjali tė tij. Teksti pėrmban rreth 208 faqe, gati tre libra nė njė. Botimi nė shqip i kėtij dorėshkrimi nuk do tė zgjatė shumė. Paracaktimi, qoftė nė favor tė hershmėrisė absolute, aq mė shumė pėr tė kundėrtėn, bėn dėm nė dije. Botimi do tė lejojė tė vėrehet sa botė shqiptare ka nė dorėshkrim dhe ē'gjurmė etnike mund tė gjenden nė identitetin e autorit. Publikimi, nė njė fazė tė mėvonshme, edhe i tekstit origjinal, nė mėnyrė fototipike, do tė lejojė edhe tejshkrime alternative e studime tė karakterit tekstologjik. Sė fundmi, dyert e Arkivit Sekret tė Vatikanit janė tė hapura edhe pėr studiues tė tjerė, tė cilėt mund tė kėshillojnė jo vetėm pėrmbajtjen e tekstit, por edhe llojin e lėndės, vjetėrsinė e saj. Mendimi se gjithēka ėshtė zbuluar tashmė dhe se nuk mbetet tjetėr veēse tė saktėsohet ēfarė ėshtė zbuluar nuk pajtohet me teknologjinė e dijes shkencore. Vetėm kėtė vit nė arkivat e Shqipėrisė janė pranuar dy tituj librash tė panjohur tė periudhės mesjetare, qė nuk gjenden nė ndonjė bibliografi, duke pėrfshirė botimin "Albanica" 1-2, punė e vyer e Bibliotekės Kombėtare. Deri nė shpalljen e kėtyre tė dhėnave, qoftė zelli i atyre qė diskutojnė me pėrndezje tė papėrligjur, duke paraqitur si dorėshkrim tė Teodor Shkodranit tekste dorėshkrimesh krejtėsisht tė tjera dhe duke u betuar se kanė nė duar pikėrisht zbulimin; qoftė zelli i atyre qė pėrjashtojnė kategorikisht njė histori mė tė hershme tė shqipes sė shkruar se "Meshari" i Gjon Buzukut, ėshtė, nė njėfarė mėnyre, shpėrdorim i pafrytshėm i dijes.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-01-08, 16:12   #5
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dorėshkrimi shqip i Teodor Shkodranit nga viti 1210

Prof. Dhimitėr Shuteriqi
"Lajmi i njė zbulimi mėse tė madh pėr kulturėn shqipe"

Disa herė nė kėtė vit , dr. Musa Ahmeti, nga Kosova, ka dhėnė lajmin e pėrmbirrallė dhe tė pėrmbigėzueshėm se ka zbuluar nė arkivat e Vatikanit njė dorėshkrim shqip tė vitit 1210. Vepra ėshtė e firmuar mė 9 mars tė atij viti nga njė Teodor Shkodrani. Ajo ka 208 fletė tė formatit 28 me 39.5 cm, pra mund tė jetė edhe mė e vėllimshme se "Meshari" i Gjon Buzukut i vitit 1555. Ky libėr i parė qė njohim shqip ka bėrė tė pohohet se, me gjuhėn e tij tė punuar, shqipja tregon se ka qenė lėvruar kohė mė parė. Dorėshkrimi i Teodor Shkodranit ėshtė 345 vjet mė i moēėm se libri i Buzukut. Ca mė shumė ai ėshtė 74 vjet mė i moēėm se lajmi i parė qė ka qenė dhėnė mbi ekzistencėn e gjuhės sė shqiptarėve, si gjuhė mė vete. Emri i Teodor Shkodranit, i vitit 1210, ėshtė i njohur sado rrallė tek ne, se shkruante nė periudhėn kur ai bėnte dhe punėn pėr shqipen, si njė autor i ditshėm. Aty nga vitet '30, Faik Konica nisi tė shkruante njė vepėr anglisht mbi Shqipėrinė "kopsht shkėmb" (rockengard) i Ballkanit, vepėr qė mbeti e pakryer dhe qė u botua pas Luftės sė Dytė Botėrore nga miqtė e tij nė SHBA. Duke u mbėshtetur tek dėshmia latinishte e francezit Gulielm Adami, njohur zakonisht si "Brocardus Monacus", Konica qė u mor shpesh me tė kaluarėn e shkrimit tė shqipes dhe tė letėrsisė shqiptare, nė veprėn e tij postume, bėri supozimin se shqipja qė, sipas dėshmisė sė pėrmendur, ka libra tė sajat mė 1332-nė, shkruar me alfabetin latin, duhet tė jetė shkruar, p.sh., e pakta qė nga viti 1272, kur Karli I Anzhu i Napolit e shpalli veten "Rex Albaniae", por edhe mė herėt, ndoshta qė nga fundi i shek.XI e gjer nė fund tė shek. XII, kur normandėt zbritėn nė Shqipėri pėr tė sulmuar bizantinėt qė mbanin vendin. Ne, duke u mbėshtetur nė latinistė tė zotė, si prof. Sotir Papakristo dhe Stefan Prifti, kemi pranuar se shqipja kishte qenė shkruar e pakta qė nga shekulli XIII( nė historinė e letėrsisė shqipe" pėr shkollat e mesme, qė u botua me 1955-n). Mė tej kemi supozuar se periudha e shtetit tė parė tė Arbrit, ajo e viteve 1190-1216, mund tė ishte koha e fillimeve tė shkrimit tė shqipes. Ėshtė njė ēast nga mė tė rėndėsishmit e jetės sė hershme tė popullit tonė. , kur katolicizmi dhe ortodoksia ishin nė ndeshje tė ashpėr me herezinė, qė kishte pushtuar Ballkanin dhe Shqipėrinė vetė dhe njė pjesė tė mirė tė Perėndimit, qė nga brigjet e Atlantikut nė Francė dhe qė e luftonte papa Inocent III. Ky papė u mor vesh edhe me Arkondin Dhimitėr, qė ishte nė krye tė Arbrit, pas vitit 1208, pėr t'i dėrguar kėtij njė prelat nga Durrėsi, qė tė pėrforcohej feja nė Arbėr. Por Dhimitri guxoi tė prishet me papėn. Tani, zbulimi mė i madh i dr. Ahmetit, na bėn tė themi, bashkė me Konicėn, se shqipja ka nisur tė shkruhet edhe pėrpara vitit 1210, posa kėtė vit njė Teodor Shkodrani na ka lėnė njė vepėr nė gjuhėn shqipe, nė tė cilėn ai merret me ēėshtje tė teologjisė, filozofisė dhe historisė. ( Me sa duket, me kronikėn e qyteteve shqiptare tė kohės). Aleks Buda i kėrkonte origjinat e shtetit shqiptar qė nga mesi i shekullit XI, kur njihet me emėr njė zot i njė qyteti alban nė Shqipėri tė Veriut, si dhe emri i peshkopit tė peshkopatės, qė e ka qendrėn nė atė qytet. Pėr t'iu vėnė punės sė kėrkimit tė ndonjė dokumenti shqip me rėndėsi, dr.Ahmeti u nis nga botimi i Eqerem Ēabejt, tė cilit arbėreshi i Italisė, Nilo Borxhja, qė ėshtė marrė me kėrkimin dhe botimin e fragmenteve tė moēme tė shqipes sė shkruar, i kishte thėnė filologut tonė tė madh se kishte rėnė nė gjurmė tė njė vepre shqip pėrpara Buzukut. Dr. Musa Ahmeti, si edhe Ēabej e tė tjerė, ka pasur parasysh dėshminė e Adamit, tė vitit 1332. Dhe, me durim shumė tė madh e me guxim, i ėshtė vėnė punės pėr tė zbuluar diēka me rėndėsi tė madhe pėrpara librit shqip tė vitit 1555, duke korrur njė sukses qė nuk ka ēmim dhe qė e nderon fort. Dorėshkrimin e Teodor Shkodranit tė vitit 1210 ai e gjeti nė arkivin e Vatikanit, ku nuk ishte sinjalizuar nė mėnyrė tė mjaftueshme apo evidente. Nuk ka lajm mė tė gėzueshėm qė na jep, nuk ka nder mė tė madh qė ai i bėn kulturės nė gjuhėn shqipe. I lumtė! Bota shqiptare pret me ankth qė ai tė botojė veprėn shkodrane qė, pėr sė shpejti, pasi ka punuar pėr ta gatitur pėr shtyp qė nga viti 1998, kur pati fatin e bardhė ta zbulonte.

Prof. Nasho Jorgaqi
"Tė besojmė se dorėshkrimi nuk ėshtė mistifikim"

Duam tė besojmė se emri i Teodor Shkodranit dhe dorėshkrimit tė tij qė kanė hyrė kėto ditė nė qarkullim mediatik, ndonėse ende janė larg shqyrtimit dhe gjykimit shkencor, tė mos jenė mistifikime, por njė realitet i gjallė dhe i prekshėm. Kush ėshtė interesuar pėr historinė e shqipes sė shkruar, e ka pritur njė zbulim tė tillė, sado jo tė kėtyre pėrmasave. Mė optimistėt e kanė konsideruar vetėm ēėshtje kohe. Hamendjet dhe gjurmimet periferike tė F.Konicės, N.Joklit, M.Shuflajt, , por edhe tė Dh.Shuteriqit, E.Ēabejt, a ndonjė tjetri kanė qenė sinjale shprese dhe besimi pėr brezat e rinj tė hulumtuesve dhe tė studiuesve. Ata tė ēonin te mendimi se shqipja duhej tė jetė shkruar pėrtej shek. XV, nė periudhėn paraturke. Zbulimi i dorėshkrimit tė Teodor Shkodranit, i vitit 1210, me sa duket, jo vetėm e vėrteton dhe e konkretizon, por edhe tejkalon ēdolloj parashikimi. I shtyn kufijtė kohorė tė shqipes sė shkruar, jo me dekada, por me shekuj, plot 345 vite mė pėrtej. Dhe nė kėtė rast ėshtė fjala jo pėr njė dokument tė ēfarėdoshėm, por pėr njė vepėr tė plotė e solide prej qindra faqesh. Dorėshkrimi i Teodor Shkodranit, nga tė gjitha pikėpamjet qė t'i qasesh, paraqet interes tė jashtėzakonshėm. Mjafton tė mendosh se gjuha jonė amtare del e shkruar, hė pėr hė, qysh nga fundi i mesjetės. Kjo lashtėsi e re e shqipes sė shkruar sjell doemos pėrmasa dhe motive serioze pėr njė konceptim dhe ridimensionim tė vlerave tė letėrsisė shqipe e sidomos tė letėrsisė sė vjetėr. Njė vepėr si kjo, e fillimit tė shekullit XIII, na bėn paraprakisht tė shprehemi se, nė kushtet kur latinishtja kish prioritetin gati absolut, si gjuhė kulture, gjuha shqipe merrte kėtė funksion nė raste tė caktuara pėr bartėsit dhe pėrdoruesit e saj. Sepse, siē dihet, gjuha shqipe, si tė gjitha gjuhėt popullore, pėrfshi dhe italishten nė mesjetė e deri vonė, kryente funksione thjesht komunikimi dhe pėrdorimi privat. Por, ndėrkaq, nė gjuhėt popullore ėshtė lėvruar edhe njė letėrsi e tėrė fetare didaktike, diturake, historike, etj., tė cilėn e dėshmon mė sė miri letėrsia italiane e mesjetės. Nė gjuhėn amtare, siē e dėshmon dorėshkrimi i T.Shkodranit, kanė shkruar vepra fetare-diturake edhe autorė shqiptarė. Kuvendet katolike tė Shqipėrisė sė Veriut, me qendėr Shkodrėn, ishin vatra tė kėsaj veprimtarie kulturore. Pikėrisht nė shekullin e XIII, nė kėto kuvende kishin filluar tė punonin priftėrinj tė urdhrave benediktine dhe franēeskanė. Njė nga kėta, mesa duket ka qenė edhe Teodor Shkodrani. Vepra e tij e zbuluar ėshtė bashkėmoshatare e veprave qė shkruheshin aso kohe nė Itali nė gjuhėn popullore. Nga mė pėrfaqėsuesit paraqitet "Cronica" e Salimben Adamit (1221-1287). Jemi nė mbarim tė mesjetės dhe nė fillim tė kohės sė re, njė shekull pėrpara se tė shfaqej Dante Aligeri. Madje Teodor Shkodrani e kryen veprėn e tij, mė 1210-n, plot njė shekull mė parė se Dantja tė mbaronte Purgatorin (1310). Lėnda e dorėshkrimit tė T.Shkodranit, me njė pėrmbajtje teologjike, filozofike dhe historike, ashtu siē na dėshmon zbuluesi ėshtė njė tregues tjetėr i rėndėsishėm qė paraqet vepra. Ajo na bėn tė mendojmė se vetėm njė gjuhė e lėvruar, e aftė dhe e pasur, mund tė trajtonte dhe tė pasqyronte tema dhe argumente aq abstrakte. Me sa duket, dorėshkrimi i Teodor Shkodranit vjen tė na e vėrtetojė kėtė realitet tė gėzueshėm. Mė aftėsi tė tilla pasqyruese e trajtuese, gjuha shqipe vihet nė njė plan dhe nivel evropian. Duam tė besojmė se jemi para njė feste tė kulturės shqiptare. Po bėhemi dėshmitarė tė njė momenti historik, kur nga thellėsitė e shekujve tė mesjetės po del nė dritė njė nga majat e ajsbergut tė qytetėrimit tonė tė lashtė.


__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:45.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.