Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Ekonomi & Biznes
Emri
Fjalėkalimi
Ekonomi & Biznes Diskutime, informacione, studime e probleme ekonomike tė ndryshme nga ekonomia shqiptare e boterore.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 25-09-08, 20:10   #1
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kriza financiare nė SHBA/Botė

Presidenti Bush flet para vendit pėr krizėn financiare




Zėri i Amerikės, Uashington
25-09-2008




Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka ftuar dy kandidatėt presidencialė dhe udhėheqjen e Kongresit nė Shtėpinė e Bardhė me shpresė se mund tė arrijė njė marrėveshje pėr tė ndihmuar sektorin financiar tė vendit i cili ėshtė nė krizė. Korrespondentja e Zėrit tė Amerikės, Pola Ulfson, njofton se Presidenti i bėri thirrje publikut qė tė mbėshtesė planin pėr shpėtimin nga kriza gjatė njė fjalimi tė pazakontė drejtuar kombit mbrėmė.

Presidenti thotė se ekonomia ėshtė nė rrezik dhe se duhet tė merren masa.

"Ne ndodhemi nė mes tė njė krize financiare dhe qeveria federale po reagon me vendosmėri".

Nė njė fjalim tė rrallė mbrėmė nga Shtėpia e Bardhė, presidenti u pėrpoq ta shpjegonte krizėn e ndėrlikuar financiare me fjalė tė thjeshta. Ai tha se problemi me tė cilin po pėrballet tani Uoll Striti, mund tė arrijė nė shtėpinė e ēdo amerikani.

"Mė shumė biznese mund tė mbyllin dyert e tyre dhe miliona amerikanė mund tė humbin vendet e punės. Edhe me njė histori tė mirė huamarrjesh, do tė jetė mė e vėshtirė tė marrėsh huatė qė nevojiten pėr tė blerė njė makinė apo pėr tė dėrguar fėmijėt nė universitet. Dhe sė fundi, vendi ynė mund tė kalojė nė njė rėnie ekonomike afatgjatė dhe tė rėndė".

Deri kohėt e fundit, presidenti Bush thoshte se ekonomia amerikane ėshtė e shėndoshė. Por tani, Shtėpia e Bardhė po pėrdor fjalė tė tjera pėr tė pėrshkruar gjendjen fiskale tė Amerikės duke thėnė se sistemi financiar ėshtė mjat i fortė pėr t'i rezistuar tronditjes sė tanishme tė tregut.

Por ilaēi pėr ekonominė e sėmurė do tė ketė njė ēmim shumė tė lartė. Administrata e Presidentit Bush kėrkon qė Kongresi tė miratojė njė paketė 700 miliard dollarėsh pėr tė blerė huatė e pashlyera qė kanė tani institucionet e mėdha financiare.

Tė gjithė pajtohen se diēka duhet bėrė. Por shumė ligjvėnės janė skeptikė tė ndajnė mėnjanė kaq shumė para pėr tė ndihmuar kompanitė private. Ata shqetėsohen gjithashtu t'i japin pėrgjegjėsinė pėr shpėrndarjen e fondeve vetėm njė personi, sekretarit tė thesarit Henri Polson.

Demokratėt si Bred Sherman nga Kalifornia ankohen se paketa ndihmon shumė institucionet financiare nė krizė, por jo qytetarėt.

"E vetmja gjė e sigurt ėshtė qė nėse e miratojmė kėtė projektligj, Uoll Striti do tė jetė i lumtur".

Megjithatė, kundėrshtimi mė i fortė duket se vjen nga konservatorėt e politikave fiskale brenda vetė partisė sė presidentit. Republikani Klif Sterns nga Florida ėshtė njė prej tyre. Ai thotė se plani do t'i ekspozonte taksapaguesit amerikanė ndaj rreziqeve tė mėdha financiare.

"Me kėto qė po bėn qeveria federale po rrezikon paratė e fituara me mund tė taksapaguesve pėr tė mbrojtur kompanitė e sektorit privat tė cilat pėrdorin strategji tė shkujdesura investimesh pa menduar pasojat".

Nesėr, Presidenti do tė bėjė fushatė me dyer tė mbyllura me planin e shpėtimit nga kriza financiare nė Shtėpinė e Bardhė gjatė takimit me udhėheqėsit e Kongresit dhe dy kandidatėt presidencialė tė dy partive tė mėdha.

Demokrati Barak Obama dhe republikani Xhon Mekejn po u bėjnė thirrje kolegėve tė tyre nė legjislaturė ta trajtojnė ēėshtjen duke lėnė mėnjanė dallimet partiake.

Nė njė deklaratė tė pazakontė tė pėrbashkėt me shkrim tė publikuar vetėm pak minuta para fjalimit tė Presidentit Bush, ata thanė se tė gjithė duhet tė punojnė sė bashku pėr tė parandaluar njė katastrofė ekonomike, siē u shprehėn ata.



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 25-09-08 nė 21:22
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:29.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.