Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-04-05, 09:38   #1
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Suzana e Shqiptarėve, mė e pėrkora e mbretėreshave

Suzana e Shqiptarėve, mė e pėrkora e mbretėreshave

Nga Philippe Delorme
"Point de vue"

Bashkėshortja e mbretit shqiptar Leka, mbretėresha pa kurorė, ka ndėrruar jetė para pak ditėsh. Ajo ishte 63 vjeēe. As i shoqi, as ajo nuk kanė pasur mundėsi tė hipin nė fron. Megjithatė ata e kanė realizuar tashmė njė pjesė tė ėndrrės sė tyre, duke u kthyer nė Tiranė, pas njė gjysmė shekulli tė mėrguar.

"Madhėria e Saj Mbretėresha Suzana, na la". Nė atė mbrėmje tė 17 korrikut, zėdhėnėsi i Familjes Mbretėrore nuk i pėrmban dot emocionet. Por, kush ishte kjo mbretėreshė e panjohur, pothuajse e papėrmendur nga Gotha? (Almanaku i Gotha-s, - shėn. i pėrkth.). A nuk e paskan humbur monarkistėt shqiptarė referendumin e 1997-ės, ku mblodhėn mė shumė se njė tė tretėn e votave? Njė referendum i denoncuar menjėherė nga pretendenti i Fronit, Leka I, i cili s'ka pranuar tė zhvishet nga titulli i tij e nga pretendimet.
Ai e konsideron veten tė jetė me tė drejta tė plota "Mbret i Shqiptarėve", qė prej vdekjes sė tė atit Zog I, mė 1961, kur njė pėrfaqėsi tė emigruarish politikė, e shpalli nė Hotel Bristol nė Paris.
Tetė vjet mė vonė, Leka njihet me njė australiane tė re 28 vjeēare gjatė njė darke nė Sydney. Ishte njė dashuri me shikim tė parė. Susan Barbara Cullen Ward, bija e njė pronari tė madh tokash, ka lindur nė Waverley, nė New South West. Ajo ėshtė shkolluar nė njė kolegj tė zgjedhur presbyterian pėr vajza nė Orange, njė prej instituteve mė elegante tė Australisė.
E apasionuar pas arteve, Suzana ishte gjithashtu njė tip mjaft sportiv, praktikonte tenisin dhe ekuitacionin (garat me kuaj).
Ky idil pati njė pėrfundim tė lumtur, nė Francė, mė 8 tetor 1975, me njė martesė civile nė bashkinė e Biarritz-it. Dy ditė mė vonė, nė Toledo, nė njė pritje madhėshtore u mblodhėn 8000 tė ftuar, pėr tė festuar me ēiftin e ri. Ndėrmjet personaliteteve shquheshin Duka i Madh Vladimir i Rusisė, Mbretėresha Feride e Egjiptit, Princi Michel i Francės dhe gjithashtu duka e dukesha e Cadix-it. Meqenėse Leka ėshtė musliman dhe Suzana anglikane, nuk u zhvillua njė ceremoni e mirėfilltė fetare, megjithėse u mbajtėn disa lutje ekumenike e rite fetare.
Mbasi u bė "Mbretėresha e Shqiptarėve", Suzana "pėrqafoi me pasion ėndrrėn e bashkėshortit tė saj pėr tė restauruar monarkinė", siē ka thėnė njė njeri shumė i afėrt i tyre nė mėnyrė artistike. Atėbotė "Vendi i Shqipeve" rėnkonte nėn diktaturėn mizore tė Enver Hoxhės dhe nuk shquhej asgjė qė tė bėnte tė mendoje fundin e kėtij makthi pa fund.
Atėherė fillon pėr Suzanėn njė jetė sakrificash e endjesh tė shpeshta, tė cilat s'kanė aspak lidhje me tregimet pėr princeshat e zanat e pėrrallave. Leka nuk kėnaqej me rolin e tij si pretendent i fronit. Ai shpreson tė marrė pushtetin duke pėrdorur armėt! (kundėr komunistėve). Pas kėsaj Familja Mbretėrore detyrohet tė largohet nga Spanja dhe gjen strehė nė Rodezi, pastaj nė Afrikė tė Jugut. Nė kėtė tė fundit, nė Sandtown, mė 26 mars 1982, lindi djali, Leka Anouar Zog Reza Baudouin, i vetmi princ trashgimtar i kurorės.
Mė 28 qershor 2002, Leka u rikthye pėrfundimisht nė vendin tė cilin e kishte lėnė mė 1939, nė moshėn dy-ditėshe. Nė krah tė tij, Suzana iu pėrkushtua detyrave tė saj. Qė prej disa kohėsh ajo kishte mėsuar shqip dhe vazhdoi t'ia pėrkushtonte kohėn pėrmirėsimit tė kushteve tė femrės - nė njė vend 70 pėr qind islamik - nė ndihmė tė fėmijėve pa pėrkrahje, dhe nė mbėshtetje tė projekteve sociale e kulturale. Duke merituar, me pėrkushtimin e saj, titullin e "mbretėreshės".
E dobėsuar qė prej disa muajsh pėr shkak tė njė kanceri nė mushkėri, Suzana u shua mė 17 korrik, nė orėn 19.10, nė rezidencėn e saj, nė rrethinat e Tiranės. Ajo ishte veēse 63 vjeēe.
"Ne nderojmė ndjenjėn e saj tė detyrės, ēiltėrsinė e saj, thjeshtėsinė dhe kurajon e saj," pėrfundon komunikatėn e shtypit kushėri i tyre, Skėnder Zogu, ku njoftohet ky lajm i trishtė.
Marrė nga "Point de Vue"
Nr.2923, 28 korrik - 03 gusht 2004,
viti 59 i botimit, Francė

Pėrktheu:
Neritan Kolgjini


Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:38.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.