Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 18-10-05, 02:00   #1
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim STUBLLA ME SHKOLLEN E PARE SHQIPE NE KOSOVE!

Stublla me shkollėn e parė shqipe nė Kosovė

Nga: Isak AHMETI, Stubėll
*
Shkolla shqipe e Stubllės ka njė traditė pesėshekullore. Edhe atėherė kur persekutimi i arsimit shqip nga autoritetet osmane ishte i ngritur nė sistem, nė Stubėll, fshat i Malėsisė sė Karadakut, qė shfaqet mė 1555 dhe nė njė defter osmano-turk, mė 1584 fillon tradita e arsimit shqip, i pari dhe i vetmi rast atėherė nė Kosovė, kurė edhe kishte funksionuar SHKOLLA E PARĖ.
* Kjo shkollė, siē shkruan edhe studiuesi i njohur Dhimitė S. Shuteriqi, ishte nė formė kolegji, i rangut tė njė istituti tė lartė ē`farė ishin zakonisht kolegjet fetare tė asaj kohe nė Evropė, e ku, perveq teologjisė, mėsohej filosofia dhe studioheshin klasikėt (shih: Dhimitėr S. Shuteriqi, Marin Beēikemi dhe shkrime tė tjera, Naim Frashėri, Tiranė 1987, fq. 92). Kjo Traditė e shkollės shqipe, e filluar pra qė nė vitin 1584 (shek. 16), do tė vazhdojė tė pėrforcohet dhe tė pasurohet veēanėrisht nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare Shqiptare, Kurė nė disa qendra tė njohura tė Kosovės si nė Prizren, Pejė, Gjakovė, Zym, Janjevė dhe Stubėll, pranė Kishave Katolike, do tė hapen dhe rihapen Shkolla shqipe duke u bėrė vatra tė njėmendėta jo vetėm tė arsimit dhe tėedukimit, por edhe tė lėvizjes sonė kombėtare.
*Edhe nė vitin 1846, nė kohėn e persekutimit masovik te stubllasve pėr ėn Turqi, funksiononte shkolla shqipe nė Stubėll. Kėshtu qė rreth kėtij persekutimi dhe shkollės shqipe tė Stubllės ekzistojnė me qindra dokumente (afro 6.000* vetėm nė Arkivat Shtetėrorė tė Austrisė, qė tashmu konsiderohen tė zbuluar dhe vetėm pjesėrisht tė studiuar). Ndonėse nė kohėn e kėtij persekutimi dhe martirizimi (1846-1848), i bėri pėr shkaqe fetare dhe kombėtare, pėr Fe dhe Atdhe, ajo mbyllet, por sėrisht hapet dhe funksionon mė 1872, 1888, 1891, 1896, kohė kjo kurė, e frymėzuar edhe nga Lidhja e Prizrenit (1878), do tė marrė hov levizja e jonė kombėtare pėr ēlirim nga Turqia. *
Ē`ėshtė e vėrteta, shkolla shqipe e Stubllės, nga studiues dhe autorė tė ndryshėm shqiptarė dhe tė huaj, nuk pėrmendėn vetėm mė 1584. Ajo pėrmendet tė data tė shumta si 1880, 1888 (shih: Dr. Fra Andria Nikiē, Stanje na Kosovu od 1840-1890 godine, Zbornik KACIC Split 1980, fq.21-22). Ajo pėrmendet edhe mė 1905, datė kjo shumė e rėndėsishme, kur Imzot Pashk Trokshi themelloi famullinė e Stubllės dhe famullitarin e atėhershėm tė Famullisė sė Letnicės, don Mikel Tarabulluzin, e emroi famullitar nė Stubėll, ndonėse veprimtarinė e tij tė gjithėanshme Dom Mikeli do tė ketė zhvilluar nė Stubėll dhe nė gjithė Malėsinė e Karadakut qė nga viti 1986 kurė qe emruar, nga Imzot Andre Logoraci, famulitarė i Letnicės.
*Mirėpo ē`ėshtė e vėrteta nė fillim tė shek. XX, po edhe ėm vonė kemi shkola shqipe edhe nė Gjakovė, Pejė, Ferizaj e Zllakuqan, ndėrsa si Shkollė e parė legale shqipe, dhe zyrtarisht e pranuar nga Austro-Hungaria dhe Imzot Pashk Trokshi, ėshtė ajo e stubllės e vitit 1905, me mėsuaesin Dom Mikel Tarabulluzi (1868-1933), pishtar i arsimit shqip nė Kosovė. Ndonėse kjo shkollė ishte pengesė pėr pushtuesit, ajo vazhdoi punėn e vet, ndėrsa Dom Mikeli, prift, mėsues dhe rilindas i madh dhe i dalluar, vazhdoi tė jetė i pėrndjekur. Megjithėatė, duhet thėnė se edhe deri nė vitin 1924 ai ishte i pėrndjekur dhe pėr kėto shkaqe dhe tė tjera kishte angazhuar tė vėllanė, Jakė Tarabulluzin pėr profesion mėsues, qė ta zėvėndėsonte nė shkollė, edhe qė ta strehonte nė Stubėll, sepse, si patriot dhe rilindas qė ishte, Jaku kishte marrė pjesė edhe nė Vlorė nė shpalljen e pavarsisė (1912).*
Dihet se shkollėn katėrklasėshe tė dom Mikelit do ta kenė ndjekur disa generata (shih: Isak Ahmeti, Shkolla e Parė Shqipe nė Kosovė, Shkėndija nr. 1-2, Prishtinė 1976, fq. 17). Sipas hulumtimeve qė janė bėrė, tė gjeneratės sė parė tė kėsaj shkolle, qė do tė punojė deri mė 1924 mbase edhe mė vonė, ishin: Toni Simonit, Lushi Sebės, Toni Ndout Martinit, Lluki Zefit Markut, Lush Gjonit etj. Tė gjeneratės sė dytė ishin: Jak Sedaj, Tade Ballabani, Makr Lorenci, Pal Koliqi, Gjon Andreja me shkokė, kurse nxėnės tė mėsuesit Jak Tarabulluzit ishin kėta: Kolec Ramaj, Gjergj Ramaj, Zefi Tomės (Ukaj), Luzi Bozhės (Ukaj), Shini Ndout Ukaj, Agėja e Sebės Gjergjit, Zinė Demaj, Tovi Tomės Sedaj, etj.
* Natyrisht mė tė dalluarit prej tyre do tė kenė qenė Lorenc Koliqi dhe Zef Ramaj qė mė vonė do t’kryejnė studimet pėr filozofi dhe toelogji. Nė kėtė shkolėl kanė mėsuar edhe nxėnės nga fshatrat e tjera tė Malėsisė sė Karadakut. Kėshtu psh aty do tė ketė mėsuar edhe Gjergj Berisha nga Terzijajt. Kurse sipas burimeve tė shumta del se Dom Mikeli udhėtonte nėpėr fshatrat e Malėsisė sė Karadakut jo vetėm pėr t’i kryer punėt pastorale, por edhe pėr t’i pėrhapur shėkndijat e arėsimit shqip si dhe idetė e Rilindjes Kombėtare Shqiptare dhe pėr tė kėrkuar qė t’i dėrgonin nxėnėsit nė shkollė.
* Duke u bazuar nė hulumtime dhe dokumente tė zbuluarar del se nxėnėsit e shkollės sė Dom Mikelit mėsonin jo vetėm gjuhėn shqipe, por edhe lėndėt e tjera: matematikėn, historinė, besimitn katolik dhe muzikėn, gjithashtu nė gjuhėn shqipe. Kuptohet vetvetiu se lėnda e gjuėhs shqipe ndahej nė kėndim (lexim) dhe bukurshrkim, kurse muzika ishte njė prej lėndėve mė tė pėlqyera, sepse qe nė fillim tė punės sė shkollės u organizza jo vetėm kori i shkollės dhe i kishės, por edhe shoqėria kulturore pėr recitim dhe shfaqje teatrale.
*Ėshtė me rėndėsi tė veēantė tė theksohet edhe fakti se Dom Mikeli üpėrdorte nė shkolėln e tij disa libra, qė edhe sot ruhen Muzeun e Shkollės, te Kisha e Vjetėr kushtuar Shėn Gjergjit, qė ėshtė shpallė monumnet i kutlurės shqiptare me aktvendimin nr. 02-258, tė dt.13.06.1978 nga Enti Krahinor pėr Mbrojtjen e Monumenteve tė Kulturės i KSAK nė Prishtinė, madje me urtinė e njė strategu tė provuar, ai ksihte organizuar, nėpėrmjet motres sė tij Agės, virgjėreshė nė Shkup, dhe me ndihmėn e Kate Cukalit, me prejardhje nga Shkodra, furnizimin me tekste shkollore nga Shqipėria. Kėshtu prandaj sipas Prof. Jak Mitės, nė vitin 1923 njė kontingjent librasha ksihte arritur nėpėr Qafė-Thanė, Strugė, Dibėr-Stubėll, kurse mė vonė edhe nėpėr Selanik, Manastir, Shkup-Stubėll. Dėrsa furnizimi me libra rridhte nėpėr kėto kanale, duket se andej nga mbarimi i vitit 1924 njė kontingjent librash i ra nė dorė policisė sė Jugosllavisė sė Vjetėr. Dhe pėr kėtė “shkelje” tė ligjit Dom Mikeli u arrestua dhe u burgos dhe 18 muaj u mbajt nė burg.
**** Pėr mė tepėr, Shkollėn Shqipe tė Stubllės, si kundėr edhe atė tė Prizrenit, Gjakovės, Pejės dhe Janjevės, e pėrmend edhe historiani i njohur anglez Noel Malcolm (shih: Noel Malcolm, Kosovoa, Koha Prishtinė 1998, fq. 195). Nė tė vėrtetė dokumentet dhe autorėt (I), qė flasin dhe shkruajnė pėr kėto data dhe tė tjera vetėm sa tregojnė dhe dėshmojnė pėr vazhdimėsinė e kėsaj shkolle, qė nga viti 1584 e deri nė ditėt e sotme kur gfunsionon shkolla fillore “Dom Mikel Tarabulluzi”, e hapur si shkollė katėr klasėshe, pas Luftės sė Dytė Botėrore, nė fitin 1950, ndėrsa nė vitin 1969/1970, falė mirėkuptimit dhe pėrkrahjes tė pakursyer tė Esat Kamberit, atėherė drejtor i shkolėls fillore “Emin Duraku” nė Gjylekar, hapet kalsa V-stė dhe VI-shtė e mė vonė edhe klasa e VII dhe VIII.
* Nderkaq me inzistimin dhe angazhimin e pakursyer tė autorit tė kėtij shkrimi, Kuvendi i Komunės sė Vitisė mė 1982 bie vendimin pėr pavarėsimin e shkollės Fillore tė Stubllės dhe pėr drejtor tė saj emnron Isak Ahmetin. Mė pas kėtė shkollė do ta udhėheqin (si drejtorė): Gjon Ballabani, Marjan Ukaj dhe Qeshk Sh. Ukaj, qė pėrmes njė angazhimi tė pakursyer dhe kontributi tė ēmueshėm, ndonėse me sakrifica tė mėdha veēanerisht tė kuadrit arsimor-edukativ, edhe nė kohėn e okupimit klasik serb, do tė mbajnė gjallė kėtė shkollė-vatėr e arsimit dhe edukimit tė gjeneratave tė reja tė kėsaj ane tė Karadakut.
*Krahas shkollės fillore “Dom Mikel Tarabulluzi”, nė Stubėll, ndonėse nė objektin e shkollės fillore, funksionon edhe ShM – Gjimnazi “Kuvendi i Lezhės”, punkti nė Stubėll, qė ėshtė themeluar, me 1991, me Aktvendim tė Ministrisė sė Arsimit tė Republikės sė Kosovės. Ndonėse pėr njė dekadė nė kushte tė rėnda okupimi, me sakrifica tė mėdha tė kuadrit arsimor-edukativ, pa ndonjė pėrkrahje tė mjaftueshme morale dhe materiale, ShM – Gjimnazi “Kuvendi i Lėzhės” punkti nė Stubėll, vazhdojė tė funksionoj me mjaft sukses edhe pas luftės sė fundit nė Kosovė. Ē’ėshtė e vėrteta, ShM- Gjimnazi “Kuvendi i Lezhės”, punkti nė Stubėll nė vitin 2001 do tė pėrballėt edhe me rrezikun e mbyllej nga autoritetet vendore, pėr ēka Kėshilli i fshatit Stubėll, nė fillim, fare nuk ishte i pėrgjegjshėm e i interesuar pėr fatin e kėtij punkti.
** Mirėpo, falė angazhimit tė pakurėsyer dhe aktualizimit tė kėsaj ēėshtjeje drejtpėrdrejtė nga ana e Dom Lush Gjergjit, Isak Ahmetit, Llukė Perės, Sarė Gjergjit dhe Ndue Ukaj, problemi arriti tė shtrohet deri nė instancat mė tė larta te vendorėt dhe ndėrkombėtarėt. Kėshtu qė mė 2.10.2001, pas njė takimi zyrtar edhe me z. Naim Rrustemi, atėherė bashkdrejtues nė Departamentin e Arsimit tė Kosovės, me njė urdhėresė-vendim special tė nėnshkruar nga Ed Brucke u konfirmua edhe njė herė vendimi (i pėrparshėm) pėr ekzistimin dhe funksionimin e mėtemjė tė ShM- Gjimanzit “Kuvendi i Lėzhės”, punkti nė Stubėll. Fatkeqėsisht kjo “lojė” e palogjikshme dhe gjithėsesi antikombėtare pėr mbylljen e shkollės sė mesme – Gjimnazit nė Stubėll u pėrsėrit edhe nė shtattor tė vitit 2003. *
Kėsaj rradhe nė krye tė kėsaj loje dolėn publikisht njerėzit e papėrgjegjshėm, madje edhe ndonjė pseudointelektual i vetmuar i Stubllės, por edhe tė Komunės. Mirėpo, fal angjazhimit tė sėrishėm tė Dom Lush Gjergjit, Isak Ahemtit, Llukė Perės, Sarė Gjergjit dhe zyrės Regjionale pėr Arsim nė Gjilan, problemi i ngrit deri te instancat mė tė larta, madje edhe te Ministria e Arėsimit, Shkencės dhe Teknologjisė nė Kosovė, e cila pas njė observimi tė gjithėanshėm tė kėtij problemi madhor me datėn 11.12.2003 mori vendim tė prerė duke e konfirmuar edhe njėherė arsyeshmėrinė e ekzistimit tė mėtejm tė ShM-Gjimanzit nė Stubėll, si paralele e ndarė e Gjimnatit “Kuvendi i Lezhės” nė Viti, prej nga deri mė tash kanė dalė 13 gjenerata maturantėsh, kurse gjenerata e 14 del nė qershor tė kėtij viti. Pėr mė tepėr nė shkollėn shipe tė Stubllės, vatėr e arsimit dhe edukimit ndėr shekuj, kanė mėsuar nxėnės, disa prej tė cilėve, mė vonė do tė bėhen personalitete dhe emra tė njohur jo vetėm nė rrafshin kulturor kombėtar, por edhe nė rrafshin kulturor ndėrkombėtar.*
Nė fund tė kėtij shkrimi se nė shenjė pėrkujtimi tė Shkolėls sė Parė shqipe nė Stubėll, pėrkatėsisht nė Kosovė, qė nga viti 1990 mbahen Takimet e Dom Mikelit, qė tashmė janė bėrė tradicionale dhe me kohė kanė marrė karakteristikat e njė manifestimi kulturorė gjithėkombėtar.

I) Biografi e pėrzgjedhur:

*e autorėve dhe shkrimeve pėr shkollėn shqipe tė Stubllės
*Anastazije Urosevic, Katolicka zupa Crne Gore... glasnik, SDN, knj. XIII, Shkup, 1934, fq. 163
Jashar Rexhepagiqi, Zvillimi i arsimit dhe i sistemit shkollor tė kombėsisė shqiptare... Prishtinė, 1970, fq. 48-52.
ISAK AHMETI, Shkolla e parė shqipe nė Karadak. Rilindja, 15.5.1970.
DEDĖ MIRDITA, Shkolla e Parė e Kreshtave tė Karadakut, Rilindja, 30 prill, 1-2 maj 1974.
JASHAR REGJEPAGIQI, Shkollat shqipe 1800-1908, Jehona nr. 7/1971 Shkup.
ISAK AHMETI, Shkolla e Parė Shqipe nė Kosovė, Shkėndija, nr. 1-2, Prishtinė 1976, fq. 17.
GJERGJ GJERGJI-GASHI, Stublla me shkollėn e parė shqipe nė Kosovė, Drita, nr. 3/1979, fq. 10; idem edhe nė: Drita, III, 1/1972, fq. 4-5,8.
DHIMITĖR S. SHUTERIQI, lėvrimi i shipės dhe shkolla shqiptare nė Kosovė gjatė shek. XVI-XVII, Rilindja, 12.4.1980.
FRA ANDRIJA NIKIC, Stanje na Kosovu od 1840-1890, Split, Zbornik Kacic, 1980 fq. 21-22.
SAFET KRIVAQA, Vatėr e arsimit me interes pėr kombin, Bota e re, 25 maj 1993.
ISAK AHMETI, Stublla em shkollėn e parė shqipe nė Kosovė, Bota e re, 1 tetor 1983
ENGJĖLL KOLIQI, Stublla e Karadakut-vatėr e parė e arsimit dhe shkollės shqiptare nė Kosovė, Bota e re, 15 shkurt 1984, fq. 19
GASPĖR GJINI, Skopsko-Prizrenska Biskupija kroz stoljeca Zagreb 1986 fq. 175.
R. RAJOVIC, Autonomija e Kosovės, Prishtinė 1978, fq. 145.
DHIMITĖR S. SHUTERIQI, Marim Beēikemi dhe shkrimet e tjera, Shb “Naim Frashėri” Tiranė 1987, f. 92.
ISAK AHMETI, Dom Mikeli, pishtar i arsimit nė Kosovė, Shkėndija, shtator 1990.
ISAK AHMETI, Nė Stublėll ishte shkolla e parė shqipe nė Kosovė, Shkėndija, nr. 2 tetor 1990.
SARĖ GJERGJI, Kush ishte Mikel Tarabulluzi, Shkėndija, 15 maj 1990.
ENGJĖL KOLIQI, Njė manifestim pėr disa jubile, Drita, nr. 3-4/1990, fq. 30.
FRAN GJERGJI, Stublla e Karadakut, vatėr e arėrėsimit kombėtar, Drita, nr. 56,7-10,11-12/1990, idem edhe nė KD, 10/16, 1993, fq. 14-17.
SARĖ GJERGJI, Shkolla e Stubllės, Urtia, Zagreb nr. 1/1994, fq. 69-73.
ENGJĖLL SEDAJ, Shkolla e parė shqipe dhe mėsuesi i saj Dom Mikel Tarabulluzi, Takimet e Dom Mikelit, (1990/92), Buletin, Botues Zyry e Famullisė nė Stubėll 1994, fq. 16-30.
JAK MITA, vėllėzėrit Dom Mikel e Jak Tarabulluezi, mėsues nė Stubėll, Dom Mikel Tarabulluzi, Takimet e Dom Mikelit, (1990/92), Buletin, Botues Zyry e Famullisė nė Stubėll 1994, fq. 30-34.
ISAK AHMETI, Kisha – pishtare e arsimit nė Kosovė, Kosova 1996, fq. 95-102.
ZEF MIRDITA, Krishterimi ndėr shqiptarė, MKSH nė Zagreb, Prizren Zagreb, 1998, fq. 328.
NOEL MALCOLM, Kosova, Koha, Prishtinė 1998, fq. 195.
E KOLIQI, Stublla po bėhet njė tempull i arsimit dhe i kulturės sonė kombėtare, Bota sot, 26 gusht 2001, fq. 28.
ENGJĖLL SEDAJ, Shqiptja arbėrore, fsh, Dardania Sacra, Prishitnė 2002, fq. 271-286.


doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 14-05-11, 13:49   #2
hawk
 
Anėtarėsuar: 12-07-07
Postime: 592
hawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: STUBLLA ME SHKOLLEN E PARE SHQIPE NE KOSOVE!

Shkolla e Stublles ne shek. XIX, sipas te sipercituarit N. Malcolm (Kosovo. A short history), i organizon mesimet ne gjuhen italiane. Fatkeqesisht Malcolm nuk na tregon dot se cila ishte kjo italishte: akoma ne kete periudhe mbi 90% e popullsise se Papatit eshte analfabete dhe, nga te shkolluarit, ato qe flasin italisht jane vetem 2,5%.

Sidoqofte, meqenese citohet Malcolm, duhet te merret para sysh se shkolla nuk eshte shqipe edhe pse ndodhet ne nje territor shqiptar ose frekuentohet nga shqiptar. Gjuha e mesimeve ne shkollen e Stublles, tipari kryesor i percaktimit te shkolles shqipe, nuk koincidon me gjuhe shqipe.

Mos do te na tregoni se klasiket helen dhe romak ishin perkthyer ne shqip dhe lexohesin e mesoheshin ne shqip? Nese po, perse Bibla perkthehet vetem ne 1994? Perse Kristoforidhi ortodoks, me ndihmen e protestanteve britanik, e perkthen i pari ne gjysmen e shek. te XIX dhe e boton pikerisht ne Stamboll?

Vetem fakti qe mesoheshin klasiket eshte deshmi e perdorimit te latinishtes. Fundja kjo ishte gjuha kishtare dhe e vetmja e tolerueshme pas Kundereformes, qe rastesisht perkon me ato vite kur u hap shkolla e Stublles.

Abetarja e pare shqipe eshte ajo e Naum Veqilharxhit, qe nuk e dinte nga i binte ne harte Stublla. Jo me te mesohet ne shqip qe ne shek. e XVII. Me cfare shqipeje? Cfare gramatike? Cfare abetareje? Perse asnje nga citimet e mesiperme nuk flasin rreth materialit mesimor shqip te shkolles?
Eshte e lehte te thuhet u hap nje shkolle shqipe ne shek. e IV para K., por jane djegur librat dhe nuk kemi dokumente, sidoqofte ka thene "x" se aty mesoheshin klasiket.

E sa per martirizimet me mire te mos flasim sepse ato lidhen thjeshte me kunderpergjigjen, jo vetem shqiptare (pra, te te gjitha sundimeve osmane edhe jashte Ballkanit), ndaj reformave perendimore (centralizuese, industrializuese, modernizuese) te Portes se Larte: behet fjale per Tanzimatin, vitet '40 e ne vazhdim.

Eshte historikisht e njohur qe Tanzimati permbante edhe te drejten e barazise se shtetasve, pra te krishte dhe jo, ne shtetin osman. Eshte gjitashtu e njohur qe kryengritjet u nxiten, u kerkuan, u mbeshteten, nga kreret lokal - po i quajme zoterinjte e pasur te tokave dhe familjet e tyre te integruara ne politiken osmane - ne shumicen absolute te rasteve me perkatesi fetare islame. Vetem neper disa malesi, per shkak te humbjes se autonomise se Venomeve, pati disa kryengritje. Ne Kosove reagimi ka qene sigurisht i krereve musliman. As nuk u luftua per fe e aq me teper per atdhe. Ishte ende heret te luftohej per atdhe. Pastaj perse te luftonin per fe kur reforma e Tanzimatit barazonte juridikisht te drejtat e minoriteteve fetare, duke i hapur rruge jomuslimaneve edhe ne adminsitrate publike e keshtu me radhe.

Edhe ne Lidhjen e Prizrenit shqiptaret deklaronin besnikerine ndaj Portes. Do te jete Sami Frasheri, qe nuk kishte studjuar ne Stubell, me botimin e vepres se tij madhore (nga Stambolli) ne vitin 1899, ai qe do te hedhi bazat e platformes politike te shqiptareve, pra te atdheut politik.
Kisha katolike e Stublles ose e Romes, nuk njeh dhe nuk ka si te njohe konceptin e atdheut, sepse eshte mbikombetare, universale, ashtu si vete Krishti e feja e tij.

Lerini pra keto perrallat e shkolles shqipe e miteve te tjera, sepse mitet qe kemi na mjaftojne, ose, te pakten, jane me "historik", me nacionalist. Kjo ceshtja e "shkolles shqipe" se Stublles, pervec komicitetit te shkrimit te mesiperm te bazuar ne citime qe nuk vertetojne pohimet e autorit, bie pak ere mercenarizmi fetar. Te pakten, histori nuk ka. Nese mungon shkenca, ngelet emocioni, por ky nuk verteton asgje pervec deshirave te atij qe shkruan.

Per me teper, shkrimi eshte i ngjashem me ate te Sare Gjergjit, ky i fundit ngjason me nje shkrim qe ka emer tjeter e keshtu me radhe. Se te themi, propagande uniforme me nje qellim. Meqenese ka kaq shume te dhena perse te gjitha shkrimet jane thuajse identike?

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga hawk : 14-05-11 nė 13:52
hawk Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:37.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.