Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 24-10-05, 21:59   #1
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim KRONOLOGJIA SHQIPTARE

Kronologjia e ngjarjeve qe nga 360 para Krishtit deri me sot.


( shėnime historike ) Gjush Sheldija (1902 - 1976)

Shkodėr, 1957-1958


K R O N O L O G J I A
Nga legjendat:


Pellazgėt themelojnė Dodonėn.

Kelkėt themelojnė Ulqinin.

Pirro Neoptolemi, i biri i Akilit, bahet mbret i Epirit dhe themelues i dinastisė sė Paridėve.

Heleni, i biri i Priamit, themelon Butrintin.

Kliniku, i biri i Hyllit, mbret ilirėsh, u ēon 72 anije grekėve pėr rrethimin e Trojės.

Enea zbret ndėr brigje t'Epirit, nė Butrint.

Selėt ruejnė orakullin e Dodonės.

Tre vllazen ngrehin kėshtjellėn Rozafat nė Shkodėr.
Nga historia:
635 para Krishtit - Gorgi, i biri i Ēipselit, me korēirasit themelon Artėn.
627 para Krishtit - Korēirasit themelojnė Durrėsin; ma vonė Korinthasit themelojnė Himarėn, Pojanin e Qerfozin.
- Dionizi i Sirakuzės themelon Lezhėn
600-550 para Krishtit - Segovezi, prijėsi i Galėve, pushton Epirin.
435 para Krishtit - Durrėsi dhe Arta, sė bashku me korintas e taulantė luftojnė kundėr korēirasve.
- Galėt pėrshkojnė dhe grabisin Ilirinė.
- Lekė Mollosi sundon n'Epir.
350 para Krishtit - Disa fise ilire mėsyjnė Filipin e Maqedonisė, i cili i then.
356 para Krishtit - Agroni shtron Epirin dhe merr Qerfozin.
356 para Krishtit - Lindė Leka i Madh.
356 para Krishtit - Bardhyli, mbret i ilirėve mėsynė Maqedoninė.
355 para Krishtit - Lufta me "Lidhje".
336 para Krishtit - Leka i Madh hypė nė fron.
334 para Krishtit - Tė bijtė e Bardhylit, Kliti e Glauku ēohen kundra Lekės sė Madh.
326 para Krishtit - Vdes Lekė Mollosi.
326 para Krishtit - Vdes Leka i Madh.
305 para Krishtit - Pirroja nė luftė t'Ipsit kundėr Dhimitėr Poliorcetit.
287 para Krishtit - Pirroja mund romakėt e Kartagjenasit pushtojnė "Magna Greacia", Lybien. Pirroja themelon Berenicen (Prevezen).
280 para Krishtit - Pirroja mund romakėt nė Herakle.
279 para Krishtit - Pirroja nė krye tė ushtrisė greko-siēiliane kunder Kartagjenasve e Mamertinėve.
275 para Krishtit - Lufta nė Benevent.
272 para Krishtit - Vdekja e Pirros n“Argos. Vijnė mbas tij Leka, Pirroja II e Ptolemeu.
250 para Krishtit - Ilirėt fitojnė pavarėsinė nėn Glaukun, mbas tij vjen i biri Pleurati.
- Agroni pushton Epirin, Qerfozin e lufton kundėr "Lidhjes etolike".
- Shkodra kryeqytet i Ilirisė.
232 para Krishtit - Teuta sundon Ilirinė nė emėn tė Pineut
230 para Krishtit - Teuta shtron ishujt e Dalmacisė e tė Liburnies. Teuta pushton Durrėsin dhe Qerfozin. Teuta pret krenarisht tė derguemit romakė, C. Junius dhe L. Coruncanius; ky i fundit vritet nė kthim.
229 para Krishtit - Ilirėt luftojnė kundėr romakėve qė duen me i pushtue.
228 para Krishtit - Roma i shpall luftė Teutės.
221 para Krishtit - Vdes Teuta; Dhimitri pushton krejt Ilirinė e romakėt vejnė Pineun.
220 para Krishtit - Ilirėt shklasin pėrsėri Maqedoninė.
219 para krishtit - Etolianėt mėsyjnė Epirin e rrethojnė tempullin e Dodonės.
216 para Krishtit - Dhimitri pushton Vlonėn e tjera qytete tė Ilirisė.
205 para Krishtit - Paqja e Durrėsit.
200 para Krishtit - Fillojnė luftat kundėr Ilirisė.
198 para Krishtit - Genci hypė nė sundim.
168 para Krishtit - Genci ndryhet nė Shkodėr dhe dorėzohet nė Medeon (Medun). Iliria dhe Epiri provincė romake.
167 para Krishtit - Vdes Genci n“Iguvium (Spolet) Itali.
153 para Krishtit - Kryengritja e madhe ilire nėn kryesinė e trimit Bato qė zgjati 6 vjet.
83 para Krishtit - Vlona qendėr shkencash; kėtu kryen mėsimet Oktaviani.
48 para Krishtit - Mark Antoni zbarkon nė Nymphaeu (Shėn Gjin) del nė Lezhė nė ndihmė tė Pompeut.
II. 48 para Krishtit - Mark Antoni pushton Lezhėn.
31 para Krishtit - Oktaviani themeloi Nikopolin (Prevezen).
- Lindja e Jezu Krishtit
59 mbas Krishtit - Sh'Pali pėrshkon Ilirinė dhe Epirin me Maqedoni dhe Sh. Ndreu nga Akaja kalon n'Iliri.
98 mbas Krishtit - Vdiq i martirizuem Sh“Asti, ipeshkėv i Durrėsit.
178 -193 mbas Krishtit - Shėn Eleuteri epirotas, Papė shqiptar.
267 mbas Krishtit - Gotėt shklasin Ilirinė.
Shek. III mbas Krishtit - Martirizimi i Shėn Izaurit dhe i Inoēentit athinas nė Pojan sė bashku me Bardhin e Porozvinin e Herminin pojanas.
287 mbas Krishtit - Vizigotėt pėrshkojnė Ilirinė.
282 mbas Krishtit - Probi, peranduer romak dhe fis iliras, nėnshtron Gotėt n'Iliri.
283-296 mbas Krishtit - Karli Papė, nga Salona e Ilirisė.
3.II.316 mbas Krishtit - Martirizimi i Shėn Vlashit nė Sebaste t'Arbėnit.
III.320 mbas Krishtit - Martirizimi i 40 martirėve nė Sebaste t“Arbėnit.
368 mbas Krishtit - Sundon Valentiniani, i fisit Iliras. Valentiniani dekreton ligjin qė populli i vogėl i krahinės iliriane tė ketė nga njė "defensor plebis" (Mbrojtės).
370 mbas Krishtit Krishtėnimi i pėrhapun gjithkund nėpėr Shqipni dhe i organizuem plotėsisht.
374 mb. Kr. Kuadėt e Sarmatėt shklasin Shqipninė.
376 mb. Kr. Gotėt me leje tė Arkadit bijnė nė Epir.
387 mb. Kr. Shkodra Seli Arqipeshkvnore.
395 mb. Kr. Iliria bahet krahinė romake e thirret Praevalitane.
395 mb. Kr. Shqipėria nėn mbreten romakė tė Bizantit, sundon Honori.
396 mb. Kr. Durrėsi metropol i Ilirisė.
Shek.IV-Shėn Donati ipeshkėv i Evoresė n'Epir (kohėn e Theodozit tė Madh). Shėn Prokuli e Shėn Martiri (kohen Liēinit) nė Ulpianėn e Dardanisė-Iliri.
402-417- Rufi, ipeshkėv i Salonikut, sundon dioqezet e Ilirisė dhe t'Epirit.
30.IX. 420-Vdekja e Shėn Jeronimit, iliras nga Stridonja.
431- Imzot Senecioni, Arqipeshkėv i Shkodrės merr pjesė nė Konēilin e Efezit.
481- Ostrogotėt rrethojnė Durrėsin. Njė pjesė Shqipnie nėn Teodorikun.
493- Justiniani, sundon pėr do kohė nė Ballkan. Nė Epir ngrehė kėshtjellėn dhe ndėrton njė akuedukt.
Shek.V- Shėn Niēeta, ipeshkėv nė Remezianė (kohėn e Shėn Paulinit nga Nola.
553 - Justiniani, me fis iliras, dėbon Ostrogotėt nga Iliria.
600 - 650 - Serbėt, mandej Kroatėt dynden nė Shqipni.
601 - Shkodra seli ipeshkvnore.
640 - 642 - Gjoni IV papė iliras nga Dalmacia.
687 - Kononi papė nga Thrakja.
920 - Simeoni car i Bullgarėve shtrinė sundimin deri nė Butrint, Himarė e Vlonė.
990 - Samueli i Bullgarisė pushton Durrėsin.
Shek.XI - Normanėt, tė primė nga Robert Guiskardi e i biri i tij Boemundi, pushtojnė Shqipninė.
1019 - Bizantinėt i thėrrasin shqiptarėt albanoi, fis tė cilin e pėrmend Ptolemeu mė 150 mbas Krishtit.
1050 -1080 - Shqipnia e Veriut nėn Serbinė.
1081 - Durrėsi, Vlona, Janina dhe Shkupi nė dorė tė Normanėve.
1085 - Venecianėt mundin Normanėt afėr Butrintit ku vdiq Guiskardi. Bizantinėt prapė pushtojnė Shqipninė, por Durrėsin dhe pak qytete.
1094 - Emni Albanoi pėrmendet ndėr kombe perėndimore.
1110 - Thema Dyrrachion provincė nė vedi me kryeqytet.
1180 - Mbreti serb Stefan Nemanji, pushton Durrėsin.
1185 - Guljemi II norman, merr Durrėsin, Shkodrėn, serbėt zaptojnė Shqipninė.
1202 - Mėhill Ejlluer Komneni pushton Epirin.
1210 - Venediku pushton Durrėsin e brigjet e Detit Adriatik.
1215 - Theodor Ejllori qet venedikasit jashtė Shqipnie.
1218 - Abati Pjeter Dokne asiston nė themelimin e Kishės sė Shirqit.
1218 - 1241- Jovan Ahseni II Car i Bullgarėve pushton Shqipninė e Eperme.
1240 - Themelimi i Kuvendit Franēeskan tė Lezhės.
1245 - Mbahet Konēili i Lionit.
1259 - Mėhill Ejllori i jep sė bijės, Helenė, si pajė Vlonėn, Janinėn, Beratin, Durrėsin dhe Qerfozin.
1271 - Mėhilli II dhespot n'Epir.
1272 - Karl Andoni merr Durrėsin dhe Beratin.
1272 - Themelohet Kisha e Shėn Rrokut.
1274 - Durrėsi rrenohet prej termetit.
1330 - Stefan Uroshi II pushton Shqipninė e mesme dhe Epirin. Vdiq n“Uri i Lumi Franēesk.
1288 - Franēeskanėt ngrehin sė parit Kuvendin e tyne nė Shkodėr.
1290 Helena e Rashės nderton kishėn e Shirqit
9.IV.1302 - Me urdhėn tė Senatit tė Venedikut lirohet Ambasadori i Turqisė i arrestuem nė Lezhė nga proveditori i atij qyteti.
1304 - Filipi, princ i Tarantit merr Durrėsin.
1312-1318-Shqiptarėt lidhen me Filipin e Tarantit kundra Uroshit II e e ngushtojnė nė Shkup me i dhanė liri.
1319 - Shqiptarėt e veriut hidhen kunder Milutinit dhe me armė nė dorė nxjerrin disa tė drejta tė mohueme deri atėherė.
1336 - Kryengritje kundėr Car Dushanit.
22.I.1346 - Kunorėzimi i Car Dushanit.
1346 - Ndėr dokumentat e Klementit VI pėrmendet Katedralja e Shkodres.
1358 - Pjetėr Loshė Mazrreku dhespot i Nartės.
1358 - Nisė sundimi i derės sė Balshajve.
1361 - Vdes Balsha I
1361 - 1401 - Tė bijtė e Balshės I pushtojnė Republikėn e Tivarit dhe vejnė selinė nė Shkodėr.
1363 - Karl Topia pushton Durrėsin dhe mbytė Niceforin.
1370 - Balshajt pushtojnė Kaninėn dhe Vlonėn.
1372 - Balshajt u marrin serbėve Pejėn, Prizrenin, Ohrin dhe Kosturin.
1375 - Gjin Bue Shpata pushton Morenė e bahet sundues i saj.
1383 - Balshajt pushtojnė Durrėsin.
1385 - Otomanėt qesin Balshajt jashta Durrėsit ku hyn Karl Topia. Vdes Balsha II i mbytun.
1389 - Gjergji II Balsha ikė nė Ulqin e Tivar.
1392 - Turqit duken pėr herė tė parė nė afėrsinat e Shkodrės. Venedikasit marrin Durrėsin prej Gjergj Topisė.
1393 - Niketė Toia nė Krujė.
1393 - Dukagjinasit pėrmendėn si derė sunduese.
1394 - Ndertohen tė parat saranxha nė kėshtjellėn Rozafat.
II.1395 - Gjergj Strazimir Balsha i shfaqė dishirin Venedikut me i lėshue Shkodrėn.
IV. 1396 - Gjergji II Balsha then Radiq Cernojeviqin e Malit tė Zi. Gjergji II Balsha ia shet Shkodrėn e Drishtin Venedikut. Venediku pushton Shkodrėn.
21.VI.1399- Meremetime nė kėshtjellė tė Lezhės. Vdes Gjin Bue Shpata. Vjen mbas tij Maurik Bue Shpata, dhespot nė Nartė. Venediku merr Vlonėn, Butrintin dhe Pargėn.
1401 - Venediku merr masa mbrojtėse nė kėshtjellė tė Shkodrės.
2.II.1403 - Gryka e Bunės forcohet nga Venediku. Maurik Bue Shpata qet grekėt jashtė Janine.
6.V.1403 - Nga sundimtari venedikas merrėn masa mbrojtėse pėr Shkodrėn.
1408 - Helena Balsha dhe Strazimir Balsha zgjedhin kontin Topia si arbiter pėr ēashtjet e linduna nė mes tyne dhe Venedikut.
1409 - Shkodra ēohet me armė kundra Venedikut. Venediku ēon ushtri pėr mbrojtje tė Shkodres dhe t'Ulqinit nga kercnimi i turqve.
1412 - Lindja e Gjergj Kastriotit nė Krujė.
1422 - Mbahet Konēili i Kostancės.
1418 - Karl Toēi mbytė Maurik Bue Shpatėn e bashkon dhespotatin e Janinės e t'Artės.
1419 - Gjon Kastrioti, princi i Krujės mundet prej Evrenoz Pashės tė cilit i jep peng kater bijtė.
31.I.1430 - Humanisti shkodran Gjon Gazulli merr doktoratėn n'Universitetin e Padovės. Venediku ēon fuqi tė reja pėr mbrojtjėn e Shkodrės e t'Ulqinit nga turqit.
1431 - Janina bie nė duer tė turqve.
1434 - Shqipnia Veriore ēohet nė luftė kundėr Turqisė.
1443 - Skanderbegu largon Turqit nga Sfetigradi
1.III.1444 - Lidhja e Lezhės ku marrin pjesė edhe Dukagjinėt, Shpatėt, Dushmanėt, Altisferėt e Dejės, Arianitėt, etj.
12.VII.1445- Skanderbeu i shpallė luftė Sulltan Muratit II.
1447-Skanderbeu, mbas luftės me Venedikun, xen rob nė Mirditė Mustafė Pashėn.
22.VI.1449 - Skanderbeu ban paqe me Venedikun. Skanderbeu then Muratin II. Zjarr i madh n'Shkoder qė mbėrrin deri nė dyert e kėshtjellės.
II.1452 - Pal Dukagjini shpėrblehet prej Venedikut me merita patriotike.
1453 - Skanderbeu then Hamza Kastriotin e Mois Golemin.
4.I.1454-Sundimtarėt venedikas mblidhen nė Durrės pėr tė bisedue mbi masat mbrojtėse dhe fortifikuese kundėr Turqisė dhe shtrohet se si me i ndihmue Skanderbeut.
6.II.1453-Rektori i pėrgjithshėm venedikas urdhėnohet me bashkue forcat me Skanderbeun kunder turqve.
1459- Skanderbeu shkon nė ndihmė tė Ferdinandit t'Aragonės nė Bari.
1460-1461-Skanderbeu kthehet me vrull nga Italia dhe mund katėr ushtri turke njena mbas tjetrės.
1461-Bahen fortifikime nė kėshtjellėn e Shkodrės.
1462-Formula e Pagėzimit.
VIII.1463 - Skanderbeu then ushtritė turke afėr Ohrit.
1464-Afėr Gurit tė Bardhė Jakup Pashė Arnautin Skanderbeu e then dhe e mbytė.
1466 - Skanderbeu then ushtrinė turke i primė prej Ballaban Badėr Pashės qė mbet vdekun n'at luftė.
1467-Skanderbeu then sulltan Mehmetin dhe e ngushton me dalė prej Shqipnie i koritun. Mblidhet Kuvendi II i Lezhės.
I.1468-Vdes nė Lezhė Gjergj Kastrioti, Skanderbeu. Imzot Pal Ejllori, Arqipeshkėv i Durrėsit merr sundimin e Shqipnisė.
17.V. 1474 - Qarkimi i parė i Shkodrės nga turqit, sundimtar Anton Loredani.
20.6.1478-Turqit pushtojnė Krujėn dhe mbysin Kontarinin dhe Lekė Dukagjinin. Mbas njė lufte tė rreptė Lezha bie nė dorė tė turqve.
1479 - Shkodra nė dorė tė turqve tė cilėt bajnė lidhje me Venedikun.
1480 - Pushtimi i plotė i Shqipnisė nga turqit.Sulltan Mehmeti del n' Otranto.
1481 - Gjon Kastrioti II pushton shumė vende tė Shqipėnisė me ndihmėn e himariotėve.
1481 - 1492 - Mergimi i shqiptarėve nė Siēili (Itali).
1488 - Gjon Kastrioti mundohet me i dėbue turqit nga Shqipnia.
1493 - Themelimi i ma sė parės shtypshkronjė n'Obot afer Rijeke, ma e para nė Ballkan.
1499 - Fr. Bernardini, frat shkodran, i shkruen Senatit tė Venedikut tue e lutė tė formonte njė ushtri e tue bashkue me forcat shqiptare nėn urdhėnat e Skanderbeut tė ri, tė birit tė Gjergjit dhe me pjesėmarrjen e Dukagjinasve, t“u forcojshin nė Lezhė e prej andej me mėsye Shkodrėn dhe Krujėn.
1501 mb. Kr.- Durrėsi nė dorė tė turqve.
1503 - Kanė fillue luftat e papreme tė shqiptarėve kundėr turqve.
1504 - Gjergji Negro, ambasador i Venedikut nė Stambollė, cakton kufijtė e Shqipnisė sė Veriut dhe ato t'Ishullit tė Lezhės.
1505 - Ishulli i Lezhės bie nė duer tė Turqve.
1545-47 - Mblidhet Konēili i Trentit.
1555(5.I.) - Del nė dritė "Meshari" i Gjon Buzukut.
1566 - Lindė Dom Pjetėr Budi nga Guri i Bardhė.
1571 - Turqit marrin Ulqinin e Tivarin.
1572 - Shqiptarėt ēohen kundėr Turqisė. Ibrahim Pasha i Pejės ēohet kundėr Turqisė.
1577-Kryengritje e madhe dhe lufta kundėr Turqisė nė Shkodėr te Lama e Spahijve. Vendosja si sundimtar vendas e Begollejve tė Pejės.
1583 - Franēeskanėt kanė pesė kuvende; nė Rubik, Lezhė, Sebaste, Kep tė Rodonit dhe nė Memel (Hajmel apo Mėnelė).
1592 - Kryengritje e pėrgjithshme nė Shqipėni.
23.7.1602 - Mbledhje e madhe nė Sh'Llezhdėr tė Mirditės ku marrin pjesė 2656 krenė dhe kėrkojnė lidhje me Venedikun kundėr Turqisė dhe mbrenda tri ditėve mblidhen 100.000 luftėtarė, por Venediku nuk bėzanė.
1606 - Lindė nė Sapė Frang Bardhi, shkrimtar dhe autor i njė fjalori nė gjuhėn shqipe.
1607 - Njė tjetėr kryengritje popullore kundėr Turqisė.
1614 - Hoti, Kuēi e Shkreli lidhin besėn kundėr Turqisė dhe rrokin armėt pėr liri.
1621 - Imzot Pjetėr Budi organizon njė kryengritje kundėr Turqisė ku marrin pjesė 300.000 vetė.
1623 - 38-Fiset e Kelmendit ēohen kundėr Turqisė dhe thejnė Sulejman Pashėn. Me tź bashkohet edhe Kuēi.
1624 - Martirizimi i Dom Mark Kishaj, famullitar i Shkodrės.
1630 - Lindė Imzot Pjetėr Bogdani, nė Gur tė Hasit tė Thatė tė Dukagjinit.
1626 - Imzot Frang Bardhi nė Venedik i pėrgjigjet Imzot Gjon Tomak Maranoviqit, tue mbrojtė shqiptarizmin e Skanderbeut.
1638 - Hoti ēohet nė luftė kundėr Turqisė.
1644 - Franēeskanėt misionarė P. Pali nga Mantova dhe P. Salvatori nga Affida, qenė mbytė e hjedhė nė Cem. Ai vend sot quhet Pellgu i Fratit. Mbytė me thika.
1648 - P. Ferdinandi nga Albisola e P.Jaku nga Sarnane, misionarė franēeskanė, ngulun mbi huj pėr fe nė Pazar tė Shkodres nga Turqit. P. Ferdinandi ndei gjallė tri ditė tue predikue.
1645 - Kelmendasit qesin jashtė Turqit.
1674 - Dom Nikollė Vladanji thotė meshėn e parė nė Kishėn e Pdhanės. Me 1693 bahet ipeshkėv i Lezhės.
1687 - Kelmendi e Kuēi dhe Himarjotėt ēohen kundėr Turqisė.
1696 - Mbarė krahina e Hotit lufton kundėr Venedikut pėr ēėshtjen e Ulqinit.
1698 - P. Filip Shkodra ēelė shkollė nėfamiljen Kamsi, nė Shkoder.
1699 - Kelmendi nė luftė kundėr Turqisė, bashkohet me tź Ulqini e Tivari.
1700 - Imzot Anton Zezaj (Negri), ipeshkėvi i Shkodres, vjerrė nė konop pėr fe nė pazar - Teqe.
1700 - Klementi XI Albani Papė shqiptar i lindun n'Urbino.
1703 - Konēili i Parė Shqiptar nė Mėrqi i kryesuem nga Imzot Zmajeviqi, arqipeshkėv i Tivarit.
1718 - P. Antoni nga Sora, franēeskan, varė nė konop pėr fe, afėr Shkodre.
1739 - Malėsorėt e Mbishkodres vrasin Mahmut Pashė Begollin prej Peje.
1740 - Zi e madhe buke nė tė gjithė Shqipėninė. Don Karlo i Napolit dergon grunė. Ēmimi: Njė kalė arrinė 16.000 aspra, ēeniku i orizit 40 oka e djathė 40 aspra dhe oka e mishit 20 aspra.
1743 - Dom Gjon Nikollė Kazazi boton librin e tij.
1745 - Pėrmendėn nga rregjistri i Imzot. Pal Kamsit kėta lagje dhe rrethe tė Shkodres, Tophana, Rėmaji, Kazena, Sh'Lavrendi, Qafa, Kishaj, Zarufa, Shiroka dhe Kepi i Madh.
1747 - Kryengritje e madhe kundėr Turqisė.
1755 - Ēaushollajt qiten jashtė Shkodre.
1764 - Themelohet nė Shkodėr shoqnia e Shėn Andout.
1769 - Mehmet Pashė Plaku i Derės Bushatlijve emnohet sundimtar i Shkodrės.
1775 - Pėr tre muej rresht shi i madh e dame tė panumėr sidomos nė Pult, Shosh, Nikaj- Mertur, Selcė, Drisht. Shkodra u mbyt n'ujė. Dom Jak Tanushi Zorba, nderton Kishėn e Shkrelit. Mehmet Pasha me tė birin e me 15.000 ushtarė niset me zhbi Kuēin.
1778 - Mustafė Pasha shkon nė More e vdes.
1779 - Prej 6 Kallnorit deri me 29 prill asnjė pikė shi dhe u bā korrje e ganishme.
1784 - Pazari i Shkodrės mbushet me drithė dhe ēmimi qė ishte prej 3000-2400 aspra huni, ra nė 1500-1200 dhe ky bollėk vazhdoi deri mė 1789.
1786 - Kara Mahmuti then ushtrinė turke qė kishte ardhė me rrethue Shkodrėn.
1787 - Kara Mahmuti pajtohet me Mirditė.
1787 - Imzot Gjergj Radovani shuguron ipeshkėv Imzot Frano Borcin, prift shkodran, nė kishėn e Shėn Mėrisė Magdalenė.
1787 - Nė qafė Dardhė xehet nė befasi dhe i pritet kryet Kara Zeqir Pashės, Vezir i Rumelisė prej anmiqve tė tij.
1887 - Mahmut Pasha me sulm del e zbret nga kėshtjella ku ishte ngujue, then ushtrinė qarkuese, vret Mehmet Pashė Ēaushollin dhe ndjek ushtrinė boshnjake deri nė Kotorr.
1787 - Mehmet Pashės i pritet kryet.
IV. 1788 - Vritet Tahir Agė Juka dhe i biri i kapidan Pashė Shpuzės, anmiq tė Mahmut Pashės.
1788 - Mbėrrijnė nė Shkodėr tre delegatė tė Zefit II t'Austrisė dhe ndryhen nė kėshtjellė pėr bisedime me Mahmut Pashėn.
1788 - Tė pėrcjellun prej besnikėve tė Mahmut Pashės,tre delegatėt austriakė nisen kah Kraja, por afėr Muriqit, vriten nė befasi, u priten krenėt dhe i vorrosin nė Mjet, nė njė gropė ndėr suka tė Liqenit; Mahmut Pasha i ēon nė Stambollė krenat e tyne.
1789 - Kremtime tė mėdha nė Shkodėr, pėr gėzim qė Sulltani kishte falė Shkodrėn. Kėshtjella u ndez flakė nga krismat e topave, qė shprazeshin me galdim.
1789 - Mahmut Pasha niset me shtypė levizjen e Bosnjes; popullit tė krishtenė i vehen taksa tė randa; pasanikėve 150 grosh, tė mesemve 70-80 grosh, tė vorfenve 30 grosh, ndersa klerit katolik, ndėr tė cilėt priftenve tė Tophanės, ipeshkvijve tė Lezhės, famullitarėve tė Lezhės, Merqisė, Manatisė, Bulgrit nga 100 grosh. Zadrimės i muer dy herėsh pagesat e taksavet.Pėr t'u shtie tmerrin atyne qė s'kishin ndigjue me shkue nė luftė, si edhe atyne qė dezertojshin, me 7 shtator i qe pre kryet njė katolikut nga Shpori dhe me 9 tė atij mueji njė myslimanit nga Myselimi.
1789 - Bollėk i madh nė Shkodėr. 6 pare oka e miellit tė grunit, 2 pare ajo e misrit. Lagjja Bahēellek thirret Babaik.
1789 - Mahmut Pasha shkon me tė nipin nė Bosnje, Novi Pazar e Vidin.
1791 - Mahmut Pasha i pret kryet Kolė Mirditorit.
1792 - Mahmut Pasha shkon nė Prizrend e Prishtinė.
1796 - Kara Mahmutit i pritet kryet nė luftė.
1796 - Mahmut Pasha shkon nė Pipėr ku mbet i vramė.
1796 - Vdes nė Piper tė Kuēit bashkė me Mahmut Pashėn, nipi i tij.
1798 - Mehmet Pashė Bushati shkon nė Vidin. Nė Shkodėr bie murtaja.
1801 - Dom Simon Kamsi i mbiquejtun Signoreja kah fundi i dhetorit mbledhė nė Shkodėr njė sasi tė madhe tė hollash pėr tė pague haraēin e madh qė sundimtari u kishte vu fshatarėve laramanė tė Jubanit, Ganjollės, Gajtanit, Gurit tė Zi e Rrencit.
1803 - Bie murtaja nė Shkrel.
1804 - Brahim Pasha shkon nė Anadoll me luftue pėr Sulltanin.
1809 - Vdes Brahim Pashė Bushati.
1814 - Shkreli ēohet kundėr Mustafė Pashė Bushatit.
1815 - Sulejman Hoti mundohet me mbytė Mustafė Pashėn, por vret kushrinin e tij, Tahir Pashen.
1817 - Murtajė e madhe nė Shkodėr e Shkrel; viktimė e shėrbimit fetar e shoqnor, vdes Dom Jak Tanush Zorba nė Shkrel.
1819 - Ali Pashė Tepelena, si shtron krejt Epirin, merr Pargėn.
1820 - Mustafė Pashė Bushati, i emnuem vezir, shkon me luftue nė More.
1821 - Dy ushtri turke mėsyjnė Shqipninė.
1821 - Nėn kryesinė e Mark Boēarit, shqiptarėt luftojnė pėr lirinė e Greqisė.
1822 - Hurshit Pasha i Moresė xen e mbytė trathtish Ali Pashėn e Janinės.
1823 - Prengė Bibė Doda shtron Dibrėn, Llezhi i Zi, princ nė Mirditė.
1829 - Mustafė Pasha shkon nė Vidin nė luftė.
1830- Lindė P.Leonard de Martino, italo-shqiptar, franēeskan i cili qe misionar nė Zadrimė. Me 1881 botoi veprėn "Arpa" e njė italo- shqiptari; mėsoi edhe nė shkollėn franēeskane nė Shkodėr.
1831 - Mustafė Pasha i shpallė luftė Turqisė, i del para ushtrisė turke nė Perlep me 20.000 vetė.
1831 - Mustafė Pasha dorėzohet dhe ēohet nė mėrgim nė Stambollė.
1835 - Kryengritje e madhe nė Shqipėni.
1834 - Kryengritje fshatare kundėr Turqisė kryesue nga Dasho Shkreli, Osman Pasha ndryhet nė kėshtjellė dhe i shtrenguem jep disa lehtėsina.
1827 - Lindė Pashko Vasa, shkrimtar i Rilindjes.
1837 - Termet i fortė nė Shkodėr.
1839 - Malazezėt mėsyjnė Hotin dhe Kelmendin, Grudėn.
1840 - Mblidhet Kongresi i Londrės. Mehmet Ali Pasha, shqiptar.
1848 - Kryengritje e madhe kundėr Tanzimatit.
1849 - Kryengritje fshatare kundėr Turqisė.
1852 - Tjetėr kryengritje malsore kundėr Turqisė.
1854 - Kryengritje e armatosun nė Shkodėr. Mirditasit dallohen nė luftėn turko-ruse nė Krime.
1855 - Termet i fortė nė Shkodėr.
1856 - Kremtime tė mėdha nė Shkodėr pėr nėnshkrimin e paqes. Pėr njė orė rreth u zbrazen top e pushkė nga kėshtjella e kodrat e Tepes.
1856 - Hamz Agė Kazazi u prinė disa fanatikėve me shkue e me rrethue Seminarin Papnuer tė Jezuitėvet.
1856-Arrijnė nė Shkodėr pesė delegatėt e qeverisė austriake dhe u ndryen nė kėshtjellė ku biseduen me sundimtarin pėr ēėshtjen e damtimit tė Kolegjes dhe me 16 dolėn nga Shkodra pa u marrė vesh se ēka u vendos.
1856-Vjen nė Shkodėr i derguemi fuqiplotė i Stambollės dhe pati bashkėfjalime me Konsullin e Austrisė, Ipeshkėvin e Pashėn. Mustafė Pashė Menehmeni dergon nė mėrgim Hamz Agė Kazazin me disa parėsi Shkodre. Mali i Zi pushton Kuēin. Krijohet nė Shkodėr Komisioni Xhibalit nė krye tė tė cilit vihet Haxhi Agė Lohja.
1857 - Qeverija turke zbret nga Kėshtjella e zen vend nė shtėpi tė Dervish Beg Koplikut.
1858 - Hidhet guri i parė i themelit tė Katedrales sė Shkodres.
1858 - Kushė Micja ēelė shkollėn pėr vajza shkodrane.
1859 - Lindė nė Shkodėr poeti i Rilindjes Filip Shiroka.
1859 - Themelimi i Seminarit Papnuer tė Shkodrės me nxanėsat: Prengė Doēi, Ndue Bytyēi.
1860 - Lindė nė Shkodėr artisti piktor Kolė Arsen Idromeno.Vdiq me 12. XII. 1919.
VIII.1861- Franēeskanėt ngrehin Kuvendin e tyre nė Shkodėr.
1862 - Lidhja shqiptaro-greke pėr kryengritjen nė Janinė e Durrės. Lufta e Konicės me humbje tė Turqisė. Oficerėt e kėshtjellės lejohen me ndejė lirisht nė qytet, me urdhen tė Ferik Mustafė Pashės. Shugurimi i Imzot Dario Bucciareli nė Katedralen e Shkodrės nga Imzot Karl Pooten. Dalin nė dritė botimet e Dom Ejėll Radojės.
1864 - Lindė nė Shkoder arsimtari e shkrimtari Mati Logoreci.
2.1866 - Lindė nė Shkodėr poeti e shkrimtari Dom Ndre Mjedja.
5.1866 - Vdes nė Kallmet shkrimtari Dom Pjetėr Zarishi.
12.1866 - Krijohet i Treti Urdhėn nė Shkoder.
II.1867 - Shkodra bahet Seli Arqipeshkvnore.
1870 - Dom Pashko Junki boton librat e tij.
1871 - Zef Jubani Ndokillia boton disa rapsodi shqiptare.
1.XI. 1871 Konēili II Shqiptar, kryesuem nga Imzot Karlo Pooten, Metropolit i Tivarit dhe Arqipeshkėv i Shkodrės.
10.1874 - Ēelet shkolla e Shirokės nga Dom Zef Ashta.
1869 -1870 - Mbas shinave dhe vershimeve tė shumta Drini kthen nė shtratin e vjetėr kah Shkodra.
12.1874 - Shkrepė moti n“oren 5.15 nė depon e municionit tė kėshtjellės qė merr flakė dhe mbesin tė vdekun 97 vetė.
24.6.1875 - Lindė Imzot Benardin Shllaku.
7.1875 - Themelohet Kuvendi i Franēeskanėve nė Gjuhadol.
X.1875 - Themelohet Kongregacioni i Zojės Nunciatė nė Shkodėr.
X.1877 - Jezuitėt ēelin Kolegjen Saveriane nė Shkodėr.
2.1878 - Malet e Veriut protestojnė kundėr qeverisė sė Athinės pėr ēėshtjen e Epirit.
4.1878 - Themelohet "Lidhja e Prizrendit".
1878 - Fuqitė e armatosuna tė "Lidhjes" mėsyejnė Malin e Zi qė don me pushtue Plavė e Guci.
1878 - Lidhja e Prizrenit proteston me memorandum kundėr vendimeve tė Kongresit tė Berlinit. Shkodra proteston pranė Kongresit tė Berlinit pėr shkėputjen e Podgoricės, Tivarit, Plavės dhe Gucisė.
18.6.1878 - Mirdita, Malsia e Lezhės dhe Lura i luten Kongresit tė Berlinit me i dhanė autonominė.
13.7.1878 - Traktati i Berlinit i lėshon Malit tė Zi, Ulqinin e Tivarin, Plavė, Guci e Triepsh dhe Greqisė njė pjesė tė Epirit.
11.1878 - Nga frika qeveria turke rrethon Shkodrėn me 20.000 ushtarė.
2.1879 - Lindė nė Shkodėr patrioti dhe shkrimtari Luigj Gurakuqi.
1879 - Ushtritė malazeze thehen keqas nga vullnetarėt shqiptarė qė mbrojnė Plavė e Guci.
1880 - Plavė e Guci i hiqen Malit tė Zi.
1880 - Malit tė Zi i lėshohen vendet qė nga Tivari deri nė Breg tė Bunės. Vdes nė Venedik Imzot Ejėll Radoja, shkrimtar e famullitar i Shkodrės. Tina e Nikės ēelė shkollėn e punės sė dorės pėr vajza. Botohet libri i Dom Ndre Logorecit "Doktrina e Krishtenė". Ulqini bie nė dorė tė Malit tė Zi. Arta i lėshohet Greqisė. Atė Jak Jungu boton "Kulshedren e Shpirtit" dhe disa poezi tė Dom Ndre Mjedės: "Shahiri elierz". Ma vonė nė vitin 1895 boton edhe fjalorin "Shqip-Italisht". Dom Pashko Babi (Sheqeri) boton nė Shkodėr "Vakinat e tė shkruemit shejtė". Lidhja Hot-Grudė-Shkrel-Kastrat me shty kufinin e Shqipnisė.
1879 - Krijohet Kuvendi i Murgeshave Stigmatine nė Shkodėr. Themelimi i shkollės Stigmatine pėr vajza.
1882 - Ēelet Kolegja Serafike Franēeskane nė Shkodėr.
1885 - Lindė nė Shkodėr shkrimtari Hilė Mosi.
1887 - Shugurohet nė Kishė tė "Zojės sė Shkodrės" Imzot Ndre Logoreci, ipeshkėv e mandej me 24.8. 1887 Arqipeshkėv i Shkupit. Themelohet Kongregacioni i Zojės sė Lurdit pėr gra.
1887 - Krijohet Kuvendi i Franēeskanėve te Arra e madhe (Shkodėr).
1888 - Krijohet Misioni Shėtitės nė Shkodėr.
1899 Imzot Prengė Doēi, Abat i Mirditės themelon nė Shkodėr Shoqninė Letrare "Bashkimi".
1889 - Themelohet Kompania e "Zojės Rruzare" te Arra e Madhe.
1889 - Krijohet shoqnia bamirėse "Rrethi i Shėn Jozefit" nė Kolegjėn Saveriane.
1889 - Vdiq Imzot Pashko Junki, famullitar i Shkodrės e shkrimtar.
1889 - Ēelet spitali i Motrave tė Mėshirės nė Shkodėr.
6.1895-Konēili III Shqiptar nėn kryesinė e Imzot Pashko Guerinit, Arqipeshkėv Metropolit i Shkodrės.
28.6.1897 - Murgeshat Stigmatine ēelin kopshtin pėr fėmijė tė vogjėl me drekė, falas.
1899 - Vdes Atė Jak Jungu, shkrimtar, themelues i Kongregacionit tė "Zojės Nunciatė", tė Kongregacionit tė "Zojės sė Lurdit" dhe tė Uratores sė "Zemrės sė Krishtit."
1902 - Shkolla franēeskane jep mėsimet nė gjuhėn shqipe.
1903 - Me alfabet tė Shoqnisė "Agimi" shtypen tekstet e shkollave fillore.
1903 Shtjefen Maēi mėsues nė Dajē tė Bregut tė Bunės.
1904 - Lush Kola nga Barbullushi mėson nė fshatin e tij. Pse pėrhapė idena nacionale, pushohet nga puna.
1904 - Hilė Agustini ēelė shkollėn nė Bushat.
13.6.1904 - Imzot Jak Serreqi krijon qelėn e re famullitare nė Serreq.
6.I.1905 - Termet i madh nė Shkodėr, nė oren 5,30 tė mengjesit. Dame tė mėdha nė Shkodėr.
8.12.1905 - Bekimi i Kishės Franēeskane tė Gjuhadolit.
1907 - Themelohet azili i jetimėve nga motrat Saleziane nė Shkodėr; ma vonė dhe i pleqve tė vorfėn.
1908 - Vėllaznit e shkollave Schulbrüder hapin internatin pėr fėmijėt e vorfėn nė Shkodėr.
31.8.1908 - Shpallja e Konstitucionit nga Sulltan Hamiti. Kremtime tė mėdha nė Shkodėr.
1908 - Shkodra merr pjesė nė Kongresin e Monastirit ku dergohen: Fishta, Gurakuqi, Dom Ndre Mjedja, Mati Logoreci, Hilė Mosi.
- Krijohet klubi "Gjuha Shqipe" nė Shkodėr.
1909 - Zef Ndoc Ndreka, fshatar nga Spaēi i Mirditės mėson aty.
1909 - Del nė Shkodėr gazeta "Koha" e "Bashkimi". Kėrkohet nga Shkodra njohja zyrtare e kombit, e arsimit tė detyrueshėm, shėrbimi ushtarak nė vend, e njė sundimtar i pėrgjithshėm shqiptar...
24.7.1910 - Xhavid Pasha me 20 taborre (batalione) vjen me shtrue Shkodrėn.
1910 - Luftė nė Kaēanik ndermjet shqiptarėve dhe turqve. Kryengritje e Malsisė sė Madhe.
26.7.1910 - Shefqet Turgut Pasha vjen nė Shkodėr me shtrue Malsinė. Luftime tė pėrgjakshme nė Qafė t'Agrit e nė Qafė Shtamė tė Shalės ndermjet dukagjinasve dhe ushtrisė turke.
1911 - Plasė kryengritja e Malsisė sė Madhe, nė Kastrat.
6.4.1911 - Dedė Gjo' Luli ngulė nė Bratile nė majė tė Deēiqit flamurin kombėtar dhe Malsia e Madhe lufton pėr pavarėsi e liri.
18.5.1911 - Kryengritėsit shqiptarė i pėrgjigjen Shefqet Turgut Pashės se nuk pėrulen e se do tė luftojnė tue derdhė gjakun deri nė fitimin e plotė tė lirisė.
5.7.1911 - Kryengritje e pėrgjithshme kunder Turqisė pėr liri.
X.1912 - Plasė lufta Ballkanike. Nė Shkodėr shprazen tre topat e fundit turq pėr shpallje lufte.
X. 1912 - Niset rrethimi i Shkodres nga malazezėt.
28.11.1912 - Shkodra merr pjesė me Luigj Gurakuqin nė Shpalljen e Pavarėsisė shqiptare nė Vlonė, nė Qeverinė e pėrkohshme nėn kryesinė e Ismail Qemalit.
30.1.1913 - Esad Pashė Toptani shtien e vret trathtisht Hasan Riza Pashėn, dalėzotės i Shkodrės, i cili donte me ngritė flamurin kombėtar shqiptar nė kėshtjellė e nė kumbonare tė Katedrales sė Shkodrės.
2 3. 4.1913 - Esad Pasha ia shet Shkodrėn malazezve pėr dy milion florinta, tė cilėt futen nė qytet nė tri drejtime: nga Taraboshi, nga Fusha e Shtojit e nga Bardhanjorėt.
14.4.1913 - Malazezėt djegin Pazarin e Shkodrės, mbasi e grabitėn, dhe dalin kėtej tue i a lėshue vendin nė dorė t'ushtrisė nderkombėtare (austriake, italiane, franceze, angleze, gjermane).
13.6.1913-Naltohet nė kėshtjellė tė Shkodrės Flamuri Kombėtar Shqiptar atdhetari Karlo Suma mban fjalimin. 7.1913 - Esad Pasha shpallet sundues i Shqipnisė sė Mesme.
12.3.1914 - Princ Vilhelm von Wied, vjen nė Shqipni si princ i shqiptarėve dhe zbret nė Durrės.
14.5.1914 - Padėr Marian Prela themelon shoqninė "Tė Bijat e Zojės".
15.6.1914 - Ushtria kombėtare me malsorėt e Mbishkodrės luftojnė nė rrethina tė Durrėsit kundėr trathtarėve, ku vdes koloneli holandez Thomson.
4.7. 1914 - Plasė Lufta I Botnore.
5.9. 1914 - Princ Wiedi len Shqipninė.
X. 1914 - Esad Pasha futet nė Durrės.
1914 - Vdes Atė Dedė Pasi, themelues i "Misionit Shtetitės shqiptar".
1915 - Nė Shkodėr ngrehet njė qeveri e perkohshme, por āsht ma tepėr anarki. Zhvillohen luftime midis lagjeve ndėrmjet nacionalistave dhe pėrkrahėsve tė Esad Pashė Toptanit.
4.1915 - Kryengritje kundėr Esadit nė Durrės, i cili ikė andej.
5.6. 1915 - Krajl Nikolla Petroviq I, krajl i Malit tė Zi, sė bashku me ushtrinė e tij pėrshkohet nėpėr Shkodėr e del n“Itali.
2.1915 - Vdes nė Shkodėr Pader Anton Xanoni, shkrimtar i lindun nė Durrės me 1863.
6.1915 - Ushtritė serbe tė thyeme pėrshkohen nėpėr Shkodėr.
6.1916 - Rusia proteston kundėr veprimeve tė paligjshme tė malazezėve nėpėr Shqipni. Imzot Bernardin Shllaku, ipeshkėv i Pultit, shpėton Dukagjinin nga rrethimi kėrcėnues i ushtrive serbo-malazeze nė ikje e sipėr.
1916 - Pararoja e ushtrisė austriake futet nė Shkodėr.
23.1.1916 - Ushtritė austro-hungareze, si pushtojnė Shqipėninė e Veriut, Serbinė e Malin e Zi, dalin nė Durrės.
3.1916 - Vizitė zyrtare nė Shkodėr nga ana e Arqidukės Karl Salvator i Habsburgve.
1917 - Krijohet nė Shkodėr "Komisija Letrare".
30.X. 1918 - Ushtritė austro-hungareze lanė Shkodrėn e Shqipėninė.
11.1918 - Hyjnė nė Shkodėr ushtritė aleate.
11.1918 - Hoti e Gruda, me njė Memorandum dergue nė Washington, Londėr, Paris e Romė, lypin lirinė.
1919 - Themelohet Shoqnia "Bogdani".
1920 - Kongresi i Lushnjes ku Shkodra dėrgon pėrfaqėsuesi e vet.
2.1920 - Dalja e ushtrisė franceze nga Shkodra. Shkodra bashkohet me qeverinė qendrore kombėtare. Lufta e Koplikut.
3.1920 - Hapet i pari Parlament Shqiptar.
4.1920 - Avni Rustemi vret nė Paris Esad Toptanin.
1920 - Themelohet Orfanotrofi i "Zemrės sė Krishtit" nga Atė G. Della Pietra.
8.1920 - Lufta e Vlonės.
12.1920 - Legata shqiptare nė Konferencėn e Paqes nė Versailles, nė tė cilėn ban pjesė Imzot Luigj Bumēi e Luigj Gurakuqi, Fishta mbrojnė tė drejtat e kombit shqiptar. Lidhja e Kombeve pranon Shqipninė si anėtare tė saj.
1921 - Kryengritja e Mirditės.
5.1921 - Plasė kryengritja e Matit.
1.1922 - Arriti nė Shkodėr i pari delegat apostolik nė Shqipni Imzot Ernest Cozzi.
21.1.1924 - Hapet Asambleja Konstituente nė Tiranė.
- Revolucioni borgjez kryesue nga Fan Stilian Noli.
12.1924 - Kthimi i Ahmet Zogut nė Shqipni. Nė Shkodėr krijohet gjyqi ushtarako-politik. Fillojnė burgimet, internimet kundėr nacionalistave.
2.2.1925 - Vritet nė Bari, Itali, patrioti Luigj Gurakuqi.
11.1926 - Kryengritja e Shalės kundėr rregjimit tė Zogut. Gjyqi denon me varje disa pjestarė tė kryengritjes.
8,1937 - Vdes nė Shkodėr poeti lirik Dom Ndre Mjedja.
1929-Vritet nė Zymb, Pader Shtjefėn Gjeēovi arkeolog dhe pėrpilues i "Kanunit tė Lekė Dukagjinit".
4.1939 - Luftime tė rrepta te Ura e Drinit kundėr ushtrive fashiste qė vijnė me pushtue Shkodrėn.
1939 - Vdes Imzot Pjetėr Gjura, Arqipeshkėv i Durrėsit.
30.7.1952 - Aprovohet Statuti i Kishės Katolike Shqiptare, nėn kryesinė e Imzot Bernardin Shllaku.
11.1956 - Vdes Imzot Bernardin Shllaku, ipeshkėv i Pultit.


doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:07.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.