Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 28-10-06, 22:45   #1
pokeri
 
Avatari i pokeri
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
pokeri e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek pokeri Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek pokeri
Gabim Historia "relative" !

Historia "relative" !
Se ēfarė ka dodhur me kombin tonė gjatė Historisė, dihet deri diku. Ajo qė dua tė theksoj ėshtė relativizimi i fatit dhe fatkeqėsisė nė kontekstin Historik. E dij qė ka "tipa" tė cilėt posa ta shohin kush e ka hapur temėn do tė vėrsulen ndaj meje (por jam mėsuar me kėto
gjėra), pa u ndaluar fare nė thelbin e ēėshtjes (temės), por nejse...
Pėrmes njė rrėfimi tė thjeshtė dua tė pasqyroj idenė time.


Dikur moti nė Indi jetonte njė plak tė cilit i kishte vdekur gruaja, dhe ia kishte lėnė njė djalė njėvjeēar. Plaku ishte i detyruar tė punonte dhe tė pėrpiqej shumė qė ta rriste
djalin, tė cilin e kishte shpresėn dhe gėzimin e vetėm. Punonte me njė kal duke sjellur dru nga pylli i afėrm dhe kėsisoj siguronte
mbijetesėn pėr djalin dhe pėr vete.
Vitet kaluan dhe kur djali i mbushi 19 vjet, ndodhi qė ta harronte hapur derėn e ahurit dhe natėn i iku kali nė bjeshkė, pėr t'u bashkuar me kuaj tė egėr. Plaku i shkretė mbeti pa tė vetmin burim tė tė ardhurave. Menjėherė erdhėn fqinjtė dhe tė afėrmit e tij, pėr
ta ngushėlluar.
- Ēfarė fatkeqėsie e madhe! - i thanė.
Mirėpo, plaku iu pėrgjigj;

- Askush nuk e din ēka ėshtė fat i mirė, e ēka fatkeqėsi?!
Pas disa ditėsh, papritmas nė oborr u dėgjua troku dhe hingėllima ... kali i arratisur ishte kthyer bashkė me dy kuaj tjerė, tė egėr.

Plaku dhe biri i tij, pėrnjėherė u bėnė tė pasur.
Tė afėrmit dhe fqinjtė, erdhėn menjėherė pėr ta ndarė gėzimin
bashkė.
- Ēfarė fati i rrallė dhe i mirė!- i thanė.
Mirėpo, plaku sėrish iu pėrgjigj;

- Askush nuk e din ēka ėshtė fat i mirė, e ēka fatkeqėsi?!
Tė nesėrmen, djali i plakut e shaloi njė kal tė egėr dhe kalėroi. Kali filloi tė vėrtitej, tė kėrcente dhe pa njė pa dy e rrėzoi nė tokė
djaloshin. Ai ra dhe e theu kėmbėn.
Menjėherė erdhėn fqinjtė.
- Ēfarė fatkeqėsie!?- i thanė plakut.
E plaku u pėrgjigj qetė;

- Askush nuk e din ēka ėshtė fat i mirė, e ēka fatkeqėsi?!
Nuk kaloi shumė kohė dhe shpėrtheu lufta. Tė gjithė tė rinjtė u
mobilizuan nė mbrojtje tė Atdheut. Vetėm djali i plakut mbeti nė shtėpi sepse e kishte kėmbėn e thyer.
Prap erdhėn fqinjtė dhe i thanė;

- Ty o fqiu ynė, ēdo fatkeqėsi tė sjell fat tė mirė.
Mirėpo, plaku edhe kėsaj radhe u pėrgjigj;

- Askush nuk e din ēka ėshtė fat i mirė, e ēka fatkeqėsi!?

E kush ta dij nė kėtė Historinė tonė, ēka ishte fat e ēka fatkeqėsi!?
Nėse e dini ju lus qė ta rrėfeni. Ēka e pandehni fat? Ēka fatkeqėsi?
Ēka e konsideroni si fat nė fatkeqėsi (nė kontekstin historik)?


__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
pokeri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 29-10-06, 01:11   #2
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Idene time per historine me te re te Kosoves (20 vitet e fundit), (edhe une) permes rrefimit (alegorise) do ta paraqitja perafersisht keshtu:

Nje burre i martuar, perkunder deshires se tij te flakte qe gruaja e tij ti sillte nje trashegimtar ne jete, pjesen me te madhe te jetes se tij gruaja nuk arriti t'ia plotesoje deshiren... Pasiqe u bind se gruaja eshte shterpe, vendosi qe te martohej me nje grua te re ne menyre qe te fitonte trashegimtarin. U martua me gruan qe atij ju duk me e mira. Pas nje viti gruaja e re i lindi nje djale dhe gezimi i burrit ishte shum i madh sepse me ne fund pas vetes po linte trashegimtar. Ishte e shkruar qe pas nje kohe shum te shkurter burri te vdiste dhe te linte dy grate e tij me djalin...
Femija ishte shendetlig dhe perveq nenes se tij askush nuk deshironte qe te kujdesej per te dhe t'i shtrinte doren. Njerka e tij (gruaja shterpe), tere kohen endej posht e lart si e perdale dhe rralle ose hiq qante koken per femijen.
Nena e femijes, me mundime te medha ne kushte te mjerueshme, me lemoshe e me ndihma e rriste femijen qe e donte si syrin e vet.
Si grua e ndershme ajo kishte fituar respektin nga dyer te medha dhe te ndershme, te cilet e ndihmonin, e keshillonin dhe e perkrahnin ate ne rritjen e femijes.
Femija edhe perkunder vuajtjeve po rritej qdo dit dhe po e merrte veten mjaft mire.
Kjo gruaja shterpe (njerka) po shihte suksesin e gruas se ndershme dhe femijes dhe qdo dit e me shume filloi ta xhelozonte. Nje dite u ngrit dhe ia grabiti nenes me force femijen nga dora dhe i tha se prej sot femija eshte i imi, ti shko nga te duash. Nena e urte per kete gje u ankua dhe kundershtoi sa mundi por njerka as qe donte t'ia dinte pasiqe kishte edhe perkrahjen e disa shpirtligjve. E mori femijen "nen perkujdesje", dhe gjate kesaj kohe femija po e pesonte qdo dit e me keq, nga kujdesi i keq.
Nena e femijes, vuante shum kur shihte femijen tek vuante nen "kujdesin" e njerkes, dhe ankohej sa mundte, kerkonte drejtesi. Pas keqesimit te rende te shendetit te femijes, gjyqi vendosi qe t'i jape fund problemeve dhe te gjeje nje zgjidhje per femijen.
Ne gjykate njerka kembengulte se ishte nena e vertete e femijes. Gruaja e ndershme, poashtu. Problemi per gjyqin dukej te ishte i pazgjidhshem, pasiqe te dyja grate ishin kembengulese ne pronesine e femijes.
Gjykatesi, nje burre i ndershem, vendose qe problemit ti jape fund ne menyren e tij.
I thirri te dyja grate dhe u tha qe: "Pasi ju te dyja po kembengulni kaq shume, neve nuk na ka mbetur ndonje zgjidhje tjeter, keshtuqe kemi vendosur qe ta prejme femijen dhe t'ua ndajme ju te dyjave pergjysme, pra ta mbysim femijen". Njerka menjehere u ngrit dhe tha se." Nese nuk vendosni qe femija te me takoje mua, prejeni e beni qka te doni me te". Nena e ndershme kur degjoi per vendimin, iu drodh trupi nga dhimbja dhe me lot ne sy tha "ju lutem vetem mos i beni keq femijes, le te jetoje, edhe nese eshte e shkruar pa mua". Gjykatesi i ndershem pas fjaleve te Nenes, tashme ishte i bindur se cila ishte nena e vertete dhe cila e donte me zemer femijen.
Pasi arriti qe serish te bashkohej me femijen, nena kujdesej ne qdo moment dhe nuk ndahej kurre nga djali qe po rritej e burrerohej qdo dite. Deshira e madhe e nenes ishte qe djalin ta bente me nuse, ishte deshira e vetme dhe me e madhja e jetes se saj... Djali poashtu e donte shum nenen e tij dhe nuk ndahej kurre prej saj, (kurse njerkes tashme i kishte treguar rrugen)... ai tashme kishte vendosur se cila do te ishte nusja e tij (ajo qe i kishte zgjedhur nena e tij).
Kur po pergaditeshin per dasmen e madhe, nena e cila kishte pritur aq shum ate dite, pas nje semundjeje te shkurter papritmas vdes.
Djali e vajtoi gjate nenen e tij, rende e perjetoi humbjen e nenes, i dukej vetja si i humbur, ishte mesuar me keshillat e nenes se tij qe aq shum e deshti... u betua se do te qonte deri ne fund amanetin nenes se tij, plotesimin e deshires me te madhe te Nenes... Dasmen e Madhe!

panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-10-06, 13:47   #3
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Historia "relative" !
Se ēfarė ka dodhur me kombin tonė gjatė Historisė, dihet deri diku. Ajo qė dua tė theksoj ėshtė relativizimi i fatit dhe fatkeqėsisė nė kontekstin Historik. E dij qė ka "tipa" tė cilėt posa ta shohin kush e ka hapur temėn do tė vėrsulen ndaj meje (por jam mėsuar me kėto
gjėra), pa u ndaluar fare nė thelbin e ēėshtjes (temės), por nejse...
Pėrmes njė rrėfimi tė thjeshtė dua tė pasqyroj idenė time.


..ja qe ka tipa qe vrejne se kush e ka hapur temen dhe versulen te lexojne cfare perla do gjejne ....., por si duket e gjitha eshte pune disponimi ,koicidenciale vertet , tash vrejta pse dhe ne temat e mia , shume pak postime gjeje ......te analizohet te mendohet te vlersohet duhet nje moment i caktuar kur intelekti "tjetersohet ' dhe prodhon mendim ndoshta dhe fillozofik ....

..p.s..
per sot autor i kesaj teme u pergjigja ne pjesen e pare te postimit ..
..per pjesen e dyte them qe do pergjigjem , ama jo per momentin ,pse thjeshte qeshtje disponimi si duket, ku as truri nuk pranon nje "urdher te tille "...

....prandaj them teme mjafte interesante shikuar ne kontestin fillozofik ,ama dhe pergjigjet mendoj qe do vine ne momente te caktuara ....
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-10-06, 20:53   #4
King_Gentius
 
Avatari i King_Gentius
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Boston
Postime: 1,243
King_Gentius e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Poker, histori shum interesante, me kujtoi ate historin e zogut qe e zuri furtuna dhe sapo nuk vdiq perdhe ne debore, po kaloi nje lope atje rrotull dhe i hodhi persiper nje bajge te ngrohte, qe e ndihmoi zogun te mbijetoje. U ngroh zogu e filloi te ciceroje, por nje gjarper e degjoi dhe e zgjati koken nga poshte gurit dhe e rrembeu prej bajges se lopes, gje qe duket si gje e mire, po pastaj gjarpri e hengri, lol.

Panda, historia jote me duket gjendet ne Bibel. Mbreti Solomon (Sulejman per vllaznit tan muslimane) duhet te zgjidhte kush ishte mamaja e vertet e nje femije. Ai perdori te njejtin test.

Sa per analogji me vendin tone, besoj se mund ta krahasojme me situaten me gjendjen e shqiptarve pak vite para krijimit te shtetit shqiptar qe e kishin hall hem te luftojne turkun hem te mos e luftojne. Nga njera ane turku mund te na ndihmonte kunder serbeve/grekeve po nga ana tjeter Turqia ishte nje anije qe po mbytej per veten e vet dhe shqiptaret duhet te nisnin rrugen e tyre me forcat e veta ne nje shtet te pavarur. Pra a qe Turqia fat i mir a fat i keq, sic e kemi ven re me pare ky mund te behet debat i madh, apo jeni lodh me debat, lol
King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-10-06, 22:10   #5
Drinni
Anėtar nderi/ Nėndor 2006
 
Avatari i Drinni
 
Anėtarėsuar: 04-03-06
Postime: 1,616
Drinni e ka pezulluar reputacionin
Gabim Historia"relative"!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga pokeri
[FONT=Century Gothic][SIZE=3]Historia "relative" !
Se ēfarė ka dodhur me kombin tonė gjatė Historisė, dihet deri diku. Ajo qė dua tė theksoj ėshtė relativizimi i fatit dhe fatkeqėsisė nė kontekstin Historik.
E kush ta dij nė kėtė Historinė tonė, ēka ishte fat e ēka fatkeqėsi!?
Nėse e dini ju lus qė ta rrėfeni. Ēka e pandehni fat? Ēka fatkeqėsi?
Ēka e konsideroni si fat nė fatkeqėsi (nė kontekstin historik)?
Djali i rritej ē'do ditė, dhe i ati duke u gėzuar pėr tė vetmin djal qė kishte, Thirri miqė nga tė gjithė qė njihte pėr shtruar njė dark se tash djali ishte rritur dhe bėrė burr, mbushte tė 18-dhjetat.
Ēfar fati e uronin tė gjithė!

Vitet kalonin dhe i biri mori rrugėn, njė rrugė tė mbrapshtė qė plakut edhe ashtu nė moshė i rėndonte jetėn edhe mė.

Vendosi qe tė kėqijat e djalit ti numroi nė njė dėrras tė vendosur nė mur, ku nga ē'do e keqe nguliste nga njė gozhd.
Nuk kaloi shumė dhe drrasa e vendosur u mbush pėrplot me gozhda tė ngulura pėr ēdo tė keqe tė bėrė nga i biri, nuk kishte vendė mė.
Ēfar fatkeqsie mendoi i ati dhe thirri tė birin.
Tek i fliste plaku me pėrvoj tė birit, kėtijė i 'u mbushė mendja dhe i shkrepi tė ndėrroi tė gjitha tė kėqiat nė tė mira!
Dėgjo baba, zotohet djali! Tani e tutje, ti nga ē'do e mirė tė bėrė nga unė do tė nxjerrėsh nga njė gozhd.
U mendua me plaku nė vete e psheretiu leht, fat nė fatkeqėsi!
Gjersa djali vazhdonte me tė mirat, edhe gozhdat e ngulitura mungonin dita ditės nga drrasa e varur nė mur.
Kaluan po aq vite sa i'u kishte dashur ti ngulis gjitha ato gozhda pėr ti hequr prap, dhe djali i dikurshėm ishte bėrė 60 vjeqar.
Ju afrua tė atit tė shtrir nga mosha dhe me krenari i tha, Baba unė i hoqa tė gjitha gozhdat nga dėrrrasa e varur nė mur...!
Po biri im.
Ti vėrtet i hoqe tė gjitha ato gozhda tė shumta qė as vet se besoja! Po gjurmėt qė mbetėn nė dėrrasen e shpuar bėr shosh...?

Mė mirė von se kurrė, fat nė fatkeqėsi!
Drinni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-10-06, 23:32   #6
LOJETARI
Administratorėt
 
Anėtarėsuar: 12-10-05
Postime: 3,420
LOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

[quote=pokeri]Historia "relative" !
Pėrmes njė rrėfimi tė thjeshtė dua tė pasqyroj idenė time.

Tregimi me te vertete me duket shume i thjeshte per te pasqyruar nje histori "relative "te nje kombi i cili FATIN e shehe gjithehere ose si shpetues ose si fajtor per te keqijat apo te mirat qe i ndodhin .Tregimi nuk na jep mjafte njohuri pse plaku dhe biri nuk ishin ne gjendje te benin me shume se nje kali , por na lene te dyshojme se kali ishte me i menqur se sa ati e i biri dhe nga meshira per ta ,kali ua sjelle edhe dy kuaj tjere (tragjike ).Tregimi gjitheashtu nuk na e sqaron pse plaku nese e donte te birin aq shume nuk i kishte treguar se kali i eger nuk shalohet si i buti (tragjedi).Pastaj justifikimi tjeter se nje thyerje e kembes arsyeton mospjesmarrjen ne lufte per atedheun eshte tragjedia tjeter apo kulminacioni i se keqes por jo i FATEKEQESISE siq mundohet tregimi ta paraqese ate .Per mua fjala "Fati" , kur eshte ne pyetje kombi ,nuk eshte gje tjeter veq tentim justifikimi apo mbuloje e mosaftesise se nje brezi .Brezat tjere do ta kene me veshtire TRAGJEDITE tona t“i trashegojne si fat apo si fatekeqesi .
LOJETARI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-10-06, 12:36   #7
pokeri
 
Avatari i pokeri
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
pokeri e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek pokeri Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek pokeri
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga LOJETARI
Tregimi me te vertete me duket shume i thjeshte per te pasqyruar nje histori "relative "te nje kombi i cili FATIN e shehe gjithehere ose si shpetues...


Lojėtari (i pakėnaqur) qė assesi nuk po profilizohet debati, i gjenė "difekte" rrėfimit, i cili nė kėtė rast ėshtė dashur tė shėrbej vetėm si lajtmotiv, asgjė mė shumė. Nejse! Tani, mė bie hise mua qė edhe pak tė "shkarravis" megjithėse (King_Genti) pret qė tė bėhet njė debat i "madh", por si duket harron atė fjalėn e urtė popullore; "Kur thonė qė ka dredhėza shumė, merre njė shportė tė vogėl".

A ishte Fat i mirė apo fatkeqėsi, marrja peng e Gjergj Kastriotit nga Osmanllinjtė?

A ishte fat i mirė apo fatkeqėsi, migrimi i Arbreshėve nė Itali, pas vdekjes sė Skėnderbeut?

A ishte fat apo fatkeqėsi, konvertimi i shqiptarėve nė mysliman?

A ishte fat apo fatkeqėsi, mosbėrja e Shqipėrisė sė plotė nė vitin 1912-1913?

A ishte fat apo fatkeqėsi komunizmi te shqiptarėt?

A i shte fat apo fatkeqėsi... mund tė vazhdoni ju tė tjerėt.

__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
pokeri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-10-06, 17:39   #8
Drinni
Anėtar nderi/ Nėndor 2006
 
Avatari i Drinni
 
Anėtarėsuar: 04-03-06
Postime: 1,616
Drinni e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga pokeri

Lojėtari (i pakėnaqur) qė assesi nuk po profilizohet debati, i gjenė "difekte" rrėfimit, i cili nė kėtė rast ėshtė dashur tė shėrbej vetėm si lajtmotiv, asgjė mė shumė. Nejse! Tani, mė bie hise mua qė edhe pak tė "shkarravis" megjithėse (King_Genti) pret qė tė bėhet njė debat i "madh", por si duket harron atė fjalėn e urtė popullore; "Kur thonė qė ka dredhėza shumė, merre njė shportė tė vogėl".

A ishte Fat i mirė apo fatkeqėsi, marrja peng e Gjergj Kastriotit nga Osmanllinjtė?

A ishte fat i mirė apo fatkeqėsi, migrimi i Arbreshėve nė Itali, pas vdekjes sė Skėnderbeut?

A ishte fat apo fatkeqėsi, konvertimi i shqiptarėve nė mysliman?

A ishte fat apo fatkeqėsi, mosbėrja e Shqipėrisė sė plotė nė vitin 1912-1913?

A ishte fat apo fatkeqėsi komunizmi te shqiptarėt?

A i shte fat apo fatkeqėsi... mund tė vazhdoni ju tė tjerėt.


U kujtova sot, se pse kjo temė e madhe, ti vihet kaq heret pik, e tė kaloj nė arkiv ku kishte sa shumė pėr tu thėn pėr tė.
Po vetė autori me njė nismė shumė tė mbar(shembullin e marrė), dhe me shkrimin siper meje e lodhi temėn, dhe nė njė mėnyrė i vuri pik po vetė.
Them i vuri pik, sepse nė fillim tema dukej si njė Piktur e bukur nė Galerin e madhe(Kultura Kombėtare, Historia "relative"!) ku secili prej nesh nė mėnyren e vetė i jepte atė vlerėsimin pikturės, sikurse i ipet gjithmon artit.
Drinni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:09.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.