Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 23-11-03, 19:00   #1
Anonymous
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Mediat dhe politika

Mediat dhe politika



Mediat, raportues apo formues tė realitetit?



Shkruan: Gėzim MEKULI, Oslo



Para marrjes se pushtetit nga nacional-socialistet (1932), ne Gjermanine e asaj kohe kishte jo me pak se 4700 tituj gazetash ditore, javore dhe mujore.



Si pasoje e ngushtimit te hapesires komunikative dhe ndalim-publikimi te shtypit, ky numer maramendes per kohen, deri para perfundimit te LDB, ra ne 900 cope. Ky cungim nuk rrjedhi se pasoje e krizes dhe problemeve ekonomike apo mungeses teknike, por si rrjedhoje e politkes se qellimshme mediale dhe komunikative te partise nacional-socialiste gjermane.



E terė kjo faqe e zeze e historise gjermane ndodhi para shum deceniesh; por "cuditersiht" opinionit publik shqiptar i duket, se e ka te afert ngjarjen e asaj kohe ne kohen dhe hapesiren ku ai jeton sot!



Mediat kosovare sot jane shumta ne sasi e te pakta ne cilesi! Ne vend se te jene "goja, syri dhe veshi" i shoqerise/popullit, ato "dinakerisht" e "trullosin" atė! Ato per te njejten ngjarje, ndodhi apo takim, transportimin dhe perpunimin e lajmit rreth se njejtes ndodhi e ndertojnė ne menyra, forma dhe permbajtje tersisht te ndryshme. Ēka te le te dyshosh, nese je duke lexuar, shiquar apo ndegjuar dy apo me shume ngjarje te ndodhura dhe te "linduara" ne nje largesi te madhe gjeografike e kohore!



Dikush duhet bojkotuar dhe "harruar". Tjetri duhet promovuar me ēdo kusht. Ndėrkombėtarėve duhet ruajtur privilegjin e definimit fillor tė realitetit. Asnjėra prej kėtyra shtysave e motivuar profesionalisht, as etikisht; por politikisht!



Si rezultat i ketij politizimi dhe klanizimi te cdo sfere te shoqersie shqiptare, kemi edhe ngecje-shitjesh tė shumė gazetave dhe "mosdegjueshmeri/mosshiqueshmeri te stacioneve radio-televizive”.



Pakicat dhe mediat



Njė ndėr shembujt mė tė mprehtė pėr momentin ėshtė raportimi pėr minoritetet. Ne mediat e huaja behet shumė fjalė rreth kushteve "jo te sigurta“ e „jo te kenaqshme" per jeten e minoriteteve qe jetojne ne Kosove. Shpesh herė kjo behet ekskluzivisht per qellime politike, nė mėnyra qė tė lėnė mbresa se po bėhet manipulim me banoret e Kosoves, para sė gjithash me pakicat e saj!



S’do mend qė ky ky raportim kaq i njėanshėm ėshtė fundekrye i ndikuar nga mungesa e strategjisė mediale nė Kosovė. Mediat kosovare, thjesht, nė vend se tė bėjnė pasqyrim tė mirėfilltė tė rrethanave nė Kosovė, bėhen repetitorė tė ca pikėpamjeve pėr Kosovėn qė lansohen prej Moskės, Parisit e Romės! E ku tė gjejnė gazetarėt e huaj njė pamje mė pozitive pėr Kosovėn, kur as mediat kosovare s’e kanė njė tė tillė!?



Ishte fundekrye i paarsyetueshėm fakti qe Kosova u imponua te quhet "shumetnike". P.sh. edhe njė vend homogjen si Norvegjia i ka pakicat e saja, por nuk quhet shumetnike; mundėsisht Kosova do tė kish mundur tė jetė si Norvegjia, vend shumėkulturor – por shumetnik, kjo thjesht nuk qėndron. E sa mediat tona e kanė konfrontuar frontalisht kėtė?



Njėsoj ndodh edhe gjetiu. Shiqoni se c’ndodhe me shqiptaret shtetformues ne IRJM! Kurse mediat shqiptare atje, nė emėr tė paanshmėrisė etnike e politike, bėhen zinxhirė transmetues nga jashtė-brenda, nė vend se t’ia transmetojnė botės sė jashtme gjendjen e shqiptarėve!



Sipas "mediave kombetare" e nderkombetare "fotografia" e "kosovarėve" duhet te shitet sa me "e zbehtė", pra ashtu si politikat e tyre e "pėrpunojne" dhe e dėshirojnė Ky imazh i "shiftarėve", i cili eshte duke u "gatuar dhe formesuar" ne laboratorin e mediave ideologjike e politike europiane eshte politikisht shumė i rrezikshėm, dhe diplomatikisht "mbytes dhe varroses" per plotesimit e qellimeve tona te drejta natyrore, humane e kombetare.



Eshte shpresėthyese, se si sot, ne shumė media europiane, eshte duke u bere nje seleksionim, nje perzgjedhje dhe nje censurim "mesjetar" i politikes informative e kulturore ndaj kombit shqiptar ne pergjithesi. Egziston sot, nje mekanizem (politik) qe nuk lejon te depėrtojė "e verteta" e politikes dhe kultures shqiptare ne opinionin e jashtem europian.



Ca politika deshirojne qe te na ndihmojne qe te transmetoje storjen e bashkesise nderkombetare ne Kosove!". A nuk eksistojnė sot storje te perpunuara dhe latuara sipas kornizave politike te ketyre shteteve!? Filmimi e informacioni qe vjen nga shqipetaret dhe e filmuar nga kamerat televizive (politike) transmetojne e lancojne vazhdimisht Xhami e hoxhallare shqiptar, tespi e Kur’an te perkthyera ne gjuhen shqipe… Kishat shqiptare nuk transportohen, nuk paraqiten?? Nuk i shef keto shtepi te Zotit syri i kameras (politike) europiane?



Pak medialistė kundershtuan, shumė pak kundershtojne e prodhojne dicka kunder "shtremberimit" dhe keqinterpretimit te politikave, informacioneve dhe kulures shqiptare. Ndoshta disa edhe e kanė bėre, por pa sukses, se mediat e medha te vendit nuk i perkarahen ankesat e kolegeve te tyre… Ata "nuk e shofin censuren"!



Ne vend te saj ata "masturbojne" duke ndjekur shkartin e telenovelave, artistikisht e moralisht pa vlera; "zhele" te produksionit spanjoll e ameriko-latin. Apo per medialistet kosovarė vlen edhe tjetra: "me mire fotografi te censuruara, e pse jo edhe te cullakuara, se sa pa to fare!?"



Politika mediale ne Serbi sot



Ne shtetin fqinj sot, per "profesionalizimin" dhe "rregullimin" e politkes mediale, urdheruar nga qeveria "demokratike", jane duke u investuar me qindra mijera dollar amerikanė. Dhe po kane sukses!



Kudo ne shtetet perendimore, si: Norvegji, Gjermani, Suedi… syri te takon artikuj dhe emisione politke mbi dhe per "serbet e harruar europianė"! Politikanet serbė e "pane gabimin" dhe moren mesimin. Ata e dine, se edhe nje SHBA si nje fuqi e "pashtershme" ekonomike, ushtarake e politike, qe para fillimit te luftes se Gjirit Persik, kishin investuar mbi 100 mil. dollar per mediat televizive. Ata e dine, se SHBA-te sot ne vendet arabe kane investuar, vetem per nje stacion televiziv ne gjuhen arabe (pro amerikane), afer 1 miliarde dollare me te vetmin qellim, qe te neutralizojne kanalin televiziv arab "Al Jazeera".



Amerikanet ne luften kunder terrorizmit global, kishin investuar ne ate menyre qe per 24 ore rresht te bombardoheshin qerthujt e terrorizmit dhe te pervetesojė opinionin e brendshem dhe nderkombetar per sulmin mbi Afganstan e Irak.



Mediat jo rrallė jane me te shpejta dhe me te sukseshme se ndonjehere ecuria e proceseve diplomatike. Se mediat, ne vecanti TV, ka mundesi te ndikoje ne ecurite, vendimet, suksesin dhe sigurimin e informacioneve politke, tregon dhe kristalizon edhe rasti kur nje korrenspondent i CNN-it, gjate sulmit te aleances mbi makinerine ushtarake serbe i shtroj pyetjen zedhenesit se aleances z. Jimmy Shea, se a mos ka ndonje "porosi" per kasapin e ballkanit, Millosheviē?



Ai, me nje siguri dhe krenari ushtarake drejtoi kokėn dhe para kamerave tė TV-sė dhe qindra "njerezve te lapsit" tha: "Z. Millosheviq, moti mbi Beograd sot eshte i kthjellėt me diell, djemt tane pilot shohin qarte e kthjellet mbi Serbi e mbi Kosovė, nuk ke strofkė ku te fshifesh. Ke humbur – kapitullo!"



Kjo fjali "perforcon dhe saldon" peshen dhe domethenjen e TV-sė, respektivisht mediave masive. Apo ndoshta, akoma, ne shqiptaret "zjarrėndezėsit!?" e Ballkanit (sipas disa mediave nderkombetare) "nuk e kemi kuptuar kėtė fenomen"!?


  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 11-12-04, 21:45   #2
LUMI_007
 
Anėtarėsuar: 31-10-04
Vendndodhja: Prishtine
Postime: 26
LUMI_007 e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek LUMI_007 Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek LUMI_007
Gabim LIDERĖT E SHTETEVE NUK DUHET T’I PĖRKRAHIN AGRESORĖT DHE OK

LIDERĖT E SHTETEVE NUK DUHET T’I PĖRKRAHIN AGRESORĖT DHE OKUPIMET E TYRE

Gjatė vizitės zyrtare qė i bėri Shkupit mė 7 dhjetor 2004, z.Sergej Llavrov, ministėr i Punėve tė Jashtme tė Rusisė, e pėrkrahu okupimin e njė pjese tė territorit tė Kosovės nga Maqedonia! Dihet mirė qė okupimi i kėsaj pjese tė territorit tė Kosovės ėshtė bėrė me Marrėveshjen e Shkupit nė shkurt tė vitit 2001 ndėrmjet agresorėve serbė dhe okupatorėve sllavo-maqedonė.Gjithashtu dihet qė asokohe agresorėt e Beogradit nuk posedonin as mė tė voglėn tė drejtė mbi kėtė territor, mbasi Kosova ishte dhe gjendet nėn mbrojtjen ndėrkombėtare. Prandaj, askush e sidomos drejtuesit e shteteve tė mėdha, nuk duhet t’i pėrkrahin agresorėt dhe okupimet e tyre, qofshin ata vėllezėr ose kushėrinj nga lashtėsia, ndoshta tė imagjinuar. Pastaj, si mund tė ekzistojnė ose tė gėzojnė lirinė popujt e vegjėl dhe ata qė nuk kanė kushėrinj ndonjė nga shtetet e mėdha? Si tė drejtohet bashkėsia ndėrkombėtare dhe kah do tė shkojė njerėzimi kur pėrkrahen aspiratat e agresorėve dhe mbrohen okupimet e tyre ?! Duhet pyetur dhe do tė dihet a gjeti ose a pėrfitoi z.Llavrov gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri ndonjė prift, politkan ose lider kundėr pavarėsisė sė Kosovės?!

Nė librin “Nuk mposhtet shqiptari”, faqe 220 ėshtė shpjeguar se mbas okupimeve mė 1912/ 1913, agresorėt serbė pėr herė tė parė kanė vėnė vijėn kufitare nė territoret ndėrmjet Kosovės e Maqedonisė sė Vardarit. Pastaj, okupatorėt serbo-jugosllavė kanė vėnė tjetėr vijė kufitare nė kėto territore mbas okupimit tė pėrsėritur mė 1918/1919 dhe vijė tjetėr kufitare mbas okupimit serbo-sllavo komunist mė 1944 /1945. Kurse, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore forcat fashiste tė Bullgarisė kishin okupuar pjesė tė mėdha tė territorit tė Kosovės nga komunat Kaēanik, Viti, Preshevė e Bujanoc dhe sė bashku me shumicėn e territorit tė Maqedonisė ia kanė bashkangjitur Bullgarisė sė madhe. Por, ėshtė tejet befasuese dhe pėr ēdo dėnim, se si mund t’i shkėputet Kosovės ky territor me Marrėveshjen e Shkupit mė 2001 kur Serbia ishte larguar nga Maqedonia mė 1991 dhe ishte dėbuar nga Kosova mbas sulmeve tė forcave tė NATO-s dhe tė luftės heroike tė UĒK-sė mė 1999 ?! Pastaj, si mund tė diskutojė e lėre mė tė pranojė ndonjė lider i shteteve tė mėdha ose drejtues i bashkėsisė ndėrkombėtare kėtė okupim tė territorit autokton tė Kosovės? Ka rėndėsi tė madhe tė kuptohet qė Marrėveshja e Shkupit mes agresorėve serbė e okupatorėve sllavo-maqedonė dhe okupimi i kėsaj pjese tė territorit tė Kosovės, paralajmrojnė pėr aspirata tė rrezikshėme dhe pėr askionet e sotme kundėr Kosovės e kundėr popullit shqiptar.
Gjithashtu duhet tė dihet qė pranimi, por edhe diskutimet rreth kėtij okupimi janė kundėr stabilitetit nė Kosovė, nė Maqedoni, kundėr paqes botėrore e sidomos kundėr interesave madhore tė popullit shqiptar.

Vetėm pėr t’i ndihmuar aspiratat e rrezikshme dhe aksionet e agresorėve serbė, z.Llavrov nga Shkupi kėrkoi qė diskutimet pėr pavarėsinė e Kosovės tė zhvillohen nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara. Gjithashtu, pėr tė vepruar kundėr Kosovės e kundėr popullit shqiptar dhe pėr t’i ndihmuar aspiratat e rrezikshme tė shovinistėve serbė, gjatė diskutimeve pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės kėrkoi tė pyeten Serbia, sllavo-maqedonėt, Greqia dhe shtetet e grupet e tjera antishqiptare e pro-Moskės e Beogradit. Dihet qartė qė Beogradi ende ushqen aspirata pushtuese dhe ėshtė duke ndrmarrė aksione tė rrezikshme kundėr Kosovės e interesave jetike tė mbarė popullit shhqiptar. Por, dihet dhe duhet tė kuptohet qė askionet e Serbisė dhe tė bashkėpunėtorėve tė tyre kundėr Kosovės parqesin rrezik pėr pavarėsinė e Maqedonisė, pėr marrėdhėniet e Serbisė me Bullgarinė dhe pėr stabilitet nė regjion e pėr paqe botėrore. Prandaj, a mund tė mashtrohen sot drejtuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare dhe tė konfrontohen liderėt e shteteve te Aleancės Perėndimore!?
( Pėr njė shtesė tė vogėl shkrimi pėsėritet nė internet)
Dr.R.Xhema
Prishtinė, mė 09 dhjetor 2004


LUMI_007 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:36.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.