Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 14-01-04, 17:08   #1
Anonymous
Guest
 
Postime: n/a
Gabim President, kthehu nga Kurani!

President, kthehu nga Kurani!
Presidenti i Kosoves mban te njejtin emer te Pejgamberit qe ndertoi Qaben, ndersa nga shqiptaret eshte quajtur Pejgamber per shkak te identifikimit te tij me pavaresine e Kosoves, deshires me te madhe te kosovareve. Besimtaret e fese islame kane kerkuar nga Pejgamberi i tyre ne Toke, qe te tregoje me shume respekt per fene e tyre

Arlinda Desku, Arianit Osmani

Besimtaret e fese islame ne Kosove, te marten, ende pa zbardhur mire drita, me nga nje sexhade ne krah, neper mjegull, jane nisur per ne xhamite me te aferta per te falur Fiter Bajramin. Ata qe nuk kane mundur te zene vend brenda xhamive, nuk i ka penguar aspak lageshtia e ajrit, te ftohtit e mengjesit dhe balta neper oborret e xhamive per te rene ne gjunj, sic e kerkon riti i tyre fetar. Pamje te tilla jane shenuar ne shume qytete dhe fshatra te Kosoves, diten kur eshte bere falja e namazit. Ne diten e Bajramit te Madh, sic quhet festa qe vjen pas 30 dite agjerimi te Ramazanit, muajit te madherueshem per muslimanet, gjithcka ka pushuar se funksionuari ne Kosove, perpos ndonje kafeterie aty-ketu. Gjate diteve te Ramazanit, ne oren 16:30, kur ne tavolinat e shtepive te besimtareve muslimane shtrohej iftari, kryeqyteti i Kosoves, Prishtina, shnderrohej ne nje vend krejtesisht te qete. Shume prej pronareve ua vinin dryrin lokaleve te tyre, me perjashtim te furrave te bukes, te cilat nxirrnin pitalkat e nxehta per dreke. Per ata qe nervozohen me trafikun e sterngarkuar, kjo ishte nje kohe ideale, per shkak se rruget zbrazeshin ne mase te madhe.

Mbi nentedhjete per qind e popullates shqiptare te Kosoves, sic pohohet, i takon besimit islam, perfshire edhe vete Presidentin e vendit, Ibrahim Rugoven.

Zeqir Rrahmani, 70 vjec, i ardhur ne Prishtine, pas luftes, nga nje fshat i Llapit, kesaj radhe nuk i ka shijuar si te embla hurmat dhe bakllavane, per shkak se Presidenti nuk ua kishte uruar besimtareve muslimane Ramazanin. "Valla bre mixhe, jam preke fort pse Rugova nuk na e uroi Ramazanin. Diqysh si me na lane mas shpine. Ban vaki qe po lypim shume, ai i din punet ma mire se na. Nashta, bre mixhe, qashtu duhet me ja ba, sebep ketyne te hujve, vec apet s'po me doket sjellje me mende, nuk po na respekton sa duhet", thote ai, pasi ka mbaruar faljen e namazit ne oborrin e Xhamise se Madhe ne Prishtine, diten e Fiter Bajramit.

Lideret politike kosovare, si dhe perfaqesues te zyrave nderkombetare ne Prishtine, kane tubuar ne restorane te ndryshme udheheqesit e Bashkesise Islame te Kosoves dhe u kane shtruar atyre iftar per nder te muajit te Ramazanit. Ata, po ashtu, diten e Bajramit, kane shkuar ne lokalet e Bashkesise Islame per t'u uruar festen atyre.

Keshtu nuk ka vepruar Presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova. Besimtareve myslimane ai nuk ua ka uruar Ramazanin, nuk ka shtruar iftar, as nuk ka shkuar ne Bashkesine Islame per diten e Bajramit. Ai eshte mjaftuar vetem me nje urim per Bajram, te cilin e kane transmetuar mediat.

Naim Ternava, kryetar i Bashkesise Islame te Kosoves, ka pritur qe ne mesin e lidereve tjere kosovare dhe nderkombetare te ishte edhe Presidenti i Kosoves. "Rugova nuk ka qene per vizite tek ne per Bajram, por na e ka uruar. Eshte problem i tij personal pse nuk ka ardhur. Natyrisht, eshte dashur te vije edhe ai. Rugova nuk e ka uruar Ramazanin, as nuk ka shtruar iftar. Sigurisht nuk ka pasur kohe. Por, shpresojme se Ramazanin qe vjen, te gjej kohe", thote ai per "Javen".

Muhamet Hamiti, zedhenes i Presidences, ndonese fillimisht pranoi te pergjigjej, lidhur me kete mungese, me vone ai ishte i padisponueshem ne telefonin e tij celular.

Gjergj Dedaj, kryetar i Partise Liberale te Kosoves, i cili i takon besimit katolik, e praktikon fene se ciles i perket, ndersa terheq verejtjen se kete duhet ta bejne te gjithe politikanet tjeret, pa marre parasysh se cilit besim i takojne. "Eshte bindje e tij personale. Nuk kam deshire te perzihem ne orientimin e tij shpirteror. Por, mendoj se Rugova duhej ta vizitonte Bashkesine Islame. Ne duhet te paraqitemi ashtu si jemi. Askush ne Kosove nuk mund te paraqitet me katolik se Papa", thote ai.

Besimtaret myslimane ne Kosove nuk e kane pritur mire mungesen e kujdesit te Presidentit te tyre per festat fetare. Atyre nuk u ka kaluar pa u verejtur ky detaj i fundit. Megjithate, Qemal Morina, dekan i Fakultetit te Studimeve Islame, konsideron se nuk eshte bere nami pse Rugova nuk ka shkuar ne Bashkesine Islame, mjafton qe ai e ka uruar Bajramin. "Kjo nuk prish asgje. Nuk shohim tendenciozitet. Besoj se ka respekt. Ai na ka uruar. Iftar s'ka shtruar, por e ka shtruar Darken e Lames".

Rugova i quan muslimanet "Musla"

Hera e fundit kur Presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova, ka vizituar lokalet e Bashkesise Islame te Kosoves, sic mesohet, ka qene para dhjete vjetesh. Kjo ka ndodhur kur partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosoves, per shkaqe sigurie, kishte mbajtur nje nga kuvendet e saj ne medresene "Alaudin". Nderkohe, gjate gjithe karrieres se tij politike, ne paraqitjet e tij publike Ibrahim Rugova eshte munduar qe Kosoven ta paraqese si nje vend me simpati te vecanta ndaj katolicizmit. Fotografia e tij me Papa Gjon Palin II dhe sidomos kerkesa per ndertimin e Katedrales ne qender te Prishtines, kane kontribuuar qe ky imazh te perforcohet edhe me shume. Ka te tille qe mendojne se e tere kjo ka nje prapavije politike, duke pohuar se Rugova ndane friken me nje pjese te njerezve qe thone se Kosova duhet te rrije sa me larg muslimanizmit, meqe ajo eshte e varur nga Perendimi. Por, analisti i njohur kosovar, Shkelzen Maliqi, mendon se kjo politike nuk mund te qendroje. Ai thote se Rugova ka nje koncept te ngushte te politikes se tij, duke i shikuar gjerat vetem bardh dhe zi. "Kjo, ne fakt, s'eshte e arsyeshme. Skena politike ne bote eshte komplekse. Politikani vizionar nuk i adresohet vetem nje superfuqie, vetem nje adrese, por kerkon ta beje per vete edhe ate qe e konsideron "armik"... ", thote Maliqi.

Mirepo, njerez qe e njohin per se afermi Presidentin Rugova nxjerrin ne pah se, ne fakt, behet fjale per nje bindje te tij personale dhe orientim shpirteror kah krishterizmi. "Myslimane jemi, po, por vec te clirohemi nje here... ", citohet te kete thene Rugova kur ka ndodhur te kritikohet per qendrimin e tij indiferent ndaj muslimanizmit, gjate kohes se pushtimit serb. Por, preferencat e tij per katolicizmin kane vazhduar edhe pas perfundimit te luftes.

Gjergj Dedaj terheq verejtjen se Europa e di perkatesine fetare te popullit te Kosoves, prandaj nuk ka arsye per kamuflim. "Duhet te paraqitemi si jemi. Nuk mund t'i hyjme ne qejf Europes duke i shkelur vlerat tona, duke e shkelur vetveten. Bishterimet, ngjyrimet, nuk jane korrekte para te tjereve. Nuk mund t'i shesim mend ashtu Europes", thote ai. Nje nga karakteristikat thelbesore qe i eshte atribuar shqiptareve eshte indiferenca religjoze, shkruan historiani i njohur anglez Noel Malcolm ne punimin e tij "Mitet e Identitetit Kombetar Shqiptar: Disa elemente kyqe".

Pasi jep disa referenca te shume autoreve, te cilet multikonfesionalitetin e shqiptareve e shpjegojne me te qenit indiferent ndaj religjonit, Malcolm citon autorin shqiptar te fillimit te shekullit 20-te, Kostandin Cekrezi: "Muslimani shqiptar asnjehere nuk ka harruar...religjonin e tij te mehershem, shenjtoret e te cilit ai ende i kujton si psh, Shen Gjergjin...dhe Shen Dimitrin". Ky duket te jete edhe qendrimi i dr. Rugoves. Ai i rikthehet katolicizimit, jo ndoshta si besim, por si simbolike qe paraqet me mire shqiptarizmen. Pjeter Bogdani, me te cilin Rugova thote se eshte mahnitur (Vepra e Bogdanit) dhe e ka nje lloj idhulli personal, ka qene prift katolik, autor i vepres se pare te shkruar ne gjuhen shqipe (Ceta e Profeteve) dhe atdhetar i deshmuar ne lufte kunder turqve.

Por, sipas Malcolmit, kjo shkakton konfuzion.

Nese shqiptaret paskan qene kaq besnike ndaj krishterizmit, i cili ne nje kohe ishte besimi i tyre kombetar, atehere pse kaq shume shqiptare u kthyen ne Islam, pyet Malcolm.

Nje burim nga Presidenca e Kosoves, pohon se ne "Shtepine e Bardhe", ne Velani, feja islame eshte praktikuar ne nje mase vetem deri sa ishte gjalle nena e Presidentit, por jo me. "Prej vdekjes se saj, gjithcka ka perfunduar. Kurre me nuk eshte zier hallve per Naten e Madhe, nuk eshte bere bakllava per Bajram, as iftar e agjerim per Ramazan....Nderkaq, githcka qe ka lidhje me fene katolike, eshte prezente ne ate shtepi. Rugova e praktiton ate fe. Ai i feston Krishtlindjet dhe i dekoron dhomat per kete feste. Kumonat jane aty...", thote ky burim. Sipas po ketij burimi, Rugova asnjehere nuk ka organizuar ndonje manifestim qe ka lidhje me traditat e kulturen islame. "Ai, madje, muslimanet i therret "Musla", ne kuptimin pezhorativ te kesaj fjale", ben te ditur ky burim. Nje nga keshilltaret e Presidentit, Sali Cacaj, sic merret vesh, ka nderruar fene, nga musliman eshte bere katolik.

Hipokrizia e politikaneve kosovare

Ajo qe karakterizon skenen "politiko-fetare" ne Kosove eshte preferenca qe kane udheheqesit politike dhe te jetes shoqerore per te qene te pranishem ne Kishen Katolike ne Prishtine per Krishtlindje, ndersa mungojne paperjashtim ne faljen e namazit per Bajram. Kisha e Shen Ndout ne Ulpiane, cdo 24 dhjetor, rendet e para te uleseve i rezervon per udheheqes institucionesh, kryetare partish, deputete e VIP-a te tjere te shoqerise kosovare. Asnje prej udheheqesve kryesore politik te Kosoves nuk eshte pare te kete falur namazin e Bajramit te marten ne mengjes, ndonese, shumica prej tyre i perkasin besimit islam dhe ne nje menyre apo tjetren, e praktikojne ate ne shtepite e tyre.

Naim Ternava thote se Bashkesia Islame e Kosoves pret qe lideret politike, ata qe i takojne besimit islam, te jene edhe neper xhami. "Besoj se ne te ardhmen e afert ata do t'i pergjigjen edhe kesaj detyre dhe do te jemi se bashku edhe neper manifestime fetar", thote Ternava.

"Mire qe mban Papen, por pse nuk e mban edhe nje hoxhe"

Mosprania e politikaneve ne xhami, por jo edhe ne kishe, ne njefare menyre i ben ata te njeanshem, gje qe nuk u lejohet politikaneve ne demokracite e avansuara. Aq me shume kur, nje perfaqesues institucioni shpreh hapur kete, sic ben Presidenti, duke mbajtur fotografine e Papes ne hapesirat e asaj qe e quan Presidence, gjest ky qe nuk i pelqen fort shumices se besimtareve myslimane. "Mire qe e mban Papen, por pse nuk e mban edhe nje hoxhe", veren Zeqir Rrahmani, cili thote se prej qe e mban mend veten - ka agjeruar Ramazanin dhe ka fale namazin e Bajramit.

Ne fillimin e viteve '90-ta, Ibrahim Rugova kishte filluar ta ekspozoje foton e tij me Papa Gjon Palin II ne zyren e partise se tij, Lidhjes Demokratike te Kosoves, e cila ishte vendosur ne lokalet e Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves. Qysh atehere ai kishte marre kritikat e para. Ne shtetet moderne ka kohe qe feja eshte ndare nga politika. Ne Europe sekularizmi eshte bere shume heret dhe ka nisur si kerkese qe nga Humanizmi dhe Renesansa. Ne boten perendimore kjo ndarje eshte bere per shkak te nevojes se krijimit te nje shteti neutral. Njera fe e pranishme ne institucionet publike - mohon te drejten e feve tjera. Kjo, rendome, ka shkaktuar luftera fetare. Shteti modern eshte themeluar si shtet neutral ndaj feve. Hapesira shteterore i eshte lene njerezve qe meren me politike. Fese i eshte lene nje hapesire tjeter per aktivitetin e saj brenda shoqerise civile dhe sferes private.

Akademik Rexhep Qosja pohon se eshte e drejte e cdo qytetari, qe ne shtepine e tij private te shquaje fotografi te kujt deshiron ai, prandaj edhe te prijesve fetare, te Papes, te shenjtoreve e te tjereve, por kur kete e ben ne institucionet partiake, politike e shteterore, atehere e drejta e tij themelore kthehet ne propagande fetare, qe ne vendet demokratike nuk eshte e lejueshme. "Per shkak se feja eshte e ndare prej politikes dhe shtetit, ne vendet demokratike perendimore, as partite demokristiane nuk i shquajne ne zyrat e tyre partiake e shteterore fotografite e prijesve fetare, prandaj as te Papes a te shenjtoreve te ndryshem. Jofetaresia e politikes dhe e shtetit eshte obligim kushtetar".

Pse kryetari i LDK-se dhe i Kosoves Ibrahim Rugova mban fotografine e Papes dhe simbolet fetare ne presidencen e Kosoves nuk eshte shume e cuditshme per Qosjen. "E cuditshme eshte pse ende as perfaqesues te partive, as perfaqesues te institucioneve qeverisese vendore nuk ia terheqin verejtjen se ashtu cenon nje te arritur teper te rendesishme te qyteterimit e te demokracise: jofetaresine e politikes e te shtetit, se ashtu, me ne fund, mund te provokoje bashkekombesit e besimit mysliman", thote akademik Rexhep Qosja.

Pergjigja e dr. Rugoves, per te gjithe kritikuesit, ne vitet '90, kishte qene se foton e Papes e mban njesoj sic i mban fotografite e shkrimtareve shqiptare Fan Nolit dhe Naim Frasherit. Dallimi i vetem ishte se Papa ekspozohej para mediave, ndersa dy foto tjera ishin te vendosura ne vende me pak te dukshme.

"Nuk u kane keq qe Presidenti jone me u kthye najhere kah Kibla"! "Kible", sic shpjegon Kur'ani, i thuhet anes nga e cila orientohet dikush, e ketu eshte fjala per orientimin e atij qe falet, ndersa te gjithe muslimanet kane nje kible dhe te gjithe, kudo qe te gjenden, gjate lutjeve i kthehen asaj. Kur'ani thote se Zoti i dha per detyre Pejgamberit Ibrahim, qe te ndertoje Qaben, vend ne te cilin drejtim duhet te kthehen te gjithe besimtaret e drejte.

Ibrahimi ishte Pejgamber i dalluar, i cili sinqerisht iu dorezua Zotit. Ai i porositi pasardhesit e vet t'i permbahen vetem fese, te cilen zgjodhi Zoti, fese islame. Ashtu bene edhe pasardhesit e tij.

Presidenti i Kosoves mban te njejtin emer te Pejgamberit qe ndertoi Qaben, ndersa nga shiptaret e Kosoves po ashtu eshte quajtur Pejgamber per shkak te identifikimit te tij me pavaresine e Kosoves, deshires me te madhe te kosovareve. Besimtaret e fese islame ne Kosoves, se fundi, kane kerkuar nga Pejgamberi i tyre ne Toke, qe te tregoje me shume respekt per fene e tyre.

Marre nga gazeta "Java", Prishtine


  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:57.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.