Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Zona Administrative > Tema tė vjetra
Emri
Fjalėkalimi
Tema tė vjetra Arkivi i forumit



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 28-04-04, 21:04   #1
Honesty^uk.
KoordinatoR
 
Avatari i Honesty^uk.
 
Anėtarėsuar: 27-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
Honesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Honesty^uk.
Gabim DASHURIA QE MUNDI LIGJIN BRITANIK

Dashuria qė mundi ligjin britanik

--------------------------------------------------------------------------------

HISTORIA E BEDRI HARIZIT DHE SUSAN GEISLER

Dashuria qė mundi ligjin britanik

Gruaja angleze ndoqi shqiptarin e riatdhesuar


--------------------------------------------------------------------------------

Nga Londra Muhamed VELIU Gazeta Shqiptare


Kur Susan Geisler dhe Bedri Harizi vunė kėmbė nė aeroportin e Heathrow-t tė enjten mbrėma nuk mund tė mos ēuditeshin nga ajo mirėseardhje zhurmėmadhe gazeta-rėsh, qė mezi ē'prisnin tė pėrcillnin publikisht njė telenovelė shqiptaro-angleze. Blicet e aparatėve feksėn pėr momente tė tėra. "Nuk mund ta besoja se do ishim sėrish bashkė deri nė momentin kur avioni preku Heathrow-n", ka thėnė e pėrlotur Susan Geisler, ndėrsa shqiptari nė krah tė saj nuk ngurroi ta pėrqafojė e ta puthė, gjithashtu i pėrlotur, pa mundur tė thotė asnjė fjalė pėr mikrofonėt qė iu uruan kthimin. Kėshtu u rrėfye epilogu i njė historie qė pushtoi mediat angleze, nė kohėn qė ēifti rrekej me dokumentet e ribashkimit qindra kilometra larg ishullit britanik.

***
Bedri Harizi 49 vjeē me tė zbritur nga kamioni qė e solli nė Angli ilegalisht nė janar 2000, kėrkoi azil pranė zyrave tė Home Office. Mori njė dokument identifikimi si tė gjithė emigrantėt dhe u dėrgua nė njė hotel nė qytezėn Teignmouth, pranė qytetit Devon. Por qenė tė paktė muajt e vetmisė. Rreth tė 50-ve, por burrė mbajtur e i pashėm, ai u njoh me Susan Geisler, njė angleze 34 vjeēare, qė pak muaj mė pas do t'i betohej nė altar nė njė ceremoni tė thjeshtė martesore shtatorin e po atij viti. Anglezja nėnshkroi Susan Geisler Harizi.

***
Gjithēka ecte fjollė edhe pas muajit tė mjaltit, edhe kur ēifti filloi me planet e tė ardhmes me njė biznes nė bregdet dhe do kish vazhduar kėsisoj sikur pas tri vjetėsh Ministria e Emigracionit tė mos kujtohej pėr shqiptarin pa dokumente. Kėrkesa pėr azil iu refuzua, pavarėsisht martesės me njė shtetase angleze. Susan ishte optimiste pėr tė qėndruar nė Angli me bashkėshortin, por kjo dėshirė e saj e mirė nuk mjaftoi qė gjėrat tė ecnin sipas planeve. Megjithatė Bedriu vazhdoi ta ndihmonte Susan nė mbarėvajtjen e barit buzė detit, "Bow Windows Café" deri nė momentin… kur u shoqėrua pėr nė aeroport.

***
E ndėrsa Bedriu mbėrriti nė Rinas, anglezja i tha mirupafshim gjithashtu strehėzės sė tyre nė bregdet. Mbylli lokalin dhe paketoi bagazhet. Nė pak ditė qe pranė tij dhe familjes shqiptare tė bashkėshortit. Siē rrėfyen mė vonė, ata planifikonin tė kalonin pushimet verore nė Shqipėri dhe kėto tė dimrit, krejt tė paparashikuara, tė ftohta dhe pa dritė, do tė ngjanin me ngjarjet e faqeve tė "Dashuri nė kohėrat e kolerės". Aty rifilluan pėrpjekjet e Susan pėr 10 javė rresht, kur mbėrriti lajmi i mirė se ata mund tė ktheheshin sėrish, kėtė herė pa iu trembur habereve tė "Home Office". Njė vizė nė pasaportėn e Bedriut u ka dhėnė fund ditėve nė Shqipėri, veēse pėr momentin. Se ēifti planifikon pėr t'u kthyer prapė aty nga vera pėr t'i shijuar vėrtet pushimet shqiptare.

***
"Unė nuk u martova me Bedriun tė jetoja e ndarė nga ai. Nuk hezitova tė bashkohem me tė sa mė shpejt tė ishte e mundur", qenė fjalėt e para tė Susan pėr gazetarėt, pasi zbritėn qetėsisht shkallėt e avionit. Mėsuan vetėm kur u gjendėn para kamerave nė aeroportin e Heathrow-t se "telenovela" e tyre kishte ngjallur interes nė media, ndėrkohė qė ata s'ishin. "Home Office e lejoi atė tė rikthehej me mua pasi ju dha njė vizė (spouse's visa,) por gjithmonė ne ishim tė pasigurtė" ka vazhduar ajo. "Vetėm tani e besoj se ne jemi prapė bashkė", pėrfundoi Susan. Telenovela ish nė tė mbaruar. Ata lanė aeroportin pėr t'iu drejtuar shtėpisėz sė tyre nė Devon dhe barit tė vogėl buzė detit…


Banorėt e Teignmouth, peticion kundėr riatdhesimit tė shqiptarit

Bow windows Café", njė lokal i vogėl nė bregdetin e Teignmouth, u shndėrrua nė njė "zyrė avokatie" nė kohėn qė pėrgatitej largimi i Bedri Harizit nga Anglia. Bisedat e zakonshme, ndėrsa rrufiteshin filxhanėt me ēaj e kafe, u harruan. Se bari, qė pėrfaqėsonte biznesin e bashkėshortėve Harizi, ishte prej kohėsh njė folezė bisedash e klientėve besnikė, miq tė pronarėve. Qė nuk mund tė mos u gjendeshin pranė nė ditėt e trazuara tė martesės. Dhe nuk bėhet fjalė vetėm pėr kėtė rreth tė ngushtė klientėsh. Solidariteti do pėrfshinte njė pjesė tė mirė tė Teignmouth-it. Aq sa banorėt e kėsaj qyteze pranė Devonit, shumica tė njohur mes tyre, siē ndodh rėndom nė qytetet e vogla, vendosėn tė mblidheshin njė mbrėmje. Nėnshkruan tė gjithė njė peticion pėr tė protestuar kundėr riatdhesimit tė shqiptarit Bedri Harizi. Por pėrpjekjet e tyre qenė pa rezultat. Bedriu do kthehej nė Shqipėri dhe do duheshin tė tjera pėrēapje pėr rikthimin nė Teignmouth, pėr tė rifilluar bisedat mes miqsh dhe filxhanėve tė ēajit.


__________________
“vetėdija e lartė e rėndon njeriun”
Honesty^uk. Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 26-08-04, 23:01   #2
turisti
nė sokaqet misterioze....
 
Avatari i turisti
 
Anėtarėsuar: 25-07-04
Vendndodhja: Mahalla e azganave p/n
Postime: 47,343
turisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pershendetje Honesty^uk. Dashurija eshte e dhuruar nga ZOTI dhe si e tille eshte e caktuar si FITUES.


__________________
Ēdo gjė ėshtė e kalueshme,a mė i kalueshmi ėshtė njeri.
turisti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:02.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.