Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...

Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 13-06-04, 20:07   #1
VARDARI
 
Anėtarėsuar: 14-05-04
Vendndodhja: Gostivar
Postime: 221
VARDARI e ka pezulluar reputacionin
Gabim ENVER HOXHA (TRADHTARI KOMBITIT )

Masakėr antikombėtare kundėr intelektualėve

nga VARDARI
I
Sipas psikanalistėve energjitė e unit tė mediokėrisė specifike, janė mė tė mėdha, mė potente, mė demoniake dhe mė vrastare te diktatorėt,‑ egoistė tė mėdhenj, tė cilėt madhėshtia e marrėzisė dhe frika se mos u rrėmbejnė pushtetin, i tjetėrson nė tiran. I tillė ishte edhe Enver Hoxha.
Etja karrieriste e pėrbindėshme e tij, ndizej si vullkan qė zjenė brenda vetes ngaqė nuk pėrballej dot me personalitetet e shquara dhe intelektualėt elitarė siē kam theksuar edhe nė essenė: "Kompleksi I inferioritetit" Madje kjo etje e keqe karrieriste, qė e kishte burimin te ankthi, tmerri dhe frika e rrėzimit nga froni, tė cilin e quante tė pėrjetshėm, ishte po kaq e egėr, diabolike dhe hanibaliste, sa edhe kur nuk kishte tė bėnte direkt me personalitetet e shquara, i gjuante ata ku ishin e ku s'ishin, dhe ndizte fitilėt e makiavelizmit ekstrem, intensifkonte e dinamikėzonte edhe tė jashtzakonshmen edhe mitiken e magjiken edhe absurden e tragjiken, pėr tė denigruar, poshtėruar, persekutuar, izoluar dhe pėr t'i zhdukur edhe fizikisht, ata, burrat e shquar tė kombit, intelektualėt elitarė, qė i shikonte si armiq.
* * *
Nga librat " Mjerimi pafund" dhe "Gjėmat e komunizmit" tė Agim Mustės, po shkėpusim disa prej emrave tė personaliteteve tė shquara tė kombit, madje edhe peronalitete te huaja me famė botrore, qė i masakroi kompleksi i inferioritetit dhe etja karrieriste e fronit tė antintelektualit patologjik Enver Hoxha. Kaq i urrente intelektualėt elitarė, sa shdėrrohej edhe nė sadist, pėr ata qė kishin mbetur gjallė, duke mos u ngopur me dėnimin e tyre me burg apo internim., por edhe duke i torturuar, sa disa prej tyre kanė vdekur nė duart e xhelatėve qė i masakronin.
Me njė kėnaqėsi sadisti sillej edhe me tė tjerėt qė i zbriste nė shkallėt e ulta tė piramidės, apo i emėronte nė punėt mė ordinere, siē bėri me personalitetin e shquar Sejfulla Malėshova, duke e punėsuar nė njė magazinė dhe duke ndėrsyer zagarėt e tij qė ta, survejonin, tallnin, poshtėronin edhe kur u bė plak dhe ecte me shkop.
Ja, disa nga personalitetet e shquara qė i burgosi dhe vrau Enver Hoxha,sadisti i intelektualėve:
ARQILE TASI, diplomuar pėr letėrsi nė SHBA. Ish drejtori i Bibliotekės Kombėtare. Vdiq nė burgun e Burrelit, mė 1957. XHEVAT KORĒA,‑ diplomuar nė Austri pėr histori. Ish ministėr i arsimit. Vdiq nė burgun e Burrelit, mė 1955. GJERGJ KOKOSHI,‑ diplomuar pėr filozofi nė Itali. Ish ministėr i arsimit. Vdiq nė burgun e Burrelit, mė 1960. MIRASH IVANAJ,‑ ish ministėr i arsimit, diplomuar pėr letėrsi nė Itali. Vdiq nė burgun e Tiranės, mė 1954. HETEM HAXHIADEMI,‑ diplomuar nė Austri pėr shkenca politike. Tragjedian i njohur i letėrsisė shqipe. Vdiq nė burgun e Burrelit, mė 1964. XHEVIT LESKOVKU,‑ diplomuar pėr Shtamadhori nė Turqi dhe Gjermani. Ish shefi i Shtabit tė Shtamadhorisė nė kohėn e Monarkisė. Vdiq nė burgun e Burrelit, mė 1958. SELAUDIN TOTA,‑ diplomuar pėr fizikė bėrthamore nė Itali. Ish deputet. Ekzekutuar, mė 1947. SABAHETE KASIMATI,‑ diplomuar pėr shkenca biologjike nė Itali. Ekzekutohet, mė 1951. MUSINE KOKALARI,‑ diplomuar pėr letėrsi nė Itali. Krijuese e PSDSH, mė 1943. Vdes pas 38 vjetėsh nė internim. Autore e disa librave. ENGJĖLL ĒOBA,‑ diplomuar pėr jurist nė Itali. Vuajti 25 vjet burg. VISARIAN XHUVANI,‑ kryepeshkop i Kishės Ortodokse Shqiptare. Diplomuar pėr teologji nė Athinė. Vdiq mė 1965, pasi vuajti 25 vjet burg. PATER MESHKALLA,‑ diplomuar pėr teologji nė Itali dhe Poloni. Ish drejtori i gjimnazit franēeskan nė Shkodėr. Poet e prozator. Vdiq pasi vuajti 30 vjet burg. HAFĖZ ALI KORĒA, diplomuar pėr teologji nė Turqi. Publiēist dhe autor i disa librave me pėrmbajtje fetare dhe filozofike. I burgosur dhe i nternuar.
* * *
Prof. Dok. LOCI, njė ndėr kirurgėt mė tė dėgjuar dhe tė shquar nė Itali dhe Evropė. Ekzekutohet, mė 1946. Prof. Dok.. ZUBER, gjeolog me famė botrore, me origjinė polake. Zbuluesi i vendburimeve tė naftės nė shumė vende tė botės. Nė Shqipėri ka zbuluar disa vendburime nafte nė Kuēovė dhe Patos. Vdes nga tortuarat nė burgun e Tiranės, mė 1947.

I I
Mjaftojnė vetėm akuzat e kėtyre personaliteteve tė kombit tonė dhe dy personaliteteve tė huaja:, akuzat nga varret, nga burgjet, nga internimet, torturat...pa pėrmendur masakrėn ndaj pėrfaqsuesve mė tė shquar tė klerit katolik nė Shkodėr, pėr tė cilėn do tė shkruaj posaēėrisht; pa pėrmendur masakrėn ndaj deputetėve, masakrėn e gjuatjes sė intelektualėve tė futur nėpėr rrathėt e kuq, sipas alibisė idiote, duke sajuar aktin mė makabėr tė shėprthimit tė bombės nė ambasadėn jugosllave; pa pėrmendur gjuajtjen e shtrigave ndaj kundėrshtarėve politikė qė i shihte si rrezik imagjinar pėr fronin; mjaftojnė vetėm kėto, pa pėrmendur sesi ky hanibal hėngri kokat e shokėve tė tij, tė miqėve tė tj, bashkėluftėtarėve dhe bashkėpuntorėve tė tij, ndonėse shumica ishin bėrė hamės tė kokave tė vartėseve tė tyre, mjafton pra vetėm kjo tablo, e cila paraqet vetėm majėn e aizbergut, pėr ta dėnuar kėtė kriminel tė inteligjencies tė popullit tė vet, kėtė antinjeri, kėtė monstėr qė e polli barku i komunizmit qė akoma nuk ėshtė shterpėzuar.
* * *
Vret mendjen njeriu!...Pėrse gjithė kjo masakėr ndaj trurit tė kombit? Pėrse gjithė kjo gjuatje shtrigash, ndaj intelektualėve tė shquar, tė cilėt janė factor themelor zhvillimi e progresi e shoqėrisė? Pėrse sulmohet njeriu i ditur, i menēur, i kulturuar, i shkolluar i afti, i zoti?
Pėrse kjo ligėsi, armiqėsi, poshtėrsi, sadizėm, amoralitet dhe absurditet, ndaj atyre qė ishin pjesė e krenarisė sė kulturės kombėtare?
A mundet vallė njė atdhetar, patriot, demokrat, dijetar, filozof, shkrimtar, politikan i shquar, njė udhėheqės vizionar, qė hyp nė majėn e lartė tė piramidės, tė arrijė gjer nė atė pikė, sa tėrė pushtetin e tij, ta pėrdorė kundėr inteligjencies sė popullit tė vet? Kėtė mund ta bėjnė vetėm Arturo Uitė, Makbetėt, Kaligulėt, Neronėt, ata qė ia kalojnė Hitlerit dhe Stalinit. I tillė ishte antintelektuali i tėrbuar Enver Hoxha.
Mirėpo, ai ishte aktor qė ua kalonte dhe artistėve tė Hollivudi: hiqej si atdhetar dhe burgoste atdhetarėt; hiqej si patriot dhe vriste patriotėt; hiqej si demokrat dhe hante kokat e kundėrshtarėve politikė; hiqej si udhėheqės vizionar dhe i kundėrvihej progresit; hiqej se i digjej shpirti pėr popullin, por donte mbi gjithēka veten e vet. Popullin e donte pėr ta duartrokitur! Enver Hoxha, ‑Antinjeriu qė hante intelektualė!
Ndryshe nga mediokėrit ordiner qė s'e njihnin veten, Antinjeriu Hoxha, si mediokėr specifik dhe diktator i madh, e njihte veten se sa peshon nė rrafshin e dijes, njihte dhe forcėn e diturisė dhe mendjen e ndritur tė kundėrshtarėve intelektualė, tė cilėt i masakroi pikėrisht pse ishin mė tė zot se ai, mė tė kulturuar se ai, mė atdhetar se ai, mė progresist se ai, po jo djall si ai, jo mashtrues si ai, jo makivelist si ai, jo sadist si ai, i cili nė kėto rrafshe ishte i jashtzakonshėm, i papartshikueshėm.
E tėrbonte dhe e tmerronte zotėsia e intelektualėve! E linte dhe pa gjumė! Shpesh shihte ėndrra tė llahtarshme. Shpesh haluēinaciononte... Shpesh nuk dėgjonte, nuk shihte, nuk shijonte... kishte humbur shqisat... kishte humbur qetėsinė! Brenda tij,‑ jetonte njė natė e errėt, e frikėshme, e llahtarshme. Pikėrisht nė netė tė tilla, thureshin planet ogurzeza, planet demoniake tė masakrave ndaj intelektualėve dhe tė gjitha masakrat e tjera...
Kėtu ai ishte mjeshtėr. Profesor mbi profesorėt.
Pėr tė realizuar veprėn e tij kriminale ndaj inteligjencies, ndiqte dy linja paralele: atė tė krijimit tė alibive, duke sajuar skenare ogurzeza, gjoja tė implikimit tė tyre me agjenturat e huaja, pėr t'i bėrė tė besueshme nė popull dėnimet, burgosjet, internimet, duke i akuzuar ata si agjent, antiparti dhe tradhėtarė. Linja e dytė, ishte burgosja e veprave tė tyre, po dhe tė atyre qė s'ishin mė nė kėtė jetė.
Ėshtė masakra kulturore mė obskurantiste ajo e ndalimit tė librit tė ēdo lloji qė kishte mbi kopertinė emrat e atyre personaliteteve qė ishin futur nė rrathėt e kuq nga batalionet e ēensuruesve enveristė. Kėshtu u ndalua vepra e Fishtės, Konicės, Malėshovės, Koliqit, Camajt, Pipės e dhjetra, e dhjetra tė tjerėve Po kėshtu, nga letėrsia e huaj, ishin ndaluar edhe veprat e autorėve mė nė zė tė teatrit tė absurdit, tė surealizmit, simbolizmit dhe tė gjitha rrymave moderne, pėr burgosjen e tė cilave kanė kontribuar edhe disa pseudointelektualė, me reēensionet e tyre famėzeza.
Ndėrsa shkrimtarėve, poetėve, dramaturgėve dhe artistėve tė rinj, u konfiskohej edhe njė vjershė edhe njė tregim edhe njė tablo, kur kolonin vijat e bardha tė realizmit socialist, madje edhe i internonin edhe i burgosnin autorėt duke burgosur nė tė njejtėn kohė edhe terė krijimtarinė e tyre.
Burgosja e librit ishte akti mė skandaloz, mė antikulturė dhe antidemokratik i diktaturės enveriste.
* * *
Bėmat kriminale tė Enver Hoxhės kundėr inteligjencies, kundėr kundėrshtarėve politikė, kundėr shokėve, miqėve, bashkėluftėtarėve dhe bashkėpunėtorėve tė tij, qė i shihte si rivalė, akoma nuk janė vlerėsuar si rrezik pėr tė sotmen dhe tė ardhmen. Akoma nuk ėshtė dėnuar Enveri dhe enverizmi. Akoma nuk ėshtė nxjerrė nė bankėn e tė akuzuarve (pas vdekjes ) ku tė gjykohej si kriminel dhe kryeamoralist i degjenerimit tė shqipatarėve. Dhe kjo duhet bėrė pėr hir tė sė sotmes dhe tė sė ardhmes.
Enverizmi ėshtė sėmundja mė e rrezikshme vdekjeprurėse e demokracisė, e cila shfaqet edhe sot nė forma tė ndryshme, tė kamufluara, po edhe tė hapta, pothuajse nė tė gjitha sferat e jetės, por sidomos ndaj personaliteteve tė shquara dhe intelektualėve elitarė, duke mos u krijuar hapsirat e nevojsme pėr tė qenė factor parėsor nė drejtim. Ashtu si nė kohėn e Babės, nė sferat e larta mediokėria specifike ėshtė shumicė. Ajo drejton sipas mendėsive dhe mentalitetit enverist, duke zhvilluar edhe sot disa forma tė luftės sė klasave ndaj intelektualėve dhe kundėrshtarėve politike.
Turrmat injorante, skllevėrit ideologjik, idhtarėt e Antinjeriut, po edhe disa prej atyre qė i kish dėnuar diktatura enveriste, shumė prej kėtij soji, dolėn me portretin e kėtij diktatorit nė duar, nė festėn e Konferencės sė Pezės. Bashkė me kėto monstra ishin edhe pushtetarėt e lartė tė pozitės, ish bijtė e nomeklaturės sė kuqe, duke festuar Mashtrimin e Madh: "PA DALLIM, FEJE, KRAHINE DHE IDEJE". Kur sot gjithkush e di mirėfilli, se pėr pesėdhjetė vjet, LUFTA E KLASAVE BĖRI KĖRDINĖ mbi ballistėt, zogistėt, intelektualėt, klerikėt, tregtarėt, bejlerėt, agallarėt dhe tė gjitha ata qė mendonin ndryshe, apo kishin lidhje gjaku a shoqrore e miqėsore me njeri tjetrin.
Mirėpo tė drejtėn morale pėr tė drejtuar kėtė vend, nuk e kanė ata qė nuk divorcohen nga Diktatori Hoxha dhe diktatura komuniste, nuk e kanė ata qė nuk u kėrkojnė falje ish tė burgosurve, ish tė persekutuarve dhe tėrė popullit pėr mjerimin e tij, si vendi mė i prapambetur nė Evropė, nuk e kanė ata qė nuk e vėnė nė bankėn e tė akuzuarve "Heroin e Popullit" ( pėrkthimi nė gjuhėn e demokracisė ėshtė XHELATI I POPULLIT ) dhe ta djegin titullin mashtrues nė mes tė sheshit Skėndėrbeg, ashtu siē tėrhoqi zvarrė, populli, shtatoren e tij, me kėngė e valle, nė ditėt e para tė dhjetorit tė demokracisė.
* * *
Mosdėnimi i Enverit dhe enverizmit, u ka dhėnė krahė nostalgjikėve tė diktaturės komuniste, tė bėjnė edhe njė propagandė djallėzore: dikush thotė se komunizmi vdiq, tė tjerė t'ia lemė tė ardhmes ta bėjė historinė, e mjaft slogane kėsisoj. Kėto dėshmi autentike, nė mėnyrė tė pakontestueshme vėrtetojnė se enverizmi ėshtė gjallė dhe nė veprim, i veshur me rroba tė reja demagogjike e mashtruese. Kėtė mashtrim sot nuk e ha kush, pėrveē tė mjerėve skllevėr ideologjikė qė janė mėsuar tė ecin vetėm me samar mbi kurriz dhe akoma i besojnė verbėrisht enverizmit.
Historia na mėson se ēdo kohė ka detyrėn historike dhe pėrgjegjėsinė tė vlerėsojė kohėn e vet, tė dėnojė tė keqen, tė evidentojė tė mirėn dhe tė rivlerėsojė tė shkuarėn.
Tė parėt qė duhet ta bėjnė kėtė janė historianėt. Mirėpo ata heshtin. Gjithkush pyet: pse heshtin historianėt? (Sa pėr pseudohistorianėt qė e kanė shkruar historinė duke e mistifikuar atė, askush nuk pyet, ata mė mirė mos ta hapin gojėn, nėse nuk e nisin fjalėn e parė duke korigjuar publikisht gabimet e rėnda tė tyre dhe duke kėrkuar falje)
Po, akademikėt, pse rrijnė strukur nė kullėn e turpit e s'e thonė njė fjalė kundėr tij? Janė apo s'janė akademikė? Shkencėrisht, ata duhet ta vėnė pikėn mbi " i " dhe ta denoncojnė diktatorin Hoxha si kriminel, qė ia kalon dhe Millosheviēit, i cili bėri genocid mbi boshnjakėt e kosovarėt, ndėrsa Enveri ndaj bashkėkombasve tė vet. A s'ėshtė tragjike kjo? Po akademikėt tanė tė nderuar tė pandershėm, mrrudhen, mrudhen dhe flasin me vete.
Tė mpirė, edhe ish tė burgosurit, ish tė internuarit dhe ish tė persekutuarit! Pse ? Konfliktohen me njeri tjetrin nėpėr kafenera, sjellin fakte tronditėse qė tė rrėnqethin misht, pėr torturat ēnjerėzore, pėr fajet qė s'i kishin bėrė kurrė, po nuk ngrihen tė ulurijnė sa tė ēahet kupa e qiellit, gjersa ata qė drejtojnė, o tė dėnojnė kriminelin Hoxha, o tė dorėzojnė pushtetin.
Xhelatėt e Hoxhės i ndeshim nė ēdo rrugė, nė ēdo hap, nė zyra, nė poste tė larta, ndonjeri edhe zgėrdhihet, ca tė tjerė me cinizėm tė zgjatin edhe dorėn, atė dorė qė ka torturuar edhe profesorin e shquar polak Zuber, qė vdiē nga torturat nė burg, po as falje nuk kėrkojnė, as divorc nuk bėjnė, pėrkundrazi me mendėsitė e tij veprojnė si skuthėr. Dhe, tė bėjnė gjėmėn edhe sot!
Pėrgjegjėsi historike kanė edhe personalitetet e shquara, me orientim perėndimor, qė kanė vizione tė qarta pėr tė ardhmen, qė argumentojnė me njeri tjetrin se pa dėnuar kėtė kriminel monstruoz, zhvillimi, progresi dhe ardhmja ėshtė nė pikpyetje, po zėrin nuk e ngrenė nė kupė tė qiellit, fjalėn e mbajnė brenda vetes. Ka forcė tė jashtzakonshme fjala e tyre po hypi mbi flatrat e guximit.
E nėse tė gjithė kėto mbajnė pėrgjegjėsi tė dorės sė dytė, pozita dhe opozita qė janė protagonistė tė politikės, lidėr tė saj, mbajnė pėgjegjėsi parėsore., pėrse kanė heshtur gjer mė sot? Pėrse heshtin edhe tani?!

I V

Heshtja ndaj dėnimit tė Enver Hoxhės dhe diktaturės sė tij enveriste, kompromenton cilindo politikan, deputet, lidėr partie, opozitė dhe pozitė, qė s'e kanė kryer detyrėn qė u ka ngarkuar historia, pėr ta dėnuar diktatorin mė tė egėr, mė tė lig, tė Shqipėrinė qė e la popullin nė mjerim dhe masakroi e vraunė mjerim, qė vrau tė gjithė ata qė s'mendonin si ai, qė shkatėrroi moralin e shėndoshė tė shqiptarit duke krijuar monstrėn "njeriu i ri", sipas shembėlltyrės sė tij. Kėtė njeri sot e gjen nėpėr partitė e majta dhe tė djathta, nėpėr Fondacione, shoqata, nė masmedia, nė ambasada e kudo.
* * *
Disa veteranė tė sklerozuar, komunistėt dogmatikė tė pandreqshėm, skllevėrit e ideologjisė enveriste dhe disa akademikė enveristė si Rexhep Qosja, akoma e vlerėsojnė figurėn e Diktatorit Antinjeri, duke i kėrkuart me pikatore "tė mirat", madje Qosja thotė se "Diktator e kanė bėrė bashkėkohėsit servilė tė tij" (Libri Tronditja e shekullit,fq.314,rr.24-25.) madje edhe se Enver Hoxha s'e ka shitur Kosovwn, e proēkulla tw tjera, mirėpo zemra s'ia thotė, as goja s'ia nxjerr fjalėn pėr ta dėnuar pėr krimet, ndėrsa populli e dha verdiktin e vet, kur e tėrhoqi zvarrė shtatoren e tij nė bulevardet e Tiranės; po edhe zėri i studentėve nė demonstrat e Dhjetorit, nė Shėshin Studenti, nėpėrmjet magafonėve tė fuqshėm, kumtonin qė t'i pushkatoheshin edhe eshtrat nė ēdo ditėlindje e ditėvdekje, nė ēdo gėzim apo hidhėrim.
Diktatorėt dhe tiranėt nuk mund tė rehabilitohen, por vetėm tė dėnohen pėr krimet e tyre. Ata mbeten nė histori si kriminelė. Jo kriminelė nė heshtje. Por tė deklaruar tė tillė nga gjykata si institucioni i drejtesisė dhe tė vėrtetės.
V
Po, ē'bėri opozita pėr ta ēuar nė bangėn e tė akuzuarve Antinjeriun Hoxha? Ē'bėri dhe ē'bėn pozita e sotme, ndonėse akoma nuk ėshtė deklaruar zyrtarisht se ėshtė e divorcuar me te? Pėrkundrazi, organizon tubime provokative, si ai i Pezės, nė tė cilėn kishte dhe prej atyre qė Enver Hoxha u kishte vrarė babain, djalin, tė afėrmit; tė tjerė qė i kishte kalbur nėpėr burgjet mesjetare si i famshmi burg i zi i Burrelit. Brohoritjet "Enver Hoxha, Enver Hoxha", janė maja bajonetash qė gėrmojnė plagėt e hakmarrjes personale. Dhe dihet mirėfilli se ku nuk vepron ligji vepron kanuni i gjakmarrjes. E, qė tė mos ndodhė kurrė kjo, ata qė i kanė dalė pėr zot kėtij vendi, janė tė detyruar tė venė nė lėvizje tė tėra strukturat dhe institucionet pėrkatėse pėr ta dėnuar fajtorin
E, me qė s'ka ndodhur gjatė dhjetė vjetėve kjo, pėrsėri pyesim, pėrse heshtet? Pėrse ngurohet?... Apo mos vallė klasa jonė politike, nuk ėshtė e aftė tė bėjė kararsisin, tė ēlirohet prej enverizmit, tė arratiset prej ideologjisė dhe mendėsive tė tij, prej veprimeve e praktikave tė tij? Apo akoma nuk e kupton se, Antinjeriu Hoxha nuk ishte vetėm diktator, por edhe tiran! Kush mund t'u pėrgjigjet kėtyre pyetjeve?
URTAKU do tė thoshte, MĖ MIRĖ VONĖ SE KURRĖ !
* * *
Opozita dhe pozita, e dhjathta dhe e majta, ėshtė momenti historik, nė vazhdėn e konsensusit pėr tė bėrė politikė ndryshe, pėr tė bėrė politikė ndėrtuese zhvillimi, integrimi dhe progresi, pėr problemet e mėdha tė shoqėrisė, tė bėjnė edhe KONSENSUSIN E MADH TĖ DĖNIMIT TĖ ENVER HOXHĖS, duke formuluar bashkarisht akuzėn ndaj figurės dhe veprės kriminale tė tij.
Rol parėsor ka dhe Presidenti i Republikės, i cili mund tė marrė i pari nisiativėn pėr kėtė KONSENSUS TĖ MADH HISTORK.
Pėr kėtė,kėrkohet njė rizgjim i madh, si nė fillimet demokratike; njė guxim i madh, pėr tė kapėrcyer vetveten; njė vulnet i madh dhe njė akuzė e fuqishme, qė buron nga gjaku i kulluar i tė pafajshėmve, pėr ta denoncuar, gjykuar dhe dėnuar Antinjeriun Enver Hoxha, si njė diktatori,tiran specifik, qė s'e gjen tė dytin nė tė gjitha kohrat, qė hėngri intelektualė tė shquar, qė zhduku familjet fisnike shqiptare, qė degjeneroi shqiptarin nė "njeri tė ri" sipas shembėlltyrės sė Antinjeriut, i cili kisht njė un' karrierist pėrbindėsh edhe ndaj perėndive, ndaj i mohoi ato, pėr t'u bėrė vetė kryeperėndi, Zeus.

Si konkluzė:

Pa dėnuar Enver Hoxhėn si kriminel dhe kryeamoralist i degjenerimit tė shqiptarit, e ardhmja do tė mbetet varė nė njė cergė, rrahur nga erėrat e forta tė dimrit.

VARDARI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 19-06-04, 16:37   #2
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Avatari i Barbaroza
 
Anėtarėsuar: 09-01-04
Vendndodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postime: 12,508
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Gabim

VARDARI,te falenderoj per kete shkrim qe paske sjellur per t'u njohur me veprat shizofrenike te diktatorit me te madh komunist te Ballkanit dhe ndoshta me gjere.
Njeherit i kisha lutur te gjithe anetaret e forumit qe materiale te tilla ku shkruhet e flitet per kete diktator te na i sjellin ketu qe te kemi mundesi te lexojme me gjeresisht!
__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-06-04, 16:39   #3

Nje dite degjova ne TV se nje prift ortodosk grek apo ku ta di une cfare ishte,kishte kerkuar shelbimin e tij.Ēmenduria s'ka kufinj!
__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-06-04, 19:08   #4
VARDARI
 
Anėtarėsuar: 14-05-04
Vendndodhja: Gostivar
Postime: 221
VARDARI e ka pezulluar reputacionin
Gabim

[quote="Barbaroza"][b]VARDARI,te falenderoj per kete shkrim qe paske sjellur per t'u njohur me veprat shizofrenike te diktatorit me te madh komunist te Ballkanit dhe ndoshta me gjere.
Njeherit i kisha lutur te gjithe anetaret e forumit qe materiale te tilla ku shkruhet e flitet per kete diktator te na i sjellin ketu qe te kemi mundesi te lexojme me gjeresisht!

Barbaroza te falemderohem mbasi ju ka pelqyer teksti ja po te jap edhe fakte tjera per krimet e ENVERIT NE KOSOV

partizanet e enverit ne Kosove

a) Lufta antishqiptare perkrah Armates Jugosllave qe zhvilluan divizioni V dhe VI i Ushtrise NCL shqiptare. Eshte nje fakt i njohur tashme nga te gjithe marrshimi i ketyre divizioneve "ne ndjekje te nazisteve deri ne Vishegrad", gjate te cilit Ramiz Alia dhe Shefqet Peci masakruan te gjithe nacionalistet shqiptare te atyre aneve qe kishin guxuar te ngrinin dore kunder "vellezerve jugosllave".

c) Gjate LANCL, Enver Hoxha e ka bekuar zyrtarisht genocidin cnjerezor qe Armata Jugosllave kreu mbi nacionalistet shqiptare ne Kosove. Ne nje nga veprat e tij, Hoxha shprehej: "ata "nacionalistet kosovare) e kane hak plumbin dhe litarin"

Barbaroza ju pershendes
-VARDARI
VARDARI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-06-04, 21:01   #5
VARDARI
 
Anėtarėsuar: 14-05-04
Vendndodhja: Gostivar
Postime: 221
VARDARI e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Enver Hoxha pushkatoi keta anetare te Byrose Politike: Koci Xoxe, Beqir
Balluku, Abdyl Kellezi, Koco Theodhosi, Kadri Hazbiu; ndersa Mehmet Shehu dhe
Nako Spiru vrane veten.
U pushkatua dhe ish anetarja e B.P. Liri Gega. U pushkatua kandidati i B.P.
Petrit Dume.
U pushkatuan anetaret e K.Q.: Hito Cako, Fecor Shehu dhe Llambi Zicishti.
U burgosen dhe u internuan anetaret e Byrose Politike: Sefulla Maleshova,
Bedri Spahiu, Tuk Jakova, Liri Belishova, Pandi Kristo.
U burgosen dhe u internuan anetaret e K.Q. : Ymer Dishnica, Nesti Kerenxhi,
Naxhie Dume, Gjin Marku, Maqo Como, Fadil Pacrami, Todi Lubonja, Mihallaq
Zicishti, Kadri Hoxha, Thoma Deljana, Piro Dodbiba.
Vrane veten Pirro Gusho, Ndue Marashi, Zija Kellici.
U burgos Kryetari i Komisjonit te Kontrollit dhe Revizjonimit te Partise Koco
Tashko.
U pushkatua gjenerali Dalip Ndreu.
Asnje anetar i larte i partise apo qeverise nuk eshte vrare nga armiqte e
jashtem apo te brendeshem. Te gjithe jane vrare dhe burgosur nga partia e
tyre.
Vrasja e shokeve nga diktatori eshte nje nga treguesit e nje diktature. Ne
kete diktatura Komuniste Shqiptare ka nga treguesit me te larte.

182
Bedri Spahiu eshte ndoshta figura me interesante e udheheqesve komuniste
Shqiptare.
Kete Robespier Shqiptar revolucjoni e vuri ne postin e Prokurorit te
Pergjithshem me graden Gjeneral Major. Ai ish prokurori i tmerrshem i
komunisteve.
Ai kerkoi me dhjetra denime me vdekje ne gjyqin special te 1945, ne gjyqin e
deputeteve me 1947 dhe ne gjyqin e Koci Xoxes me 1949.
Me 1 Mars 1945 fillon procesi kunder 60 te pandehurve; kryetar gjyqi ish Koci
Xoxe dhe prokuror Bedri Spahiu. Jepen 17 denime me vdekje.
Me vone ai denon me vdekje dhe shokun e tij Koci Xoxe.
Por shpejt kuptoi egersine e sistemit dhe ndahet prej diktatorit duke u denuar
prej tij.
Kaloi 35 vite ne burg te rende dhe internim.
Eshte i vetmi qe ka kerkuar ndjese publike per ate qe ka bere.
Nuk ka dyshim qe letrat e tij te burgut derguar Kryeministrit Mehmet Shehu dhe
Kryehetuesit te Republikes jane ner me te rendesishmet e derguara nga burgjet
Shqipetare. Jane me shume rendesi qe keto i shkruan ish Prokurori i
Pergjithshem.
Aty mund te kuptojme thashethemet, intrigat dhe kompllotet qe i benin njeri
tjetrit udheheqesit komuniste.
Aty shohim tmeret dhe torturat qe egzistonin ne burgjet politike, se cfare
sitemi i padrejte ish sistemi i drejtesise dhe ai i vuajtjeve te denimit. Kjo
me gojen e ish Prokurorit te Pergjithshem, e atij qe filloi denimet dhe
pushkatimet e panumurta.
VARDARI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-06-04, 21:04   #6
VARDARI
 
Anėtarėsuar: 14-05-04
Vendndodhja: Gostivar
Postime: 221
VARDARI e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Shoqata kombetare e ish te denuarve dhe te perndjekurve politike te Shqiperise
jep kete permbledhje per genocidin komunist:
Te ekzekutuar: 5577 burra dhe 450 gra.
Te denuar politike: 26768 burra dhe 7367 gra.
Vdekur ne burgje: 1065 te denuar.
Internuar : 48217 burra dhe 10792 gra.
VARDARI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-06-04, 23:30   #7
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Barbaroza
VARDARI,te falenderoj per kete shkrim qe paske sjellur per t'u njohur me veprat shizofrenike te diktatorit me te madh komunist te Ballkanit dhe ndoshta me gjere.
Njeherit i kisha lutur te gjithe anetaret e forumit qe materiale te tilla ku shkruhet e flitet per kete diktator te na i sjellin ketu qe te kemi mundesi te lexojme me gjeresisht!
VARDAR edhe un i bashkangjitem Barbarozes ,te falemderohem per ket shkrim se me te thene te drejten shume interesant ky shkrimi yte nuk blehet me flori

VARDARI ju pershendet
Tomori
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-06-04, 19:48   #8
Engjellushja
 
Anėtarėsuar: 10-06-04
Postime: 398
Engjellushja e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Un vetem deshta ta vulosi at se cfar shktuajti "Verdari " :lol:

Fakt ! Fakt! Fakt!
__________________
Do te fleni shum Rahat
Dhe nese jan minuta apo me sahat
Rahjen e zemrės do ta keni normale
Nėqoftėse jeni t“Sinqert dhe mbaheni pėr fjale..
Engjellushja Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-06-04, 09:29   #9
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim

FAKT ! FAKT ! FAKT !

Ndėrsa forca tė ndryshme tė lėvizjes kombėtare u gėzuan pėr Marrėveshjen e arritur nė Mukje , veēanėrisht pėr "programin e Shqipėrisė Etnike", Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviq i shprehen ndjenjat e tyre si mė poshte:

"Ky bashkim i forcave shqiptare ėshtė i papranueshėm. Tashmė, ne po forcohemi nga dita nė dite dhe shume shpejt do t'i sulmojmė nė mėnyrė tė pamėshirshme. Ne kurrė nuk do t'i lejojmė tė bashkohen dhe kurrė nuk do tė lidhemi me kėto qenėr. Dhe pastaj, ē'ėshtė kjo Shqiperi Etnike! Le tė pėrpiqen dhe ta bėjnė nėse ua mban."(f.96).

Shpallja e Mbledhjes sė Mukjes mbeti vetėm njė rreze jetėshkurtėr shprese pėr aspiratat e shqiptarėve. Menjėherė pasi u mėsua vendimi i marrė nga ky forum i tė gjitha forcave tė vendit, tė pėrkushtuar nė luftė kundėr pushtuesit, tė dėrguarit e Titos urdhėruan Enver Hoxhen ta denonconin atė si tradheti (ndaj kujt?). Dhe ai u dorėzua pa asnjė rezistencė. Qė nga ky ēast e mė pas, njėsitė lutarake komuniste u shpallen lufte pa kompromis nacionalistėve. Tė dėrguarit e Serbisė po silleshin si lordė nė Shqipėri. Librat e Historisė sė Shqipėrisė, tė shkruara pas lufte nėn diktatin e komunistėve e pėrshkruajnė Marrėveshjen e Mukjes si tradhėti.Ēėshtja ėshtė: Tradhėti ndaj kujt?

Ėshtė e qartė ēfarė nėnkuptonin komunistet shqiptarė: Tradheti ndaj interesave tė Serbisė nė Shqipėri.

Nė raportin e tij tė Komitetit Qendror tė PK tė Jugosllavisė mė 19 nėntor 1943, Miladin Popovic shkruan:

"Shokėt delegatė nė Mukje ranė nė pozitat e nacionalistėve. Tė zhytur nė oportunizėm, ata kėrkuan qė njė pjesė e programit duhej tė ndėrrohej. Shoku Tempo ishte kėtu atėhere. Ne e diskutuam ēėshtjen me anėtaret e Komitetit Qendror dhe studiuam tė gjitha mundėsitė, situaten dhe gjithēka tjetėr dhe pėrfundimisht vendosėm tė hidhnim poshtė Shpalljen dhe tė mos e njihnim krijimin e Komitetit tė Shpėtimit tė Shqipėrisė, apo rolin e tij si organi mė i larte nė luftėn ēlirimtare. Ne vendosėm tė mblidhnim Konferencėn pa vonesė dhe tė zmadhonim Komitetin Qendror…" (f.80)

Konferenca e dytė e Labinotit u mbajt nė tetor 1943, sipas udhėzimeve tė drejtpėrdrejta tė Miladin Popovicit. Ecuria e kėsaj konference u dominua plotėsisht nga vija serbe. Tė gjitha ēėshtjet qė kishin tė bėnin me qendrimin ndaj forcave nacionaliste, organizimin e forcave tė armatosura dhe punėn e partisė, ndikoheshim nga interesat serbe.

Nė kėto rrethana, udhėheqja e Ballit Kombėtar botoi Manifestin e vet me titullin "RRUGA E DREJTE DHE RRUGA E GABUAR", nė tė cilin mes tė tjerash thuhej:

"Ėshtė e qartė pėr popullin se kjo parti qė udhėhiqet nga Sale (Dushan) dhe Miladin me shokėt e tyre, po pėrgatitet tė na japė njė diktature dhe terror nė vend tė lirisė sė premtuar,…do tė na japė shkatėrrim nė vend tė progresit…"

Ėshtė e qartė se shumė shqiptarė nuk kishin dyshime pėr rolin e tė dėrguarve serbė nė Shqipėri. Por rrėnjėt e punės sė Dushanit dhe Miladinit ishin aq tė thella, sa qė as Enver Hoxha, as ndonjė anetar i Komitetit Qendror tė PKSH nuk mund ta ndalonin tė keqen. Komunistėt shqiptarė u kapėn nė rrjetėn e serbėve, tė cilėt ishin mjeshtėr tė mbaruar pėr ta pėrkulur Enver Hoxhen ngado qė ata dėshironin dhe kishin arritur t'i lidhnin duart me fijet sekrete tė cilat i kishin fillimet e tyre mė 8 nėntor 1941, nė njė shtėpi tė thjeshtė nė Tiranė.

Enver Hoxha ishte plotėsisht i ndėrgjegjshėm se pa vėllezėrit e tij serbė nuk do tė kishte mundur tė ngjiste shkallėn e partisė dhe tė kapte postin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Komitetit Qendror tė PKSH. Kjo ishte arsyeja se pse udhėheqja komuniste shqiptare nuk mund ta thoshte fjalen e vet pėrsa u pėrket ēėshtjeve tė veta tė brėndshme, kur fatet e vendit po vendoseshin dhe nuk mund tė kundershtonte planet serbe pėr vendosjen e ardhshme tė territoreve shqiptare nė Jugosllavi.
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-10-04, 23:55   #10
Honesty^uk.
KoordinatoR
 
Avatari i Honesty^uk.
 
Anėtarėsuar: 27-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
Honesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Honesty^uk.
Gabim Re: ENVER HOXHA (TRADHTARI KOMBITIT )

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga VARDARI
Masakėr antikombėtare kundėr intelektualėve

nga VARDARI
I
Sipas psikanalistėve energjitė e unit tė mediokėrisė specifike, janė mė tė mėdha, mė potente, mė demoniake dhe mė vrastare te diktatorėt,‑ egoistė tė mėdhenj, tė cilėt madhėshtia e marrėzisė dhe frika se mos u rrėmbejnė pushtetin, i tjetėrson nė tiran. I tillė ishte edhe Enver Hoxha.
Etja karrieriste e pėrbindėshme e tij, ndizej si vullkan qė zjenė brenda vetes ngaqė nuk pėrballej dot me personalitetet e shquara dhe intelektualėt elitarė siē kam theksuar edhe nė essenė: "Kompleksi I inferioritetit" Madje kjo etje e keqe karrieriste, qė e kishte burimin te ankthi, tmerri dhe frika e rrėzimit nga froni, tė cilin e quante tė pėrjetshėm, ishte po kaq e egėr, diabolike dhe hanibaliste, sa edhe kur nuk kishte tė bėnte direkt me personalitetet e shquara, i gjuante ata ku ishin e ku s'ishin, dhe ndizte fitilėt e makiavelizmit ekstrem, intensifkonte e dinamikėzonte edhe tė jashtzakonshmen edhe mitiken e magjiken edhe absurden e tragjiken, pėr tė denigruar, poshtėruar, persekutuar, izoluar dhe pėr t'i zhdukur edhe fizikisht, ata, burrat e shquar tė kombit, intelektualėt elitarė, qė i shikonte si armiq.
* * *
Nga librat " Mjerimi pafund" dhe "Gjėmat e komunizmit" tė Agim Mustės, po shkėpusim disa prej emrave tė personaliteteve tė shquara tė kombit, madje edhe peronalitete te huaja me famė botrore, qė i masakroi kompleksi i inferioritetit dhe etja karrieriste e fronit tė antintelektualit patologjik Enver Hoxha. Kaq i urrente intelektualėt elitarė, sa shdėrrohej edhe nė sadist, pėr ata qė kishin mbetur gjallė, duke mos u ngopur me dėnimin e tyre me burg apo internim., por edhe duke i torturuar, sa disa prej tyre kanė vdekur nė duart e xhelatėve qė i masakronin.
Me njė kėnaqėsi sadisti sillej edhe me tė tjerėt qė i zbriste nė shkallėt e ulta tė piramidės, apo i emėronte nė punėt mė ordinere, siē bėri me personalitetin e shquar Sejfulla Malėshova, duke e punėsuar nė njė magazinė dhe duke ndėrsyer zagarėt e tij qė ta, survejonin, tallnin, poshtėronin edhe kur u bė plak dhe ecte me shkop.
Ja, disa nga personalitetet e shquara qė i burgosi dhe vrau Enver Hoxha,sadisti i intelektualėve:
ARQILE TASI, diplomuar pėr letėrsi nė SHBA. Ish drejtori i Bibliotekės Kombėtare. Vdiq nė burgun e Burrelit, mė 1957. XHEVAT KORĒA,‑ diplomuar nė Austri pėr histori. Ish ministėr i arsimit. Vdiq nė burgun e Burrelit, mė 1955. GJERGJ KOKOSHI,‑ diplomuar pėr filozofi nė Itali. Ish ministėr i arsimit. Vdiq nė burgun e Burrelit, mė 1960. MIRASH IVANAJ,‑ ish ministėr i arsimit, diplomuar pėr letėrsi nė Itali. Vdiq nė burgun e Tiranės, mė 1954. HETEM HAXHIADEMI,‑ diplomuar nė Austri pėr shkenca politike. Tragjedian i njohur i letėrsisė shqipe. Vdiq nė burgun e Burrelit, mė 1964. XHEVIT LESKOVKU,‑ diplomuar pėr Shtamadhori nė Turqi dhe Gjermani. Ish shefi i Shtabit tė Shtamadhorisė nė kohėn e Monarkisė. Vdiq nė burgun e Burrelit, mė 1958. SELAUDIN TOTA,‑ diplomuar pėr fizikė bėrthamore nė Itali. Ish deputet. Ekzekutuar, mė 1947. SABAHETE KASIMATI,‑ diplomuar pėr shkenca biologjike nė Itali. Ekzekutohet, mė 1951. MUSINE KOKALARI,‑ diplomuar pėr letėrsi nė Itali. Krijuese e PSDSH, mė 1943. Vdes pas 38 vjetėsh nė internim. Autore e disa librave. ENGJĖLL ĒOBA,‑ diplomuar pėr jurist nė Itali. Vuajti 25 vjet burg. VISARIAN XHUVANI,‑ kryepeshkop i Kishės Ortodokse Shqiptare. Diplomuar pėr teologji nė Athinė. Vdiq mė 1965, pasi vuajti 25 vjet burg. PATER MESHKALLA,‑ diplomuar pėr teologji nė Itali dhe Poloni. Ish drejtori i gjimnazit franēeskan nė Shkodėr. Poet e prozator. Vdiq pasi vuajti 30 vjet burg. HAFĖZ ALI KORĒA, diplomuar pėr teologji nė Turqi. Publiēist dhe autor i disa librave me pėrmbajtje fetare dhe filozofike. I burgosur dhe i nternuar.
* * *
Prof. Dok. LOCI, njė ndėr kirurgėt mė tė dėgjuar dhe tė shquar nė Itali dhe Evropė. Ekzekutohet, mė 1946. Prof. Dok.. ZUBER, gjeolog me famė botrore, me origjinė polake. Zbuluesi i vendburimeve tė naftės nė shumė vende tė botės. Nė Shqipėri ka zbuluar disa vendburime nafte nė Kuēovė dhe Patos. Vdes nga tortuarat nė burgun e Tiranės, mė 1947.

I I
Mjaftojnė vetėm akuzat e kėtyre personaliteteve tė kombit tonė dhe dy personaliteteve tė huaja:, akuzat nga varret, nga burgjet, nga internimet, torturat...pa pėrmendur masakrėn ndaj pėrfaqsuesve mė tė shquar tė klerit katolik nė Shkodėr, pėr tė cilėn do tė shkruaj posaēėrisht; pa pėrmendur masakrėn ndaj deputetėve, masakrėn e gjuatjes sė intelektualėve tė futur nėpėr rrathėt e kuq, sipas alibisė idiote, duke sajuar aktin mė makabėr tė shėprthimit tė bombės nė ambasadėn jugosllave; pa pėrmendur gjuajtjen e shtrigave ndaj kundėrshtarėve politikė qė i shihte si rrezik imagjinar pėr fronin; mjaftojnė vetėm kėto, pa pėrmendur sesi ky hanibal hėngri kokat e shokėve tė tij, tė miqėve tė tj, bashkėluftėtarėve dhe bashkėpuntorėve tė tij, ndonėse shumica ishin bėrė hamės tė kokave tė vartėseve tė tyre, mjafton pra vetėm kjo tablo, e cila paraqet vetėm majėn e aizbergut, pėr ta dėnuar kėtė kriminel tė inteligjencies tė popullit tė vet, kėtė antinjeri, kėtė monstėr qė e polli barku i komunizmit qė akoma nuk ėshtė shterpėzuar.
* * *
Vret mendjen njeriu!...Pėrse gjithė kjo masakėr ndaj trurit tė kombit? Pėrse gjithė kjo gjuatje shtrigash, ndaj intelektualėve tė shquar, tė cilėt janė factor themelor zhvillimi e progresi e shoqėrisė? Pėrse sulmohet njeriu i ditur, i menēur, i kulturuar, i shkolluar i afti, i zoti?
Pėrse kjo ligėsi, armiqėsi, poshtėrsi, sadizėm, amoralitet dhe absurditet, ndaj atyre qė ishin pjesė e krenarisė sė kulturės kombėtare?
A mundet vallė njė atdhetar, patriot, demokrat, dijetar, filozof, shkrimtar, politikan i shquar, njė udhėheqės vizionar, qė hyp nė majėn e lartė tė piramidės, tė arrijė gjer nė atė pikė, sa tėrė pushtetin e tij, ta pėrdorė kundėr inteligjencies sė popullit tė vet? Kėtė mund ta bėjnė vetėm Arturo Uitė, Makbetėt, Kaligulėt, Neronėt, ata qė ia kalojnė Hitlerit dhe Stalinit. I tillė ishte antintelektuali i tėrbuar Enver Hoxha.
Mirėpo, ai ishte aktor qė ua kalonte dhe artistėve tė Hollivudi: hiqej si atdhetar dhe burgoste atdhetarėt; hiqej si patriot dhe vriste patriotėt; hiqej si demokrat dhe hante kokat e kundėrshtarėve politikė; hiqej si udhėheqės vizionar dhe i kundėrvihej progresit; hiqej se i digjej shpirti pėr popullin, por donte mbi gjithēka veten e vet. Popullin e donte pėr ta duartrokitur! Enver Hoxha, ‑Antinjeriu qė hante intelektualė!
Ndryshe nga mediokėrit ordiner qė s'e njihnin veten, Antinjeriu Hoxha, si mediokėr specifik dhe diktator i madh, e njihte veten se sa peshon nė rrafshin e dijes, njihte dhe forcėn e diturisė dhe mendjen e ndritur tė kundėrshtarėve intelektualė, tė cilėt i masakroi pikėrisht pse ishin mė tė zot se ai, mė tė kulturuar se ai, mė atdhetar se ai, mė progresist se ai, po jo djall si ai, jo mashtrues si ai, jo makivelist si ai, jo sadist si ai, i cili nė kėto rrafshe ishte i jashtzakonshėm, i papartshikueshėm.
E tėrbonte dhe e tmerronte zotėsia e intelektualėve! E linte dhe pa gjumė! Shpesh shihte ėndrra tė llahtarshme. Shpesh haluēinaciononte... Shpesh nuk dėgjonte, nuk shihte, nuk shijonte... kishte humbur shqisat... kishte humbur qetėsinė! Brenda tij,‑ jetonte njė natė e errėt, e frikėshme, e llahtarshme. Pikėrisht nė netė tė tilla, thureshin planet ogurzeza, planet demoniake tė masakrave ndaj intelektualėve dhe tė gjitha masakrat e tjera...
Kėtu ai ishte mjeshtėr. Profesor mbi profesorėt.
Pėr tė realizuar veprėn e tij kriminale ndaj inteligjencies, ndiqte dy linja paralele: atė tė krijimit tė alibive, duke sajuar skenare ogurzeza, gjoja tė implikimit tė tyre me agjenturat e huaja, pėr t'i bėrė tė besueshme nė popull dėnimet, burgosjet, internimet, duke i akuzuar ata si agjent, antiparti dhe tradhėtarė. Linja e dytė, ishte burgosja e veprave tė tyre, po dhe tė atyre qė s'ishin mė nė kėtė jetė.
Ėshtė masakra kulturore mė obskurantiste ajo e ndalimit tė librit tė ēdo lloji qė kishte mbi kopertinė emrat e atyre personaliteteve qė ishin futur nė rrathėt e kuq nga batalionet e ēensuruesve enveristė. Kėshtu u ndalua vepra e Fishtės, Konicės, Malėshovės, Koliqit, Camajt, Pipės e dhjetra, e dhjetra tė tjerėve Po kėshtu, nga letėrsia e huaj, ishin ndaluar edhe veprat e autorėve mė nė zė tė teatrit tė absurdit, tė surealizmit, simbolizmit dhe tė gjitha rrymave moderne, pėr burgosjen e tė cilave kanė kontribuar edhe disa pseudointelektualė, me reēensionet e tyre famėzeza.
Ndėrsa shkrimtarėve, poetėve, dramaturgėve dhe artistėve tė rinj, u konfiskohej edhe njė vjershė edhe njė tregim edhe njė tablo, kur kolonin vijat e bardha tė realizmit socialist, madje edhe i internonin edhe i burgosnin autorėt duke burgosur nė tė njejtėn kohė edhe terė krijimtarinė e tyre.
Burgosja e librit ishte akti mė skandaloz, mė antikulturė dhe antidemokratik i diktaturės enveriste.
* * *
Bėmat kriminale tė Enver Hoxhės kundėr inteligjencies, kundėr kundėrshtarėve politikė, kundėr shokėve, miqėve, bashkėluftėtarėve dhe bashkėpunėtorėve tė tij, qė i shihte si rivalė, akoma nuk janė vlerėsuar si rrezik pėr tė sotmen dhe tė ardhmen. Akoma nuk ėshtė dėnuar Enveri dhe enverizmi. Akoma nuk ėshtė nxjerrė nė bankėn e tė akuzuarve (pas vdekjes ) ku tė gjykohej si kriminel dhe kryeamoralist i degjenerimit tė shqipatarėve. Dhe kjo duhet bėrė pėr hir tė sė sotmes dhe tė sė ardhmes.
Enverizmi ėshtė sėmundja mė e rrezikshme vdekjeprurėse e demokracisė, e cila shfaqet edhe sot nė forma tė ndryshme, tė kamufluara, po edhe tė hapta, pothuajse nė tė gjitha sferat e jetės, por sidomos ndaj personaliteteve tė shquara dhe intelektualėve elitarė, duke mos u krijuar hapsirat e nevojsme pėr tė qenė factor parėsor nė drejtim. Ashtu si nė kohėn e Babės, nė sferat e larta mediokėria specifike ėshtė shumicė. Ajo drejton sipas mendėsive dhe mentalitetit enverist, duke zhvilluar edhe sot disa forma tė luftės sė klasave ndaj intelektualėve dhe kundėrshtarėve politike.
Turrmat injorante, skllevėrit ideologjik, idhtarėt e Antinjeriut, po edhe disa prej atyre qė i kish dėnuar diktatura enveriste, shumė prej kėtij soji, dolėn me portretin e kėtij diktatorit nė duar, nė festėn e Konferencės sė Pezės. Bashkė me kėto monstra ishin edhe pushtetarėt e lartė tė pozitės, ish bijtė e nomeklaturės sė kuqe, duke festuar Mashtrimin e Madh: "PA DALLIM, FEJE, KRAHINE DHE IDEJE". Kur sot gjithkush e di mirėfilli, se pėr pesėdhjetė vjet, LUFTA E KLASAVE BĖRI KĖRDINĖ mbi ballistėt, zogistėt, intelektualėt, klerikėt, tregtarėt, bejlerėt, agallarėt dhe tė gjitha ata qė mendonin ndryshe, apo kishin lidhje gjaku a shoqrore e miqėsore me njeri tjetrin.
Mirėpo tė drejtėn morale pėr tė drejtuar kėtė vend, nuk e kanė ata qė nuk divorcohen nga Diktatori Hoxha dhe diktatura komuniste, nuk e kanė ata qė nuk u kėrkojnė falje ish tė burgosurve, ish tė persekutuarve dhe tėrė popullit pėr mjerimin e tij, si vendi mė i prapambetur nė Evropė, nuk e kanė ata qė nuk e vėnė nė bankėn e tė akuzuarve "Heroin e Popullit" ( pėrkthimi nė gjuhėn e demokracisė ėshtė XHELATI I POPULLIT ) dhe ta djegin titullin mashtrues nė mes tė sheshit Skėndėrbeg, ashtu siē tėrhoqi zvarrė, populli, shtatoren e tij, me kėngė e valle, nė ditėt e para tė dhjetorit tė demokracisė.
* * *
Mosdėnimi i Enverit dhe enverizmit, u ka dhėnė krahė nostalgjikėve tė diktaturės komuniste, tė bėjnė edhe njė propagandė djallėzore: dikush thotė se komunizmi vdiq, tė tjerė t'ia lemė tė ardhmes ta bėjė historinė, e mjaft slogane kėsisoj. Kėto dėshmi autentike, nė mėnyrė tė pakontestueshme vėrtetojnė se enverizmi ėshtė gjallė dhe nė veprim, i veshur me rroba tė reja demagogjike e mashtruese. Kėtė mashtrim sot nuk e ha kush, pėrveē tė mjerėve skllevėr ideologjikė qė janė mėsuar tė ecin vetėm me samar mbi kurriz dhe akoma i besojnė verbėrisht enverizmit.
Historia na mėson se ēdo kohė ka detyrėn historike dhe pėrgjegjėsinė tė vlerėsojė kohėn e vet, tė dėnojė tė keqen, tė evidentojė tė mirėn dhe tė rivlerėsojė tė shkuarėn.
Tė parėt qė duhet ta bėjnė kėtė janė historianėt. Mirėpo ata heshtin. Gjithkush pyet: pse heshtin historianėt? (Sa pėr pseudohistorianėt qė e kanė shkruar historinė duke e mistifikuar atė, askush nuk pyet, ata mė mirė mos ta hapin gojėn, nėse nuk e nisin fjalėn e parė duke korigjuar publikisht gabimet e rėnda tė tyre dhe duke kėrkuar falje)
Po, akademikėt, pse rrijnė strukur nė kullėn e turpit e s'e thonė njė fjalė kundėr tij? Janė apo s'janė akademikė? Shkencėrisht, ata duhet ta vėnė pikėn mbi " i " dhe ta denoncojnė diktatorin Hoxha si kriminel, qė ia kalon dhe Millosheviēit, i cili bėri genocid mbi boshnjakėt e kosovarėt, ndėrsa Enveri ndaj bashkėkombasve tė vet. A s'ėshtė tragjike kjo? Po akademikėt tanė tė nderuar tė pandershėm, mrrudhen, mrudhen dhe flasin me vete.
Tė mpirė, edhe ish tė burgosurit, ish tė internuarit dhe ish tė persekutuarit! Pse ? Konfliktohen me njeri tjetrin nėpėr kafenera, sjellin fakte tronditėse qė tė rrėnqethin misht, pėr torturat ēnjerėzore, pėr fajet qė s'i kishin bėrė kurrė, po nuk ngrihen tė ulurijnė sa tė ēahet kupa e qiellit, gjersa ata qė drejtojnė, o tė dėnojnė kriminelin Hoxha, o tė dorėzojnė pushtetin.
Xhelatėt e Hoxhės i ndeshim nė ēdo rrugė, nė ēdo hap, nė zyra, nė poste tė larta, ndonjeri edhe zgėrdhihet, ca tė tjerė me cinizėm tė zgjatin edhe dorėn, atė dorė qė ka torturuar edhe profesorin e shquar polak Zuber, qė vdiē nga torturat nė burg, po as falje nuk kėrkojnė, as divorc nuk bėjnė, pėrkundrazi me mendėsitė e tij veprojnė si skuthėr. Dhe, tė bėjnė gjėmėn edhe sot!
Pėrgjegjėsi historike kanė edhe personalitetet e shquara, me orientim perėndimor, qė kanė vizione tė qarta pėr tė ardhmen, qė argumentojnė me njeri tjetrin se pa dėnuar kėtė kriminel monstruoz, zhvillimi, progresi dhe ardhmja ėshtė nė pikpyetje, po zėrin nuk e ngrenė nė kupė tė qiellit, fjalėn e mbajnė brenda vetes. Ka forcė tė jashtzakonshme fjala e tyre po hypi mbi flatrat e guximit.
E nėse tė gjithė kėto mbajnė pėrgjegjėsi tė dorės sė dytė, pozita dhe opozita qė janė protagonistė tė politikės, lidėr tė saj, mbajnė pėgjegjėsi parėsore., pėrse kanė heshtur gjer mė sot? Pėrse heshtin edhe tani?!

I V

Heshtja ndaj dėnimit tė Enver Hoxhės dhe diktaturės sė tij enveriste, kompromenton cilindo politikan, deputet, lidėr partie, opozitė dhe pozitė, qė s'e kanė kryer detyrėn qė u ka ngarkuar historia, pėr ta dėnuar diktatorin mė tė egėr, mė tė lig, tė Shqipėrinė qė e la popullin nė mjerim dhe masakroi e vraunė mjerim, qė vrau tė gjithė ata qė s'mendonin si ai, qė shkatėrroi moralin e shėndoshė tė shqiptarit duke krijuar monstrėn "njeriu i ri", sipas shembėlltyrės sė tij. Kėtė njeri sot e gjen nėpėr partitė e majta dhe tė djathta, nėpėr Fondacione, shoqata, nė masmedia, nė ambasada e kudo.
* * *
Disa veteranė tė sklerozuar, komunistėt dogmatikė tė pandreqshėm, skllevėrit e ideologjisė enveriste dhe disa akademikė enveristė si Rexhep Qosja, akoma e vlerėsojnė figurėn e Diktatorit Antinjeri, duke i kėrkuart me pikatore "tė mirat", madje Qosja thotė se "Diktator e kanė bėrė bashkėkohėsit servilė tė tij" (Libri Tronditja e shekullit,fq.314,rr.24-25.) madje edhe se Enver Hoxha s'e ka shitur Kosovwn, e proēkulla tw tjera, mirėpo zemra s'ia thotė, as goja s'ia nxjerr fjalėn pėr ta dėnuar pėr krimet, ndėrsa populli e dha verdiktin e vet, kur e tėrhoqi zvarrė shtatoren e tij nė bulevardet e Tiranės; po edhe zėri i studentėve nė demonstrat e Dhjetorit, nė Shėshin Studenti, nėpėrmjet magafonėve tė fuqshėm, kumtonin qė t'i pushkatoheshin edhe eshtrat nė ēdo ditėlindje e ditėvdekje, nė ēdo gėzim apo hidhėrim.
Diktatorėt dhe tiranėt nuk mund tė rehabilitohen, por vetėm tė dėnohen pėr krimet e tyre. Ata mbeten nė histori si kriminelė. Jo kriminelė nė heshtje. Por tė deklaruar tė tillė nga gjykata si institucioni i drejtesisė dhe tė vėrtetės.
V
Po, ē'bėri opozita pėr ta ēuar nė bangėn e tė akuzuarve Antinjeriun Hoxha? Ē'bėri dhe ē'bėn pozita e sotme, ndonėse akoma nuk ėshtė deklaruar zyrtarisht se ėshtė e divorcuar me te? Pėrkundrazi, organizon tubime provokative, si ai i Pezės, nė tė cilėn kishte dhe prej atyre qė Enver Hoxha u kishte vrarė babain, djalin, tė afėrmit; tė tjerė qė i kishte kalbur nėpėr burgjet mesjetare si i famshmi burg i zi i Burrelit. Brohoritjet "Enver Hoxha, Enver Hoxha", janė maja bajonetash qė gėrmojnė plagėt e hakmarrjes personale. Dhe dihet mirėfilli se ku nuk vepron ligji vepron kanuni i gjakmarrjes. E, qė tė mos ndodhė kurrė kjo, ata qė i kanė dalė pėr zot kėtij vendi, janė tė detyruar tė venė nė lėvizje tė tėra strukturat dhe institucionet pėrkatėse pėr ta dėnuar fajtorin
E, me qė s'ka ndodhur gjatė dhjetė vjetėve kjo, pėrsėri pyesim, pėrse heshtet? Pėrse ngurohet?... Apo mos vallė klasa jonė politike, nuk ėshtė e aftė tė bėjė kararsisin, tė ēlirohet prej enverizmit, tė arratiset prej ideologjisė dhe mendėsive tė tij, prej veprimeve e praktikave tė tij? Apo akoma nuk e kupton se, Antinjeriu Hoxha nuk ishte vetėm diktator, por edhe tiran! Kush mund t'u pėrgjigjet kėtyre pyetjeve?
URTAKU do tė thoshte, MĖ MIRĖ VONĖ SE KURRĖ !
* * *
Opozita dhe pozita, e dhjathta dhe e majta, ėshtė momenti historik, nė vazhdėn e konsensusit pėr tė bėrė politikė ndryshe, pėr tė bėrė politikė ndėrtuese zhvillimi, integrimi dhe progresi, pėr problemet e mėdha tė shoqėrisė, tė bėjnė edhe KONSENSUSIN E MADH TĖ DĖNIMIT TĖ ENVER HOXHĖS, duke formuluar bashkarisht akuzėn ndaj figurės dhe veprės kriminale tė tij.
Rol parėsor ka dhe Presidenti i Republikės, i cili mund tė marrė i pari nisiativėn pėr kėtė KONSENSUS TĖ MADH HISTORK.
Pėr kėtė,kėrkohet njė rizgjim i madh, si nė fillimet demokratike; njė guxim i madh, pėr tė kapėrcyer vetveten; njė vulnet i madh dhe njė akuzė e fuqishme, qė buron nga gjaku i kulluar i tė pafajshėmve, pėr ta denoncuar, gjykuar dhe dėnuar Antinjeriun Enver Hoxha, si njė diktatori,tiran specifik, qė s'e gjen tė dytin nė tė gjitha kohrat, qė hėngri intelektualė tė shquar, qė zhduku familjet fisnike shqiptare, qė degjeneroi shqiptarin nė "njeri tė ri" sipas shembėlltyrės sė Antinjeriut, i cili kisht njė un' karrierist pėrbindėsh edhe ndaj perėndive, ndaj i mohoi ato, pėr t'u bėrė vetė kryeperėndi, Zeus.

Si konkluzė:

Pa dėnuar Enver Hoxhėn si kriminel dhe kryeamoralist i degjenerimit tė shqiptarit, e ardhmja do tė mbetet varė nė njė cergė, rrahur nga erėrat e forta tė dimrit.

ky pra eshte ai qe jetoi me gjakun e shqipetareve te vuajtur
__________________
“vetėdija e lartė e rėndon njeriun”
Honesty^uk. Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-10-04, 17:14   #11
vushtrria
 
Anėtarėsuar: 09-03-04
Vendndodhja: zvicer
Postime: 4,876
vushtrria e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek vushtrria Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek vushtrria Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek vushtrria Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek vushtrria
Gabim t

vardari ju pershendes shoki dhe ju lumte,eshte e vertet se keto jan disa nga krimet qe ka ber ai kriminel, ka shum shum ende qka nuk i kemi ngegjue akoma.
vushtrria Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-11-04, 14:58   #12
Rushė
 
Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Ku ėshtė gjeneti i dynjasė
Postime: 2
Rushė e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Rushė
Gabim op op op op

Enver Hoxha e mprehi shpaten
Edhe j'here o per situaten
Kjo eshte shpata qe i priste kokat
Gjith armiqve o qe i ka bota

Enver Hoxha heu tungjatjeta
Sa kto male o sa keto shkrepa
Zerin shqipes o lart ja ngrite
krejte kete popull ne drite e qite...

(shpata e tij gjithmone do te pres koka armiqsh e tradhetaresh)
Rushė Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-11-04, 19:01   #13
cenipr
 
Anėtarėsuar: 28-10-04
Postime: 3
cenipr e ka pezulluar reputacionin
Gabim

O NEVE POPULLIT SHQIPTAR NA DUHET TE KALOJN EDHE 200 VJET TA MESOJM HISTORIN E VERTET TE ZOTERI ENVER HOXHES,,,
ZOTERI ENVER HOXHA ESHTE NJERIU ME I MIRE QE KA PAS MEMA SHQIPERI NDONJEHERE,, SHQIPERIA DERI PARA HYRJES NE FUQI TE ENVER HOXHES NUK KA PAS LIGJ,, AS RREGULL,,,..
SHQIPTARET NE SHQIPERI KAN QEN POPULL I EGER SI PARA 2000 VITEVE PERDERISA ZOTERI ENVER HOXHA KA MARR POSTIN E KRYETARIT,,,,...ATE DIT KUR KA VDEK ZOTERI ENVER HOXHA ME NJE FJAL KA VDEK SHQIPERIA,, SA E SA NJEREZ KAN QAJT PER XHAXHIN ENVER,,, MEMA SHQIPERI KA QAJT,,,,....
JENI SHUM TE RI TI KUPTONI SHUM GJERA,,,, POR SHQIPERIA KA HUMB NJERIUN ME TE MADH QE KA PAS NDONJEHERE,,,
VLERAT E TI DO TE ZBULOHEN KURDOHERE..

O ENVER TY TE PAQT SHQIPERIA
NA DHE JET, DASHURI DHE PAQE
TY TE KEMI PER TRIMERI
NE KRYE ME TE DASHUREN MEMEN SHQIPERI,
PSE NA LE TE MJER TE SHKRET
NE VETMI TASH KEMI MBET..
TE DON TOKA SHQIPTARE
TE DON POPULLI ANEMBAN,,
PER TY QAN QDO PELLEMBE TOK
EDHE ZOGJET QE CICERROJN
PA TY LULET NUK KAN ERE,,,
NA MUNGON SI KURDOHERE....

NE KOHEN E XHAXHIT ENVER NUK KA PAS KRIME,,
SKA PAS VRASJE, HAJNI, TRADHETI.....
JA TASH SE QKA PO NDODH NE SHQIPERI...
NJERI TJETRIN PO E VRASIM,,
PER NJE FJAL NE SHOQERI.....
cenipr Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-11-04, 09:19   #14
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga cenipr
O NEVE POPULLIT SHQIPTAR NA DUHET TE KALOJN EDHE 200 VJET TA MESOJM HISTORIN E VERTET TE ZOTERI ENVER HOXHES,,,
ZOTERI ENVER HOXHA ESHTE NJERIU ME I MIRE QE KA PAS MEMA SHQIPERI NDONJEHERE,, SHQIPERIA DERI PARA HYRJES NE FUQI TE ENVER HOXHES NUK KA PAS LIGJ,, AS RREGULL,,,..
SHQIPTARET NE SHQIPERI KAN QEN POPULL I EGER SI PARA 2000 VITEVE PERDERISA ZOTERI ENVER HOXHA KA MARR POSTIN E KRYETARIT,,,,...ATE DIT KUR KA VDEK ZOTERI ENVER HOXHA ME NJE FJAL KA VDEK SHQIPERIA,, SA E SA NJEREZ KAN QAJT PER XHAXHIN ENVER,,, MEMA SHQIPERI KA QAJT,,,,....
JENI SHUM TE RI TI KUPTONI SHUM GJERA,,,, POR SHQIPERIA KA HUMB NJERIUN ME TE MADH QE KA PAS NDONJEHERE,,,
VLERAT E TI DO TE ZBULOHEN KURDOHERE..

Po.Po.Cenipr

Urdher
Urdherohen te gjitha postet policoreushtarake te Luftes Nacional Clirimtare Shqiptare, qe ketyre nacinaliste shqiptaro jugoslav,te ju mundesohet ecja e lire ne percjellje te ushtarakeve shqiptar,nga ketu(vendi i pa njohur)ne drejtim te Qaf Mokres,deri ne Qaf Thene,e me pastaj,pasi te ken kaluar naten ne Pogradec,te u mundesohet percjellja deri ne kufirin Shqiptarojugosllav ne afersi te Struges ku edhe do te lehen te lire.

Komanda e Zones Ushtarake
Qaf Mokr
Gjen.Mihajl Petric.alias
Mehemt Shehu
Kjo eshte letra ne memorje te njeriut i cile me urdher te Nacinalistit Xheme Gostivari dhe Mefaili Zajazi-i madh,perfaqsonte delegacionin e Nacinalistve Shqiptare,delegacion i cili gjat luftes Nacionalclirimtare me kerkes te vet Enver Hoxhes te zhvillohen bisedimet rreth nje lufte te perbashket per te mundur fashizmin me te vetmin qellim,bashkimin e trojeve Shqiptare,i cili jo vetem qe nuk u pranua nga udheheqsit easaj kohe te luftes nacinalclirimtare Shqiptare,por nga keto 100.e ca Nacinalist Shqiptare,vetem pese nga keto shpetuan vdekjes nga sulmi partizan mire i pregatitur ne hotelin e Pogradecit.
Delegacioni ka qene i perberr gati nga e gjith treva shqiptare jashte kufirit eme.
Ky eshte rrefimi i kreut te delegacionit Shefki Sadiku nag fshati Zajaz,i cili kete vere nderoj jete ne moshen 86.vjecar.
Nuk epa te udhes asnje historian te pakten te bente nje intervju keti personi,dhe iku pa i then te gjitha,ndoshta dinte edhe me shume.

Rrefimin e kam marr nga djali i tij ne Zvicer.
Me nderime Kercovari.
O ENVER TY TE PAQT SHQIPERIA
NA DHE JET, DASHURI DHE PAQE
TY TE KEMI PER TRIMERI
NE KRYE ME TE DASHUREN MEMEN SHQIPERI,
PSE NA LE TE MJER TE SHKRET
NE VETMI TASH KEMI MBET..
TE DON TOKA SHQIPTARE
TE DON POPULLI ANEMBAN,,
PER TY QAN QDO PELLEMBE TOK
EDHE ZOGJET QE CICERROJN
PA TY LULET NUK KAN ERE,,,
NA MUNGON SI KURDOHERE....

NE KOHEN E XHAXHIT ENVER NUK KA PAS KRIME,,
SKA PAS VRASJE, HAJNI, TRADHETI.....
JA TASH SE QKA PO NDODH NE SHQIPERI...
NJERI TJETRIN PO E VRASIM,,
PER NJE FJAL NE SHOQERI.....
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-11-04, 09:50   #15
Krokodilli
 
Anėtarėsuar: 04-10-04
Vendndodhja: Australia-Prishtine
Postime: 3,019
Krokodilli e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Krokodilli
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga cenipr
O NEVE POPULLIT SHQIPTAR NA DUHET TE KALOJN EDHE 200 VJET TA MESOJM HISTORIN E VERTET TE ZOTERI ENVER HOXHES,,,
ZOTERI ENVER HOXHA ESHTE NJERIU ME I MIRE QE KA PAS MEMA SHQIPERI NDONJEHERE,, SHQIPERIA DERI PARA HYRJES NE FUQI TE ENVER HOXHES NUK KA PAS LIGJ,, AS RREGULL,,,..
SHQIPTARET NE SHQIPERI KAN QEN POPULL I EGER SI PARA 2000 VITEVE PERDERISA ZOTERI ENVER HOXHA KA MARR POSTIN E KRYETARIT,,,,...ATE DIT KUR KA VDEK ZOTERI ENVER HOXHA ME NJE FJAL KA VDEK SHQIPERIA,, SA E SA NJEREZ KAN QAJT PER XHAXHIN ENVER,,, MEMA SHQIPERI KA QAJT,,,,....
JENI SHUM TE RI TI KUPTONI SHUM GJERA,,,, POR SHQIPERIA KA HUMB NJERIUN ME TE MADH QE KA PAS NDONJEHERE,,,
VLERAT E TI DO TE ZBULOHEN KURDOHERE..

O ENVER TY TE PAQT SHQIPERIA
NA DHE JET, DASHURI DHE PAQE
TY TE KEMI PER TRIMERI
NE KRYE ME TE DASHUREN MEMEN SHQIPERI,
PSE NA LE TE MJER TE SHKRET
NE VETMI TASH KEMI MBET..
TE DON TOKA SHQIPTARE
TE DON POPULLI ANEMBAN,,
PER TY QAN QDO PELLEMBE TOK
EDHE ZOGJET QE CICERROJN
PA TY LULET NUK KAN ERE,,,
NA MUNGON SI KURDOHERE....

NE KOHEN E XHAXHIT ENVER NUK KA PAS KRIME,,
SKA PAS VRASJE, HAJNI, TRADHETI.....
JA TASH SE QKA PO NDODH NE SHQIPERI...
NJERI TJETRIN PO E VRASIM,,
PER NJE FJAL NE SHOQERI.....
CeniPr ke nje pershendetje nga une,,,

NO COMMENT,, dhe shum e vertet

__________________
Get Rich Or Die Trying
Krokodilli Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt

1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:37.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.