Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 24-08-04, 13:56   #1
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Mbreti Zog --- Shqiperia ne kohen e Monarkise Zogiste

Nė vend tė njė rubrike
Ē'farė thotė shtypi i huaj pėr Mbretin Zog
Pėrkthime tė Neritan Kolgjinit
Me kėtė shkrim tė autorit francez Pierre Chanlaine, po fillojmė njė cikėl shkrimesh tė botuara nė gazetat e huaja rreth Shqipėrisė nė kohėn e Monarkisė Zogiste. Deri mė sot kjo anė e historisė zogiste nuk ėshtė ndriēuar aq sa duhet dhe njė pjesė thelbėsore e komenteve tė shtypit tė huaj nuk njihen nga publiku i gjerė shqiptar. Prandaj shpresojmė e besojmė qė studiues, historianė apo edhe simpatizantė tė monarkisė tė kontribojnė mė tepėr nė kėtė drejtim, pra nė zbardhjen e komenteve tė shtypit tė huaj pėr Shqipėrinė e asaj kohe e pėr Mbretin Zog. Eshtė njė fakt i njohur se i huaji dhe njeriu qė nuk ka pėrplasje interesash, ėshtė mė i aftė pėr tė gjykuar drejt pėr njė ēeshtje tė caktuar. Ky parim njerėzor merr vlerė mė shumė, kur kemi nė diskutim ēėshtjen e monarkisė shqiptare dhe figurėn e Mbretit Zog I-rė. Pėrderisa historiografia komuniste dhe ajo pjesė e historianėve tė indoktrinuar prej saj ende vazhdojnė tė hedhin baltė mbi epokėn zogiste, atėherė njė prej pėrgjigjeve mė efikase gjykojmė se ėshtė kjo nėpėrmjet vlerėsimeve tė tė huajve dhe dokumenteve tė huaja.
Nė kėtė aspekt edhe ky shkrim me titullin origjinal "Pourquoi Zog I-er est aimé des albanais?" (Pėrse e duan shqiptarėt Zogun e parė) botuar mė 18 shtator 1928 nė gazetėn franceze "La Patrie" (Atdheu) ėshtė njė kontribut i vlershėm. Pėr koinēindencė, titulli i gazetės franceze ėshtė i njėjtė me titullin e gazetės sė legalistėve shqiptarė.
Me kėtė rast po falenderojmė pėrzemėrsisht e botėrisht z.Evgjen Merlika, i cili e ka nxjerrė kėtė shkrim nga arkivi i Ministrisė sė Jashtme italiane dhe e ka dėrguar posaēėrisht pėr ne.
Me anė tė kėtyre shkrimeve, le tė shpresojmė tė mbushim njė vakuum nė spektrin e shkrimeve pėr monarkinė shqiptare e pėr Dinastinė Zogiste. Por kjo sigurisht kėrkon sigurisht edhe ndihmėn e miqve tanė jashtė e brenda Shqipėrisė.


Njė artikull i panjohur i gazetės franceze "La Patrie" 2 javė pas shpalljes sė monarkisė shqiptare


1928: Pėrse e duan shqiptarėt Zogun e parė

nga Pierre Chanlaine

La Patrie
18.09.1928


Z.Ahmet Zogu, president i Republikės shqiptare qysh prej 31 janarit 1925, sapo ėshtė shpallur Mbret i kėtij vendi. Nėse ka kurora qė bien, ka tė tjera qė lindin. Njė barazpeshė e thjeshtė.
Kur unė luftoja dikur nė Shqipėri, ai ishte vendi mė i prapambetur qė ekzistonte. Por gjithashtu njė vend i bukur, ku pėrrenjtė derdheshin gėzueshėm prej maleve gjigante, - njė vend simpatik. Shqiptarėt e kanė mbrojtur gjithherė gjuhėn e tyre kundėr shtypjes greke ose turke. Shqiptari ėshtė i drejtė; ai ēmon nderin mė shumė se ēdo gjė. Ai ėshtė ushtar i mrekullueshėm e me traditė. Tė parėt e tij kanė luftuar nė Fornoue (Fornovo, burg nė Itali pranė Taros nė rrjedhėn e lumit Po - shėn. i pėrkth.) nė gjirin e ushtrisė sė Henrikut III, tė Maksimilianit, tė Franēeskut I. Ai ėshtė i matur. Ai ėshtė trim. Si mund tė mos e duash me gjithė shpirt?
Po, por pėrpara Ahmet Zogut, duhet ta themi troē se vendi nuk ishte shumė i sigurt. Ky vend i vogėl ishte molepsur prej mikrobeve - komitėt - tė cilėt po e shkatėrronin. Nuk kishte njė pushtet qendror. E nėse rastėsisht Fuqitė e mėdha do tė tentonin tė vendosnin njė tė atillė (pushtet) askush nuk do t'i bindej.
Anarkia po bėnte kėrdinė dhe - me gjithė simpatinė qė shqiptarėt kishin ditur tė nxisnin dhe pavarėsisht protestave tė tyre tė zjarrta e tė ligjshme - po kėrkohej qė, nėse do tė ishte e detyrueshme, tė bėhej copėtimi i shqiptarėve ndėrmjet Greqisė dhe Jugosllavisė.

*****
Por erdhi Ahmet Zogu. Dhe vendi u transformua.
Nė fillim ai vendosi njė Kushtetutė. Dy dhoma. Dhoma e Deputetėve, e zgjedhur me votime tė pėrgjithshme; Senati, nė tė cilin njė tė katėrtėn e zgjidhte Presidenti, ndėrsa pjesa tjetėr zgjidhej njėlloj si deputetėt.
Presidenti i Republikės ėshtė nė tė njėjtėn kohė edhe kryetar i Kėshillit tė ministrave; njėlloj si nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ai krijon qeverinė dhe pėrgjigjet para Dhomės sė deputetėve.
I mveshur me funksionet e tij dhe i merakosur pėr detyrėn, Ahmet Zogu punonte. Ai ndėrtoi rrugėn Durrės - Tiranė, Elbasan - Korēė, Tiranė - Shkodėr, nė kėtė tė fundit ėshtė ndėrtuar ura e mrekullueshme e Matit. Shoqėria franceze e "Fives Lille" ka ndėrtuar dy prej kėtyre veprave gati artistike nė rrugėn Tiranė-Durrės, me tė cilat ajo ka tė drejtė tė krenohet.
Kėtyre rrugėve u shtohet edhe ajo nga Tirana nė Berat, e ndėrtuar sė fundi, ajo nga Saranda nė Bresnitza (Sarandė - Selanik) e cila ka qenė meremetuar gjatė luftės e qė tani ėshtė kthyer nė gjendje tė mirė. Ahmet Zogu ka urdhėruar qė nėpėr kėto rrugė tė vendoset njė shėrbim i rregullt autotransporti. Por meqenėse lidhjet janė tė ngadalta, pavarėsisht pėrpjekjeve tė bėra, ai ka ngritur tri linja avionėsh: Tiranė, Vlorė, Korēė; Tiranė - Shkodėr, Brindizi - Vlorė.
Dhe menjėherė, ja qė vendi ka gjetur qetėsi. Ahmet Zogu i siguron atij mjetet pėr tė zhvilluar tregtinė. Ai ka rregulluar portin e Durrėsit. Eshtė ngritur njė shoqėri shqiptare pėr tė prodhuar energji hidroelektrike tė nevojshme pėr qytetin. Pėr herė tė parė nė kėtė vend ėshtė ndėrtuar njė hekurudhė ndėrmjet Tiranės dhe Durrėsit; ajo ėshtė zgjatur tashmė drejt portit tė Vlorės.
Dhe mė tej, Presidenti ka vėnė nėn shfrytėzim nė mėnyrė tė llogaritur, - mė nė fund, - pasuritė nėntokėsore: bakrin e krahinės sė Pukės, naftėn e Elbasanit dhe tė Vlorės, ku katėr shoqėri - njė franceze, njė italiane, njė angleze dhe njė amerikane - bėjnė nxjerrjen e naftės. Ka filluar peshkimi dhe njė shoqėri franceze e ka marrė me qira gjirin e Vlorės; peshkohet trofta e famshme nė liqenin e Ohrit, janė pėrmirėsuar kuajt e vegjėl nė rrafshnaltėn e Mokrės, tė cilėt janė tė famshėm pėr qendrueshmėrinė e tyre dhe nė tregtinė me shtetet fqinje, janė njė burim tė ardhurash tė konsiderueshme pėr Shqipėrinė.
Industria e vjetėr - sapuneria, rafinim i vajit, fabrikat e duhanit dhe tė alkoolit - mbrohen nga shteti; kultura e drithrave dhe e verės ėshtė zhvilluar. Dhe meqenėse njė vend qė pėrparon zgjon edhe lakmi, e cila tė shtyn drejt drojės e njėkohėsisht drejt admirimit, Ahmet Zogu ka krijuar njė ushtri dhe njė xhandarmėri. Pėr organizimin e secilės prej tyre janė ngarkuar oficerė italianė dhe anglezė. Gjithė forcat ushtarake arrijnė afėr 20 mijė vetė.
Ahmet Zogu ka bėrė pėr vendin e vet, atė qė s'e ka bėrė asnjė kryetar shteti tjetėr. Kanė thėnė se ai s'ka bėrė gjė tjetėr, veēse njė koloni italiane...
Ēfarė gabimi! A do ta lejonte patriotizmi shqiptar kėtė? Nė tė vėrtetė Shqipėria, si tė gjitha vendet nė zhvillinm, i shfrytėzon pasuritė e saj nėpėrmjet shqoqėrive tė huaja. Por kėto konēesione jepen me ankand dhe nuk ka asnjė rast qė tė ketė fituar njė shoqėri italiane nė rast ofertash tė barabarta.


Njė artikull i panjohur i "Giornale d'Italia" pėr marrėdhėniet Shqipėri-Itali

Politika italiane ndaj Shqipėrisė nė vitet '30-tė


Artikulli me titull origjinal "La politica italiana verso l'Albania" (Politika italiane ndaj Shqipėrisė) ėshtė botuar mė 30.03.1930 (VIII) nė gazetėn italiane "Giornale D'Italia". Ky artikull ėshtė marrė nga arkivi i Ministrisė sė Jashtme italiane prej z.Evgjen Merlika dhe postuar posaēėrisht pėr ne.


Nuk mund tė thuhet se shqiptarėt kanė gėzuar njė mirėkuptimin tė gjerė nga ana e shkrimtarėve (analistėve) politikė. Racė shumė e vjetėr, e shtrėnguar pak nga pak (tė banojė) nė njė territor mė tė vogėl e tė ngushtė se ai i hershmi pėr shkak tė pushtimeve dhe, e zbuar prej qendrės sė gadishullit (ballkanik) drejt brigjeve adriatike; origjinaliteti i saj etnik e gjuhėsor absolut, - nuk i dha mundėsi qė tė gjente njė shtet mbrojtės, tė afėrt pėr nga raca e gjuha, - ashtu siē gjetėn sllavėt dhe ballkanasit e sllavizuar nė kohėn, kur nė kėtė gadishull u formuan bėrthamat e para kombėtare, - nė mėnyrė qė tė ushqente qėllimet politike me ardhjen e erės sė bashkėsive tė gjakut.
Pėr kėtė arsye ėshtė njė rast shumė i volitshėm qė Dr.J.Swire, i Royal Geografical Society, "sub speciem aeternitatis" studiues qė dėshmon se di tė trajtojė problemet politike - i ka ofruar botės anglo-saksone njė libėr mbi Shqipėrinė, prej tė cilit, nėpėrmjet bollėkut, rregullit dhe saktėsisė sė ngjarjeve tė treguara, ėshtė e lehtė tė mbėrrish nė ato boshte kryesore tė historisė sė kėtij populli qė janė janė ēelėsi pėr tė kuptuar qendrimet e tij. (J.Swire - Albania, the rise of a kingdom - shėn. i pėrkth.).


Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:01.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.