Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 30-08-04, 16:52   #1
lazdranja
 
Anėtarėsuar: 25-08-04
Vendndodhja: ............
Postime: 79
lazdranja e ka pezulluar reputacionin
Gabim KTHES E PAPRTURE NE POLITIKEN SHQIPTARE

OKB, Shqiperia voton kunder SHBA
E Enjte, 22 Korrik 2004
Delegacioni shqiptar ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se perkrah qendrimin e Bashkimit Evropian per t'i kerkuar Izraelit te shembe murin mbrojtes ne Bregun Perendimor. Uashingtoni kundershton, por "pro" rezolutes renditen 150 shtete. Si ndryshoi Tirana zyrtare prej marreveshjes Nano-Pauell dhe negociatat ne Pallatin e Xhamit



Shqiperia ka votuar kunder qendrimit te Shteteve te Bashkuara, duke u rradhitur perkrah Bashkimit Evropian, ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se, lidhur me rezoluten per Izraelin. Ne nje nga votimet me te rendesishme te Asamblese ne Nju-Jork, Tirana ka perkrahur qendrimin e 25 vendeve te Bashkimit Evropian, duke denuar ndertimin nga Izraeli te nje muri mbrojtes prej rreth 200 km perreth Bregut Perendimor te Lumit Jordan. Ne kete menyre, Shqiperia ka dale kunder qendrimit amerikan per Lindjen e Mesme, ne perpjekje per te ndjekur politiken e perbashket te Bashkimit Evropian.

Rezoluta, e propozuar nga Jordania ne emer te vendeve arabe, i kerkon Izraelit te shembe murin ndares te ndertuar per t'u mbrojtur nga sulmet qe mund te vijne prej territoreve palestineze. Kjo rezolute e OKB-se, qe vjen pas vendimit te Gjykates Nderkombetare Penale ne fillim te korrikut, u mbeshtet nga 150 shtete, mes te cilave Shqiperia. SHBA, aleati kryesor i Tel Avivit, e kundershtoi dokumentin. Por perkrah Uashingtonit jane renditur pak shtete, ndersa votat "kunder" kane qene ne total vetem 6. SHBA, Izraeli, Australia, Federata e Shteteve te Mikronezise, Ishujt Marshall dhe Palau, kane votuar "kunder", ndersa 10 shtete kane abstenuar. SHBA e kane vleresuar te "pabalancuar" rezoluten, ndaj kane deklaruar kundershtimin e tyre, ndersa Izraeli eshte shprehur se nuk do te heqe dore nga projekti i tij. Perfaqesuesi i Hollandes ne OKB, ne emer te vendeve te Bashkimit Evropian, vendeve kandidate dhe atyre te perfshira ne Procesin e Stabilizim-Asociimit, ka shpjeguar se ishte kunder vendosjes se barrierave. Ai ka nenvizuar se qendrimit ne bllok te 25 vendeve anetare te BE-se per te mbeshtetur rezoluten u ishte bashkuar edhe Tirana zyrtare. Megjithate, perfaqesuesi i Bashkimit Evropian tha se mbeshtetej e drejta e Izraelit per vete-mbrojtje, ndersa dokumenti i kerkon sekretarit te Pergjithshem te OKB-se te hape nje regjister per te gjithe demet e shkaktuara nga muri i sigurise, i ndertuar nga Izraeli.

Per te arritur deri ne miratimin e rezolutes ne oren 01.30 te se merkures (sipas ores se Tiranes), eshte dashur nje maratone e vertete negociatash. Negociatoret arabe, propozues te dokumentit, dhe ata te BE-se, kane qene per ore te tera ne kontakte te aferta per te kerkuar nje marreveshje lidhur me tekstin e rezolutes, ne menyre qe vota evropiane te ishte kompakte. Fillimisht votimi ishte parashikuar ne oren 15.00 (21.00 e se martes ne Shqiperi) dhe me pas ne oren 16.00 te Nju-Jorkut. Por serish edhe ky orar eshte shtyre, ndersa negociatat kane vazhduar me dyer te mbyllura, perpara se te arrihej nje marreveshje finale.

Ne kete menyre, Shqiperia ka bashkuar qendrimin dhe voten e saj me Bashkimin Evropian, nje prej kushteve te rendesishme per arritjen e Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit me Brukselin. Gjate vitit te shkuar, Shqiperia u kritikua nga BE per nenshkrimin me SHBA-ne te nje marreveshjeje qe u jepte imunitet ushtarakeve amerikane nga Gjykata Penale Nderkombetare. Marreveshje qe mban firmat e Fatos Nanos dhe Kolin Pauellit, por qe Evropa e kundershtoi ashper. Sidoqofte, Tirana guxoi te veproje mes Uashingtonit dhe Brukselit, duke mos fshehur prirjet proamerikane. Mbeshtetja dhe perfshirja pa hezitim ne koalicionin antiterror te udhehequr nga SHBA ne Irak, ishte nje tjeter deshmi per orientimin e politikes se jashtme te Tiranes


lazdranja Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:32.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.