Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 29-12-04, 15:23   #1
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Pirroja i Epirit

Pirro (296-272 para Krishtit.......Pirroja ishte ,ndoshta, Sundimtari me i shquar i Epirit .Ai, si pasardhes i larget i Akilit, ishte biri i Akidit. Kusheriri i Aleksandrit te Molosise, qe sundoi Moloset e Janines. Fatkeqesisht Akidi u ngaterrua ne grindje politike familjare e krahinore dhe, si rrjedhoje, ne fillim humbi mbreterine e pastaj edhe jeten ne vitin 313 para Kr. i biri tij, Pirroja ne ate kohe vetem 6 vjec, u shpetua nga Glauku, Princi i fisit Ilir te Taulanteve. Ne moshe te re ai hipi ne fron per nje kohe te shkurter, por u rrezua prej tij dhe filloi karrieren ushtarake me Antigonin e Maqedonise, Komandantin veteran qe kishte sherbyer me Aleksandrin e Madh. Ne njeren nga betejat ai u kap rob dhe u dergua si peng ne Aleksandri. Aty fitoi admirimin e Ptolemit, i cili i dha per grua te bijen dhe ne vitin 296 para Kr.e vuri perseri ne fronin e mbreterise se tij. Pirro gezonte nam per fisnikerine dhe trimerine e tij ne beteje. Epirotet e quainin "Shqiponje". Sipas nje tradite Shqipetare pretendohet se emri "Shqipetare" (Bij te Shqipes) e ka origjinen nga thenie e Pirros. Kur dikush levdonte zhdervjelltesine e levizjes se trupave te tij, ai i pergjigjet me krenari se nje gje te tille ishte normale, pasi ushtaret e tij Ishin "Bijte e Shqipes", keshtu qe livjet e tyre. Natyrisht u shembellenin fluturimeve te madherishme te mbretit te shpendeve. Sipas nje versioni tjeter, disi te ndryshem, kur trupat e tij thurnin levdata sulmeve te tij te guxishme e te shpejta dhe e quanin "Shqiponje" ai iu pergjigjej se ata ishin Flatrat e tij , qe benin te mundur fluturimin e shpejte te shqiponjes . Thuhet se kjo coi ne adoptimin e ketij emri , te cilin Populli shqiptar e perdor edhe sot e kesaj dite. Pra jo "ALBANE" por "Shqipetare" ose "Bij te Shqipes".
Pikerisht ne kete kohe kolonite te Korfuzit e te ishujve te tjere ne Detin Jon nisen ta therrisnin fqinjin e tyre ne kontinent "Epir" (Toke ne kontinent),per te dalluar ate nga banesa e tyre ishullore. Gradualisht historianet greke e nxoren jashte perdorimi termin "Molosia" dhe zune te perdornin emertime te tilla si "Mbreteria e Epirit" ose "Pirro i Epirit". Sidoqofte, ky ndryshim emri nuk ndikoi ne karakterin Pellazg apo Shqipetar te asaj krahine. Epiri u shtri ne jug deri ne gjirin e Ambrakise (Artes). Ne fakt, Gjeografi grek Straboni, shkruante se "per arkananiasit, qe jane grek.kurse ne te majten ndodhen Nikopoja dhe Kasopia, qe jane Epirote". Pra , Straboni bente dallimin midis epiroteve dhe grekeve. Ambrakia dikur kishte qen nje qytete i lulezuar, mirepo tani ishte rrenuar. Pirroja "e zbukuroi ate me shume se cdo njeri tjeter dhe e beri rezidencen e tij Mbreterore. Pirroja njihej nga te gjithe si nje princ i madh dhe i mire. Ai zgjeroi territorin e vet duke ishullin e Korfuzit dhe krahinat te Maqedonise. Ne ate atmosfere ku mbizoteronte Lufta e vazhdueshme per pushtet midis Princave krahinore dhe me ata kufij shume te luhatshem, qe percaktonin juridiksionin e tyre, konflikti ishte i pashmangshem dhe i perjetshem, thuhet se gjate nje beteje me faresisin e vet Maqedon, ushtareve maqedonas u beri aq shume pershtypje shembellimi i Pirros me Aleksandrin e Madhe ,saqe braktisen Mbretin e tyre dhe u bashkuan me te. Dhe vertet, kur maqedonet e rrezuan nga froni mbretin e tyre pazot. Demetrin, ata e ftuan Pirron qe te sundonte edhe mbi Maqedonine. Mirepo, brenda shtate muajve ai e kuptoi se maqedont krenare do te preferonin me mire qe sundimtar Maqedonas me te keq maqedonas, sesa nje te mire jomaqedonas. Prandaj hoqi dore vullnetarisht nga froni ne Vitin 287 para Kr.Pirroja enderronte te ngrinte nje perandori ne perendim, te ngjashme me ate te propozuar 40 vjet me pare nga kusheriri i atit te tij, Aleksander Molosi. Roma, qe tradicionalisht konsiderohet e themeluar ne vitin 753p.e.s, ishte ngritur gradualisht si qytet-shtet me i fuqishem ne Itali dhe, me pas, kishte bashkuar grupet e ndryshme ne nje konfederate nen udheheqjen Romak. Si rrjedhoje, ajo ishte bere gati nje republike e bashkuar, mjaft e fuqishme.
Pushtimi i galeve apo i kelteve vershoi nga Veriu rreth Vitit 400 para Kr..,duke e shkaterruar Romen pjeserisht me ane te nje zjarri ne vitin 390 para Kr..dhe duke dominar nje pjese te madhe te Italise per njefare kohe. Luftrat samnite te viteve 326-312 para Kr..dhe 299-291 para Kr..sapo kishin perfunduar kur Pirroja nisi te hidhte nje sy nga Perendimii frymezuar ndoshta nga ura portative qe kishte ngritur mbi Hellespont persiani Kserksi 200 vjet me pare, Pirroja, sipas Plinit, ishte i pari qe konceptoi nje ure te ngjashme permes Adriatikut ne piken e tij me te ngushte, ne ngushtincen e Otrantos.Rasti i volitshem erdhi ne vitin 282 para Kr.Qyteti i pasur tregtar i Tarentit(Taranto) ne jug te Italise, nje koloni Spartane, e kishte hale ne sy floten Romake ne portin e vet (gje qe binte ne kundershtim me marreveshjen) dhe i kerkoi ndihme Pirros .Pa pritur qe te zgjidhte problemet inxhinjerike te ures, ai shfrytezoi medoten konvencionale, duke kaluar me anije permes Adriatikut.25.000 trupa. Pervec 3000 kalores, ai mori dhe 19 elefante lufte, kafshe gjigande te cilat italianet i shihnin per here te pare. Kur pane ushtrine romake qe afrohej Tarentit ia dhane Pirros komanden supreme te forcave antiromake, duke preferuar qe me mire t"i nenshtroheshin Pirros pellazg, sesa Romakeve Barbare. Ne fillim, Pirro i shkroi konsullit Romak, Valer Levinit,duke i kerkuar qe te vepronte si arbiter midis Romes dhe Tarentit. Mirepo konsulli ia preu shkurt.duke i thene qe te shihte punet e veta e te kthehej ne Epir. Kur prapavija romake kapi nje spiun Epirot, Levini i tregoje atij legjionit gjate nje loje stervitore dhe pastaj e leshoi qe ti thoshte Pirros se, nese e brente kureshtja per ushtaret dhe taktikat romake, duhej te shkonte e t"i shihte me syte e vet.
Ne betejen qe u zhvillua me pas ne Heraklea, afer Tarentit(280 para Kr.)Pirroja u ndesh me nje ushtri Romake dy here me te madhe se ushtria e tij dhe doli Fitimtar. Mirepo, ai humbi aq shume oficere dhe ushtare, saqe thirri:"Edhe nje beteje tjeter si kjo dhe me duhet te kthehem vetem ne Epire"Prej ketej lindi edhe shprehja "Fitore si e Pirros'. Ky ishte kontakti i pare ushtarak i Romes me Boten Greke ne lindje. Por jo i fundit. Duke shpresuar per paqen dhe Lirine e bashkesive greke ne Itali. Pirro dergoi ne Rome ministrin e tij me te zote ne artin e oratorise, Linean, kujtesa fenomenale e ketij te durguari e habiti Plinin, pasi ai "Kishte fiksuar emrat e senatoreve dhe te kaloresve romake vetem nje dite mberritje ne Rome. Por Roma nuk pranoi te hynte ne bisedime, prandaj Pirro marshoi drejt kryeqytetit, i cili mbrohej nga ushtria dhe milicia. Ne pamundesi qe ta pushtonte qytetin, ai u kthye mbrasht qe te kalonte dimrin ne Jug. Gjate rruges, leshoi roberit romake te veshur e te mbathur dhe me para, duke u thene qe te ndermjetesonin per paqen ne emer te tij. Nderkohe, Kartagjena pranoi ti vinte ne ndihme Romes me nje aleance ushtarake, duke shpresuar qe te zgjeronte zoterimet e saj ne Sicili. Kjo e alarmoi shume kolonine greke te Sirakuzes, e cila iu lut Pirros per ndihme ushtarake kunder Kartagjenes. Pirroja nuk priti qe ti thonin 2 here. Ai u hodh ne Sicili ne Vitin 278 para Kr..dhe me stragjedine e tij te shkelqyer arriti t"ua rimerrte Kartagjenasve pjesen me te madhe te ishullit.
Fatkeqsisht ai u perpoq te sundonte mbi keta greke liridashes po aq arbiterisht sa edhe Ptolemi mbi Egjiptin, prandaj greket nuk mund ta duronin dot. Ata e hodhen poshte oferten e tij qe te behej mbreti i tyre:disa prej tyre preferonin me mire Kartagjenen sesa regjimin ushtarak. Dionisi i Halikarnasit,qe duhe te jete ndikuar si historian nga origjina e tij greke dhe nga ambienti romake ku jetonte, ia hodhi fajin Pirros. Ai shkruante se Pirroja u soll ne menyre arrogante e tiranike, ashtu si shtypersit e tyre italiane, duke konfiskuar pasurite dhe duke shperndare ofiqe te larta per miqte e kapitenet e tij. Ai internoi, e madje ekzekutoi njerez te shquar me akuza te sajuara, fyu ndjenjat e Popullates duke plackitur thesaret e paruajtura ne tempujt e tyre. Kur u terhoq ne drejtim te Tarentit, ererat e terbuara shkaterruan disa nga anijet e tij, midis te cilave edhe ato qe nbartnin thesarin e popullit. Megjithate avantazhet e shumta qe kishte, Pirroja e humbi betejen tjeter"per shkake te zemerimit te perendeshes". Kjo ishte beteja joperfundimtare e Bevenetos. Pas kesaj, ne vitin 275 para Kr..ai u kthye ne atdhe, duke lene pas nje garnizon ne Tarent, por duke e lene ne Itali ne duart e Romakeve. Jo vetem Epiri, por edhe Greqia dhe gjithe Lindja po beheshin tashme te te vetedijshem per fuqine e re qe po ngirhej ne Perendim.
Edhe Ptolemi i Egjiptit po perpiqej te zgjeronte kufijet e tij. I pakenaqur me kontrollin e rrugeve detare ne Egje, ai nxiti kryengritje ne Greqi e Maqedoni. Ne fakt, Pirros iu mbush mendja fare lehte per te pushtuar Maqedonine nga perendimi, por kjo nuk dha ndonje rezultat te madhe. Nderkohe, ILIRINE nuk mund ta sulmonte, pasi mbreti i saj Glauku,e kishte strehuar qe te vogel dhe e kishte ndimuar te hipte ne fronin e MOLOSISE qe ne moshen 12 vjecare. Keshtu,ai i drejtoi armet kunder Greqise. Depertoi ne lindje deri ne Argosine Pelopenezit dhe u step nga frika kur pa argivet nuk donin te pranonin brenda mureve te qytetit. Pikerisht aty ,ne Argosin pellazg,ne vitin 272 Para Kr..karriera e tij do merrte fund. Ashtu si heroi i tij Aleksandri i Madhe, qe e kishte mbyllur karrieren e tij te shkelqyer ne menyre aq te lavdishme me turp ne muret e Argosit.kur nje grua e zemeruar do t"i hidhte nje tjegull nga catia e do ta linte te vdekur ne vend! Ne vepren e tij Historia Natyrore, Plini shkroi per nje dukuri shume te pazakonte qe ndodhi ne Rome."Dite qe Vdiq Pirroja,kokat e prera te kafsheve te flijuara rrokullisen ne toke,duke lepire gjakun e tyre.shenje kjo jashtzakonishte e mbare" Nje bust, te cilin studiuesit e identifikojne si me ate te Pirros, u gjet ne Herkulan,ne rreze te malit te Vezuvit, dhe ruhet ne Muzeun Arkeologjik Kombetar te Napolit.
Aleksandri (272-?Para Kr.)
Vendin e Pirros e zuri i biri, Aleksandri, i cili pati grindje te vazhdueshme me MAQEDONINE. Sidoqeofte, eshte domethenes fakti qe asnjera nga keto mbreteri te hershme Shqipetare nuk kerkoi aleance me Greqine per te luftuar kunder tjetres.
Copezimi (?-168 para Kr..)
Pas Aleksandrit, Epiri u nda misdis nje numri prinash fisnore, te cilet i qeverisnin krahinat e tyre si mbreteri te vogla. Shume prej tyre moren anen e Perseut te Maqedonise ne luften e tij kundra Romes. Rrjedhimisht, senati i zemeruar Romak e urdheroi gjeneralin e sapoemeruar, Emil Paulin, te autorizonte ushtaret e tij qe, si ndeshkim, te placiksnin qytetet e Epirit. Pas betejes se Pidnes trupat Romake shkaterruan 70 qytete Epirote,pjesa me e madhe e te cileve i perkiste fisit te molosve,dhe kishin si skllever 150.000 banore. Shumica e tyre u transportuan ne Itali. Nje shekull me vone Straboni shkruante se, ndonese zonat fshatare ishin te ashpera e plot me male, " I Gjithe Epiri dhe Iliria dikur ishin teresisht te populluara. Tani pjesa me e madhe ka mbetur e shkrete, kurse zonat e banuara jane katandisur ne fshatra ose ne rrenpja. Madje edhe Orakulli i Dodones ka mbetur pothuajse i braktisur fare. "Deshmi te heshtura te hakmarrjes te eger te Romes mbi Epirin u gjeten 2000 vjet me vone, kur germimet ne Antigonea te Gjirokastres nxoren ne drite nje shtrese goxha e trashe prej hiri, te mbetur nga zjarri qe rrenoi plotesisht kete qytet dhe 69 te tjere si ai....


__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 29-12-04, 15:26   #2
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

[img]http://rds.yahoo.com/S=96062883/K=Pirroja/v=2/SID=e/l=IVI/SIG=12gktde2q/EXP=1104416695/*-[/img]


__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:53.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.