Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Poezia
Emri
Fjalėkalimi
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 01-04-05, 22:10   #1
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim BUZĖQESHJET E LIRISĖ

TRIMA TĖ PASLUFTĖS






O kemben ia shtien n'goje si qenit
te turitur -
e dhėmbėt i ka brisk e nuk ka guxim ta shtrengojė
e lėre ma ta kafshojė
se i ftigohet hijes se vet
e shtien bishtin nėnkėmbė
kur eshte supa e valė

trimi i pasluftes

nuk e thot as shkruan asnjė fjalėgoje
edhe kur guri e druri e din se ka te drejtėn e shprehjes tė lirė
ia merr i huaji buken e dashurinė parasyve
e,
vetem din ta vret te vetin parasyve e passyve
ne moh -

trimi i pasluftes

veē hidhja nje sy dosjes se Ramush Haradinajt
edhe guri e druri e merr vesh -
ku e zinė nė kuzinat skinie e cili serv ia servoi
dhe ia qiten ne pjatė kosove kolorit syzesh te blerta dielli
qe sana e kashta e thatė t'i duken blerim kopshti lulesh
edhe e han pėr sallatė darke

trimi i pasluftes

vjellė vnerė mbi luften e lirise -
ne parti e ne rrjet t'i mbyll ne rrejtė peshkimi pishtaret e lirise sa:
as armiqėt nuk dijnė t'i poshtėrojnė aq tmerrshem
figurat e medha historike te nje populli ēlirues -
as tradhėtorėt qe tradhėtojnė nė besė me bee e rrfee
edhe kur nje bote e din dhe e njeh si lufte ēlirimtare
veē vjellė vnerė mbi gjakun e lirisė

trimi i pasluftes

ne lufte te ndyer -
jovetem qe vranė heronj
po masakruan mijera femij gra e pleq vajza e nuse teli
duke mbrojtur trojet trime
ushtri e armatosur deri nė dhembė e sprovuar
me forca mercenarė e tradhtarė e spijuj tė qelbur moti e sot
e,
ranė e vranė, prenė e grinė, dogjen e poqen
civilė tė pambrojtur ne vatrat e veta
si llava ujqish mbi kopenė veē qiellin mburojė
e,
vrajnė sot persegjalli heronj dergjur ne burgje e mergim
ne moh -
ricoptojne me dredha e shantazhe vendin gjoja te ēliruar
ta mbajne thiken gisht tek hunda diten perdiell lirie
t'i thejne xhamat e kristaleve te lirise parasyve ne shtepi
edhe enden te lire pa iu thene kush dreq me goje
e,
nuk e luan veshin as kur guri e druri e din se ka te drejtė

trimi i pasluftes

pylli i prerė mjerė -
nuk e mallkoi sopaten qe ia preu lisat e lartė thik n'qiell
por e mallkoi vetveten:
''Prejė sopatė prejė, se vet ta dhash drurin per bisht!''
Tash -
edhe vet krasitė cungon prenė veē mos te shihet kund lis i lartė
edhe kur vet nuk ia ngreh pela barrtė e burrave
te fjales pushkė -
veē ka dėshirė ta shohė pyllin rrahishtė

trimi i pasluftes

e,
ciles nane ia prangosin ne moh edhe heronjtė e gjallė parasyve!

Kush nuk din ēka me ba me fjalen - liri!

U lirua apo u ēlirua Kosova
ne shqip -
(edhe keto dy fjale nuk merren vesh fortmirė)!
Po keto fjale i ka barrė e guri ne qafė edhe

trimi i pasluftes!

Mars, 2005.


__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 23-05-05, 01:25   #2
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

A ISHE NDONJĖ KRISMĖ E FJALĖS LIRI


A ndieni n'shpirt njė zė tė largėt skypas
ju thrret me gėrrhamė shekujsh tė zhbiruar
- brejtė tejash barbare
njė zė qė brenė ashtin nė palc me amanetin gojėhapur
therė thellė n'tru prore -
Yllbardhi Naissa Zharra Dardha Gurshumi Leskoviku e Buajana
valet e Marges futė e zezė ende rrjedhin kuq -
po zėrat brejtės nga Podguri Zenta e Moraēa e
tej Tivarit tė kobshem?

Gjaku i Tivarit qė nuk guxon tė harrohet

po jehonat nė Albanik Luginė tė Presheves Medvegje e Bujanoc
nga Bujana e Bujanoci tej Sharrit Tanushė e Haraēinė e
n'Kala Tetove e deri tej Ohrit me sy n'Arbaninė e lashtė qė pret
dy fjalė tė Devit qė nuk e lanė retė
e gjithmonė amaneti gojėhapur nė asht vret
amaneti gojėhapur pret


a ishe njė krismė e fjalės - Liri!


Janar, 16. 2005.
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-05-05, 01:30   #3
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

MENDJA KISH RRĖNJĖ




- Njė nėnė vajton t'birin pėr s'gjalli


Shume pave e mos pafsh tjeter, moj loke
edhe gurin e drurin e shtina n'gjynah -
e skurruar n'lot m'dridhet fotoja jote n'dore
mundohem me t'pa neper lot
e s'mundem se m'dukesh i pershkllime vajit

po qysh t'i plasi zoti syte

le qe more boten ne sy -
po si i trete rrenjet e gjakut n'mallkime te perflakura
leshove lozė tretdheut te zi -
tash ec e nxierri rrenjet me shkarpa te neper kembe

me gjak t'syve te rrita e m'dole doresh
pa a edhe une me dhane shpirt tue u grrithė n'vetmi a
si ato qyqevetem te botes tande te cilivilizuar
e me i dhanė duhmė njė mahalle -
derisa ta ndien duhmen dikush nga rruga

po qysh t'i plasi zoti syte e m'le qyqevetem

pernat e skurrova n'lot foton tende sa
u pershklli n'preher e nuk ngjane ma ne ty
mu ka ba duē n'gji tue ngajtė jetės
shtegepashteg -
me njanen kambe n'dhe e tjetren mbi dhe
t'ka humbė pamja para syve, moj loke

mendja paska rrenje
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-05-05, 01:33   #4
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

DREDHA E ERĖS






Dredha e erės nė rrugė
bėn pluhnajė -
mbyllni sytė pėr njė ēast
sa tė kalojė
ajo bartė kujtime tė diegura
e insekte tė cofta fjalesh

ndodhė ndonjė infektim eventual

kujdestari i rrugės -
nėn parmakė tė pluhrosur
shikon me bisht tė syrit

zilia tė qet n'punė tė trollit

dredha e erės nė rrugė
mbledhė pluhurin e mendimeve tė shprishura
gjethet e fjalėve tė verdha pa zanore

ēfarė nuk banė e dredhnja

mbyllni hundėt pėr njė ēast
sa tė kalojė -
dredha e erės
ndodhė pezmatim i kordhave zanore
tė pshėretimave

nė rrugė ndihet kollitje ironike!


Fror, 20. 2005.
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-05-05, 01:38   #5
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

NE TEH TE VESHTRIMIT TEND




'ne teh te veshtrimit tend'
te mprehtė si anza -
prehet ne zgabim
ashku i vrullit tė zėrit gojėhapur
si kokė ushtari ne tehshpate
ne nje dyluftim te gabuar
e,
pelcasin arteriet e vrugta
te deshirave te ndryera
shperthejne dikund afėr
kujtime te brishta qull -
e treten si fluska bore tė lagshtė
mbi faqet e mėrdhezura
e,
renkimet e baladave
i len gojėhapur

ti je zanore e zanuar -
nė preftim pshėretimash

ne teh te veshtrimit tend
prehet krahu i vetulles sate
- krahdallendyshe
kullon zanore tė etshme
aq shumė tė ėmbla
me tu ngjitė buzėt e shkrira
e ne damare te vetulles
gufon afshi spirrė brėngash

ne teh te veshtrimit tend
tė mprehtė si zana -
prehen ushtri deshirash
ne beteja te kujtimeve te brejtura
dikund nė antikė -
e,
ne fund luan koken ne shenje pohimi
fituese i rrokullisė me kembe -
i kthen mbarė trupat e premtimeve qorre
tė rėna pa namnishan

O ti je zanore e zanuar -
n'preftim psheretimash!

Fror, 26. 2005.
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-05-05, 01:42   #6
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

AGU NĖ PRISHTINĖ






Po agon rrezja fjalės sė re
posa filluan tė zbardhen psheretimat
n'qiell


qetėsinė e natės ende thejnė
klithmat e do qenve e krrokamat e do korbave
retė e kuqrremta tė djerėsve tė ėndrrave zbardhen

tymtaret elektrike ende qesin tym nė terr
tėndave tė familjeve tė dėshmorėve
iu fishkėllon dimri e pipat e hijeve uniforme
e pallateve tė shumė horave iu ushton broēkulla pop-rroku
nėpėr rrugė ndihen cicėrima zogjesh e cingėrima tė ēelsave tė dyqaneve
punėtorėt ende flejnė

po lind dielli mbi Prishtinė

Dimėr e dritaret e hapura
kohės iu ka nxe gjaku n'dej lumejsh nėndetor
do tė nxehet deti i lotėve e toka e varreve


Flakė Janari patem derisot
trishtimet ende rrinė tė fshehura
te Graēa e te Vendi i Plumbėt


Cilės pjese tė Prishtinės
i bie rrezja e agut e para
Kodres sė Trimave
Zahir Pajazitit Edmond Hoxhės Adem Zejnullahut e
deri nė grillat thikore tė Afrim Zhitisė

Kodra e Tre Trimave

Rrezja e fjalės sė re
Po agon mbi Prishtinė!


Janar, 17. 2005.
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-05-05, 01:52   #7
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

KOHA E RE





Koha e re ėshtė buzėqeshje,
Si kur e qet dielli syrin nė ag;
Thinjat e bardha janė reshje,
Kohė e thinjur pret nė prag.

Koha e re ėshtė buzėqeshje,
Sa ecje krenare ka vrulli i sajė -
ēdo ditė ndrron nga 'i veshje,
e nga gėzimi shpėrthen n'vajė!

Shpejt para syve tė iken koha,
Mbetesh habitur se kah shkoi -
Si zog i mashtruar nė ca troha,
thuase tinėz pėrskaj tė preftoi!

Gėzimi mbaron sa ndrron moti,
si njė mjegull qė ulet mbi mal -
Fjalėt t'i piklojnė buzėt pika loti,
pėr gabimet pahiri o zot na fal!

Koha e re ėshtė buzėqeshje -
sikur shkrep dielli me rreze n'ag!
thinjat e bardha janė reshje -
kohė e thinjur tė pret nė prag!


***


FĖMIJĖT E KOHĖS




Secila kohė i ka fėmijt e vet
E koha kohės nuk i pėrngjet!

Thomė ishte kohė e vėshtirė,
kur vuajtja brejti deri n'asht -
Doje prore veē tė jeshė i lirė,
e kurr tė mos mbetesh jasht!

Sa shpejt ndrruan kėto mote,
Po nuk e harruam zėrin e fisit -
S'zhgohet jeta me prralla kote,
Duke ndjekur veē hijen e lisit!

Koha kohėn e shkelė nė ballė,
Edhe kapėrcen nė njė tjetėr -
T'len vrragė sa tė jeshė gjallė!
Vera s'e kujton dimrin e vjetėr.

Amė e vėshtirė pėr bijtė koha,
ēdo ditė pa ujė nė sy tė ēorton!
ėndrren e trisht e mbulon coha,
Mos kujto se ajo vetėm tė don!

Nuk ėshtė si nana qė tė pajton,
e t'i falė mėkatet si bimė zemre!
Prore pamėshirė koha tė gjykon!
T'bėn ushul prej koke e thembre!

Para kohės je gjithmonė njė fėmij,
cacitesh me njė shkop nė dorė -
kujtimet e idhta nuk mund t'i fshij
sikur mbi njė cung kur reshė borė.

Pėngjajmė nė kohėn qė e zhgojmė,
Syri i kohės prore kudo na vėshtron;
Sa ma shumė qė njeritjetrin dojmė,
Buzėqeshja e jetės prore na gėzon!

Secila kohė ika fėmijėt e vet,
E koha kohės nuk i pėrngjet!


***


NJERIU NĖ FORMĖN E ZOTIT




Paska tė ngjarė njeriu nė zot,
edhe zoti po ngjajka nė njeri!
Pra nuk qenka gjithēka kot -
njeriun krijoi nė formėn e Tij!

Gjithēka u dashka t'jetė e mirė,
Duhet qė fytyra diell tė ndriēojė -
Zemrėn ta mbashė prore dėlirė,
Fjala mjaltė tė shkrihet nė gojė!

Kur njeriu nė zot po pėrngjajka,
ē'deshi djalli qė prore rrin pėrbrij?
Po thojka t'zeza e nuk po prajka,
A mundet njeriu pa djallin tė rrij?

Njeriun qė prore e mundon lakmia,
Nuk matet parabote me hallin e tij;
Atė njeri prore e sundon lukunia -
Pa bėrė gjėra t'kqija s'mund tė rrijė!

Qė ta veēosh ti vetveten nga djalli,
Matu me fuqinė e fjalės qė e flet -
Pėr pritjen me zemėr a t'merr malli,
A ka kush qė me dashuri tė pret?

Fisi tė gėzohet kur i del pėrpara -
Ta njeh duhamen e gjakut nė sy;
Besnik i qendrove prore pa lara,
Nuk ka gėzim ma tė madh pėr ty!

Paska tė ngjarė njeriu nė Zot,
Edhe Zoti po ngjajka nė njeri;
Pra nuk qenka gjithēka kot -
njeriun e krijoi nė formėn e Tij!


Fror, 14. 2005.
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-05-05, 04:12   #8
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

BUZĖQESHJA E DYTĖ


- Kushtuar, nje plagiatori, F.B.



diēka tjeter diēka tjeter baclok -
po ku ta marresh kur harlisesh e nuk e gjenė
kėrqelja jote e vogėl nuk ta ngrehė barren e madhe yjore
e ke ngarkuar gabim me gur t'rrokotelur e kujton se janė
safire -
nuk bahet bjeshka me kėrqele o baclok -
sillju rrotull e rrotull e assesi te ngjitesh ne maje
zeri yt i vogel humbė ne jehona te medha ushtima bjeshkesh

hapi yt i vockel siellet veē rranzes -
duhet mjeshtri te ngjitesh ne Gjeravine leqeve te theqafjeve
ne zgabime -
mos t'i ze mjegulla sytė e me t'marrė kallukogja atje
te duket Kosova det -
udhėleqet e bjeshkėve kanė orthografi tė shtirė me shenja
piksimi te gjakut
ti kurrė s'i mėsove -
veē sillu kah rranza me kėrqelen tende te vogėl sillu

ruanazo te mos ngjaje njeriu ne fjalen e tij te bukur
ruanazo te ngjaje njeriu ne fjalen e tij te shemtuar -

karvanet e fjalėve kote si ti u ngjiten dhe u zhdorgjen
pa therrė nė kėmbė -
me fėmij nė kosha e me kujtime duē nė gji tė brejtur tejash tinzake
nuk i thonė tėjat e fjaleve vlimet e kėngėve tė mbetura
gojėhapura nė krisma -
me fjalėtėje nuk e shkon ashkun e vringllimave tė gjakut
veē lodhesh kot -
me barrė tė huaja qė s'di as dreqi te iu bie ne fije kah zhbirojnė -
mbase dole n'zgabim nė udhė e hyre nė udhėtėpaudhė
- e bajsh me shėndet

ruanazo te ngjaje njeriu ne fjalen e tij te vjedhur nga zjarri yjor

nuk ka asgje ma shemtim se t'i biesh rranzes rrotull
me nje kerqele t'vogel
mbaron e plasė prej gulshimeve te ndryeme ne vete gjoja po ngjitesh majes me gjymetyre te huaja -
me zor as me inat nuk rrexohet bjeshka o baclok -
baj pezm me buēuk me shllinė nė sy e kujto se
u rrite me shllinė bjeshke -
hiqe qafe lakun e pezmit te huaj qe ta ka shtrengua fytin
e t'le n'hanė

ti mund te nisesh trup e perpjetė po bjeshka ka udhėleqe qe ta zene frymen -
me atė kerqele mendimi te vogel s'ke kaēik per fjalė as per pune
o baclok -
s'di kushdreqi je po mbase dole e hyne ne udhėtėpaudhė
e bajsh me shendet!


Fror, 16. 2005
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-05-05, 04:19   #9
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

LETĖR NGA NISHI



(USHTARI SHQIPTAR ROB)


Veē mos kujtoni -


Nuk dua asgjė asgjė n'kėtė jetė
se e dij se nuk mund te ju shoh
as ju nuk mund te me shihni kurre

per mua eshte bere gjithēka Nje
gjithēka si e bukur dhe si e shemtuar -
gjithēka si fatlume dhe si e kobshme
gjithēka si e gjallėrishme dhe si e vdekshme
gjithēka pėr mua eshte njesoj

veē nje dritez xixe pavdekshmerie
me ben me mbete gjalle -
jam ne Naissen tone antike
rob ne token time te pergjakur
e perseri te roberuar -

rob i lire n'shpirt!



2. (UJKU PREJ VLLAUT)


Ju veē e dini se eshte zhbire gjithēka jona ketu
me gjakun tone eshte formuar thadroni
qe t'i nxierr syte -
gjenerata xhinduese rritet ne ere vdekjeje
zakon antik -
me ta formuar ujkun prej vllaut
e vllau me gjak ujku ma te madhen deshire e ka
me thithe gjak ne fyt te vllaut si n'fyt t'shkaut

veē mos kujtoni

se keshtu me gjakun tone u formua vllau shkau
e kush din ma zi se ai me ta nxire jeten prore



3.(ME SHKON MENDJA)


veē mos kujtoni se -
nuk jam gjymetyre e asaj lirie ende te verdhe
qe e shoh dhe e ndjeje vetem terthorazi

Ju nuk mund ta merrni me mend -
ēfare paskan siellė ketu nga vatrat tona e eshtrat
vashat ma te bukura e nuset hyjnore
djem te bukur e burra trima shqipe sot trufshirė
nje zot e din se ēfare rrebeshesh mund te siellė e nesermja

veē mos na kujtoni -
se ua trazojme puhine e flladit te lirise e lojerat e femijve
se ua lekundim vnerin e moēem
ju trazojme ashkun e bisedave ne oda burrash e tribuna
e ne cakrrime gotash te gezimeve te reja

mosozot me iu ngurua goja burrit




4. (PRUSH LIRIE)



veē mos kujtoni -
kujtimi per neve eshte prush lirie gaca gurore
prush kujtimi mbuluar me hi deri te e nesermja e fatit
nen hirin e roberise qe ende digjem persegjalli -
as mos na beni te na shkoj mendja
se na mund te behemi pishman

e dij se eshte teper vone -
per shpresat e kthimit te gjakut
ende eshte heret te ecesh neper hirin e ftofte
te roberise se diegur

veē mos kujtoni -
edhe me u kthye ndonjehere -
nuk dijme ma me qeshe
as me perqafua ngrohtesisht
i kemi haruar gezimet neper gjarperinjte e rrufeve

ma mire te mos na shihni -
se mund te rrenqetheni tmerrshem nga trishtimi
trishtohen femijet -
e mund t'i prishin lulet e lirise ne kopsht dashurie

me shkon mendja

veē mos na kujtoni -
se ua lekundim vnerin !


Fror, 07. 05.
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-05-05, 04:22   #10
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

BIOGRAFIA E GJAKUT







Nuk e dij a ndieni diēka te ftofte
kur shkelni kudo mbi toke kosove
nese ndieni ju ka bere shtepia ujk!

E nėse ndieni diēka tė nxehtė valė
qė iu pėrshkon trupin rrenqethje deri tek flokėt
binduni se o jeni dashuri e atdheut -
o nuk iu beson as toka ta shkelni me kėmbė!

Biografinė tuaj mund ta lexoni kudo -
nė ēdo vend kosove tė martirizuar
nė vend e gur tė pėrgjakur dėshmorėsh
then udhėn ecėn gjatė deri tek varret
pėrkulesh i shpreh lavdi me dy fjalėshpirti
e nėse jo -
nuk tė beson as toka qė shkelė me kėmbė!

Shkoni tek varret e dėshmorėve tė lirisė
dhe e provoni vetveten sa peshoni -
nė peshojen e gjakut a mund ta matni veten!


Fror, 08.05.
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-05-05, 04:24   #11
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

PRIZRENI


ALTARI I ATDHEUT



Nuk e din pse Prizreni sot duket si nje qytet antik
sikur ta kete mbuluar gjith pluhuri i antikuitit -
duket edhe ma i lashte se Apollonia e Buthrinti

si nje muze teper i kahmoēem qe as i bejne ballė -
as i mėshirohen po e shikojne me sy mizantropi
- po te tregoj sa mos te behesh pakez heretik

Prizrenin ende e shikon historia me sy mize

Ne fundshekullin e njezet -
Sikur mos te ishte Universiteti i Prishtines -
Prizreni do te behej si Zharra Gurshumi e Naissa

koha shpesh u ēua peshė

Shtate kohera i ndrruan kapuēat -
e prej shtatkoherave mbeti veē Kalaja e Prizrenit

kryeshekujsh e fundshekujsh mbetem te pergjakur

Hynė perseri ne Prizren ne Muze
tė bijtė e Qelekulles -
persėdyti pėrsetreti...perseshtati here
edhe ne fundshekullin e njezet -
per t'i dhene vulė thembre
dhe kur iu afruan shkronjave qe e ēuan peshe historine
qe ua murosen kafkat e eterve te tyre

Te Bijve iu kujtua Qelekulla Amtare

se kur do te stoliset Antika e te behet nuse
ende jane duke iu numruar shekujt
ne vend diteve

pse Prizrenin e ka iri historia e Veriut edhe e Jugut
kohes duket sikur i ka humbur busolla -
pse ne Prizren rrin marmur fjetur ende si Lagjja Plakė -

ende fle me nje sy ēelur Prizreni Frasheri e Vokshi

Antika -
moti i ka shkarkuar barret tek mulliri i katapulteve
qe bluan e gjuan eshtra e mullisi ende mbet
duke cokatur gurin -

nuk e dini se ne Prizren eshte nje mulli qe bluan
veē eshtra te kohes

e cilet femij do ta hane ate buke
eshtrash amtare

edhe sa konop samari matet dielli ne prarim
edhe sa thase eshtra do te bluhen as pa ujem

pse ma qet prag kumbonaren e kalasė pa tingllimė
a vertet vdiqen te gjitha rojet e nates -
ende meēava mbet me ia rreh rrumin kumbonares

Mos Ora e kohes eshte ndalė ne Prizren

Lulet e Antikes do te ēelin ne Kala
veē mos daltė pranvere kurrė -
e le te plasė historia qe me shikon me sy mize!

Shqipja i pehatė flatrat e pret t'i vendoset ne gur!
Vetem femijet e kohes do ta shohin ate bukuri!


Prizrenin ende e shikon joveē historia symizė!


Fror, 08. 2005.
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-05-05, 04:26   #12
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

UJĖRAT E ZEZA




merre veten me te mire
zakonisht thone ata qe mbysin
vetveten -
nuk done qe edhe dikush
te behet katil i vetvetes

qyteti i ri i fjales
po ndertohet -
po kanalet e ujerave
te zeza
te qytetit te vjeter
kane shperthyer
nga erozioni e oksidimi
i legurave metalike

merr kohe -
derisa te largohen duhmat

veē mos ta njollosin
fjalen -
ujerat e zeza

don mund -
te pastrohet themeli
i qytetit te fjales!


Fror, 28. 2005.
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-05-05, 04:29   #13
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

FJALA E FTOFTĖ




Fjalė e ftoftė
ėshtė vdekja


ecim kah pikėpjekja


shumė ma mirė i vdekur
se sa bar i dergjur plastik
art artificial pa blerim
trup plepi e erė djepi


vdekja ėshtė fjalė e ftoftė

mė vret -
vdekja e tė dashurve -
vdekja nė trojet trime
vet kurrė s'pata dro
moti ia kam hjekė dhėmbjen vetit

posa t'i frigohesh vdekjes
ajo fill tė troket nė derė

dera ime prore hapekrah


e vrave njė -
bėre deren e hekurt
i vrave dy -
lėre deren e drurit
vrave dyzet e sipėr
deren lėre hapekrah

jo, deren hapekrah e vet shpatit

Brechti pasi foli pėr turpin e kombit tė tij tha:
'Tigrat i vrava e m'grinė pleshtat!'

Mė vdiqe moj fjalė e fortė
mė ndoqe moj fjalė e ftoftė

do tė bėj shkrum



Janar, 21. 2005.
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-05-05, 04:32   #14
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

TRIPTIKON



Dikush -
mundohet me t'kafshua
e tė puthė
e,
dikush -
mundohet me t'puthė
e t'kafshon
e,
dikush -
mundohet me puthė dhe e kafshon
vetveten.


***


BIJTĖ E SHTRIGAVE




Shtrigat -
pollen nė Ballkan
u rriten n'mes nesh
bijtė e shtrigave

atėditesot

nuk prajnė se kafshuari
edhe atė qė nuk e hangėr as lufta
e hanė -
bijtė e shtrigave

ditenpėrdiell

tėvona -
i thehet rrumi nė um
dhe i han vet shtriga
bijtė e vet

natenpėrhanė

hangtė -
kėrhanė e gėrrshanė!

kohė shtrigė


***


NĖ KURTHĖ





Bishat -
po pse jo edhe njerėzit
bijnė nė kurthė
me kėmbė

e,
dreqi bie me shpindė
nė kurthė!


***


KURRĖ S'U MĖSOVE



Kush ka faj -
pse nuk din me dashtė

e ke dikund njė fije geni
heret tė lidhur nyje
e nuk tė len kurrė me pa ditė
ta ka ndarė rriten

ta rrumcallen kokėn
me grisa tė mprehura
nė dorėn tėnde -
sikur i bie briskut tė rruzes n'rryp

e ata ruaje si sytė -
nyjen e fijes sė genit tėnd
veē pėr t'zezen tėnde

nuk e din as emrin tėnd
nuk e njeh as vetveten
nuk ia din hadin vetit
plesht n'sy tė herojve

nuk i beson as dores sate
e tė vie tė shohesh -
ēka nuk iu beson as syve tuaj
nuk t'bie n'mend as pėr emėr tėnd

i nxėnė kopil -
kah fryn veriu e kah frynė era
ara e bardhė e fara kah ban dreqi vo

egjėr rrėnzė kallirit tė grurit
e kujton se edhe sot -
han kush bukė egjre

kurrė s'u mėsove me dashtė

kurrė nuk dijte -
se si rritet kopeja
veē bėnu tri e ujku pėrmbi
ujk nė shoqishoin


kurrė s'u mėsove!


Janar, 20. 2005.
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-05-05, 04:35   #15
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

ROBI DHE LIRIA








Ėshtė shumė vėshtirė -
i robėruari tė mėsohet me lirinė

rob i lirė

pėrditė i turitur robzoti e robnjeriu shekullor
iu kanė mėsuar veshtė me urdhėra tė huaja
me moton irike hypset'vrava e zhdrypset'vrava

tash i doli edhe vehtja qejfit


a ka buzėqeshje ma tė thellė qė ta dridhė shpirtin
kur i friksuari i pėrbuzuri i shtriri pėrtoke para tė huajit
i parodi i pasoji i paqenėni hungron nė t'vetin poatyre rrugėve
qė dje ishin tė lara n'gjak nga shkopijt plumbat e vargojt e tankeve

mos me t'njoftė, shtrėnjtė tė blejė!

Liria ėshtė njė fushė e gjėrė e pamatur
mate hapin e qite vrapin -
fusha e gjanė, n'mujsh me i dalė mbatanė
askuj nuk i bėhet vonė!


Dridhje neverike!


Liria ėshtė njė qiell i hapur i paskaj
mati krahėt a i ke krahshqiponje
askuj nuk i bėhet vonė!

Liri absolute ke veē kur t'i lajshė duart!


__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:20.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.