Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 04-06-05, 21:41   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Lajme Nga Kultura

Nderim

Kadare triumfon ne Londer mbi nobelistet


Mes 18 kandidatesh u vleresua dje(2 Qershor 2005) me cmimin "Man Booker International Prize"

Nga Londra
Muhamed Veliu
Gazeta Shqiptare



Ismail Kadare eshte vleresuar dje pasdite me cmimin prestigjoz "Man Booker International Prize 2005". Mes 18 shkrimatreve me ne ze te botes, si Gabriel Garcia marquez, Milan Kundera, Gunter Grass, etj, shkrimtari shqiptar eshte zgjedhur nga anetaret e jurise se kesaj gare letrare te pervitshme si fitues i ketij cmimi. "Man Booker International Prize", eshte nje cmim i themeluar ne boten anglofone nga shoqata e shkrimtareve Britanike, Irlandeze dhe e vendeve te Kommonwealthit qe prej vitit 1969. Por ne vitin 2002 nga "Booker Prize" ai mori emertimin "Man Booker International Prize" dhe i ndahet nje elite te zgjedhur shkrimtaresh nga e gjithe bota, vepra e te cileve eshte e shkruar ose e perkthyer ne gjuhen angleze. Ismail Kadare 69 vjec u nderua me kete cmim jo per ndonje veper te vecante, por per teresine e punes se tij si shkrimtar. Ndersa jurise se ketij konkursi nder shume vepra te autorit i kane bere pershtypje novelat "Prilli i thyer" dhe kryevepra e tij "Gjenerali i Ushtrise se vdekur".

Vleresimi

Per here te pare qe nga krijimi i ketij cmimi, juria angleze kete vit ka bere nje perjashtim ne perzgjedhjen e fituesit. Sipas jurise se sivjetme, e cila ka anoncuar fituesin mbasditen e djeshme, mesohet se kriteri i vleresimit ka qene kontributi i nje autori nga cdo vend i botes, i cili ka dhene nje kontribut te vecante ne pasurimin e letersise boterore. "Ismail Kadre eshte nje shkrimtar, i cili le gjurme ne te gjithe kulturen, histotrike, folklorike dhe politike te vendit te tij. Ai eshte nje shkrimtar universal, i cili shkruan histori qe datojne prej nga koha e Homerit", shprehet profesori John Carey, kryetari i jurise se perbere nga novelisti dhe editori Alberto Manguel si dhe akademiku njekohesshit shkrimtari Azar Nafisi. Kur u shpallen kandidatet e ketij cmimi ne muajin shkurt, kryetari i jurise Carey u shpreh i entuziazmuar per 18 kandidaturat e ketij vitit. "Per ne keta jane 18 autore, tek te cilet kombinohet vecantia dhe universaliteti dhe na kujtojne perhere kenaqesine e parezistueshme te te lexuarit"
Ne rradhen e kandidateve qe synonin vleresimin me kete cmim per vitin 2005 ishin shkrimtare si Margaret Atwood nga Kanadaja, Saul Bellow po nga Kanadaja, Gabriel Garcia Marquez, nga Kolumbia, Gunter Grass nga Gjermania, Stanislae Lem nga Polonia, Doris Lessing nga Britania, Ian McEwan po nga Britania, Naguib Mahfouz nga Egjipti, Tomas Eloy Martinez nga Argentina, Cynthia Ozick nga SHBA, John Updike po nga SHBA Antonio Tabucchi nga Italia, etj.

Falenderimi

Menjehere pasi eshte njoftuar per kete vleresim, shkrimtari Ismail Kadare eshte shprehur se "ndjehem thellesisht i nderuar nga fitimi i cmimit "Man Booker International Fiction Prize 2005". Kadare ne komentin e fitimit te cmimit nuk ka harruar te anashkaloje poziten gjeografike te vendit te tij pavaresisht se ai qe prej vitit 1990 jeton ne France. Duke patur parasysh imazhin negativ te Ballkanit dhe ballkanasve, te zhytur ne shekuj mes konfliktesh, Kadare ne letren falenderuese drejtuar jurise se ketij cmimi komenton kete pozite aspak favorizuese per Ballkanin, duke shpresuar ne nje te ardhme paqesore per kete rajon te nxehte. Ismail Kadare prej disa vitesh eshte kandidat per cmimin e madh "Nobel", i cili kap nje vlere prej 1 milion dollaresh. Por ai eshte vleresuar edhe ne ballafaqime te tjera letrare ne arenen nderkombetare. Ne Shqiperi shkrimtari Ismail Kadare ka fituar pothuajse te gjithe cmimet letrare ne te dy kohet. Ai eshte fitues i "Pendes se Arte" si dhe mban titullin e larte "Nderi i kombit". Kadare eshte anetar i Akademise Franceze dhe eshte perkthyer ne shume gjuhe te botes.

"Kane mberritur kohe ndryshimesh ne Ballkan"

Kadare i dergon leter falenderimi jurise Letersia e tij u ngjiz ne Ballkan. Ne kete rajon te nxehte shkrimatri Ismail Kadare lindi, u rrit dhe shkroi libra qe i kapercyen kufijte e ketij gadishulli mbushur me konflikte e luftra. Ne letren e tij derguar jurise britanike qe e vleresoi me cmimin "Man Booker International Prize", Ismail Kadare theksoi disa prej shqetesimeve te tij mbi kete vend.
"Une jam nje shkrimtar nga Ballkani, nje pjese e Europes, e cila per nje kohe te gjate ka qene nje lajm ekskluziv per pandershmeri humane, konflikte armesh, luftrash civile, spastrime etnike e keshtu me radhe." Por, shkrimtari i njohur beson se ky opinion per Ballkanin ne pergjithesi dhe per vendin e tij Shqiperine ne vecanti, ndersa vitet kalojne do te nise te ndryshoje ne syte e Europes dhe do te ndertohet nje imazh krejt ndryshe. Ne letren e tij Kadare shenon se ka ardhur koha e ndryshimit. "Besimi im i madh eshte se tani e tutje Europa do te kuptoje, qe ky rajon ne te cilin ndodhet edhe vendi im Shqiperia, mund te jape edhe lajme te llojit krejt ndryshe nga ato te derimetanishmet, dhe ne te njejten kohe te behet nje burim lajmesh per arritje ne fushat e artit, te letersise dhe civilizimit". Ndersa lidhur me vleresimin qe kjo juri dha per vepren e tij shkrimtari Ismail Kadare u shpreh se "do te deshiroja ta pranoja kete cmim, me te cilin jam nderuar si nje konfirmim qe konfidenca dhe shpresat e mia nuk jane vendosur gabim.



--------------------------------------------------------------------------------

Interviste e shkrimtarit Ismail Kadare per Zerin e Amerikes pas marrjes se cmimit.
Zeri i Amerikes: Zoti Kadare, ju jeni shkrimtari i pare, qe fitoni kete cmim mes shume emrave te njohur. Cfare nenkupton ky cmim per ju?

Ismail Kadare: Ka qene nje kenaqesi per mua. Nje cmim do te thote nje vleresim. Gjithashtu eshte kenaqesi ideja qe do t’i gezoje lezuesit e mi kudo qe te ndodhen.

Zeri i Amerikes: A mendoni se cmimi i sotem do t’ju ndihmoje edhe per cmimin Nobel ne letersi, per te cilin ju keni qene vazhdimisht kandidat gjate viteve te fundit?

Ismail Kadare: Kete sinqerisht nuk mund ta them. Nuk e di, mund te them nje hamendje te gabuar, nuk e di. Zeri i Ameries: Ne komentet e para pas cmimit te sotem, ju u shprehet se cmimi do t’i jape botes nje perspektive te re per Ballkanin, jo vetem si rajon trazirash e tensionesh, por edhe si prodhuesh arritjesh ne art dhe letersi. Megjithate eshte disi veshtire te shkeputesh nga njoftimet e dites nga ky rajon, sic eshte per shembull, rasti i zgjedhjeve ne Shqiperi, kur komentet e vetme qe degjohen nga komuniteti nderkombetar jane shqetesimet per zhvillimin e tyre te parregullt? Ismail Kadare: Po kjo eshte krejtesisht e vertete. Prandaj kur me pyeten nga Londra per pershtypjet e para thashe pikerisht kete gje: qe do te me pelqente sikurse te gjithe shqiptareve, sikurse gjithe ballkanasve, qe nga kjo zone e botes, te mos vijne vetem njoftime te hidhura dhe lajme qe te ngjethin mishte, por te vijne edhe lajme te gezuara. Arti gjithmone jep lajme te gezuara. Pavaresisht qe andej vazhdojne te vijne keto lajme jo te mira, prapeseprape nje prurje artistike si ky cmim, nje gezim, nje feste artistike, do te arrije t’i zbuse, t’i drejtoje mendjet e popujve te Ballkanit, ne gjera me te thella, me te qendrueshme, me pak pasionante, ne kuptimin e keq te fjales, se sa politika. Prandaj une e kam kete besim dhe mendoj qe ndonese kultura e ben aksionin e saj shume ngadale, e ben ne menyre te sigurte, shume me te sigurte se politika.

Zeri i Amerikes: A jeni optimist per kulturen ne Shqiperi sot?

Ismail Kadare: Po jam optimist, pavaresisht. Kultura shqiptare sot ka probleme shume te veshtira, vecanerisht ajo ka keqkuptime jashtezakonisht te veshtira. Por ato do te kapercehen, jane nje lloj takse qe paguhet gjithmone ne prag te ndryshimeve te medha.

Zeri i Amerikes: Kosova po ashtu do te jete kete vit ne qender te vemendjes. Por ndersa po afrohet momenti qe shqiptaret e kishin pritur prej kohe, nje raport i fundit, i Grupit Nderkombetar te Krizave, ve ne dukje se, si per ironi, nje nga problemet kryesore qe duhet te kaperceje Kosovea sot eshte edhe percarja mes vete shqiptareve.

Ismail Kadare: Mendoj se pavaresisht se ne nuk na pelqen, duhet te jemi te ndergjegjshem, se ne shqiptaret, te gjithe, e kemi semundjen e percarjes jashtezakonisht te forte, por kete semundje jemi te detyruar ta perballojme. Por per ta perballuar, duhet ta njohim dhe ta pranojme. Eshte nje nga cenet e kombit shqiptar, nje cen i cili nuk mund te ndihmoje lirine e shqiptareve, s’mund te ndihmoje pavaresine, s’mund te ndihmoje sigurine e tyre. Prandaj une mendoj, se nuk duhet te na vije keq qe na e ve bota ne dukje, perkundrazi, duhet te na vije keq, qe bota vazhdon te na veje ne dukje dicka, qe ne nuk arrijme ta korrigjojme, qe nuk arrijme ta ndreqim.


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 04-06-05, 22:02   #2
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kadare: Ēmimi, njė shenjė besimi pėr vendin tonė

Shkrimtari Ismail Kadare flet pas marrjes sė ēmimit “Man Booker Internatioal Prize”


“Tė lexosh Kadarenė ėshtė si tė shohėsh lavjerrėsin e historisė tė lėkundet lart e poshtė”. Njė koment qė vjen nga e pėrditshmja “The Guardian”, nga bota aglishtfolėse e cila e inaguroi dhėnien e ēmimit “Man Booker International Prize” duke ia akorduar atė shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare. Ndėrsa nė Tiranė, nė vendin e tij, prej kohėsh ėshtė nisur njė “sulm frontal” nė ndonjė media, kundėr shkrimtarit. Ndėrsa Kadare e cilėson marrjen e ēmimit si besim dhe shpresė se njė ditė do vijnė lajmet e bukura nga Ballkani i etheve dhe turbullirave. “E mora kėtė ēmim si njė shenjė besimi pėr vendin tonė, pėr popullin tonė, edhe pėr popujt tanė fqinjė. Nė fund tė fundit ne jetojmė nė njė zonė tė botės ku marrim bashkėrisht atė turpin kur bėjmė gjėra tė turpshme, dhe prandaj bashkarisht duhet tė luftojmė pėr tė hequr njollat qė na ka vėnė bota”, pohon shkrimtari pėr “Shekullin”.
Nuk beson se marrja e kėtij ēmimi po e ēon njė hap mė afėr Nobelit dhe paralajmėron daljen nė vjeshtė tė romanit mė tė ri. Njė roman i vogėl pėr adoleshencėn e njė shkrimtari, dhe formimin e tij si qenie artistike.


Zoti Kadare, ju urojmė pėr ēmimin. Ėshtė pritur me entuziazėm dhe nga lexues, sidomos shqiptarėt nė botė, tė cilėt komentojnė se ndihen krenarė pėr identitetin shqiptar tė shkrimtarit tė tyre. Ju si e pėrjetuat…

Ēdo vlerėsim ka dy anė. E para ėshtė gėzimi i drejtpėrdrejtė, gėzimi i tij personal, gėzimi krijues, gėzimi qė u ēmua vepra e tij dhe mėnjėherė pas tij, nė mėnyrė automatike ėshtė gėzimi qė ai u jep lexuesve tė vet. Ėshtė njė gėzim shumė i madh, i ndarė nga tė tjerėt, sepse shkrimtarėt dhe lexuesit kanė njė lidhje tė vazhdueshme, misterioze, njė lidhje qė nuk shterron kurrė. Nė kėtė kuptim kam ndier njė gėzim qė lexuesi shqiptar e merr kėtė gjė si njė gėzim privat, personal, tė tijin, e merr si njė gėzim, si tė thuash, tė shtėpisė, tė familjes.

Mendoni se po shkoni njė hap mė afėr Nobelit, pėr tė cilin ju jeni kandidat prej disa vitesh?

Hapat drejt Nobelit janė shumė tė paparashikueshėm. Ėshtė pak a shumė si ndjenja e hapėsirės tek Kafka qė ėshtė e papėrcaktuar mirė: ėshtė pėrpara, mbrapa, anash, djathtas, majtas. Sinqerisht, unė nuk mendoj asgjė, se ėshtė vėrtet njė gjė qė nuk mund ta parashikosh. Gjithė pėrvoja e ēmimit Nobel ėshtė e tillė qė njė pjesė e madhe e fituesve kanė qenė tė paparashikueshėm.

Shtypi britanik, si e pėrditshmja “The Guardian” ju cilėson “njė shkrimtar unik”. Sipas jush, kur njė shkrimtar ėshtė njė zė unik nė letėrsi?

Duket si njė frazė e thjeshtė. Ky ėshtė njė vlerėsim shumė i madh pėr njė shkrimtar. Nuk dua tė hiqem modest, ky ėshtė njė kompliment shumė i madh. Unik quhet njė shkrimtar qė krijon njė vend qė mungonte, qė s’ėshtė. Tė gjitha pėrcaktimet “shkrimtar i madh”, “shkrimtar i shkėlqyer” janė epitete qė kanė vlerat e tyre.

Zoti Kadare ky ēmim iu jepet shkrimtarėve tė gjallė, bashkėkohorė, madje Saul Bellow doli nga kjo listė, sepse u nda nga jeta dy muaj mė parė. Si mendoni, ē’lidhje ka letėrsia me bashkėkohėsinė?

Unė nuk mendoj se ēmimi u jepet shkrimtarėve tė gjallė ngaqė ka njė rezervė pėr ata qė shkojnė. Shkrimtarėt, sipas fuqisė sė veprės sė tyre, mbeten tė gjallė aq sa i mban vepra e tyre, jo aq sa i mban jeta e tyre, qelizat e tyre lėndore. Nė kėtė rast dhe gjithmonė ēmimi jepet pėr tė gjallėt. Ka dhe tė tjera forma, modele vlerėsimi pėr ata qė s’jetojnė mė. Kjo familje shkrimtarėsh qė paraqiti “Booker Prize” ka qenė e zgjedhur nė mėnyrė shumė fine, shumė tė menēur dhe ky ėshtė mendimi i pėrgjithshėm. Natyrisht ka edhe ēmime tė rangut mė tė lartė, po kjo ėshtė njė pėrzgjedhje e veēantė, nė njė kuptim parimor, tė thellė gjithashu, do tė thosha unė.

Nė vlerėsimet pėr vepra dhe autorė e tyre, kandidatė pėr “Booker Prize”, bėn pėrshtyje mungesa e komenteve apo pėrcaktimeve tė natyrės politike. Ju si do ta komentonit kėtė aspekt mungues?

Unė nuk do ta quaja aspekt mungues. Pėrkundrazi, e quaj aspekt pikėrisht, realist, shumė i vėrtetė, sepse shumica e tė ashtuquajturave vlerėsime politike pėr shkrimtarėt, kalojnė disa kohė dhe dalin false zakonisht, dalin se s’kanė pasur tė drejtė, dalin se kanė qenė spekullime, dalin qė kanė qenė tė arranxhuara nga rrethe tė caktuara. Ka shumė shkrimtarė, edhe tek kjo listė ka nga ata qė kanė vuajtur nga akuza politike, kryesisht tė fabrikuara, tė stėrholluara, kryesisht tė krijuara nga arsye joletrare. Prandaj njė juri joserioze nuk merret me to. Pėrvoja e gjatė njerėzore ka nxjerrė se sa tė pathemelta janė njė pjesė e tyre, madje fjala e saktė do tė ishte, se sa tė kota janė ato pėrpara veprės sė shkrimtarit e cila ėshtė radiografia mė e mirė e tij. Tė gjitha tė tjerat janė vetėm fyerje thashethemaxhinjsh. Pėr fat tė keq, bota i njeh, i ka njohur gjithmonė dhe do t’i njohė me sa duket dhe njė kohė shumė tė gjatė.

Meqenėse jemi nė kėtė pikė. Ndėrsa nė botėn anglishtfolėse ju bėhej ky vlerėsim, nė Shqipėri deri dje, ju ka ndjekur “njė sulm frontal” nė njė tė pėrditshme shqiptare, pėrpos disa komenteve nga shqiptarė qė nuk e aprovonin ēmimin dhėnė Kadaresė shfaqur nė faqen zyrtare tė “Booker Prize”… Cili ėshtė komenti juaj.

Unė nuk e quaj “sulm frontal” kėtė, sepse do nderoja fjalėn “sulm” dhe do nderoja fjalėn “frontal”, e cila nuk ka ndonjė gjė pėr t’u nderuar. Por ky i ashtuquajtur “sulm frontal”, ėshtė njė lloj paēavureje, nuk do tė gjeja fjalė normale pėr ta cilėsuar. Pėr fat tė keq, kjo ėshtė bota jonė shqiptare qė bėhet shkak disa herė qė vendet e tjera tė na shohin me pėrēmim. Kjo tregon njė mungesė zotėrimi absolute. Domethėnė, qė njė gazetė mund tė jetė kundėr njė shkrimtari qė nuk e pėlqen, dakord, por qė tė bėjė shkrime, t’i adresohet jurive ndėrkombėtare dhe autoriteteve qė tė mos marrė ky shkrimtar shqiptar ēmim, - pra njė gazetė shqiptare dhe nė Shqipėri ka ndodhur disa herė kjo - ėshtė diēka shumė e rėndė, e neveritshme. Por nga ana tjetėr, qė kjo gazetė tė propozojė se ky shkrimtar duhet hedhur nė erė me dinamit, kjo ėshtė monstruoze, makabre. Edhe kėtė unė do ta quaja njė gjė qė del nga rendi i gjėrave. Ajo qė ėshtė shqetėsuese nė kėtė rast, ėshtė heshtja e shtypit tjetėr shqiptar, qė duron njė gjė tė tillė, njė mungesė qytetarie, njė mungesė solidariteti minimal qė duhet tė ketė midis kolegėve. Dhe shkrimtarėt e tjerė heshtin e vėshtrojnė kėtė histori, sikur tė bėnin sehir krimin nė njė shesh. Kjo ėshtė turpi mendoj unė, i jetės sonė letrare sot, ėshtė njė nga turpet e jetės sonė kulturore sot, kjo heshtje pėrpara ligjit, heshtje pėrpara tė vėrtetės. Kjo tregon njė burracakėri shumė tė madhe tė shoqėrisė sonė. Njerėzit janė gati tė vriten pėr hiēgjė, por shumė rrallė hyjnė nė koflikt pėr gjėra parimore. Sejmenėt ngrihen dhe luftojnė pėr padronėt e tyre qė janė nė partitė politike, por ata nuk hyjnė nė luftė parimore, pėr tė mbrojtur kolegėt e tyre. Nuk ndodh gjėkundi nė Evropė njė gjė e tillė. Kjo ėshtė njė nga turpet tona.

Ju deklaruat para dy ditėsh se do tė donit ta merrnit kėtė ēmim si konfirmim tė besimit dhe shpresave qė nuk u gabuan. Nė ē’kuptim?

Nė fakt ėshtė bėrė pėrkthim pas pėrkthimi, ajo deklaratė. Unė kam pohuar se jam njė shkrimtar nga Ballkani Perėndimor nga i cili vijnė zakonisht lajme jo tė bukura, shqetėsuese, tė kėqija. Dhe unė kam pasur gjithmonė dėshirė qė tė vijė dita qė tė vijnė lajme tė gėzueshme, kulturore. Kėtė ēmim unė e quaj si njė konfirmim tė besimit qė kjo juri pati pėr kėtė pjesė tė botės, qė fatkeqėsisht ende ėshtė nė shqetėsime, nė turbullirė. E mora kėtė ēmim si njė shenjė besimi pėr vendin tonė, pėr popullin tonė, edhe pėr popujt tanė fqinjė. Nė fund tė fundit ne jetojmė nė njė zonė tė botės ku marrim bashkėrisht atė turpin kur bėjmė gjėra tė turpshme, pra e marrim bashkė atė tė keqe dhe prandaj bashkarisht duhet tė luftojmė pėr tė hequr njollat qė na ka vėnė bota.

Keni shkruar pėr gati gjysmė shekulli. Si e shihni letėrsinė tuaj nė raport me letėrsinė qė po vjen dhe traditėn shqiptare?

Une besoj se mosha e letėrsisė shqiptare ėshtė e tillė qė praktikisht nuk krijon shkėputje tė kėtij lloji. Letėrsia shqipe ka njė moshė njė shekull e gjysmė, ajo artistike ka njė moshė shumė tė re. Dhe tek popujt e Evropės nuk ka ndonjė moshė shumė mė tė madhe. Letėrsia artistike, proza artistike, nė pėrgjithėsi, ėshtė e re. Kėshtu qė nuk lejon qė tė bėhet njė ndarje, njė largim i asaj qė quhet letėrsi moderne, klasike, tradicionale. Pak a shumė ato janė bashkė, janė tė pėrziera me njėra-tjetrėn, janė si shtėpitė e njė fshati qė kanė krijuar njė bashkėsi. Ato kanė njė shkrirje krejt tė natyrshme, pavarėsisht nga ndryshimi i rendit politik. Mendoj se ky ėshtė njė keqkuptim i ngatėrrimit tė letėrsisė me rendin politik. Ne jemi ende tė obseduar nga politika, pra duam tė transferojmė rendin nė letėrsi sipas modeleve tė rendit politik. Nuk mund tė ekzistojė njė gjė e tillė nė letėrsitė serioze.

Thuhet se njė nga gjėrat e fundit qė keni shkruar lidhet me fėmijėrinė. Pėrse bėhet fjalė?

Ėshtė njė roman i shkurtėr, i dendur. Besoj do ta botoj nė Shqipėri nga vjeshta.
Janė gjėra qė lidhen me adoleshencėn e njė shkrimtari dhe me formimin e tij si qenie artistike.
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-07-05, 20:18   #3
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Lajme Kulturore

Zbulohet njė statujė e shek. III nė Butrint Kulturė

Arkeologėt shqiptarė thonė se kanė zbuluar nė qytetin antik tė Butrintit, nė Jug tė Shqipėrisė njė statujė mermeri qė i pėrket shekullit tė tretė pas Krishtit. Arkeologu i Qendrės Arkeologjike tė Sarandės Dhimitėr Ēondi tha se statuja nė pėrmasa relativisht tė mėdha ėshtė punuar me mjeshtėri tė lartė dhe ka zbukurime tė jashtme mjaft interesante.


Ēondi tha se ende nuk ėshtė gjetur koka e statujės pėr tė dalė nė komente lidhur me figurėn historike sė cilės ajo i pėrket. Statuja u zbulua nė Forumin e qytetit antik ku janė gjetur mė parė edhe statuja prej mermeri tė disa figurave tė antikitetit tė cilat ruhen sot nė Muzeun Arkeologjik tė Butrintit.


RTK 15/07/2005 09:21:55
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-09-05, 20:42   #4
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Lajme Kulturore

BASHKĖBISEDIM ME FITUESIN E ĒMIMIT NOBEL: "NĖ BRUKSEL ASKUSH NUK E DI SE KU PO SHKOJMĖ"

Saramago: "Dhe e quajnė Bashkim"

Hozé Saramago, njė prej shkrimtarėve - filozofė mė tė mėdhenj europianė, nuk i beson kėsaj Europė, bile ka frikė prej saj. Hetues i apasionuar i historisė, thotė: "Pėr tė bėrė inventarin e rrėnjėve europiane do tė duhej njė pyll i tėrė". Ateist me rregull moral dhe ndjenjė tė thellė tė sė shenjtės, thotė: "Nuk mund tė pėrjashtohet qė pas nja pesėdhjetė vjetėsh Europa tė pėrgatitet tė bėhet muslimane". Armik i jotolerancės dhe i pabarazisė, thotė se shikon tė profilohet "jotoleranca mė gjakatare". Sizmograf i ndjeshėm i politikės, thotė se Europa ėshtė pa lider: "Kemi tė bėjmė me njė masė politikanėsh qė janė vulgarė sa nuk ka ku tė shkojė mė".

Portugez i rritur nė Lisbonė, thotė se portugezėt nga Europa kanė pasur shumė parį dhe i kanė "harxhuar gjallėrisht". Intelektual marksist i impenjuar, thotė pėr kolegėt e tij europianė: "Ka shumė heshtje nga ajo anė". Ėshtė melankolik dhe i hidhur mjeshtri luzitan, por e ka pranuar menjėherė tė dėrguarin e La Stampa pėr t'i rrėfyer "Europėn time". Nė rifuxhon e tij spanjolle nė Lanxarote, shtėpi e ulėt me ngjyrė tė hapur mbi tokėn kafe e errėt tė ishullit, shikon vullkanet dhe detin e Kanarieve. I gjatė, elegant, teksa pėrgjigjet shkėmben buzėqeshje me bashkėshorten Pilar, andaluziane bukuroshe nga Sevilja tridhjetė vjet mė e re se ai. Duhet tė jetė ajo e qeshur qė i ka rindezur ironinė e kolauduar.

Hozé Saramago, kjo Europė nuk ju pėlqen?

"Ėshtė pothuajse kaosi. Asnjė nė Bruksel nuk e di se ku shkon Europa, kufizohet tė lundrojė pėr tė mos humbur nga shikimi bregun. Nga ana tjetėr, vendet ndodhen tė gjitha pėrpara pamundėsisė pėr tė zgjidhur kuadratimin e rrethit qė do tė thotė tė mbrosh sovranitetin tėnd dhe njėkohėsisht tė duash tė pėrfitosh nga ēdo zvogėlim i sovranitetit tė partnerėve tė tyre. Qėndrimi mė i zakonshėm ėshtė tė shtiresh se je solidar me tė tjerėt pėr t'i kamufluar mė mirė objektivat e tu kombėtarė".


Sipas jush, cili ėshtė gabimi mė i rėndė i Europės?

"Gabimi mė i rėndė i saj, mėkati i saj origjinal, ėshtė qė ka besuar se do tė arrihej tė bashkohej politikisht tėrėsia e vendeve europiane nėpėr rrugėn e ngushtė tė pėrshkuar nga ekonomie, domethėnė njė disiplinė burokratike e forcave ekonomike tė kontinentit. Porr kėshtu janė lėnė menjanė problemet sociale tė pranishme nė ēdo moment dhe duke dhėnė provė tė njė mungese totale largpamėsie respektivisht problemeve qė do tė jenė pasojė e drejtpėrdrejtė ose jo. Rezultati paradoksal ėshtė evident: tė krijohet pėrshtypja se Europa e djeshme, pavarėsisht konflikteve, pavarėsisht luftėrave, tė luftėrave tė pėrjetshme pėr hegjemoni mbi kontinent, ishte mė shumė Europa nga sa nuk ėshtė tani".


Dhe problemi mė i rėndė?

"Problemi imediat mė i rėndė, sipa mendimit tim, ėshtė zgjerimi i Bashkimit Europian, ashtu siē ėshtė konceptuar dhe realizuar. Edhe njėherė akoma ėshtė dhėnė prova e njė mendjelehtėsie tė pafalshme. Muret e ndėrtesės janė akoma pėrgjysėm dhe vrapohet pėr tė vėnė ēatinė... Dhe, me 70 milion banorėt e saj, ja Turqia qė pret".


Rruga e sigurtė pėr njė Europė tė besueshme?

"Nxitja e njė debati tė vėrtetė nė shkallė europiane, apelimi i vetėdijes civile sė qytetarėve, mospasja frikė nga kontradikta, reflektimi pėr tė vendosur mė mirė, luajtja me inteligjencėn. Dhe, dora dorės qė ecet, braktisja e njė publiciteti elementar dhe nganjėherė grotesk qė nuk arrin tė bindė askėnd".


Si i gjykoni liderėt europianė? Ka ndonjė qė e shikoni mė tė denjė pėr kėtė emėr?

"Jo, nuk ka liderė nė Europė. Kemi tė bėjmė mė njė masė politikanėsh qė mė vulgarė nuk ka si tė bėhen, qė nuk janė nė lartėsinė e posteve tė tyre. Arrivistė, pothuajse gjithmonė".


Ēfarė roli ka Portugalia nė Bashkimin Europian?

"Njė rol shumė tė vogėl, siē ėshtė e zakonshme prej tre apo katėr shekujsh".


Ēfarė i kanė dhėnė Europės portugezėt? Ēfarė kanė pasur prej saj?

"Nėqoftėse i kemi dhėnė vėrtet diēka Europės, i takon kėsaj tė fundit ta thotė. Pres opinionin e saj. Pėrsa i pėrket asaj qė Europa na ka dhėnė, pėrgjigjja ėshtė shumė e lehtė: shumė parį qė ne i kemi harxhuar me gjallėri".


Ēfarė roli duhet tė ketė vendi juaj?

"Ėshtė ajo pėr tė cilėn pyes veten ēdo ditė...".


Rrėnjėt kristianė tė Europės janė njė problem i vėrtetė apo falls?

"Rrėnjėt europiane nuk janė tė gjitha kristiane. Inferior, por akoma i gjallė, ėshtė shpirti i paganizmit. Do tė duhej vėrtet njė pyll i tėrė pėr tė bėrė inventarin e rrėnjėve europiane".


Po Islami qė zgjerohet nė botė, qė vjen nė shtėpinė tonė?

"Pas baticės kristiane qė ka pushtuar gjithēka pėr dymijė vjet, duket se ka ardhur radha e Islamit. Nuk mund tė pėrjashtohet qė pas nja pesėdhjetė vjetėsh Europa tė pėrgatitet tė bėhet muslimane. Duke pasur parasysh se nėqoftėse ka Zot, nuk ka veēse njė Zot, kjo nuk do tė ndryshojė ndonjė gjė tė madhe... Por ėshtė e vėrtetė se horizontitemporal paraqitet i mbushur me kėrcėnime. Kudo nė Europė spikat jotoleranca mė gjakatare, nėqoftėse pėrgjegjėsi religjiozė tė njėrės anė dhe tjetrės nuk bėjnė, deri mė tani, njė pėrpjekje sa serioze, aq dhe kurajoze, pėr tė caktuar pikat e kontaktit dhe tė konvergjencės midis dy feve".


Ėshtė e mundshme?

"Ka mundėsi qė jo. Gjithėsesi, llogaria e ciktimave tashmė ka filluar. Unė jam ateist, nuk ėshtė faji im".


Ēfarė mendoni pėr raportet midis Europės dhe Shteteve tė Bashkuara? Po pėr ato me Rusinė?

"Europa do tė jetė gjithmonė vartėse e Shteteve tė Bashkuara. Ėshtė fati i saj. Pėrsa i pėrket Moskės, duhet pritur pėr tė mėsuar se ēfarė zogu do tė dalė nga veza qė po ngro Putini".


Ju duket e kėnaqshme gjendja e kulturės europiane?

"Pėr "spektaklin", nė rregull. Pjesa tjetėr, shumė e trishtuar, shumė melankolike...".


Edhe shkrimtarėt europianė?

"Shkruajnė, bėjnė punėn e tyre, por do tė doja shumė tė dėgjoja zėrat e tyre. Ka shumė heshtje nga ajo anė e Europės".


Keni njė ėndėrr europiane? Njė frikė?

"Ėndėrra jo. Frikėra, po".
Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-05, 21:38   #5
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Dorėshkrimi pėrbėhet nga 208 fletė. Ėshtė i shkruar nė pergamen dhe i tėri ėshtė nė gjuhėn shqipe. Ndahet nė tri tėrėsi: atė teologjike, filozofike dhe historike. I gjithė teksti ėshtė autograf

Sė shpejti nė botim dorėshkrimi i 1210-s me autor Teodor Shkodranin

Zbulimi! Nga arkivat e Vatikanit dokumenti mė i vjetėr nė shqip


Dr.Musa Ahmeti

Eshtė folur e shkruar, por gjithnjė deri tani nė formė tė supozimeve, "duhet" tė ketė libra, dorėshkrime apo dokumente tė shkruara nė gjuhėn shqipe, tė cilat janė mė tė hershme sesa "Formula e pagėzimit" nga viti 1462 apo nga libri i parė i shtypur nė gjuhėn shqipe "Meshari" nga viti 1555.

Kėrkimet nuk kanė rreshtur, por rezultatet deri tashi kanė munguar. Pothuajse tė gjithė studiuesit qė merren me kėrkime dhe hulumtime shkencore, kishin shėnuar Vatikanin, (Bibliotekėn Apostolike apo Arkivin Sekret tė Vatikanit), si njė nga vendet ku do tė duhej tė ruheshin dokumente apo dorėshkrime tė vjetra nė gjuhėn shqipe. Nuk ishin gabuar ata qė kishin menduar kėshtu. Njė studiues i njohur arbėresh, Nilo Borgja, i cili botoi edhe njė studim tė mrekullueshėm pėr "Perikopenė e Ungjillit" nga shek.XIV, me grafema greke e fjalė shqipe, i kishte pohuar gjuhėtarit tonė tė famshėm Eqrem Ēabejt, se ishte nė rrugė tė mirė tė gjente njė dorėshkrim mė tė vjetėr se "Formula e pagėzimit" dhe se "Meshari". Pėr fat tė keq, Nilo Borgja vdiq, pa arritur tė zbulonte dokumentin apo dorėshkimin nė fjalė. Njė pohim tė ngjashėm e bėn edhe studiuesi i njohur tjetėr arbėresh, Zef Skiori. Ne, duke ndjekur gjurmėt e studiuesve tė mėhershėm, kishim fatin e mirė, qė nė Arkivin Sekret tė Vatikanit, tė zbulonim njė dorėshkrim nga viti 1210 me autor Teodor Shkodranin. Dorėshkrimi pėrbėhet nga 208 fletė. Ėshtė i shkruar nė pergamen dhe i tėri ėshtė nė gjuhėn shqipe. Ndahet nė tri tėrėsi: atė teologjike, filozofike dhe historike. I gjithė teksti ėshtė autograf. Autori shėnon emrin e mbiemrin e tij si dhe vitin kur e ka mbaruar dorėshkrimin. Pėr herėt tė parė bėhet fjalė pėr gjuhėn shqipe nė vitin 1284 (jo 1285 siē ėshtė menduar deri mė tani), nė njė dokument tė Arkivit tė Dubrovnikut /Raguzės/ nga 14 korriku i viti 1284 ku thuhet: "Dėgjova njė zė qė thėrriste nė mal nė gjuhėn shqipe" (Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca). Dėshminė e dytė e kemi nga njė autor anonim, qė sipas tė gjitha gjasave ishte prift i urdhėrit domenikan, i cili nė vitin 1308, gjatė udhėtimit nėpėr Ballkan, kur pėrshkruan Shqipėrinė dhe shqiptarėt, ndėr tė tjera shkruan: "Kėtu shqiptarėt e lartėpėrmendur kanė njė gjuhė tė dalluar prej latinėve, grekėve e sllavėve, kėshtuqė nuk meren vesh fare me popujt tjerė" (Habent enim Albani prefati linguam distanctam a latinis, grecis et slavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus). Dėshmia e tretė ėshtė ajo e Guljelm Adamit, i cili nė vitin 1332 shkroi me porosi tė papės Gjon XXII, traktatin "Directorium ad passagium faciendum", duke i bėrė kėshtu edhe njė relacion Filipit VI Valua, mbretit tė Francės, me titull: "DIRECTORIUM AD PASSAGIUM FACIENDUM (UDHĖZIM PĖR TĖ KRYER KALIMIN [E DETIT], ku jep tė dhėna pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Kėtu gjejmė edhe fjalinė e famėshme qė e bėri tė njohur nė histori: "Dhe megjithėse shqiptarėt kanė njė gjuhė krejt tjetėr dhe tė ndryshme nga latinėt, ata kanė shkronjat latine nė pėrdorim dhe nė tė gjithė librat e tyre". Rėndėsi tė veēantė ka edhe fakti, se autor i kėtij shkrimi ėshtė njė shqiptar nga Shkodra. Pėr autorin, Teodor Shkodranin, pos tė dhėnave qė bėn vetė autori nė fund tė dorėshkrimit, por edhe tė tjerave qė gjinden nė disa dorėshkrime qė ruhen, pos Arkivit Sekret tė Vatikanit, edhe nė Bibliotekėn Apostolike, pjesa dėrmuese e tė cilave janė tė shkruara nė gjuhėn greke dhe janė tė pabotuara, ne kemi edhe njohuri tė tjera, disa nga tė cilat na i ofroi studiuesi, dr. Moikom Zeqo. Dorėshkrimi ėshtė prėrgatitur pėr botim, ėshtė transkriptuar, transliteruar dhe shoqėrohet pėr botim, me njė koment dhe analizė shkencore.


(marre nga Gazeta Shqiptare)
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-11-05, 15:54   #6
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim NJE KOSOVARE KANDIDATE PER NOBELIN E PAQES.

E Shtune, 12 Nentor 2005

NJE KOSOVARE KANDIDATE PER NOBELIN E PAQES

Nje femije, i goditur nga lufta per shkak humbjes se motres dhe vellait, megjithate tash e 6 vite po punon per paqen, tolerancen, bashkejetesen dhe lirine e te gjithe njerezve ne Kosove. Kjo eshte arsyeja per te cilen 17-vjecarja, Fatmire Feka, nga fshati Koshtove i Mitrovices, kete vit ishte gjetur ne mesin e 1000 grave te botes, te cilat u nominuan per cmimin Nobel. Fatmirja, thote se liria e te gjithe njerezve ne Kosove ka qene edhe endrra e vellait dhe motres, te cilet, sic thote ajo, i kishin perpire flaket e luftes dhe ate dite e sot, ata kane mbetur te zhdukur pa gjurme. Ajo, 6 vjet me pare, si femije 11-vjecar ishte perballur me tmerret e luftes.

"E kam perjetuar luften. I kam perjetuar shume gjera te veshtira per shkak se kemi pare edhe kufoma, te vrare. Si femije ne nuk dinim, por nena na thoshte: ata kane fjetur. Ka qene situata e veshtire, jo vetem per mua, por per te gjithe. Dhimbja me e madhe ka qene per motren dhe vellane, sikur m'u nda zemra pergjysem".

Sa e veshtire ti thuash "PO" paqes...

Pas luftes Fatmire Feka dhe familja e saj ishin kthyer ne fshatin e tyre ku kishin gjetur shtepite e djegura dhe sikurse shume kosovare te tjere, ishin strehuar perkohesisht ne objektin e nje fabrike. Fatmirja tha se nuk e kishte ditur kuptimin e paqes, derisa nuk e kishte takuar drejtorin e projektit per paqe ne Kosove te organizates "World Vision", kanadezin Rudi Skalert.

"E shihja qe shkonte here ne jug e here ne veri te Mitrovices dhe nje dite, edhe pse nuk e dija gjuhen angleze, e kishte perkthyesen, e pyeta: Cka po ben, pse po endesh kaq shpejt? Ai me tha: Une po punoj per paqen...Une mbeta...Cka eshte ajo paqe? Nuk e kam ditur". Fatmirja e kishte lutur kanadezin Skalert qe ta ndihmoje per ta mesuar kuptimin e paqes dhe te punoje per te dhe ashtu, si femije 11 vjecar, kishte nisur hapin e pare per krijimin e nje mjedisi paqesor.

"Ka qene shume e veshtire, per mua dhe per prinderit e mi, per shkak se cfare kemi perjetuar gjate asaj kohe te luftes, shumekush nuk ka mundur t'i thote "Po" paqes. Me angazhimin tim, pastaj kam marre pjese ne disa konferenca dhe mbledhje, te cilat jane organizuar ne Kosove. Te gjitha kane qene ne lidhje me paqen, por kane qene per te rriturit. I vetmi femije kam qene une".

Tere angazhimin e saj, Fatmirja e kishte mbajtur fshehur nga familja e saj dhe nga rrethi, per shkak te frikes se do t'ia nderprisnin, sic e quante ajo, punen per paqen. Megjithate ne vitin 2002 projekti i Fatmire Fekes per formimin e klubeve "Femijet per paqen" kishte fituar mundesine e zbatimit dhe ne vitin 2003 ishin formuar 8 klube ne 5 komuna te Kosoves, ku tashme jane pjesemarres rreth 350 femije me perkatesi te ndryshme etnike. Atehere Fatmirja kishte vendosur ta shperfaqe punen e saj.

"Kur kane degjuar kojshite dhe famila, se pari prinderit e mi, thoshin: I ke harruar motren dhe vellane dhe tash po do te na i sjellesh serbet prape ne Kosove. S'po ndien kurrfare dhimbje, sikur mos te kishte humbur askush". I tere ky ballafaqim me rrethin dhe familjen, Fatmiren e kishte vene, sic tha ajo, ne pozite te papershtatshme. "Me ka ndodhur te qaj, shume shume here. Nena nuk i kuptonte disa gjera, keshtu qe babai me tha: si e ke filluar perfundoje. Ti e di, por une nuk te mbeshtes. Edhe pse me kishte thene: nuk te mbeshtes, ai perfshihej prap".

Paqja dhe toleranca ne Kosove, motivi per te jetuar

Keto kundershtime te rrethit nuk ia kishin humbur vullnetin Fatmires qe ta realizonte qellimin e saj, per te cilin, sic tha ajo, kishte dy arsye: "Njera eshte per motren dhe vellane. Ata kane pasur enderr qe te shkollohen, te jetojne ne qetesi, ne liri dhe ne nje vend paqesor. Por per, shkak te luftes dhe zhdukjes se tyre, endrra e tyre nuk ka mundur te realizohet, keshtu qe une jam ajo qe do t'ua vazhdoj endrren e tyre dhe nuk do te ndalem deri ne fund. Arsyeja e dyte, ka qene per te gjithe femijet e Kosoves. Mua me pengonte fakti se te rriturit, gjithmone na thoshin: Ju jini e ardhmja dhe e ardhmja eshte ne duart tua. Une pyesja veten: Pse po me thone e ardhmja eshte ne duart e mia, nderkohe qe nuk me lene te bejne asgje?"

Angazhimit te Fatmires per paqen tashme i jane bashkangjitur edhe vellai dhe motra e saj, nderkaq qe ajo ka krijuar edhe 4 klube te tjera "Te rinjte per paqen", te cilat jane te shtrira ne 4 komuna te Kosoves. Angazhimi i Fatmires qe te marre pjese dhe kontribuoje per krijimin e paqes dhe tolerances ne Kosove, nuk ka kaluar i paverejtshem. Kohe me pare emri i saj ishte ne mesin e 1000 emrave te grave, te nominuara per cmimin Nobel.

"Per shkak se nje femije me zemer te plasur, po punon ne kete drejtim, domethene, per paqe, po mundohet qe ta ndertoje nje Kosove paqesore, nje Kosove ku te gjithe femijet te jene te lire me te gjitha te drejtat e barabarta. Kjo ka qene esenca".

Rreth nje jave me pare, Fatmirja ka mbetur edhe pa babane e saj, i cili, sic tha ajo, vdiq nga sulmi ne zemer dhe iku me mallin se nuk i gjeti dy femijet e zhdukur.

"Pavaresisht se cfare situate te veshtire kam kaluar kur ai ka qene gjalle, edhe pse nuk me ka lene amanet asgje, une do ta marre kete si amanet te tij, se kurre nuk do ta nderpres, per shkak se ai kurre nuk me ka nderprere mua...edhe une nuk do ta nderpres".

Te gjithe ne duhet te bejme nje Kosove te lire dhe me paqe dhe te mos na perseriten fatet sikur i familjes sime dhe shume familjeve kosovare, thote Fatmire Feka duke cituar vargun e kenges "Dikush veshtron mbi mua". "Someone is watching over me, eshte nje kengetare e re e Amerikes, Hilary Duff. Kryesisht kenget i ka per jeten, familjen. Ngjarjen e ka kryesisht sikurse me ate qe i ka ndodhur familjes sime. Une ashtu e marr".


Copyright © KOHA JONE - E perditshme e pavarur Powered by WebPhotoPro
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-11-11, 19:55   #7
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme Nga Kultura

Presidenti Topi dekoron diplomatin dhe shkrimtarin Ali Asllani (Pas vdekjes), me Urdhrin “Nderi i Kombit”

16 Nėntor, 2011 |





Presidenti Bamir Topi dekoroi dje paradite nė njė ceremoni tė veēantė e solemne, njė ndėr diplomatėt e funksionarėt e parė tė lartė tė shtetit shqiptar, atdhetarin e poetin e shquar Ali Asllani (Pas vdekjes), me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Nė ceremoninė e rastit tė zhvilluar nė ambientet e Presidencės, ku ishin tė pranishėm familjarė, shkrimtarė, personalitete tė artit dhe kulturės, pas ekzekutimit tė himnit kombėtar tė Republikės sė Shqipėrisė dhe leximit tė dekretit, Presidenti Topi u dorėzoi familjarėve tė zotit Ali Asllani urdhrin e lartė dhe dekretin pėrkatės, me motivacionin: “Veprimtarit tė shquar tė Lėvizjes Kombėtare pėr krijimin dhe ndėrtimin e shtetit shqiptar, diplomatit patriot dhe poetit lirik qė hyri nė letėrsinė shqipe si njė ndėr krijuesit e rrallė tė poezisė”. Pas marrjes sė dekoratės, duke shprehur falėnderimet pėr vlerėsimin e lartė pėr babain e tij, zoti Adrian Asllani u shpreh: “Ndihem shumė i emocionuar. Shpresoj se do tė shprehja dėshirėn tuaj, tė tė gjithėve juve, duke falėnderuar Presidentin e Republikės, zotin Bamir Topi, pėr kėtė nder qė na bėhet, pėr kėtė vlerėsim qė besoj se u takon tė gjithėve ju, tė gjithė kombit shqiptar, sigurisht edhe familjes! Pėr mua, edhe pėr tė gjithė ne, sot ėshtė njė ditė shumė e veēantė me vlerėsimin e figurės sė Ali Asllanit, megjithėse pas vdekjes, sepse ai gjithmonė kishte pritur pėr tė marrė njė vlerėsim gjatė jetės, por edhe kjo, pėr ne sot ėshtė njė vlerė. Tė vlerėsosh njė figurė, sot ėshtė njė vlerė pėr gjithė kombin. Unė do tė doja njė falėnderim tė veēantė t’i bėja Shoqėrisė Kulturore ‘Drita’, Klubit ‘Petro Marko’ dhe tė gjithė personaliteteve tė artit, tė artistėve, qė patėn dhe ideuan bashkė me zotin President, dhe menduan kėtė lloj vlerėsimi!”.


  Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:54.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.