Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 20-06-05, 21:52   #1
ZARATUSTRA
 
Anėtarėsuar: 18-06-05
Postime: 52
ZARATUSTRA e ka pezulluar reputacionin
Gabim VARRI YT HOTEL ME PESE YJE

VARRI YT HOTEL ME PESE YJE

A ke menduar o njeri per nje vend qe njerezit e mencur shpesh mendojne?Per nje vend qe nese punon per te do te gjesh kenaqesine ne te dhe do te jetosh i lumtur me shekuj e me dekada, me mileniume e me vite, me muaj e me dite , me jave e me ore, ne mashueshmeri.Ai vend neqoftese i konkuron dikujt ne kete bote , atehere do t`i konkuronte hoteleve me pese yje.A e di more vella se cka d.t.th. t`i bejshe konkurence hoteleve me pese yje?D.t.th. qe t`i te gjesh rehatine edhe me te madhe se aty.Thua me koken tende se kurre nuk do t`ia arrishe qellimit , mirepo shume lehte eshte per tu realizuar ky synim.T`i se bashku me jeten tende do t`ia arrishe qe te rehatohesh ne nje vend ku nuk ka tjeter gje perpos meshire nga MESHIRUESI, dhe premtimet e tija i hase ne ate hotel qe t`i do ta ndertosh se bashku me veprat e tua.Veprat e tua vella i dashur duhet te jene konkurente ne treg dhe duhet te synojne gjithmone kenaqesine e Krijuesit perndryshe nuk arrine qe ta ndertosh ate hotel te dashur me pese yje.Ato duhet se pari t`i peshosh ne peshojat e vlerave islame dhe te ndalesh per nje moment me kohen qe ta analizosh gjendjen tende dhe ne fund te vendosesh per aktin qe do ta kryesh.Athua a ke baze per kete ndertese kaq te rehatshme qe njerezit nuk munden ta ndertojne me tjeter gje perpos me matrialin e quajtur vepra.Aq e rehatshme eshte kjo ndertes saqe njehere te futesh ne te nuk ke deshire te largohesh kurre nga ajo dhe i harron te gjitha te mirat te cilat deri ne ate moment te kan preokupuar dhe orientohesh ne nje qetesi me te madhe e tae qetesi vella e fiton vetem me djerset e imanit dhe me luftimin e nefsit . Po vella i dashur eshte nje vend edhe me i rehatshem se hoteli me pese yje dhe ai mezi pret qe dikush te stacionohet ne te dhe te kalojne nje periudhe te kendshme se bashku.Ai i cili te krijoi mendoi vella edhe per ty qe kohen e kalon ne mekate dhe nuk i perkulesh atij qe ta krijoi edhe vendin me te rehatshem xhennetin i cili per ty eshte hotel me pese yje.Ai e ndertoi kete po t`i vella a e meriton?A e ke pyetur ndonjehere veten se valle une qe gjithmone mendoj mbi ekzistencen e familjes a ka vend per mua tjeterkund dhe a do te ndalen kerkesat e perditshme te familjes qe jane bere si nje robot qe nuk di ndalim.T`i hidherohesh kur kerkojne teper nga t`i , ndersa Krijuesi yt hidherohet per ate person qe kerkon pak nga Ai a nuk logjikon?Ai e ndertoi kete vend te rehative per ty o vella i dashur e t`i si po i`a kthen?Duke menduar mbi familjen dhe duke e lene anash Krijuesin tend.Ndaj nje moment nga obligimet e tua dhe perkujto Ate qe pati meshire ndaj teje.Ndalu per nje sekond dhe hudhe shikimin tend ne gjithesi dhe do te veresh meshiren e Meshiruesit nga te gjitha anet ku syri yt mund te veshtroi dhe shikoj.Do te veresh se te gjitha keto krijesa jane te dretjtuara kah ti dhe presin dhe gjithmone presin qe t`i te mos tregohesh injorant ne prani te tyre se All-llahu te ngriti mbi krijesat tjera te cilet nuk kan mendje qe te logjikojne a nuk logjikon? A nuk po e sheh se boten po e shkaterron dora yte dhe nuk po je i kujdesshem ndaj krijesave tjera.Njehere nje dijetar i madh islam pate udhetuar me muaj per nje hadith te pejgamberit te All-llahut.ku mberrine ne vendin ku duheshte ta merrte ate thenie ndodhe nje ngjarje qe eshte perplot urtesi per te riun qe kupton dhe muslimanin qe nuk e kalon kohen kot.Takon njeriun nga i cili duheshte te perfitonte dituri mirepo nuk e merre ate thenie te vetme , perkunder sakrificave te medha qe ka pasur dhe nga nxehtesia e madhe.Ai person qe e dinte ate thenie te pejgamberit e kishte mashtruar kafshen e tij dhe keshtu nuk e fitoi bindjen e atij dijetari i cili kur beheshte fjale per theniet e Pejgamberit te All-llahut i kullonte personat nga te cilet duheshte te marre dituri.Ja pra vella i dashur ky person eshte banor i atij hoteli me pese yje.Dhashte All-llahu qe te takohemi me te ne Perhershmeri .Amin.


ZARATUSTRA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 20-06-05, 21:58   #2
Panopticon
 
Anėtarėsuar: 08-06-05
Postime: 236
Panopticon e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Zaratrusta,

Ky esu i shkurter me pelqeu, vec me duket se e kam lexuar edhe diku tjeter.

Ti je autori i shkrimit? Nese JO - atehere ta kesh parasysh se DUEHSH (1) ta tregosh edhe burimin ku e ke marr (nese mungon autori), e nese e gjen (2) autorin - edhe me mire ta shkruash emrin e tij.

Juaji, Panopticon.
Panopticon Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-06-05, 22:51   #3
at|n|
 
Avatari i at|n|
 
Anėtarėsuar: 24-03-05
Vendndodhja: Mitrovicė
Postime: 218
at|n| me shokė shumeat|n| me shokė shume
Gabim

selam alejkum


Falėnderimi i takon All-llahut atė e falėnderojmė dhe prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė.
Kėrkojmė mbėshtetje tek All-llahu U nga tė kėqiat e shpirtit dhe veprave tona. Atė qė udhėzon All-llahu, s’ka kush e humb dhe atė qė humb, s’ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s’ka zot tjetėr pėrveē All-llahut dhe dėshmoj se Muhammedi u ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij.

Tė dashur vėllezėr muslimanė!
Njeriu jeton nė kėtė botė dhe gjatė veprimtarisė sė tij jetėsore kryen vepra tė mira apo tė kėqia dhe vjen momenti kur ai vdes. All-llahu nė Kur’an thotė: “Ēdo krijesė do ta shijojė vdekjen...” (El-Enbija: 35). Por kjo vdekje nuk ėshtė fundi i jetės, por mbyllja e njė periudhe qė ėshtė periudhė sprove pėr tė, argument pėr kėtė ėshtė fjala e All-llahut nė Kur’an: “Ėshtė Ai qė krijoi vdekjen dhe jetėn pėr t’ju sprovuar se cili prej jush ėshtė mė vepėrmiri. Ai ėshtė Ngadhėnjyesi, Mėkatfalėsi.” (El-Mulk: 2) dhe fillimi i njė periudhe tjetėr e vėrtetuar nga fjalėt e All-llahut U nė Kur’an dhe hadithet e tė Dėrguarit u. Jetėn pas vdekjes mund ta ndajmė nė dy periudha:
1. Jeta e varrit.
2. Ahireti.
Nė kėtė fletushkė do tė pėrpiqemi tė tregojmė diēka nga jeta e varrit, e cila fillon pas vdekjes sė njeriut dhe mbaron me ringjalljen e tij nė ditėn e Gjykimit. Se ē’farė i ndodhė njeriut gjatė kėsaj periudhe e ka sqaruar mjaftė i Dėrguari u nė shumė hadithe, njėri prej tė cilėve ėshtė hadithi i mėposhtėm:
Transmeton Imam Ahmedi nga Berai bin Azib r.a. qė ka thėnė:
“Dolėm me tė Dėrguarin u me xhenazen e njė burri prej ensarėve (medinasve). Pasi e varrosėm, u ul i Dėrguari i All-llahut nė drejtim tė Kiblės dhe ne u ulėm rreth tij, sikur mbi kokat tona tė qėndronte njė zog (u ulėm qetė). Nė dorė i Dėrguari u kishte njė shkop, me tė cilin gėrvishtte tokėn. Pastaj filloi tė shikojė nė qiell dhe nė tokė, e ngriti dhe e uli shikimin e tij tri herė, dhe tha: “Kėrkoni ndihmėn e All-llahut nga ndėshkimi i varrit.” Pastaj tha: “Kur njeriu besimtar gjendet nė momentin e ndarjes nga kjo botė dhe pritjes sė ahiretit, i zbresin atij melaike nga qielli me fytyra tė bardha si dielli, me vehte kanė qefinė nga qefinėt e xhennetit dhe erėra tė mira nga ato tė xhennetit. Ata i ulen atij me njė gjėrėsi sa i sheh syri. Pastaj vjen meleku i vdekjes, i cili ulet tek koka e tij dhe thotė: “O shpirt i mirė, dil pėr nė mėshirėn All-llahut dhe kėnaqėsinė e Tij”. Pastaj shpirti del me njė lehtėsi tė tillė, siē del pika e ujit nga gryka e shtėmbės, dhe meleku i vdekjes e merr atė. Kėtė shpirt e pėrshėndesin tė gjithė melaiket e qiellit dhe tė tokės, i hapen atij dyert e qiellit dhe secili prej kėtyre grupeve tė melaikeve qė rrijnė nė kėto dyer, i luten Zotit qė ta ngrejė kėtė shpirt edhe mė lart. Nė momentin kur meleku i vdekjes ia merr shpirtin, melaiket e mėshirės ia rrėmbejnė atij kėtė shpirt sa hap e mbyll sytė, dhe nuk e lėshojnė atė derisa e vendosin nė atė qefin dhe nė ato erėra dhe del nga kjo njė erė misku - mė e mira erė qė gjėndet nė sipėrfaqen e tokės. Kėshtu melaiket e mėshirės ngrihen me kėtė shpirt lart nė qiell. Rrugės kėta takojnė grupe melaikesh tė cilėt thonė: “Ē’ėshtė ky shpirt i mirė?” U pėrgjigjen: ėshtė filani i biri i filanit, duke e pėrmendur me emrat mė tė bukur me tė cilėt e kanė thirrur nė dunja. Kėshtu shkojnė derisa tė arrijnė nė qiellin e dunjasė. Kėtu kėrkojnė qė t’u hapet ky qiell, dhe ai hapet. Melaiket qė rrijnė nė kėtė qiell e shoqėrojnė shpirtin deri nė qiellin qė vjen mė pas dhe kėshtu deri sa tė arrijnė nė qiellin e shtatė. Thotė All-llahu U: “Shkruajeni librin e robit tim nė Ilijjin (libėr nė tė cilin shkruhen veprat e mira) pastaj i thuhet: “Kthejeni nė tokė, se Unė ua kam premtuar atė, se nga ajo (toka) i krijova dhe tek ajo i kthej dhe prej saj do t’i ngrej pėrsėri nė ahiret (ditėn e Gjykimit)”. Pastaj shpirti i kthehet nė tokė. Pasi shpirti ėshtė kthyer nė trupin e tij ai ndjen zhurmėn e hapave tė atyre qė ikin. Nė kėtė ēast tė vdekurit i vijnė dy melaike me pamje tė ashpėr dhe i ulen afėr duke e pyetur: “Kush ėshtė zoti yt?” -ai pėrgjigjet: “Zoti im ėshtė All-llahu”. Pastaj thonė: “Cila ėshtė feja jote?” -thotė: “Feja ime ėshtė Islami”. Pastaj pyesin: “Cili ishte ai burrė qė ju dėrgua juve?” - thotė: “Ai ėshtė i Dėrguari i Zotit u” Melaiket e pyesin pėrsėri: “Cila ka qėnė puna jote?” -thotė: “Lexova librin e All-llahut dhe e besova atė”. Kėto tre janė e fundit sprovė qė i paraqitet besimtarit, siē thotė All-llahu nė Kur’an: “I pėrforcon All-llahu ata tė cilėt besuan, me njė fjalė tė palėkundėshme nė jetėn e kėsaj bote”. Prandaj ai thotė: “Zoti im ėshtė All-llahu, feja ime ėshtė Islami dhe i Dėrguari im ėshtė Muhammedi u”. Thėret njė thirrės nė qiell: “Tha tė vėrtetėn robi Im, prandaj shtroni atij prej shtrojeve tė xhennetit dhe visheni atė me veshje tė xhennetit dhe hapni atij derėn tek xhenneti”. I vjen atij nga era e tij dhe mirėsitė e tij, gjithashtu i zgjerohet varri me njė hapėsirė sa sheh syri. Nė kėtė moment i vjen atij njė burrė me pamje tė hijshme me rroba tė bukura dhe me erė tė mirė dhe thotė: “Gėzohu me atė qė tė gėzon ty, pėrgėzohu me kėnaqėsinė e Zotit dhe xhennete nė tė cilat ka mirėsi tė pėrhershme”, kjo ėshtė dita e cila tė ėshtė premtuar. Pastaj shpirti i tij thotė: “Edhe ty tė pėrgėzoftė All-llahu me tė mira, po kush je ti?” -“Unė jam puna jote e mirė. Pėr Zotin, vėrtet ti ishe i shpejtė nė mirėsi dhe bindje ndaj All-llahut dhe i ngadalshėm nė mėkate. Prandaj All-llahu tė shpėrbleftė me tė mira”. Pastaj i hapet atij njė derė nga zjarri dhe i thuhet: “Ky do tė ishte vendi yt po tė ishe prej mėkatarėve, e zėvėndėsoi Zoti kėtė vėnd me kėtė dhe i paraqitet xhenneti. Ndėrsa sheh se ē’ka atje, thotė: “Zoti im, shpejtoje kijametin me qėllim qė tė shkoj tek tė afėrmit e mi dhe pasuria ime”. I thuhet atij: “Rri i qetė!”.
__________________
Ēdo ditė qė vjen ėshtė mė e vėshtirė se dita qė kalon deri sa ta takojmė Zotin tonė! - Muhamedi a.s
at|n| Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-06-05, 22:53   #4
at|n|
 
Avatari i at|n|
 
Anėtarėsuar: 24-03-05
Vendndodhja: Mitrovicė
Postime: 218
at|n| me shokė shumeat|n| me shokė shume
Gabim

Ndėrsa mosbesimtarit, kur ėshtė nė momentin e ndarjes nga kjo botė dhe afrimit pėr nė ahiret, i zbresin atij melaiket nga qielli, me pamje tė ashpėr, me fytyra rė zeza. Nė duar ata mbajnė pėlhura prej zjarri dhe i ulen atij nė njė distancė sa sheh syri. Pastaj vjen meleku i vdekjes i cili i ulet tek koka dhe i thotė: “O shpirt i keq, dil pėr tek zemėrimi i All-llahut”. Kėshtu del shpirti nga trupi i tij me vėshtirėsi tė madhe sikurse del boshti me kunja nga leshi i lagur. Ndėrkohė e mallkojnė atė tė gjithė melaiket midis qiellit dhe tokės dhe tė gjithė melaiket nė qiell. I mbyllen atij tė gjitha dyert nė qiell dhe melaiket qė qėndrojnė nė kėto dyer i luten Zotit qė mos ta ngrejė kėtė shpirt tė keq pranė tyre. Kur meleku i vdekjes ia merr shpirtin, melaiket qė zbritėn nga qielli ia marrin atij nga duart sa hap e mbyll sytė dhe e vendosin nė atė pėlhurėn prej zjarri prej ku del njė erė shumė e keqe, mė e keqja erė qė gjendet nė faqen e dheut. Pastaj ngrihen me tė nė qiell dhe kur kalojnė pranė ēdo grupi melaikesh ata pyesin: “Ē’ėshtė ky shpirt i keq?” -i pėrgjigjen: “ėshtė filani i biri filanit” -dhe i pėrmendin emrat mė tė kėqinj me tė cilėt e kanė thirrur nė dunja. Kur arrijnė me tė nė qiellin e tokės dhe kėrkojnė t’u hapet, ai nuk u hapet. Pastaj tha i Dėrguari i All-llahut: “Nuk u hapen atyre dyert e qiellit dhe nuk hyjnė nė xhennet aq sa hyn deveja nė vrimėn e gjilpėrės”. Thotė All-llahu i Lartėsuar: “Shkruajeni librin e tij nė sixhxhin (libri ku shkruhen veprat e kėqia), nė vėndin mė tė ulėt”. Pastaj u thuhet: “Kthejeni robin tim nė tokė, sepse unė nga ajo i krijova, tek ajo do t’i kthej dhe prej saj do t’i nxjerr pėrsėri”. Pastaj hidhet shpirti derisa tė shkojė nė trupin e tij, dhe ai dėgjon hapat e shokėve kur largohen. Ndėrkohė i vijnė atij dy melaike me pamje tė ashpėr tė cilėt i ulen pranė dhe i thonė: “kush ėshtė Zoti yt?” -thotė: “Ah! Ah! Nuk e di”. Pyesin pėr-sėri: “Ē’mund tė thuash pėr njeriun qė u dėrgua tek ju?” -ai nuk ėshtė i udhėzuar ndaj dhe s’e thotė dot emrin e tij. Dhe i thuhet: “Muhammedi!”. - “Ah! Ah! -Thotė: “Nuk e di. Kam ndėgjuar njerėzit ta pėrmėndnin” dhe i thonė: “Nuk e dite, prandaj s’e the”. Dėgjohet mė pas njė thirrje nga qielli qė thotė se gėnjeu. Shtrojeni atė nė shtroje prej zjarri. Hapet pastaj njė derė prej dyerve tė zjarrit kėshtu qė atij i vjen afsh i nxehtė dhe erė kalbėsire. Varri i ngushtohet derisa brinjėt e krahėrorit i ndėrfuten me njėra-tjetrėn. Pastaj i afrohet njė burrė me fytyrė tė shėmtuar, me rroba tė kėqia dhe me erė tė keqe dhe i thotė: “Pėrgėzohu me tė keqen tėnde. Kjo ėshtė dita jote e cila tė ėshtė premtuar”. -Po ty, tė pėrgėzoftė Zoti me sherr, kush je ti? Burri i shėmtuar thotė: “U jam puna jote e keqe. Pėr Zotin ti ke qenė njeri i ngadalshėm nė bindjen dhe adhurimet ndaj All-llahut dhe i shpejtė ne vepra tė kėqia (mėkate), prandaj All-llahu tė shpėrbleftė me tė keqia!
Pastaj goditet me njė ēekan hekuri, qė sikur tė goditej me tė njė mal do tė bėhej pluhur. Kėshtu goditet me tė dhe bėhet pluhur. Pastaj All-llahu e kthen edhe njė herė siē ishte dhe goditet pėrsėri dhe ai nxjerr njė klithmė tė fortė qė e dėgjon ēdo gjė pėrveē njerėzve dhe xhinėve. Dhe hapet njė derė nga xhehennemi dhe i shtrohet shtroje prej xhehennemi dhe thotė: “O Zot mos e bė kijametin”.

Shėnim
Sigurisht nė qoftė se ne hapim varrin e njė personi dhe shohim nėse ėshtė i zgjeruar apo i ngushtuar, do tė shohim se varri i tij ka po atė madhėsi qė ka pasur kur e kemi varrosur kėtė njeri. Kjo ēėshtje (zgjerimi apo ngushtimi i varrit) ėshtė njė e fshehtė qė ne nuk mund ta pėrceptojmė dot qoftė edhe me mjete shumė tė sofistikuara. Ashtu siē ėshtė dija jonė rreth shpirtit pėr tė cilin shumė studiues nga fusha tė ndryshme tė shkencės janė pėrpjekur pa sukses pėr ta zbuluar. Dhe vėrtet nė Kur’an thuhet:

“Tė pyesin pėr shpirtin, thuaj: Shpirti ėshtė ēėshtje qė i takon vetėm Zotit tim. Por juve nuk ju ėshtė dhėnė nga dija veēse pak.”
(El-Isra: 85)
__________________
Ēdo ditė qė vjen ėshtė mė e vėshtirė se dita qė kalon deri sa ta takojmė Zotin tonė! - Muhamedi a.s
at|n| Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-06-05, 09:24   #5
Panopticon
 
Anėtarėsuar: 08-06-05
Postime: 236
Panopticon e ka pezulluar reputacionin
Gabim

I nderuar Albmuslim,

E respektoj interesimin tend per kete ceshtje, me lejo te te pergjigjem shkurt.

Ka shume arsye pse NUK DUHET TE POSTOHET shkrimi pa autor, une po e permendi vetem nje.

Nese dikush poston nje shkrim qe nuk eshte i tiji, po eshte i nje dijetari, ne KUNDERSHTOJME pikpamjet e dijetarit - duke menduar se keto pikepamje jane te forumistit. Dijetari ka autoritet per te dhene nje mendim (qofte edhe i gabuar), dhe ne veshtire e kundershtojme ate. Forumisti ordinar nga ana tjeter nuk ka, dhe eshte lehte i kundershtueshem.

Burimet e pa cituara ne boten akademike quhen LETRA TE BARDHA, e keto nuk kane vlere argumentuese dhe bejne pjese ne plagjiarizem, qe eshte i ndeshkueshem me ligj. Prandaj une sugjeroj qe ne ketu DUHET te mesojme se si shkruhet dhe/ose citohet.

Nqs do te lirohemi ne shume - ndonjeri nga ne mund te marre nje roman te Ismail Kadarese, te beje copy-paste ketu, dhe mos te citoje kush e ka shkruajtur dhe te njejten ta shfrytezoje per argumentim. PO KJO NUK NDODH - mos ke dert, sepse te gjithe e njohin Ismail KAdarene dhe shkrimet e tij. Pse pra shkrimet e fletushkave te ndryshme te lejohet te mos citohen? Sepse ato nuk kane vlere? Une mendoj se jo, CDO SHKRIM artistik dhe shkencor ka vlere.

Me respekt,

Panopticon.
Panopticon Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-06-05, 11:51   #6
ZARATUSTRA
 
Anėtarėsuar: 18-06-05
Postime: 52
ZARATUSTRA e ka pezulluar reputacionin
Gabim PERGJIGJE

ky ese eshte i imi ndersa titulli i tij eshte i marre nga nje ese tjeter , nese do vezhgo me thellesisht
ZARATUSTRA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-06-05, 12:11   #7
Panopticon
 
Anėtarėsuar: 08-06-05
Postime: 236
Panopticon e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: PERGJIGJE

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ZARATUSTRA
ky ese eshte i imi ndersa titulli i tij eshte i marre nga nje ese tjeter , nese do vezhgo me thellesisht
Ne rregull.

Nese ke modifikuar pjeserisht permbajtjen e tekstit, PRAPE eshte dashur ta citosh burimin (se paku te titullit), dhe nga ana tjeter te kishe treguar se ke bere PARAFRAZIM. Edhe parafrazimi (modifikimi i pjeserishem i tekstit dhe ruajtja e konceptit) kerkon CITIMIN e burimit.

Nese komplet ESENCIALISHT ke ndryshuar konceptin e tekstit, atehere eshte ne rregull.

Nderime,

Panopticon.
Panopticon Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-06-05, 12:18   #8
ZARATUSTRA
 
Anėtarėsuar: 18-06-05
Postime: 52
ZARATUSTRA e ka pezulluar reputacionin
Gabim selamat

o vella komplet burmi eshte i imi une e kam gatu ka pas mundesi edhe tjeterkush me gatu njejt
ZARATUSTRA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-06-05, 12:37   #9
Panopticon
 
Anėtarėsuar: 08-06-05
Postime: 236
Panopticon e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Ne rregull Zaratrusta,

Bile titulli i asaj tjetres ishte: "Varri im...hotel me pese yje", ndryshe nga i yti.

U kuptuam.

Panopticon.
Panopticon Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-06-05, 14:58   #10
ZARATUSTRA
 
Anėtarėsuar: 18-06-05
Postime: 52
ZARATUSTRA e ka pezulluar reputacionin
Gabim selamat

SYRI USHQIM I KRIMBAVE

Motёr dhe vёlla i dashur qё jeton nёn kёnaqёsinё e Krijuesit dhe qё gjithmonё harmonizohesh me idetё progresive nё shoqёri kthjelltёsohu.Kthjelltёohu njёhere nёn prizimin islam dhe jeto idetё progresive nё shoqёri .O ti qё ki frikё All-llahun mendo se njё ditё pasqyra nё tё cilёn je duke shiquar me syrin tёnd nuk mund ta shikosh mё.Por do tё mbetesh pa atё krijesё tё vogёl me largёsinё e madhe dhe nuk do tё kesh mundёsi qё tё shikohesh nё pasqyrё.Dije vёlla i dashur se syri yt njё ditё do tё bёhet ushqim i krimbave dhe pёr kёtё nuk pyetesh ti por pyetet Ai qё ta mundёsoi zgjedhjen nё kёtё dynja.Ai qё ta mundёsoi shikimin njё ditё normal qё edhe do ta marrё atё.Nё natёn e varrit motёr e dashur syri yt i bukur do tё jetё ushqimi i krimbave tё cilёt mezi presin urdhёrin e All-llahut pёr t`ia arritur qёllimit tё tyre.Logjiko se e gjithё kjo botё nё tё cilёn po jeton ёshtё vetёmse njё gёnjeshtёr dhe pёr kёtё gёnjeshtёr mos e dorёzo realitetin (ahiret).Shumё bukur e pёrshkruajti poeti kumanovar kёtё botё edhe po citojmё njёrёn prej poezive tё tij:

“Ne ure te ndertosh keshtjelle

kaluan ditёt e mirёsisё,
kaloi jeta pa brengё,
njeriu kёrkoi qetёsinё,
ndёrtoi kёshtjellё.
ai mendoi se ia arriti qёllimit,
ёshtё i kufizuar qёllimi i tij,
mendon jetёn tё pavdekshme,
nuk beson nё Pёrjetёsinё.
Ai qё tё lindi nga barku i nёnёs,
Ai qё do tё tё merrё nё qetёsinё e varrit,
Ai tё ringjall Ditёn e Gjykimit.
jeta ёshtё njё urё,
ku kalojnё shumё kalimtar,
u pengua kalimi nga kёshtjellat,
se i pandёrgjegjshmi nuk po lёshon pe,
ai uzurpoi pasurinё e vdekshme,
harroi Pёrhershmёrinё,
mendoi se do tё vdes me kёshtjellёn,
harroi arnimin e trenit tё tranzicionit,
nga dynjaja nё ahiret,
ndёrto vendosjen tёnde nё varr,
veprat tё pёrcjellin nё pёrjetёsi,
ato janё arkitekt i kёshtjellёs MIRЁSI...”
“ndёrto vendosjen tёnde nё varr/veprat tё pёrcjellin nё pёrjetёsi”-Sa bukur flet autori i kёsaj poezie pёr vendpsjen tёnde nё varr, logjiko vёlla i dashur se logjikёn ta fali Krijuesi dhe mendo se veprat e tua tё pёrcjellin nё pёrjetёsi.Bukurinё qё ta fali Krijuesi mos e shpёrfill por shfrytёzoje nё mёnyrёn mё tё mirё, mos u neglizho ndaj urdhёrave tё All-llahut dhe ki kujdes oj motёr pёr bukurinё tёnde.Shpresoj se All-llahu xh.sh. do tё na bёjё tё lehtё natёn e varrit.AMIN.

si pergjigje per ty o vella, nese ke deshire per me shum informata per mua mundesh te me kontaktosh ne adresen [email protected]
ZARATUSTRA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-06-05, 20:27   #11
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim SI KNAQET SHPIRTI NE TRUPIN TONE?

SI KNAQET SHPIRTI NE TRUPIN TONE?


A duhet Na te mesojme si te kenaqet SHPIRTI NE TRUPIN TONE, apo te mallengjehemi - si del shpirti nga trupi?

A duhet na gjithmone te kemi frige nga Allahu, apo te knaqemi me veprat e Tij dhe t'i zbatojme ne praktike edhe te knaqet Allahu me Krijesen e Tij!

A knaqet Allahu, kur na sheh te frikshem, apo kur na sheh krenar me veprimet tona te mira, te menēura, te drejta, te guximshme - te jemi Njeri per Njeriun, e besimtar i forte?

A ka thene vertete - Allahu, se Na duhet t'i frikesohemi Atij, apo t'i frikesohemi veprimeve tona te liga, qe mos te kemi nevoje te lajme mekate?

Nese Jeta jone eshte Nje Ure, qe na lidhe me Boten Tjeter, qe me cfaredo 'materiali' ta ndertosh ate ure, ajo qendron dhe te percielle n'Ate Bote Amshimi (deshte e s'deshte, n'daē nderto keshtjelle mbi te, n'daē bunker), a mendon ta ndertoshe ate ure, vetem per vete, apo te behet Ure Miresie per shumekend?

Shkurt: si mund ta bejme Na vet shpirtin tone te knaqet ne trupin tone, e mos te ''peshtyje ne momentin e Daljes e Tij - phuu ku paskam ndejte sa kohe''?

Si mund ta knaqim Shpirtin Tone Ne Trupin Tone?


Odise


__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:02.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.