Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 24-09-05, 21:51   #1
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kėputa njė trėndafil nga kopshti i "Ėndėrrimeve"

ALI AKBAR ZIJAI

Tė kuptuarit e tretjes dhe njohjes
te Naim Frashėri


- Kėputa njė trėndafil nga kopshti i "Ėndėrrimeve"-

Bulbula Khamush bash ve dem mezen
Nezdi gul benshinu u par berhem mezen
Ta kuned hushem sefer suji sema Tashavad der ishki razi u fena
Tabikhanem Theme vaxhh Allah ra Tabiajbed ēishmen an dergah ra
Khud nedanem ba’d azajin menēistem
Ba’d azijin men nistem men nistem



I solla kėto vargje nė gjuhėn origjinale, persisht, me qėllim qė lexuesi i nderuar tė shijojė bukurinė e masės metrike tė Poetit. Kėtu nuk mund tė dallojmė poetin shqiptar nga poeti persian, qė ka jetuar nė atmosferėn letrare persiane e qė vargėzon nė intelektin e tij spontanisht. Po i pėrkthej kėto vargje fjalė pėr fjalė pa pėrfituar nga pėrkthimi i poetit tė shquar, tė ndjerit Vexhi Buharaja, me qėllim qė t’i krijohet hapėsirė kritikės sė studiuesve shqiptarė pėr vlerėsimin e pėrkthimit tė shkrimtarit Vexhi Buharaja. Pėrkthimi i tekstit fjalė pėr fjalė do tė ishte:


O bilbil, hesht e kėngėn mos vazhdo
Pranė trėndafilit ulu e krahėt mos i lėviz
Gjersa mendja ime nė qiell tė ketė shkuar
Gjersa mendja ime nė hirin e fshehtėsisė sė Tij tė tretet
Gjersa atje fytyrėn e Zotit tė lexoj
Gjersa sytė e mi atė fron tė Tij tė gjejnė
Pas kėsaj nuk e di mė kush jam unė
Pas kėsaj unė jam tretur, unė jam tretur.


Nė kėto vargje vėrejmė njė kuptim tė hollė dhe elegancė tė tillė, qė mund t’i realizojė vetėm njė njohės i strukturės sė filozofisė orientale dhe i tė fshehtave tė saj. Meqenėse burimet e filozofisė orientale lexuesi nuk i ka pėrpara, ose i ka pak, do t’u hedhim njė vėshtrim tė shpejtė kuptimit tė kėtyre vargjeve mbėshtetur nė njohuritė e kufizuara qė gjenden pėr kėtė filozofi.


__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 24-09-05, 21:56   #2
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Le tė fillojmė me sqarimin e vargut tė parė nga katėr vargjet e shkėputura nga kopshti i Naim Frashėrit.
Vargu i parė

Mund tė mendohet qė me bilbilin, qė pėrmendet nė vargun e parė, tė jenė shenjėzuar disa kuptime:

Sė pari: Bilbili mund tė jetė shenja e sė keqes sė vetė njeriut, i cili ėshtė caktuar tė zgjedhė tė mirėn ose tė keqen. Filozofėt e vjetėr persianė tė "filozofisė sė ndriēimit" besonin se njohėsit duhet tė mbėshteten nė dy premisa: e mira dhe e keqja. Kėshtu ata e shpjegonin sistemin apo rregullsinė e botės sipas dualizmit. Mė pas shihet se ky botėkuptim, kjo filozofi, u pėrvetėsua nga grekėt. Prej saj pėrfituan filozofėt e filozofisė sė ndriēimit si Platoni, pėrballė filozofisė peripatetike qė mbronte Aristoteli i menēur. Bartėsit e filozofisė sė ndriēimit besonin se shpirti i njeriut mbizotėrohet nga dy kalorės: kalorėsi i sė mirės, qė e tėrheq njeriun drejt qiellit dhe kalorėsi i sė keqes, qė e tėrheq njeriun drejt tokės. Nė kėtė luftė tė pėrhershme midis sė mirės e sė keqes pėrcaktohet edhe fati i njeriut pėr jetėn qiellore apo atė tokėsore. Nėse fiton kalorėsi i sė keqes, njeriu zbret nė tokė dhe mund tė ngrihet pėrsėri atje ku ishte mė parė vetėm po qe se kryen vepra tė mira. Ndėrkohė qė ėshtė duke iu afruar bukurisė sė vėrtetė, i shėrohen edhe plagėt qė ka marrė gjatė zbritjes pėr nė tokė.
Prandaj poeti e kėshillon vetė shenjėn e sė keqes qė tė heshte dhe tė ndjekė rrugėn e sė mirės.

Sė dyti: Bilbili mund tė ketė si kuptim kontekstual dukuritė e jetės materiale, tė cilat pengojnė njeriun tė ngjitet nė shkallet e pėrsosmėrisė shpirtėrore. Ky arsyetim mbėshtetet nė faktin qė, nė gjuhėn e poetėve, sipas tradites letrare perse, bilbilat pėrfaqėsojnė shfaqjen e bukurisė materiale.
Sė treti: Mundet qė me bilbilin tė personifikohet vetė poeti, sepse ndėr cilėsitė dalluese tė bilbilit ėshtė bukuria dhe fluturimi drejt qiellit. Kėto dy veēori janė tė mjafta pėr njohėsin, i cili pėrpiqet tė gjejė bukurinė e vėrtetė dhe dėshiron tė fluturojė drejt tė dashurit tė tij.
Nė kėtė kuptim, poeti kėshillon veten qė tė heshtė e tė mos flasė. Ndryshe ē’kuptim ka heshtja te poeti!?
Pėr heshtjen ka dy kuptime: i pari ėshtė kuptimi i jashtėm qė paraqitet me heshtjen. Heshtja pėr njohėsit do tė thotė tė mos i shpėrfaqėsh tė fshehtat. Ai qė u ekspozon tė fshehtat njohėsve (arif) ėshtė baras me atė qė u shpall luftė. I dyti ėshtė kuptimi figurativ, qė e shohim nė poezinė e Mevlana Rumiut si dhe tek njohėsit persianė pėrgjithėsisht. Ky kuptim shprehet nė pėrjashtimin e polemikės dhe tė debatit filozofik me atė qė ndjek rrugėn e hapur.
Mevlana Rumiu akuzon filozofėt, kur thotė:

"Kėmbėt e filozofėve prej druri janė dhe kėmba e drurit e paqėndrueshme ėshtė".
Prandaj poeti i drejtohet vetvetes qė tė heqė dorė nga fjalėt boshe dhe tė filozofuarit, pasi ato janė perde qė errėsojnė njohjen e sė vėrtetės.
Nė pjesėn e dytė tė vargut tė parė poeti thotė:
Pranė trėndafilit ulu e krahėt mos i lėviz!
Me trėndafilin poeti ka parasysh pėrsosmėrinė shpirtėrore, ndėrsa me uljen te ai, - qetėsimin e zemrės sė njohėsit kur ky tė mbėrrijė te i dashuri. Me moslėvizjen e krahėve ai dėshiron tė thotė se njohėsi, me tė mbėrritur tek i dashuri i tij, pasi tė ketė pirė ujė tė kulluar, qė ėshtė vetė njohja, nuk i shkon mė ndėr mend tė ndahet prej tij dhe as e tėrheqin dukuritė e jetės materiale. Tashmė ėshtė mė mirė pėr tė tė qėndrojė te i Dashuri i tij dhe Pėrsosmėria mė e Lartė (Zoti). Ky kuptim vjen rrjedhshėm nė logjikėn e njeriut nėse besojmė, siē konstatuam, qė me bilbilin nėnkuptohet vetė poeti. Por, nėse vlerėsojmė se me bilbilin nėnkuptohet ajo pjesė e shpirtit njerėzor, qė ėshtė e prirur pėr tė bėrė keq, mund tė themi se me trėndafilin poeti ka shėmbėllyer imazhet e bukurisė dhe larminė e ngjyrave tė krahėve tė bilbilit me dukuritė e kėsaj bote, qė janė muri ndarės midis poetit dhe pėrsosmėrisė shpirtėrore. Krahasimi lejon tė supozohet qė kuptimi i parė ėshtė mė afėr logjikės nga i dyti.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-09-05, 22:09   #3
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Vargu i dytė:

Poeti thotė:

"Gjersa mendja ime nė qiell tė ketė shkuar"


Nė kėtė varg mendimi nuk pėrmendet nė kuptimin filozofik, por nė kuptimin e njohjes sė tė vėrtetės, tė cilėn njohėsi e gjen te vetja e tij. Duke u shprehur ndryshe, kjo do tė thotė qė ai tė krijojė pėrsosjen e qenies dhe shtimin e nurit (dritės) tek vetja. Ndėrsa te gnosticizmi filozofik njohja ėshtė krijimi i imazhit tė sendeve nė tru ashtu siē i shohim ato nė pasqyrė, tek njohėsit ėshtė prezenca e sendeve vetė pėrpara tij dhe jo e fotografisė sė tyre. Ndėrmjet kėtyre dy kuptimeve ka njė ndryshim tė madh, sikundėr qė ėshtė vetė ndryshimi midis filozofit dhe njohėsit.


Me fjalėn "qiell", nė vargun e dytė, poeti nuk ka nė pėrfytyrim qiellin si materie apo hapėsirėn mbi kryet tona, por njė kuptim mė tė hollė: atė tė njohjes sė vėrtetė, tė cilėn synon ēdo njohės e njohje, sikundėr e shpjeguam, dhe qė ėshtė pėrsosja shpirtėrore. Pra, njohja nuk ėshtė pasqyrimi i imazhit tė sendeve nė trurin e njeriut. Kjo lloj njohje ėshtė faza mė e ulėt e njohjes. A mund tė jetė ajo rruga se si njohėsi mund tė mbėrrijė te njohja e vėrtetė, pėr tė cilėn shprehet poeti, duke pėrmendur shkuarjen e mendjes nė qiell. Sipas filozofisė, nuk ka pasojė pa shkak dhe nuk ndodh ēdo pasojė pėr ēdo shkak, por ka njė rregullsi nė botėn e sendeve, nė kuptimin qė ēdo shkak ka pasojėn e vet, gjė qė vėrteton lidhjen midis tyre me origjinėn. Duke vijuar me kėtė arsyetim, do tė mund tė pohonim se njohėsi, i cili dėshiron tė krijojė njohjen e vėrtetė nė veten e tij, d.m.th., qė tė arrijė deri nė atė fazė nga fazat e sjelljes shpirtėrore - mund ta arrijė kėtė nėse do tė ekzistojė midis tij e njohjes sė vėrtetė njė farė lidhje origjine. Prandaj, nėse njohėsi pastron zemrėn nga shkaqet e kėqija shpirtėrore, ai mund tė shohė dritė nė zemrėn e tij. Sepse pengesat shpirtėrore dhe mėkatet errėsonjėse, tė cilat kanė pushtuar zemrėn, ndalojnė hyrjen e dritės nė tė.
Me pastrimin e zemrės nga errėsira dhe heqjen e perdes sė errėsirės nė fazat fillestare tė sjelljes dhe tė perdes sė dritės nė fazat e larta tė saj, mund tė themi se njohėsi ka mbėrritur te e vėrteta. Por shtrohet pyetja tjetėr: a mund tė jetė drita, gjithashtu, njė pengesė? Depėrtuam drejt njohjes me perden e dritės, por a mund tė jetė drita pengesė e dritės?! Sado kundėrthėnėse tė duket, pėrgjigja ėshtė pohuese. Perdja dritėdhėnėse (e dritės) ėshtė preokupacioni i njohėsit pėr atė qė ai ka arritur nė shkallėt e pėrsosjes nė drejtim tė dijes e njohjes sė lartė. Kur poeti Naim Frashėri thotė: "...e krahėt mos i lėviz", nėse rrahim tė zbulojmė pėrmbajtjen e vėrtetė, pėrtej lėvozhgės poetike, kjo do tė thotė: mos lakmo drejt shfaqjeve tė kėsaj bote dhe mos u kėnaq me atė qė ke fituar nga njohja shpirtėrore, sepse preokupimi i zemrės me dritėn pengon njohėsin tė shkojė drejt shkallėve mė tė larta dhe pėr afrimin e mendjes drejt qėllimit. Por nuk jep tė drejtėn e fjalės, sikurse ėshtė e drejta e tij.
Pėr ta thjeshtuar tė kuptuarit e kėtij interpretimi, bėjmė nė krye njė marrėveshje: marrim pasqyrėn dhe e shėmbėllejmė me zemrėn e njohėsit. Sa mė e pistė tė jetė pasqyra, aq mė tepėr nuk shohim gjė tjetėr pėrveē saj. Sa mė shumė e pastrojmė, aq mė pastėr e shohim pamjen e sendeve. Papastėrtia mbi sipėrfaqen e pasqyrės ėshtė perdja e errėsirės dhe pasqyra e pastruar ėshtė vetė perdja e dritės. Sepse njohėsit ajo i vlen qė tė mos shohė veten dhe tė mos shohė pėrsosjen nė tė cilėn ka mbėrritur. Gjithashtu edhe mendjen tė mos e ketė tė preokupuar me atė qė ka, domethėnė tė shohė tė dashurin, vetėm. Prandaj poeti nė vargun e fundit thotė: nuk ekzistoj, nuk ekzistoj.
Duke e shpjeguar nė vend tė tij, zbulojmė kėtu diēka tė hollėsishme, qė ėshtė orientuesi e burimi nė njohjen e tė padukshmes dhe qė aty tė shohė shumė gjėra. Nė vetvete ai ėshtė i kėnaqur pėr ēka ka arritur dhe ėshtė nė fazėn e perdes sė dritės, por ka mbėrritur tek e vėrteta dhe te njohja. Ai qė pretendon se ku ka arrirė drejt sė vėrtetės, ky ėshtė nė fazėn e perdes sė errėsirės. Njohės i vėrtetė ėshtė ai qė ecėn nėpėr fazat e sjelljes me vepra e jo me fjalė. Pastaj pastron zemrėn nga perdja e errėsirės dhe e sheh veten tė varur nga e vėrteta. Pastaj nuk e sheh plotėsisht veten dhe arrin te e vėrteta.
Ai qė sheh vetėm vetveten ėshtė i mangėt nė tė besuarit e njėsimit tė Zotit dhe ai qė e sheh veten me Zotin ėshtė mė afėr dualizmit. Ndėrsa ai qė sheh vetėm Zotin ka mbėrritur te e vėrteta dhe njohja.
Vargu i tretė

Synimi me fjalėn "ikra" (tė lexoj), nė kėtė varg, nuk ėshtė shqiptimi (leximi) me fjalė, por mbėrritja e njohėsit nė fazėn e pėrsosmėrisė shpirtėrore, me qėllim qė tė qetėsohet pėr bėmat e tij, pasi nuk sheh tjetėr pėrveē Zotit.
Shprehja qė pėrdor poeti nė kėtė varg, "atje fytyrėn e Zotit", ėshtė pjesė e Ajetit Kur’anor: "Ejnema teualu fe themme vaxhh Allah", dhe ka kuptimin qė kudo qė vėshtroni do tė shihni aftėsinė e Zotit e madhėshtinė e Tij. Nė kėtė Ajet ėshtė njė kuptim i hollė, tė cilin nuk ėshtė vendi tė pėrmendet. Thelbi ėshtė se poeti, me fjalėt "gjersa sytė e mi tė gjejnė fronin e Tij", nuk ka kuptimin e njohjes filozofike. Siē u munduam tė shpjegojmė, ai ka parasysh mbėrritjen nė pėrsosmėri e njohje: nė atė njohje e gjerėsi qė e dėshiron qenia e tij dhe nė fuqizimin e forcės sė dritės sė Tij; tė shohė madhėshtinė e Krijuesit nė zemrėn e tij, jo sipas treguesit filozofik.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-09-05, 22:12   #4
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Vargu i katėrt

Poeti thotė:

Pas kėsaj nuk e di kush jam unė Pas kėsaj unė jam i tretur, jam i tretur.


Ėshtė ky varg nė kontradiktė me ēka shpjeguam, se njohėsi, qė ndoqi shkallėn e pėrsosjes, forcon dritėn e tij e pėr pasojė ai forcon dijen e tij, qė ėshtė thelbi i sė vėrtetės sė tij? Si thotė poeti, se pas kėsaj unė nuk kam mė njohje dhe as do tė mund tė njoh mė veten. Por, si mundet ai qė nuk njeh dot veten tė njohė tė tjerėt dhe tė njohė tė fshehtat hyjnore?! Mos do tė thotė se dija, qė shpjeguam nė vargjet e mėparshme, dhe injoranca, tė dyja sė bashku, janė e njėjta gjė te poeti ynė? Si mundet qė njohėsi tė mbėrrijė tek e vėrteta dhe tė mohojė qenien e tij? Apo poeti ka qėllim tjetėr?
Poeti dėshiron tė kumtojė qė, njohėsi nga shtimi i dijeve pėr tė vėrtetėn, arrin nė pėrfundimin se njeriu, pėrballė Pėrsosmėrisė Absolute, nuk ėshtė asgjė dhe ai qė njeh sekretet hyjnore e sheh veten shumė tė vogėl kundrejt kėsaj Madhėshtie Hyjnore. Por aty ka edhe njė kuptim mė tė qartė se ky, qė do ta shpjegojmė mė poshtė.
Nė fazėn e fundit tė pėrsosjes njohėsi nuk sheh tjetėr veēse Pėrsosmėrinė Absolute, deri sa arrin nė fazėn ku nuk e sheh mė vetveten.
Njohėsi, siē e kupton poeti, ashtu si dashuronjėsi real (dhe jo ai i figurshmi), kur i drejtohet sė dashurės sė tij, e humbet vetveten e nuk sheh tjetėr veēse tė dashurėn. Ndėrsa dashuronjėsi qė sheh vetveten, nuk mund tė shohė bukurinė e tė dashurės sė tij. Mevlana Rumiu na sjell njė shembull tė shkėlqyer pėr tė kuptuar kėtė, kur thotė se mbreti dėgjoi shumė pėr Mexhnunin qė dashuroi Lejlanė, por ai e shihte qė Lejlaja nuk ishte aq e bukur dhe ēuditej pse Mexhnuni nuk donte njė tjetėr qė ishte mė e bukur se e dashura e tij. Mbreti mblodhi vajzat mė tė bukura tė pallatit dhe e vendosi Lejlanė midis tyre, me qėllim qė Mexhnuni tė mahnitej nga bukuria e tyre dhe tė harronte tė dashurėn e tij. Mbreti i kėrkoi Mexhnunit qė tė vėshtrojė nga oborri i Pallatit dhe e pyeti se ēfarė shihte. Mexhnuni iu pėrgjigj se nuk shihte gjė tjetėr veē Lejlasė. Pas kėsaj mbreti mėsoi kuptimin e dashurisė sė vėrtetė.
Shkrirja ose tretja, nė filozofinė pozitiviste, ėshtė baras me zhdukje, prandaj filozofi pozitivist nuk ėshtė nė gjendje tė gjejė lidhjen midis vargut tė tretė e tė katėrt. Ai sheh aty njė lloj kontradikte. Por njohėsi nuk sheh kontradiktė midis kėtyre dy vargjeve. Tretja, sipas njohėsit, ėshtė faza e zbulimit tė faktit pėr tė vėrtetėn, nė kuptimin qė ashiku (dashuronjėsi) ėshtė zhytur nė bukurinė e tė dashuruarit dhe nuk sheh vetveten. Mosshikimi i vetvetes, tek ai, nuk ėshtė baraz me vetinjorimin e saj. Por, nga njohja e madhe, qė i ėshtė krijuar brenda vetvetes pėr tė vėrtetėn bindet se ai nuk ėshtė asgjė. Kjo ėshtė filozofia e unitetit tė ekzistencės tek njohėsit.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-09-05, 22:13   #5
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kemi mbėrritur, kėshtu, nė fund dhe nė mbyllje themi se vargjet, qė pėrfshihen nė librin "Tahajjulat" (Ėndėrrime) tė Naim Frashėrit i lidh njė filozofi harmonike si perla tė renditura nė njė varėse dhe japin njė bukuri tė papėrshkruar.
Pėrderisa Naimi flet pėr njohjen dhe tė vėrtetėn, besojmė se gjethet e kopshtit tė tij nuk zverdhen. Sa herė qė njeriu largohet nga origjina e tij, - sikurse pėrmend Rumiu nė "Ankimi i fyellit", nė fillim tė librit tė tij "El Methnavi El Ma’navi" - dhe sa herė qė njeriu zhytet nė jetėn e sotme tė ndėrlikuar, sheh nevojėn e qarkullimit tė vargjeve tė bukura si kėto. Kėtu ėshtė edhe Burimi i nxjerrjes sė mendimit tė thellė qė ato pėrmbajnė.

Kėto vargje janė dhuratė nga Shqipėria e bukur pėr tė gjithė intelektualėt nė botė. Kėto vargje janė trėndafila nga trėndafilishtja e Naimit dhe njė shėtitje e shkurtėr nė kopshtin e ėndėrrimeve.

Pėrktheu: Medin Ēollaku


__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:10.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.