Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Gjuha Shqipe
Emri
Fjalėkalimi
Gjuha Shqipe Drejtėshkrimi i gjuhės, barbarizmat, morfologjia, gramatika, sintaksa, dialektet, historia, dhe studimet mė tė fundit nė lidhje me gjuhėsinė.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 18-10-05, 01:52   #1
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim KONGRESI I MANASTIRIT

KONGRESI I MANASTIRIT

Nga ing :Samir Lolja


...Kongresi nėntėditor vendosi me votė tė plotė qė shqiptarėt tė linin mėnjanė alfabetin e Stambollit me dhjetė shenjat e tij tė veēanta dhe ta shkruanin gjuhėn e tyre vetėm me alfabetin latin. Alfabeti i hartuar nė Manastir pėrmbante 36 shkronja e ndėrthurje shkronjash latine...

Dorėshkrimi i Teodor Shkodranit (1210)

I gjetur nė Vatikan, ai ėshtė botimi mė i vjetėr i njohur deri tani i gjuhės Shqipe. I tėri ėshtė nė pergamen dhe ka 208 faqe. I gjithė dorėshkrimi ėshtė i shkruar me shkronja latine dhe i tėri nė gjuhėn shqipe, nė dialektin e veriut. Dorėshkrimi ndahet nė tre kapituj, nė faqet 1r-97r mbi teologjinė; faqet 98r-146r mbi filozofinė dhe faqet 147r-208r mbi historinė. Ndėrsa nė fund, autori ka firmosur vetė duke shkruar: Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t' Lummnummitt ZOT e mbaronjj n'Vitte MCCX dittn ee IX t' Mmarxxitee. THEODOR SSCODRAANNITTEE. Rėndėsia e kėtij libri (qė nuk ėshtė abetare) ėshtė se tregon qė ka patur shkrues, botues dhe lexues te shkolluar te Shqipes nė vitin 1210.

Alfabetet origjinale shqiptare (1761-1844)

Dorėshkrimi Elbasanas i Ungjijve njihet si Anonimi i Elbasanit (1761)
ėshtė teksti mė i hershėm Shqip i shkruar me njė alfabet origjinal. Autor ėshtė Gregori i Durrėsit, i njohur edhe si Gregori i Voskopojės, i cili qėndroi pesėmbėdhjetė vjet nė Elbasan para hartimit tė dorėshkrimit. Ai u pėrpoq tė shkruante nė njė gjuhė tė pėrbashkėt qė ta kuptojnė shqiptarėt nga krahinat e ndryshme. Njė gjė bie nė sy nė Dorėshkrimin Elbasanas: Ka shumė pak fjalė tė huaja, vetėm tri fjalė latine dhe shtatė fjalė turke. 59 faqet e pėrkthimeve biblike nė Dorėshkrimin Elbasanas pėrmbajnė 6113 fjalė tė shkruara nė njė alfabet prej 40 gėrmash: 35 gėrma tė zakonshme dhe 5 gėrma tė rralla. Shumica e gėrmave tė kėtij alfabetit janė krijime tė reja pa ndikim tė gjuhėve dhe tė alfabeteve tė popujve fqinjė.
Nė kapakun e Dorėshkrimit Elbasanas tė Ungjijve gjėndet njė vizatim dhe afėr dymbėdhjetė fjalė tė shkruar me njė alfabet i cili ndryshon krejtėsisht nga alfabeti i dorėshkrimit; por i pa zbėrthyer akoma.
Alfabeti i Todri Haxhifilipit (1730-1805) nga Elbasani, i cili ėshtė njė sistem grafik i ndėrlikuar prej 52 gėrmash qė u pėrdor nė mėnyrė sporadike nė Elbasan nga fundi i shekullit XVIII.
Alfabeti i Kodeksit tė Beratit (1764-1798), njė dorėshkrim prej 154 faqesh. Nė faqen 104 gjejmė dy radhė Shqip tė shkruara me njė alfabet origjinal prej 37 gėrmash tė ndikuara nga glagolishtja.
Nga Gjirokastra kemi njė alfabet tjetėr nga fundi i shekullit XVIII ose nga fillimi i shekullit XIX, i cili ėshtė njė sistem grafik prej 22 gėrmash, por pak i pėrhapur.
Njė alfabet tjetėr i shpikur nė jugun e Shqipėrisė ėshtė ai i Jani Vellarait (1771-1823). Ai ishte autori grek i shėnimeve gramatikore greqisht-shqip tė vitit 1801 pėr t'i mėsuar shqip grekėrve. Gjuhėn shqipe e shkroi me njė alfabet origjinal prej 30 gėrmash nė bazė tė latinishtes dhe tė greqishtes.
Alfabeti i Naum Veqilharxhit (1797-1846) nga Korēa prej 33 gėrmash tė botuarai nė abetare e tij Shqipe nė vitin 1844. Jehona e kėtij alfabeti, i cili i ngjan njė lloj armenishtje kursive, ishte e pakėt.
Kjo periudhė njėqindvjeēare 1750-1850 ishte njė kohė shumėllojshmėrie shkrimesh tė habitshme nė Shqipėri. Me tė gjithė, gjuha shqipe u shkrua me DHJETĖ ALFABETE: shtatė alfabetet origjinale tė lartėpėrmendur si dhe pėrshtatjet pas vitit 1850 tė alfabeteve latin, grek dhe arab. Ėshtė pėr t’u ēuditur qė kultura shqiptare arriti ta dallonte veten dhe tė mbijetonte me njė madhėshti tė tillė letrare. Egzistenca e tyre ējerr poshtėrsinė me tė cilėn u ndesh delegacioni Shqiptar nė Kongresin e Berlinit mė 1878 ku iu tha nė vend tė JO-sė pėr shtetin Shqiptar se: nuk mund tė ketė komb pa gjuhė tė shkruar. Ndėrkohė qė kishte jo njė, por 10 alfabete qė mund tė pėrzgjidheshin e zbatoheshin.

Kongresi i Manastirit ose ndryshe Kongresi i Alfabetit (14 Nėntor 1908)

Atdhetarėt qė pėrpiqeshin tė bashkonin popullin kishin pėrpara njė pėrēarje nė popull qė shkatohej nga: 1- politika ‘pėrēa e sundo’ e qeverise osmane; 2- struktura shoqėrore feudale-fisnore nė Shqipėri; 3- drejtimet e huaja tė grupeve tė ndryshme fetare, tė cilat pėrdornin turqishten, greqishten, italishten e gjermanishten nė vend tė Shqipes. Nė ato kushte, shoqėria Bashkimi e Manastirit thirri mė 14 Nėntor 1908 kongresin e parė tė pėrgjithshėm pėr diskutimin dhe miratimin e nje alfabeti tė njėsuar.
Aty ishin tė pranishėm 150 delegatė tė ardhur nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė dhe nga bashkėsitė shqiptare nė Rumani, Turqi, Egjipt, Itali, Amerikė e gjetkė. Ata zgjodhėn si kryetar Mithat Frasherin, tė birin e tė shquarit Abdyl qė kishte kryesuar mbledhjen nė Prizren. Pėrfaqėsuesi i Shoqėrisė Biblike Gjergji Qiriazi u zgjodh nėnkryetar, kurse prifti protestant nga Korēa Grigor Cilka mori pjesė bashkė me tė nė Komisionin e Alfabetit tė pėrbėrė prej 11 vetėsh. Parashqevi Qiriazi, e Shkollės sė Vajzave nė Korēė, shėrbeu si sekretare e komisionit. Ajo ishte e vetmja grua delegate nė Manastir dhe e para grua nė histori qė mori pjesė nė njė forum gjithėshqiptar. Zonja Fineas Kenedi, njė misionare amerikane nė Korēė, e pranishme aty si vezhguese, shkruante pėr poetin Gjergj Fishta: Kumtesa mė e mirė u mbajt
nga njė prift katolik nga Shkodra, fjalėt e tė cilit bėnė qė dėgjuesve t'u rridhnin lotė; njė hoxhė u prek aq shumė, saqė rendi ta pėrqafonte para gjithė tė pranishmeve.
Kongresi nėntėditor vendosi me votė tė plotė qė shqiptarėt tė linin mėnjanė alfabetin e Stambollit me dhjetė shenjat e tij tė veēanta dhe ta shkruanin gjuhėn e tyre vetėm me alfabetin latin. Alfabeti i hartuar nė Manastir pėrmbante 36 shkronja e ndėrthurje shkronjash latine. Duke qenė se para kėsaj mbledhjeje gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke e sllave apo pėrshtatje tė tyre, vendosmėria e kėtyre delegatėve pėr t'i kthyer sytė nga perėndimi ishte haptazi nje shpallje kulturore e pavarėsisė, gjė qė shkaktoi kundėrveprime tė ashpra nga qeveria osmane, sllavėt dhe kisha ortodokse e grekėrve.
Njė pjesėmarrės i shquar nė Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari nga Shkodra, Ndre Mjeda. Tetė nga trembėdhjetė propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Ndonėse jetoi nė disa vende tė huaja dhe mėsoi tė fliste 13 gjuhė, mbi gjuhėn Shqipe ai nuk vinte gjė tjeter.
Ndėr komb' tjera, ndėr dhena tjera ku e shkoj jetėn tash sa mot, veē per ty rreh zemra e mjera e prej mallit derdhi lot.
Nji kto gjuhė, qi jam tue ndie janė tė bukra me temel; por prep’ kėjo, si diell pa hije, pėr mue t’tanave ju del.
Kongresi vendosi gjithashtu ngritjen e Shtypshkronjės Shqipe nė Manastir nėn drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bė shpejt e njohur anembanė vendit si shpėrndarėse e librave dhe gazetave Shqipe. Por shpejt qeveria osmane i mbylli tė gjitha shtypshkronjat shqipe. Mė 1911, Hoxhson, pėrfaqesuesi i Shoqėrisė Biblike tė Kostandinopojės, raportonte: Tė gjitha shkollat shqipe janė mbyllur pa pikė mėshire, kurse pėrpjekjet ngulmuese pėr ndalimin e gjuhės dhe zhdukjen e letėrsisė Shqipe nuk kanė rreshtur kurrė. Gjendja e rėndė politike mund tė marrė flakė nga ēasti nė ēast. Tashmė shqiptarizmi kishte shpėrthyer dhe nuk do ndalej mė!
Shkrimi ėshtė mbėshtetur edhe nė botime pėrkatėse tė mėparshme.

Pėrgatitur nga Saimir Lolja

Nėn-Prof. Dr. PEng.
Nėndor 2003


doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 18-10-05, 17:46   #2
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: KONGRESI I MANASTIRIT

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga doGzona

Dorėshkrimi i Teodor Shkodranit (1210)

I gjetur nė Vatikan, ai ėshtė botimi mė i vjetėr i njohur deri tani i gjuhės Shqipe. I tėri ėshtė nė pergamen dhe ka 208 faqe. I gjithė dorėshkrimi ėshtė i shkruar me shkronja latine dhe i tėri nė gjuhėn shqipe, nė dialektin e veriut. Dorėshkrimi ndahet nė tre kapituj, nė faqet 1r-97r mbi teologjinė; faqet 98r-146r mbi filozofinė dhe faqet 147r-208r mbi historinė. Ndėrsa nė fund, autori ka firmosur vetė duke shkruar: Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t' Lummnummitt ZOT e mbaronjj n'Vitte MCCX dittn ee IX t' Mmarxxitee. THEODOR SSCODRAANNITTEE. Rėndėsia e kėtij libri (qė nuk ėshtė abetare) ėshtė se tregon qė ka patur shkrues, botues dhe lexues te shkolluar te Shqipes nė vitin 1210.

Duhet te dini qe i ashtequajturi doreshkrim i mesiperm nuk eshte bere ende publik per opinionin e gjere. Mgjth, do te doja qe vertetesia e atij "doreshkrimi" te ishte absolute, personalisht dhe shume studiues me ze te gjuhes shqipe nuk mendoj keshtu.

Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t' Lummnummitt ZOT e mbaronjj n'Vitte MCCX dittn ee IX t' Mmarxxitee. THEODOR SSCODRAANNITTEE

Ne dialektin e Veriut, ne gegenisht, dhe ne zonen e mbi Shkumbinit, nuk thuhet "mbaronj", por "maron (nj)", d.m.th. "b" bie. Edhe sot kemi mbulese-mulese, mbyll-myll. Sic e shohim "mb" ne gegenishte behet "m" ("b-ja" bie poshte"). Kjo eshte dukuri e njohur dhe e pranuar e shqipes.

Ne shek. kur pretendohet qe eshte shkruar dokumenti, gegenishtja ka qene mbizoteruese ndaj toskenishtes, dhe nuk kishte gjuhe standarte qe Teodor Shkodrani, ta shkruante "maroj" ne "mbaroj".

Ky eshte nje element kyc shume i dyshimte.

....

ARVANITI
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-10-05, 19:17   #3
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ishte ky njė lajm senzacional, zbulim i njė thesari tė kuturės shqiptare, mirėpo shpejt linden dyshimet per njė falsifikim te mundeshem si njė dorshkrim i trilluar!

Unė mendoj se ketu ėshtė njė pshtjellim i madh nė qarqet e akademikėve shqiptarė, pasi qe jan te ndarė ne dy tabore, nė anen tjeter dr Musa Ahmeti premtoi se shpejt do tė botoj veprėn shkodrane, e shkuan sa vite prej vitit 1998 pa u botuar.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-10-05, 20:55   #4
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

ky eshte dokumenti perfundimtar i Manastirit

__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-10-05, 21:04   #5
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

te gjitha alfabetet qe ka patur gjuha shqipe

http://img87.imageshack.us/img87/799...shqipes1yb.jpg
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-10-05, 21:07   #6
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

per ta pare me qarte klikoni lenkun e meposhtem:

http://img87.imageshack.us/full.php?...shqipes1yb.jpg
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-10-05, 23:43   #7
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhes shqipe

Gjatė zhvillimit tė letėrsisė shqipe u hartuan disa alfabete tė ndryshme. Njė nga mė tė fundit ishte ai i krijuar nė Stamboll. Megjithatė, mendimi i pėrgjithshėm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak tė pranueshme pėr prodhimin e letėrsisė shqipe dhe gjuhės kombėtare shqipe. Pėr kėtė arsye, shoqėria aktive dhe idealiste ‘'Bashkimi'' nė Manastir, thirri Kongresin e Parė tė Pėrgjithshėm pėr diskutimin e njė alfabeti tė njėsuar. Njė alfabet i njėsuar do tė ishte fillimi i letėrsisė mbarė shqiptare. Prandaj mė 14 Nėntor 1908 nė Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit.
Nė kėtė kongres ishin tė pranishėm 150 delegatė, tė ardhur nga tė gjitha anėt e Shqipnisė, si dhe nga komunitetet shqiptare nė Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerikė etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashėri, i biri i Abdyl Frashėrit. Mithat Frashėri ishte nė atė kohė redaktor i dy revistave qė botoheshin nė Selanik: Liria dhe Dituria. Sekretare e komosionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mėsuese e shkollės sė vashave nė Korēė. Nėnkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korēa si dhe 11 antarė tė tjerė. Nė atė Kongres merrnin pjesė shqiptare te fese moslemane, katolike, ortodoksė, protestant, njerės tė ditur dhe te gjithė erdhėn sė bashku tė bashkuar si vėllezėr pėr njė qėllim tė madh kombėtar.
Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku tė gjithė pjesmarrėsit sa njė hoxhė rendi ta pėrqafonte para tė gjithėve. Kėrkesa e kombėtaristėve shqiptarė ishte qė gjuha jonė Shqipe tė mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjė qė nėnkupton mosnėnshtrimin qoftė ndaj otomanėve qoftė ndaj grekėrve. Kongresi vendosi me votė unanime tė lenė mėnjanė alfabetin e Stanbollit, dhe ta shkruanin gjuhėn shqipe vetėm me alfabetin latin me 36 shkronja dhe qė pėrdoret deri mė ditėt tona. Gjithashtu, u vendos qė pas dy vjetėsh tė mbahej njė Kongres i dytė nė Janinė pėr tė shqyrtuar problemet drejtėshkrimore e letrare, si dhe pėr tė bėrė pėrpjekje pėr shkrirjen e dialekteve gegė dhe toskė nė njė gjuhė tė njėsuar shqipe. Duke qenė se para Kongresit tė Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo pėrshtatiet e tyre, vendosmėria e delegatė vepėr t'i kthyer sytė nga perėndimi ishte haptazi njė shpallje kulturore e panvarėsisė, gjė qė nuk kaloi pa u vėnė re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleatėt e tyre sllavė.
Ndre Mjeda, njė studiues jezuit, i thurri vargjet, ndoshta mė tė bukura gjuhės shqipe nė atė kohė:
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.
*
Nė Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga njė grup tregėtarėsh atdhetar moslemanė shqiptar. Shtypshkronja e Manastirit shpejtė u bė e njohur nė tė gjithė Shqipninė si shpėrndarėse e librave dhe gazetave nė gjuhėn shqipe. Nė kėtė punishte ishin tė punėsuar 17 vetė, tė cilėt punonin me njė makinė tė re elektrike, qė vihej nė lėvizje me dorė, pėr tė shtypur gazetėn e pėrjavėshme Bashkimi i Kombit si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore.
Ndėrkohė ēėshtja e gjuhės shqipe shpesh bėhej shkas shpėrthimin e dhunės sė fanatikėve qė sulmonin pa mėshirė pėrparimin e gjuhės shqipe. Babė Dudė Karbunara (1842-1917) i lindur nė Berat, bashkėpunonte ngushtė me Kostandin Kristoforidhin. Babė Karbunara shumė herė filloi gjatė kremtimit tė meshės tė lexonte ungjullin nė gjuhėn shqipe dhe kėshtu i filluan kėrcėnimet e para nga eprorėt klerikė otodoksė dhe mė 1895, fanatikėt i dogjėn tė tėrrė shtėpinė. Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani vraponte me librat shqip nė gji dhe me pushkėn nė krah fshat mė fshat nė Shqipninė e jugut pėr pėrhapjen e shkollės shqipe dhe kishėn shqiptare. Veprimtaria e At Stath Melanit ra nė sy tė autoriteteve turke. Tri herė turku ja dogji shtėpinė dhe librat shqip, por At Melani nuk pyeti. Mė 24 Dhjetor 1917 At Stathit i kishin zėnė pritė banda e kusarėve tė Josif Suropullos, tė cilėt e vranė duke i prerė kokėn At Stath Melanit.
Petro Nini Luarasi (1865-1911) ėshtė njė nga atdhetarėt e shquar qė punoi pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe nė rrethin e Korēės. Qe drejtor i shkollės sė djemėve nė Korēė. Petro Nini Luarasi shkonte fshati nė fshat pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe. Mė 20 Shtator 1892, peshkopi i Kosturit Fillaterri nxorri njė lajmėrim me titull ‘'Mallkimi i shkronjave shqipe''. Mė 1909, qeveria turke mbylli tė gjitha shkollat shqipe dhe dha urdhėr tė prerė tė shuhen nė zjarr tė gjitha librat, dokumentat dhe letėrsia shqipe. Gjendja politike nė vend nė atė kohė ishte kritike pėr tė marrė flakė nga ēasti nė ēast. Pėr atdhetarėt shqiptarė u bė mė se nuk do t'i realizonin dot kurrė qėllimet e tyre tė larta pa hapur mė parė shkollat shqipe pėr formimin e rinisė. Deri nė atė kohė rinia shqiptare kishte qenė objekt i propagandės sė huaj nė shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke. Megjithatė, gjatė punės pėr krijimin e sistemit tė tyre shkollor, atdhetarėt shqiptar u ndeshėn me tri probleme tė mėdha, pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e tė hollave dhe mungesa e mėsuesve tė shkolluar.
Shuma tė vogla por tė dobishme tė hollash ishin mbledhur aty-kėtu brenda vendit, kurse ato mė tė mėdha kishin ardhur nga shoqėritė dhe klubet shqiptare nė vendet e tjera. Mirėpo kishte fare pak mėsues tė shkolluar tė gjuhės shqipe. Pėr tė bėrė ballė kėsaj sfide arsimore, Klubi i Selanikut thirri njė tjetėr Kongres nė Elbasan, nė zemėr tė Shqipnis, nga data 20 deri 27 Gusht tė 1909. Nė kėtė Kongres tetėditore, qė kishte synim zhvillimin e lėvizjes arsimore anembanė vendit, erdhėn delegatė nga 28 shoqėri e klube shqiptare. Nė Kongres u vendos qė tė themelohet ‘'Shkolla Normale nė Elbasan'' njė shkollė gjashtėvjeēare pėr pregatitjen e mėsuesve tė rinjė. Njerės tė mėsuar nė Universitetet e huaja Europjane u gjetėn dhe u caktuan pėr tė formuar trupin pedagogjik.
Klubi i Manastirit u caktua si qendra pėr krijimin e njė Federate tė Klubeve Shqiptare nė Shqipni dhe nė kurbet. Qėllimi i Klubeve ishte pėhapja e gjuhės dhe arsimit shqip, pa u pėrzier me politik. Klubi korēar ‘'Pėrparimi'' u caktua si qėndra financiare, qė do tė adimistronte ndihmat dhe shtimin e shkollave tė ditės dhe tė natės. Pėrgjegjėsia kryesore dhe prokupimi i madh ishte mbajtja e Shkollės Normale tė Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti tė gjithė shqiptarėt tė futnin gjuhėn shqipe nė shkollat e huaja, tė pėrhapura anemban Shqipnis. Mė 18 Nėntor 1909 u bė thirrja haptazi, ‘'Pėrmbajtjen e Shkollės Normale tė Elbasanit duhen, para, para e mė shumė para''. Nuk ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrohet niveli i ulėt i jetesės sė njerėzve, qė u bėhej njė propozim i tillė! Mirėpo, me ose pa mjetet e pėrshtatėshme, Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi tė pregatiste pionierėt e arsimit pėr Shqipnin qė po rilindėte. Drejtori i parė i Normales ishte, Luigj Gurakuqi qė vite mė vonė kjo shkollė u pagėzua me kėtė emėr. Shkolla Normale u hap mė dhjetor tė 1909, me 143 nxėnės.
Shpėrthimi i shqiptarizmit i kaloi tė gjitha parashikimet e armiqėve tė gjuhės shqipe. Nė atė kohė dolėn nė dritė rreth 90 gazeta dhe revista shqipe, qė botoheshin nė Shqipni dhe nė kolonitė shqiptare jashtė vendit. Zhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashėn, tė friksuar nga ky shpėrthim i shpejtė i arsimit shqip, reaguan ashpėr, duke ndaluar shoqėritė, shkollat dhe botimet nė shqip. Nė Vlonė atdhetarėt e ndershėm arestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlonės u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naēi u largua nga Shqipnia, nga frika e vrasjes. Nė Gjinokastėr pionieri i arsimit shqip kombėtar, Koto Hoxhi, u internua nė kėshtjellėn e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i sė parės shkollė shqipe nė Korēė, u internua nė Selanik. Zhonturqit i kishin vėnė detyrė vetes pėr tė rrjepurr tė gjallė tė gjithė shqiptarėt e ndershėm qė punonin pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe. Gjėrat po shkonin keq mė keq.
Dalja nė pah e gjuhės shqipe, me shkronja latine, provokoi mosleimanėt injorantė e konservatorė. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetėm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarėve shqiptarė pėr shkronja latine perendimore ishte njė pėrēmim pėr fenė moslemane. Njerės tė paditur dhe injorantė formuan me mbėshtetjen edhe tė Qeverisė sė Zhonturqėve nė Stamboll shoqėrinė ''Mahfeli'' me synimin pėr pėrēarjen e shqiptarėve dhe frenimin e arsimit nė shqip. Nė fundė tė vitit 1909, Qeveria turke ndaloi pėrdorimin e gjuhės shqipe me shkronja kombėtare, nė tė gjitha shkollat anemban vendit. Gjithashtu, nxorri njė dekret, sipas tė cilit gjuha shqipe do tė shkruhet vetėm me shkronja arabe. Shoqėria reaksionare ‘'Mahfeti'' me mbėshtetjen e qeverisė turke, shtypi dhe shpėrndau abetaret e para me gėrma arabe. Pėr kėtė arsye, nė shkurt tė 1910, u mbajt nė Elbasan njė miting proteste, ku 7000 njerės protestuan kundra pėrdorimit tė shkronjave arabe pėr gjuhėn shqipe. Kėshtu po atė muaj protestat vazhduan nė Korēė, Berat, ku mbi 15.000 mijė vetė dogjėn nė qendėr tė qytetit abetaret shqiptare me gėrma arabe, tė dėrguara nga Stambolli.
Telegrame tė shumta nga shoqėritė, shqiptare tė Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehėn nė mbrojtje tė alfabetit shqip. Nė Shkodėr, njė grup myslimanėsh u bėnė gati tė organizonin njė manifestim nė pėrkrahje tė shkronjave arabe. Mirėpo ndėrruan mėndje kur 60000 katolikė dhe mysliman tė ndershėm shqiptar, nga Malėsia e Madhe, organizuan ditė mė parė njė manifestim madhėshtor nė pėrkrahje tė shkronjave latine. Protesta tė ngjashme u organizuan nė Pėrmet, Kolonjė, Tepelenė, Frashėrė, Konicė etj. Por turqit nuk deshėn t'ia dinin. Atėherė nė mars tė 1910 u thirr Kongresi i dytė i Manastirit. Aty u vendos qė tė vazhdojė pėrdorimi i alfabetit kombėtar me shkronjua latine dhe protestat kundėr vendimit tė padrejt tė Qeverisė Turke.
Gazeta atdhetare ‘'Shkreptina'' e Kajros botoi njė momerandum tė hartuar nga kryengritėsit qė luftonin nė malet e Shqipnis. Nė tė theksohej se qėllimi i tyre nuk ishte pėr plaēkitur apo pėr tė vrarė, por pėr tė luftuar pėr ‘'lirinė e edukimit nė gjuhėn shqipe dhe me alfabetin kombėtar, lirinė pėr tė hapur tė gjitha shkollat shqipe tė mbyllura nga qeveria turke dhe vėnien nė punė tė shtypshkronjave, si dhe botimin e gazetave tė ndaluara, lirimin e tė burgosurve politikė. Dhe pėrfundonte me mesazhin: “E gjithė bota e qytetėruar dhe veēanėrisht qeveria e perandorisė Otomane le ta dijė mirė se t ė gjithė shqiptarėt, gegė e toskė, kristjan dhe mysliman, nuk do ta pushojnė luftėn pėr kėto tri kėrkesa, derisa qeveria tė na i garantojė ato me siguri”.
Edhe nė kėtė luftė, shkolla shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe mėsues, por me dėshirėn nė shpirt pėr dituri shkollore shqiptare, midis pengimeve, nga armiqtė e afėrmt dhe tė largėt, shkolla shqipe fitoi nga veriu e deri nė jug tė Shqipnis dhe pregatiti breza tė rinjė atdhedashės. Megjithėse ky zhvillim kulturor ishte pėrfytyruar si jo i dhunshėm, shpejt ai ishte kthyer nė njė zjarr tė rrezikshėm. Qė shqiptarėt trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal Vlona, do nxitonin hapat pėr tė shpallur mėvetėsinė e Shqipnisė mė 28 nėntor tė 1912 nė Vlorė. Mbas pak muajsh filloi Lufta Balkanike dhe Manastiri e Shkupi, dy qytetet historikisht tė banuara nga shumica popullsi shqiptare, u pushtuan nga sllavėt. Tė gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjėn dhe shumica e atdhetarėve shqiptar u therrėn nga serbėt, disa u burgosėn. Popullata moslemane shqiptare u detyrua tė braktiste qytetin e Shkupit dhe tė Manastirit, ata familje ortodokse shqiptare qė mbetėn aty, me kalimin e viteve dhe me dhunė u nėnshtruan duke humbur dinjitetin e tyre shqiptar.
Pėrgatiti Arben LLALLA
Nėntor 2003
doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-01-06, 12:25   #8
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Delegatėt e
Kongresit Drejtėshkrimor tė Gjuhės Shqipe


nga Gjokė Vata, New York

Argumenti asht goja e sė vėrtetės, fjala e bindjes e turpi i kundėrshtimit. Themeli i diskutimit e i debatit i nji ēėshtje kaq madhore, siē asht njisimi i gjuhės sė nji kombi, asht pėrgjegjsi e pėrhershme dhe kulture, qė u jep krenari diskutuesave tė kėsaj ēėshtje.
Tani le tė shohim, sa i plotėsojnė kėto kushte delagatėt e atij kongresi famkeq dhe organizatorėt e tij politizuesa tė gjithēkahes shqiptare tė asaj kohe.
Kush i mblodhi kėta delegat dhe pėr ēfarė qėllimi, po u referohem tė dhanave krejt tė sakta, me tė cilat, Z. Kastriot Myftaraj, ndriēon qėllimin errsues tė dialektit gegė, duke na njoftė me emnat e delegatve dhe aftsinė e tyne nė shėrbim tė kėtij kontributi kaq delikat.
Emnat e kėtyne delegatve gjithsej 87, ndodhen nė Librin e Drejtshkrimit tė gjuhės shqipe, botim i vitit 1973, e pikėrisht prej faqes 27 deri nė 34.
Shumėsia e delegatve jugor ishte 52 ose 60% e delegacionit. Thoma Deljana Ministėr i Arsimit dhe Kulturės, Androkli Kostallari drejtor i Insitutit tė Gjuhsisė dhe Letėrsisė Shqipe, Eqrem Ēabej gjuhtar, Dhimitėr Shuteriqi kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistave, Aleks Buda kryetar i Akademisė sė Shkencave, Shaban Demiraj, Kol Koēi, Jorgji Xhenari, Anastas Dode dekan i Fakultetit Histori Filologjisė, Emil Lafe, Engjėll Andoni, Ali Vrimo, Bajram Hajrullahi mėsues nė Vlorė, Bedri Dedja zv/Ministėr i Arsimit e i Kulturės, Dalan Shapllo, Dritėro Agolli, Dhimitėr Shamata, Dhori Qiriazi, Elsa Vakseliu mėsuese nė Berat, Fatmir Agalliu, Fatmir Gjata, Gaēo Tesi, Hasan Sazani, Ismail Kadare, Jakov Xoxe, Jani Thomai, Jorgo Bule, Jorgji Kreti, Koēo Idhico drejtor i Institutit tė Gjuhsisė e Letėrsisė, Kristaq Shkembari, Lasgush Poradeci, Luan Dino, mėsues nė Permet, Minella Totoni, Merkur Alimerko, Mikel Zavalani mėsues nė Korēė, Muni Reko, Nesti Dollovoda, Nikoleta Pikuli, Niko Tanini, Petro Janura, Remzi Pernaska, Sifita Allami mėsuese nė Vlonė, Sofita Morrcka, Spiro Flloqi, Stefanaq Prifti, Shefqet Musaraj, Ylli Rruli mėsues nė Berat, Zana Daki, Zini Sako drejtor i Institutit tė Folklorit, Zhaneta Nova mėsuese nė Gjirokastėr.
Siē e pamė deri kėtu, toskėt nji e pesta e kombit pėrbajnė 60 % tė delegacionit, qė siē thotė fjala e urt jugore: "delegacion i thanshin", u banė pjesė e brohoritjes sė urraaaaas ma servile tė servilizmit.
Delegatėt gegė ishin 35, qė pėrfaqsonin 80% tė popullsisė shqiptare, duke pėrfshi Kosoven e Maqedonin.
Firmusat e vendimit famkeq tė Kongresit 1972 ishin:
Mahir Domi, Idriz Ajeti, dekan i Fakultetit tė Filologjisė nė Universitetin e Prishtinės, Rexhep Qosja drejtor i Institutit Filologjik nė Prishtinė, Mirak Dodbiba, Remzi Mesimi prej Shkupit, Jup Kastrati, Ali Abdihoxha, Luigj Franja, Ahmet Kelmendi Prishtinė, Ismail Bajrja Prishtinė, Ismail Doda prej Kraje, Kol Ashta, Lumnije Shehetlija, Mehmet Ēeliku, Myfit Preska nga Peshkopia,, Naim Bardhi Kavajė, Osman Muderrizi Tiranė, Pashko Geci, Pjetėr Fusha, Qemal Haxhihasani, Sefedin Sulejmani prej Shkupit, Shefqet Hoxha, Tomorr Osmani, Xhevat Lloshi.
Rreth 90% e kėtij delegacioni pėrbahej nga mėsues tė shkollave tė mesme, shumica dermuse nė shkollat e provincave; pra pa kurrfar zani nė rrafshet akademike.
Nė delegacionin gegė thotė z. Myftaraj si edhe nė tė gjithė pėrbamjen e delegacionit 6 ishin katolik. Kėto tė gjashtėt pa pikė zani apo si thohet ndryshe pa kurrfar haberi nė kėtė zanat, megjithse popullsia katolike nė rrafshin nacional po aq sa edhe ortodokset dhe kontributi I gjuhtarve nė gjuhėn shqipe tė kėtij besimi ka qenė dhe mbetėt I nivelit ma tė kėnaqshėm.
Kujtojmė kėtu lavruesat e mėdhej tė kėsaj gjuhe, si: gramatologun Pader Justin Rrotėn, poetin e hartuesin e gramatikės ma tė pėrpunueme Prof. Martin Camaj, mbrojtsin e flakt tė gjuhės gegė Prof. Arshi Pipa, si dhe vargun e gjatė tė korifejve tė letėrsisė shqipe dje dhe sot.
Intelektualėt e mirfilltė vlersojnė vetėm e vetėm aftėsinė njerzore dhe denojnė energjikisht pėrjashtimin e tė aftėve, qė janė domosdoshmenia e pėrparimit e jo si thotė populli: "njerėz tė mbledhun pėr me ba kallabllek", ose njerėz qė sakrifikojnė kulturėn pėr hir tė interesave tė ngushta ekonomike e ia sakrifikojnė ditunitė lokalizmit ma tė pajustifikueshėm.
Tė quhesh delegacion gjuhtarėsh nji kallabllek tė tillė me nji paaftsi tė tillė nė nji fushė kulturore tė tillė, a nuk do tė ishte njisoj si tė quash nji delegacion muzikologėsh, orkestrantat, qė u bijnė instrumentave muzikore me vesh nė mejhana!?
Pėr nji vendim historik, kaq tė padrejtė, me fol pėr te ka vend tė pakufishėm, prandaj unė do tė pėrpiqem tė jap.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-02-06, 19:39   #9
andromeda_rock
 
Anėtarėsuar: 29-11-05
Postime: 36
andromeda_rock e ka pezulluar reputacionin
Gabim

shum mir e keni skjaru hallall flm shum.!.


__________________
welcome in the rock zone
andromeda_rock Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:40.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.