Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 21-10-05, 15:41   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Historia e Akademisė sė Kosovės

Historia e Akademisė sė Kosovės - artikuluese e denjė e ēėshtjes shqiptare, tha akad. Ismajli

Prishtinė, 21 tetor - Historia e Akademisė sė Kosovės shpreh mė sė miri zhvillimet shqiptare nė pesė dekadat e fundit, tha sot kryetari i ASHAK-ut, akad.Rexhep Ismaili, nė shėnimin solemn tė 30-tė vjetorit tė themelimit tė saj, nė prani tė anėtarėve tė Akademisė, mysafirėve tė akademive tė ndryshme dhe tė personaliteteve politike, si kryekuvendarit Daci, kryeministrit Kosumi, ministrit tė Arsimit, z.Veliu, tė Kulturės, z.Haraēia, kryetarit tė komunės z.Beqiri etj.
Kryetari i Akademisė ka pėrshkruar mė pas ecurinė e themelimit tė saj nga Kuvendi i Kosovės, fillimisht mė 20 dhjetor 1974 si Shoqatė e Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės, e cila pas tre vjetėsh u transformua mė 18 prill 1978 nė Akademi.
Akad.Ismajli tha se ASHAK fillimisht duhej ta zhvillonte veprimtarinė e saj, nė rrethana kur Universiteti i Prishtinės, ishte nė rritje. Akademia kishte tri seksione, tė Shkencave Shoqėrore, tė Shkencave tė Natyrės dhe tė Gjuhėsisė, Letėrsisė dhe tė Arteve. Ndėrsa, nga viti 1985 ėshtė themeluar Arkivi i Akademisė dhe i Institutit tė arkeologjisė dhe tė Etnografisė. “Arkivi dhe biblioteka u shkatėrruan pas ndėrhyrjes sė policisė serbe nė seilnė e Akademisė mė 1994, duke ia ndėrprerė veprimtarinė nė godinėn e saj.
"Mė 1989 filloi njė fazė e re pėr zhvillimet e pėrgjithshme institucionale tė Kosovės, faza e pėrshkallėzimit tė agresionit tė institucioneve shtetėrore tė Serbisė ndaj tyre. Serbia duke pėrdorur mekanizmat jugosllavė tė detyrimit dhe tė forcės, aneksoi Kosovėn dhe nisi procesin e reduktimit drastic apo tė shuarjes sė tė gjitha institucioneve qė shėnonin mėvetėsinė dhe shtetėsinė e Kosovės, tė institucioneve qė vepronin drejtpėrsėdrejti pėr emancipimin, edukimin dhe pėrgatitjen e popullatės pėr zhvillim tė mėtejmė", tha akad.Ismaili.
Ai mė pas pėrkujtoi dėbimin e profesorėve me dhunė dhe tė arsimtarėve, mbylljen e UP-sė dhe tė shkollave, dhe largimin e mė se 120 mijė punėtorėve. Ai rikujtoi se nė zhvillimet e mėpastajme Akademia mori pėrsipėr procese tė rėndėsishme, si nxjerrjen e Deklaratės Kushtetuese mė 1989, pastaj siē tha ai, "angazhimet e sinkronizuara" me mekanizmat e tjerė tė rezistencės, pėr organizimin e Referendumit pėr pavarėsi, hartimin e dokumenteve themelore pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, si dhe veprimtari nė dobi tė afirmimit tė ēėshtjes sė drejtė shqiptare. Akad.Ismaili mė pas ka pėrmendur botimet e veprave dhe tė pėrgatitjes sė tyre tė albanologėve tė shquar dhe tė shkencėtarėve tė tjerė, si tė S.Rizės, I.Ajetit, Ė.Cimohovskit, tė H.Pedersenit dhe tė A.Hadrit, G.Zajmit etj. Ai poashtu pėrkujtoi se gjatė luftės Akademia humbi njėrin nga njerėzit e shquar tė saj dhe tė politikės, Fehmi Aganin. Aktualisht Akademia ka marrėveshje bashkėpunimi me Akademinsė e kroacisė, tė Sllovenisė, pastaj me Akademinė Mbretėrore Belge Flamane, me Akademinė Kombėtare Italiane, me Akademinė Britanike dhe tani me Akademinė e Shkencave tė Goettingenit. ASHAk, tha ai, arriti tė bėhet anėtare e barabartė e Federatės sė Akademive Kombėtare tė Evropės (ALLEA), bashkėthemeluese e Unionit tė Akademive Kombėtare tė Evropės Juglindore, anėtare e Rrjetit Ndėrakademik pėr tė Drejtat e Njeriut me seli nė Nju Jork, e Asociacionit tė Studimeve tė evropės Juglindore, etj. Ai tha se resurset njerėzore pėr hulumtim shkencor nė kėtė kohė janė tė shpėrndara, ose tė moshuara, vėshtirė tė adaptueshme nė rrethanat e reja. "Interesi dhe stimulimi shoqėror pėr hulumtimin shkencor ėshtė i pamjaftueshėm, tha akad.Ismaili ndėr tė tera.
Me rastin e kėtij solemniteti tė Aademisė, Presidenti i Kosovės Dr.Ibrahim Rugova, e ka pėrshėndetur kėtė solemnitet.
"Sot pas 30 vjetėsh, nė kėtė ditė solemne, mund tė themi se ASHAK ėshtė ngritur nė njė institucion tė lartė shkencor e artistic tė rėndėsisė sė parė shtetėrore e kombėtare tė Kosovės dhe tė botės shqiptare", thuhet nė letrėn e Presidentit Rugova.
"E ēmojmė shumė angazhimin e ASHAK-ut pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės gjatė viteve '90 dhe tash pėr njohjen mė tė shpejtė tė pavarėsisė sė vendit tonė", thuhet nė letrėn drejtuar akad.Rexhep Ismailit, ndėrsa i premton pėrkrahjen personale dhe tė institucioneve shtetėrore nė tė ardhmen.
Kryeministri i Kosovės Bajram Kosumi, duke pėrshėndetjur kėtė solemniteti tha se Akademia ka potencial pėr tė ndihmuar institucionet nė hartimin e strategjive pėr tė ardhmen e vendit, siē tha ai qė puna e pėrbashkėt pėr pėrcaktimin e statusit politik tė Kosovės. "Akademia mund tė bėjė mė shumė nė qartėsimin e koncepteve tė reja ekonomike, nė kohėn kur po bėhen pėrpjekje pėr tė lėnė prapa sistemet e vketruara e tė tejkaluara dhe pėr tė ndėrtuar njė ekonomi tė re tregu", tha Kosumi.
Akademinė e pėrshėndeti edhe Eduard Starova nga Akaemia e Shkencave tė Shqipėrisė, duke e ēmuar punėn e ASHAK-ut, e cila me punėn e saj ka lėnė gjurmė."“Nuk ka fushė tė rėndėsishme ku tė mos jetė ndjerė pasha e argumenteve shkencore tė akademikėve tuja", tha ai. Starova gjithashtu premtoi bashkėpunim nė zhvillimin ekonomik dhe shkencorė. Solemnitetin e kanė pėrshėndetur edhe pėrfaqėsuesit e akademisė sė Shkencave tė Sllovenisė, dhe tė Maqedonisė, duke premtuar zgjerimin e bashkėpunimit.
Kryetari i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, akad.Rexhep Ismaili, nė pėrshėndetje tė mysafirėve tė shumtė, si nga akademia e Shqipėrisė, Sllovenisė, Maqedonisė etje, ka lexuar edhe pėrshėndetjet e bėra nga akademi, dhe akademikė, si ajo belge, britanike, si dhe tė anėtarėve tė jashtėm tė saj dhe akademik nderi, qė nuk kanė mund tė marrin pjesė si, Shaban Demiraj, Leonard Njumark, Robert Elsi, Ferid Murati e ndonjė tjetėr.


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 21-10-05, 15:43   #2
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Presidenti Rugova dekoroi me Medaljen e Artė tė Pavarėsisė, Akademinė e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės

Prishtinė, 21 tetor - Presidenti i Kosovės dr.Ibrahim Rugova, sot me dekret tė veēantė dekoroi me Medaljen e Artė tė Pavarėsisė Akademinė e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, nė 30-vjetorin e themelimit tė saj, pėr meritat e saj pėr lirinė dhe pavarėsisėn e Kosovės. Dorėzimi i Medaljes do tė bėhet sė shpejti nė nė njė ceremoni tė veēantė.


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:11.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.