Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 03-02-06, 03:47   #1
Festa_tani
 
Anėtarėsuar: 03-02-06
Postime: 16
Festa_tani e ka pezulluar reputacionin
Gabim Identiteti kosovar nuk ėshtė identitet kombėtar

Identiteti kosovar nuk ėshtė identitet kombėtar*
(Valon Murati)





1. Sot me tė madhe nė botė flitet dhe shkruhet pėr identitete tė ndryshme. Dhe ėshtė pak a shumė e pranuar ekzistenca e shumė identiteteve edhe brenda njė individi. Pra njė individ e ka njė identitet tė vetin familjar, fetar, klasor, regjional, kulturor, kombėtar, universal-njerėzor etj. Nė varėsi tė rrethanave me tė cilat ballafaqohet ai e pėrforcon njėrin identitet mė fuqishėm se tjetrin. Kjo normalisht vlen edhe pėr kolektivin.
Identiteti kombėtar unik ėshtė kulminacion i homogjenizimit politik, kulturor dhe zhvillimit ekonomik tė njė populli. Popujt qė mė herėt e kanė arritur kėtė stad tė zhvillimit tė tyre kanė ecur mė sigurt dhe mė shpejt nė rrugėt e vėshtira tė historisė njerėzore. Nuk ka dyshim se sot nė kohėt moderne individi i ėshtė nėnshtruar ndikimeve tė ndryshme globale, identiteteve transnacionale dhe atyre subnacionale. Megjithė tė gjitha ndryshimet dhe paqartėsitė rreth konceptit tė identiteteve qė bashkėveprojnė nė njė individ dhe kolektiv nė tė njėjtėn kohė, nga tė gjithė studiuesit serioz, pranohet ekzistenca e fuqishme e identitetit kombėtar [1]. Shqiptarėt nuk ka dyshim se janė tė vonuar nė shumė procese historike. Edhe nė procesin e krijimit tė njė identiteti tė fuqishėm kombėtar janė tė vonuar [2]. Megjithėse i vonuar ky identitet ėshtė krijuar dhe ka arritur qė tė ruaj ekzistencėn e substratit etnik shqiptar nė Ballkan. Ky identitet shqiptar i krijuar nėpėrmjet Rilindjes Kombėtare dhe luftėrave tė shumta tė shqiptarėve ėshtė rrezikuar nė vazhdimėsi nga fqinjėt tanė. Ndarja e kombit tonė nė momentet mė tė qenėsishme tė tij, kur ai ishte duke luftuar pėr krijimin e shtetit tė pavarur shqiptar, dhe gllabėritja e gjysmės sė tokave shqiptare nga fqinjėt e me miratimin e fuqive tė mėdha tė kohės, ishte ndėr goditjet e fuqishme kėtij identiteti. Sado i rrezikuar ky identitet, nė pjesėn qė mbeti nėn sundimin serb nuk u shuajt kurrė, por pėrkundrazi ishte baza kryesore pėr tė mbijetuar dhe pėr tė rezistuar pushtimin. Nė kėtė identitet kanė goditur nė vazhdimėsi pushtuesit tanė. Teza mbi ekzistencėn e dy kombeve: atij “albanaca” (nė Shqipėri) dhe “shiftara” (nė ish-Jugosllavi) ėshtė tezė e vjetėr e politikave shoviniste serbe [3]. Rezistenca ndaj kėtyre pėrpjekjeve gjithmonė ka qenė e fuqishme dhe pushteti serb nuk ka arritur asnjėherė ta jetėsojė kėtė qėllim tė tijin. Sot, pas krijimit tė rrethanave tė reja tezat mbi ndarjen e kombit shqiptar dhe mundėsisė sė ekzistencės sė njė identiteti tė posaēėm kombėtar – atij kosovar, janė ngjall nė njė masė tė caktuar. Krahas me kėto teza por gjithsesi si produkt i tė parės po shtrohen tezat mbi kthimin nė gegnishte ose ndryshimin e tėrėsishėm tė standardit gjuhėsor. Edhe politika e krijimit tė simboleve tė Kosovės (duke qenė Kosova larg tė qenurit shtet) ėshtė pjesė e tė njėjtit projekt [4]. Kėto tendenca Arbėn Xhaferi duke i vlerėsuar si regresive dhe dekadente tani sė voni i ka cilėsuar si “transferim lojaliteti (apo bartje besnikėrie) nga standardet dhe vlerat institucionale kombėtare nė preferenca tė tjera, pra nga vlerat kombėtare nė ato rajonale, nga kultura nė subkulturė, nga norma gjuhėsore nė dialekt, apo nė tė folme lokale, madje edhe familjare, nga kombi nė besime fetare, apo nė parti politike”[5]


Festa_tani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 03-02-06, 03:49   #2
Festa_tani
 
Anėtarėsuar: 03-02-06
Postime: 16
Festa_tani e ka pezulluar reputacionin
Gabim

2. Shpeshherė individė tė ndryshėm tė cilėt mundohen tė mbrojnė tezėn e nevojės apo arsyeshmėrisė sė krijimit tė njė identiteti tė ri kombėtar brenda hapėsirės kombėtare shqiptare, marrin si shembull krijimin e dy kombeve nga populli gjerman, pėrkatėsisht krijimin e austriakėve dhe gjermanėve nga njė substrat etnik. Krahasimi ėshtė sa i pavend aq edhe i pabazuar historikisht dhe shkencėrisht. Gjermanėt pėr njė kohė tė gjatė jetuan nė shumė shtete tė lidhura mes vete pėrmes lidhjeve tė ndryshme konfederale dhe federale. Piemonti i tė gjithė gjermanėve pėr njė kohė tė gjatė ishte Perandoria Austriake e udhėhequr nga dinastia mė e vjetėr nė Evropė, Habsburgėt. Gradualisht vendin e kėsaj fuqie nė botėn gjermane filloi ta merrte Prusia. Forcimi ushtarak dhe politik i Prusisė dhe suksesi nė luftėrat e shumta qė pat (si lufta franko-pruse), e sidomos lufta kundėr Austrisė qė e bėri me qėllim qė ta dominojė botėn gjermane, e vendosi atė nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 19 nė pozicionin e shtetit kryesor gjerman. Dy koncepte themelore mbretėronin nė mendimin politik gjerman tė kohės: ideja e Grossdeutsch apo e Gjermanisė sė Madhe dhe ajo e Kleindeutsch apo e Gjermanisė sė Vogėl. Sipas konceptit tė parė Austria duhet tė pėrfshihej patjetėr brenda shtetit unik gjerman dhe sipas tė dytės pėr shkak tė pėrbėrjes se saj shumetnike ajo nuk duhej tė pėrfshihej brenda shtetit gjerman [6]. Kėto koncepte pra ndesheshin pėr faktin se a duhej apo jo tė pėrfshiheshin shumica e gjermanėve nė kėtė shtet te ri dhe cilat do tė ishin pėrparėsitė dhe dobėsitė e secilit projekt. Sipas konceptit tė parė do pėrfshiheshin tė gjithė gjermanėt, por Gjermania nuk do tė krijohej si shtet etnik sepse nė tė do tė kishte edhe shumė popuj tė tjerė dhe sipas tė dytės njė pjesė e gjermanėve nuk do tė pėrfshiheshin nė kėtė shtet, dhe kėshtu Gjermania nuk do tė shndėrrohej nė shtet tė tė gjithė gjermanėve. Austria i refuzonte tė gjitha pėrpjekjet qė ajo tė mos pėrfshihej nė kėtė projekt [7]. Mirėpo nėn udhėheqjen e Bizmarkut, Prusia bėri unifikimin e shteteve gjermane nė njė shtet tė vetėm, duke lėnė Austrinė jashtė kėtij bashkimi gjerman, pėr shkak tė dy arsyeve themelore. Njėra kishte tė bėnte me faktin se perandoria Austriake pėrbėhej nga shumė kombėsi qė automatikisht shetit tė ri gjerman do t’ia prishnin unitetin e nevojshėm. Dhe e dyta kishte si shkaktar luftėn pėr pushtet. Pra moshyrja e Austrisė nė shtetin e ri gjerman erdhi edhe si pasojė e luftės pėr pushtet tė klanit tė Habsburgėve dhe tė pushtetarėve prusian tė prirė nga Bizmarku. Nė njė shtet tė pėrbashkėt Bizmarku dhe familja mbretėrore e Prusisė e dinin se udhėheqjen do tė duhej ta kishin Habsburgėt, familja mė me traditė mbretėrore e Evropės [8].
Kėshtu krijimi i dy kombeve nga gjermanėt fillimisht u bė si pasojė e pėrbėrjes shumetnike tė Austrisė dhe e luftės sė klaneve, e mė pas, unifikimi nuk ndodhi pėr shkak tė dy luftėrave botėrore qė i shkaktuan pikėrisht shtetet gjermane: Gjermania dhe Austria. Madje pas Luftės sė Parė Botėrore, megjithė dėshirėn e austriakėve pėr t’iu bashkangjitur Gjermanisė, tė shprehur politikisht pėrmes aktit pėr bashkim me Gjermaninė qė e miratoi nė vitin 1919 Parlamenti Republikės sė Austrisė Gjermane, siē quhej Austria nė atė kohė, me vendime tė posaēme tė Konferencės sė Parisit tė imponuara nga fuqitė qė dolėn fituese tė kėsaj lufte, nuk u lejua njė gjė e tillė. Madje nė vitin 1931 Gjykata e Pėrhershme me 8 vota kundėr dhe 7 pėr, refuzoi propozimin pėr union doganor nė mes te Gjermanisė dhe Austrisė [9]. Fuqitė fituese frikėsoheshin se Gjermania me Austrinė si pjesė tė saj do tė arrinte qė prapė tė dominojė nė Evropė. E njėjta gjė ndodhi pak a shumė edhe pas Luftės sė Dytė Botėrore (mėtutje LDB), madje duke shkuar aq larg sa u nda edhe vetė Gjermania pėr njė gjysmėshekulli.
Pra kėtu krahasimi me shqiptarėt nuk vlen, sepse nė radhė tė parė shqiptarėt u ndan dhunshėm nė vitin 1913 dhe lufta e tyre pėr bashkim qė nga ajo kohė nuk ėshtė ndalur asnjėherė. E dyta Kosova nuk e ka historinė politike, ushtarake dhe kulturore tė Perandorisė Austriake, e cila do t’i krijonte njė identitet tė fuqishėm qė edhe vetė tė qėndronte e fortė nė Ballkanin e ashpėr.
Festa_tani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-02-06, 03:50   #3
Festa_tani
 
Anėtarėsuar: 03-02-06
Postime: 16
Festa_tani e ka pezulluar reputacionin
Gabim

3. Njė shembull tjetėr qė mund tė merret gabimisht ėshtė rasti i Moldavisė (tani Republika e Moldovės) dhe Rumanisė. Megjithėse tė njė substrati etnik, pas shembjes sė komunizmit Republika e Moldovės nė mars tė vitit 1994 nuk votoi nė referendum pėr t’u bashkuar me Rumaninė [10]. Mirėpo janė tė shumta arsyet pse ndodhi kjo. Mė poshtė do t’i elaboroj shkurtimisht disa nga to. Nė ish-BRSS politika shoviniste ruse, arriti qė pėrmes kolonizimit dhe shpėrnguljeve tė ndryshme nė mėnyrė tė ndjeshme tė ndėrrojė strukturėn demografike tė shumė republikave sovjetike qė banoheshin nga kombet e tjera. Njė shembull i tillė ėshtė vetė Republika e Moldavisė, ku struktura etnike rumune ka rėnė nė 64% dhe ku asimilimi i popullatės vendase nga politika ruse ka qenė mėse evident [11]. Eksperimente tė shumta janė bėrė me gjuhėn nga ana e pushtetit sovjetik, duke shpikur gjuhėn moldaviane si tė veēantė nga rumanishtja dhe duke ia ndėrruar alfabetin nga latin nė cirilik. Kėto eksperimente kanė zgjatur deri mė 1989, kur zyrtarisht organet e ish Republikes Socialiste Sovjetike te Moldavisė e kthyen alfabetin latin dhe kur pas demonstratave popullore nė vitin 1995, Parlamenti e ndėrroi emrin e gjuhės nga moldavisht nė rumanisht [12]. Gjithashtu rrethanat para mbajtjes sė referendumit kanė qenė tė tilla qė janė pėrcjell me kėrcnime tė vazhdueshme pėr shkėputje tė njė pjese tė territorit moldav (krahina e Tejnistrisė) nė rast tė bashkimit me Rumaninė. Deri nė vitin 1992 aty kanė qenė prezente njėsi tė ushtrisė ruse, tė cilat u larguan vetėm pasi u arrit marrėveshja se Tejnistria do tė bashkohej me Rusinė nėse Moldavia i bashkohej Rumanisė [13]. Rrethana tė tilla gjithsesi se kanė qenė pėrcaktuese pėr zhvillimet politike nė Moldavi. Njė situatė e tillė krijon pėrshtypjen se shembulli i Moldavisė mund tė jetė njė model pėr Kosovėn. Madje edhe kėrcėnimet e sotme pėr ndarjen e Kosovės mund tė anojnė andej. Mirėpo konteksti ėshtė krejt tjetėr edhe nga aspekti historik e edhe ai aktual. Nė Kosovė pėrkundėr tė gjithė politikės shfarosėse dhe kolonizuese qė udhėhoqi Serbia qė nga pushtimi i Kosovės mė 1913, nuk arriti pėr asnjė moment as tė ndėrrojė strukturėn etnike nė Kosovė e as tė asimilojė shqiptarėt. Gjuha shqipe jo vetėm qė mbeti gjallė, por shqiptarėt e Kosovės dhanė njė kontribut tė ēmueshėm nė krijimin e gjuhės standarde shqipe qė pėrfundimisht u vendos nė vitin 1972 dhe qė prej atėherė pėrdoret zyrtarisht nga tė gjithė shqiptarėt. Edhe kur kemi tė bėjmė tek pėrbėrja e popullatės shqiptarėt sot pėrbėjnė gati se 90% tė Kosovės dhe gjithashtu nė raport me numrin e pėrgjithshėm tė shqiptarėve janė nė njė pėrqindje shumė mė tė madhe sesa qė moldavėt pėrbėjnė popullatėn e pėrgjithshme rumune.
Festa_tani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-02-06, 03:50   #4
Festa_tani
 
Anėtarėsuar: 03-02-06
Postime: 16
Festa_tani e ka pezulluar reputacionin
Gabim

4. Nė anėn tjetėr shembujt e Zvicrės dhe tė Belgjikės nuk janė tė vlefshme sepse kėto shtete shumetnike janė krijuar nga pjesėt periferike tė kombeve tė tyre dhe nė shėrbim tė mbajtjes sė njė baraspeshe gjeopolitike nė mes tė botės frėnge dhe asaj gjermane, ndėrsa shqiptarėt e mbetur jashtė Shqipėrisė zyrtare janė gjysma e kombit si pasojė e pushtimeve tė dhunshme tė fqinjėve dhe miratimit tė kėtyre pushtimeve nga Fuqitė e Mėdha e jo si kompromis politik nė mes tė serbėve, grekėve dhe shqiptarėve.
Kur flitet pėr ngjashmėri me tė tjerėt ēėshtja shqiptare, sidomos pas Luftės sė Dytė Botėrore, mė shumė mund tė krahasohet me ēėshtjen e dy Koreve dhe mė herėt me atė tė dy Vietnamėve dhe dy Gjermanive (edhe kėtu dallimet janė evidente sepse ndarjet e kėtyre kombeve kanė ndodhur pėr shkak tė Luftės sė Ftohtė nė mes tė dy ideologjive, madje edhe nė kėtė rast ato kanė qenė tė gjitha shtete te pavarura derisa shqiptarėt nėn Jugosllavinė e Titos arritėn tė fitojnė pas vitit 1974 njė autonomi pak mė tė zgjeruar por qė ishte larg aspiratės pėr barazi nė shtetin e atėhershėm jugosllav). Ngjashmėria kėtu spikat nė aspektin ruajtjes sė identitetit kombėtar sepse edhe pse tė ndarė nė shtete armiqėsore kėta popuj asnjėherė nuk e kanė vėnė nė dyshim identitetin e vet unik. Ashtu si dhe nė shumė raste tė tjera krijimi i shteteve tė ndara tė gjermanėve, koreanėve dhe vietnamezėve nuk nėnkuptoi krijimin e kombeve tė veēanta. Dhe pėrkrahėsit e tezės sė krijimit tė kombit kosovar kapen mu pas mundėsisė sė krijimit tė shtetit tė Kosovės duke arsyetuar se koncepti i kombit sot nė shkencat shoqėrore lidhet vetėm me shtetin dhe institucionet e tij, sidomos par Revolucionet Borgjez Francez. Nė tė vėrtet ky ėshtė njė manipulim i hapur me opinionin sepse nė shkencat shoqėrore ėshtė i gjallė dhe i ashpėr debati mbi kombin, identitetin kombėtar, lidhjet e tij me shtetin dhe etnicitetin [14]. Po perandoria e Habsburgėve, Prusia, Venediku, apo Siena, apo vetė Perandoria Otomane qė ishin tė gjitha shtete, e madje jetuan shumė gjatė pas Revolucionit Francez, a mund tė thuhet se pėrbėnin kombe tė veēanta, gjithsesi jo [15]. Nė anėn tjetėr as zhdukja e shteteve si p.sh. Polonia qė u nda nė mes tė Rusisė, Prusisė dhe Austrisė qė nga fundi i shekullit 18 e u ribė tek nė vitin 1918, nuk ka nėnkuptuar zhdukjen e polakėve si komb apo krijimin e tre identiteteve tė veēanta nga ata [16]. Gjermanėt vetė krijuan shtetin e tyre kombėtar duke u bazuar nė vlerat e etnikumit gjerman, kulturės dhe gjuhės gjermane, e jo nė bazė tė institucioneve tė shtetit sepse, atėherė gjermanėt do tė kishin mė shumė identitete se qė ka viti ditė, sepse edhe shtete gjermane kishte mė shumė se qė kishte ditė viti [17]. Gjithashtu, shumė popuj si baskėt, katalanasit, skocezėt, kurdėt etj, e konsiderojnė veten dhe trajtohen edhe nga tė tjerėt si kombe edhe pse nuk i kanė shtetet e tyre [18]. Kjo absolutisht nuk i hedh poshtė rėndėsinė e shtetit dhe institucioneve tė tij e sidomos sistemin e edukimit nė krijimin e kombeve dhe identiteti kombėtar e as teorit e modernistėve si Gellner, Hobsbawm dhe Anderson, por vetėm tregon se popuj tė ndryshėm kanė pėrvoja tė ndryshme dhe se ėshtė vėshtirė qė njė model, sado perfekt ta zbatosh me pėrpikėri nė rrethana dhe kontekste tė tjera nė mėnyrė tė njėjtė.
Festa_tani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-02-06, 03:51   #5
Festa_tani
 
Anėtarėsuar: 03-02-06
Postime: 16
Festa_tani e ka pezulluar reputacionin
Gabim

5. Po kthehemi tek pyetja fillestare: a ekziston identiteti kosovar? Nuk ka dyshim se identiteti kosovar ekziston. Mirėpo ai ekziston vetėm nė kuadėr tė hapėsirės kombėtare shqiptare, pra ėshtė njė pjesė e tėrėsisė kombėtare. Ėshtė identitet regjional me veēantitė e veta kulturore qė ėshtė krejt e zakonshme pėr ēdo komb. Ėshtė identitet si identiteti i shkodranit, labit, devollasit, apo i tropojanit. Ky identitet, duke qenė gjithsesi i fuqishėm dhe specifik e ka pasuruar dhe e pasuron vazhdimisht kulturėn tonė kombėtare duke i dhėnė asaj larminė dhe bukurinė e saj. Dhe ėshtė specifik dhe i fuqishėm mu pse lidhet me pėrpjekjet e vazhduara qė tė ruaj karakterin e tij shqiptar dhe ka qenė nė funksion tė bashkimit me pjesėn tjetėr tė kombit. Ka qenė i fuqishėm sepse siē thotė Ukshin Hoti: “Nga konfrontimi i vazhdueshėm me forcėn e madhe e pėsuan vazhdimisht, por edhe mėsuan tė mbeten shqiptarė” [19].

Ndarjet e shumta dhe tė gjata qė ka pasur kombi shqiptar nuk ka dyshim se kanė lėnė gjurmė nė zhvillimin e tij. Kėto gjurmė ishin pengim nė komunikimin dhe nė zhvillimin normal dhe tė pėrbashkėt tė kombit tonė. Mirėpo kėto gjurmė nuk kanė qenė aq tė thella sa qė ndarjet e dhunshme t’i shndėrrojė nė ndarje qė do tė krijonin dy identitete tė pavarura kombėtare. Identiteti kosovar nuk ėshtė nė kundėrshtim me identitetin shqiptar, pėrkundrazi ai ėshtė pjesė pėrbėrėse e atij identiteti. Andaj si rrjedhojė identiteti kosovar nė kuptimin e identiteti si komb i veēantė nuk ekziston sot, nuk ka ekzistuar as dje, e nuk ka kurrfarė nevoje as objektive, as politike e as historike qė tė ekzistojė nesėr.
Festa_tani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-02-06, 03:51   #6
Festa_tani
 
Anėtarėsuar: 03-02-06
Postime: 16
Festa_tani e ka pezulluar reputacionin
Gabim

6. Nė radhė tė parė pjesa e kombit shqiptar qė mbeti jashtė Shqipėrisė londineze, nuk e ka reshtur luftėn pėr bashkim me shtetin amė, qė nga momenti i mbetjes sė saj jashtė saj. Me kėtė luftė tė vazhdueshme siē thotė Ismail Kadare ai nuk ka kėrkuar “veē normalitetin e vet” [20]. Kjo luftė e vazhdueshme politiko-ushtarake ėshtė ndėr elementet kryesore pėr tė vėrtetuar tezėn e pjekurisė kombėtare shqiptare tė pjesės sė mbetur tė kombit. Gjatė kėsaj periudhe kėrkesat e shqiptarėve nėn regjimet jugosllave kanė qenė tė ndryshme – qė nga kėrkesa pėr shkėputje tė menjėhershme e deri tek ajo pėr republikė nė kuadėr tė federatės jugosllave – por qė kanė pasur njė qėllim dhe synim tė vetėm, krijimin e kushteve qė populli shqiptar vetė tė vendos pėr fatin e tij nė mėnyrė tė lirė dhe pa presione. Pėr kėtė ideal kanė vdekur bijtė mė tė mirė tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė, pėr kėtė ideal me qindra – mijėra tė rinj kanė vuajtur burgjeve tė Serbisė [21]. Vetė lufta e UĒK-sė e pat pėr qėllim bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė. Dhe megjithė ndėrrimet qė pėsoi ky qėllim nė mes tė luftės (u shndėrrua nga qėllim pėr bashkim me Shqipėrinė nė qėllim pėr pavarėsinė e Kosovės administrative) betimi zyrtar i ushtarėve deri nė ditėt e fundit tė ekzistencės sė UĒK-sė ka qenė betimi pėr luftė deri nė bashkim me Shqipėrinė. Dhe ky ideal politik e kombėtar edhe sot ėshtė i brumosur nė zemrat e atyre ushtarėve dhe tė shumė subjekteve politike tė Kosovės, por kam bindjen edhe nė vetėdijen e shumicės sė qytetarėve tė Kosovės. Pra angazhimi i vazhdueshėm politiko-ushtarak pėr lirinė e Kosovės dhe bashkimin e saj me Shqipėrinė qė nga viti 1913 e deri mė sot ėshtė argumenti mė i mirė se identiteti kosovar si identitet i kombit nuk ekziston. Edhe ideja pėr republikėn e Kosovės nė kuadėr tė ish-RSFJ-s- dhe mė vonė ajo pėr pavarėsinė e Kosovės, qė nga pėrkrahėsit e idesė sė krijimit tė kombit kosovar merret si argument se edhe politika nė Kosovė me kėrkesat e veta pėr pavarėsi po e shtron rrugėn pėr krijimin e kėtij kombi, kanė lindur si projekte kompromisi momental duke menduar se ėshtė mė lehtė tė realizohen nė momentin e dhėnė, por qė duke qenė edhe ato zgjidhje gjysmake, duhet kuptuar vetėm nė funksion tė bashkimit kombėtar [22].
Festa_tani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-02-06, 03:52   #7
Festa_tani
 
Anėtarėsuar: 03-02-06
Postime: 16
Festa_tani e ka pezulluar reputacionin
Gabim

7. Nė anėn tjetėr ēdo komb duhet tė ketė njė histori tė veten, duhet tė ketė njė kulturė, letėrsi, muzikė, gjuhė tė veēantė nė tė cilėn duhet tė bazohet (nė aspektin e gjuhės ka pėrjashtime, si p.sh. anglezėt, amerikanėt, australianėt, irlandezėt, njė pjesė e kanadezėve flasin gjuhėn angleze por pėrbėjnė kombe tė ndryshme, por nė pėrgjithėsi kombet dallohen edhe pėr nga gjuhėt qė flasin). Po ky kombi kosovar me ēka do tė krenohej? Me Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit qė ishte vazhdimėsia politiko-ushtarake e Rilindjes Kombėtare Shqiptare? Me Bajram Currin, Isa Boletinin dhe Hasan Prishtinėn qė luftuan pėr pavarėsinė e tėrė tokave shqiptare nga Perandoria Osmane dhe mė pas, pas mbetjes se Kosovės nėn Serbi, pėr bashkimin me Shqipėrinė? Me Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin qė synim kishin gjithashtu bashkimin me Shqipėrinė? Me pikturėn e krijuar nė Kosovė qė i ka fillet tek pas LDB? Me letėrsinė qė zė fill gjithashtu pas LDB-sė (me ndonjė pėrjashtim tė rrallė)? Me muzikėn folklorike dhe popullore qė ėshtė aq e ngjashme dhe nė shumė raste e ndikuar nga muzika e Shqipėrisė londineze? Me veshjen tradicionale kombėtare qė ėshtė identike sidomos me veriun e Shqipėrisė zyrtare?
Nuk mund tė krijohen kombet me vendime administrative, qofshin edhe tė atyre qė na shiten si miqtė tanė. Kombet janė krijuar nėpėr njė proces tė gjatė historik. Dhe megjithė vėshtirėsitė, kombi shqiptar e ka kapėrcyer fazėn e pjekurisė kombėtare. Nė vetėdijen e shqiptarit tė Kosovės ėshtė e ngulitur thellė figura e Skėnderbeut si hero kombėtar, e Naim Frashėrit si poet kombėtar, e Kadaresė si shkrimtari mė i madh shqiptar, e Agollit si poeti i popullit etj. [23] E tėrė historia e Kosovės ėshtė e mbushur me luftėra pėr pavarėsinė e Shqipėrisė dhe mė pas pėr bashkim me tė. Kryengritja e UĒK-sė nuk mund tė paramendohet pa ndihmėn e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve tė asaj pjese tė atdheut. Pak pėrmendet nė opinion, por pėrveē ndihmės logjistike, ndihma e eprorėve vullnetarė nga Republika e Shqipėrisė ka qenė thelbėsore pėr konsolidimin organizativ dhe ushtarak tė UĒK-sė. Edhe pėr shkak tė oportunizmit politik tė panevojshėm, pak pėrmendet nė opinion, por ėshtė e vėrtet e pamohueshme se eprorėt nga Republika e Shqipėrisė kanė qenė ndėr mė tė suksesshmit nė operacionet ushtarake si tė shkallės mė tė gjerė ashtu edhe tė atyre tė shkallės sė aksioneve mė tė kufizuara.
Realisht as Shqipėria nuk mund tė paramendohet pa Lidhjen Shqiptare tė Prizerenit, pa kryengritjet e Kosovės, pa rolin e Ymer Prizerenit e tė Haxhi Zekės, Isė Boletinit, Hasan Prishtinės, Bajram Currit e Hoxhė Kadrisė nė luftėrat pėr pavarėsi si dhe nė mbrojtjen e pavarėsisė sė shtetit shqiptar dhe tė demokratizimit tė tij, pa Adem Demaēin e UĒK-nė, pa Adem Jasharin qė ėshtė ndėr vlerat mė tė mėdha tė kombit tonė. Pa dashur tė bėj krahasim, por mė shumė pėr ilustrim tė realitetit tė sotėm, mund tė thuhet se Kombėtarja shqiptare nė futboll (pėrfaqėsuesja e vetme e tėrė shqiptarėve ne fushėn e sportit nė botė) sot nuk mund tė paramendohet pa pjesėn kosovare nė tė.
Festa_tani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-02-06, 03:54   #8
Festa_tani
 
Anėtarėsuar: 03-02-06
Postime: 16
Festa_tani e ka pezulluar reputacionin
Gabim

8. Pra megjithėse jetuam dhunshėm ndaras, vlerat qė e bėjnė kombin komb, qė i bėjnė njerėzit e njė gjuhe tė ndjehen njė komunitet i zhvilluam dhe i kishim tė pėrbashkėta. Megjithė pėrpjekjet e regjimeve pushtuese, qė tė krijojnė kombin kosovar (edhe pėrmes ndarjeve nė shprehje si “ata janė albanci, ndėrsa ju shiftari”), ne i rezistuam. Dhe me pėrpjekje tė mėdha arritėm qė vlerat si Skėnderbeu, Naim Frashėri, Rilindja Kombėtare, luftėrat pėr pavarėsi tė shtetit shqiptar, prejardhja jonė ilire, gjuha standarde, t’i fusim si vlera qė fėmijėt i mėsuan qė nga dita e parė nė shkollė si nė Prishtinė ashtu edhe nė Tiranė [24]. Madje nė Kosovė, shumė normalisht, kėto ishin mė tė pėrforcuara, si reaksion ndaj shtypjes sė vazhdueshme dhe pėrpjekjeve pėr asimilim dhe tjetėrsim kombėtar. Nė fund tė fundit vetė krijimi i Universitetit tė Prishtinės si njė nga tė arriturat tona mė tė mėdha, u bė edhe me ndihmėn e intelektualėve nga Shqipėria, gjė qė la gjurmė tė thella nė vetėdijen e studentėve dhe intelektualėve tanė. Lirisht mund tė shtrohet pyetja se a mund tė paramendojmė ne shqiptarėt e Kosovės letėrsi tė ndarė, letėrsi qė nuk do tė kishte pjesė tė sajėn pėrbėrėse Ismail Kadarenė dhe veprėn e tij letrare. Apo letėrsi qė nė gjuhėn e re hipotetike do tė duhej ta pėrkthente Kadarenė [25]. Vepra e Kadaresė konsideroj ėshtė ndėr vlerat tona mė tė mėdha. Ēdo shqiptar ndjehet krenar pėr tė, sepse ėshtė vlerė qė e ka pranuar si tė veten edhe bota bashkėkohore. Le tė paramendohet situata hipotetike kur ne nuk do ta konsideronim Kadarenė pjesė tė letėrsisė sonė. Nuk do ta konsideronim pjesė tonin njeriun i cili mė shumė se tė gjithė autorėt tanė ka botuar jashtė pėr Kosovėn, i cili mė shumė se cilido autorė ka influencuar mbi shkrimtarėt e Kosovės, i cili mė shumė se kushdo ka influencuar mbi ngritjen politike tė njė brezi tė tėrė intelektualėsh qė kanė bartur dhe mbajnė ende barrėn e luftės pėr lirinė e Kosovės. Pra edhe nė drejtimin kulturor tėrė lufta e intelektualėve tė Kosovės ka konsistuar nė forcimin e identiteti shqiptar dhe jo nė krijimin e njė identiteti tė ri. Nė dritėn e kėtyre qė u thanė mė lart rrjedh se pėrpjekja pėr krijimin e njė identiteti kosovar domosdo do tė shkaktonte konfuzione tė mėdha nė hapėsirėn shqiptare. Ky huazi identitet do tė rrezikonte ta defunksionalizonte tėrėsisht faktorin shqiptar nė rajon. Si koncept ai bie ndesh me tėrė projektet dhe pėrpjekjet politike pėr liri tė shqiptarėve sė paku qė nga koha e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit e kėtej [26]. Pėr dy arsye themelore ai ėshtė joracional. Sė pari nuk do tė thotė domosdo se krijimi i shtetit tė Kosovės duhet tė rezultojė me krijimin e kombit kosovar. Pėr kėtė dhamė mjaft shembuj mė lartė. E dyta shteti i Kosovės nuk ėshtė krijuar ende dhe nė horizont nuk duket se do tė krijohet sė shpejti. Ngutja pėr tė ndėrruar identitet e ndėrtuar komb tė ri ėshtė sa naive aq edhe jo dobiprurėse nė aspektin gjeopolitik. Ne vetėm si shqiptarė jemi faktor edhe nė lojėrat e tė mėdhenjve, pėrndryshe si dy milionė kosovarė jemi kafshatė shumė mė e lehtė pėr tė gjithė.
Festa_tani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-02-06, 03:58   #9
Festa_tani
 
Anėtarėsuar: 03-02-06
Postime: 16
Festa_tani e ka pezulluar reputacionin
Gabim

9. Disa fjalė edhe pėr ēėshtjen e kulturės. Shpesh ėshtė zėnė nė gojė se Tirana e pėrēmon Prishtinėn nė aspektin kulturor dhe se ka filluar tė ndjehet njė lloj inferioriteti kulturor i Prishtinės ndaj Tiranės [27]. Nuk ka dyshim se niveli i komunikimit megjithėse kohėve tė fundit ėshtė rritur ndjeshėm, lė shumė pėr tė dėshiruar. Nė relacionet kulturore nuk ka vend pėr krijimin e inferioritetit tė Prishtinės ndaj Tiranės. Pa lėnė anash problemet e shumta nė komunikim normal, realisht vetėm ata qė vetė nuk pėrfaqėsojnė ndonjė vlerė tė mirėfilltė mund tė ndjehen inferior karshi Tiranės. Mirėpo nuk duhet tė harrojmė se shumė nga vlerat qė Tirana promovon kanė edhe pjesėn kosovare nė to. Shumė nga personalitetet e shquara tė kulturės shqiptare sot qė janė produkt i Tiranės kanė prejardhje nga Kosova. Inva Mula ėshtė nė kėtė drejtim ėshtė shembulli mė i mirė. Sa tė varfėr janė nė aspektin kulturor tė gjithė ata qė duan tė krijojnė njė komb tė ri, e qė nuk do tė mund tė ishin krenar me Inva Mulėn, sepse nuk e konsiderojnė si pjesė tė kulturės sė tyre ”kosovare”.
E keqja mė e madhe qėndron nė faktin se qė njė kohė tė gjatė nė Prishtinė dhe nė pėrgjithėsi nė Kosovė mbretėron njė atmosferė mbytėse kulturore dhe intelektuale. Madje Tirana ka bėrė shumė mė shumė sesa ne kėto vitet e fundit pėr promovimin e disa vlerave tona, qė i bėjnė nder kulturės shqiptare, tė cilat i kishim harruar. Mos tė harrojmė Tirana e ngjalli Nexhmije Pagarushėn duke e kthyer nė skenėn e jetės kulturore me tėrė fuqinė e vlerave qė ajo pėrfaqėson; mos tė harrojmė se aktorin mė tė madh shqiptar Bekim Fehmiun, tė harruar nė Kosovė, Tirana e ngjalli si sfinksin dhe e ngriti mė 2002 gati se nė mit nė spektaklin “Ta duam mė shumė Shqipėrinė”. Ishte dhe ėshtė edhe spektakli i madh “Ethet e sė Premtes Mbrėma” qė tregoi se kėngėt e kėndej kufirit nuk janė fare inferiore dhe dėgjohen e kėndohen nga rinia e Shqipėrisė londineze. Grupet muzikore tė tė gjitha zhanreve janė mjaft tė dėgjuara edhe atje. Madje kohėt e fundit repi kosovar ėshtė shumė i dėgjuar dhe kėrkuar nga rinia e Republikės sė Shqipėrisė. Nė edicionin e sivjetmė tė Kėngės Magjike, kėngėtarėt nga Kosova zunė dy vendet e para, ndonėse personalisht nuk kam ndonjė simpati ndaj vlerave muzikore qė prezanton fituesja e vendit tė parė nė kėtė festival. Nė konkurset e bukurisė nė tė cilat janė specializuar njė pjesė e shoumenėve nga Tirana, kosovaret deri mė tani kanė zėnė dy herė vendet e para dhe me dhjetėra herė kanė hyrė nė treshen e artė. Tė mos injorojmė realitetin. Sivjet nė bienalen e Venedikut Republika e Shqipėrisė ėshtė pėrfaqėsuar nga Sislej Xhafa njė artist pejan me renome ndėrkombėtare.
Tė gjitha kėto nuk do tė thotė se janė tė kėnaqshme, pėrkundrazi, por janė fakte qė mohojnė se nė Tiranė ka ndonjė rezistencė tė organizuar karshi Prishtinės, nėse eliminojmė nga ky trajtim ndonjė xhelozi dhe kapric artistėsh. Kritika ēka ėshtė e vėrteta duhet t’u drejtohet institucioneve kulturore tė shtetit shqiptar dhe atyre tė Kosovės nė mėnyrė qė mė mirė dhe mė me produktivitet t’i shfrytėzojnė rrethanat e krijuara nė mėnyrė qė ta optimalizojnė bashkėpunimin dhe integrimin kulturor [28]. Ėshtė e pahijshme qė ne shqiptarė nga frika e tė huajve, qė ėshtė njė frikė nga inferioriteti i bėjmė njė autocensurė tė pakuptimtė bashkėpunimit tė thelluar kulturor dhe arsimor tė kanalizuar pėrmes institucioneve. Autocensura institucionale nė komunikimet ndėrshqiptare ėshtė bėrė njė pengesė qė vėrtet duhet hequr shpejt qafe. Nė veēanti njė barrė e madhe u bie institucioneve tė shtetit shqiptar qė tė jenė mė aktive nė mėnyrė qė kultura e shqiptarėve jashtė Shqipėrisė londineze tė jetė mė e pranishme nė Shqipėri (tė jetė njė konkurente qė avanason kulturėn kombėtare) dhe kėshtu kjo kulturė tė ndjehet sa mė e integruar brenda kulturės kombėtare. Mirėpo sipas tė gjitha gjasave pėr momentin punėn e vet ėshtė duke e bėrė ekonomia e tregut, e cila duan apo nuk duan politikanėt tanė do t’i detyrojė nė njė tė ardhme jo tė largėt tė shpejtojnė projektet e integrimeve mė tė thelluara nė fushat pėrkatėse. Nė fund tė fundit nevoja ekonomike do tė jetė pėrcaktuese edhe pėr realizimin e projektit tė bashkimit kombėtar, jo vetėm si koncept kulturor, por mbi tė gjitha ekonomik dhe sė fundi politik. Dhe nė situatėn e ardhshme e cila veē sot po konturohet gradualisht por me shumė probleme siē u theksua mė lartė, Tirana dhe Prishtina do tė jenė dy qendrat mė tė mėdha kulturore, politike dhe ekonomike shqiptare, qė nė konkurrencė do tė zhvillohen, por edhe do tė ndikojnė nė ngjalljen e qendrave tė tjera, si Shkodra, Prizereni, Gjakova, Gjirokatstra, Korēa, Vlora e Tetova, e qė sot janė nė margjina tė jetės kulturore, politike dhe ekonomike shqiptare.
Festa_tani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-02-06, 04:04   #10
Festa_tani
 
Anėtarėsuar: 03-02-06
Postime: 16
Festa_tani e ka pezulluar reputacionin
Gabim

10. Pėrpjekjet pėr krijimin e njė kombi tė ri, janė edhe nė kundėrshtim me proceset e pėrgjithshme politike, ekonomike dhe kulturore nė planin evropian. Sado qė kjo ide sot mund t’u flejė ndėrkombėtarėve qė janė nė Kosovė pėr shkaqe politike, kjo tendencė do tė ishte nė kundėrshtim edhe me vetė proceset e globalizimit dhe tė integrimeve. Sot kur po jetojmė nė kohėn e heqjeve tė kufijve tė kuptimit tradicional, kur po jetojmė nė kohėn e kombeve tė mėdha kozmopolite si amerikanėt, britanezėt, francezėt e tjerė, krijimi i dy kombeve prej njė kombi, fragmentarizimi i kombeve ekzistuese, ėshtė mė shumė se absurd, ėshtė mė shumė se konzervativ, ėshtė tėrėsisht reaksionar. Sot projekti i krijimit tė identitetit evropian ėshtė njė projekt sfidues pėr tė ardhmen e kontinentit [29]. Nė kėtė debat janė tė inkuadruar mendjet mė larta tė inteligjencės evropiane, duke u munduar qė nė kontekstin e kohės nėpėr tė cilin po kalon Evropa, e ndeshur nga konkurrenca e fortė me SHBA-tė, me Kinėn, me Rusinė dhe botėn islame, tė gjejnė ato fusha dhe premisa qė mund tė shėrbejnė si baza e njė identiteti tė pėrbashkėt evropian pa shkatėrruar edhe identitetet e thelluara kombėtare tė kombeve evropiane. Pas integrimeve ekonomike disa vjeēare, qė kulminuan me krijimin e monedhės sė pėrbashkėt pėr njė pjesė tė shteteve tė BE-sė, cilat veē janė duke krijuar nevojėn dhe premisat e krijimit edhe tė politikave tė pėrbashkėta ekonomike si dhe tė strukturave shtetėrore tė pėrbashkėta, nevoja pėr tė krijuar edhe bazat mė tė thelluara politike tė kėtij identiteti por edhe kulturore po shtrohen mė shumė se kurrė [30]. Habermasi dhe Derrida nė kėtė drejtim theksojnė se sistemi i mirėqenies sociale, krijimi i institucioneve mbinacionale siē ėshtė BE, nė tė cilėn ėshtė bartur njė pjesė e sovranitetit si dhe aftėsia qė tensionet e ashpra nacionale dhe sociale tė sė kaluarės tė zgjidhen pėrmes dialogut, dhe tė kanalizohen pėrmes institucioneve duhet tė jenė baza tė njė identiteti evropian [31]. Kjo Evropė qė aq gjatė dhe pamėshirshėm ka luftuar me veten, si bazė tė identitetit tė saj ėshtė ndėr tė tjera duke e vendosur edhe mėsimin e tė bėrit paqe me veten [32]. Nuk ka dyshim se nė planin politik hap i rėndėsishėm konsiderohet krijimi i njė politike tė jashtme tė pėrbashkėt e cila fillimisht do tė ishte projekt i asaj qė Habermasi dhe Derrida e quajnė bėrthama apo zemra e Evropės (kryesisht gjashtė shtetet qė e kanė filluar projektin e BE-sė nė vitit 50-tė tė shekullit tė kaluar) [33]. Nė vazhdėn e kėtij mendimi Eko thekson nevojėn jo vetėm pėr politikė tė jashtme tė pėrbashkėt por edhe sistem mbrojtės tė pėrbashkėt, qė sipas tij do t’i siguronin Evropės njė mundėsi mbrojtjeje dhe do ta promovonin atė si polin e tretė nė botė nė mes tė SHBA-ve dhe Lindjes (Kinės apo Japonisė) [34]. Pra sot jemi dėshmitarė tė pėrpjekjeve pėr definimin e identitetit evropian, nė shumėsin e identiteteve nacionale dhe nė kontrastin e kulturave tė ndryshme. Ėshtė mė shumė se paradoksale, qė nė kėto momente sfiduese historike, ne tė fillojmė njė luftė donkishoteske me veten, pėr tė copėzuar identitetin tonė qė me aq xhelozi e kemi ruajtur pėr shekuj. Mė shumė ėshtė koha tė mendojmė sesi ky identitet mund tė jap vlera universale qė do ta pasuronin identitetin evropian tė sė nesėrmes e qė po krijohet ēdo ditė nėpėr njė kontekst tė ashpėr gjeopolitik.
Festa_tani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-02-06, 04:06   #11
Festa_tani
 
Anėtarėsuar: 03-02-06
Postime: 16
Festa_tani e ka pezulluar reputacionin
Gabim

11. Nuk ka dyshim se nė kėtė situatė identiteti shqiptar, ashtu si edhe shumė identitete tė tjera nuk ėshtė pa probleme dhe ndikime tė jashtme. Globalizimi dhe ngjarjet aktuale politike nė arenėn ndėrkombėtare, tė cilat kanė ashpėrsuar ndarjet fetare e bėjnė pozicionin e identitetit qytetėrues shqiptar shumė tė ndjeshėm dhe sfidues [35]. Megjithėse personalisht, jam i bindur se kėto ndarje fetare janė maskė e problemeve tė vėrteta qė janė kryesisht ekonomike, ato po arrijnė tė mobilizojnė masat e pavetėdijshme tė qytetarėve nga tė gjitha religjionet [36]. Shqiptarėt gjithsesi nė hap e sipėr dhe sidomos duke e zgjidhur problemin e tyre kombėtar pėrmes krijimit tė shtetit unik shqiptar nė Ballkan, duhet tė kenė parasysh modelin e vet te identitetit nė raport me tė tjerėt. Qenia e tyre nė shumicė mysliman ndonėse nuk ėshtė faktor pėrcaktues nė identitetin kombėtar nuk mund tė injorohet. Nuk mund tė injorohet edhe pėr shkak tė pėrpjekjeve tė grupeve tė ndryshme radikale islamike pėr tė gjetur terren tė pėrshtatshėm rritjeje nė ambientin tonė tė mbarsur me varfėri dhe probleme tė shumta sociale. Por gjithashtu nuk mund tė injorohet edhe tendenca kryesore pėr tė qenė njė popull me identitet qytetėrues evropian gjithashtu [37]. Dhe identiteti qytetėrues evropian nė perceptimin tonė ėshtė dhe duhet tė jetė gjithėpėrfshirės, pra jopėrjashtues dhe sidomos jo vetėm kristian por mbi tė gjitha shekullar. Nė pajtueshmėrinė e kėtyre tendencave dhe nė forcimin e identitetit kombėtar shekullar si pėrfaqėsues i tėrė kėsaj larmie identitetesh tė ngėrthyera nė qenien tonė kombėtare duhet tė qėndrojė pėrcaktimi ynė qytetėrues [38].
Festa_tani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-02-06, 04:07   #12
Festa_tani
 
Anėtarėsuar: 03-02-06
Postime: 16
Festa_tani e ka pezulluar reputacionin
Gabim

12. Nga aspekti racional por edhe ai strategjik, pra duke e lėnė tė kaluarėn dhe duke u marrė me tė tashmen dhe tė nesėrmen siguria e kėtij identiteti tė ri kombėtar gjithmonė do tė ishte e rrezikuar. Serbia nė vazhdimėsi do ta rrezikonte kėtė identitet dhe realisht do tė kishte mundėsi qė mė lehtė ta gllabėronte. Prandaj pėrpjekja pėr krijimin e kombit kosovar ėshtė shumė e rrezikshme, shumė e dėmshme pėr ne por tepėr e preferuar nga politika shoviniste serbe. Po tė ishte pėr ndėrrim identiteti, ne nė Kosovė moti o do tė pėrfundonim tė gjithė nė Turqi o do tė asimiloheshim nga pushtetet shoviniste serbe. Mbetja shqiptarė i ka egėrsuar gjithnjė shovinistėt, sepse vetėm duke mbetur si tė tillė planet e tyre nuk mund tė realizoheshin. Edhe sot, vetėm duke qenė gjashtė-shtatė milionė shqiptarė nė Ballkan ne jemi faktorė dhe njė forcė potenciale. Jemi tė tillė edhe para Serbisė, por edhe para bashkėsisė ndėrkombėtare dhe para shteteve tė tjera ballkanike. Kėshtu qė njė komb qė nuk e projekton tė ardhmen e vet politike dhe ekonomike duke u nisur nga kėto premisa, nuk ėshtė serioz dhe mund tė ndeshet nė tė ardhmen me vėshtirėsi serioze. Duhet kuptuar se edhe projekti evropian ėshtė duke kaluar nėpėr njė fazė tė vėshtirė, se atij projekti mund t’i ndihmojmė mbi tė gjitha si tė bashkuar sepse vetėm si tė tillė do tė krijonim rrethana zhvillimi nė rajon duke i mbyllur kaptinat e konflikteve.
Festa_tani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-02-06, 04:08   #13
Festa_tani
 
Anėtarėsuar: 03-02-06
Postime: 16
Festa_tani e ka pezulluar reputacionin
Gabim

13. Nė situatėn hipotetike tė krijimit tė njė kombi tė ri qė do tė ishte ai kosovar do tė lindnin edhe disa probleme tė tjera shumė konkrete e deri nė dhembje tė prekshme. Ēka do tė ishin banorėt e Tetovės dhe tė Shkupit, ēka do tė duhej tė ishin ata tė Preshevės dhe tė Ulqinit? Pra do tė lindnin probleme tė pronėsisė pėr njė pjesė tė mbetur tė ish-shqiptarėve, qė mund tė jenė edhe kosovarė.
Nė radhė tė parė nė kėtė moment kjo situatė do tė vėshtirėsonte pozicionin e tyre politik nė vendet ku jetojnė sepse politikat shoviniste tė Serbisė, IRJM-sė dhe Malit tė Zi, do tė shfrytėzonin situatat e tilla pėr tė vazhduar edhe mė tej diskriminimin e tyre. Nė mėnyrė ironike do tė mund tė thuhej se lindja e kėtij kombi tė ri do tė shtonte numrin e serbėve, malazezėve dhe sidomos tė maqedonėve nė raport me shqiptarėt nė Ballkan. Ja edhe njė shembull se sa absurde dhe joracionale do tė ishte krijimi i kėtij kombi tė ri.
Festa_tani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-02-06, 04:09   #14
Festa_tani
 
Anėtarėsuar: 03-02-06
Postime: 16
Festa_tani e ka pezulluar reputacionin
Gabim

14. Kjo ide-pėrpjekje e pushtuesve tanė, kohėve tė fundit ka filluar tė gjejė njė pėrkrahje edhe pse ende fillestare tek disa qarqe tė caktuara tė shoqėrisė dhe politikės sonė nė Kosovė. Fillimisht e depėrtuar pėrmes idesė pėr shtetin e Kosovės, e ndihmuar nga njė propagandė e tmerrshme disavjeēare anti Shqipėri qė ėshtė bėrė nga qarqe tė ndryshme e me qėllim ftohjen ndėrshqiptare, ka tendenca qė kjo ide tani tė depėrtojė si arsyetim se kėshtu mund t’i mashtrojmė edhe ndėrkombėtarėt se “ja krijuam kombin e ri dhe tani nuk ka rrezik tė bashkohemi me Shqipėrinė”. Arsyetime tė tilla janė qesharake dhe nuk i gėlltit askush. Krijimi i kombit kosovar nuk e shpejton procesin e krijimit tė shtetit tė Kosovės. Pėrkundrazi, ai i hap rrugė jostabilitetit permanent jo vetėm tė identitetit por edhe tė politikės dhe tė tėrė shoqėrisė nė Kosovė. Pėr mė tepėr kėto pėrpjekje do tė shkaktojnė pėrēarje tė mėdha nė shoqėri qė do tė pėrcilleshin me konflikte tė vazhdueshme. Nuk ka dyshim se njė situatė e tillė pozicionin e Kosovės nė raport me Serbinė e lė shumė tė dobėt dhe tė brishtė.
Realisht shikuar njė pjesė e politikanėve nė Kosovė dhe nė Shqipėri mund tė jenė tė interesuar nė njėrėn mėnyrė ose nė tjetrėn, tė krijojnė njėfarė identiteti kosovar (ndoshta jo tėrėsisht kombėtar), sepse frikėsohen se procesi i bashkimit kombėtar do t’i lė jashtė loje. Klanet politike, tė frikėsuara se mund ta humbin rėndėsinė e tyre nė tėrėsinė unike shqiptare (pėr shkak tė mungesės sė vizioneve tė qarta pėr tė ardhmen, pėr shkak tė pseudovlerave politike qė pėrfaqėsojnė, pėr shkak tė servilitetit ndaj tė huajve, por edhe nga frika e humbjes sė influencės mbi monopolet ekonomike), mund tė jenė njė pengesė nė rrugėn normale tė integrimeve ndėrshqiptare qė do tė finalizohej me krijimin e shtetit unik shqiptar. Normalisht kėto klane asnjėherė kėtė nuk do ta pranonin dhe thonin shumė hapur dhe publikisht por ato po punojnė qė tė krijohen rrethana tė atilla qė do tė zvarrisnin kėtė proces natyror dhe tė pashmangshėm
Festa_tani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-02-06, 04:10   #15
Festa_tani
 
Anėtarėsuar: 03-02-06
Postime: 16
Festa_tani e ka pezulluar reputacionin
Gabim

15. Nė kėto rrethana politike tė brendshme dhe nė kėto konstalacione tė forcave nė aspektin ndėrkombėtar, nuk jam shumė i sigurt se a ka mundėsi qė Kosova tė jetė e pavarur si shtet dhe sa mund tė zgjas ai proces. Por edhe vetė projekti i shtetit tė Kosovės ėshtė njė projekt relativisht joracional dhe vėshtirė i realizueshėm nga ana ekonomike [39]. Ashtu siē thotė Arbėn Xhaferi “tendenca historike afirmon sistemet kompakte, kohezive dhe funksionale” [40]. Negociatat qė po vijnė jam i bindur se nuk do ta nxjerrin Kosovėn si shtet tė pavarur. Zgjidhja patjetėr do tė jetė e veēantė nė tė gjitha drejtimet dhe e pėrbėrė nga njė mori paketash, ku secila palė mund ta konsiderojė veten fituese. Kosova do tė ketė mė shumė tė drejta se qė ka sot, por shumė mė pak se qė duhet dhe me komplikime tė brendshme funksionale. Gjithashtu edhe lidhjet me Serbinė ndonėse formale, mund tė mbeten nė fuqi edhe nė kėtė zgjidhje tė ardhshme. Por edhe opsioni i dėshtimit tė negociatave nuk duhet hedhur poshtė, me qė rast kjo gjendje aktuale me ndonjė modifikim mund tė zgjaste edhe pėr njė kohė. Por, sado qė kjo zgjidhje e ardhshme do ta komplikojė zgjidhjen pėrfundimtare tė ēėshtjes shqiptare (ashtu siē e komplikon edhe vazhdimi i kėsaj status quo-je me ndonjė ndėrrim ambalazhi), ajo do ta bėjė gjithnjė e mė tė domosdoshėm dhe tė pashmangshėm kanalizimin e tė gjitha energjive tė popullit tonė nė drejtim tė realizimit tė bashkimit kombėtar si koncepti mė modern i politikės shqiptare dhe si zgjidhja mė e qėndrueshme pėr Ballkanin dhe Evropėn e sė nesėrmes [41]. Kjo do tė ishte edhe zgjidhja qė do tė qetėsonte rajonin. Ēdo zgjidhje tjetėr ėshtė riciklim i problemeve tė vjetra ballkanike. Nė fund tė fundit integrimi i shqiptarėve nė njė shtet ėshtė jo vetėm e drejtė natyrore dhe historike e tyre, por edhe nė pėrputhje tė plotė me proceset nėpėr tė cilat po ec sot Evropa, e sidomos nėpėr ato tė cilat synon t’i ec nesėr. Shqipėria e bashkuar, do tė bėhej njė shtet normal, qytetar, me mundėsi tė frymimit tė lirshėm ekonomik dhe me njė rregullim qė shtetėror qė do t’i pėrshtatej tė gjitha pjesėve tė kombit. Shumė kundėrshtarė tė bashkimit kombėtar dhe promotor tė idesė sė identitetit kosovar marrin si bazė vepruese ekzistencėn e njė identiteti politik tė Prishtinės qė do tė jetė vėshtirė t’i jepet Tiranės. Duke mos e injoruar krejtėsisht kėtė problem, ai ėshtė minor nė raport me dobishmėrinė e realizimit tė projektit. Nė kėtė bashkim edhe Tirana e edhe Prishtina do tė humbnin diēka nga rėndėsia e tyre, por do tė pėrfitonte Shqipėria dhe qytetarėt e saj. Shqipėria e bashkuar, siē thotė Agolli nuk do tė ishte mė “leckamane me xhubletė tė grisur” [42].


Festa_tani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:39.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.