Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 19-03-06, 12:07   #1
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim Doktrina Bush e sigurise amerikane.

KUNDĖR TOTALITARIZMIT
Bush paraqet dokumentin e ri strategjik lidhur me sigurinė amerikane, nė realitet njė manifest pėr demokracinė qė duket si i shkruar nga njė intelektual liberal. E konfirmuar e drejta e goditjes sė parė (edhe ndaj Iranit)
Nė shtator 2002, Shtėpia e Bardhė paraqiti Strategjinė e Sigurisė Kombėtare tė saj me tė cilėn ka kodifikuar linjat drejtuese tė mbrojtjes amerikane nė botėn e re tė krijuar nga sulmet e 11 shtatorit.
Kjo strategji pėrmbante doktrinėn e plotė dhe kompleksive Bush tė zbatuar me afate tė alternuara gjatė kėtyre viteve, pavarėsisht se ka hyrė nė histori vetėm pėr idenė e first strike, tė goditjes sė parė, tė luftės preventive.
Nė realitet ku dokument pėrmbante edhe formalizimin e politikės nė favor tė ndryshimit tė regjimit nė vend tė ruajtjes sė statukuosė despotike. Parashikonte barazimin midis shteteve terroriste dhe vendeve qė presin, financojnė dhe mbėshtesin terrorizmin ndėrkombėtar.

Sė fundi, hidhte tė zezėn nė tė bardhė moton e vjetėr klintoniane pėr tė vepruar multilateralisht kur ėshtė e mundėshme, unilateralisht kur ėshtė e nevojshme.
Dy ditė mė parė nė mėngjez, pas katėr vjetėsh, Xhorxh Bushi ka paraqitur dokumentin e ri strategjik lidhur me sigurinė kombėtare. Risķa kryesore e kėtyre 49 faqeve ėshtė se Shtėpia e Bardhė nuk i ka ndryshuar njė presje konceptimit tė vitit 2002, duke u kufizuar tė mbajė parasysh rezultate negative, ēėshtje akoma tė hapura dhe sfida tė ardhshme. Dokumenti hedh poshtė edhe njėherė akoma thashethemet gazetareske mbi ndarjet e pamundura midis fajkojve dhe pėllumbave nė gjirin e Administratės, midis tė kėqinjve tė Dik Ēeneit dhe tė mirėve tė Kondolica Raisit, midis unilateralistėve dhe multilateralistėve, midis realistėve dhe neokonservatorėve.
Pas 11 shtatorit, politika e jashtėme dhe e sigurisė amerikane ėshtė njė e vetme dhe ėshtė fuqimisht nė dorėn e Presidentit Bush. Doktrina e re riafirmon qartė parimin e pėrhapjes sė demokracisė ("ėshtė masa mė efikase afatgjatė pėr tė forcuar stabilitetin ndėrkombėtar, pėr tė reduktuar konfliktet rajonale, pėr t'ju kundėrvėnė terrorizmit dhe ekstremizmit qė e mbėshtet, zgjeron paqen dhe mirėqėnien"), tė drejtėn pėr tė ndėrhyrė qė tė parandalohet njė sulm ("kur pasojat e njė sulmi me armė shfarosjeje janė potencialisht kaq shkatėrrimtare, nuk mund tė rrijmė duarkryq ndėrsa kėto rreziqe serioze materializohen. Ky ėshtė parimi dhe logjika e parandalimit. Nė strategjinė tonė tė sigurisė kombėtare vendi i parandalimit mbetet i njėjti"). Veē kėsaj, dokumenti shpjegon se nganjėherė duhet vepruar i vetėm ("duhet tė jemi tė pėrgatitur pėr tė vepruar tė vetėm nėqoftėse ėshtė e nevojshme, por duke pranuar se ka pak pasoja jetėgjata qė mund t'i arrijmė pa bashkėpunimin me aleatėt dhe me partnerėt tanė"), por edhe shpesh janė tė dobishėm edhe koalicionet e vullnetarėve ("tė krijohen partneritete ad hoc sipas modelit tė inisiativės strategjike mbi proliferimin pėr tė pėrballuar sfidat dhe mundėsitė e reja. Kėto aleanca e nxjerrin nė pah bashkėpunimin ndėrkombėtar, jo burokracia. Mbėshteten mbi aderime vullnetare mė shumė sesa nė traktate. Janė tė orientuara ndaj veprimit dhe rezultateve mė shumė sesa tė bėjnė ligje apo tė krijojnė rregulla"). Nė letrėn e prezantimit, Bush ka shpjeguar se strategjia e sigurisė amerikane ėshtė e mbėshtetur mbi dy shtylla: "Shtylla e parė ėshtė ajo e promovimit tė lirisė, drejtėsisė, dinjitetit njerėzor - tė punohet pėr t'u dhėnė fund tiranive, tė promovohen demokraci tė vėrteta dhe tė zgjerohet mirėqėnia nėpėrmjet lirisė sė tregėtisė dhe politikave tė menēura tė zhvillimit". Bush ka shtuar se "qeveritė e lira janė pėrgjegjės ndaj popujve tė tyre" dhe "as nuk i shtypin qytetarėt e tyre, as slumojnė vendet e tjera tė lira". Shtylla e dytė e strategjisė "ėshtė ajo e pėrballimit tė sfidave tė kohės sonė, duke drejtuar njė komunitet demokracishė nė rritje. Shumė prej problemeve qė hasim - kėrcėnim sėmundjesh epidemike, proliferim armėsh tė shkatėrrimit nė masė, terroriėm, tregėti qėniesh njerėzore, katastrofa natyrore - i tejkalojnė kufijtė. Pėrpjekje shumėkombėshe janė thelbėsore pėr zgjidhjen e kėtyre problemeve, por historia ka demostruar se vetėm kur bėjmė atė qė na takon, atėhere tė tjerėt bėjnė tė tyren". Ndryshe nga viti 2002, strategjia bushiane denoncon hapat e rrezikshme prapa nė Rusi, pėrballon ēėshtjen Iran dhe shkruan se modeli i zhvillimit kinez nuk ėshtė i dėshirueshėm, sepse vendet "qė kėrkojnė tė ndajnė lirinė ekonomike nga liria politike" nė perspekivė rrezikojnė tė transformohen nė armiq. Kėtu mė poshtė, nė korsiv, pasazhet kryesore tė dokumentit: Politika e Shteteve tė Bashkuara ėshtė ajo qė tė individualizojė dhe tė mbėshtesė lėvizje dhe institucione demokratike nė ēdo vend dhe nė ēdo kulturė, me objektivin final qė t'i japin fund tiranisė nė botėn tonė. Nė botėn tonė, karakteri themelor i regjimeve ėshtė i rėndėsishėm sa shpėrndarja e pushteteve. Objektivi i shtetit tonė ėshtė ai qė tė ndihmojė tė krijohet njė botė vendesh demokratike tė mirėqeverisur qė mund t'u pėrgjigjen nevojave tė qytetarėve tė tyre dhe tė veprojnė vetė ato nė mėnyrė tė pėrgjegjėshme nė sistemin ndėrkombėtar. Arritja e kėtij objektivi ėshtė njė punė brezash. Shtetet e Bashkuara ndodhen nė vitet e para tė njė beteje tė gjatė, tė ngjashme me atė qė vendi ynė ka pėrballuar nė vitet e para tė Luftės sė Ftohtė.
Kėto janė fjalėt e para tė Strategjisė qė individualizon nė promovimin e demokracisė armėn kryesore pėr tė garantuar sigurinė kombėtare. Beteja ėshtė breznore, siē ėshtė thėnė qysh nga 11 shtatori. Lufta kundėr terrorizmit islamik ėshtė Lufta e Ftohtė e re. Shekulli i Njėzet ka parė triumfin e lirisė mbi kėrcėnimet e fashizmit e tė komunizmit. Tani kėrcėnimi vjen nga njė ideologji e re totalitare, njė ideologji qė nuk bazohet mbi njė filozofi laike, por mbi modifikimin e njė feje krenare. Brendia e saj mund tė jetė e ndryshme nga ideologjitė e shekullit tė kaluar, por mjetet janė tė ngjashmė: intoleranė, vrasje, terror, skllavėri dhe represion. Shtėpia e Bardhė shpjegon betejėn e ideve nė zhvillim dhe e pėrshkruan fondamentalizmin islamik si totalitarizmin e fundit tė shekullit tė kaluar. Njė analizė qė, hiq neokonservatorėt, ėshtė pėrpunuar nga intelektualė liberalė si Pol Berman, Kristofer Hitēens, Tomas Fridman, André Gluksman. Ndryshe nga Bush, kėta i konsiderojnė shumė tė ngjashme jo vetėm mjetet, por edhe pėrmbajtjet e kėtyre tri ideologjive totalitare. Dokumenti pėrballon paradoksin e votės demokratike nė favor tė Hamasit, njė rast qė teorikisht do tė vinte nė diskutim parimin dhe mirėsinė e vetė idesė sė promovimit tė demokracisė. Palestinezėt - pranon Strategjia - kanė votuar lirisht, por tani pesha e zgjedhjeve ėshtė mbi shpatullat e atij qė ėshtė zgjedhur. Nėqoftėse lidershipi i Hamasit nuk njeh Izraelin, nuk do tė pranojė hipotezėn "dy popuj, dy demokraci", qeveria e tij "nuk mund tė konsiderohet plotėsisht demokratike". Ne kemi pėrgjegjėsinė qė tė promovojmė lirinė njerėzore, por liria nuk mund tė imponohet, duhet tė zgjidhet. Forma qė liria dhe demokracia marrin nė ēdo vend do tė reflektojė historinė, kulturėn dhe zakonet unike tė popullit tė tyre. Shtetet e Bashkuara do tė jenė gjithmonė nga ana e dhe do tė mbėshtesin atė qė lufton pėr liri kudo nė botė. Parimet tona do tė jenė koherente, taktikat tona do tė variojnė".

Vazhdon


__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 19-03-06, 12:09   #2
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Nė kėtė pasazh ėshtė mė parė ideja se nuk ekziston njė koeficent demokracie e vlefshėm pėr tė gjitha gjatėsitė gjeografike, pastaj korrektimi realist ndaj pozicionit klasik idealist i sė Majtės. Ėshtė specificiteti i doktrinės sė neokonservatorėve, i tė ashtuquajturve "liberalė tė sulmuar nga realiteti": nė disa raste Uashingtoni do tė kryejė hapa tė vendosur dhe tė dukshėm pėr tė favorizuar ndryshimin imediat, nė tė tjera do tė ketė njė qėndrim reformator mė tė matur pėr tė lejuar shfaqjen e parakushteve tė njė shoqėrie tė lirė. Diferenca e qėndrimit do tė varet nga njė rrethanė shumė e saktė: nėqoftėse njė apo njė shtet tjetėr do tė kenė ndėrmarrė rrugėn e demokracisė ose jo. Dokumenti rreshton instrumentet paqėsore pėr favorizimin e demokracisė: mbėshtetje politike dhe financiare pėr opozitat, pėrdorim mė tė matur tė ndihmave dhe transformimin e diplomatėve nė agjentė aktivė tė ndryshimit. Detyra e parė e qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara mbetet ajo e mbrojtjes sė qytetarėve dhe e interesave amerikane. Ėshtė njė parim i fuqishėm amerikan ai sipas tė cilit ky detyrim e obligon qeverinė qė t'u paraprijė dhe t'u kundėrvihet kėrcėnimeve, duke pėrdorur tė gjitha elementėt e fuqisė kombėtare, pėrpara se kėrcėnimet tė shkaktojnė dėme serioze. "Nėqoftėse rreziku ėshtė i madh, shumė i madh ėshtė rreziku nė rast se nuk veprohet dhe mė urgjent argumentimi nė favor tė aksioneve paraprake mbrojtėse, edhe sikur tė kishte paqartėsi mbi kohėrat dhe vendet e sulmeve armike. Ekzistojnė pak kėrcėnime kaq tė mėdha sa njė sulm terrorist me armė shkatėrrimi nė masė. Pėr t'ju paraprirė ose pėr t'i parandaluar kėto akte armiqėsore nga ana e kundėrshtarėve tanė, Shtetet e Bashkuara do tė veprojnė nė mėnyrė preventive, po tė jetė e nevojshme, nė ushtrimin e sė drejtės sė tyre pėr vetėmbrojtje. Pėr tė parandaluar kėrcėnimet emergjente, Shtetet e Bashkuara nuk do pėrdorin forcėn nė tė gjitha rastet. Preferenca jonė ėshtė pėr aksione joushtarake. Asnjė vend nuk duhet ta pėrdorė asnjėherė parandalimin si pretekst pėr agresion. (…) Tė veprosh nuk do tė thotė tė pėrdorėsh forcėn ushtarake. Preferenca dhe praktika jonė ėshtė tė pėrballohen problemet e proliferimit me diplomacinė, koncertin me aleatėt kyē dhe partnerėt rajonalė. Gjithėsesi, po tė jetė e nevojshme, duke u bėrė thirrje parimet e qėndrueshme tė vetėmbrojtjes, nuk e pėrjashtojmė pėrdorimin e forcės pėrpara se tė arrijė sulmi, edhe sikur tė mbetej paqartėsia lidhur me vendin dhe datėn e zgjedhur nga armiku.
Pėrgatiti: ARMIN TIRANA


__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:24.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.