Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Ekonomi & Biznes
Emri
Fjalėkalimi
Ekonomi & Biznes Diskutime, informacione, studime e probleme ekonomike tė ndryshme nga ekonomia shqiptare e boterore.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 24-04-06, 15:16   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim 1.9 miliard $ pėr tė prodhuar energji nė Shqiperi


http://www.chron.com/disp/story.mpl/ap/fn/3812074.html



1.9 miliard dollarė pėr tė prodhuar energji sa mė tė pastėr nga gazi natyror i lėngshėm

ASG Power SA, investimi mė i madh energjitik nė Ballkan

Ajo qė shumė vende ėndėrrojnė ėshtė tė jenė tė pavarur nė burimet e tyre tė energjisė, pėr t'i pėrgjigjur jo vetėm nevojave, por edhe kėrkesave pėr rritje ekonomike dhe investime. Qeveria e Shqipėrisė ėshtė pranė arritjes sė kėtij suksesi.
Kompania ASG Power SA nėnshkroi disa javė mė parė me Ministrinė e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės njė Memorandum Mirėkuptimi, pėr realizimin e njė investimi total prej 1.9 miliard dollarė amerikanė, mė i madhi investim i huaj i ofruar ndonjėherė nė Shqipėri. Njėkohėsisht ky ėshtė investimi mė i madh ndėrkombėtar nė Ballkan dhe pėrmban njė komponente tė fuqishme amerikane, qoftė nė produktin strategjik qė synon tė realizojė ashtu edhe nė nivel komercial.
Ky investim i pėrgjigjet strategjive tashmė tė definuara shtetėrore pėr diversifikimin e burimeve tė energjisė, nė pėrputhje me standartet e mbrojtjes sė mjedisit. Nė njė event qė u mbajt kėtė javė nė hotel Sheraton nė Tiranė, Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, pėrkrah ambasadores amerikane Marsi Ries, ambasadorit zviceran dhe pėrfaqėsuesve tė organizatave kryesore tė biznesit, mirėpritėn projektin, duke shprehur mbėshtetje tė pakursyer ndaj tij.


- Ēfarė pėrmban ky projekt?


"Projekti ėshtė i thjeshtė nė koncept", thotė drejtori i tij, zoti Agim Gjinali. "Projekti pėrbėhet nga njė stacion i ri-gazifikimit tė gazit tė lėngshėm natyror (LNG) me njė kapacitet vjetor prej 10 miliard metrash kub dhe njė TEC-i me cikėl tė kombinuar, tė ndėrtuar nė tre faza nga 400 MW secila pikėrisht nė pėrputhje me strategjinė kombėtare tė Shqipėrisė pėr energjinė". Po ashtu nė projekt bėn pjesė njė tubacion nėndetar pėr transportin e gazit qė do tė lidhi Shqipėrinė me Italinė e Jugut si dhe njė linjė nėndetare e interkonjeksionit.
Sipas zotit Gjinali gazi do tė sillet nė impjant me anije tankera, do tė pėrpunohet nė njė platformė lundruese ose mol tė posaēshėm, nė varėsi tė kushteve natyrore tė vendndodhjes dhe mė pas do tė trajtohet brenda impjantit nė pėrputhje me procesin teknologjik. "Por gazi natyror i lėngshėm (LNG) ėshtė lėnda djegėse mė e pastėr nė natyrė", saktėson ai, duke bėrė dallimin mes tij dhe LPG-sė (gazit tė lėngshėm me origjinė nga nafta). Investimi ėshtė parashikuar tė vendoset nė zonėn pranė lumit Seman, ku aktualisht derdhen edhe ujėrat e sektorit naftėnxjerrės tė Marinzės.
Rreth 2 miliard metra kub gaz natyror do tė shfrytėzohen nė ciklin e prodhimit pėr vendin, ndėrsa pjesa tjetėr e prodhimit do tė transportohet nė tregjet europiane pėrmes Italisė apo Ballkanit. Afėrsisht 8 miliard metra kub gaz do tė transportohen nėpėrmjet tubacionit nėndetar dhe pjesa tjetėr e elektroenergjisė do tė transportohet pėrmes njė linje tė rinovuar tė tensionit tė lartė brenda vendit si dhe njė linje tė re kabllore nėnujore pėr nė Itali, me kapacitet transmetimi prej 1000 MW.
Zoti Gjinali garanton se: "Teknologjia qė do tė instalohet nė Shqipėri plotėson standartet e BE-sė nė fushėn e energjisė, gjė qė do tė krijojė mundėsinė pėr lidhjen e vendit me tregun europian. Pėr mė tepėr, si rezultat i kapaciteteve tė reja hidro-energjitike qė do tė zhvillohen nė Shqipėri, Europa mund tė ketė akses pėrmes kėsaj lidhjeje pėr tė marrė energji nga burime energjitike tė rinovueshme dhe me kosto tė lirė", thotė drejtori i ASG Power SA. Pėr tė maksimalizuar efektivitetin e tij, projekti i ASG Power parashikon njė seri investimesh rehabilituese tė rrjeteve tė transmetimit tė rrymės dhe gazit, qė do tė jenė gjithsesi njė pėrfitim direkt pėr sistemin energjitik shqiptar. Krejt projekti parashikohet tė realizohet brenda vitit 2009.


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 24-04-06, 15:23   #2
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

- Kush janė realizuesit e kėtij projekti?


ASG Power SA ėshtė njė kompani e ndėrtuar posaēėm, qė zotėrohet nga AET-njė kompani publike zvicerane e specializuar nė fushėn e energjisė si dhe investitorė tė tjerė europianė dhe amerikanė.
Themeluesit kanė shumė vite qė e studiojnė pellgun e Adriatikut pėr realizimin e projektit. Ata kanė bėrė analizat e tyre mė herėt edhe nė vende si Kroacia apo Mali i Zi. Por, Shqipėria ofron distancėn mė tė pėrshtatshme dhe njėkohėsisht edhe njė territor gjithnjė e mė solid nė nivelin politik, gjithnjė e mė tė mbėshtetur nė nivelin ndėrkombėtar. "Nuk ėshtė rastėsi qė afrimi ynė me momentin e realizimit tė projektit pėrkon edhe me ēastin e pranimit tė Shqipėrisė nė NATO", thotė buzagaz Agim Gjinali. Investitorėt nė tėrėsi e pranojnė se Shqipėria gjithnjė e mė tepėr pėrfaqėson njė terren strategjik pėr korridoret e energjisė.
Ambasadorja amerikane nė Tiranė, Marsi Ries, tha gjatė ceremonisė sė prezantimit zyrtar tė projektit, se realizimi i kėtij projekti do tė nėnkuptojė njė mbėshtetje tė fuqishme pėr tė gjithė investimet e huaja nė Shqipėri. Komponentja amerikane e kėtij investimi ėshtė po ashtu njė mbėshtetje e mėtejshme sidomos pėr investimet amerikane qė pritet tė vijojnė. US EXIM Bank ka angazhuar nė mbėshtetje tė kėtij projekti njė total prej 600 milion dollarėsh, kredia mė e madhe e kėsaj banke e dhėnė deri mė tani nė Europė. ASG Power SA ka nėnshkruar ndėrkaq marrėveshje pėr ndėrtimin e stacionit tė ri-gazifikimit tė LNG-sė, TEC-in dhe tubacionin nėndetar me kompaninė (joint-venture) italo-amerikane "SAIPEM and Black and Veatch". Njė marrėveshje ėshtė arritur edhe me ABB-nė, gjigandin botėror tė pėrcjellėsave elektrikė, pėr tė gjithė inter-konjeksionet elektrike dhe ndėrtimin e linjave tė tensionit tė lartė.


- Pse tani?


Disa muaj mė herėt Banka Botėrore bėri me dije se nė tėrėsi Europa Juglindore do tė pėrballet me njė krizė tė theksuar tė energjisė dhe mungesė tė saj pėr shkak tė shpejtėsisė sė lartė tė rritjes sė investimeve nė kėto vende. Fenomeni megjithatė nuk ėshtė as i ri, as i panjohur edhe tani. Vitet e fundit furnizimi i pamjaftueshėm me energji elektrike ka sjellė mungesa tė shpeshta tė energjisė nė shtetet e Ballkanit dhe Itali. Nė tė njėjtėn kohė, Italia ėshtė kthyer nė tregun mė tė shtrenjtė tė energjisė elektrike nė Europė, e ndjekur ngushtė nga shtetet e Ballkanit.
"Nevoja nė rritje pėr burime tė reja energjie nė Shqipėri, Greqi, Kosovė dhe veēanėrisht Itali, ka nxitur ASG Power SA tė zhvillojė Kompleksin e Termocentralit tė Adriatikut qė do tė pėrfshijė Terminalin LNG, Impiantin e Ri-gazifikimit dhe Tubacionin e Eksportit si dhe Termocentralin me Cikėl tė Kombinuar me Kabllin e Eksportit HVDC", tha gjatė eventit Agim Gjinali, CEO i kompanisė. "Falė pozitės sė favorshme gjeografike midis Italisė dhe Ballkanit, termocentrali i ri do tė plotėsojė kėrkesėn pėr energji elektrike nė Italinė Jugore, Greqi dhe Kosovė. Gjithashtu, ai do tė sigurojė energji shtesė pėr tregun shqiptar dhe do tė prodhojė tė ardhura tė rėndėsishme nga shkėmbimi i huaj pėr qeverinė shqiptare".
ASG Power SA ka analizuar mundėsi tė ndryshme pėr termocentralin, duke pėrfshirė impiantet me ndezje me qymyr, me cikėl tė thjeshtė si dhe me cikėl tė kombinuar me ndezje me gaz. Ndėrkohė, qė lėnda djegėse mė e lirė dhe mė e bollshme ėshtė qymyri, impianti me ndezje me qymyr do tė kėrkonte mė shumė kapital, dhe pėr mė tepėr do tė donte tė paktėn tre vjet pėr t'u pėrfunduar. Kėtu sigurisht ėshtė llogaritur edhe impakti mjedisor, qė pėr mentalitetin e biznesit tė kompanive perėndimore renditet i pari. Impianti me cikėl tė thjeshtė dhe ndezje me gaz do tė ishte mė i liri, por edhe mė inefiēenti. Kjo bėn qė impianti me cikėl tė kombinuar tė ndezur me gaz tė jetė zgjidhja mė praktike, sqarojnė ekspertėt e kompanisė.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-04-06, 15:27   #3
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

- Kush pėrfiton nga ky projekt?


I pari qė pėrfiton jashtėzakonisht shumė nga ky projekt ėshtė vendi pritės i tij. Favoret e shtetit shqiptar janė si tė drejtpėrdrejta, ashtu edhe tė tėrthorta nga zbatimi i kėtij projekti. Nė pėrfitimet e drejtpėrdrejta pikė sė pari renditet e drejta pėr tė blerė energji nė koston e prodhimit dhe shumė herė nėn ēmimin e tregut ndėrkombėtar, pėr sasinė e kėrkuar qė plotėson nevojat e brendshme tė vendit. Investitorėt besojnė se qeveria e Shqipėrisė do tė mund tė blejė rreth 200 MW energji pėr njė periudhė tė pakufizuar, aq sa janė sipas ekspertėve edhe nevojat e vendit. Po ashtu, lidhja me rrjetin ndėrkombėtar tė energjisė krijon nė kėtė rast mundėsinė qė Shqipėria tė importojė drejtpėrdrejt nga Italia nė orėt e natės, kur ēmimi i energjisė ėshtė shumė herė mė i ulėt, sesa nė orėt e pikut tė pėrdorimit.
Ndėrsa Shqipėria sot ka njė humbje tė rėndėsishme nė rrjetin e saj kombėtar tė energjisė pėr shkak tė prodhimit tė energjisė vetėm nė Veri tė vendit, ndėrtimi i kėsaj pike tė prodhimit tė energjisė nė JJug, pėrmes ballancimit tė rrjetit, ndėrpret humbjet e energjisė, duke kursyer gjithashtu njė vlerė tė rėndėsishme financiare. Nė pikėpamjen e ndikimit social dhe fiskal, gjatė 3 viteve tė ndėrtimit tė veprės rreth 3500 persona do tė punėsohen, duke respektuar thellėsisht legjislacionin shqiptar pėr trajtimin me dinjitet tė punonjėsve. 300 specialistė do tė jenė tė punėsuar nė kohė tė plotė pas kompletimit tė veprės pėr operimin e saj. "Synimi ynė ėshtė tė pėrgatisim dhe trajnojmė tė rinj tė talentuar shqiptarė dhe staf inxhinierik, qė dėshiron tė punojė nė kėtė sektor tė bukur dhe jetik", shpjegon mė nė detaje Gjinali. Ai nėnvizon etikėn e lartė tė kompanisė, qė synon tė sjellė nė Shqipėri bashkė me investimin jo vetėm teknologjinė e fjalės sė fundit, por edhe njė nivel tė ri tė respektit ndaj ligjit, mjedisit, nė mbėshtetje tė zhvillimit tė qėndrueshėm tė rajoneve me potenciale kaq tė dukshme, si Fieri, pėrmbylli ai.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-04-06, 15:36   #4
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ambasadorja Ris: "Biznesi amerikan do tė angazhojė nė kėtė investim 600 milionė USD"

Projekti pėrmbush nevojat pėr gaz e energji

Mbėshtetja pėr projektin ėshtė nė ditėn e saj mė tė mirė dhe asgjė nuk mund tė na bėnte mė shumė tė lumtur se kaq, thonė pėrfaqėsuesit e ASG Power SA. Gatishmėria e gjetur pėr realizimin e kėtij projekti i bėn nder qeverisė shqiptare dhe partnerėve tė saj strategjike, ku ASG Power veēon pėrfaqėsinė diplomatike dhe zyrėn ekonomike amerikane nė Tiranė.
Edhe pse nė Shqipėri prej 3 vitesh, problemi kryesor i projektit deri tani ka qenė vend-vendosja e qartė e tij. Nė bashkėpunim me partnerėt zbatues, SAIPEM- Grupi ENI, kompania ka shpenzuar deri tani disa milionė dollarė pėr tė bėrė vlerėsimet teknike tė terreneve tė ndryshme qė u janė propozuar herė pas here. Qeveria Berisha pėrfundimisht propozoi pėr kėtė investim zonėn pranė grykėderdhjes sė lumit Seman.
Duke i falenderuar madje pėr durimin e treguar, kryeministri Berisha shprehu kėnaqėsinė e tij pėr shanset qė njė investim i tillė serioz ofron pėr ekonominė vendase dhe nė tėrėsi pėr realitetin ekonomik shqiptar.
"Me konsorciumin gjetėm njė mirėkuptim tė shpejtė pėr vendin e ndėrtimit tė kėtij termocentrali me gaz likuid shumė tė fuqishėm. Unė i siguroj se do i mbėshtesim fuqimisht qė kėtė ėndėrr tė tyre tė madhe ta bėjnė sa mė shpejt realitet... Qeveria shqiptare, nėnvizoi kryeministri do tė mbėshtesė fuqishėm pėrpjekjet pėr tė realizuar kėtė projekt tė madh. Ky ėshtė njė nga investimet mė tė mirėpritura dhe mė tė rėndėsishme qė bėhet nė Shqipėri, dhe jo vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe pėr rajonin nė tėrėsi", deklaroi zoti Berisha.
Ambasadorja e SHBA nė Tiranė, Marsi Ries, tha nė hapje tė veprimtarisė se ky projekt ėshtė njė mbėshtetje e rėndėsishme pėr ekonominė shqiptare.
"Ky projekt ėshtė investimi mė i madh qė ėshtė bėrė ndonjėherė nė Shqipėri. Ky investim do ta bėjė Shqipėrinė njė faktor tė rėndėsishėm pėr energjitikėn nė Europė dhe do tė mbėshtesė investime tė tjera qė do tė vijnė kėtu... Ēka ėshtė e rėndėsishme, nėnvizoi ambasadorja, ėshtė fakti qė nė pėrfundimin e kėtij projekti mund tė ofrohet energji e mjaftueshme, pėr tė gjitha nevojat qė Shqipėria ka pėr energji dhe pėr gaz". Ambasadorja Ries tha se, qeveria amerikane rithekson me kėtė rast mbėshtetjen e saj pėr rritjen e ekonomisė shqiptare. "Kjo ėshtė gjithashtu njė diēka e mirė pėr biznesin amerikan, i cili po merr pjesė nė kėtė projekt me afro 600 milionė USD. Pjesėmarrja e US EXIM Bank (Banka e Eksport-Importit e SHBA) hap mundėsi tė tjera pėr investime tė reja tė kompanive amerikane", tha ambasadorja amerikane nė Tiranė.
Tė pyetur nėse ndihen tė lodhur nga vonesat pėrballė administratave shqiptare, pėrfaqėsuesit e ASG Power pėrgjigjen thjesht se, "Eshtė mirė gjithēka qė pėrfundon mirė".
"Sikur tė kishim trokitur nė dyert e administratės nė Itali, vonesat pėr realizimin e projektit do tė kishin qenė edhe mė tė mėdha", thotė gjithnjė i gatshėm pėr t'iu pėrgjgjur pyetjeve tona zoti Agim Gjinali.
Gjatė bisedave pas ceremonisė me drejtues tė ASG Power, kryeministri Berisha ka risiguruar ata dhe ambasadoren amerikane nė Tiranė, se qeveria qė ai drejton ėshtė thellėsisht e angazhuar pėr ta bėrė realitet shndėrrimin e Shqipėrisė nė vendin mė mikpritės tė investimeve tė huaja.
Drejtori i kompanisė ASG Power SA, theksoi nė prezantimin e tij se me kėtė projekt "Ne i ofrojmė Shqipėrisė njė shans tė rėndėsishėm zhvillimi dhe presim prej saj dhe qeverisė sė saj partneritetin e natyrshėm, ku respektohen afatet, procedurat dhe ligji pėr tė maksimalizuar shanset e pėrbashkėta. Mirėkuptimi dhe gatishmėria e qeverisė shqiptare pėr ta sjellė nė jetė kėtė investim janė pėr ne njė detyrim i drejtpėrdrejtė pėr tė pėrmbushur angazhimet e marra dhe pėr tė ofruar atė qė pritet prej nesh. Jemi tė lumtur qė na jepet ky shans".



Me sy nga biznesi vendas

Por megjithė mbėshtetjen e lartė pėr kėtė investim tė rėndėsishėm tė huaj, zoti Berisha ka preferuar t'u pėrsėrisė drejtuesve tė ASG Power SA kėrkesėn pėr asistentė qė nė fazėn zbatimore tė projektit biznesi shqiptar tė pėrfshihet me krejt pėrvojėn dhe kapacitetet e tij pėr tė rritur shkallėn e pėrfitueshmėrisė kombėtare prej kėtij investimi. "Unė jam i sigurt, tha zoti Berisha, se biznesi shqiptar e ka arritur tashmė qoftė pjekurinė ashtu edhe pėrmasėn pėr tė qenė njė partner i vėrtetė nė zhvillimin dhe realizimin e kėtyre projekteve madhore, qė paraqesin interes si nė fazėn zbatimore ashtu edhe nė atė tė shfrytėzimit".
Sipas kryeministrit, i cili gjeti nė kėtė qasje edhe mbėshtetjen e pėrfaqėsuesve tė biznesit vendas, kompanitė shqiptare mund tė ishin njė partner real i ASG Power pėr tė realizuar ndėrtimin e veprės, ashtu edhe pėr tė investuar nė tė. Dine Fratari, president i Konfindustria-s Shqiptare, tha nė kėto takime tė vogla miqėsore se, biznesi shqiptar ka njė aftėsi financiare qė mund tė arrijė nė afro njė miliard Euro dhe mund tė pėrfshihet shumė mirė nė investime tė tilla strategjike. Impjanti i gazit nė zonėn e Fierit sipas specialistėve tė Ministrisė sė Ekonomisė nėnkupton gjithashtu njė shans real qė mund tė ringjallte industrinė petrokimike dhe industritė e tjera nė Fier, "ėshtė shumė mė tepėr se thjesht njė TEC apo gazsjellės", thotė ing.Miltiadh Mata. Eshtė njė shans i ri dhe tejet optimist pėr ringjalljen e njė sėrė industrish qė sot vuajnė mungesėn e gazit natyror. Nė impaktin e pėrgjithshėm, kjo ngjarje e tejkalon pėrmasėn e njė kompanie. Ajo i pėrket gjithė ekonomisė sė vendit".


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:02.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.