Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 14-05-06, 09:24   #1
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Informacioni pėrtej materies

Informacioni... Ky koncept sot ka shumė mė tepėr kuptim sec kishte madje edhe gjysėm shekulli mė parė. Shkencėtarėt po zhvillojnė teori pėr tė pėrkufizuar informacionin. Shkencat shoqėrore flasin pėr "epokėn e informacionit". Informacioni po bėhet njė koncept shumė i rėndėsishėm pėr njerėzimin.

Zbulimi i informacionit nė zanafillėn e tė dyjave: gjithėsisė dhe vetė jetės, ėshtė ajo qė e bėn kėtė koncept kaq tė rėndėsishėm nė botėn moderne. Shkencėtarėt sot po e kuptojnė se gjithėsia ėshtė e pėrbėrė nga "lėnda (materia), energjia dhe informacioni" dhe kjo teori po zėvendėson filozofinė materialiste tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė, e cila e pėrcaktonte gjithėsinė si tė pėrbėrė vetėm nga "lėnda dhe energjia".
Pra, ēfarė do tė thotė e gjithė kjo?

Le ta sqarojmė me njė shembull, me atė tė ADN-sė. Tė gjitha qelizat e gjalla funksionojnė nė bazė tė informacionit gjenetik nė strukturėn helikoidale dyjare tė ADN-sė. Trupat tanė gjithashtu janė tė ndėrtuar prej triliona qelizash, secila prej tyre me ADN-nė pėrkatėse, dhe tė gjitha karakteristikat e trupave tanė janė tė regjistruar nė kėtė molekulė gjigande. Qelizat tona pėrdorin programet proteinike tė regjistruara nė ADN pėr tė prodhuar proteina tė reja. Informacioni qė zotėron ADN-ja jonė ėshtė aq i shumtė, saqė po tė donim ta shkruanim atė do tė mbushte faqet e 900 vėllimeve tė njė enciklopedie.

Atėherė, nga se pėrbėhet ADN-ja? Pesėdhjetė vjet mė parė, shkencėtarėt do tė ishin pėrgjigjur se ADN-ja pėrbėhet nga acide nukleike tė quajtura nukleotide dhe lidhje kimike, qė i mbajnė kėto nukleotide tė bashkuara. Me fjalė tė tjera, ata zakonisht rreshtonin vetėm pėrbėrėsit materialė tė ADN-sė. Por sot, shkencėtarėt kanė njė pėrgjigje tjetėr; ADN-ja pėrbėhet nga atome, molekula, lidhje kimike dhe, mė e rėndėsishmja, nga informacioni.

Ėshtė tamam si njė libėr. Do ta kishim shumė gabim po tė thonim se njė libėr pėrbėhet vetėm nga letra, boja dhe materiali lidhės, sepse pėrveē kėtyre materialeve, ėshtė informacioni qė e bėn atė me tė vėrtetė njė libėr. Ėshtė informacioni ai i cili e dallon njė volum tė Enciklopedisė Britanike nga njė "libėr" i formuar nga shkronja tė renditura rastėsisht, si psh. ABICLDIXXGGSDLL.

Tė dy kanė letėr, bojė dhe lidhės, por njėri ka informacion, kurse tjetri jo. Burimi i informacionit ėshtė autori i librit, i cili zotėron inteligjencė dhe vetėdije. Mohimi i kėtij fakti do te ishte i pavend, sepse informacioni ėshtė vendosur nė ADN nga njė qenie inteligjente.


__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 14-05-06, 09:27   #2
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Informacioni - Fundi i Pashmangshėm i Teorisė sė Evolucionit dhe i Materializmit

Zbulimi i kėtij fakti i ka sjellė njė fund tė pashmangshėm filozofisė materialiste dhe Darvinizmit, zbatimit tė saj nė shkencat e natyrės, sepse filozofia materialiste pretendon se tė gjitha qeniet e gjalla pėrbėhen vetėm nga materia dhe se informacioni gjenetik u shfaq nė njė farė mėnyre "rastėsisht". Kjo ėshtė njėlloj si tė thuash se njė libėr mund tė formohet nga njė bashkim i rastėsishėm i letrės me bojėn.

Materializmi ėshtė pasues i teorisė sė "thjeshtėzimit", e cila pretendon se informacioni mund tė thjeshtėzohet pėrfundimisht nė materie. Pėr kėtė arsye materialistėt thonė se nuk ėshtė nevoja tė kėrkosh pėr ndonjė burim informacioni pėrveē materies. Por ky pretendim ėshtė provuar tė jetė i gabuar, edhe materialistėt madje kanė filluar ta pranojnė kėtė tė vėrtetė.

Njė nga mbrojtėsit kryesor tė teorisė sė evolucionit, George C. Williams, ka vėnė nė dukje nė njė shkrim tė vitit 1995 gabimin e materializmit (thjeshtėzimit), qė ėshtė pretendimi se gjithēka pėrbėhet prej lėndės:

Biologėt evolucionistė s'ia kanė dalė mbanė tė kuptojnė se ata merren me dy fusha qė pak a shumė nuk mund tė maten me njėra-tjetrėn: atė tė informacionit dhe atė tė materies. Kėto dy fusha nuk do tė bashkohen kurrė me njėra-tjetrėn nė ndonjė lloj mėnyre qė zakonisht nėnkuptohet nga termi "thjeshtėzim"... Gjenet janė pako me informacione, jo thjesht objekte... Nė biologji, kur flitet pėr gjenet dhe gjenotipet dhe grupgjenet, flitet pėr informacion, jo pėr realitetin objektiv fizik... Kjo mungesė e pėrshkruesve tė pėrbashkėt e bėn materien dhe informacionin, dy zona tė veēuara tė ekzistencės, tė cilat duhet tė diskutohen tė pavarura nga njėra-tjetra, me termat e veēanta tė secilės.

Stephen C. Meyer, njė filozof i shkencės nė Universitetin e Kembrixhit (Cambridge Univer-sity), i cili e kritikon teorinė e evolucionit dhe materializmin, thotė nė njė intervistė:

Njė nga gjėrat qė bėj kur jap mėsim, pėr t'ua pėrcuar kėtė ide studentėve, ėshtė qė t'u tregoj dy disqe kompjuteri. Njėri ėshtė i mbushur plot me programe (software), ndėrsa tjetri ėshtė bosh. Dhe i pyes: "Pėr shkak tė pėrmbajtjes sė ndryshme tė informacionit, a ka ndonjė ndryshim nė peshė ndėrmjet kėtyre dy disqeve tė kompjuterit?" Dhe natyrisht pėrgjigja ėshtė JO; nuk ka asnjė ndryshim pėr shkak tė informacionit qė ata mbajnė. Kjo vjen pėr shkak se informacioni ėshtė njė madhėsi pa peshė. Informacioni nuk ėshtė dicka materiale.

Atėherė si mund tė shpjegohet prejardhja e tij, e parė nga kėndvėshtrimi materialist? Kjo krijon njė vėshtirėsi themelore pėr skenaret materialiste tė evolucionit.

Nė shekullin e 19-tė ne mendonim se kishte dy njėsi themelore tė shkencės: lėnda dhe energjia. Tani nė fillim tė shekullit tė 21-tė ne pranojmė se ka edhe njė njėsi themelore tė tretė, dhe ky ėshtė informacioni. Ai nuk mund tė thjeshtohet nė lėndė; nuk mund tė thjeshtohet nė energji.

Tė gjitha teoritė qė u nxorėn nė shekullin e 20-tė pėr tė thjeshtuar informacionin nė materie - si prejardhja e rastėsishme e jetės, vetorganizimi i materies, teoria biologjike e evolucionit qė ėshtė pėrpjekur tė shpjegojė informacionin gjenetik tė llojeve nėpėrmjet mutacioneve (ndryshimeve tė rastėsishme) dhe pėrzgjedhjes natyrore - kanė dėshtuar. Profesori Phillip Johnson, njė nga kriti-kėt mė tė njohur tė Darvinizmit, ka shkruar:

Dyanshmėria e vėrtetė nė ēdo nivel tė biologjisė, ėshtė dyanshmėria e materies dhe informacionit. Filozofėt e shkencės sė mendjes nuk arrijnė ta kuptojnė natyrėn e vėrtetė tė informacionit sepse ata supozojnė se ajo ėshtė prodhuar nga njė proces material (sipas kėndvėshtrimit darvinist) dhe kėshtu qė nuk ėshtė dicka thelbėsisht e ndryshme nga materia. Por ky ėshtė thjesht njė paragjykim qė do tė shkundej nga njė gjykim i pa-anshėm.

Johnson vazhdon mė tej: "Informacioni nuk ėshtė materie, edhe pse ėshtė i stampuar nė materie. Ai vjen prej diku tjetėr, prej njė projektimi inteligjent..." Dr. Werner Gitt, njė drejtues dhe profesor i Institutit Federal Gjerman tė Fizikės dhe Teknologjisė, ka shprehur pothuajse tė njėjtin mendim:

Njė sistem kodimi (qė regjistron dhe dėshifron informacion) gjithmonė ėshtė i lidhur me njė proces tė ndėrgjegjshėm jomaterial. Njė lėndė materiale nuk mund tė prodhojė ndonjė kod (kombinim) qė pėrmban informacion. Nė tė gjitha rastet vihet re se ēdo pjesė informacioni e krijuar, ėshtė si pasojė e njė procesi tė ndėrgjegjshėm, burimi i sė cilės mund tė gjendet te njė ideator, i cili ushtron vullnetin e tij tė lirė, dhe i cili zotėron inteligjencė... Nuk njihet asnjė ligj nė natyrė, asnjė proces dhe asnjė vijimėsi ngjarjesh, tė cilat bėjnė tė mundur qė informacioni tė krijohet vetvetiu nė materie...

Sic e thamė mė lart, njė libėr ėshtė i pėrbėrė prej letrės, bojės dhe prej informacionit qė ai pėrmban. Burimi i kėtij informacioni ėshtė mendja e autorit.

Le tė sqarojmė edhe njė pikė tjetėr tė rėndėsi-shme: Kjo mendje ka pėrparėsi ndaj pėrbėrėsve materialė dhe ajo vendos si t'i pėrdorė ata. Njė libėr shfaqet fillimisht nė mendjen e atij qė do ta shkruajė atė, pra tė shkrimtarit. Autori bėn lidhje logjike dhe krijon fjali. Pastaj, nė fazėn e dytė, ai u jep kėtyre mendimeve njė trajtė materiale. Duke pėrdorur njė makinė shkrimi ose njė kompjuter, ai e shndėrron informacionin qė ndodhet brenda mendjes sė tij nė shkronja. Mė vonė kėto shkronja printohen nė njė shtypshkronjė dhe kėshtu libri merr formėn e tij tė plotė.

Pra, ne mund tė arrijmė nė kėtė pėrfundim: "Nėse materia pėrmban informacion, atėherė kjo materie ka qėnė organizuar qė mė parė nga njė mendje qė e ka patur kėtė informacion. Pikėnisja pra ėshtė njė mendje, dhe pastaj zotėruesi i kėsaj mendjeje e ka kthyer kėtė informacion nė materie, duke krijuar kėshtu nėpėrmjet njė skicimi.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-05-06, 09:28   #3
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Mendja qė ishte Pėrpara Materies

Pra, burimi i informacionit nė natyrė nuk mund tė jetė vetė lėnda, sic thonė materialistėt. Burimi i informacionit nuk ėshtė materie, por njė Mendje qė qėndron mbi materien. Kjo Mendje ka qenė pėrpara materies. Ishte kjo Mendje e cila krijoi, formėsoi dhe organizoi tė gjithė materien nė univers. Biologjia nuk ėshtė e vetmja degė e shkencės qė na ēon nė kėtė pėrfundim.

Astronomia dhe fizika e shekullit tė 20-tė gjithashtu kanė treguar se ekziston njė harmoni dhe projektim qė tė lė pa mend, duke treguar se ka njė Mendje qė ka qenė pėrpara gjithėsisė dhe qė e ka krijuar atė.

Shkencėtari izraelit Gerald Schroeder, i cili ka studiuar fizikė dhe biologji nė universitete si Instituti i Teknologjisė nė Masaēuset (Massachusetts Institute of Technology - MIT), dhe autor i librit "Shkenca e Zotit", bėn disa vėrejtje tė rėndėsishme nė lidhje me kėtė ēėshtje. Nė librin e tij tė ri tė titulluar "Ana e Fshehtė e Zotit: Shkenca Zbulon tė Vėrtetėn Pėrfundimtare", ai sqaron pėrfundimin e arritur nga biologjia molekulare dhe fizika kuantike si mė poshtė:

Njė vetėdije unike, njė urtėsi absolute, mbizotėron nė gjithėsi. Zbulimet e shkencės, tė cilat hulumtojnė rreth natyrės kuantike tė materies nėnatomike, na kanė bėrė tė kuptojmė dicka qė tė lė pa mend: gjithēka qė ekziston ėshtė shprehje e kėsaj urtėsie. Nė laborator ne e pėrjetojmė atė si informacion qė nė fillim u shpreh fizikisht si energji dhe mė pas u shndėrrua nė formėn e lėndės. Ēdo grimcė, ēdo qenie, qė nga atomi deri te njeriu, duket se paraqet njė nivel tė caktuar informacioni dhe urtėsie.

Sipas Schroeder-it, rezultatet shkencore tė kohės sonė udhėheqin shkencėn dhe teologjinė drejt pikė-takimit nė njė tė vėrtetė tė pėrbashkėt. Kjo ėshtė e vėrteta e Krijimit. Shkenca tani po e rizbulon kėtė tė vėrtetė, tė cilėn fetė hyjnore ua kanė mėsuar njerėzve pėr miliona vjet.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-05-06, 09:31   #4
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim "Libri i Ruajtur"

Deri tani kemi parė pėrfundimet e shkencės rreth gjithėsisė dhe zanafillės sė qenieve tė gjalla. Pėrfundimi ėshtė se i gjithė universi dhe ēdo gjė e gjallė, u krijuan nė saj tė njė projektimi prej informacionit madhėshtor qė ekzistonte qė mė parė.

Ky pėrfundim i arritur nga shkenca moderne pėrputhet nė mėnyrė tė habitshme me njė tė fshehtė qė ėshtė shpallur nė Kuran rreth 14 shekuj mė parė. Nė Kuran - njė libėr qė ėshtė dėrguar si mėshirė e udhėzim pėr mbarė njerėzimin - Zoti lajmėroi se Léuhi Mahfśdh, (Libri i Ruajtur) ka ekzistuar pėrpara krijimit tė gjithėsisė dhe pėr mė tepėr, nė tė kanė qenė tė sqaruara gjithēka rreth krijimit dhe rreth ngjarjeve qė do tė ndodhin nė gjithėsi.

Leuhi Mahfudh ėshtė "i ruajtur" (nga arabishtja - mahfudh), kėshtu qė gjėrat e shkruara nė tė nuk janė ndryshuar apo dėmtuar. Nė Kuran ai ėshtė quajtur "Ummu el-Kitabi" (Nėna e Librit), "Kitabun Hafidhun" (Libri qė Ruan Gjithēka), "Kitabin Meknunin" (Libri i Ruajtur Mirė) ose thjesht, Libri. Quhet gjithashtu edhe "Kitabin min Kabli" (Libri i sė Ardhmes) meqė ai tregon edhe pėr ngjarjet tė cilat do tė ndodhin nė tė ardhmen.

Nė shumė vargje, Zoti tregon pėr veēoritė e Leuhi Mahfudh. Para sė gjithash, nuk ka gjė qė tė mos jetė shėnuar nė kėtė libėr:

Ēelėsat e tė Fshehtave janė nėn zotėrimin e Tij. Asnjė nuk i di ato veē Tij. Ai di pėr gjithēka qė gjendet nė tokė e nė det. Asnjė gjeth nuk bie pa dijeninė e Tij. Nuk ka farė (qė mbin) nė errėsirėn e tokės, dhe asgjė tė njomė apo tė thatė qė tė mos jetė nė njė Libėr tė Qartė. {Kuran, 6:59}

Njė varg thotė se e ēdo gjė e gjallė nė botė ėshtė e regjistruar nė Leuhi Mahfudh:

Nuk ka krijesė qė zvarritet mbi tokė ose krijesė qė fluturon me krahė, qė nuk janė tė grupuar siē jeni ju vetė. Nuk kemi lėnė asgjė mangut prej Librit. E mė pas ato do tė kthehen te Zoti i tyre. {Kuran, 6:38}

Nė njė varg tjetėr thuhet se "nė tokė dhe nė qiej", nė tė gjithė universin, tė gjitha krijesat, pėrfshirė edhe grimcėn mė tė vogėl, Zoti di gjithėēka pėr ato dhe ky informacion gjendet i regjistruar nė Leuhi Mahfudh:

Ju nuk merreni me ndonjė ēėshtje ose kėndoni diēka prej Kuranit ose bėni ndonjė veprim dhe Ne tė mos jemi dėshmitarė ndėrkohė qė ju jeni tė zėnė me tė. As edhe grimca mė e vogėl nuk i shpėton Zotit tėnd, qoftė nė tokė apo nė qiell. Dhe nuk ka ndonjė gjė mė tė vogėl, apo mė tė madhe se ajo, qė tė mos jetė shėnuar nė njė Libėr tė Qartė. {Kuran, 10:61}

Gjithė informacioni lidhur me njerėzimin ėshtė nė Leuhi Mahfudh, dhe ai pėrfshin kodin gjenetik tė tė gjithė njerėzve dhe fatet e tyre:
E megjithatė njerėzit u habitėn shumė qė Zoti u dėrgoi njė profet nga mesi i tyre, dhe ata qė nuk besuan thanė:

"Ē'gjė e jashtėzakonshme! Kur ne tė jemi tė vdekur dhe tė bėrė pluhur e hi (do tė kthehemi pėrsėri nė jetė)? Ky kthim do tė ishte i pamundshėm!" Por Ne e dimė me saktėsi se si i tret toka ata. Ne zotėrojmė njė Libėr nė tė cilin ruhet gjithēka. {Kuran, 50:2-4}

Vargu i mėposhtėm thotė se fjalėt e Zotit nė Leuhi Mahfudh janė pa fund, dhe kjo ėshtė sqaruar me anė tė njė shembulli:

Sikur tė gjitha pemėt nė tokė tė ishin lapsa, dhe i gjithė deti, dhe shtatė dete tė tjerė pėrveē tij, tė ishin bojė, pėrsėri fjalėt e Zotit nuk do tė mbaronin. Zoti ėshtė i Gjithfuqishėm, i Urtė.
{Kuran, 31:27}
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-05-06, 09:33   #5
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Pra

Faktet qė shtjelluam mė lart tregojnė edhe njė herė se zbulimet e shkencės moderne pėrforcojnė atė qė feja u mėson njerėzve. Dogma materialiste qė i ėshtė imponuar shkencės, me pa tė drejtė, nė fakt, hidhet poshtė nga vetė shkenca.

Pėrfundimet e shkencės moderne rreth informacionit shėrbejnė pėr tė treguar objektivisht se kush ka tė drejtė nė njė mosmarrveshje qė ka zgjatur me mijėra vjet. Kjo mosmarrveshje ka qenė ndėrmjet mendimit materialist dhe fesė. Mendimi materialist pretendon se materia ėshtė pa fillim dhe se asgjė nuk ka ekzistuar pėrpara saj. Feja, nga ana tjetėr, thotė se Zoti ka ekzistuar pėrpara materies, dhe se materia ėshtė krijuar dhe sundohet prej diturisė sė pafund tė Zotit.

Fakti qė kjo e vėrtetė, qė na kanė mėsuar fetė hyjnore si Judaizmi, Kristianizmi dhe Islami qysh prej fillimit tė historisė - e vėrtetuar nga zbulimet shkencore - ėshtė njė tregues i epokės post-ateiste qė ka filluar. Njerėzimi po e kupton gjithnjė e mė tepėr se Zoti ekziston me tė vėrtetė dhe se Ai ėshtė i Gjithėditur. Kjo u pėrkujtohet njerėzve nė Kuran nė vargun e mėposhtėm:

A nuk e dini se Zoti di gjithēka qė ekziston nė qiell e nė tokė? Kjo gjendet e shėnuar nė njė Libėr, e kjo ėshtė mjaft e lehtė pėr Zotin.
{Kuran, 22:70}


__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:18.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.