Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 19-06-06, 11:43   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Urinim i pavullnetshėm natėn

Me termin “urinim natėn”, emėrtohet urinimi i pavullnetshėm gjatė tė fjeturit. Duhet tė dallohet nga urinimi ditėn, kur urinimi i pavullnetshem ndodh gjatė ditės. Urinimi natėn haset shpesh tek fėmijėt. Llogaritet si problem, nėse paraqitet te fėmijė meshkuj mė tė mėdhenj se 6 vjet dhe te vajza mė tė mėdha se 5 vjet.

Tek e a.q. enureza primare fėmija nuk ka mėsuar asnjėherė t'i kontrollojė sfinkterėt, ndėrsa te enureza sekundare urinimi natėn ėshtė shfaqur pas njė periudhe mė tė gjatė, gjatė sė cilės fėmija gjatė natės ka qenė i thatė.

A ėshtė sėmundje urinimi i pavullnetshėm natėn?

Jo! Shumica e fėmijėve ndėrpresin tė urinojnė natėn nė krevat, diku rreth vitit tė tretė. Njė pjesė mė e vogėl kėtė e arrijnė, pakėz mė vonė gjatė vitit tė katėrt, pestit apo gjashtit. D.m.th. bėhet fjalė pėr ngadalėsim nė zhvillimin e funksionit tė kontrollit tė urinimit, e jo pėr sėmundje.

Prapė se prapė, edhe pse mė rallė mund tė bėhet fjalė pėr sėmundje tė sistemit urinar ose ērregullim neurologjik, ose problem psikologjik. Ky ėshtė rast i shpeshtė te enureza sekundare.
Sa e shpeshtė ėshtė te fėmijėt?

Urinimi natėn haset te 15-20% e fėmijėve tė moshės 5 vjeēare, te 7% e fėmijėve tė moshės 7 vjeēare dhe vetėm te 1-2% e adoleshentėve dhe adultėve. Te meshkujt haset dy herė mė shumė, nė krahasim me vajzat.

A lejohet tė qortohet ose tė dėnohet fėmija qė urinon natėn?
Urinimi i pavullnetshėm natėn ėshtė frustruese edhe pėr fėmijėn edhe pėr prindėrit, duke shkatuar ndjenjė tė nėnēmimit te fėmija. Asnjėherė nuk duhet tė hidhėrohemi e as tė dėnojmė fėmijė qė urinon natėn, pasi qė ai kėtė nuk e bėn me vullnet. Zakonisht bėhet fjalė pėr prirje familjare pėr urinim natėn. Hulumtimet kanė treguar se nėse babai i fėmijės ka urinuar, gjasat pėr urinim natėn te fėmija janė 39% e nėse ka urinuar nėna gjasat janė 23%. Nėse kanė urinuar qė tė dy gjasat qė fėmija tė urinojė natėn janė 77%.

Cilat janė shkaqet pėr urinim natėn?

Sipas njė teorie ėshtė prezent ērregullim i gjumit dhe i qendrės pėr zgjim nė trurin e madh. Kėta fėmijė flejnė shumė fortė dhe nuk zgjohen kur do tė fitojnė shtytje pėr urinim.

Sipas njė teorie tjetėr bėhet fjalė pėr ērregullim / mungesė e hormonit tė hipofizės, i cili normal tajitet gjatė natės dhe shpie deri tek krijimi i njė sasie mė tė vogėl tė urinės gjatė natės.

Si ta pengojmė / shėrojmė urinimin e pavullnetshėm natėn?
Cili do qoftė tė jetė shkaku, prindėrit kanė disa opcione pėr t'u ndihmuar fėmijėve tė tyre, pėr kėtė problem:

Duhet tė pėrpiqen ta zvogėlojnė sasinė e lėngjeve qė e pi fėmija para se tė flejė dhe gjatė natės. Nėn lėngje nėnkuptohet jo vetėm konsumimi i ujit dhe lėngje frutash por edhe ushqim qė pėrmban shumė ujė (p.sh. disa pemė dhe perime).
Pak para se tė shtrihet tė flejė fėmija duhet tė urinojė. Prindėrit duhet ta dėftojnė nė cilėn kohė tė natės ndodh urinimi. Nėse e dinė kohėn, ata mund ta pengojnė urinimin nė krevat nė atė mėnyrė qė do ta zgjojnė fėmijėn qė tė urinojė nė nevojtore.
Pėrpiquni ta motivoni fėmijėn dhe t'i impononi pėrgjegjėsi, nė mėnyrė tė tillė qė do t'i propozoni tė mbajė ditar, nė tė cilin shėnohen netėt e thata. Mund tė ndikojė stimulativisht nėse me ndonjė dhuratė tė vogėl (por tė rėndėsishme pėr fėmijėn) e shpėrbleni “suksesin” e tij.

Nė shėrimin e urinimit tė pavullnetshėm natėn, shfrytėzohen edhe disa barėra tė cilat nuk duhet tė merren pa u konsultuar me mjekun, por rreptėsisht me indikacionin dhe udhėzimin e mejkut. Pėr kėtė qėllim mund tė jepen doza tė ulta tė antidepresivėve me efekt nė urinimin (Amizol, Eupramin) ose hormon antidiuretik (Minirin) me efekt tė krijimit tė zvogėluar tė urinės gjatė natės. Ky tretman ėshtė i shkėlqyeshėm gjatė kampimit dhe udhėtimit. Ēdo vit rreth 15% e fėmijėve shėrohen spontanisht.

Ku tė drejtoheni pėr ndihmė?
  • Pediatri juaj
  • Klinika e Pediatrisė, Ambulanca Nefrologjike


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 19-06-06, 12:40   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Miku i nderuarė dhe i respektuarė Naki !

Si mjekė i ketij forumi , dhe si njė njeri i qetė dhe pedagog , tė pergezoj pėr shkrimet e juaj nė ketė drejtim.
Kemi nderin tė kemi ne mesin tonė njė pėrson me njė dituri tė maturė.
Suksese tė matutjeshme i nderuarė .


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:37.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.