Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 04-08-06, 02:20   #1
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim Mė i mėshirshmi tregon mėshirė ndaj atyre qė janė tė mėshirshėm ndaj njėri-tjetrit

Mė i mėshirshmi tregon mėshirė ndaj atyre qė janė tė mėshirshėm ndaj njėri-tjetrit
Shejh Muhamed Musa Nasr
Marrė nga revista "el-Esaleh", nr.21, f.17-19




Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, nė njė rast puthi el-Hasan Ibn Aliun [dmth nipin e vet] ndėrsa el-Akra Ibn Habis ishte i pranishėm aty. Kėshtu qė el-Akra i tha:"Ti i puth fėmijėt tu! Pasha Allahun, unė kam dhjetė fėmijė dhe kurrė se kam puthur ndonjė prej tyre". Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, tha:"Ai qė nuk tregohet i mėshirshėm [ndaj tė tjerėve], nuk do tė mėshirohet [nga Allahu]". Vėrtet, mėshira nė fenė tonė pėrfshin kėtė botė dhe botėn tjetėr, si edhe njerėzimin, kafshėt, shpezėt, dhe mjediset rrethuese. Allahu thotė:


"Mėshira ime pėrfshin gjithēka".


Allahu e ka pėrshkruar veten me mėshirė dhe Ai po ashtu i ka pėrshkruar me kėtė pejgamberėt dhe robėrit e drejtė tė vet. Allahu thotė:


"Muhamedi ėshtė i dėrguar i Allahut, dhe ata qė janė me tė janė tė ashpėr ndaj mosbesimtarėve dhe tė mėshirshėm ndėrmjet vete".


Allahu ka dėrguar pejgamberin si mėshirė pėr gjithė krijimin, siē thotė Ai:


"Nuk tė dėrguam [O Muhamed] veēse si mėshirė pėr botėt".


Fjala "botėt" [alemiin] ėshtė e pėrgjithshme dhe kėshtu pėrfshin botėn e njerėzve, botėn e xhinėve, botėn shtazore si dhe botėn e shpezėve, e po ashtu edhe popujt qė gjenden nė tokė dhe nė det.


Vėrtet, Allahu ka urdhėruar qė mėshira tė zbatohet nė gjithēka dhe nė ēdo vepėr. Kėshtu, edhe kur ju therni kafshėn pėr kurban, ju tregoni mėshirė ndaj saj duke thėnė “bismilah” dhe duke mprehė shpatėn [nė mėnyrė qė vdekja tė jetė e shpejtė dhe pa dhimbje]. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, ka thėnė:


"Vėrtet, Allahu ka parashkruar mirėsi [ihsan] pėr gjithēka. Kėshtu qė kur tė therni, bėjeni kėtė nė njė mėnyrė tė mirė; kur tė vritni, bėjeni kėtė nė njė mėnyrė tė mirė. Dhe, secili prej jush le ta mprehė tehun dhe le ta kursejė nga vuajtja kafshėn qė po e prenė".


Vėrtet qė Allahu e fali njė prostitutė nga Izraelitėt, e cila tregoi mėshirė ndaj njė qeni qė po ngordhte nga etja. Ajo mbushi mbathjen e vet me ujė dhe duke e mbajtur gojėn e qenit i dha ujė. Kėshtu, Allahu u tregua mirėnjohės ndaj saj pėr ēfarė ajo bėri dhe ia fali mėkatet.


Njėherė e njė kohė, pejgamberi ynė, salallahu alejhi ue selam, pa njėrin nga shokėt e vet tė kapte tė voglin e njė laureshe ndėrsa ajo nisi tė klithte mbi kokat e sahabėve. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, tha:"Kush e la kėtė laureshė pa tė voglin e saj? Kthejani tė voglin!"


Sa mė shumė qė njeriu tė jetė i dobėt dhe i varfėr, aq mė shumė duhet tė tregojmė mėshirė ndaj tij. Dhe, tė jemi tė butė me tė ėshtė e detyrueshme. Ky ėshtė shkaku qė zoti ynė na ka ndaluar nga shtypja e jetimit. Allahu thotė:


"Ndaj, mos e shtypni jetimin dhe mos e pėrzini lypėsin".


Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, ka thėnė:


"Personi qė pėrkujdeset pėr vejushėn dhe nevojtarin ėshtė sikur muxhahidi [ai qė bėn xhihad] nė rrugėn e Allahut".


Dhe ai, salallahu alejhi ue selam, pėrkėdhelte kokėn e jetimit dhe thoshte:


"Unė dhe kujdestari i njė jetimi do tė jemi kėshtu nė parajsė - ai, salallahu alejhi ue selam, ngriti gishtin e mesėm dhe gishtin tregues".


Vėrtet, ai, salallahu alejhi ue selam, na ka urdhėruar tė pėrkujdesemi pėr fėmijėt dhe gratė si edhe pėr tė vjetrit. Kėshtu, nė fjalėt e tija tė fundit tė thėna shokėve dhe popullit tė vet, ai tha:


"Namazi dhe ēfarė posedon dora juaj e djathtė!" "Kini kujdes gratė [dmth bashkėshortet]!"


Dhe ai, salallahu alejhi ue selam, ka thėnė:


"Mė i miri prej jush ėshtė ai qė ėshtė mė i miri mė gratė e veta, dhe unė jam mė i miri me gratė prej jush".


Mėshira ėshtė diēka e brendshme, tė cilėn Allahu e ka vendosur nė zemrat e tė gjitha krijesave, madje edhe nė tė luanėve – mė tė rrezikshmėve prej tyre – ngaqė edhe ata janė tė mėshirshėm ndaj tė vegjėlve te vet. Megjithėkėtė Allahu ėshtė mė i mėshirshėm ndaj krijesave tė veta, sesa njė nėnė ndaj fėmijės sė vet. Pėr kėtė shkak, nė ditėn qė krijoi mėshirėn, Ai e krijoi atė nė njėqind pjesė dhe i mbajti nėntėdhjetenėntė pjesė me vete, me tė cilat Ai do t'i mėshirojė robėrit e vet nė Ditėn e Gjykimit, kurse ka zbritur njė pjesė nė tokė, tė cilėn e ndajnė ndėrmjet vete njerėzit dhe shtazėt.


I dėrguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, e ka dėnuar personin qė ėshtė i pamėshirshėm dhe qė nuk arrin tė bėhet i mėshirshėm. Pėr kėtė shkak, ai, salallahu alejhi ue selam, ka thėnė:


"Lidhja familjare ėshtė e lidhur pėr Fronin [Arshin]. Ajo thotė:'Kushdo qė mė ndėrpret, braktise atė; kushdo qė mė mban, mbaj lidhjet me tė".


Dhe nė njė transmetim:


"Vėrtet, lidhja familjare do tė jetė e lidhur pėr Fronin e mė tė mėshirshmit nė Ditėn e Gjykimit. Ajo do tė thotė:'Ky ėshtė vendi pėr atė qė ka kėrkuar shpėtim tek Ti nga ndėrprerja [e lidhjeve familjare]'. Allahu do t'i thotė:'A je e kėnaqur qė tė mbaj lidhjet me atė qė tė mban ty dhe t'i ndėrpres lidhjet me ata qė tė ndėrpresin ty?' Ajo do tė thotė:"Jam i kėnaqur me kėtė, o Zoti im'".


Dhe ai, salallahu alejhi ue selam, ka dėnuar udhėheqėsit tiranė tė cilėt nuk tregojnė mėshirė ndaj popullit tė vet, duke thėnė:


"Udhėheqėsit mė tė kėqij janė tiranėt [el-Hutameh]".


Allahu e ka emėruar vetveten er-Rrahman dhe er-Rrahim, kėshtu qė Ai ėshtė mė i mėshirshmi i kėsaj bote dhe i botės tjetėr [dmth er-Rahman] dhe dhurues e dhėnės i mėshirės [er-Rrahim]. Muslimani fillon veprimin e vet duke thėnė “bismilahir-rahmanir-rahim”, qė Allahu ta bekojė nė veprimin e tij. Pra, ēdo veprim qė ėshtė i lirė nga mėshira, nė tė s'ka mirėsi e as ndonjė tė mirė. Dhe, mėshira qė robėrit e Allahut e shfaqin ndaj njėri-tjetrit ėshtė shkak qė Allahu tė zbresė mėshirė mbi ta.


Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, ka thėnė:


"Mė i mėshirshmi tregon mėshirė ndaj atyre qė janė tė mėshirshėm ndaj njėri-tjetrit. Trego mėshirė ndaj atyre qė janė nė tokė, dhe Ai qė ėshtė lart nė qiell do tė jetė i mėshirshėm ndaj teje".


O Allah, na mėshiro neve qė jemi mbi tokė dhe nėn tokė, dhe na mėshiro nė Ditėn kur veprat tona do tė tė prezantohen. Dhe bėj qė tė jemi tė mėshirshėm mė njėri-tjetrin mu siē kanė qenė shokėt e pejgamberit Tėnd, salallahu alejhi ue selam. Dhe ki mėshirė ndaj tė vdekurve tanė dhe na i bėj pėrgjegjės mbi ne tė mėshirshmit mes robėrve Tu, o Rrahman, o Rrahim!

marrur tek mburoja.net


Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:16.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.