Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 07-08-06, 13:43   #1
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim Margaritari i Pėrzgjedhur Rreth Vlerave tė Fesė Islame

Margaritari i Pėrzgjedhur Rreth Vlerave tė Fesė Islame
Autor: dijetari i njohur Abdu-Rrahman bin Nasir Se’adi
Pėrshtati nė shqip: Bledar Aliu
Synimi i kėtij libri - Vlerat dhe bukuritė e fesė janė tė pėrgjithshme nė tė gjitha ēėshtjet dhe argumentet e fesė


Falenderimi i takon vetėm Allahut, Atė e falenderojmė dhe vetėm prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojte nga Allahu prej ēdo tė keqe tė vetes sonė dhe punėve tona tė kėqia. Atė qė e udhėzon Allahu s’ka kush qė ta humbė, e atė qė e humb Allahu s’ka kush e udhėzon. Dėshmoj dhe deklaroj se nuk ka tė adhuruar tjetėr (qė e meriton adhurimin) pėrveē Allahut, i Cili ėshtė i vetėm dhe pa ortak; dėshmoj se Muhamedi sala Allahu alejhi ue selem ėshtė rob dhe i dėrguari i Tij.


Feja Islame me tė cilėn u dėrgua Muhamedi sala Allahu alejhi ue selem ėshtė feja mė e pėrsosur dhe mė e mirė, mė e larta dhe mė madhėshtorja. Ajo ka pėrfshirė prej vlerave madhėshtore tė pėrsosmėrisė, mbarėvajtjes, mėshirės, drejtėsisė, menēurisė dhe urtėsisė aq sa dėshmon se Allahu i Lartėmadhėruar ėshtė i pėrsosur, qė ka dituri tė gjithanshme dhe menēuri e urtėsi. Po ashtu ky fakt dėshmon edhe pėr pejgamberin e Tij sala Allahu alejhi ue selem se Ai ėshtė besnik (i vėrtetė), qė flet gjithmonė tė vėrtetėn dhe i besojnė tė tjerėt pėr ē’ka flet. Ai (Muhamedi) nuk flet nga mendja dhe dėshira e tij por “ėshtė vetėm shpallje qė i shpallet”.


Feja Islame ėshtė fakti mė madhėshtor dhe dėshmia mė e qartė qė argumenton se Allahu ėshtė veēuar me pėrsosmėri. Po ashtu kjo fe dėshmon pėr profetėsinė dhe besnikėrinė e pejgamberit tė Tij sala Allahu alejhi ue selem. Synimi im me shkrimin e kėtyre rreshtave ėshtė tė paraqes kulmin e diturisė sime tė cilat pasqyrojnė madhėshtinė e kėsaj feje duke sqaruar bazat e vlerave tė saja. Megjithėse dituria ime ėshtė shumė e paaftė tė paraqesė gjithēka qė pėrfshin kjo fe prej madhėrisė, bukurisė e pėrsosmėrisė. Fjalėt e mia janė tė paafta ta shpjegojnė atė nė mėnyrė tė pėrgjithshme, e sigurisht janė akoma mė tė paafta pėr shpjegimin e hollėsishėm tė saj. Porse diēka qė nuk tė pasqyrohet tėrėsisht apo pjesa mė e madhe e saj, nuk duhet lėnė plotėsisht, aq mė tepėr atė qė njeriu e di dhe ka mundėsi ta paraqesė. Allahu nuk ngarkon njeri mbi mundėsitė qė ai ka sipas fjalės sė Tij: فاتقوا اللة ما استطعتم "Kini frikė Allahun dhe pėrmbushni detyrimet ndaj Tij aq sa tė keni mundėsi."


Duhet ditur se me njohjen e kėsaj diturie kemi pėrfitime tė shumta. Nė rreshtat qė vijojnė do tė paraqes disa prej kėtyre pėrfitimeve.


- Tė merresh me kėtė temė e cila ėshtė tema mė madhėshtore, ėshtė prej punėve mė tė mira. Pra, studimi i kėsaj teme, hulumtimi rreth saj dhe ndjekja e ēdo metode qė tė orienton tek njohja e saj ėshtė gjėja mė e mirė nė tė cilėn njeriu e shpenzon kohėn e tij.

Po ashtu ajo kohė qė e kalon duke u marrė me kėtė temė ėshtė nė dobinė tėnde dhe nuk ėshtė nė dėmin tėnd.

Allahu dhe i dėrguari i Tij sala Allahu alejhi ue selem, na kanė urdhėruar t’i njohim begatitė e Tij dhe tė jemi mirėnjohės karshi tyre, madje ky veprim ėshtė njė gjest i lartė. Nuk ka dyshim se hulumtimi rreth kėsaj ēėshtjeje ėshtė pohim, shprehje dhe mendim nė begatinė mė madhėshtore qė Allahu i ka dhėnė robėrve tė Tij, e cila ėshtė feja Islame. Allahu nuk pranon prej askujt fe tjetėr veē kėsaj (Islamit). Atėherė kjo shprehje ėshtė falenderim i Allahut dhe njėkohėsisht ėshtė dhe lutje qė tė na e shtojė kėtė begati. Pėrsa i pėrket Imanit (besimit) dhe pėrsosjes sė tij, njerėzit ndryshojnė nė tė me njė ndryshim tė theksuar. Njeriu sa mė shumė ta njohė kėtė fe, aq mė shumė do ta madhėrojė atė, e sa mė shumė i gėzuar dhe i lumtur tė jetė me tė, aq mė i pėrsosur ka pėr tė qėnė Imani i tij dhe siguria e tij ka pėr tė qėnė mė e plotė, sepse kjo gjė ėshtė argument pėr tė gjitha rregullat dhe bazat e Islamit.



- Nga mėnyrat mė madhėshtore tė cilat thėrrasin dhe ftojnė nė fenė Islame ėshtė shpjegimi i vlerave dhe bukurive qė pėrmban kjo fe, e kėto vlera e bukuri i pranon ai person qė ka mendje tė shėndoshė e natyrshmėri tė pastėr.



- Nėse disa burra i dalin ballė thirrjes nė kėtė fe duke shpjeguar parimet dhe realitet e saj dhe duke i sqaruar krijesave bukuritė dhe vlerat e saja, atėherė do tė ishte mė se e mjaftueshme pėr t’i tėrhequr krijesat nė kėtė fe. Sepse kanė pėr tė vėnė re se kjo fe ėshtė nė pėrputhje tė plotė me interesat e kėsaj bote dhe botės tjetėr e gjithashtu me anė tė kėsaj feje ka pėr t’u rregulluar pjesa e jashtme dhe e brendshme. E atėherė nuk do tė ishte e nevojshme qė tė merreshim me heqjen e dyshimeve tė cilat i mbjellin kundėrshtarėt dhe s’do tė kishim nevojė tė flisnim kundra feve tė kundėrshtarėve.



- Duke u sqaruar kjo fe, ka pėr t’u larguar vetvetiu ēdo dyshim qė e kundėrshton atė, sepse ajo ėshtė fe e vėrtetė dhe shoqėrohet me fakte tė qarta dhe me argumente tė cilat tė ēojnė tek siguria e plotė, e cila nuk pranon asnjė ndjenjė pasigurie. Nėse zbulon vetėm disa realitete tė kėsaj feje ka pėr tė qėnė kjo gjė fakti mė i madh pėr pranimin e saj dhe pėr epėrsinė e theksuar qė ka nė krahasim me fetė e tjera. Vini re se, vlerat dhe bukuritė e fesė Islame janė tė pėrgjithshme, nė tė gjitha fushat nė ēėshtjet e faktet e saj, nė bazat e degėt e saj, nė shkencat e fesė e rregullat e saj, dhe nė dukuritė tė cilat argumentojnė pėr shkencat e gjithėsisė dhe sociolgjisė.



- Unė nuk kam pėr qėllim tė pėrfshij dhe tė shtjelloj tė gjitha kėto sepse kjo ka nevojė pėr zgjerim tė madh. Por kam si synim tė pėrmend disa shembuj tė dobishėm pėr tė qenė kėta shembuj si pishtar qė hedh dritė mbi shembuj tė tjerė. Gjithashtu dua qė kėta shembuj tė jenė si ēelsa pėr t’i ēelur dyert atij qė do tė hyjė tek to. Kėta shembuj janė tė pėrhapur nė bazat dhe degėt e fesė, nė temėn e adhurimeve dhe (muamelateve) kontaktimeve dhe bashkėpunimeve.



Tani po filloj duke kėrkuar ndihmėn e Allahut dhe duke u mbėshtetur tek Ai. Shpresojmė qė Ai tė na udhėzojė dhe tė na mėsojė, tė na i ēelė portat e bujarisė dhe fisnikėrisė sė Tij qė tė rregullohet gjendja jonė dhe punėt e fjalėt tona tė jenė tė drejta.


__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 07-08-06, 13:44   #2
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

SHEMBULLI I PARĖ


Feja Islame ėshtė ndėrtuar mbi bazat e Imanit tė cilat i ka pėrmendur Allahu duke thėnė:


قُلْ آمَنَّا بِاللَّهِ وَمَا أُنزِلَ عَلَيْنَا وَمَا أُنزِلَ عَلَى إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ وَالأَسْبَاطِ وَمَا أُوتِيَ مُوسَى وَعِيسَى وَالنَّبِيُّونَ مِن رَّبِّهِمْ لاَ نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِّنْهُمْ وَنَحْنُلَهُمُسْلِمُونَ


“Ju (muslimanė) thoni: Ne besojmė Allahun dhe atė qė na ėshtė dėrguar neve dhe atė qė i ėshtė zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit, el-esbat (dymbėdhjetė bijve tė tij), nė atė qė i ėshtė dhėnė Musait dhe Isait dhe nė ēfarė u ėshtė dhėnė tė gjithė Pejgamberėve nga Zoti i tyre. Ne nuk bėjmė asnjė dallim mes tyre dhe vetėm Atij ne i jemi nėnshtruar si muslimanė nė Islam." [Ali Imran: 84]


Pėrsa i pėrket kėtyre bazave madhėshtore, me tė cilat Allahu ka urdhėruar tė gjithė robėrit, kanė rėnė dakord pėr to pejgamberėt e tė dėrguarit. Kėto baza pėrbėjnė ideologjitė dhe njohuritė mė madhėshtore, duke filluar me besimin nė ēdo gjė qė Allahu e ka cilėsuar Veten e Tij nė gjuhėt e tė dėrguarve tė Tij, e deri tek derdhja e mundit pėr tė arritur kėnaqėsinė e Tij. Duke parė se origjina e kėsaj feje ėshtė besimi nė Allahun, e fryti i saj ėshtė veprimi i ēdo gjėje qė Allahu e do dhe ėshtė i kėnaqur me tė, duke vepruar ēdo gjė sinqerisht vetėm pėr Allahun. A mund tė imagjinohet se mund tė egzistojė ndonjė fe tjetėr mė e mirė, mė e bukur dhe mė madhėshtore se kjo.


Kjo fe ka urdhėruar pėr besimin nė gjithēka qė i ėshtė dhėnė pejgamberėve, ka urdhėruar pėr besimin e shpalljeve tė tyre, ka urdhėruar pėr pohimin e sė vėrtetės tė cilėn ata e sollėn prej Zotit tė tyre, ka urdhėruar tė mos bėjmė asnjė dallim midis tyre, tė gjithė ata janė tė dėrguarit e besuar tė Allahut dhe besnikėt e tij tė sinqertė. Ėshtė e pamundur t’i drejtohet kėsaj feje ndonjė kundėrshtim apo replikė. Kjo fe urdhėron ēdo gjė qė ėshtė e vėrtetė, pohon ēdo gjė qė buron nga besnikėria, ajo vendos dhe fikson realitetet fetare qė mbėshteten tek shpallja qė i dėrgoi Allahu tė dėrguarve duke ecur me realitetet e llogjikės, tė cilat janė tė dobishme dhe burojnė nga instikti i pastėr. Kjo fe asnjėherė nuk e hedh poshtė tė vėrtetėn, nuk e beson gėnjeshtrėn, nuk e pėrhap dhe nuk e pėrkrah tė kotėn. Pra, feja Islame ėshtė supreme dhe gėzon epėrsi tė theksuar mbi tė gjitha fetė e tjera. Kjo fe urdhėron pėr punėt e mira, virtytet e larta e tė ndershme dhe interesat e robėrve. Ajo nxit pėr moralet e larta si drejtėsia, dėlirėsia, mėshira, mirėsia dhe nė anėn tjetėr e ka nėnēmuar padrejtėsinė, mizorinė dhe tė gjitha veset e kėqija. Ēdo veti tė lartė qė e kanė inkurajuar pejgamberėt dhe tė dėrguarit, Islami e ka inkurajuar dhe e ka mbėshtetur atė. Ēdo interes fetar dhe interes i kėsaj bote pėr tė cilėn kanė thirrur dhe fetė e mėparshme, edhe Islami e ka nxitur atė. E nė anėn tjetėr Islami ka ndaluar tė gjitha dėmet dhe na ka urdhėruar t’u shmangemi atyre. Me pak fjalė, me ideologjinė e kėsaj feje pastrohen zemrat, rregullohen shpirtrat dhe me to themelohen virtytet e larta dhe punėt e mira.
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-08-06, 13:45   #3
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

SHEMBULLI I DYTĖ.


Ligjet madhėshtore tė Islamit pas Imanit janė: Falja e namazit, dhėnia e zekatit, agjėrimi i ramazanit dhe vizita e shtėpisė sė shenjtė (shkuarja nė Haxh). Vėshtro me vėmendje tek kėto urdhėresa madhėshtore sesa tė mira janė dobitė e tyre. Ato na urdhėrojnė qė tė jemi tė pėrpiktė duke vrapuar tek kėnaqėsia e Allahut me qėllim qė tė arrijmė fitoren me anė tė shpėrblimit tė tanishėm dhe tė ardhshėm (nė botėn tjetėr).


Vėshtro tek namazi sesa punė tė bukura pėrmban ai, duke filluar me sinqeritetin e punės vetėm pėr Allahun dhe duke u drejtuar plotėsisht tek Ai. Namazi pėrmban lavdėrim, lutje dhe pėrulje. Shembulli i namazit nė pemėn e Imanit ėshtė si shembulli i kujdesjes dhe i ujitjes sė kopshtit, e nėse nuk do tė pėrsėritet namazi ditė e natė ka pėr t’u tharė pema e Imanit dhe ka pėr t’u vyshkur, ka pėr t’u rrudhur trungu i saj, sepse ajo zhvillohet dhe ripėrtėrihet me kryerjen e namazit. Namazi nė brendėsi tė tij pėrmban pėrmendjen e Allahut e cila ėshtė gjėja mė e mirė dhe ndalon harbutėrinė, ndyrėsinė dhe poshtėrsinė.


Vėshtro tek zekati dhe frytet qė e pasojnė atė. Po tė shohim zekatin nė praktikė kemi pėr tė gjetur njė sjellje me virtyte tė larta dhe veti qė e meritojnė lėvdatėn si: bujarinė, fisnikėrinė dhe largimin prej sjelljeve tė ulėta. Po ashtu kemi pėr tė gjetur nė tė njerėz qė e lavdėrojnė Allahun nė shenjė falenderimi pėr begatitė qė u ka falur. Nė tė gjithashtu ndodhet ruajtja e pasurisė prej gjėrave tė turbullta dhe tė errėta, qofshin ato morale apo materiale. Nė tė ndodhet bamirėsia ndaj krijesave, pėrkrahja e tė vobektėve dhe plotėsimi i nevojave dhe interesave pėr atė qė e meriton atė. Zekati pėrmbush nevojat e tė varfėrve dhe hallexhinjėve. Ai ndihmon bindshėm xhihadin (luftėn nė rrugė tė Allahut) dhe interesat e pėrgjithshme tė cilat janė tė nevojshme pėr muslimanėt. Gjithashtu zekati shmang krizėn e varfėrisė dhe tė tė varfėrve, tregon siguri nė zėvendėsimin e Allahut, shpresėn e shpėrblimit tė Tij.


Kurse tek agjėrimi kemi stėrvitje tė trupave me lėnien e gjėrave tė cilat i do njeriu. Kėtė gjest tė lartė e bėn njeriu pėr tė fituar kėnaqėsinė e Allahut, pėr t’u afruar sa mė shumė tek Ai dhe pėr tė ushtruar trupat e pėr t’i mėsuar ata me durim dhe me qėllim tė lartė. Me anė tė agjėrimit forcohet sinqeriteti dhe plotėsohet plotėsisht pėrparėsia qė i jepet dashurisė sė Allahut ndaj dashurisė sė vetes. Prandaj agjėrimi ėshtė i Allahut dhe e ka veēuar atė pėr Veten e Tij midis punėve tė tjera.


Ndėrsa tek haxhi kemi pėr tė vėnė re veprime tė shumta qė kryhen tė gjitha pėr tė fituar kėnaqėsinė e Allahut si: shpenzimi i pasurisė, pėrballimi i vėshtirėsive dhe marrja parasysh e vėshtirėsive dhe rreziqeve. Tė gjitha kėto i kryejmė pėr tė fituar kėnaqėsinė e Tij duke shkuar tek Ai, pėr ta mikluar dhe pėr ta lavdėruar Atė nė shtėpinė dhe oborrin e Tij, pėr tė kryer adhurimet e shumėllojshme nė vendet e shenjta tė cilat janė territore me tė cilat ka pėrkrahur Allahu robėrit e Tij dhe ata tė cilėt shkojnė tek shtėpia e Tij. Haxhi po ashtu pėrmban madhėrimin e Allahut, nėnshtrimin dhe pėruljen e plotė ndaj Tij. Ai na bėn tė kujtojmė gjendjen e pejgamberėve dhe tė dėrguarve, tė njerėzve tė zgjedhur e tė sinqertė. Le ta forcojmė Imanin me anė tė tyre dhe ta lidhim dashurinė tonė fortė me ta. Haxhi pėrmban njohjen midis muslimanėve, derdhjen e mundit pėr bashkimin e fjalės sė tyre, rėnien dakord midis tyre pėr interesat e pėrgjithshme dhe vetjake tė cilat nuk mund tė shkelen. Kjo ėshtė nga vlerat mė tė mėdha tė kėsaj feje dhe ėshtė nga dobitė prej tė cilave pėrfitojnė besimtarėt. Kėto janė disa gjėra shkurtimisht, sa pėr kujtim dhe pėrqėndrim.
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-08-06, 13:45   #4
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

SHEMBULLI I TRETĖ.


Kjo fe ka urdhėruar dhe ka nxitur bashkimin dhe grumbullimin dhe ka ndaluar rreptėsisht pėrēarjen dhe mosmarrveshjen. Nė Kur’an dhe Sunet ndodhen mjaft tekste tė cilat janė argument pėr kėtė parim madhėshtor. Kushdo qė ka pak llogjikė e ka kuptuar kėtė ēėshtje, ka kuptuar interesat fetare dhe interesat e kėsaj bote qė rrjedhojnė prej saj dhe dėmet e pasojat negative qė shmangin kjo ēėshtje.


Muslimanėt nė ditėt e para tė kėsaj feje, siē e dimė tė gjithė ishin tė qėndrueshėm dhe tė bindur nė kėtė fe. Ata gėzonin mbarėsi nė punėt e tyre dhe pėrjetonin njė kėnaqėsi qė askush pėrveē tyre nuk e ka arritur. Ata ishin kapur fortė me kėtė parim dhe e praktikonin atė me pėrpikmėri. Ata ishin tė bindur plotėsisht se ky parim ishte shpirti i fesė sė tyre. Kėtė e shpjegon mė shumė shembulli qė vijon.
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-08-06, 13:46   #5
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

SHEMBULLI I KATĖRT.


Islami ėshtė fe e mėshirės, begatisė dhe bamirėsisė. Ai gjithmonė stimulon dobinė e gjinisė njerėzore. Kjo fe pėrmban mėshirėn, bashkėpunimin e mirė, fton pėr bamirėsi dhe ndalon ēdo gjė qė nuk ėshtė nė pėrputhje me kėto. Kjo gjė e bėri Islamin tė jetė dritė dhe shkėlqim midis errėsirave tė padrejtėsisė dhe mizorisė, bashkėpunimit tė keq dhe shkeljes sė tė drejtave.


Islami ka joshur dhe ka tėrhequr zemra tė cilat para se ta njihnin atė, ishin armiq tė betuar tė tij derisa u prehėn nėn hijen e tij tė gjerė. Ai ėshtė treguar pėrdėllestar dhe i mėshirshėm me pjesėtarėt e tij, derisa filloi tė gufojė prej zemrave tė tyre mėshira, toleranca dhe bamirėsia tė cilat duken qartė nė fjalėt e punėt e tyre. Madje kjo u tejkalua deri tek armiqtė e tij, tė cilėt u shndėrruan ndėr miqtė e tij mė tė ngushtė. Dikush prej tyre hyri nė kėtė fe me aftėsi depėrtuese e mprehtėsi e me plot ndjenja e simpati. Dikush tjetėr iu nėnshrua zemėrēelur dhe me ēiltėrsi kur pėlqeu rregullat e kėsaj feje. Madje kur pa tek kjo fe drejtėsinė dhe mėshirėn i dha pėrparėsi rregullave tė Islamit mbi rregullat e fesė sė tij.
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-08-06, 13:47   #6
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

SHEMBULLI I PESTĖ


Feja Islame ėshtė feja e menēurisė dhe urtėsisė, ėshtė feja e natyrshmėsiė, feja e llogjikės, mbarėvajtjes dhe fitores. Po tė vėresh nė bazat dhe degėt tė cilat bėjnė pjesė nė gjykimet dhe rregullat e saj, do tė shohėsh se ato pranohen nga natyrshmėria dhe llogjika, asaj i nėnshtrohen bindshėm kėrkuesit e sė drejtės dhe tė vėrtetės. Kjo fe pėrfshin pėrpikmėrinė dhe saktėsinė, sistemin e mirėfilltė dhe ėshtė e vlefshme pėr ēdo kohė dhe pėr ēdo vend. Tė gjitha informatat e kėsaj feje janė tė drejta dhe tė vėrteta. Ēdo lloj diturie apo shkence qė ka dalė nė tė kaluarėn apo do tė zbulohet nė tė ardhmen, Islami nuk e kundėrshton dhe nuk e pėrgenjeshtron atė, madje shkencat e vėrteta ajo i pėrkrah dhe i mbėshtet. Ky fakt ėshtė argumenti mė i madh pėr besnikėrinė e kėsaj feje. Specialistėt drejtėsi-dashės kanė vėrtetuar se nė Kur’an ka argumenta pėr ēdo shkencė tė dobishme, qoftė ajo shkencė fetare, tokėsore apo politike. Nė ligjin Islam nuk egziston ndonjė gjė qė nuk pėrputhet me llogjikėn, por pėrkundrazi mėndjet e shėndosha dėshmojnė pėr besnikėrinė, dobinė dhe mbarėvajtjen e tij. Tė gjitha urdhėresat dhe ndalesat e Islamit janė tė bazuara mbi drejtėsi dhe nuk ka aspak padrejtėsi nė to. Ēdo urdhėr qė ka ardhur nė to ėshtė absolutisht i mirė ose nė mėnyre superiore dhe ēdo ndalesė qė ka ardhur nė tė ėshtė absolutisht e keqe dhe dėmi i saj ka pėr tė qėnė mė i madh se dobia e saj. Sa mė shumė qė njė njeri inteligjent ka pėr tė medituar nė gjykimet dhe rregullat e kėsaj feje, aq mė tepėr ka pėr t’iu shtuar imani tek kjo bazė, ose ka pėr ta ditur se ėshtė zbritur nga mė i Urti, mė i Denji dhe Zotėruesi i tė gjitha lavdėrimeve.
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-08-06, 13:47   #7
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

SHEMBULLI I GJASHTĖ


Nė kėtė fe ekziston xhihadi (lufta nė rrugė tė Allahut), urdhėrimi pėr ēdo tė mirė dhe ndalimi nga ēdo gjė e keqe. Arsyeja e xhihadit nė kėtė fe ėshtė largimi i mizorisė sė tė padrejtėve tė cilėt shkelin tė drejtat e kėsaj feje dhe refuzojnė thirrjen Islame. Ky ėshtė lloji mė i mirė i xhihadit. Ai nuk zhvillohet pėr etje, pėr pasuri, lakmi dhe pėr tė mbrojtur interesat vetjake. Kush do tė studiojė argumentat e kėtij lloj xhihadi tek jetėshkrimi i pejgamberit sala Allahu alejhi ue selem dhe shokėve tė tij kundrejt armiqėve tė tyre, padyshim ka pėr tė gjetur se xhihadi bėn pjesė nė gjėrat e domosdoshme dhe shmang mizorinė e zullumqarėve. Po tė vėresh urdhėrimin nė tė mirė dhe ndalimin nga e keqja, do tė arrish nė rezultatin se nevoja pėr tė ėshtė e pashmangshme, sepse mbarėvajtja dhe ecuria e kėsaj feje kryhet vetėm nėse anėtarėt e saj zbatojnė me pėrpikmėri parimet dhe ligjet e saja, do t’i binden urdhėrave tė saja tė cilat janė kulmi i mbarėvajtjes, do t’i largohen ndalesave tė saja tė cilat janė ligėsi dhe shkatėrrim edhe nėse anėtarėt e saj kanė pėr tė qenė kapur fort me kėtė ēėshtje. Roli i urdhėrimit pėr tė mirė dhe ndalimi prej tė keqes ėshtė i madh. Sa njerėz rrėshqasin nė gabime dhe vetja e tyre me tė padrejtė ia zbukuron gabimet dhe iu jep kurajo qė tė kryejnė disa gjėra tė ndaluara dhe i bėn ata tė neglizhojnė nė kryerjen e disa detyrave tė cilat kanė mundėsi t’i kryejnė. Pra, kėtu del nė pah se tė gjitha kėto gjėra nuk mund tė realizohen veēse me urdhėrimin nė tė mirė e ndalimin nga e keqja. Prandaj, urdhėrimi nė tė mirė e ndalimi nga e keqja ėshtė nga vlerat mė absolute tė kėsaj feje dhe nga gjėrat mė tė domosdoshme tė cilat duhen realizuar. Gjithashtu me anė tė urdhėrimit nė tė mirė dhe ndalimit nga e keqja realizohet korigjimi i njerėzve qė devijojnė, edukimi i tyre, largimi i tyre nga veset e kėqija dhe moralet e ulta dhe edukimi i tyre me morale tė larta. Ndėrsa, nėse u jepet atyre liria e veprimit absolut (ndėrkohė qė ata u anėtarsuan nė kėtė fe dhe u zotuan se do t’i zbatojnė ligjet e saja) ka pėr tė qenė kjo nga padrejtėsitė dhe dėmet mė tė mėdha si pėr ata vetė ashtu edhe pėr shoqėrinė, veēanėrisht pėrsa i pėrket tė drejtave tė detyrueshme e tė prera sipas fesė, llogjikės dhe realitetit.
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-08-06, 13:48   #8
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

SHEMBULLI I SHTATĖ


Kjo fe ka lejuar shitblerjen, qeranė, ortakėrinė dhe llojet e tjera tė bashkėpunimit me anė tė tė cilave njerėzit shkėmbejnė nevojat e tyre qoftė nė pasuri, borxhe dhe interesa tė tjera. Kjo fe e pėrsosur e ka lejuar kėtė dhe njerėzit gėzojnė lirinė e veprimit nė kėtė, sepse kjo pėrfshin nevojat dhe interesat e domosdoshme, tė nevojshme dhe lukset. Ajo i ka dhėnė mundėsi atyre duke iu shtrirė atyre begati aq sa tė rregullohen hallet dhe gjendjet e tyre dhe tė lehtėsohet jetesa e tyre. Mirėpo kjo fe e ka kushtėzuar lejimin e kėtyre gjėrave me pėlqimin e tė dyja palėve, me njohjen e pėrbėrjes sė aktmarrveshjes, me njohjen e mallit pėr tė cilin u krye aktmarrveshja, me njohjen e vendit tė aktmarrėveshjes dhe me njohjen e kushteve tė tjera qė nevojiten gjatė aktmarrveshjes.

Nė kėtė fe ėshtė e ndaluar gjithēka qė pėrmban dėm dhe padrejtėsi prej llojeve tė kumarit, kamatės (fajdesė) dhe injorancės. Kush vėshtron duke menduar bashkėpunimet tė cilat i ka lejuar ligji Islam, ka pėr tė gjetur se ato janė tė lidhura ngushtė me mbarėvajtjen e fesė dhe me mbarėvajtjen e kėsaj bote. Ai ka pėr tė dėshmuar bindshėm se Allahu zotėron mėshirė tė pakufishme dhe menēuri e urtėsi tė plotė. Kjo sepse Allahu u ka lejuar robėrve tė Tij tė gjitha gjėrat e kėndshme duke filluar me gjėrat fitimprurėse, ushqimet, pijet dhe rrugėt e pėrfitimeve tė sistemuara sipas urtėsisė sė plotė.
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-08-06, 13:48   #9
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

SHEMBULLI I TETĖ


Kjo fe ka lejuar tė gjitha gjėrat e kėndshme qofshin ato ushqime, pije, rroba, martesa etj. Nė kėtė fe ėshtė lejuar ēdo gjė e kėndshme dhe e dobishme prej llojeve tė farave, frutave, mishrave tė detit pa pėrjashtim dhe gjallesat e tokės. Prej tė gjitha kėtyre qė pėrmendėm Ai ka ndaluar vetėm atė qė ėshtė e dėmshme dhe e neveritshme pėr fenė, llogjikėn, trupin dhe pasurinė. Ēdo gjė e lejuar ėshtė prej bamirėsisė sė Allahut tė Lartėmadhėruar dhe prej bukurisė sė fesė sė Tij. Gjithashtu ēfarė ka ndaluar ėshtė prej bamirėsisė dhe bukurisė sė fesė sė Tij. Ai ka ndaluar atė ē'ka ėshtė e dėmshme pėr ta. Bukuria dhe mirėsia ndjekin urtėsinė, menēurinė, interesin dhe shmangin dėmet.


Martesa nė kėtė fe ėshtė e lejuar dhe njeriu mund tė martohet dhe tė zgjedhė prej grave sa tė dojė, qoftė dy, tre e deri nė katėr. Tek lejimi i kėsaj ēėshtjeje gjendet interesi i tė dyja palėve. Nuk i lejohet askujt tė martohet me mė tepėr se katėr gra tė lira, sepse nėse tejkalohet kjo ka pasoja tė kėqia si: padrejtėsia dhe lėnia e drejtėsisė dhe e barazisė. Gjithashtu nuk duhet harruar tė pėrmendet se, nėse njeriu ka frikė se bėn padrejtėsi dhe nuk i pėrmbush dispozitat e Allahut nė lidhjen martesore, atėherė Islami e ka nxitur tė martohet vetėm me njė, me qėllim qė t’i pėrmbushė sa mė mirė detyrat dhe tė drejtat. Duke qenė se martesa ėshtė nga begatitė mė tė mėdha dhe prej gjėrave mė tė domosdoshme, po ashtu dhe divorci kryhet kur njeriu ka frikė tė bashkėjetojė me atė qė nuk mund tė gjejė gjuhėn e mirėkuptimit dhe ka frikė se do tė jetojė njė jetė tė tensionuar, gjithnjė e nė keqėsim, me telashe dhe nė njė vėshtirėsi katastrofike. Allahu i Lartėmadhėruar thotė:


و ان يتفرقا يغني الله كلمنسعته


"Por nėse ata ndahen, Allahu do t’ju japė atyre furnizim tė bollshėm nga begatitė e Tij."
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-08-06, 13:49   #10
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

SHEMBULLI I NĖNTĖ


Allahu dhe i Dėrguari i Tij kanė vendosur pėr krijesat tė drejta tė cilat nuk duhet tė shkelen. Ato tė drejta janė mbarėvajtje, mirėsi, dėlirėsi, bamirėsi, drejtėsi, ndershmėri, ēiltėrsi dhe janė larg padrejtėsisė dhe dredhisė. Vėshtro tė drejtat tė cilat i ka obliguar Allahu ndaj prindėrve, fėmijėve, tė afėrmėve, fqinjėve, shokėve, bashkėpunėtorėve dhe bashkėshortėve midis tyre. Tė gjitha kėto janė tė drejta tė domosdoshme dhe tė drejta jothelbėsore tė cilat i presin me zemėr tė hapur natyrshmėritė e pastėrta dhe mendjet e shėndosha. Me anė tė kėtyre gjėrave realizohen pėrzierjet dhe kontaktet me njerėzit, shkėmbehen interesat dhe pėrfitimet, qė tė gjitha realizohen nė bazė tė sė drejtės qė meriton ēdo person dhe nė bazė tė shkallės sė tij nė shoqėri. Ēdo here qė do tė thellohesh duke menduar rreth kėsaj, ke pėr tė gjetur nė tė mirėsi e shmangie tė sė keqes, ke pėr tė gjetur interesa tė pėrgjithshme dhe vetiake, afrimitetin dhe bashkėjetesėn e pėrsosur. Qė tė gjitha kėto qė pėrmendėm tė bėjnė tė dėshmosh me bindje tė plotė se kjo fe tė garanton lumturi dhe gėzim nė tė dyja botėt. Do tė vėresh se kėto tė drejta ecin me kohėn, vendin, gjendjen dhe realitetin. Ato sjellin dobitė dhe interesat, me anė tė tyre realizohet bashkėpunimi i plotė nė ēėshtjet e fesė dhe tė kėsaj bote, ato sjellin nocionet dhe mendimet, ato shmangin urrejtjet dhe mėritė. Kėto qė pėrmendėm njihen me anė tė vėzhgimit tė hollėsishėm, konkluzionit dhe pėrfundimit qė del prej burimeve kryesore tė tyre.
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-08-06, 13:50   #11
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

SHEMBULLI I DHJETĖ


Kjo fe pėrfshin transferimin e pasurisė dhe gjėrave tė cilat i ka lėnė njeriu mbas vdekjes dhe na tregon mėnyrėn e ndarjes sė pasurisė tek trashėgimtarėt. Allahu i Lartėmadhėruar e ka treguar urtėsinė dhe menēurinė e kėsaj gjėje duke thėnė:


لا تدرون ايهم أقربلكمنفعا


“Ju nuk e dini se cili prej tyre ėshtė mė i dobishėm pėr ju."


Allahu e vendosi Vetė nė bazė tė dijes sė Tij rreth afrueshmėrisė sė dobisė dhe jo kė dėshiron njeriu nė pėrgjithėsi qė t'ia trashėgojė pasurinė e tij, e kush ėshtė njeriu qė mė shumė e meriton bamirėsinė dhe mirėsinė e tij. Ai i ka paraqitur ata nė njė renditje tė pėrkryer, sa qė mendjet e shėndosha e dėshmojnė dhe e pohojnė kėtė. Nėse kjo ēėshtje do t’i dorėzohej njerėzve qė tė merreshin me tė sipas epshit dhe dėshirės sė tyre do tė kishte pasoja negative si: probleme, ndėrlikime s’do tė kishte rregull, do tė binin viktima tė zgjedhjes sė keqe dhe do tė krijohej njė rrėmujė e vėrtetė. Gjithashtu ėshtė e pėlqyshme nė kėtė fe qė njeriu tė lerė diēka si porosi nė institucionet e bamirėsisė dhe devotshmėrisė qė t’i bėjė dobi ajo nė botėn tjetėr. Kjo pasuri ėshtė e kufizuar dhe nuk lejohet qė ta kalojė njė tė tretėn dhe nuk duhet tė jetė pėr trashėguesit, por pėr dikė tjetėr. Kėshtu qė nuk kanė pėr t’u bėrė gjėrat qė Allahu i ka vendosur rregulla pėr njerėzit lojra me tė cilat zbaviten mendjengushtėt tė cilėt nuk janė kapur fort me fenė gjatė shpėrnguljes sė tyre nga kjo botė. Kurse pėrsa i pėrket kohės qė gėzojnė shėndet nė trupat dhe mendjet tyre, zakonisht nuk e shpenzojnė pasurinė nė humbje tė tyre, sepse i tremben varfėrisė dhe falimentimit.
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-08-06, 13:50   #12
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

SHEMBULLI I NJĖMBĖDHJETĖ


Sheriati Islam ka vendosur masa dėnimi tė shumėllojshme tė cilat ndryshojnė sipas krimeve. Kėto masa dėnimi janė vendosur pėr arsye se krimet dhe shkelja e tė drejtave tė Allahut dhe shkelja e tė drejtave tė robėrve tė Tij janė nga mizoritė mė tė mėdha tė cilat cėnojnė sistemin dhe rregullin, ato cėnojnė fenė dhe botėn. Prandaj nė fenė Islame ėshtė vendosur masa e dėnimit si vrasja, prerja, kamzhiku dhe lloje tė tjera ndėshkuese kundra krimeve dhe mizorive tė cilat i rrallojnė kėto ngjarje dhe i shmangin njerėzit prej tyre. Tė gjitha kėto pėrmbajnė aq shumė interesa dhe pėrfitime saqė dėshmon njeriu qė ka llogjikė se ky sheriat ėshtė i mrekullueshėm dhe se tė kėqiat nuk mund tė ndalohen plotėsisht vetėm se me masat tė cilat i ka vendosur Sheriati dhe i ka renditur ato nė bazė tė krimeve se ėshtė krimi i madh apo i vogėl, ėshtė shumė apo pak.
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-08-06, 13:51   #13
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

SHEMBULLI I DYMBĖDHJETĖ


Sheriati Islam ka urdhėruar qė tė pengohet njeriu nga shpenzimi i pasurisė sė tij nėse ai shpenzim dėmton vetė atė apo dikė tjetėr. Siē ka ndaluar p.sh. budallain, tė voglin, mendjelehtin dhe tė tjerė si dhe ndalimi i borxhliut prej shpenzimit. Ky ndalim ėshtė nė interes tė huadhėnėsve tė tij. Tė gjitha kėto janė prej bukurive tė kėtij sheriati, i cili e ndaloi njeriun prej shpenzimit tė pasurisė sė tij, gjė e cila nė origjinė ėshtė plotėsisht e lejuar pėr tė. Por kur dėmi i shpenzimit ishte mė i madh se dobia e tij dhe e keqja mė e madhe se mirėsia, atėherė sheriati e ndaloi atė prej shpenzimeve me qėllim qė tė kryhen shpenzimet e tija nė interes tė tij. Sheriati i ka udhėzuar njerėzit aq mbarė saqė ēdo shpenzim i tyre tė jetė i dobishėm dhe pa asnjė dėm.
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-08-06, 13:52   #14
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

SHEMBULLI I TREMBĖDHJETĖ


Sheriati na ka urdhėruar tė pėrdorim dokumentat me tė cilat mbrojnė njerėzit tė drejtat e tyre. Siē ėshtė shembulli i dėshmisė me tė cilėn mbrohen tė drejtat, ndalohet mohimi dhe shmanget dyshimi. Gjithashtu ėshtė lėnia peng e diēkaje, siguracioni, garancia me tė cilat nėse nuk mund tė realizohet e drejta e atij qė ka tė drejtė, atėherė kthehet tek dokumentacioni pėrkatės pėr tė mbrojtur tė drejtėn e tij. Duken qartė dobitė e shumėllojshme tė cilat i pėrfitojmė prej dokumentacionit. Me anė tė tij mbrohen tė drejtat, rregullohen punėt dhe bashkėpunimet fitojnė mbarėvatje. Nėse nuk ekzistojnė dokumentacionet do tė prishet pjesa mė e madhe e bashkėpunimeve dhe marrėveshjeve. Dokumentacionet janė tė dobishme dhe tė vlefshme pėr atė qė kanė lidhur marrėveshjen dhe pėr atė qė ka tė drejtė. Arsyet e dobisė sė tyre janė tė njohura nė shoqėri.
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-08-06, 13:52   #15
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

SHEMBULLI I KATĖRMBĖDHJETĖ


Feja Islame e ka nxitur njeriun tė tregojė bamirėsi ndaj tė tjerėve dhe kėshtu ka pėr tė fituar shpėrblim tek Allahu dhe do tė gėzojė respekt tek njerėzit. Mė pas atij ka pėr t'iu rikthyer plotėsisht pasuria e tij ose shkėmbimi i saj. Ky fitim ka pėr tė qėnė fitimi mė i ndershėm, sepse nuk e dėmton aspak njeriun. Konkretisht ėshtė fjala pėr borxhin, huazimin etj. Ky ėshtė gjest i lartė qė pėrfshin dobi tė mėdha, i pėrgjigjet nevojave tė njerėzve, largon fatkeqėsitė, sjell mbarėsi dhe mirėsi. Me pak fjalė pėrfshirja e kėtyre mirėsive ėshtė e paimagjinueshme. Protagonistit tė kėsaj pune ka pėr t'iu kthyer pasuria e tij, pėrfitoi shpėrblim tė madh tek Zot i tij, u tregua mjaft bamirės me vėllanė e tij dhe ka pėr t’u pasuar me mirėsi, begati, zemėrdėlirėsi, afrimitet, dhembshuri dhe dashuri.

Pėrsa i pėrket bamirėsisė totale qė e jep njeriu falas dhe nuk i kthehet atij, ne pėrmendėm urtėsinė dhe menēurinė e saj kur folėm pėr zekatin dhe sadakanė.


__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:00.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.