Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 10-08-06, 20:20   #1
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim Besimi nė....

Besimi nė....

BESIMI NĖ MELAIKE
Melaike gjuhėsisht ėshtė shumės i emrit melek qė ėshtė i nxjerrė nga fjala “el uluketu” qė ka kuptimin “mesazhi-shkresa”, apo i nxjerrė nga fjala "el melku" qė do tė thotė "marrja me forcė". Ndėrsa, nė kuptimin e sheriatit ėshtė: Melaiket janė trupa me natyrė tė kėndshme, tė butė, tė dashur e fisnike, u ėshtė dhėnė mundėsia tė paraqiten nė forma tė ndryshme dhe vendbanimi i tyre janė qiejt. Tė kėtij mendimi janė shumica e dijetarėve tė cilin e transmeton edhe Ibn Haxheri.
Besimi nė melaike do tė thotė se ato janė prej gjėrave tė fshehta. Obligohemi tė besojmė nė to bindshėm se ato ekzistojnė, qė do tė thotė tė besojmė se Allahu ka krijuar krijesat, tė cilat quhen melaike: “Nuk e kundėrshtojnė Allahun pėr asgjė qė Ai i urdhėron dhe punojnė atė qė janė tė urdhėruara.” [Tahrimė, 6] Besimi nė melaike ėshtė njė prej gjashtė kushteve tė imanit dhe assesi pa tė nuk pranohet besimi i robit. Pėr kėtė argumentojnė tekste tė shumta nga Kur'ani e Sunneti si dhe Ixhmai i muslimanėve. Nė Kur'an thuhet: “I Dėrguari i besoi asaj qė iu shpall prej Zotit tė Tij, e ashtu edhe besimtarėt. Secili i besoi Allahut, melekėve tė Tij, shpalljeve tė Tij, tė Dėrguarve tė Tij.” [Bekare, 285] Nė Sunnet ėshtė hadithi i Xhibrilit lidhur me besimin ku Pejgamberi a.s. ėshtė pyetur pėr imanin dhe ka thėnė: "Tė besosh Allahun, Melaiket, Librat, tė Dėrguarit..." [Transmeton Muslimi] Poashtu ėshtė edhe Ixhmai (qėndrimi unanim) i muslimanėve nė domosdoshmėrinė e besimit nė melaike.
Melaiket janė tė krijuara nga drita, ndahen nė disa lloje dhe kategori tė ndryshme, disa prej tyre janė ndėrmjetėsues ndėrmjet Allahut dhe pejgamberėve tė dėrguar te njerėzit. Disa janė tė ngarkuar me erėrat, disa me mbajtjen e Arshit, disa me marrjen e shpirtrave, e shumė e shumė punė tjera, tė cilat i ka cekur qartazi Kur’ani dhe Sunneti, diku nė formė tė pėrgjithshme e diku nė formė tė detajuar.
Prej tyre janė edhe melekėt pėrcjellės tė njeriut: “Dy melekė qėndrojnė pranė tij, nė tė djathtė dhe nė tė majtė. Qė ai (njeriu) nuk hedh ndonjė fjalė e tė mos jetė pranė tij pėrcjellėsi i gatshėm.” [Kaf, 17-18] si dhe thotė Allahu: “Tė dėrguarit tonė (melekėt pėrcjellės) janė pranė tyre, shkruajnė.” [Zuhruf, 80]
Prej tyre janė edhe melaiket qė zbresin te njeriu me rastin e vdekjes sė tij, pavarėsisht a janė melaiket e mėshirės apo tė ndėshkimit. Poashtu prej tyre ėshtė edhe Munkeri dhe Nekiri (melekėt qė e marrin nė pyetje njeriun nė natėn e varrit), prej tyre janė melaiket mbrojtėse qė e pėrcjellin dhe e ruajnė njeriun; Allahu thotė: “Ai (njeriu) ka pėrcjellės njė pas njė, para tij dhe prapa tij, qė me urdhrin e Allahut e ruajnė atė.” [Rra’d, 11] Ibn Kethiri thotė: “Robi ka melaike qė e pėrcjellin atė, ka roje natėn dhe roje ditėn. E ruajnė nga tė kėqijat dhe fatkeqėsitė, sikur qė e pėrcjellin edhe disa melaike tjera pėr ruajtjen e veprave natė e ditė.”
Prej tyre ka shumė qė qėndrojnė nė qiej, pėr tė cilėt na tregon Allahu i Lartėsuar nė Kur’an, disa prej tyre janė caktuar pėr mirėpritjen e banorėve tė xhenetit, ndėrsa disa tė tjerė janė tė caktuar pėr banorėt e xhehenemit, ku edhe u thonė: “A nuk u pat ardhur juve ndonjė pejgamber (qortues) [Mulk, 8] Prej tyre ka qė janė tė ngarkuar me krijimin e embrionit nė mitrėn e nėnės, prej tyre ka qė janė tė ngarkuar me ruajtjen e vendeve tė shenjta nga Dexhalli.
Nė Kur'an dhe nė Sunnet melaiket janė tė pėrmendura nė mėnyrė tė pėrgjithshme, por nė shumė vende ceken edhe emrat e disa prej melekėve mė tė rėndėsishėm (apo kreun e tyre). Xhibrili, i cili ėshtė i ngarkuar me shpalljet, Mikaili – meleku i rrizkut, furnizimit dhe jetės materiale, ndėrsa Xhibrili meleku i jetės sė zemrave. Allahu thotė: "Kush ėshtė armik i Allahut, i melekėve tė Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit (ai ėshtė jobesimtar), Allahu padyshim ėshtė armik i jobesimtarėve!" [Bekare, 98] Ėshtė pėrmendur emri i Malikut, kujdestarit tė zjarrit, nė ajetin: “Dhe ata thėrrasin: O Malik, le tė na e marrė shpirtin Zoti yt!” [Zuhruf, 77] Poashtu pėrmenden Haruti dhe Maruti: "Edhe ēka u zbriti nė Babil dy melekėve, Harutit dhe Marutit" [Bekare, 102] Ėshtė pėrmendur edhe Israfili, meleku i ngarkuar qė t'i fryejė surit. Pėrmendet edhe meleku i vdekjes, por jo me emėr siē ėshtė pėrhapur te njerėzit me emrin Azrail, por vetėm meleku i vdekjes siē ceket nė Kur'an: "Thuaj: Meleku i vdekjes, i cili ua merr shpirtrat..." [Sexhde, 11]
Disa prej melekėve prezentojnė nė mexhliset e dhikrit nė xhami e gjetiu. Disa prej tyre zbresin nė kohėn e ikindisė dhe tė sabahut pėr tė informuar pėr besimtarėt qė falin namaz. Nuk ka vend nė qiell e tė mos ketė ndonjė melek duke bėrė sexhde dhe madhėruar Allahun, sipas asaj qė vėrtetojnė hadithet e vėrteta.
Besimi i drejtė nė melaike na largon nga mendimet e gabuara rreth tyre, si mendimi i filozofėve, tė cilėt supozonin se ato janė yje dhe planete, apo mendimi i injorantėve qė thoshin se ato janė femra dhe janė bijat e Zotit.


__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 10-08-06, 20:21   #2
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

BESIMI NĖ LIBRA

Prej kushteve themelore tė imanit ėshtė edhe besimi nė Kur’an dhe nė tė gjitha librat e shpallura tė zbritura si Tevrati, Zeburi dhe Inxhili. Kėtė e tregon Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nė hadithin e Xhibrilit qė e transmetojnė Buhariu dhe Muslimi, ku cek se besimi nė libra ėshtė pjesė e esencės sė imanit duke thėnė: “Iman ėshtė tė besosh Allahun, melaiket e Tij, librat e Tij...”.
Tė besojmė se janė libra tė Allahut, ka folur pėrmes tyre dhe ua ka zbritur pejgamberėve tė Tij. Ato pėrmbajnė udhėzimin e njerėzve nė fenė e tyre dhe nė ēėshtjet e dunjasė. Disa prej tyre janė zbritur tė shkruara nė fleta (elvah), disa tė dėgjuara nga prapa perdes, disa tė pėrcjella pėrmes melekut drejtpėrdrejt. Kjo na bėn me dije se e tėra ėshtė nga Allahu i Plotfuqishėm duke pėrfshirė dispozitat dhe tė dhėnat e ndryshme. Allahu i Lartėsuar thotė: “Ne tė frymėzuam ty me shpallje sikurse e patėm frymėzuar Nuhun dhe pejgamberėt pas tij; e patėm frymėzuar Ibrahimin, Ismailin, Is’hakun, Jakubin dhe pasardhėsit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patėm dhėnė Zeburin.” [Nisaė, 163]
Ne obligohemi tė besojmė se Kur’ani ėshtė fjalė e Allahut, e nuk ėshtė i krijuar, ėshtė i shkruar nė mus’haf, i ruajtur (pėrmendėsh) nė gjoksa. Allahu i Madhėrishėm thotė: “O ju qė besuat, besoni vazhdimisht Allahut, tė Dėrguarit tė Tij, librit qė gradualisht ia shpalli tė Dėrguarit tė Tij dhe librit qė e pat zbritur mė parė.” [Nisaė, 136] Ata qė nuk besojnė nė kėto libra apo bėjnė dallime mes tyre janė jobesimtarė: “Kush nuk i beson Allahut, engjėjve tė Tij, librave tė Tij, tė Dėrguarve tė Tij dhe botės tjetėr, ai ka humbur tepėr larg.” [Nisaė, 136]
Prej dobive tė besimit nė libra ėshtė pėrjetimi i besimtarit tė ndjenjės falėnderuese ndaj Allahut pėr dhuntitė e shumta qė ia dha, e qė nė krye tė kėtyre ėshtė zbritja e librave hyjnore pėrmes tė cilave e udhėzoi njerėzimin nė rrugėn e mirėsisė dhe tė shpėtimit duke mos e lėnė nė humnerėn e humbjes dhe tė injorancės. E bėri njeriun tė kuptojė pėrmes kėtyre librave kuptimin e jetės dhe fisnikėrinė e saj pėr tė cilėn edhe angazhohet tėrė jetėn. Kjo i mundėson atij tė ndjejė prehjen dhe qetėsinė, ngase Zoti dėrgoi libra te ēdo popull me legjislacion tė pėrshtatshėm pėr secilin, duke realizuar aspiratat e tyre dhe duke udhėzuar e rregulluar jetėn e tyre nė ēdo segment, Allahu thotė: “Pėr secilin prej jush, Ne caktuam ligj e program (tė posaēėm nė ēėshtje tė veprimit) [Maide, 48] Shtuar se me kėtė shtohet edhe imani dhe dashuria ndaj Zotit, zgjerohet njohuria pėr Allahun, si dhe arritja e kėnaqėsisė sė Allahut nė dunja e ahiret...., e tė mira tjera tė shumta. Nė tė kundėrtėn nuk do tė arrijnė asgjė tjetėr pėrpos humbjes dhe dėshpėrimit, i Plotfuqishmi Allah thotė: “E sikur banorėt e kėtyre vendbanimeve tė kishin besuar dhe tė ishin ruajtur, Ne do t’ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata pėrgėnjeshtruan, andaj i dėnuam me shkatėrrim pėr atė qė merituan.” [A’rafė, 96] dhe “Dhe, sikur ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe Kur’anin, qė u zbritėn nga Zoti i tyre, ata do tė kishin furnizim me bollėk nga qielli dhe toka. Ėshtė njė grup i drejtė (i matur) prej tyre, por ėshtė e keqe ajo qė punojnė shumica prej tyre.” [Maide, 66]
Kėto janė vetėm disa nga dobitė e besimit nė libra, por ka edhe shumė tė tjera qė nuk i kemi pėrmendur, dhe e lusim Allahun tė na ndihmojė tė punojmė konform kėtyre librave dhe t’i shėrbejmė misionit tė tyre.
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-08-06, 20:22   #3
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

BESIMI NĖ PEJGAMBERĖ

Pas besimit tė bindur nė Allahun e Plotfuqishėm jemi tė obliguar tė besojmė edhe nė pejgamberė, i cili ėshtė kushti i katėrt prej gjashtė kushteve tė besimit. Pa kėtė nuk pranohet besimi i robit. Argumentet nė kėtė janė tė shumta, ku nė shumė vende Allahu e krahason me besimin nė Tė: "Besojeni Allahun dhe tė Dėrguarit e Tij!" [Nisaė, 171] Sipas radhitjes nė hadithin e Xhibrilit lidhur me besimin ėshtė renditur i katėrti: "Tė besosh Allahun, Melaiket, Librat, tė Dėrguarit..." [Transmeton Muslimi]
Mohimi i pejgamberėve llogaritet njėsoj si mohimi i Allahut: "Kush nuk i beson Allahut, melaikeve tė Tij, librave tė Tij, tė Dėrguarve tė Tij dhe botės tjetėr, ai ka humbur tepėr larg!" [Nisaė, 136]
Nė bazė tė kėtyre dhe shumė ajeteve tjera shihet vlera dhe pozita e besimit nė pejgamberė nė Dinin e Allahut. Kjo do tė thotė tė besojmė nė tė gjithė pejgamberėt e dėrguar dhe nė tėrė atė qė e kanė sjellė, se transmetuan atė qė u ėshtė shpallur, punuan me tė dhe e kryen misionin e tyre, duke pėrfshirė emrat e tyre, sheriatin dhe librat (me gjithė emrat) e tyre. Nė kėtė hyjnė poashtu edhe besimi nė mrekullitė e tyre, nderimi dhe madhėrimi i tyre duke mos bėrė kurrfarė dallimi mes tyre, prej Ademit alejhi selam e deri te Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Allahu i Lartėsuar thotė: “I Dėrguari i besoi asaj qė iu shpall prej Zotit tė Tij, e ashtu edhe besimtarėt. Secili i besoi Allahut, melekėve tė Tij, shpalljeve tė Tij, tė Dėrguarve tė Tij. Ne nuk bėjmė dallim nė asnjėrin nga tė Dėrguarit e Tij dhe thanė: Iu pėrgjigjėm (thirrjes) dhe respektuam (urdhrin). Kėrkojmė faljen tėnde o Zoti ynė! Vetėm te Ti ėshtė ardhmėria jonė.” [Bekare, 285]
Poashtu kėrkohet edhe besimi i sinqertė nė pejgamberllėkun e tyre dhe nė atė qė e sollėn, Allahu thotė: "Ata qė besuan Allahun dhe tė Dėrguarit e Tij, ata janė tė sinqertit." [Hadidė, 19] Si dhe respektimi dhe madhėrimi i tyre, Allahu thotė: "Qė ju (njerėz) t'i besoni Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij dhe atė ta pėrkrahni e ta respektoni, e (Allahun) ta madhėroni pėr ēdo mėngjes e mbrėmje!" [Fet'h, 9] Gjithashtu kėrkohet edhe domosdoshmėria e veprimit sipas sheriatit tė tyre, kjo ka qenė detyrė e ēdo populli karshi pejgamberit tė tij deri nė dėrgimin e Muhammedit a.s. ku sheriati i tij i anuloi sheriatet e mėparshme. Gjithsesi kėrkohet edhe bindja se ata janė tė mbrojtur nga gabimet gjatė transmetimit dhe pėrcjelljes sė shpalljes. Kėto janė vetėm disa nga gjėrat qė obligohemi nė besimin e pejgamberėve.
Allahu i Madhėrishėm pėrmend nė Kur’an 25 prej tė tė dėrguarve dhe pejgamberėve, 18 janė tė cekur vetėm nė ajetin kur’anor: “Kėto janė argumentet Tona qė ia dhamė Ibrahimit kundėr popullit tė tij. Ne ngrisim nė shkallė tė lartė atė qė duam. Zoti yt ēdo send e vė nė vendin e vet, asgjė nuk mund t’i fshihet. Ne atij (Ibrahimit) i falėm Is’hakun dhe Jakubin dhe secilin prej tyre e udhėzuam. Mė parė edhe Nuhun e patėm udhėzuar. E nga pasardhėsit e tij (tė Ibrahimit) udhėzuam Davudin, Sulejmanin, Ejubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Kėshtu i shpėrblejmė bamirėsit. (Shpėrblyem) Edhe Zekerijanė, Jahjanė, Isain, Iljasin tė gjithė prej tė mirėve tė pėrsosur. (Shpėrblyem) Edhe Ismailin, Eljesanė, Junusin dhe Lutin. Tė gjithė kėta i veēuam mbi njerėzit tjerė.” [En’amė, 83-86] Ky ajet ka pėrmbledhur: Ibrahimin, Is’hakun, Jakubin, Nuhun, Davudin, Sulejmanin, Ejubin, Jusufin, Musain, Harunin, Zekerijanė, Jahjanė, Iljasin, Isain, Ismailin, Eljesanė, Junusin dhe Lutin. Kanė mbetur edhe 7, tė cilėt pėrmenden nė vende tjera tė Kur’anit, e ata janė: Ademi, Idrisi, Shuajbi, Salihu, Dhulkifli, Hudi dhe Muhammedi sal-lall-llahu alejhim ve sel-leme exhmein. Ka edhe shumė pėr tė cilėt Allahu nuk ka treguar pėr ta, por ne i besojmė tė gjithė ashtu si na ka urdhėruar Allahu dhe na ka mėsuar Pejgamberi alejhi selam. Allahu i Lartėsuar thotė: “Dhe (dėrguam) tė Dėrguar mė parė qė tė rrėfyem pėr ta, dhe tė Dėrguar tė tjerė, pėr tė cilėt nuk tė rrėfyem. ” [Nisaė, 164] Urtėsi e dėrgimit tė tyre ėshtė ngritja e argumenteve (provave) kundėr tyre dhe pėrgėzimi me tė mirat e begatshme tė xhenetit nė ahiret pėr ata qė e pasojnė kėtė rrugė si dhe tėrheqja e vėrejtjes sė atyre qė refuzojnė kėtė: "(Dėrguam) Tė Dėrguar qė ishin lajmgėzues e kėrcėnues, ashtu qė pas dėrgimit tė tė Dėrguarve tė mos kenė fakt (arsyetim) para Allahut. Allahu ėshtė i pavarur nė sundimin e vet dhe di si tė veprojė." [Nisaė, 165]
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-08-06, 20:23   #4
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

BESIMI NĖ DITĖN E FUNDIT DHE NĖ RINGJALLJEN PAS VDEKJES

Prej kushteve themelore tė imanit ėshtė edhe besimi nė Ditėn e Fundit, i cili pėrkufizohet nė besimin se ditėt e kėsaj bote (dunjasė) kanė fundin e tyre, dhe Dita e Fundit ėshtė ditė nė tė cilėn bėhet kijameti dhe ringjallja, nė tė cilėn paraqitet xheneti e xhehenemi, llogaria dhe peshorja. Ai qė vdes, bėhet kijameti (i vogėl) i tij dhe do t’i paraqitet vendi nė tė cilin do tė jetė, nė xhenet apo nė xhehenem, derisa tė bėhet katastrofa (kijameti i madh). Pas dunjasė nuk ka botė tjetėr pėrveē xhenet ose xhehenem. Allahu i Lartėsuar thotė: “Thuaj: Edhe tė parėt edhe tė fundit keni pėr t’u tubuar nė njė ditė tė caktuar!” [Vakia, 49-50]
Besimi nė Ditėn e Fundit dhe nė gjendjet e saj kėrkon besimin nė gjėrat vijuese:
1. Shenjat treguese pėr afrimin e kijametit. Prej tyre janė shenjat e mėdha, ku mė e madhja ėshtė dalja e dexhallit zbritja e Isaut birit tė Merjemes, je’xhuxhėt dhe me’xhuxhėt, dalja e shtazės, lindja e diellit nė perėndim dhe shenja tjera pėr tė cilat na ka informuar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
2. Gjendja nė momentin e dhėnies sė shpirtit ku prezentojnė melekėt pėr marrjen e shpirtit dhe ēfarė ndodh gjatė atij procesi. Kėtė na e tregon shumė qartė Kur’ani Fisnik dhe Sunneti i Pastėr pėr sjelljen e tyre tė butė e fisnike apo tė mundimshme e tė rėndė.
3. Begatia e varrit apo dėnimi i tij. Kjo ėshtė vėrtetuar nė Kur’an dhe ėshtė sqaruar nė Sunnet si dhe janė pajtuar tė gjithė Ehlu Sunneti me ixhmaė pėr kėtė. Allahu i Lartėsuar thotė: “E nėse ai (i vdekuri) ėshtė prej tė afėrmve (tė Zotit). Ai ka (te Zoti) kėnaqėsi, furnizim tė mirė dhe xhenet tė begatshėm. Po nė qoftė se ėshtė nga tė djathtėt? Pra, ty tė qoftė selam prej tė djathtėve (i thuhet). E nė qoftė se ėshtė prej gėnjeshtarėve tė humbur, mirėseardhja ėshtė pritje me ujė tė valė dhe djegie nga zjarri i xhehenemit.” [Vakia, 88-94] Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem gjithmonė kėrkonte mbrojtje nga dėnimi i varrit dhe tregonte pėr dy melekėt qė do tė na marrin nė pyetje, Munkerin dhe Nekirin.
4. Lidhja e shpirtit me trupin. Shejhul islam Ibn Tejmije thotė: “Qėndrimi i selefėve tė Ummetit dhe imamėve tė saj ėshtė se njeriu pasi qė tė vdes do tė jetė i lumtur nė begati ose i ngrysur nė ndėshkim, kėtė e pėrjeton me shpirt dhe me trup. Shpirti do tė jetė i qetė apo i ndėshkuar dhe kohė pas kohe lidhet me trupin, me kėtė do tė shijojė lumturinė apo ndėshkimin, ndėrsa nė ditėn e kijametit tė madh (ngase vdekja ėshtė kijameti i vogėl) do tė kthehen tė gjithė shpirtrat nė trupat e tyre dhe do tė ngriten e tė dalin para Zotit tė botėve.” [Mexhmu'ul fetava 4/284]
Ibn Kajim thotė: “Shpirtrat janė nė shkallė tė ndryshme me dallime tė mėdha gjatė qėndrimit tė tyre nė berzah. Prej tyre ka qė janė nė ‘Il-lijjinė’, disa janė nė formėn e zogjve tė gjelbėr qė shėtisin nė xhenet, disa janė tė penguar nė derėn e xhenetit, disa janė tė burgosur nė varr, disa vendqėndrimi i tyre ėshtė dera e xhenetit, disa janė tė izoluar nė tokė, disa do tė notojnė nė gjak dhe do tė shtangen nga hedhja e gurėve, thuhet qė ka shpirtra edhe nė burgje.” [Kitab er-Ruh] Allahu na ruajt!
5. Fryrja e surit. Kur tė afrohet koha qė Allahu azze ve xhel-le ka caktuar, meleku i ngarkuar me fryrjen e surit do t'i fryejė njė herė surit dhe do tė ndodh ajo qė Allahu lajmėron nė ajetin: "E kur tė fryhet nė surė njė e fryrė dhe tė ngrihen toka e kodrat e t'i mėshojnė njėra-tjetrės me njė tė goditur. Nė atė kohė ndodh e vėrteta (kijameti). E qielli ēahet, pse ai atė ditė ėshtė i rraskapitur. Dhe engjėjt qėndrojnė nė skajet (anėt) e tij, e atė ditė, tetė (engjėj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tėnd. Atė ditė ju do tė ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtė asnjė sekret juaji." [Hakka, 13-17]
Poashtu, pėrveē kėtyre do tė ndodh edhe shumėēka tjetėr si: ērregullimi (shpėrndarja) e planeteve, shuarja e yjeve, shpėrthimi i detrave dhe shastisja e njerėzve kur tė shohin tmerrin dhe tėrmetin e saj.
Suri nė kuptimin gjuhėsor do tė thotė: bri. Ndėrsa, nė atė terminologjik ka kuptimin e bririt nė formėn e borisė, tė cilin e disponon meleku Israfil dhe pret, qė kur tė urdhėrohet, t'i fryejė atij. Janė dy fryrje: E para me rastin e tė cilit shkatėrrohet dhe vdes gjithēka me pėrjashtim tė asaj qė dėshiron Allahu, dhe e dyta kur ringjallen njerėzit, dalin nga varret, ngriten dhe qėndrojnė para Allahut pėr llogari. Allahu thotė: "Dhe i fryhet surit dhe bie i vdekur ēka ka nė qiej dhe ēka ka nė tokė, pėrveē atyre qė do Allahu (tė mos vdesin), pastaj i fryhet atij herėn tjetėr, kur qe, tė gjithė ata tė ngritur e presin (urdhėrin e Zotit)." [Zumer, 68]
6. Sjellja e xhehenemit, Allahu thotė: "Jo, mosni ashtu! Kur tė dridhet toka njėpasnjėshėm! Dhe kur tė vijė Zoti yt dhe engjėjt qėndrojnė radhė-radhė! Dhe atė ditė sillet xhehenemi, e atėherė njeriut i bie nė mend, e prej nga atij pėrkujtimi?" [Fexhr, 21-23]
7. Besimi nė ringjallje pas vdekjes, e qė ėshtė nxjerrja nga varri. Pėr kėtė ėshtė argument fjala e Allahut: "Ata qė nuk besuan, menduan se kurrsesi nuk do tė ringjallen. Thuaj: Po pasha Zotin tim, patjetėr do tė ringjalleni dhe do tė njiheni me atė qė keni punuar, e ajo pėr Allahun ėshtė lehtė!" [Tegabun, 7] Pastaj dielli do tė afrohet aq shumė afėr krijesave mbi kokat e tyre sa do tė zhyten nė djersė. Nė kėtė situatė Allahu do t'i strehojė tė dashurit e Tij.
8. Besimi se pas ringjalljes dhe daljes sė tyre nga varret, njerėzit do tė tubohen nė njė vend, nė tė cilin do tė jenė tė zhveshur e tė zbathur, ndėrsa jobesimtarėt do tė ringjallen e tubohen nė fytyrat e tyre. Allahu thotė: "(Pėrkujto) Ditėn kur Ne i shkulim kodrat, dhe tokėn e sheh tė sheshtė (tė zbuluar) dhe Ne i tubojmė ata e nuk na mbetet asnjė prej tyre pa e tubuar. Dhe ata do tė prezentohen para Zotit tėnd tė rreshtuar (e u thuhet atyre): Na erdhėt ashtu si ju krijuam juve herėn e parė, por ju patėt menduar se Ne nuk kemi caktuar pėr ju ringjallje." [Kehf, 47-48] Pastaj Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem do tė ndėrmjetėsojė (bėjė shefat) pėr njerėzit, i cili do tė jetė ndėrmjetėsimi mė i madh i asaj dite.

vazhdon...
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-08-06, 20:24   #5
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...

9. Fillimi i llogarisė, i ekzekutimeve dhe vendosja e peshoreve. Kjo gjė ėshtė shumė e sigurt, pėr kėtė Allahu thotė: "Vetėm te Ne kthimin e kanė. Dhe vetėm detyrė e Jona ėshtė llogaria e tyre." [Gashije, 25-26] si dhe: "Nė ditėn e gjykimit ne do tė vėmė peshoja tė drejta, e askujt nuk i bėhet e padrejtė asgjė, edhe nėse ėshtė (vepra) sa peshoja e njė kokrre tė melit ne do ta sjellim atė. E mjafton qė Ne jemi llogaritės." [Enbija, 47]
Gjėja e parė pėr tė cilėn njeriu do tė pyetet nė ditėn e kijametit ėshtė namazi, nėse kėtė e kalon nė rregull, atėherė edhe tė tjerat do tė jenė nė rregull. Por, nėse nė kėtė dėshton, atėherė do ta pėsojė edhe nė tė tjerat. Disa njerėz do tė nderohen me llogari tė lehtė, dhe llogaria e parė mes njerėzve atė ditė do tė jetė nė gjakra. Nė atė ditė njeriu do tė pyetet pėr rininė e tij se ku e shfrytėzoi, pėr jetėn e tij se ku e kaloi, pėr pasurinė e tij se si e fitoi dhe si e shpenzoi, pėr diturinė e tij se ēfarė punoi me tė. Tėrė kėto tregohen nė hadithe tė vėrteta. Ai qė do tė merret nė pyetje (nė llogari) do tė mundohet, Allahu ia falė dhe shlyen mėkatet kujt tė dojė pėrveē shirkut. Ēdo popull do tė urdhėrohet tė pasojė atė qė kanė adhuruar, ndėrsa jobesimtarėt do tė dėnohen pėr shkak tė kundėrshtimit, mosbesimit dhe devijimit tė tyre.
10. Shpėrndarja e librave qė janė shėnimet e veprave tė njerėzve. Besimtarit do t'i jepet nė dorėn e djathtė, ndėrsa jobesimtarit nė dorėn e majtė.
11. Ardhja e Ummetit tė Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem te Havdi i Pejgamberit alejhi selam, i cili ėshtė pellgu i ujit tė zbritur nga burimi Kevther, burim ky i specifikuar pėr Pejgamberin nė atė ditė.
12. Dėshmia e Ummetit tė Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pėr popujt e mėparshėm se tė dėrguarit e tyre kanė kryer misionin hyjnor me rastin kur popujt e atyre pejgamberėve e mohojnė kėtė. Allahu thotė: "Pėr tė qenė i Dėrguari dėshmitar juaji dhe pėr tė qenė ju dėshmitarė ndaj njerėzve." [Haxhxh, 78]
13. Shkurtohet dita e kijametit pėr besimtarėt, sa do tė jetė sa koha mes namazit tė drekės dhe tė ikindisė, ku dihet fare mirė se ajo ditė ėshtė e gjatė pesėdhjetė mijė vjet. Kjo, ngase besimtarėt janė nė gėzim, qetėsi dhe lumturi, Allahu thotė: "Atė ditė do tė ketė fytyra tė shndritura, tė buzėqeshura e tė gėzuara. Atė ditė do tė ketė edhe fytyra tė pluhuruara qė i ka mbuluar errėsirė e zezė. E tė tillėt janė ata mohuesit, mėkatarėt." [Abese, 38-42]
14. Nga ky vend krijesat do tė nisen pėr ta kaluar siratin, e cila ėshtė njė urė mbi xhehenem. Kjo ėshtė e argumentuar me Kur'an dhe me Sunnet, Allahu i Lartėsuar thotė: "Dhe nuk ka asnjė prej jush qė nuk do t'i afrohet atij. Ky ėshtė vendim i kryer i Zotit tėnd!" [Merjem, 71] Kėtė urė nuk do ta kalojė askush pėrveē besimtarėve dhe atė nė bazė tė veprave tė tyre sipas hadithit qė e transmeton Ebu Seidi radijallahu anhu nga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Besimtarėt do ta kalojnė atė sa hap e mbyll syrin, si vetėtima, si era, si shpendi, si kuajt fisnik....” [Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi] d.m.th. varėsisht prej veprave tė tyre. Nė njė transmetim nga Muslimi thuhet: “Do tė kalojnė njerėzit me veprat e tyre dhe Pejgamberi i tyre qėndron nė sirat duke thėnė: O Zot, shpėto, shpėto! Derisa tė pamundėsohen veprat sa ndodh qė njeriu tė vijė nė sirat e tė mos mund tė lėvizė, por tė zvarritet.” Nė njė transmetim tė Buhariut thuhet: “Deri sa i fundit prej tyre tė tėrhiqet zvarrė.”
I pari prej pejgamberėve qė do ta kalojė siratin ėshtė Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ndėrsa prej popujve ėshtė Ummeti i Muhammedit alejhi selam. Pejgamberi thotė: “Unė dhe Ummeti im do tė jemi tė parėt qė do ta kalojmė atė, atė ditė nuk do tė flasė askush tjetėr pėrveē pejgamberėve, ndėrsa duaja e pejgamberėve atė ditė ėshtė: O Zot, shpėto, shpėto!” [Transmeton Buhariu]
15. Gjykimi dhe llogaria mes besimtarėve, e cila ndodh nė pikėn mes siratit dhe xhenetit. Do tė ndalen besimtarėt qė tė llogariten dhe tė marrin hakun nga njėri tjetri e pastaj u lejohet pėr tė hyrė nė xhenet. Mė pas do tė bėjnė shefat ata, tė cilėt i lejon Allahu. Ndėrsa, jobesimtarėt nuk do tė mund ta kalojnė siratin, shtizat gjembore do t'i mbėrthejnė ata dhe do t'i hedhin nė zjarr. Allahu thotė: "Po, (do t'ju kapė zjarri) ai qė bėn keq dhe qė e vėrshojnė gabimet e tij, ata janė banues tė zjarrit, aty janė pėrgjithmonė. E ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, ata janė banues tė xhenetit, aty janė pėrgjithmonė." [Bekare, 81-82]
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-08-06, 20:25   #6
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

BESIMI NĖ KADA E KADER

Prej kushteve themelore tė imanit ėshtė edhe besimi nė kada e kader (caktimi dhe vendimi i Allahut), nė tė mirė dhe nė tė keq. Kjo do tė thotė se ēdo gjė qė ndodh nė tokė e nė qiej ndodh me caktimin dhe vendimin e Allahut, dhe ajo qė Allahu vendos tė ndodh nuk ka send qė e pengon. Si rezultat i kėsaj ėshtė se njeriu duhet tė besojė bindshėm se Allahu ka vendosur dhe caktuar hajrin (tė mirėn) dhe sherrin (tė keqen) para se ta krijojė gjithėsinė.
Ēdo gjė qė ekziston ėshtė me vendimin dhe caktimin e Allahut, si dhe Ai i synoi ato. Ēdo ndodhi nė botė ėshtė vepėr, krijim dhe shpikje e Tij, nuk ka krijues tjetėr pėrveē Tij. Robi ka potencial dhe fuqi tė veprojė, ka edhe mundėsinė e zgjedhjes pėrmes sė cilės ose shpėrblehet ose ndėshkohet. Allahu i Lartėsuar thotė: “Sot shpėrblehet secili njeri me atė qė ka vepruar. Sot nuk ka padrejtėsi, Allahu llogarit shpejt.” [Gafir, 17]
Kjo tregon se robi punon dhe fiton (arrin diēka) dhe pėr punėn e tij tė mirė shpėrblehet, ndėrsa pėr tė keqen ndėshkohet. Kjo ndodh me caktimin dhe vendimin e Allahut. Punėt e mira, Allahu urdhėron pėr to, i dėshiron dhe i shpėrblen, ndėrsa dėnon pėr kufrin (mosbesimin) dhe mėkatet. Dėshira e Allahut ėshtė dy llojesh:
Lloji i parė: Dėshira dhe vullneti kozmologjik (irade kevnije) qė ka tė bėjė me lėvizjet dhe ligjet kozmologjike, tė cilat Allahu i ka caktuar me vendimin e Tij dhe nė tė cilat bashkėveprojnė, marrin pjesė dhe i nėnshtrohen nė formė tė barabartė si besimtari ashtu edhe jobesimtari, si punėmiri ashtu edhe punėkeqi. Nė kėtė nuk kushtėzohet dėshira e Allahut, por vetėm dija dhe fuqia e Tij. Allahu i Madhėrishėm thotė: “Ai (Allahu) nuk ėshtė i kėnaqur me (dhe nuk e do) mosbesimin e robėrve tė Vet!” [Zumer, 7] Poashtu thotė: “Ne ēdo send kemi krijuar me masė tė caktuar.” [Kamer, 49] Si dhe: “Thuaju: Tė gjitha janė nga Allahu!” [Nisaė, 78] Si dhe: “Ai krijoi ēdo gjė, duke e pėrsosur nė mėnyrė tė qartė e tė matur.” [Furkanė, 2]
Lloji i dytė: Dėshira dhe vullneti sheriatik-legjislativ (irade sher’ije) pėr tė cilin Shejhul Islam Ibn Tejmije thotė: “Ky lloj ka tė bėjė me ēėshtjet e fesė tė cilat Allahu i Lartėsuar i do, i dėshiron dhe i shpėrblen ata qė punojnė nė kėtė, i dėrgon nė xhenet, u ndihmon dhe i shpėton nė jetėn e kėsaj bote dhe tė botės sė ardhme.” [Mexhmu’ul fetava vėll.8, fq. 58 (el kader)]. Pėr kėtė arsye njeriu nė tė njėjtėn kohė ėshtė i detyruar tė veprojė sipas caktimit tė Allahut, por ėshtė edhe i lirė. Ėshtė i lirė tė zgjedhė njėrėn prej dy rrugėve tė cilėn do ta pasojė (mirė ose keq). Ndėrsa, ėshtė i detyruar tė veprojė sipas ligjeve (caktimit) nė gjithėsi si dhe ajo qė do t’i ndodh atij s’ka gjė qė e ndal. Besimi nė kader ėshtė tė bindurit e sigurt nė rregullimin e drejt tė Allahut nė kozmos nė tė gjitha ēėshtjet. Kjo i jep shpirtit njė qetėsi madhore, njė prehje, bindje dhe nėnshtrim. Besimtari ėshtė i bindur nė tėrė kėtė, andaj edhe nuk dėshpėrohet nga ajo qė i ndodh, apo nga ajo qė nuk mund ta realizojė. Por, me plot respekt e bindje i nėnshtrohet Krijuesit tė tij, e falėnderon nė ēdo rast dhe nė ēėshtjen e tij mbėshtetet dhe kthehet te Allahu, i Cili thotė: “Vetėm Allahut i takon dija pėr fshehtėsitė e qiejve dhe tė tokės, ēdo ēėshtje i kthehet (nė kompetencė) vetėm Atij, pra adhuroje Atė, mbėshtetu tek Ai, se Zoti yt nuk ėshtė i panjohur pėr atė qė veproni.” [Hudė, 123]
Me kėtė qėndrim besimtari mbėshtetet te Allahu nė ēdo ēėshtje, strehohet te Ai, nxiton nė tė pėrmendurit e Tij, zemra e tij qetėsohet dhe kthehet nė stabilitet. Allahu Fuqiplotė thotė: “Ata qė besuan dhe me tė pėrmendur Allahun zemrat e tyre qetėsohen; pra ta dini se me tė pėrmendur Allahun zemrat stabilizohen.” [Rra’d, 28]
Robi nė tė gjitha gjendjet e tij i merr shkaqet e lejuara dhe tė nevojshme duke i paralelizuar me mbėshtetjen nė Allahun azze ve xhel-le. Shejhul Islam Ibn Tejmije thotė nė “Mexhmu’ul fetava”: “Allahu i krijoi ata, krijoi fuqinė (mundėsitė) e tyre, krijoi edhe dėshirat e tyre, sikur qė thotė Allahu nė Kur’an: “Pėr atė nga mesi qė dėshiron tė gjendet nė tė vėrtetėn. Po ju nuk mundeni, por vetėm nėse dėshiron Allahu, Zoti i botėve!” [Tekvir, 28-29]”
Besimi nė kader pėrmban katėr shkallė (etapa):
1. Besimi se Allahu i ka ditur gjėrat para ekzistimit tė tyre, e ka ditur gjendjen e robėrve tė Tij, ka ditur pėr furnizimin e tyre, pėr moshat, pėr veprat ..., dhe tė tjera nga ēėshtjet e tyre.
2. Besimi se Allahu ka shėnuar nė Levhi Mahfudh (Pllakėn e Mbrojtur) ēdo gjė qė ka caktuar dhe vendosur, Allahu thotė: “A nuk e ke ditur se Allahu di ēka ekziston nė qiell e nė tokė, e tėrė ajo ėshtė e shėnuar nė libėr, ajo pėr Allahun ėshtė shumė lehtė.” [Haxhxh, 7] Poashtu thotė: “Nuk ndodh asnjė fatkeqėsi nė tokė e as nė trupin tuaj, e qė tė mos jetė nė shėnime (libėr - Levhi Mahfudh) para se tė ngjajė ajo, e kjo pėr Allahun ėshtė lehtė.” [Hadidė, 22]
3. Besimi nė dėshirėn e Allahut pėr ēdo ndodhi, besimi nė fuqinė e plotė tė Tij, Allahu thotė: “S’ka dyshim, Allahu punon atė qė dėshiron.” [Haxhxh, 14] Ēka dėshiron Ai bėhet, e ēka nuk dėshiron nuk bėhet.
4. Besimi nė Njėshmėrinė e Allahut se Ai ėshtė i Vetmi qė mund t’i shpikė dhe krijojė krijesat. Ai ėshtė Krijuesi i Vetėm, nuk ka tjetėr pos Tij. Ēdo gjė pėrveē Tij ėshtė krijesė e krijuar, Allahu thotė: “Allahu ėshtė Krijues i ēdo sendi dhe Ai ėshtė Mbikėqyrės ndaj ēdo gjėje.” [Zumer, 62]
Prandaj imani nė kader pėrfshinė tė katėr kėto shkallė te Ehlu Sunneti dhe Xhema’ah, pėrkundėr tė disa grupeve qė e mohojnė kėtė. Allahu e di mė sė miri!
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-04-07, 02:52   #7
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

All-llahu ėshtė zoti ynė

Shumica e njerėzve sot janė nė terrin e kėsaj bote, nuk dinė kush janė, prej ku vijnė dhe ku do tė shkojnė, nuk dinė kush i ka krijuar dhe pse ekzistojnė. Gjitha kėto janė shkaqe pse ai nuk mund tė ndjen qetėsi shpirtėrore. Ėshtė munduar njeriu ta pėrmirėsojė gjendjen e tij duke formuluar ligje tė ndryshme, por mė kot, ngase njeriu aftėsitė e tija i ka tė kufizuara, kėshtu qė ēdo punė, mendim apo ligj i tij nuk mund tė jetė i pranueshėm te tė gjithė njerėzit nė tė gjitha kohėrat.
E vetmja mėnyrė pėr tu pėrmirėsuar gjendja e njerėzve dhe pėr tu gjetė lumturia nė kėtė botė dhe tjetrėn ėshtė njohja e Krijuesit, Zotit tė tyre si dhe zbatimi i urdhėrave tė Tij.
Mund tė parashtron dikush pyetje duke thėnė: Kush ėshtė zoti ynė dhe si mund ta njohim atė?
Zoti ynė ėshtė Ai I Cili na ka krijuar, ėshtė kujdesur pėr neve me tė gjitha dhuntitė e Tij dhe na ka furnizuar me tė mira.
Zotin tonė mund ta njohim nėpėrmes shumė shenjave, argumenteve nė kėtė botė, prej tyre: Ai krijoi qiejt, tokėn, natėn, ditėn, diellin, hėnėn etj.,Ai e zbret shiun dhe e furnizon cilin tė dojė dhe Ai ėshtė i Plotėfuqishmi pėr ēdo gjė.
Duke menduar njeriu rreth kėtyre argumenteve me kujdes e kupton se e ka obligim qė ta adhurojė All-llahun, tė Vetmin i Cili nuk ka shoqėrues. Fjala ibadet ėshtė emėr pėrmbledhės i ēdo gjėje tė cilėn e do All-llahu [subhanehu ue teala] qoftė ajo fjalė apo punė, e hapėt (namazi, haxhi) apo e fshehėt (agjėrimi, sinqeriteti).

Pėrzgjedhje nga libri “Mėsime nė tevhid” Omer Berisha </SPAN>
Omer Berisha,
13.8.2004

</SPAN>


Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:43.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.