Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 31-08-06, 17:39   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Hudhra,vlerat kurative tė saj

Hudhra , vlerat kurative tė saj



Pėr ata qė vuajnė nga hipertensioni, do t’u mjaftonte tė hanin njė thelb hudhre dhe shumė shpejt do ta ndiejnė sėrish mirė veten. Por nuk rekomandohet qė hudhra tė pėrdoret nga njerėz, qė e kanė tensionin e ulėt, pasi do tė keqėsonin shėndetin e tyre. Ajo ndihmon edhe nė qarkullimin nė mėnyrė tė rregullt tė gjakut. Mjekėt rekomandojnė 2 thelbinj hudhre nė ditė. Efekte pozitive ka dhėnė pėrdorimi i hudhrės edhe nė parandalimin e kancerit nė stomak dhe nė zorrėn e trashė. Kanceri nė zorrėn e trashė ėshtė i pėrhapur te meshkujt dhe ėshtė vėrtetuar se ata qė kanė pėrdorur hudhra kanė pasur mė pak mundėsi pėr t’u prekur nga sėmundja. Kėshillohet qė ēdo ditė tė hahen 3 deri nė 10 thelbinj hudhre. Pėr shkak tė vetive tė saj dezinfektuese, hudhra ka dhėnė rezultate tė shkėlqyera te tė sėmurėt, qė vuajnė nga dhimbja e veshėve. Pėr kėta njerėz rekomandohen disa pika nga lėngu i hudhrės nė momentin e dhimbjeve. Shumė shpejt ky lėng do tė jepte efekte tė menjėhershme nė qetėsimin e veshit. Po kėshtu rezultate mjaft tė mira ka dhėnė nė shėrimin e gripit, kur ai ėshtė i shoqėruar me bllokim tė hundėve apo dhimbje tė grykėve. Njė studim i kryer nga studiues amerikanė provoi se pėrbėrėsit e hudhrės mund tė mbysnin 14 lloje tė ndryshme bakteriesh dhe mund t’i shkatėrrojnė ato. Shumė e dobishme ėshtė hudhra edhe pėr tė sėmurėt, qė vuajnė nga astma dhe kolla. Pėrdorimi i saj ose lėngu qė pėrftohet gjatė shtypjes, lehtėson rrugėt e frymėmarrjes dhe qehtėson tė sėmurin. Nė Luftėn e Dytė Botėrore, lėngu i hudhrės ka ndihmuar nė mjekimin e plagėve tė rėnda, tė marra gjatė lufimit. Edhe sot ajo vazhdon tė japė efekte tė shkėlqyera nė shėrimin sa mė tė shpejtė tė plagėve, duke zėvendėsuar kėshtu edhe antibiotikėt.

//

Vlerat

Gjithashtu pėrdorimi i hudhrės ka vlera tė pakrahasueshme nė uljen e kolesterinės nė gjak. Nga studimet e bėra nė USA, ku u eksperimentuan 45 burra, qė kishin vlerė tė lartė tė kolesterinės, dhe qė pėrdorėn ēdo ditė 6 thelbinj hudhre, u arrit se vlera e yndyrės nė gjak u ul me 58 pėrqind. Lėngu i hudhrės jep njė ndihmesė tė madhe edhe nė rikthimin e flokut tė humbur. Pasi bėhet shtypja e mirė e hudhrės, me lėngun e pėrftuar bėhet masazh rreth 3 minuta nė vendin ku ka rėnė floku. Mbahet ashtu pėr 30 minuta dhe mė pas koka lahet mirė, deri sa tė largohet era e rėndė e hudhrės. Ky veprim bėhet njė herė nė javė deri nė shfaqjen e rezultateve pozitive. Njė tjetėr studim ka treguar se njerėzit, qė hanė hudhėr ēdo ditė, mund tė jetojnė mė gjatė. Studimi ėshtė bėrė nga dietologė hollandezė dhe tregon se kėta njerėz mund tė jetojnė 6 vjet mė shumė se tė tjerėt, qė s’e konsumojnė kėtė produkt. Vlerat e hudhrės gjenden si nė pėrdorimin e saj tė njomė ashtu edhe tė thatė. Efektet e saj janė tė mrekullueshme, veēse duhet patur njė kujdes tė jashtėzakonshėm. Pėrdorimi i saj nė mėnyrė tė gabuar dėmton rėndė shėndetin e personit tė sėmurė. Vetitė e saj kuruese janė edhe mė praktike, duke pasur parasysh se kjo bimė rritet gjerėsisht dhe gjendet lehtė.

Pėrbėrėsit

Hudhra ėshtė njė prej produkteve mė tė pasura me vitamina, karbohidrate dhe vitaminė C. Hudhra e thatė pėrmban rreth 58 pėrqind insulinė. Njė kilogram hudhėr jep 1300 kalori. Ajo ėshtė e pasur nė kripėra tė kalciumit, jodit e squfurit

Sėmundjet

Mjekėsia moderne ka njohur aftėsinė, qė me anė tė hudhrės dhe kurave, qė e kanė nė pėrbėrje, tė shėrojnė sėmundje tė ndryshme, siē janė artero-skleroza, tensioni i lartė i gjakut dhe ērregullimet e qarkullimit tė gjakut, problemet e zemrės

Pėrdorimi

Vlerat e hudhrės gjenden si nė pėrdorimin e saj tė njomė ashtu edhe kur ajo pėrdoret e thatė. Nėse pėrdoret nė gatim kėshillohet qė mos tė skuqet shumė, pasi i humbet vlerat e saj. Gjatė skuqjes humbet me shijen e vajit.

Paketė kėshillash

Tė sėmurėt, qė vuajnė nga tensioni i ulėt, nuk duhet tė hanė hudhėr. Kėshillohet pėrdorimi i 3 deri nė 10 thelbinj hudhre nė ditė kundėr sėmundjeve. Gjatė pirjes sė lėngut tė hudhrės ose ngrėnies sė saj, lani mirė gojėn. Kėshillohet ngrėnia e hudhrės pėr tė fituar imunitetin e organizmit. Gjatė gatimit hudhra tė jetė e butė pėr tė mos humbur vitaminat, qė ajo pėrmban. Hudhra shėrben edhe pėr tė ulur tensionin, pėr personat qė vuajnė nga tensioni i lartė. Kjo bimė pėrdoret bashkė me erėzat e tjera pėr gatim, pasi shumė njerėz e pėlqejnė shijen e saj. Veprimi baktericid i hudhrave pėrdoret nė industrinė e konservave pėr tė zhdukur mikroorganizmat, qė kalbin lėndėn organike.


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:02.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.