Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 21-10-06, 20:15   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Vlerėsimi i rritjes tek fėmijėt

Shumė faktorė ndikojnė nė rritjen e fėmijės duke e pėrfshirė kėtu edhe trashėgimi nė, ushqimin dhe gjendjen shėndetėsore. Mund tė vlerėsohet nė shumė mėnyra. Nėse ushqimi ėshtė adekuat dhe nėse nuk ekziston ndonjė sėmundje kronike shumica e fėmijėve arrijnė rritje dhe zhvillim normal.

Bebet
Bebet dhe fėmijėt zakonisht nuk rriten nė mėnyrė ideale tė barabartė-ata kanė tendencė tė rriten nė “periudha”. Te ata ndryshim nė lartėsi dhe peshė shfaqet pėr kohė tė shkurtė. Viti i parė i jetės ėshtė periudha e rritjes mė tė shpejtė. Mesatarisht nė vitin e parė, bebe e lindur me 3.2 kg do ta trefishojė peshėn dhe do tė peshojė rreth 10 kg.

Fėmijėt e vegjėl
Nė vitin e dytė normal rritja ngadalėsohet, fėmija mesatarisht shton nė peshė nga 2-3 kg ēdo vit tė ardhshėm deri nė “majėn” e madhe tė dytė qė ndodh nė pubertet.

Metodat pėr vlerėsimin e rritjes
Ekzistojnė mėnyra tė ndryshme qė tė vlerėsohet rritja tė fėmijėt dhe adoleshentėt. Mė shpesh pėrdoren kėto :
  • Matjet themelore qė pėrfshijnė peshėn , lartėsinė dhe madhėsinė e kokės.
  • Vlerėsimi i pėrmbajtjes trupore, siē ėshtė indi dhjamor dhe masa muskulare.
  • Njehsimi i BMI (body mass index)
  • Krahasimi me standardet-duke i shfrytėzuar vijat e rritjes dhe hartat e rritjes, tė cilat mundėsojnė matjet tė interpretohen objektivisht.
Vlerėsimi i pėrmbajtjes trupore
Pėrfshin disa matje ekzakte siē ėshtė pėrcaktimi i indit dhjamor dhe masės muskulore. Ato janė matje tė shtrenjta, tė komplikuara dhe qė realizohen me vėshtirėsi. Zakonisht shfrytėzohen nė hulumtimet mjekėsore.

Indeksi i masės trupore (BMI)
Pėrcaktimi i BMI ėshtė mėnyra mė e shpeshtė qė tė vlerėsohet se njė i rritur a ėshtė nėn peshėn normale pėr tė, me peshė normale, ose mbi peshėn normale. Ky ėshtė njė numėr qė e interpreton peshėn nė relacion me lartėsinė e atij personi. Njehsohet ashtu qė pjesėtohet pesha e shprehur nė kilogramė me lartėsinė e shprehur nė metra katrorė.

BMI te fėmijėt dhe adoleshentėt
Nėse BMI ėshtė prej 20-25 atėherė llogaritet si peshė e shėndoshė. Kjo vlen pėr tė rriturit por, nuk vlen pėr fėmijėt. Te tė rriturit, rritja ka mbaruar dhe nėse BMI ėshtė mė e lartė kjo tregon se sasia e indit dhjamor ėshtė e zmadhuar. Fėmijėt rriten dhe te ata sasia e indit dhjamor ndryshon tėrė kohėn si edhe BMI i tyre. P.sh., ky indeks ėshtė mė i vogėl gjatė moshės parashkollore e pastaj rritet deri nė pubertet dhe deri nė periudhėn e tė rriturit.


Vijat standarde dhe hartat e rritjes
Kėto harta shfrytėzohen pėr vlerėsimin e rritjes te fėmijė t . Ato janė fituar nga hulumtime tė mėdha mbi popullatėn dhe e pasqyrojnė diapazonin normal tė lartėsisė dhe tė peshės, pėr popullatėn e dhėnė, nė cilėndo moshė, deri nė periudhėn e tė rriturit. Nė vendin tonė shfrytėzohen harta internacionale tė rritjes, tė cilat janė pėrpunuar nė bazė tė hulumtimeve mbi popullatat nga mė shumė shtete tė ndryshme.

Kur tė drejtoheni te mjeku?
Nėse jeni tė brengosur rreth rritjes sė fėmijės tuaj ose nėse keni ēfardo pyetje dhe paqartėsi nė lidhje me kėtė.

Ku tė drejtoheni pėr ndihmė?
  • Pediatrit tuaj
  • Klinika e Pediatrisė-Ambulanca Endokrinologjike


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:25.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.