Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 01-11-06, 21:42   #1
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Arrow Dom Nikoll Kimza

Nikoll Kimza


Kimza ėshtė njė fshat nė lartėsitė e Spaēit,nė shpinė tė Munellės. Prej andej rridhte Dom Nikoll Kimza qė kishte lindur nė Gjakovė me 20 gusht 1878.

Kur ishte 14-vje ē fillon mėsimet si nxėnės nė kolegjin Papnor tė Shkodrės nė vitin 1892. Nuk dimė gjė zyrtarisht tė ketė vijuar studimet e larta nė Romė a diku tjetėr pėr teologji apo filozofi.

Ėshtė 27-vjeē kur thotė meshėn e parė nė Kallmet (Lezhė) me 21 gusht 1905. Vazhdon rrugėn e lodhshme e tė gjatė tė meshtarisė pėr mė shumė se njė gjysėm shekulli. Jeta e kėtij prelati ėshtė njė roman nė vete, nga mė interesantėt.

Pėr 27 vjet rresht shėrben si Meshtar nė kishat e Bulgrit dhe Velės, nė varėsi kishtare nga Ipeshkėvia e Lezhės. Mė pas, pėr rreth 15 vjet gjendet famullitar i Kalivares, nė Abaci tė Mirditės. Nė vitin 1947 ndodhet i arrestuar nė burgun e Shkodrės me 12 meshtarė tė tjerė, duke qenė i dėrguar pėr pak kohė si i dėnuar edhe nė tharjen e kėnetės sė Maliqit. Lirohet dhe kthehet nė famullinė e tij tė Kalivarės, por tashmė i pasigurtė pėr vazhdimin e misionit tė tij apostolik dhe tė veprimtarisė gjurmuse e studimore nė lėmė tė historisė, ku kishte spikatur qysh herėt. I sėmurė, i moshuar detyrohet tė lėrė atdheun me brengė nė shpirt dhe tė strehohet pėrkohėsisht nė Jugosllavi derisa vendoset nė Romė, ku do tė mbyllė sytė nė vitin 1960. Sipas njė burimi gojor, arkivoli me trupin e pajetė tė “Priftit tė Maleve”, siē e thėrrisnin nė Mirditė, sillet nė Durrės pėr tu varrosur nė Kimėz, por kjo nuk qe e mundur.

Shteti i vendit amė i kapėrthyer nga ethet dhe dallditė e kampit tė trazuar socialist, sidomos nė vitet '60-tė nuk gjeti kohė tė mendohej e tė tregohej human pėr t'ia lejuar varrin nė atdhe njėrit prej atdhetarėve mė tė shquar tė Rilindjes e mė pas. Si nė njė “Odise” kufoma e tij kthehet sėrish nėpėr det pėr t'u prehur nė tokė tė huaj. Kurse shpirti i kishte mbetur kėtej pėr t'u endur “zog i lirė” kreshtave tė Mirditės.

Tri janė pėrmasat e kėsaj figure tė lėnė nė harresė: Atdhetar i shquar, Misionar i pėrvujtė, Historian i spikatur, pa lėnė mėnjėanė ndihmesėn nė publicistik, poezi, gjuhėsi etj.

Bir i njė familje tė njohur Dheut tė Spaēit (E pėrmendet pėr “bujari, trimėri e atdhetari”, “e ēuditshme e shumė e popullarizueme”, e mbėshtjellė me “njėmijė gojdhėna tė mitologjisė”), i mbrujtur qė nė vegjėli me ndjenja kombėtare. Nikoll Kimza do tė dinte tė integrohej nė lėvizjen e madhe tė Rilindjes, nė shoqėri shkolle e bashkėpunimi me Luigj Gurakuqin, kėtė pionier tė evropianizimit dhe modernitetit shqiptar nė fillimet e kėtij shekulli; nė bashkėveprim me figura tė tilla si Abat P. Doēi, Monsinjor Luigj Bumēi, Prijėsin Prengė Bibė Doda luftėtarin legjendar Kolė Toma i Velės etj.

Famullitė e Bulgrit (Rubik), Velės dhe Kalivares qenė gjithėherė fole tė shqiptarizmės, nga buēisnin idetė, memorandumet e Rilindjes dhe Pavarsisė, siē qenė njėherėsh ēerdhe diturie e gjurmimesh historike. Nė shumė promemorie historike tė krerėve dhe popullit tė Lezhės e Mirditės tė periudhės 1910-1920 ėshtė autorsia dhe nėnshkrimi i Dom Nikoll Kimzės, ashtu si dhe nė disa kronika tė kohės. Nė qelėn e tij strehohet si prifti atdhetar Dom Pashk Krasniqi, si paria myslimane e Lezhės, kur kėta sulmoheshin nga Serbėt nė vitin 1915. Kimza atdhetar bashkėpunonte me At Pal Dodėn. Priste e pėrcillte Bajram Currin herė pas here dhe duke u shprehur se s'kishte hasė nė Shqiptar ma t'shtruem, ma gojėambėl e tė dashtun…

Roli i tij atdhetar nuk mund tė kalonte pa u ndėshkuar. Mė 1912 nė luftėn e Shkodrės kundėr Malazezėve N. Kimza zihet rob nga Esat Pasha dhe burgoset.

Nė vitin 1919 duke qėnė prift nė Bulgėr me cilėsinė e delegatit Ipeshkvnor tė Lezhės nėnshkruan nė njė protestė tė popullit dhe 12 bajrakėve tė Mirditės drejtuar Konferencės sė Paqes nė Paris kundėr pretendimeve shoviniste jugosllave pėr pushtimin e Shkodrės e mbarė Veriut. Protesta vendoset nė kuvendin e Kallmetit tė atij viti, pas njė kuvendi tė mbajtur nė Shpal po pėr atė qėllim.

Kėrkohet e drejta e Shqipėrisė pėr t'iu ruajtur pavarėsia, dėshmohet vullneti pėr tė ruajtur me ēdo kusht Shkodrėn qė sipas tekstit tė dokumentit “ka qenė kudoherė kryeqyteti i Shqipėrisė”. Bie nė sy stili elegant, i moderuar etika e tė shkruarit, sensi diplomatik. Po nė vitin 1919 ndodh vrasja e Princit tė Mirditės Prengė Bib Doda, dhe meshėn e rastit e thotė Dom Nikoll Kimza, mėkėmbės i Ipeshkvit tė Lezhės, nė kishėn e Shėn'Kollit, i ndihmuar nga famullitari i qytetit.

Kėshtu pėrvijohet portreti i Dom Nikoll Kimzės. Njeri me karakter tė fortė, krenar nga natyra dhe i paepur nė virtyte e qėndrime, qė s'mund tė pajtohej me heshtjen kur s'duhej folur, i cili jo rastėsisht nė rrethanat e krijuara nė vitet '50-te do tė kėrkonte rrugė tė reja pėr tė realizuar personalitetin e tij nė liri edhe pse mosha e shėndeti nuk ishin nė favor tė tij.

Profili prej dijetari i Dom Nikoll Kimzės ka gjithashtu tė veēantėn e vet. Shtysa pėr t'u marrė me traditėn, gjuhėn, doket, historinė e trevės sė Mirditės dhe mė gjėrė lidhej me mosbjerrjen e tyre, si vlera tė spikatura tė identitetit kombėtar, por edhe me pėrfshirijen e shumė dijetarėve tė Rilindjes jo vetėm nė njė fushė veprim a dije, por nė disa njėherėsh, si nė rastin e Shtjefėn Gjeēovit, Ndre Mjedės, Nikoll Kaēorrit etj.


__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 01-11-06, 21:44   #2
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Dom Nikoll Kimza fillon tė shkruajė herėt. Disa shkrime publicistike i nėnshkruan me pseudonimin “Munella”, tė paktėn qė nga viti 1919. Dhe pse herė pas here pėrcjell kronika kryesisht pėr jetėn famullitare tė Mirditės ai nuk shquhet si publicit.

Pasioni i tij do tė ishte historia, ku fillon tė publikojė nė fillim tė viteve '20-tė e veēanėrisht nė vitet '30-tė kur ka arritur dhe pjekurinė e plotė tė historianit. Tribuna kryesore e publikimeve tė tij nė lėmin e historisė ėshtė revista e mirėnjohur “Hylli i Dritės”.

Objekt parėsor i studimeve tė Kimzės ka qenė treva e Mirditės (origjina dhe lashtėsia, kanuni dhe struktura vetėqeverisėse, gjuha, kultura, Gjomarkajt dhe prejardhja e tyre, figurat e luftėtarėve popullorė Dedė Gjo Luli, Kol Toma e tė tjerė, vjetėrsia e objekteve tė kultit me vlerė unikale), po edhe prejardhja e Kastriotėve, hershmėria e Tiranės etj.

Disa nga shkrimet historike tė Kimzės mė tė pėrmendura janė: Ē'na thotė gojėdhėna mbi vjetėrsinė e Mirditės (1933), Hetime mbi vjetėrsinė e rrjedhėn e derės Gjomarkaj e Mirditės (1937), Tirana (1937), Cika e pyetje historike (1939), Nji kumbonė e vjetėr nė ma t'vjetrėn famulli (1939) si dhe korrespondenca tė natyrės publicistike.

Njė nga temat shkencore kryesore tė Kimzės ėshtė se krahina e Mirditės dhe disa tė tjera i kanė pėrfituar “privilegjet” e njohura (tė drejtėn pėr tė mbajtur armė, mospagimin e taksave, ruajtjen e fesė katolike) qysh nė kohėt e para tė pushtimit turk.

Kėto krahina kanė marrė pjesė nė luftrat ngadhnjimtare tė kohės sė Skėnderbeut. Duke marrė shkas nga shkrimi i Sali Vuēiternit, nė tė cilin preken dhe probleme tė historisė sė Mirditės.

Kimza jo vetėm polemizon, po edhe thellohet nė argumentet historikė. Parapėlqen tė niset nga gojėdhanat e njohura pėr ngjizjen e fiseve tė Shqipėrisė sė Epėr (Malėsia e Gjakovės, Dukagjinit, Mirdita, Puka, Malėsia e Lezhės etj), por pa mbetur nė caqet e tyre.

Sa pėr periudhėn e mesjetės, “pėshtjellimin e madh fiseve shqiptare ua pru pushtimi otoman nė shekujt XV dhe XIV”, gjė qė bėri qė “shumica u pėshtjelluen e u harruen tue i'u ndėrhy tė tjera, e veē mbet Gjuha Shqipe, edhe kjo e taralangėzueme” nga turqizmat etj. Nji pakicė e popullit mbeti ndėr male, e kjo ma fort ruejti zakone, fise e gojdhana gati si i pat pėrpara, e kėtė e shohim qartė pėr shembull n'gjuhėn shqipe, qė e pastėr e krejt moēme, e pa fjalė tė hueja, gjindet ndėr disa qendra t'popullit tė Malsisė, ē'ka nuk mund tė thuhet pėr qendra tė tjera tė vendit.

Pėr tė ilustruar mė tej idetė e tij historiani i referohet posaēėrisht Mirditės: “Nji n'ma t'mdhanat qendra katolike ka kenė dhe asht populli i Mirditės, prandej ēka pru ky popull pėr gjuhė, zakone, fise e gojdhana, gjindet thjesht kombėtare e pėrkon me t'vjetrat shqiptare, e kndei n'ēdo pikpamje asht ma e besueshme”.

Pėrfundimet nė tė cilat arrin Kimza ishin fryt i njohjes sė thellė sė historisė sė Shqipėrisė dhe asaj tė Mirditės nė veēanti, i trajtimit tė problemeve pa anėsi. Nė se tek Zef Mark Arapi apo autorė tė tjerė shkrimesh historike pėr trevėn e Mirditės bie nė sy stili pėrshkrues e analitik, Kimza preferon sintezėn dhe jo shqyrtimin e ēėshtjeve konkrete.

Duket se historia si dije ishte akumuluar brenda tij nė tė gjithė raven e vet nėpėr shekuj duke i dhėnė mundėsi historianit tė gjykojė pa vėshtirėsi. Nuk ėshtė e rastit qė ai ėshtė ndoshta historiani mė i preferuar nė kohėn e vet. Kjo edhe mė vonė kur ka qėnė fjala pėr probleme dhe aspekte tė historisė sė Mirditės. Ndonėse jo tė shumta, shkrimet e tij paraqesin interes pėr traditėn e krishtenė tė Mirditės, me lėndė historike tė qėmtuara nga ai vetė, ku operohet mirė me gojėdhėnat.

Asnjėherė Kimza nuk shkruan pa patur pėr tė thėnė diēka. Ai ishte i pajisur me kulturė historike e stil konēiz. Ishte ithtar i sė vėrtetės.

Nė vitet '50-tė, nė moshėn 80-vjeēare prifti dijetar nuk e kishte lėnė mėnjanė lapsin. Pėrkundrazi tani shkruante e vetėm shkruante. Ka shkruar “Kujtimet e burgut” qė ka qėnė lexuar nga bashkėkohėsit nė mėrgim. Kurse nė Italisht shkroi veprėn historike “Apunti storici Albanesi-Mirdita e il suo principe” dhe “Albania e l'Occidente”, tė dyja nė dorėshkrim. Keto i kishte pėrfunduar deri nė vitin 1956, por ende nuk i dimė titujt e dorėshkrimeve tė mėvonėshme.

Njė autor qė shkruan me pseudonimin “LACI” nė artikullin “Dom Nikoll Kimza”, TRUTH (of the Indipendent National Block might), njė organ i diasporės nė mesin e viteve '50-tė, mė 20 korrik 1956 shkruan: “Dom Nikolli i asht shpėrvjelė punės nė kėt pleqni tė shqetėsueme dhe tue pėrdor shkndillin poetik po shkruan vjersha atdhetare, didaktike e fetare, origjinale ose tė pėrkthyeme prej latinishtes, gjithashtu pikpamjet e veta pėr unjisimin nė prozė.

Veprimtaria e tashme historike e letrave tė Dom Nikollit nuk mund tė ndahet prej prodhimtarisė sė tij tė hershme nė kėto lamije: mė 1915 bashkė me Xanonin boton nė ndėrmarrjen “Vepra Pijore” tregimin “ Dy pasqyra”, mė 1917 nxjerr nė dritė tregimin e pikėllueshėm “E vorfna e i verbti” qi qenė pėrdorė ndė shkolla.

Mandej nė “Kumbona e sė diellės”, nė “Lajmėtari i Zemrės sė Krishtit”, nė “Hylli i Dritės”, dhe nė “Leka” trajtonte vijimisht subjekte fetare, historike, kanuje e folkloristike.

Bashkėpunoi dhe nė pėrpilimin e fjalorit italisht-shqip tė “Padėr fq. Cordignano-s”.

LACI thotė se Kimza “personifikon jetėn e Shqipnisė” dhe se ėshtė me “trashėgimi tė sigurt”. Por trashėgimia e tij historiko-letrare ende nuk ėshtė mbledhur e botuar, aq mė tepėr qė nuk i dihet fati i dorėshkrimeve tė mėrgimit, qė pėrbėjnė dhe volumin mė tė madh shkrimor. Dom Nikoll Kimza nė vjershėn e gjatė testament “Lot Mėrgimi” shpreh besimin se Shqipėria do ta ndryshojė rrjedhėn e historisė ku ishte pėrfshirė dhe prapė do tė ishte ajo qė kishte qenė “Nanė herojnsh prej kohėve tė motit”.


__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:47.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.