Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 05-11-06, 12:00   #1
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Shkollat e para shqipe !

Shkollat e para shqipe !
Nje dokument i rralle qe tregon per shkollat e para shqipe, te cilat jane apur shume kohe para asaj te korces e njohur nga sistemi komunist si e para shkolle shqipe. kjo asht nje tjeter e zeze qe Enver Hoxha i solli historise se Shqiperise. Ky shkrim esht shkruar nga pater Donat Kurti i cili vec te tjerash ka mneriten e mbledhjes se eposit te kreshnikeve. si shum koleg te tij Donat Kurti u harrua nga diktatura e eger komuniste per afro 50 vjet.

P. DONAT KURTI, O, F, M.
"Shkollat"

Ma tė parat shkolla, mbas tė bierrunit te autonomis nė Shqypni, kjenė, per sa dijm na, tre
shkolla e Pdhanės, e Blinishtit e e Shkodėrs.

Nė vj.1638 P. Hiacinti a Sospitello O.F.M italjan me fis, por shqyptar me zemer, pat guximin me i u perveshė per tė mirė tė vendit nji punės ne veshtrim tė plotė kultural, tuj ēilė shkollen fillore nė Pdhanė, aso kohe vend mjaft i banuem. Kje ndiekė me zell prej vendasve e i mrrijti zani deri nder katunde tė largta tė Zadrimės, qi me mė zi qi pritshin me i ēue fmit e vet. Numri i xansave tė jashtem pat mrrijtė deri nė 25 e kta na ep shkas me nenkuptue, se do tė kenė pasė edhe ndoi konvikt. Dijm prej dokumentash, se posė uratve xėshin edhe msime letrare d. m. th. mbahej deri diku nji shkollė e mjesme pa perjashtue gjuhen e vendit.
Perparimi kje aq i madh, sa i terboi Turqt, te cillėt mbas 9 vjetsh e rrenuen faret.


Nė vjetė 1697 kje ēilė rishtas. Se deri kur vijoi, nuk dihet; dokumenti mbaron tuj thanė per tė, se ka gjasė se gjindet edhe sotĀ» (1702?)5

Nji vjetė mbas themelimit tė shkollės sė Pdhanės d.m. th. nė vj. 1639 kje ēilė prej fretenve tė kuvendit tė Troshanit nji tjeter shkollė nė Blinisht drejtori i sė cillės kje P. Karl Mirandulanus 0. F. M.

Me shka duket,kje nji shkollė mjeft e plotsueme. Ndiqej prej ma se 50 xansash e posė kndimit e shkrimit xėheshin edhe landė tjera, posaēe gjuha latine prej atyne qi dojshin me u ba meshtar. Deri .sundimtarėt ēuditeshin per perparim, qi bahej nĀ“at shkollė; por anmiqt ishin tė panumer e nė vj. 1640 rejtorin e ksajė shkolle e gjėjm nė burg7 tuj psue mundime tė mdhaja. Ka gjasė se kjo shkollė smujt me vijue gjatė, pse P. Karli kah mbarimi i ksajė vjete njehet nder msuesa nė shkollė tė Pdhanės.
Nė vj. 1698 a aty pari gjejm se P. Filipi prej Shkodret 0. F. M. ēilė nė Shkodėr nji shkollė private e mson fmit e tregtarve e tė pasanikve.
Nji qi i ka pėrpara sysh pshtiellimet e atyrie kohve, mnin posaēe kundra katolikve e kundra cdo shejit kulturar, mund ta marrė me mend, se c“vlerė paten kto shkolla per shpirt tė shqyptarit dhe vetem porsi hap kah qytetnimi.
Por kush mundet mandej me dyshue, se nė to shkolla nuk flitej shqyp? Nė ē'mėnyrė katundari i padishem i ndiqte me zell, nė kje se s' merrte gja vesh. Veprat, qi na kan mbetė prej atyne puntorve tė palodhshem, prej atynė msuesave ė kujdesshem, na dishmojn kjartė,se ato shkolla s'kjenė mjete tė hueja per me imfuencue nė shpirt tė popullit shqyptar simpati e parti; por paten per qellim drejt per drejt tė naltuemt e moralit e shkasin kahė kultura, e kta tash gadi 300vjet.

Kta rnsuesa kjenė, qi me 20 prill 1711, tė ndimuem e tė nzitun prej Papės shqyptar,Klementi XI ngrehen nė Romė nė kuvend te S. Pietroj Montorio nji katheder per gjuhė shqype, per me i ba gadi misjonarėt e huej me mujtė ma letas me vyejtė vendit tonė; e njatėherė kur sė mendote kush per gjuhė shqype e per zhvillim tė sajė, kta jane qi perpilojn ma te parat gramatika, fjalore e perkthime.



Prej vj. 1800 e deri nė vj. 1861 ēilen aty-ktu shkolla private me klasė fillore. Veē nė Shkodėr mbahen mend 12 shkolla fillestare: 8 per djelm e 4 per varza. Mjetet ishin tė vogla e primitive, prandej nuk asht per t' u shikjue gjith aq perparimi a dobija, qi xierej prej sosh, sa inicjativa, hapi heroik, zelli per tė hapun tė kulturės. Nji msues perfaqsote nji shkollė nė vedi. Ende sot, si nė shėj evarije, kujtohen me ande emnat e tyne prej popullit katolik shqyptar.
E perkohshmja "Perparimi" i rreshton emnat e msuesave ma tė njoftun me ket rend: Gegė Kodheli, Gjergj Benussi (1836), Gjon Shkrumi, Zef Kamsi, Jaku i Tushit tė Mark Krajės (Speci), Shor Markja, Don Pepini, D. Ejell Radoja, D.P. Babi.


__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:00.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2019, Jelsoft Enterprises Ltd.