Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diskutime Shoqėrore
Emri
Fjalėkalimi
Diskutime Shoqėrore Gjithēka dhe asgjė, ēdo problem e hall virtual.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 10-11-06, 21:12   #1
Ethnic Albanian
 
Anėtarėsuar: 02-11-06
Postime: 73
Ethnic Albanian i vlerėsuar jo keq
Wink Konflikti me familjen e Ismail Kadaresė

Familja Rrapi: Konflikti me familjen e Ismail Kadaresė

Nėnė e bir flasin nga SHBA pėr konfliktin me familjen e shkrimtarit
tė njohur, nė emisionin televiziv "Top Story"

Janulla dhe Renato Rrapi, nėnė e bir, ishin tė pranishėm mbrėmė,
pėrmes njė lidhjeje tė drejtpėrdrejtė satelitore nga SHBA, nė
emisionin televiziv "Top Story". Ata treguan versionin e tyre mbi
konfliktin me familjen e shkrimtarit tė njohur shqiptar, Ismail
Kadare, 22 vjet mė parė.

Intervista me Renato Rrapin

- E di qė keni kaluar nė vitet e fundit nė shumė strese dhe mė thonė
qė keni dalė nga njė depresion. Shpresoj tė jesh nė gjendje tė
flasėsh pėr historinė tėnde me vajzėn e Ismail Kadaresė. Familja e
vajzės thotė qė ju nuk keni pasur asnjė lidhje me tė, pėrkundrazi qė
ju e keni shqetėsuar dhe bezdisur vajzėn e shkrimtarit.

Jo, jo, ne ishim komshinj dhe nė fillim ishim si miq. Pastaj mė vonė
u kthye nė dashuri. Krahas kėsaj ishin ato historitė e
psikiatrisėā€¦ Policia mė ka ēuar pėr ekzaminim, s`kishte asnjė
shkak.

- Pėrpara se tė shkojmė tek Psikiatria. Ēfarė mban mend ti, ēfarė
kujton ti nga raporti me vajzėn e Ismail Kadaresė?

Qysh nė fillim, sa u njohėm flisnim nė telefon. Kur mbaronte shkolla
flisnim tek hyrja e pallatit tė saj. Atje, njė hetues na kapi njė
herė duke folur tek hyrja e pallatit. Mua mė ēoi direkt nė psikiatri
pėr ekzaminim. Pastaj mė vonė ishte si punė dashurie e fshehtė,
gjithmonė me frikėn e policisė.

- Pra, ju thoni qė keni pasur njė histori dashurie me vajzėn e
Ismail Kadaresė?

Tė fshehtė, tė fshehtė...

- Nėna juaj thotė qė ju kanė kėrcėnuar dhe ju kanė rrahur...

Kjo dashuri ishte 2 vjet ose 3 vjet, nuk e di sa zgjati, por ėshtė e
vėrtetė. Mė kanė trajtuar keq.

- A i mbani mend personat qe ju kane trajtuar keq? A i njihni ata?

Jo, jo kush i mban mend?! Ishin policė, tė veshur policė.

- Gjatė momentit qė ushtronin dhunė ndaj jush, a ju jepnin ndonjė
arsye pėrse ju kishin thirrur nė polici, pėrse po ushtronin dhunė
ndaj jush, pėrse po ju rrihnin? A ju jepnin njė motiv pėr kėtė?

Nuk mė kanė rrahur dhe aq shpesh me sa mbaj mend unė. 2 -3 herė. Po
mė thonin: "kush je ti?!"... Si presion psikologjik me tė gjitha
format qė kishte policia atėherė.

- Ju kanė pėrmendur emrin e Kadaresė apo tė familjarėve tė Kadaresė
gjatė kėtyre seancave nė hetuesi dhe nė polici?

Ata mė dėrgoni fletė-thirrje nė shtėpi pėr t`u paraqitur nė rajonin
e policisė. Dhe kur shkoja, paraqitesha nė rajon tė policisė, njė
herė ka qenė edhe e bija e Ismailit, Gresa. Duke bėrė presion
psikologjik: "kush je ti?!" e tjera e tjera.

- Renato, ju thoni qė ka qenė dhe Gresa nė njė nga kėto thirrjet nė
polici?

Njė herė ka qenė edhe ajo.

- Cili ishte pozicioni i saj?

Ajo ka qenė e re dhe nuk e dinte se ēfarė po ndodhte. Ndoshta i
shikonte gjėrat nga njė pozicion tjetėr, kurse unė nuk isha nė
pozicionin e saj. Megjithėse kisha luajtur filma, isha nė lice pėr
violinė dhe kisha ėndrra pėr tė ardhmen, po isha krejt nė pozicion
tjetėr.

- Ju duket qė e keni dashur vajzėn e Ismail Kadaresė?

Kėshtu mendoja unė.

- Kur patė qė historia me tė po pėrfundonte, atėherė pėrse
kėmbėngulėt ta vazhdonit?

Nė fillim, unė pata idenė tė tėrhiqesha, por ajo deshi tė me fliste.
Mė ēoi haber ta merrja nė telefon. E mora nė telefon dhe foli si e
pėrlotur, qė tė mos ta ndalonim, por ta vazhdonim. Dhe pata pasoja...

- Ju ka thėnė ajo ndonjėherė qė ka pasur presion nga familja e saj
pėr tė ndėrprerė lidhjen me ju?

Po, po, mė ka thėnė. Por ju thashė, qė ishte njė dashuri e fshehtė...

- Ju vetė keni pasur presion nga mamaja juaj pėr tė vazhduar kėtė
lidhje?

Jo, jo. Mamaja madje me thoshte hiq dorė. Mamaja mė thoshte: "mos
vazhdo se do gjesh belanė!"

- Renato, zoti Kadare pohon nė intervistėn e tij, qė ju ka takuar
juve, pasi ju kanė rrahur. Nė kėtė intervistė, zoti Kadare
pėrshkruan specifikisht edhe dialogun me ju. Ai thotė: "tė kanė
rrahur" dhe ju jeni pėrgjigjur: "Po mė keni rrahur ju" dhe me pas ju
keni pohuar, thotė zoti Kadare, qė e keni kuptuar gabimin dhe se nuk
do ta vazhdonit mė kėmbėnguljen tuaj. Ėshtė e vėrtetė qė ju keni
pasur njė takim tė tillė, pasi ju kanė rrahur, me zotin Kadare?

Jo, jo, s`e mbaj mend.

- Renato, ēfarė mban mend nga koha e qėndrimit nė spitalin
psikiatrik, ku ti ke kaluar disa vite? A patėt momente kur ju
menduat tė iknit nga spitali, ndoshta patėt momente hakmarrjeje apo
zemėrate me dikė?

Ka kaluar shumė kohė, shumė peripeci kanė ndodhur nė atė kohė qė kam
jetuar nė Shqipėri. Mė vonė pastaj... kam shkuar nė Greqi dy vjet.
Kur edha nė Amerikė u stabilizua kjo situatė.

- Ke dashur t`i harrosh shumė prej kėtyre ngjarjeve?

Gjėra tė kaluara.

- Megjithatė, cili ėshtė momenti mė i rėndėsishėm nga lidhja me
vajzėn e shkrimtarit Ismail Kadare?

Ngjarjet midis nesh ndryshuan, pėr shkak se ndodhnin dhe gjėra qė
kishin lidhje me familjen e saj. Ajo ēfarė ndodhi me kryeministrin
Mehmet Shehu. Kėta ishin tė lidhur, kishin miqėsi dhe i jetonin kėto
ngjarje politike. Pėr familjen time kėto s`kishin tė bėnin fare, por
pėr familjen e asaj po.

- Nė ē`kuptim ndikonin?

Flisnin pėr kėto gjėra dhe nė atė kohė vetė Ismaili Kadareja kishte
frikėn e kėtyre ngjarjeve politike. Jetonte me pasigurinė e....

- Bėhet fjalė pėr vitin 1982?

Po.

- Mos mendoni qė ndoshta ngjarjet e vitit 1982, situata e vėshtirė
pas vetėvrasjes sė Mehmet Shehut edhe nė familjen e Kadaresė mund tė
ketė ndikuar nė lidhjen tuaj me vajzėn e Kadaresė?

Po! Po, besoj.

- Renato, tani je mė i qetė, ke kaluar njė depresion tė rėndė mė
thotė mamaja juaj. Shumė ngjarje i ke harruar. Ndoshta mė mirė qė i
ke harruar dhe ke nisur njė jetė tė re. Megjithatė nėse do tė kishe
pėrballė Ismail Kadarenė, i cili ju akuzon qė i keni shqetėsuar
familjen, se deri diku i keni prishur jetėn familjes, vajzės sė tij
dhe jetėn e tyre nė pėrgjithėsi. Nėse do ta kishit pėrballė, ēfarė
do t`i thoshit sot?

Ėshtė e kotė t`i mendoj kėto gjėra. Nuk e di... kam lexuar nė
kompjuter pėr deklaratat qė ka dhėnė Kadareja pėr mamanė dhe mua.
Por nga ta di unė nga se niset ai tė mendojė tė tilla gjėra, jo pėr
agjenturė... Siē e thashė, ngjarjet politike ishin tė lidhura me tė.
Ai ka qenė me tė vėrtetė njė figurė kryesore politike shqiptare
gjatė kohės sė komunizmit dhe vazhdon, ėshtė figurė kryesore e
politikės. Por varet si i mendon ai gjėrat. Emri im si i tingėllon
atij, si jo shumė shqiptar.

- Renato, ti ke lexuar ndonjė vepėr tė Kadaresė? E njeh atė si
shkrimtar?

Po, po kam lexuar nė moshė tė re, romane.

- Ke njė vlerėsim tėndin pėr kėtė shkrimtar dhe a ndikohet ky
vlerėsim nga ngjarjet qė tė kanė lidhur ty me tė?

Ėshtė shkrimtar i veēantė.


Ethnic Albanian Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 10-11-06, 21:15   #2
Ethnic Albanian
 
Anėtarėsuar: 02-11-06
Postime: 73
Ethnic Albanian i vlerėsuar jo keq
Gabim

Intervista me Renato Rrapin

- Po ju drejtohem me emrin qė ju njohin nė Shqipėri, Janulla. Nė
radhė tė parė do tė doja tė dija pėrse vendosėt tė bėnit publike
historinė tuaj? Ju nuk jeni as rasti i parė dhe as rasti i fundit,
ku familja e vajzės nuk pranon djalin. Pra nuk pranon qė vajza e
tyre tė lidhet me njė djalė. Pse kėmbėngulėt kaq shumė qė kėtė
histori ta nxirrnit nga sirtarėt e tė kaluarės?

Nė radhė tė parė, unė jam nėnė dhe dua tė vė nė jetė nderin tim,
dinjitetin, qė ma ka ulur aq poshtė dhe vazhdon akoma me ofendime me
shpifje nga mė tė ulėtat, nga mė degjenerohet. Dhe aq mė tepėr dhe
familja e tij dhe e motra. Prandaj unė vendosa t`i tregoj publikut
se kush jam dhe ēfarė djali kam, ēfarė familje kam, ku jetoj dhe tė
gjitha ēfarė ju mund tė kėrkoni.

- Atėherė kemi dėgjuar, kemi lexuar versionin e plotė tė zotit
Kadare. Do tė donim sot tė dėgjonim versionin e plotė tė Janullės.
Si nisi historia e djalit tuaj me vajzėn e Kadaresė dhe mė pas tė
gjithė incidentet qė e pasuan atė?

Historia e djalit tim nisi kur ai ishte student nė vitin e tretė nė
liceun artistik. Ajo ishte nė vitin e dytė nė shkollėn "Sami
Frashėri". Por fati ynė i keq ishte se ne jetonim afėr tyre dhe si
tė rinj qė ishin... Unė nuk isha nė gjendje tė madhe, shitėse isha.
25 vjet punova nė Tiranė dhe konditat qė kishte Ismail Kadareja nuk
e kisha unė shoqėrinė qė e rrethonte atė. Ai bėnte ligjin, more
vėlla, ai duhesh vėnė ministėr i Brendshėm dhe kushedi sa do tė
internonte. Ai ėshtė kriminel pėr mua, shoku i ngushtė i Enver
Hoxhės qė kanė bėrė krimet e dynjasė. Unė pėr veten time jam e larė,
e pastėr nė shpirt e tregoj tė vėrtetėn. Nuk dua tė shpif, nuk dua
tė marr njeri nė qafė.

- Mė tregoni historinė siē ju thashė Ismail Kadare ka mohuar
ekzistencėn e njė lidhjeje midis vajzės sė tij dhe djalit tuaj, ai
ka deklaruar qė behet thjesht presion nga njė familje. Ju e dini si
ju ka vlerėsuar ai si njė grua amorale dhe njė familje qė donte tė
fejonte me zor djalin me vajzėn e tij. Nėse do tė na tregonit
versionin tuaj tė historisė sė lidhjes sė djalit tuaj me djalin e
Kadaresė?

Djali im kishte filluar dashuri me tė. I ati i vajzės ēfarė nuk i
sillte nga Franca se i pari shkrimtar qė shkonte nė Francė, Ismail
Kadareja ka qenė. Ēdo gjė vajza ia jepte djalit tim me magnetofon,
me "Beatles". Ku kishte atėherė "Beatles" nė 1982 dhe mė shokė ky me
njė vajzė tjetėr, kėta takoheshin dhe u dashuruan. Ajo ishte e bija
e Kadaresė. E merrte nė telefon nė Liceun Artistik dhe i
thoshte: "Hajde Renato, se ke motrėn sėmurė" (bėheshe sikur ishte
tezja, motra ime). Renato dilte, kur e shikonte atė dilnin shkonin
nė kinema, sė bashku me tė motrėn e saj, Besin. Vjehrra ime e ka
gjetur disa herė nė varreza, dy herė e ka parė me lule me trėndafila
te babai i Renatos. Ismail Kadareja e dinte shumė mirė kėtė dhe
duhet tė tregohesh i drejtė mos ta fshihte kėtė qė po e mban sekret,
qė vetėm varri do t`ia tresė. Ky duke marrė vesh qė e bija dilte me
Renaton, se ai e dinte pavarėsisht se thotė qė nuk dija gjė. A i
kujtohet Ismail Kadaresė, qė nė orėn dy tė natės, e ka marrė vėllai
i tij se vajza vinte nė shtėpinė tonė. Nė dy tė natės e kanė marrė
vajzėn dhe i kanė thėnė: "hajde me tė mirė, se po nuk erdhe, do tė
marrim policinė".

- Pėr ēfarė viti bėhet fjalė?

Po, nė 1982, sepse nė 1983 ato i hoqėn fėmijėn nga barku. Kėshtu qė
Kadareja bėri krimin e parė.

- Atėherė ju po thoni qė lidhja midis djalit tuaj dhe vajzės sė
Kadaresė ka pasur njė abort nė mes?

Ka pasur abort dhe me urdhėr tė Foto Ēamit ėshtė hequr fėmija nė
maternitetin e Tiranės. Kėtė e dinė shumė mirė njerėz kompetentė dhe
kėtė nuk ka kush ta mohojė asnjeri. Ndoshta njerėzit nuk duan tė
flasin, por dokumentet janė, njerėz tė gjallė ka qė e faktojnė. Kėtė
e ka faktuar vetė Liri Gjoliku, qė ka qenė nė Kuvendin Popullor dhe
unė i bėra letėr atėherė asaj dhe ajo u interesua pėr tė gjithė kėto.

- Ju thoni qė nė orėn dy tė natės, vėllai i Kadaresė ka ardhur nė
shtėpinė tuaj pėr tė marrė Gresėn?

Po, Shahini. Ai doktori. Motra ime ka qenė atje vajza ime e vogėl,
Renato. Madje atė natė qė ajo ka qenė atje, unė kam dalė, kam blerė
pasta, se pijet i solli vetė se ia sillte i ati nga Franca dhe ka
qėndruar gjithė natėn atje. Dhe 2-3 herė edhe nė mėngjes vinte, se
mė thoshte komshija: "Moj, vjen njė vajzė me syze, Renato ėshtė mė i
bukur, ēfarė e do Renato atė vajzė". Por ajo nuk e dinte qė ishte
vajza e Kadaresė dhe mė pas u miqėsuan me tė dhe u bė aleate me tė,
derisa na futėn incizim nė shtėpi. Kush shkrimtar i bėn kėto tė
incizojė, ēfarė thonim ne. Kjo ėshtė e vėrteta, s`ka pse t`i mohojė
ai. Kjo histori ėshtė aq e dhimbshme, sa nuk ka bėrė vaki. Ėshtė
ekzemplare pėr Shqipėrinė. S`ka bėrė vaki nė botė kjo qė ka bėrė ai.

- Kemi ngelur tek ajo pjesė e historisė kur vėllai i Kadaresė e mori
Gresėn. Ku e ēuan Gresėn atė natė?

Erdhėn e morėn se dhe ajo fėmijė ishte 17 vjeēe dhe jo 15 siē thuhet
nėpėr gazeta. Vajzat 17-vjeēare martoheshin nė atė kohė dhe kur
erdhi herėn tjetėr mė duket ka qenė ora 9, sa unė derdhja lekėt e
dyqanit. Kur erdha nė shtėpi dėgjova kėta tė dy qė ishin tė mėrzitur
dhe pyes Renaton qė ēfarė ke. Ky i thoshte, thuaja ti ndėrsa ajo i
thoshte "thuaja ti sat ėme". O zot, thashė, vajza e Ismail Kadaresė
tė thotė: "thuaj sat ėme". Ēfarė edukate.

- Ēfarė ju thanė atė natė?

Renato me tha: "Mami e di si ėshtė puna. Kjo ėshtė 6 muajshe
shtatzėnė dhe unė nuk e di ēfarė tė bėjmė. I them asaj a e di mamaja
jote babai, jo mė thotė nuk e dinė. Po ti si vete nė shkollė: "Po,
ja mė tha, vė korsenė e mamit, qė nuk me duket barku". Dimėr ishte.
Nė kėtė kohė i thashė, ma jep nr e telefonit. Tė vete tė marr mamanė
tėnde nė telefon dhe vajta tek hotel "Peza". E marr nė telefon dhe
mė del Helena, tė cilės i them: "Hajde se kam njė punė". Pėr ēfarė,
mė do mė thotė, por ti e di qė vajzėn e ke kėtu, se kemi njė punė
serioze dhe unė urtė e butė, jo siē filluan ato. Vjen Helena dhe
Renato mė thotė dil mami, se do t`ia them vetė. Nuk e mbaj mend se
ēfarė i tha, dhe kur del nga dhoma, ajo mė thotė: "Janulla, nesėr do
tė vish tė bisedosh me Ismailin, se ai vendos. "Dhe ėshtė e vėrtetė,
nėna nuk vendos, ai ishte komandant nė shtėpinė e tyre. Mirė i them
unė, kur tė vij, kur tė mbarosh punė me dyqanin. E mbajta mend kėtė
fjalė qė mė tha ajo dhe kur dola nga dyqani e mora nė telefon. Se
mendova, a do tė dojė ai? Sa u hap telefoni, unė i thashė: Zoti
Kadare, ju jeni? Po mė tha kush jeni ju? Jam mamaja e Renatos, i
thashė. Moj qelbėsirė, mė tha ai, dhe ma mbylli telefonin. Unė, duke
u mbajtur me fjalėn e Helenės, shkova tek shtėpia dhe mė del Ismaili
dhe mė fut tek dhoma e punės, ku kishte libra. Qė ai thotė, e kanė
futur pėr tė spiunuar. Mė bie nė sy fotoja e Ismailit me Enver
Hoxhėn me Gresėn dhe thashė me veten time. Bo bo, ku u futa, kėta
kushedi se ēfarė do mė bėjnė mua dhe atė qė mendova mė ndodhi.
Ethnic Albanian Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-11-06, 21:16   #3
Ethnic Albanian
 
Anėtarėsuar: 02-11-06
Postime: 73
Ethnic Albanian i vlerėsuar jo keq
Gabim

Ēfarė tė ndodhi?

Z. Ismail i thashė, Renato dhe Gresa duhen dhe ti besoj se e ke
marrė vesh se u bė njė kohė e gjatė. Ai thotė qė nuk di asgjė. Si
nuk di gjė. i thashė. Vajza juaj ėshtė 6 muaj shtatzėnė. Nganjėherė
vajzave nuk u vijnė menstruacionet 6 muaj se kam pyetur vėllanė tim
Shahinin, mė tha. Po ti sapo mė the qė nuk dije gjė, i thashė, tani
ke folur me vėllain tėnd. Do tė thotė qė ti ditke. Megjithatė, ai u
nxeh dhe mė tha pėrse ke ardhur tė mė thuash pėr vajzėn. Unė kam
ardhur, i thashė, se ata janė tė rinj dhe ēfarė do bėjmė, se ėshtė
turp si pėr ta, si pėr ne. Gjithė inat e mbylli derėn e dhomės dhe
mė ēoi tek kuzhina, se erdhi dhe Helena nė atė kohė. Ai u nxeh dhe
kur nxehet Ismail Kadareja 100 metra larg duhet t`i qėndrosh. Bėhet
mė i keq se Hitleri. Nė kuzhinė, shikoj Lili Zhejin, njė shoqe tė
Helenės, Vladimir Zhejin, njė djalė i sigurimit tė shteti. Ulu, mė
thotė Vladimir Meēja, qė rrinte pėrkarshi tek tavolina e bukės. E di
ti kush je, mė tha e di, qė je mbesė kulaku, e di qė ke njė dajė tė
arratisur. E di ti, qė njė dajė e ke nė burg pėr politikė, kush je
ti njė copė shitėse. Ēfarė do ti. Te Ismaili ke ardhur tė bėsh
krushqi me tė. Unė i thashė: Kush tė kėrkoi krushqi, kam ardhur tė
bėjmė muhabet se janė tė rinj. Fėmijėn e ka nė bark, janė nė
shkollė, ju jeni me kulturė, silluni me tė butė me mua dhe fillova
tė qaja. Nga ato njerėz qė duken shumė tė kulturuar janė aq tė
kėqinj qė flasin fjalė, qė mua nuk m`i ka zėnė veshi te njerėz tė
tjerė. Ismaili mori tel dhe mė tha hajde se ėshtė pėr ty. Marr
telefonin dhe mė duket se ishte Neshat Tozaj, qė mė thotė: Ik moj
prostitutė, pse ke hyrė me zor nė shtėpi. More vėlla, i thashė, kush
ka hyrė me zor vetė, mė thirri Helena. Dil mė tha, se do tė thėrras
policinė. Sa dal tek dera shikoj 7-8 policė, njėri mė merr zvarrė,
tjetri mė tėrhoqi nga flokėt nėpėr shkallė, nuk kishte njeri dhe unė
i thashė: Kėtė qė po mė bėn Ismail Kadare, se ti ke edhe gurin edhe
arėn, ti je mik i Mehmet Shehut. Ai ka thėnė qė i kam thėnė se je
mik i Enver Hoxhės. Nuk e mbaj mend, shpatullat mė dhembnin, njė
kėpucė mė mbeti tek shkallėt e katit tė dytė. Mė mbajnė nė polici
atė natė, mė ofendojnė me fjalėt mė tė ndyra: "Moj Prostitutė". E
gjithė policia e dinte se ēfarė kishte Ismaili me djalin tim. Mė
lanė tė lirė si e pandehur. Mė vjen fleta e gjyqit, shkojmė nė gjyq,
ku ishte Ismaili e motra dhe njė shok. Mbaj mend qė del sekretarja
dhe thotė: Janulla Rrapi dhe Ismail Kadare. Njė nga kalecėt e tij
thotė, pėrse bėrtet Ismail Kadare. Ajo i thotė pėrpara gjyqit si
shkrimtari dhe kjo qė ėshtė shitėse janė tė barabartė dhe nuk folėn.
Gjyqi u bė i mbyllur. Dhe unė nuk e kuptova se pėrse dėnova me punė
si korenjtorėse, ku nė dokumente dhe me vendim ėshtė qė Ismil
Kadareja mė ka fyer i pari. Mė shau `qelbėsirė` dhe me fjalėt mė tė
ulėta tė fjalorit dhe tani doli qė e kisha fyer unė deputetin,
nėnkryetarin e Frontit Demokratik, ai kishte forcė. Pas Enver Hoxhės
vinte Ismail Kadareja. Mė hoqėn nga puna dhe punoja nė beton, pėr
rreth 2-3 muaj. Bėra njė letėr, letra kam bėrė shumė, sepse kėrkoja
tė drejtėn time. Dhe shumė njerėz e dinin qė bėheshin gjėra tė
padrejta pėr dashurinė e vajzės sė tij. Ēfarė ishte Ismail Kadareja,
ēfarė isha unė. Ai vetė shkruan pėr dashurinė nė librat e tij. Ai
vetė ka dashuruar, ka bėrė poezi pėr tė dashurat e tij. Nuk e
shikonte vetėn e tij, por mė shikonte mua, me djalin tim tė
korrigjonte veten pastaj tė na bėnte atė qė na bėri, qė nuk harrohet
pėr jetė, qė e di e gjithė Shqipėria e gjithė Amerika.

- T`i rikthehemi ēėshtjes sė internimit tė familjes tuaj nė vitin
1984, ku ju keni akuzuar zotin Kadare si kėrkues tė internimit tuaj.
Na e shpjegoni kėtė histori?

Ajo ėshtė e vėrtetė, qė ne prej Ismail Kadaresė u internuam, se me
ato qė ka shkruar nėpėr gazeta motra e Kadaresė, qė unė ushtroja
profesionin e "kurvėrisė", gjė qė nuk ekziston dhe unė qė punoja
gjithė ditėn me njė dhomė me fėmijėt dhe komshinjtė qė ishin miq tė
Manush Myftiut, qė donin tė lirohej shtėpia dhe ta merrnin kėta, siē
e morėn.

- Ju po thoni qė shtėpinė tuaj nė Tiranė e ka marrė familja Kadare?

Jo, e morėn miqtė e Kadaresė qė futėn incizimin nė shtėpi
Kanė emra kėta zonja Janulla?

Ai quhet Reshit Delija, me vajzėn Heroina. Ne kishim njė dhomė
poshtė, ku mbanim rrobat e dimrit, atje ku shkonte Renato me Gresėn
qė bėnin dashuri. Vinin shokėt, dėgjonin muzikė, bitėllsat. Atje ka
ardhur policia, e ka marrė atje, ka ardhur dhe e ėma, po deshe t`i
mohojnė. Dhe internimin prej Ismail Kadaresė e kam, sepse nė
ndėrmarrjen time kam qenė shembullore. Nuk ka ndonjė dokument qė tė
jem dėnuar pėr prostitucion ose pėr agjitacion propagande. Nuk ka
ndonjė dokument qė tė kem futur sovjetike brenda, lloj-lloj
shpifjesh qė Kadareja ka pėrdorur nė kurrizin tim dhe kėtė s`ia fal
kurrė, derisa tė jetė gjallė. Po tė ishte sjellė Kadareja si njeri
po.
Ju zonja Janulla keni dokumente qė tė vėrtetojnė se Kadareja ka
kėrkuar internimin tuaj apo ju vetėm mendoni qė kjo ka ndodhur
kėshtu?

Jo, kjo ka ndodhur. Ma ka thėnė atė natė: "Ta shikosh se ēfarė do tė
bėj" dhe na kanė thirrur nė Komitet tė Partisė, ku ka qenė Xhelil
Gjoni, sekretar i frontit tė lagjes, qė na thirri. Vajta unė me
Renaton dhe na tha: "Mos e ngacmoni Kadarenė mė, se do tė keni
pasoja shumė". Ku ishte parė tė thirrej familja pėr njė histori
dashurie. Vetė i vinte Renatos nga mbrapa, nuk i thoshim ne me zor.
Edhe Renato i ri ishte, ku dinte ai nga kėto gjėra. Ato e katandisėn
djalin tim nė kėtė gjendje. Unė jam plotėsisht e bindur qė Kadareja
na ka internuar, se po tė lexoni librin e Dilaver Bengasit "Enigma e
2 korrikut", ku Helena i lutej Hekuran Isait qė tė na internonin. I
lutej Foto Ēami, dhe me urdhėr tė Foto Ēamit ata hoqėn fėmijėn 6
muajsh qė sot do ta kishte 23 vjeē. Djalin, se djalė ishte ku ia
hoqėn kėmbėt.

Sipas jush, ju thoni ka ndodhur diēka e rėndė qė Gresa Kadare ėshtė
detyruar tė abortojė. A ka persona tė tjerė tė pėrfshirė nė procesin
e abortit qė ju pretendoni se ka ndodhur?

Ėshtė thirrur Liri Gjoliku nga ministri i Brendshėm Hekuran Isai,
nga Foto Ēami dhe i ėshtė thėnė qė nuk duhet t`i ndihmosh kėta, as
nėnėn, as djalin, sepse ai ėshtė figurė e madhe. Jo, i tha ajo, pėr
ligjin janė tė drejtat e barabarta. Fėmija nuk hiqet, vetėm nėse ajo
ėshtė e sėmurė dhe ka raport. Foto Ēami urdhėroi ndonjė infermiere
dhe e kenė ēuar nė mes tė ditės. E kanė veshur si fshatare, me
motrėn e Kadaresė, qė nuk lė akuzė pa bėrė mbi mua.
Ethnic Albanian Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-11-06, 22:27   #4
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nikun e paskemi te ngjajshem .

Edhe une i kam disa materiale rreth ketij problemi, nese nuk te pengon po i postoj.


Janulla dhe Renato Rrapi dėnohen me 5 vjet internim

http://www.panorama.com.al/gazeta/faqe25/1.htm


vijon nga numri i kaluar
Vendimi i dėnimit me internim i Janulla dhe Renato Rrapit
mban datėn 25 prill tė vitit 1984. Sipas dokumentit sekret
tė arkivit tė Ministrisė sė Brendshme, vendimin e kanė
firmosur Manush Myftiu, kryetar i Komisionit tė Internimit
dhe Dėbimit, Hekuran Isai, zv/kryetar dhe dy anėtarėt,
Aranit Ēela dhe Rrapi Mino. Nė vendim thuhet se Janulla dhe
Renato Rrapi janė internuar me pesė vjet nė Kosovė tė NB
Belsh tė rrethit tė Elbasanit.
Arsyet e internimit, sipas dokumentit sekret, lidhen me
figurėn jo tė mirė morale tė Janullės dhe djalit tė saj
Renatos, si dhe kanė kryer akte rrugaēėrie ndaj prindėrve
tė Gresa Kadaresė. Dje “Panorama” botoi dy dokumente tė
tjera sekrete nga arkivi i Ministrisė sė Brendshme. Njėri
prej dokumenteve, i quajtur shėnim bio-grafik, sipas gjuhės
zyrtare tė kohės dhe ku Janulla akuzohej se kishte kryer
kurvėri kundrejt shpėrblimit, madje se kishte pėrdorur dhe
shtėpinė e saj pėr kėtė qėllim.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-11-06, 22:28   #5
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPERISE KOMISIONI I
INTERNIMIT DHE I DEBIMIT SEKRET Ekzemplar Nr.1...
Tiranė, mė 25.4.1984

VENDIM Nr.7

Komisioni i Internimit dhe i Dėbimit, i mbledhur mė datėn
25.4.1984, nė bazė tė Dekretit tė Presidiumit tė Kuvendit
Popullor nr. 5912, datė 26.6.1979, pasi shqyrtoi propozimin
e paraqitur nga Ministria e Punėve tė Brendshme,

Vendosi:

Tė internojė pėr pesė vjet kohė familjen e mėposhtme:
1. Janulla Mark Rrapi, e datėlindjes 1944, lindur nė
fshatin Pėrparim tė rrethit tė Sarandės e banuese nė
Tiranė, shtresė e varfėr, me arsim 7-vjeēar, punėtore nė
NTU, e ve, e dėnuar, me kombėsi e shtetėsi shqiptare.
-Renato Gori Rrapi, (i biri), i datėlindjes 1964, lindur e
banues nė Tiranė, me arsim tė mesėm tė pambaruar, pa punė,
beqar, i padėnuar, me kombėsi e shtetėsi shqiptare.

Qėndrimi politik i familjes sė saj nė regjimin e Zogut ka
qenė indiferent; gjatė Luftės Nacionalēlirimtare kanė
mbajtur qėndrim tė mirė. Pas ēlirimit nuk kanė mbajtur
qėndrim tė mirė moral. Nėna e saj rrjedh nga njė familje
shtresė e pasur.
Janulla ka qenė e martuar me Gori Rrapin, me origjinė nga
Fieri e me qėndrim tė mirė politik, i cili ka vdekur. Eshtė
nė kontroll tė organeve tė Sigurimit, pasi ka pasur shoqėri
me gra sovjetike, qė janė dėnuar si agjente tė zbulimit
sovjetik, si dhe me dy shoferė hungarezė qė vinin nė vendin
tonė. Karakterizohet si femėr me qėndrim tė keq moral. Nė
vitin 1983 ėshtė dėnuar pėr kundėrshtim tė pėrfaqėsuesit tė
pushtetit me njė vit riedukim nėpėrmjet punės me ndalimin e
1/6 e pagės. Djali i saj, Renato, karakterizohet si njeri
qė merret me akte rrugaēėrie. Mė datėn 24.4.1984, sė bashku
me tre shokė tė tjerė, pasi kanė pirė, kanė shkuar para
pallatit ku banon familja e shokut Ismail Kadare dhe kanė
fyer me fjalė fyese kėtė familje, e kanė bėrtitur me zė tė
lartė. Pėr kėtė ka denoncuar qytetari, Petraq Nina. Pėr
shqetėsimet qė ka krijuar Janulla me tė birin janė thirrur
e kėshilluar disa herė nga Komiteti i Partisė dhe kryesia e
frontit nė lagje.
Tė internohen nė sektorin Kosovė tė NB Belsh tė rrethit tė
Elbasanit.
Afati i internimit u fillon mė datėn 25.4.1984 dhe u mbaron
mė datėn 25.4.1989.

KRyetari i Komisionit
MANush Myftiu

Zėvendėskryetari
i Komisionit
Hekuran Isai
Anėtarė
Rrapi Mino
Aranit Ēela
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-11-06, 22:29   #6
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Faqja 10 - SPECIALE Tetor 23, 2006


Ditari i juristes sė presidiumit tė Kuvendit Popullor:
Ramiz Alia i uli dėnimin

Liri Gjoliku: Pėr nderin e Kadaresė u bėnė krime ndaj
familjes Rapi

“U pėrplasa me Foto Ēamin e Hekuran Isain pėr tė”

http://www.balkanweb.com/gazeta/faqe10-11/2.htm

---------------------------------------------

Liri Gjoliku



Debate tė ndryshme bėheshin vazhdimisht nė Drejtorinė e
Ligjshmėrisė pėr zbatimin praktik tė normave tė ndryshme
ligjore, veēanėrisht kėto, kur ne shqyrtonim probleme tė
ndryshme qė ngriheshin nė lidhje me shkelje tė ligjeve,
veēanėrisht nė fushėn e tė drejtave tė barabarta tė
shtetasve nė tė gjitha fushat e jetės.
Njė ditė, midis letrave tė shumta qė mė kishin dėrguar
shtetas tė ndryshėm, mė erdhi edhe njė letėr e dėrguar nga
Janulla Rrapi. Ajo ankohej nė lidhje me dėnimin prej 11
muaj riedukim nėpėrmjet punės, qė i kishte dhėnė gjykata,
se gjoja kishte fyer shkrimtarin Ismail Kadare. Nė letėr,
ajo theksonte, mesa mbaj mend unė, se djali i saj
dashuronte vajzėn e shkrimtarit. Janulla shkoi nė shtėpinė
e shkrimtarit, pėr tė biseduar se ēfarė do tė bėnin me
fėmijėt. Bashkėshortėt Kadare e kishin denigruar, duke i
thėnė qė familja e saj nuk ishte e pėrshtatshme pėr t’u
bėrė krushqi me ta. Fyerjet kishin qenė reciproke.
Gjithashtu, edhe ankimet nė gjykatė ishin bėrė si nga
Ismail Kadareja, po kėshtu edhe nga Janulla. Por nė kėtė
ēėshtje kishte njė shkelje sepse Janulla u dėnua nga
gjykata, pa u sqaruar fare pėr ankimin e saj kundėr
Ismailit. Pėr tė sqaruar mė mirė ēėshtjen, unė dėrgova nė
Gjykatėn e Tiranės njė nga specialistėt e drejtorisė qė tė
shikonte dosjen, pėr tė saktėsuar nėse kishte apo jo
shkelje tė ligjit proceduarial penal.
Nga verifikimet qė bėri specialisti, me nivel tė lartė
profesional, doli se gjykata kishte shkelur haptazi
kėrkesat e Kodit Proceduarial dhe tė Kodit Penal, ku
ēėshtjet qė ndiqen me ankimin e tė dėmtuarve direkt nė
gjykatė, mund tė pushojnė vetėm me heqjen dorė nga ankimi i
tė dėmtuarit. Nė rastin konkret, Janulla nuk kishte hequr
dorė nga ankimi i saj pėr fyerje dhe pėr rrahje tė bėrė,
sipas saj, nga Ismaili.
Nė kėto kushte, unė u detyrova dhe ia dėrgova letrėn
kryetarit tė Gjykatės sė Lartė, Aranit Ēela, i cili kishte
tė drejtė ligjore tė bėnte kėrkesė pėr mbrojtje tė
ligjshmėrisė kundėr vendimeve tė gjykatave, nė rastin
konkret, nė Kolegjin Penal tė Gjykatės sė Lartė.
Papritur e pakujtuar, unė thirrem nga njeri nga
zv/kryetarėt e Presidiumit tė Kuvendit Popullor, dhe mė
kėrkohet llogari, pse letra kundėr Ismail Kadaresė ndodhej
nė dosjen e gjykatės, e cila kishte dėnuar “me riedukim
nėpėrmjet punės”, Janulla Rrapin. Unė i thashė qė letra ka
lidhje me atė dosje dhe se tė gjitha letrat qė vijnė nė
emrin tim si drejtoreshė e Ligjshmėrisė apo si deputete e
Kuvendit Popullor, unė ua dėrgoj tė gjitha atyre organeve
qė janė kompetente pėr t’i zgjidhur. “Ato qė vijnė nė emrin
tuaj, - shtova unė, - i dėrgoj atje ku juve e ēmoni tė
arsyeshme”. “Ke bėrė gabim, - mė tha anėtari i Byrosė
Politike. - Ismaili ėshtė personalitet dhe ne duhet ta
ruajmė”. “Para ligjit, - i thashė unė, - janė tė gjithė tė
barabartė. Ligji nuk parashikon dallime”. Debatet vazhduan
dhe nė fund, ai mė tha: “Sill kėtu tek unė gjithė anėtarėt
e drejtorisė, kėshilltarin juridik, (ky i fundit kishte
zėvendėsuar juristin shumė korrekt dhe tė aftė, Lili Roba
dhe ishte marrė njėri me miqėsi, i cili nuk ishte fare
praktik, por i rrotullonte gjėrat siē i donin titullarėt qė
vinin e iknin, ashtu siē bėri edhe mbas vitit l992).
Meqenėse shumica e anėtarėve tė drejtorisė kishin tė
njėjtin mendim me mua si juriste, atėherė u vendos qė tė
thirreshin: kryetari i Gjykatės sė Lartė, Aranit Ēela,
Prokurori i Pėrgjithshėm, Rrapi Mino dhe kryetari i
Hetuesisė sė Pėrgjithshme, Qemal Lame, dhe tė gjithė
juristėt e aparatit. Mbasi u shtrua problemi, tė ftuarit u
pėrgjigjėn tė gjithė me njė mendim: Shkurt, ato organe
vihen nė lėvizje me ankesa, protestat dhe kėrkesat qė janė
nė dosje; jashtė dosjeve nuk merren parasysh. Gjithashtu,
ēdo shtetas, kur i preken interesat e tė drejtat apo
diskriminohet, ka tė drejtė tė ankohet kundėr ēdo organi e
personaliteti nė tė gjitha fushat e funksionet. Para ligjit
janė tė gjithė tė barabartė. “Dhe ju, - iu kthye Aranit
Ēela, atyre qė kundėrshtonin, - mėsoni mirė ligjet!”. Mbas
kėtij debati, Aranit Ēela, edhe me porosi si nga Enver
Hoxha dhe Ramiz Alia, bėri kėrkesė pėr mbrojtje tė
ligjshmėrisė kundėr vendimit tė Gjykatės sė Tiranės dhe
kėshtu, Kolegji Penal i Gjykatės sė Lartė, e uli dėnimin e
dhėnė kundėr Janullės; nga 11 muaj, nė dy muaj, aq sa ajo
kishte bėrė nė beton, nė Kombinatin “Josif Pashko”. Asaj
nuk i ishte zėnė vendi si shitėse, pasi e mbronte gjithė
kolektivi dhe veēanėrisht drejtoresha Hyrjete Ruli, e cila
thoshte se “e kam shitėse shembullore”.

Porosia e Ēamit dhe Isait
Mirėpo problemi nuk u mbyll me kaq. Njė ditė, unė u thirra
nė Komitetin e Partisė sė Tiranės nga Sekretari i Parė,
anėtari i Byrosė Politike Foto Ēami. Kėtė, unė e njihja qė
nė Moskė, ku ai ishte nė vitin e fundit tė Filozofisė,
kurse unė, nė vitin e parė pėr Drejtėsi. Ai sillej shumė
mirė me ne studentėt e rinj. “E di pse tė kam thirrur, - mė
tha ai kur hyra. “Jo, - i thashė, - nga ta di? Unė nuk hedh
fall (kėtė me tė qeshur). - Tė kam thirrur qė tė mos
merresh me ēėshtjen e Ismail Kadaresė. Unė iu pėrgjigja se
nuk dija tė kishte ndonjė ēėshtje Ismaili. Por ai
kėmbėnguli duke mė thėnė: “Ti e di sepse ke ndihmuar
Janulla Rrapin. Ne kemi ndihmuar vajzėn e Kadaresė qė ka
mbetur shtatzėnė me djalin e asaj si e quajnė”. Unė bėra
sikur nuk ia dija emrin Janullės, por i thashė:
“Interesante, aborti tek ne ėshtė i ndaluar dhe bėhet vetėm
me lejen e komisionit mjekėsor, kur ėshtė nė rrezik jeta e
nėnės qė pret fėmijėn. Kjo nuk ėshtė fare nė kompetencėn
tuaj!”. Pas kėsaj u ngrita pėr tė dalė, duke i kujtuar
atij, se pėr personat qė ndihmoja brenda kompetencave tė
mia, i jepja llogari Presidiumit tė Kuvendit Popullor.
Pas ca kohėsh, unė thirrem nga njė anėtar tjetėr i Byrosė
Politike; nga ministri i Brendshėm Hekuran Isai. Ai mė
priti nė zyrė, mė ftoi tė zija vend dhe mė pyeti nėse doja
kafe. Iu pėrgjigja: “Kafe nuk dua, por mbylle incizimin!”.
Ai u ēudit me kėto qė thashė; diēka lėvizi, dhe mė tha:
“Ē’janė kėto qė flet? Mė thuaj!”. E pyeta se pėrse mė
kishte thirrur. Kėtė person unė e kisha student, kur jepja
Bazat e Shtetit dhe tė sė Drejtės nė Shkollėn e Lartė tė
Partisė. Ishte njė student tė cilit I kisha vėnė notėn
maksimale.

vazhdon
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-11-06, 22:30   #7
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

vazhdimi

Pas kėsaj, ai mė tha se mė kishte thirrur, qė tė mos
merresha mė me ēėshtjen e Janulla Rrapit dhe tė djalit tė
saj, pasi ata kishin vendosur t’i internonin. Tė them tė
drejtėn u ēudita dhe e pyeta se ēfarė kishin bėrė qė do
merrnin tė tillė dėnim. “Ata, - theksoi ai, - kanė
shqetėsuar dhe shqetėsojnė shkrimtarin e shquar Ismail
Kadare”. I thashė: “Ju shkelni nė mėnyrė arbitrare tė
drejtat e njeriut dhe unė, pėr ata qė mbroj si drejtoreshė
e Ligjshmėrisė, jap llogari pėrpara Presidiumit tė
Kuvendit”. Ky ishte zemėruar me ne, sepse juristėt shumė tė
mirė qė unė kisha nė drejtori, si; Perikli Zaharija, sot
anėtar i Gjykatės sė Lartė dhe Kujtim Puto, anėtar i
Gjykatės Kushtetuese, kishin bėrė njė kontroll pėr
ligjshmėrinė nėpėr burgje, dhe aty ata kishin gjetur shumė
tė meta, veēanėrisht nė drejtim tė kushteve nė tė cilat ata
punonin, etj.

Takimi me Ramiz Alinė
Pėr sa mė sipėr, unė shkova dhe kėrkova takim me Kryetarin
e Presidiumit, Ramiz Alinė. I kėrkova shefit tė kabinetit,
Guro Zenelit, tė lajmėronte kryetarin se doja ta takoja.
“Pėrse, - mė pyeti Gurua. - Pėr shkrimtarin e madh, - ia
ktheva atij me ironi.
Kryetari Ramiz Alia mė priti, mė ftoi tė ulesha dhe mė
pyeti: “Hė Liri ēfarė ke?” - Kam ardhur tė tė vė nė dijeni
qė jam thirrur disa herė nga funksionarė tė ndryshėm, tė
cilėt pretendojnė qė unė tė mos mbroj askėnd, kur atyre u
shkelen tė drejtat nga Ismail Kadareja. “Pse si ėshtė puna,
- vazhdoi, - prapė ai muhabeti qė kemi biseduar vazhdon? –
Jo, - i thashė, - janė muhabete tė tjera”. Dhe kėshtu i
shpjegova fill e pėr pe se ē’mė tha njėri e ē’mė tha
tjetri. Nė fakt i tregova me vėrtetėsi ato qė u kisha thėnė
unė, pa zvogėluar apo zmadhuar fjalėt, (duke menduar tė
them tė drejtėn, se ai mund tė ishte nė dijeni).
“Po tė them shoku Ramiz, se ndaj nėnės sė djalit dhe vetė
kėtij tė fundit po bėhen nė kurriz tė tyre krime, gjė qė
nuk ėshtė fare e drejtė. Nderin dhe dinjitetin, nė radhė tė
parė e mbron ēdo njeri vetė”.
Nė fund i thashė se pėrveē detyrės qė unė kryeja si
drejtoreshė e Ligjshmėrisė, ndaj asaj gruaje kam edhe njė
detyrė morale. “Ēfarė, - mė tha ai me habi. - Po ja, - i
thashė unė, - sa herė qė unė shkoj pėrpara shtėpisė sė
nėnės sime, mė del ajo pėrpara me shami tė zezė, dhe mė
thotė me ndrojtje: “Nuk dua tė tė bėj keq ty, por mbroje tė
shkretėn Janullė, se e griu ai burgjezi, (burgjez u themi
ne labėrit, shpirtligėrve). Dhe kėtė ajo e bėn pėr
falėnderim tė gjyshit tė saj, Pipo Gjoni nga Shenvasia e
Sarandės, i cili si mik i babait tim, kur u vu nė dijeni se
nė Rrezomė, afėr fshatit tė tij ishte vrarė vėllai im,
Aliu, tri ditė pas vrasjes sė vėllait tė madh Mitatit, nė
Mavrovė tė Vlorės, pa u vunė nė dijeni pėr vrasjen e kėtij
tė fundit, gjyshi i kėsaj, Pipo Gjoni kishte qenė nga mė tė
pasurit e fshatit dhe i kishte ruajtur vėllait varrin, deri
sa ne i morėm eshtrat mbas luftės. Gjithashtu, I tregova se
origjina e Janullės ėshtė mė e mirė se ajo e Ismailit.
“Pipon, e kishin shpallur kulak dhe ky titull iu hoq me
urdhėr tė Enver Hoxhės, me kėrkesėn e babait tim. “Ka qenė
i pasur babai – i tha Enver Hoxhės -, por ishte dhe bazė e
luftės.

Interpretimi
sipas Kadaresė
Tė gjitha kėto veprime qė bėmė ne si drejtori e
Ligjshmėrisė, vėrtetohen me thėniet e shkrimtarit nė librin
e tij “Pesha e Kryqit”, botuar mė 1991-in nė Paris. E
gjithė pėrmbajtja e kėtij libri ėshtė fund e krye trillim.
Ai, me anė tė kėtij libri mundohet ta tregojė veten tė
persekutuar dhe njėkohėsisht disident. Ishte koha kur ky ka
qenė zv./kryetar i Frontit Demokratik, me kryetare Nexhmije
Hoxhėn.
Ja ēfarė shkruan ai nė faqen 122 tė librit “Nė mbrėmjen e
28 janarit tė ditėlindjes sime, ndėrsa hanim darkė me disa
miq, njė gur i hedhur nga jashtė goditi pezullin e dhomės
sė ndėnjtjes. Njė tjetėr, fill pas tij theu qelqin e
dritares. Kisha lexuar shumė herė, sidomos te Solzhenucini
se policia e fshehtė e vendeve tė Lindjes shfrytėzonte
rrugaēėt dhe prostitutat kundėr intelektualėve. Megjithatė
nuk mė shkoi mendja se sulmi i ri, mė i egri dhe mė i
gjati, ai qė do tė vazhdonte gjer nė vdekjen e diktatorit,
do niste pikėrisht me thyerje qelqi”.
Fshehur nėn njė forme banale, u zhvillua kėshtu njė nga
historitė mė tė errėta nga ato qė mund tė pjellė vetėm
ferri komunist. Nė tė u pėrzien personazhe nga mė tė
ndryshmėt, duke filluar nga rrugaēėt, prostitutat,
hajdutėt, spiunėt, hetuesit e policėt e natės, gjer te
oficerėt e Sigurimit, shefi i Sigurimit tė kryeqytetit,
shefi i gjykatės sė kryeqytetit, zėvendėsi i Enver Hoxhės,
Ramiz Alia, gruaja e diktatorit, Nexhmije Hoxha etj.”
Kurse nė faqen l42, ai do tė shkruante: I pėrpirė pas
pleniumit, e kisha nxjerrė jashtė vėmendjes banden e
rrugacėve. Nė tė vėrtetė, gjatė gjithė kohės qė godiste
shteti, ajo qe fashitur. Por pas sė dielės, domethėnė pas
tėrheqjes sė shtetit, banda qe rishfaqur pėrsėri mė e egėr
se mė parė. Koka e shtatė e hidrės qe rishfaqur pėrsėri mė
e egėr se mė parė. Skenari ishte po ai i mėparshmi.
Kėrcėnime pėr vrasje, hedhje nė erė tė apartamentit,
vrasjen e fėmijėve.
Banda vėrtitej nė mėnyrė kėrcėnuese rrotull shtėpisė. Por
unė kisha aq miq, sa t’i bėja ballė lehtėsisht. Rrugaēėt
vetė, pasi trimėroheshin prej Sigurimit tė Tiranės, nuk e
kuptonin pėrse rriheshin prej policisė. Kishin urdhėra tė
kundėrta. Thuhej se Sekretari i Parė i Komitetit tė Partisė
tė Tiranės, Foto Ēami ishte kundėr rrugaēėve, kurse
sekretari i dytė, Xhelil Gjoni, pro tyre. Sigurimi i
Tiranės kishte mosmarrėveshje me policinė. Shefi i
policies, Hajredin Shyti nuk i bindej shefit tė Sigurimit,
Zef Lokės. E gjithė kjo ishte e pazakontė pėr njė shtet
diktatorial. Mesa dukej, truri i lodhur, i ēakėrdisur, i
diktatorit punonte me ndėrprerje. Kėshtu shpjegoheshin
kundėrthėniet. Miqte e mi po e sqaronin dalėngadalė
tabllonė. Ishin aq tė pėrkushtuar nė mbrojtjen time, saqė
arritėn tė futnin njė njeri tė tyre midis bandės. Pas ca
ditėsh mė sollėn bisedat e tyre tė regjistruara. Prej tyre
kuptohej gjithēka. Ata vetė, banda, nuk ishin tė
ndėrgjegjshėm se ē’bėnin. Ishin futur nė kėtė lojė si
rastėsisht dhe tani ajo po i tėrhiqte. Loja ishte vėrtet
tėrheqėse, sidomos nė pjesėt e pashpjegueshme tė saj. Ēdo
natė atė bėnin bilancin e fitoreve dhe tė humbjeve. Kishin
me vete Sigurimin e Tiranės, por kishin kundra policinė.
Kishin me vete drejtoreshėn e Ligjshmėrisė nė Kuvendin
Popullor, por s’e kapnin dot me kė ishte ministri i
Brendshėm! Kishin me vete Xhelil Gjonin, por kundra, Foto
Ēamin. Fjalėt inkurajuese tė gruas sė diktatorit nuk
pengonin shefin e Policisė sė Tiranės t’i zhdėpte nė dru!”
Kėto janė interpretime qė tė kujtojnė monologėt e
Shekspirit dhe fantazira tė sėmura, pėr tė mbuluar veprime
qė bėnte ky shkrimtar dhe shokėt e tij nė kundėrshtim me
ligjet nė fuqi. Ai midis kėtyre monologjeve, pėrpiqej qė tė
bėhej mizėn, buall dhe ta paraqesė veten tė persekutuar pa
tė drejtė. Nė kėtė rast, ai ashtu si kundėr pranon dhe
vetė, nė kuptimin juridik ka qenė bashkėpunėtor nė kryerjen
e veprave penale qė u theksuan mė sipėr, si edhe nė dhunėn
qė pėrdorte shefi i policisė, nė kundėrshtim me kompetencat
e tij, sepse pėrdorimi i dhunės ishte i ndaluar me ligj. Tė
ndaluara me ligj ishin edhe pėrgjimet e personave tė
ndryshėm zyrtarė, siē e pranon dhe ai vetė. Ka qenė njė nga
njerėzit mė tė privilegjuar nė atė sistem dhe as nuk
mendonte njeri qė ishte e mundur tė persekutohej Ismail
Kadareja.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-11-06, 22:31   #8
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Neshat Tozaj: E vėrteta e historisė "Kadare"

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=34718

22 Tetor Intervistė me shkrimtarin Neshat Tozaj

Shkrimtari Neshat Tozaj tregon tė vėrtetėn "Kadare". Njohja
dhe miqėsia me Ismail Kadarenė, historia e vajzės sė
shkrimtarit me Renato Rrapin. Ndikimi dhe roli i Tozajt dhe
Kadaresė nė kėtė ngjarje. Si ndodhi internimi i Rrapajve.
Historia qė solli transferimin e tyre. Pretendimet e
Janulla Rrapit, sa qėndrojnė. Shkrimtari Tozaj shpjegon dhe
pėrse kthehet kjo histori sėrish nė shtyp.

Njohja dhe miqėsia juaj me Kadarenė.

Kam filluar ta dua shkrimtarin Kadare, qė nė veprat e tij
tė para. Kur mė binte rasti tė flisja me shokėt pėr librat,
u thosha se ai ėshtė njė shekull pėrpara tė tjerėve. Kam
lexuar gjithēka tė tij dhe, edhe tani qė i kam kaluar tė
60-at, qė kam njė pėrvojė tė gjatė letrare dhe njė pėrvojė
ndėrkombėtare modeste, ruaj tė njėjtin mendim, qė Kadareja
ėshtė mė i miri shkrimtar shqiptar.

Pėr shumė vite nuk kam qėndruar dhe aq afėr ambienteve tė
shkrimtarėve. Kam pasur marrėdhėnie shumė tė mira me Nasho
Jorgaqin, Vath Koreshin, Skėnder Drinin, Kiēo Blushin,
Fatos Kongolin e shumė tė tjerė. Se kush dreqin, nė ato
kohė, kishte shpikur njė “luftė” mes Agollit e Kadaresė. Sa
pėr mua, nuk mė pėlqente tė rreshtohesha nė njėrin apo
tjetrin “kamp”, kisha mendimin tim pėr letėrsinė e
Kadaresė, por mė pėlqente personaliteti dhe vepra e Dritėro
Agollit. Nuk kisha pirė asnjė kafe me njėrin apo me
tjetrin. Nė njė plenium tė lidhjes (nuk mė kujtohet i sati)
kur Ismail Kadarenė e kishin vėnė pėrpara, (pėr tu dhėnė
mėsim dhe tė tjerėve) kam qenė bashkė me Nasho Jorgaqin nė
sallė. Mbaj mend, qė Zonja Nexhmije Hoxha mbajti njė fjalė
agresive kundėr Kadaresė. Duke botuar disa vepra me temė
historike ose gjoja historike, Kadareja krijonte asociacion
dhe identitet mes pushteteve tė shkuara dhe tė viteve
komuniste. Tė them tė drejtėn, ngaqė nuk merrja pjesė ose
merrja pjesė fare rrallė nė aktivitetet e shkrimtarėve, mua
ky plenium m'u duk njė linēim i vėrtetė. I thashė Nasho
Jorgaqit nė vesh, si thua tė ngrihem, nuk mund tė lejohen
gjėra tė tilla ... Nashoja, mė vuri dorėn tek gjuri dhe mė
tha, nė asnjė mėnyrė. Nė raste tė tilla njeriu mendon pėr
shumė gjėra, pėr fėmijėt, pėr burgun, pėr tė afėrmit, pėr
veten, por mua ēuditėrisht mė frenoi e vetmja gjė qė mė
erdhi ndėrmend, mė frenoi “poza” qė po pretendoja tė
merrja. Unė isha (dhe jam) njė shkrimtar i zakonshėm dhe
pėr mua do tė thoshin, ja kush e pėrkrahu, i panjohuri
Neshat Tozaj, ai i filmave dhe i librave policesk. U
takonte atyre, tė tjerėve, tė mėdhenjve, ta pėrkrahnin, por
asnjėri nuk u bė i gjallė. Kadareja e ndjeu veten shumė tė
vetmuar dhe kjo u duk nė autokritikėn e tij. Autokritika aq
tė trishtueshme dhe aq vetėposhtėruese, mund tė bėheshin
vetėm nė socializėm. Njė tė tillė autokritikė kisha lexuar
nė gazetėn “Drita” nga shkrimtari Dhimitėr Xhuva, pėr
romanin “Tuneli”. Nashoja i kishte folur pėr mua, pėr atė
ēka i thashė nė mbledhje dhe kjo i kishte bėrė shumė
pėrshtypje Ismailit. Ne nisėm tė afroheshim dhe erdhi njė
kohė, qė takoheshim ēdo ditė ose ēdo dy ditė.

Si ishte miqėsia juaj, njė i shquar dhe njė, ta themi, i
zakonshėm?

Nė kėtė miqėsi ishte zgjidhur ēėshtja themelore qė mund tė
vėrė nė sherr dy shkrimtarė, ēėshtja kush ėshtė i pari. Tė
tjerat ishin marrėdhėnie midis dy njerėzve tė barabartė.
Njėherė Helena, me atė buzėqeshjen e saj tė butė dhe tė
sinqertė mė ka pyetur si ishte e mundur, qė miqėsia me
Ismailin po zgjaste aq shume, tej miqėsive tė tij tė tjera.
Ju pėrgjigja, se ishte zgjidhur ēėshtja se kush ishte i
pari dhe unė, kur hyja nė shtėpinė e njė miku, nuk e kisha
pėr zakon t’ia shikoja gratė nga vithet.

Ne nuk bisedonim shumė pėr letėrsi. Mė vinte rėndė dhe
pakėz turp t’i flisja pėr librat e tij dhe personazhet, siē
bėnin tė tjerėt. Unė dėgjoja kryesisht opinionet pėr
eksperiencat e tij letrare me jashtė, konsideratat pėr
letėrsinė mė tė pėrparuar tė kohės dhe merrja pjesė me
mendimet e mia, kur isha i sigurtė apo kur ishte fusha ime
e drejtėsisė apo e filozofisė. Njėherė, duke shėtitur nė
bulevardin e madh, aty midis ministrive, ai mė tha se i
kishte folur Pirro Misha, pėr romanin tim “Thikat” dhe ai
ishte ēuditur, pėrse unė nuk i kisha folur pėr kėtė vepėr.
E lamė qė t’ia jepja romanin, i cili nė shtėpinė botuese qe
pritur me recensione tė pafata, kishte pasur gjithashtu
edhe njė redaktor qė e ruante mirė karrigen e tij. Kadareja
e lexonte librin dhe ndėrkohė, ne flisnim pėr gjėra tė
tjera. Nė tė vėrtetė, unė digjesha nga kureshtja tė dija
seē mendonte. Njė ditė, ai mė tha se po e lexonte romanin
sikur tė ishte vepėr e tij, se donte ta dominonte ai librin
dhe jo ta tėrhiqte libri pas vetes. Dhe njėherė tjetėr, mė
bėri tė skuqem deri tek veshėt, kur mė tha se “Thikat”
ishte roman i rėndėsishėm nė letėrsinė shqipe. Dhe ai,
shkrimin pėr librin nė gazetėn “Drita”, e botoi po me kėtė
titull. Ai mi dha vėrejtjet e librit, kapitull pėr kapitull
(fletėt e shėnimeve i ruaj edhe sot) dhe diskutuam me shumė
kujdes. Ishim tek hotel “Dajti” dhe dua tė them qė gjatė
viteve qė takoheshim, deri nė vitin 1990, para se tė
largohej, kam mėsuar shumė nga kultura e tij perėndimore,
nga njohjet e gjera tė sistemit kapitalist tė ekonomisė sė
tregut. Ai ishte i pėrpiktė nė takime, i pėrpiktė deri nė
pėrsosmėri, miqėsor nė mėnyrė tejet korrekte dhe nė dy-tri
raste, qė i kisha bėrė vėrejtje pėr kapėrcimin e kufijve tė
barazisė tonė shoqėrore, mė kishte kėrkuar falje.

Si lindi problemi i vajzės sė Ismail Kadaresė?

Ne shqiptarėt kemi njė koncept tė ēuditshėm mbi miqėsinė:
miqtė duhet tė dinė gjithccka pėr njėri-tjetrin, pėr
familjet e tyre, pėr farefisninė, pėr lindjet dhe vdekjet
etj. Miqtė kanė tendencėn dhe ėndėrrojnė ta lėnė trashėgim
miqėsinė e tyre tek fėmijėt e tyre, tek nipėrit dhe nė
gjithė breznitė. Siē mund ta keni vėnė re, unė nuk i bėja
pyetje Kadaresė pėr ēėshtjet qė quheshin tė tij, tė
brendshme, private. As ai mua. Unė nuk e pyesja as pėr
librat qė shkruante veē, kur vetė ai mė thoshte. Ne kishim
diskutuar njė tregim, qė ai e ka quajtur “Nata me hėnė”.
Duke folur pėr subjektin, ai mė tha qė ky subjekt nuk mund
tė shkruhej, ishte delikat dhe i rrezikshėm. Mua nuk mu duk
ashtu dhe i thashė se mund tė shkruhej. Njėherė, nė njė nga
takimet, ai mė tha: ai tregimi yt po mė zgjatet si “bishti
i lugatit”, por dukej i kėnaqur. Edhe pėr problemin e
vajzės mė kishte thėnė dėshpėrimisht, se vajza e madhe
ishte njohur me njė djalė tė lagjes, gati fqinj dhe e
kishte dashuruar. Pas ca kohėsh vajza ishte ftohur dhe
donte tė tėrhiqej, por papritur jo vetėm djali, por edhe e
ėma ishin bėrė agresivė. Donin me ēdo kusht tė bėnin
krushqi, me ēdo kusht. I thashė mendimin tim, se kjo ishte
e drejta e vajzės dhe se mė dukej absurde pėrpjekja e
palės, pėr tė bėrė krushqi mė forcė. Sigurisht, nėse do tė
kisha ndier qė Kadareja kishte ndėrhyrė mė autoritetin e
tij, qė ta prishte lidhjen midis tė rinjve, do t’ia kisha
thėnė hapur pikėpamjen time. Unė e njihja pra, kėtė fakt,
por vetėm kaq. Tani, kjo ėshtė bėrė historia e Gresės dhe e
Renatos, njė histori dashurie ku krimineli, Ismail, (ka
edhe njė emėr turk), me thikė ndėr dhėmbė u hakmor ndaj
djalit tė “varfėr” Renato...

Cili ėshtė raporti juaj me kėtė ēėshtje?

Nė Ministrinė e Brendshme, nė atė kohė edhe unė bėja
shėrbim operativ 24 orėsh. Njėherė mė mori nė telefon
Kadareja. Ishte mbasdite vonė dhe as qė mė kujtohet ora. Ai
ishte shumė i tronditur. Mė tha se kishte hyrė nė shtėpi tė
tij mė forcė nėna e atij djalit, e kishte thyer derėn e
shtėpisė mė njė mjet tė fortė dhe po bėnte potere tė madhe.
E kėshillova tė tregohej sa mė gjakftohtė, sepse ky ishte
njė dhunim banese pra, njė krim dhe se do tė bėja ē’ėshtė e
mundur ta ndihmoja.

Unė mora nė telefon oficerin e Drejtorisė tė Punėve tė
Brendshme nė Tiranė, ia tregova ngjarjen dhe i thashė tė
njoftonte eprorėt (Kadareja zotėri, ka qenė njė njeri i
rėndėsishėm, por jo nga ata qė bėnte raportet e plenumit tė
KQ tė PPSH, se KQ kishte plot specialistė raportesh). Ja
pėrse ish aq brenda detyrės time dhe brenda kompetencave,
kur i thashė tė njoftonte eprorėt. Qė tė mos bėj sikur nuk
e di, unė u interesova qė atė mbrėmje dhe mėsova se nė
vendin e ngjarjes kishin vajtur oficerėt e policisė dhe
operativi i sigurimit Vladimir Meēaj, i cili merrej me
mbrojtjen e inteligjencės. Pra kishin filluar procedurat
sipas ligjit.

Zonja Janulla Rrapi pretendon, qė kur ishte nė shtėpinė e
Kadaresė ju i keni folur asaj nė telefon me fjalor tė keq.
Sa qėndron kjo?


vazhdon
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-11-06, 22:33   #9
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

vazhdimi


Nuk mė kujtohet t’i kem folur, por edhe nė i paēa folur,
unė nuk e kam zakon tė pėrdor fjalor tė keq. Tė gjithėve
duhet t’u vejė mendja se ē’donte ajo zonjė nė shtėpinė e
Kadaresė, nė atė shtėpi ku kishte hyrė me dhunė, i zoti i
tė cilės lutej ta nxirrnin pėrjashta, nė kushtet kur ēdo
qytetar tjetėr do ta kishte nxjerrė jashtė me shkelma. Mua
mė kujtohet tė kem folur njėherė, ballė pėr ballė me kėtė
zonjė dhe kjo mund tė ketė ndodhur midis viteve 1995-1997.
Isha pėrpara derės sė Ambasadės Bullgare, pėr njė vizė dhe
kur dikush nga personeli thirri emrin tim, njė grua me
shumė tualet, mu drejtua: “Ju qenkeni Neshat Tozaj, qė mė
keni torturuar djalin?” Nuk e kisha parė kurrė kėtė zonjė,
sepse profesioni im nuk mė ēonte nė kontakte me njerėzit. E
pyeta pėr rrethanat dhe mė tha, se “krimin tim” e kisha
bėrė bashkė me Kadarenė, se djali i saj ishte bėrė i sėmurė
psikik nga unė, nga Kadareja etj. Iu qasa mė pranė dhe e
pyeta: “Tani, qė kėto punė kanė dalė sheshit e keni parė
atė dosjen e djalit tuaj”? Mė tha se e kishte parė. Pyetjes
time, nėse e kishte gjetur emrin tim atje, iu pėrgjigj se
nuk e kishte gjetur. Ne diskutuam dhe ajo mė kėrkoi tė
falur. Tani, ajo ndoshta i ka harruar tė gjitha ose
“suflerėt” duan ta bėjnė sa mė dramatike dhe sa mė
interesante ngjarjen, me futjen e emrit tim nė tė.

Si ka qenė reagimi i Kadaresė nė kėtė ngjarje?

Kadareja ishte baba. Njė baba, por dhe njė njeri i shquar
qė nuk mund tė vepronte si njerėzit e zakonshėm. Ai iu
drejtua organeve tė policisė. Policia i kishte kėrkuar njė
informacion mbi gjithė situatėn dhe ai e kishte dhėnė. Ai
priste pra, qė policia ta zgjidhte kėtė problem. Unė i kam
qėndruar afėr atė kohė dhe mė shumė rrinim tė heshtur, sesa
flisnim. E respektoja heshtjen e tij, sepse ishte dhimbja e
tij. Njėherė mė tha se pas zonjės Rrapi qėndronin shumė
njerėz tė tjerė tė administratės, njerėz qė e urrenin pėr
letėrsinė e tij dhe pėr qėndrimin e tij. Mė pėrmendi edhe
emra, pėr tė cilėt unė nuk desha tė bėj komente, sepse as
ai nuk kishte prova dhe unė jo qė jo. Mua mė habiste
dhimbja e tij qė ishte thellėsisht njerėzore, por qė nuk
manifestohej si ato skenat qė shikojmė rėndom nė televizor,
kur bėhet fjalė pėr njė krim: “ta kapin, ta torturojnė,
t’ia bėjnė mishin gjak dhe t’i hedhin kripė”. Ai nuk pati
treguar asnjėherė kėtė lloj egėrsie. Ismaili, thjesht
ēuditej nga mungesa e civilizimit te kėta njerėz. Pse
kėmbėngulnin aq shumė. Atij po, por edhe mua mė ēudiste
shumė pėrpjekja mbinjerėzore e “krushkės” pėr tė krijuar
skena dramash dhe lidhje krushqish, tė cilat vajza Kadare
nuk i donte.

Kam folur privatisht me Gresėn, vajzėn e mikut tim Kadare,
pa dijeninė e tij, me qėllim qė tė mėsoja drejtpėrsėdrejti
mendimin e saj pėr kėtė ēėshtje. Ajo mė tregoi historinė e
tyre. Ishte historia tipike e vajzave tė pasura qė rrinin
nė pallat, tė cilave u duket interesante lidhja me djem nga
shtresat e vobekta. Ndoshta kėtė e bėjnė, pėr tė kompensuar
dhe pėr tė ndarė lumturinė e tyre tė madhe. Dhe djemtė, kur
janė ata tė varfėrit dhe u bie njė “pasuri” e tillė nga
qielli tregojnė tė gjithė shkathtėsinė e rrugės. “Rruga” ka
forcė dhe pushtet tė jashtėzakonshėm. Gresa kishte arritur
nė konkluzionin, qė ajo miqėsi nuk mund tė vazhdonte.
Rrethanat dhe vlerat, duke u nisur nga vetė djali i
dukeshin tė papranueshme. Asaj i dukej e neveritshme
pėrpjekja me thonj e me dhėmb e nėnės sė tij, pėr t’iu
ngjitur fort asaj dhe familjes sė saj. Kur e pyeta pėr
prindėrit, mė tha thjesht se ky ishte problemi i saj dhe jo
i tyre. Gresa ishte njė vajzė me personalitet, brilante, e
vėrtetė dhe e pasheqerosur. Ajo nuk njohu veē medalje tė
arta nė studimet e saj. Por ne e kemi fjalėn pėr reagimin e
Kadaresė. Njėherė, pasi kishin mėsuar se do ta internonin
atė djalin, mė tha: As qė ia doja dhe as qė ia dua tė
keqen, kurrė nuk mė ka vajtur mendja pėr internimin e tij.
Unė doja dhe dua tė mė lėnė tė qetė vajzėn dhe familjen
time. Unė nuk mund tė them se ai shtirej.

Si punonjės i Ministrisė sė Brendshme, a keni ndikuar ju nė
kėtė histori?

Kam ndikuar, duke i thėnė njėrit apo tjetrit zyrtar tė
Ministrisė sė Brendshme. As qė mė shkonte ndėrmend tė
shkelej ligji dhe druaj, qė ligji nuk ėshtė shkelur. Nė
Shqipėri funksiononin burgjet, kampet e pėrqendrimit,
internimet dhe dėbimet. Kjo familje nuk ėshtė trajtuar si e
internuar politikisht, nuk ėshtė internuar me vendim tė
Komisionit Kombėtar tė Internimeve dhe Dėbimeve. Ata janė
dėbuar nga Tirana, pėr njė afat tė caktuar nga komisioni
pėrkatės i Komitetit Ekzekutiv tė Tiranės. Ky komision
trajtonte njerėzit jo-politik qė merreshin me akte
rrugaēėrie, qė nuk punonin, qė prostituonin etj. Djali i
Janullės, njė natė vonė, pas njė pleniumi tė shkrimtarėve,
sė bashku me ca shokė tė tij bėrtisnin tek pallati i
Ismailit, qė ai t’i dėgjonte fjalė tė pakontrolluara si: ju
bėni pleniume, por ligjin e bėjmė ne etj. Kėto, nė Kodin
Penal tė kohės quheshin sjellje tė padenja nė shoqėri.

Nuk ngjan e rėndė, qė tė internohej njė familje pėr njė
histori dashurie?

Unė uroj qė tė gjithė ata qė rendin pas ngjarjeve tė tilla,
tė mos pėsojnė asgjė tek fėmijėt e tyre. Shteti ėshtė shtet
edhe dje edhe sot. Dje kishte internime apo dėbime, kishte
burgime etj. ndėrsa sot tė heqin nga puna, tė lėnė pa bukė,
tė shkelin tė drejtat dhe liritė, nuk tė japin tė drejtat
ligjore apo kushtetuese. Sa pėr mua, kam qenė nė anėn e
atyre qė u shkelen tė drejtat edhe dje edhe sot. Sipas
meje, demokracia s’ėshtė gjė tjetėr veēse “diktaturė e
ligjit”. Nėse ligji ėshtė njėlloj pėr tė gjithė, demokracia
ecėn pėrpara.

Si ju duket rikthimi i kėsaj ēėshtjeje nė shtyp?

Mė duket normale nė amoralitetin e tij. Kur shtypi ėshtė
“kaps” nxjerr ēėshtjen e M. Shehut, ėshtė vrasje apo
vetėvrasje. Po kėshtu edhe ēėshtje tė tjera, pėrfshirė edhe
kėtė qė e quajnė “ēėshtja Kadare”. Akuza pėr Kadarenė, se
gjoja internoi pretendentėt pėr krushq i ngjan motamo
akuzės pėr Dritėroin, qė ka burgosur artistė disidentė.
Atėherė pse duheshin organet e policisė, tė prokurorisė, tė
gjykatės kur nė fushėn e artit mund t’i bėnin kėta kėto
punė, madje edhe tė mbroheshin me metoda policore. Njė
person qė ndodhej nė zyrėn e Ministrit, Hekuran Isai kur
diskutohej pėr kėtė ēėshtje kishte bėrė supozimin se gjėrat
nuk ishin aq tė thjeshta: Ismaili, Tozaj qė ishte oficer
roje, dera qė thyhej etj. Ministri Isai i kishte thėnė i
ēuditur: “ti mendon se kjo ėshtė njė gjė e krijuar
vullnetarisht”? Ai atėherė ishte tėrhequr, por sot ndoshta
mendon se bėhet interesant dhe mund tė harrohen mėkatet e
tij. Pėr njerėz tė tillė, populli ka njė fjalė tė urtė: “Ky
zotėria do tė bėjė shkencė nė bythė tė Argjiros”. As me tė
sėmurėt nuk duhet tė tallemi. Tė sėmurėt duhet t’i lėmė nė
hallet e tyre. Thonė se sėmundjet vinė nga Zoti. Edhe
djemtė e miliarderėve vuajnė nga sėmundje tė tilla dhe jo
vetėm ata, qė kanė qenė tė internuar apo tė dėbuar. Ne kemi
dalė nė njė sistem, ku njerėzit nuk duhet tė pėsojnė.
Ndėrsa disa, pėr disfatat nė jetėn e tyre, duan tė bėhen
interesantė nėpėr gazeta, ca tė tjerė bėjnė fajtor vetė
Zotin, qė kanė dalė dėshmitarė tė sigurimit tė shtetit
kundėr ca grave tė mjera sovjetike tė ndara nga burrat. Ca
tė tjerė bėjnė fajtorė jo aq Zotin sa diktaturėn komuniste,
qė duke qenė hetues i kanė kapur nė flagrancė me tė
pandehurat e tyre.

Jo, Zoti nuk ėshtė fajtor zonja apo edhe zotėrinj. Diē ka
ndodhur nė jetėn tuaj, diē qė nuk e keni menaxhuar mirė
(siē thonė sot).

Njė shoqėri qė u kthehet e u rikthehet tė tilla gjėrave,
njė shoqėri qė si kafshė ripėrtyp, nuk mund tė jetė nė
rregull.

Kėto kohė Kadareja ka qenė nga mė tė sulmuarit, mbase pas
Enver Hoxhės dhe shpesh kam menduar, pse ka ndodhur kėshtu?
I pari mendim qė mė vjen ndėrmend ėshtė se “burrat e shquar
dhe gratė e bukura janė objekt tė pėrgojimit”.

Ismail Kadareja, pas vitit 1990, ka marrė njė pozicion
autoritarist. Ai ka ca ide, pikėpamje, modele, opsione, pėr
tė cilat paraqitet si njeriu mė kompetent dhe nuk lejon nė
asnjė mėnyrė tė shprehet njė mendim ndryshe. Profesor
Paskal Miloja shpreh njė mendim ndryshe dhe Kadareja, i
sulet si shqiponja lepurushit tė mjerė. Mirėpo nuk dihet
nėse Kadareja ka tė drejtė dhe nuk dihet nga i burojnė kėto
tė drejta. (Miloja hakmerret pėr kėtė gjėmim tė Kadaresė
njėlloj si tė gjithė shqiptarėt, sepse edhe ai ka marrė
gjalpė pa tollon) P. Milo tha nė Pezė, se pėr E. Hoxhėn
duhet tė shprehet Historia. Dhe pėrveē ca njerėzve tė
ēuditshėm kėtu nė Tiranė u dėgjuan edhe sokėllimat e
Kadaresė nga pėrtej. E pėrse? Edhe unė jam shprehur nė
shtyp se Zoti Milo ka tė drejtė, se ashtu si Historia deri
dje nuk ishte shprehur pėr Zogun dhe u shpreh sot, po ashtu
Historia duhet tė pėrgatitet tė shprehet edhe pėr Enver
Hoxhėn. Historia ėshtė shkencė, me rregullat dhe ligjet e
veta njėlloj si shkencat ekzakte, prandaj profesor Miloja,
ka tė drejtė tė thotė pikėpamjen e tij dhe askush nuk ka tė
drejtė tė bėjė atribuime mbi figurėn e tij apo tė krijojė
insinuata absurde.

Mua mė duket se edhe polemika midis Kadaresė dhe Qosjes
ėshtė e provokuar nga Kadare dhe se ai nuk ėshtė treguar nė
normė etiko-morale, kur flet pa konsiderata pėr njė idhull
tjetėr tė shqiptarėve, pėr Rexhep Qosjen. Mua mė duket e
drejtė ndėrhyrja brilante, nė kėtė polemikė e Profesor
Kristo Frashėrit, i cili tregon rregullat elementare tė
Historisė si shkencė. Pa dashur tė marr nėpėr gojė
Kadarenė, maninė e tij pėr tė qenė kategorik apo fjalė e
fundit e shkencės, e moralit, e civilizimit, evropianizimit
doja vetėm tė nėnvizoja nevojėn e njerėzve publikė, pėr tė
qenė modest dhe tė vetėpėrmbajtur nė njė shoqėri civile ku
tė gjithė njerėzit kanė tė drejta dhe liri tė barabarta qė
mund t’i ushtrojnė sipas ligjeve apo edhe kapriēiove tė
tyre. Parimi bazė i publicitetit kėrkon qė tė shfaqesh nė
publik sa mė rrallė, me fjalėn e duhur dhe nė kohėn e
duhur. Pėrse digjen disa analistė tanė? Ata digjen se nuk
kundėrshtojnė asnjė ftesė, ata pėrsėrisin veten dhe bėhen
tė pabesueshėm, tė mėrzitshėm pėr publikun. Kjo ėshtė edhe
tatėpjeta e tyre.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-11-06, 22:34   #10
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Sa qesharake dhe neveritshme

"Kadares duhet ti kerkojne falje"!!? Po Renatos?? Hetusi i asaj kohe tani na del edhe si shpetimtari, sa turp dhe sa po lexojme c'do dite ku tani e kemi besdi te hapim edhe kompiutrin. marre nga tirana Observer

INTERVISTA/Flet ish-hetuesi i ēėshtjes, Riza Hicka

"Kadare mė kėrkoi lirimin e Renato Rrapit"


Roland QAFOKU, Dorina TOPOLLAJ
Nė median e Tiranės ka shpėrthyer kėto ditė njė histori qė e ka trazuar jo pak mendjen e shqiptarėve. Janulla Rrapi, nėna e Renato Rrapit, nga SHBA-ja ku jeton prej disa vitesh ka lėshuar njė lumė akuzash pėr shkrimtarin e madh Ismail Kadare, lidhur me historinė e lidhjes sė djalit tė saj Renato me vajzėn e tij Gresa. Por ndėrsa alibitė janė alibi dhe versionet, versione, nė ndihmė tė zbardhjes sė kėsaj historie na vjen njė personazh krejt, krejt i veēantė. Quhet Riza Hicka dhe ėshtė hetuesi i asaj dosjeje qė ka plasur nė media pas 25 vjetėsh. Juristit qė hetoi dosjen nė fjalė i kujtohet shumė mirė ajo ngjarje e vitit 1981. Nė atė kohė nuk ishte e rrallė pėr njė hetues tė kishte tė bėnte me keqbėrės apo gjithėfarėsoj. Por tė kishte nė njė ēėshtje tė madhin Kadare, patjetėr qė ishte mė shumė se e rrallė. I kujtohet edhe detaji mė i hollė. Si filloi ajo, kush denoncoi, ēfarė akuze dhe pranimi i saj nga Renato Rrapi, dhe si vendosi ta pushojė ēėshtjen. Por i habitur me versionin e ri qė vjen pas dy dekadash e gjysmė, Hicka hedh nė tavolinė njė fakt shumė kokėfortė: "Kadare mė ka kėrkuar mua me shkrim qė ta liroja Renato Rrapin", thotė ish-hetuesi. Njė fakt qė nuk kėrkon shumė komente. Madje, juristi i njohur kėrkon tė zbardhet publikisht dhe tė bėhet publike e gjitha dosja qė ka hetuar nė atė kohė. "Jo vetėm fjalėt e mia, por edhe fletėt e asaj dosjeje do tė vėrtetojnė se Kadare nuk ka mė tė voglin implikim dhe dashakeqėsi ndaj atij djali", shton Hicka. Nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn "Tirana Observer", Riza Hicka rikthen edhe njė herė ngjarjen nė fjalė. Pėrse e caktuan atė pėr tė hetuar kėtė ēėshtje. Si e gjeti tė shkatėrruar derėn e apartamentit tė Kadaresė. Arrestimi i Renatos dhe ēfarė i tha nė hetuesi kur e mori nė pyetje. Dhe nė fund, lirimi pas kėmbėnguljes sė Kadaresė. Njė intervistė qė hedh dritė mė shumė pėr njė ngjarje qė po pėrflitet shumė.
Sipas informacioneve tona, ju zoti Hicka keni qenė hetues i ēėshtjes sė Renato Rrapit, njė personazh qė nė fillim tė viteve '81 ka pasur njė ēėshtje penale. Nė median e sotme, e ėma e tij, Janulla, tregon historinė sipas variantit tė saj. Ē'mund tė na konfirmoni ju pasi keni qenė hetues i kėsaj ēėshtjeje?
Gjatė gjithė kėtyre ditėve kam lexuar shkrime tė tilla nga shumė personazhe, qė nė atė kohė edhe kanė drejtuar, dhe ju them, se kėto janė fakte qė s'mund t'i mohojė asnjeri, se duke qenė hetues qė mbuloja rajonin e tretė, kam qenė hetuesi i parė qė kam kontaktuar dhe jam marrė me kėtė ēėshtje. Ngjarja ka ndodhur, mos gaboj, nė vitet '81-82. Mė kujtohet mirė se s'ka qenė unifikuar Hetuesia, s'ka qenė krijuar Hetuesia e Pėrgjithshme. S'e mbaj mend ekzaktėsisht datėn, pasi ajo ishte ēėshtje rutinė nė atė kohė edhe pse lidhej me zotin Kadare, por mė vonė u bė bujė mė shumė, sepse si duket veprimet e kundėrligjshme tė kryera nga nėnė e bir vazhduan dhe mė vonė, dhe i hetuan edhe hetues tė tjerė.
Kush jua caktoi ēėshtjen?
Mua mė ka thirrur kryetari i Hetuesisė sė asaj kohe, i ndjeri Koēo Josifi, i cili mė tha se duhet tė veja tė bėja njė kėqyrje nė banesėn e Kadaresė, pasi i ishte goditur dera e shtėpisė. Nuk e mbaj mend ditėn, se kanė kaluar shumė vite, por mė kujtohet se kam vajtur me gjithė ekspertėt dhe kemi bėrė kėqyrjen e derės, e cila ishte shumė e dėmtuar.
Nė ē'formė ishte dėmtuar?
Ato dyer qė tė gjithė i mbajmė mend se si ishin atėherė, ishin me kompensata dhe ishin tė ēara me goditje tė forta. Mbaj mend, se dera kishte vrima tė mėdha. Ekspertėt me ē'e mbaj mend unė, atėherė e pėrcaktuan se vrimat ishin bėrė me gur.
Bėhet fjalė, nė shtėpinė e Kadaresė te Pallati i Shkrimtarėve?
Banesa qė ka pasur Kadareja, pallati ku rri sot Dritėro Agolli. E mbaj mend, se ka qenė njė kat mė poshtė Dritėroit, i bie kati i tretė mė duket.
Me kė kontaktuat aty?
Aty kam gjetur zotin Kadare, motrėn e tij dhe duhet tė ketė qenė para orės 14:00, para se tė mbaronte orari zyrtar i punės.
Ēfarė biseduat me Kadarenė nė ato momente?
Mė kujtohet se ishte shumė i shqetėsuar. Tė thuash tė vėrtetėn, nė atė kohė s'kishe kurajėn tė godisje derėn e Kadaresė, jo se pėrfaqėsonte Kadareja njė figurė politike tė madhe, por se ishte njė figurė shoqėrore, njė nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj qė ishte njohur dhe nė botėn jashtė, dhe pa i hyrė me themel kėtyre gjėrave, unė mendoja se shteti e mbronte nė atė kohė. Kisha njė mendim, qė s'besoj se e kisha vetėm unė, por cilido nėpunės i asaj kohe mendonte se ky njeri me gjithė kėto cilėsi duhej tė mbrohej nga shteti. Mė pas e kuptova qė kishte gjėra tė tjera, qė unė dua t'i them kur tė vijė momenti. Kadareja nuk mbrohej nga shteti, por sulmohej ashpėr nga segmente tė caktuara tė shtetit.
Pse sipas jush, Kadareja sulmohej nė atė kohė?
Unė s'dua tė hyj nė thellėsi, tė analizoj gjėrat. Por, ama di qė kishte njerėz tė niveleve tė ulėta nė administratė, qė kishin kurajė dhe e shanin nė mėnyrėn mė tė ashpėr nė atė kohė kur Kadare ishte idhull pėr tė gjithė shqiptarėt. S'e kuptoj pse e bėnin atė dhe nga kush ndiheshin tė mbrojtur.
Kur u ndalua Renato?
Unė mbaj mend se po atė ditė ne kemi bėrė ndalimin e Renatos.
Sa vjeē ishte Renato?
Mos gaboj, ishte student nė universitet, nė vit tė parė, nė mos gaboj. Por jam i sigurt qė ai ishte nė moshė qė tė merrte pėrgjegjėsinė penale.

vazhdon
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-11-06, 22:34   #11
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

vazhdimi

E morėt nė pyetje?
Mbaj mend qė e kam marrė dhe nė pyetje.
A ju kujtohen detaje gjatė kėsaj kohe?
Me saktėsi jo, por meqė jeni gazetarė me dashamirėsi do t'ju thosha qė tė merreni mė shumė me investigimin. Shpesh e kemi ankesė pėr ju kėtė. Ju kėshilloj tė shkoni nė arkiva, ėshtė dosja atje dhe mund tė verifikoni gjithēka.
Sipas jush, cili dokument nė dosje ėshtė pika e zbardhjes sė gjithė kėsaj ēėshtjeje?
Ajo ēfarė mė ka mbetur nė mendje dhe qė jam i obliguar ta them pėr tė qenė i qetė me ndėrgjegjen time, duke marrė shkas dhe nga kėto qė po lexoj, ėshtė njė moment shumė interesant, qė s'di pse e fshehin autorėt e shumė shkrimeve. Ose nuk e dinė, ose e dinė dhe nuk duan ta thonė, unė s'di ta them. Mbaj mend, qė atėherė ishte arresti 72 orė dhe nė rajonin Nr.3, atje ku unė kisha zyrėn, ka ardhur Kadareja dhe ka kėrkuar takim me mua. Polici erdhi dhe mė tha se mė kėrkonte Ismail Kadare. Mė kujtohet, se unė u shqetėsova njė ēikė, sepse problemi s'ishte shumė i thjeshtė. Edhe unė atėherė isha i ri dhe eksperiencė shumė tė madhe s'kisha. Me ēėshtjen e tij unė duhet tė isha korrekt, me figurėn e tij duhet tė isha korrekt. E futa nė zyrė Kadarenė. Ishte dita e tretė e ndalimit dhe unė duhet t'i jepja njė rrugėzgjidhje pozitės sė Renatos, tė vendosja ta arrestoja apo tė hetohej i lirė. Mbaj mend qė ishte vėrtetuar vepra, mė duket se edhe ai vetė e pranoi se ai kishte qėlluar derėn e Kadaresė pasi ishte i dehur. Pra, ishte vėrtetuar si fajėsi. Mbaj mend, se Kadareja nuk u ul as nė karrige, por duke ndenjur nė kėmbė, mė ka thėnė se "unė kėrkoj qė ky djalė tė mos arrestohet, tė mos dėnohet, por dua vetėm ta kėshilloni qė tė na lėrė tė qetė dhe tė mos na shqetėsojė nė shtėpi". Unė duke pasur porosi tė veēantė qė tė isha korrekt me kėtė ēėshtje, u detyrova t'i them Kadaresė me mirėsjellje, se dakord, ky ishte problemi i tij, por mua mė duhej me shkrim kjo qė thoshte ai. Mbaj mend shumė mirė se Ismail Kadare mė ka dhėnė me shkrimin e tij kėtė deklaratė, tė cilėn se s'bėn duhet ta keni nė dosje. Kjo sepse, kur e raportova kėtė ēėshtje te eprorėt e mi, ka qenė Koēo Josifi, mbaj mend, se u pushua ēėshtja ndaj Renatos vetėm pėr kėtė fakt.
A mund tė na e thoni fjalė pėr fjalė, se ēfarė ka shkruar Kadareja?
Me sa mė kujtohet, ka qenė njė faqe formati A 4 dhe ai e ka shkruar me stilolapsin e tij, dhe po tė gjendet kjo ka vlera edhe pse ėshtė shkrimi i tij aty, shkrimi i njė shkrimtari tė madh (qesh). Kadareja i kėrkonte Hetuesisė qė ky djalė tė mos arrestohej dhe tė mos dėnohej pėr atė qė kishte bėrė nė lidhje me marrėdhėniet me familjen Kadare. Kėtė ia kėrkonte institucionit. Ai erdhi nė zyrė dhe unė i thashė pėr respekt tė figurės sė tij, se pėrse s'mė kishte thirrur nė shtėpi. Ai mė tha se kishte ardhur zyrtarisht dhe se donte ta bėnte kėtė gjė personalisht.
A e keni takuar mė pėr kėtė ēėshtje Kadarenė?
E kam takuar Kadarenė edhe mė vonė. Unė e pushova ēėshtjen, s'e ēova nė gjykatė.
Kur e pushuat ēėshtjen?
Nuk e mbaj mend, por atė ēunin e lirova qė atė ditė.
Ēfarė ju tha ai kur u lirua? A e falėnderoi Kadarenė pėr kėtė?
Absolutisht jo. Ai ishte njė djalė i ri, akoma nuk i kuptonte shumė problemet. Unė kur vajta tė raportoja, pasi mora me shkrim fjalėt e Kadaresė, pasi doja tė justifikoja qėndrimin tim ndaj eprorėve tė mi, ndėrkaq kur ata panė se Kadareja kishte shkruar kėtė, mė kujtohet si tani, Koēo Josifi, pasi siē dukej edhe atij i kėrkonte Komiteti i Partisė hesap pėr kėtė, atėherė u vendos qė tė mos e ēonim nė gjyq, por tė pushonim ēėshtjen.
Nėse Kadareja nuk do ta jepte kėtė deklaratė, sa do rrezikohej tė dėnohej Renato Rrapi?
Ai atėherė do penalizohej me nenin 129 qė ishte "sjellje e padenjė" dhe mund tė dėnohej deri me 5 vjet burg.
Ēfarė ju ka thėnė Renato Rrapi nė atė kohė kur keni pasur kontakte me tė?
Asgjė. T'ju them tė vėrtetėn, ai ishte njė djalė i ri, shumė simpatik. Mė kujtohet se kishte shumė humor dhe mė tha "po unė i kam rėnė derės, por kam qenė i dehur". Kaq mbaj mend.
Ēfarė ju tha Renato nė lidhje me vajzėn e Kadaresė?
Shiko, shumė abuzohet me kėtė histori. Mė vjen keq se lexova se ai qenka dhe i sėmurė, por nuk duhet abuzuar shumė, sepse mė duket se njė pjesė e madhe harrojnė se kanė fėmijė vetė. Kėta qė shkruajnė janė vetė prindėr dhe harrojnė qė kanė vajza vetė nė shtėpi. Ndonjė ditė unė do tė flas me shumė hollėsi pėr kėtė, por nuk ka gjė tė vėrtetė nė atė mes. Nuk ka marrėdhėnie dashurore tė pastėrta.
Ēfarė ju ka thėnė Gresa, vajza e Kadaresė?
Ajo ka qenė nė njė presion tė jashtėzakonshėm. Por unė pėr kėtė do flas nė njė moment tjetėr.
Nga kush ishte nė presion?
Ajo ēka mund t'ju them se nuk ishte njė dashuri reale, e pastėr. Unė di edhe se si pėr shkak tė njė fotografie tė Bitėllsave, qė Ismail Kadareja ia kishte sjellė nga jashtė shtetit vajzės dhe kjo duke qenė gocė e re, ia kishte falur Renatos, pasi ishin tė dy nė njė lagje, ai i bėnte shantazh. Ai i thoshte se "do tė spiunoj te Sigurimi i Shtetit se shiko ēfarė sjell babai jot nga jashtė".
Kėtė jua ka thėnė Gresa?
Kėto janė tė vėrtetuara. Unė i kam vėrtetuar atėherė. Por ėshtė njė proces qė tani s'ka shumė rėndėsi.
Ngulmoj t'ju pyes pėrsėri, pėrse e sulmojnė Kadarenė sipas jush?
Mė vjen keq pėr kėtė gjė. Unė lexova edhe shkrimin e zotit Milo, tė cilin e njoh personalisht, sepse na njihen edhe baballarėt tanė qė kanė qenė miq tė ngushtė nė Vlorė, megjithatė m'u duk se shkrimi i Milos ishte korrekt nė kuptimin e njė formulimi, por unė gjykoj se njerėz tė tillė me kėto nivele kulturore nuk duhet tė krijojnė konflikte me njėri-tjetrin. Nuk ėshtė mirė pėr pjesėn tjetėr tė popullsisė, aq mė tepėr qė kėtij kombi i kanė mbetur pak vlera, nė kuptimin e vlerave reale, dhe ato pak qė kemi si puna e Kadaresė, duhet t'i pėrgojojmė e t'i pėrbaltim, mė duket si diēka jonormale. Mė mirė sesa unė mund ta gjykojė Milo, sepse atij s'i mungon as kultura as inteligjenca, asnjė gjė. Por mua mė bėn shumė pėrshtypje qė kėto shkrime duan t'ia vėnė Kadaresė mbi shpinė, sikur ai e ka luftuar kėtė familje. Flas pėr kėtė ēėshtje, pasi e di shumė mirė. Nuk ėshtė diēka qė e kam me tė dėgjuar, por e kam jetuar vetė.
Akuza mė e rėndė ėshtė se familja ėshtė internuar dhe djali ka pėrfunduar nė psikiatri. A mund tė na thoni se ē'ndodhi me ta?
Ndonėse s'kam qenė hetues nė kėtė fazė tė ēėshtjes, pasi janė bėrė disa ēėshtje tė tilla, di qė internimi s'ka lidhje fare me kėtė ēėshtje. Atė pasdite Ismail Kadareja ka folur nė Kuvendin Popullor. Ka gjetur Janullėn bashkė me ēunin qė bėnin sherr te dera e shtėpisė dhe ėshtė njoftuar atė kohė ministri i Brendshėm, Hekuran Isaj. Kjo s'ka fare lidhje me vajzėn. E ftoj Hekuran Isajn, qė tė flasė pėr kėtė ēėshtje.
Megjithatė sot s'dua tė flas mė tepėr. Ju kėshilloj, merrni hapni dosjen. Tė gjithė duhet tė heshtin kur tė dalė deklarata e shkruar e Kadaresė dhe, pėr mendimin tim, shumė duhet t'i kėrkojnė tė falur. Ka shumė pasaktėsi tek ato qė shkruhen. Kam lexuar njė kolegun tim tė nderuar, se arsyeja pse na ka thirrur Ministri i Brendshėm nė atė kohė nė zyrė, nuk ka qenė se u mor vesh se Janulla ka qenė bashkėpunėtore. Kjo s'ėshtė e vėrtetė. Unė i kisha shkruar njė letėr Hekuran Isajit nė orėn 13:00 tė drekės dhe tė nesėrmen nė mėngjes na ka thirrur Ministri nė zyrė.
Ēfarė pėrmbante letra?
Pėr pėrmbajtjen e letrės e pėr shumė gjėra tė tjera, unė i shpreha nė mendimin tim pėr trysninė qė i bėnin Kadaresė. Letra ime duhet tė jetė nė arkivat e Ministrisė sė Brendshme.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-11-06, 22:36   #12
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Intervista ekskluzive (2)/ Rrėfimi nga SHBA i nėnės sė
Renato Rapit, djalit qė dashuroi vajzėn e shkrimtarit


Janulla Rapi: A do ta falja Ismail Kadarenė? Nuk e di…


Enveri mė hoqi dėnimin: Nuk ka pse tė vuajė nėna


Nga Erjon Tase

Pasi mėsoi dashurinė e djalit tė saj Renato dhe vajzės sė
madhe tė Ismail Kadaresė, Janulla Rapi kėrkoi qė tė
bisedonte me familjen Kadare pėr tė zyrtarizuar lidhjen e
dy tė rinjve. Por reagimi i shkrimtarit tė njohur, i cili
sipas saj, nuk dėshironte njė krushqi me njė familje
jointelektuale, do tė prishte ėndrrėn. Pas incidentit nė
shtėpinė Kadare, nė pjesėn e dytė tė intervistės, Janulla
Rapi rrėfen pėr Gazetėn, kalvarin e vuajtjeve nė internim.
Nė tregimin e saj shpejgon ndėrhyrjen e Enver Hoxhės dhe
Ramiz Alisė, tė cilėt e lehtėsuan nga dėnimet, por i
pėrgjigjet njėfarėsoj edhe pyetjes: A do ta falnit Kadarenė
pas kaq shumė vitesh?...

(Vijon nga numri i kaluar)

Dje na treguat pėr incidentin nė shtėpinė e Kadaresė. Ēfarė
pasojash patėt?
Dy ditė pas atij takimi nė shtėpinė e Kadaresė mė erdhi
thirrja pėr nė gjyq, ku akuzohesha se kisha dhunuar banesėn
e deputetit dhe shkrimtarit tė madh. Kadare, do tė pėrdorte
kundėr nesh jo vetėm emrin, por dhe miqtė e tij me pozitė,
duke filluar qė nga drejtori i Policisė sė Tiranės,
Hajredin Shyti, Komiteti i Partisė, e deri tek ministri i
Brendshėm, Hekuran Isain, pėr tė pėrfunduar nė majėn mė tė
lartė tė shtetit shqiptar, tek ēifti Hoxha. Akuza qė mė
bėhej ishte ajo e “fyerjes” sė deputetit.
Mė dėnuan me punė korrektore pėr 11 muaj, duke mė mbajtur
gjysmėn e rrogės. Kadare kishte urdhėruar qė tė mė fusnin
nė burg, por shpėtimi mė erdhi nga njė letėr qė i drejtova
Enver Hoxhės. I shkruajta se ēfarė po mė bėnin mua vetėm
sepse isha nėna e Renatos, djalit qė dashuronte me gjithė
zemėr vajzėn e Kadaresė dhe pas kėsaj ai ndėrhyri. Duke e
parė se ishte njė dėnim i padrejtė, Enver Hoxha i dha
urdhėr Aranit Ēelės, kryetarit tė Gjykatės, dhe ai e uli
dėnimin nė 3 muaj. Kėshtu u ktheva prapė nė punė, nė
dyqanin ushqimor ku unė punoja. Por Ismail Kadareja nuk u
kėnaq me kaq. Djalin ma pėrjashtuan nga shkolla, ndėrsa e
thėrrisnin nė polici e nė hetuesi herė pas here, duke e
sharė edhe para vajzės, tė dashurės sė tij. E rrihnin nė
mėnyrė tė pamėshirshme dhe me fjalėt mė banale: njė kėmbė
ia vinin nė bark me ato kėpucė qė i mbanin me gozhda, e me
kėmbėn tjetėr i binin nė kokė, duke e gjakosur. “More
rrugaē, do heqėsh dorė ti nga kjo vajzė, apo do qė tė tė
bėjmė tė vdekur”. Vajza e shikonte dhe vetėm qante, duke
thėnė: “Nuk mė vjen mė zor, se unė e dua!”.
Pra dashuria mes dy tė rinjve vazhdonte ende edhe pas kėsaj
situate tė rėnduar?
Hetuesi “privat” i Kadaresė, Riza Icka, i thoshte gjithnjė
vajzės sė Ismailit: “Thuaj qė Renatua mė ka kapur me zor!”.
Por ajo nuk e pranonte njė gjė tė tillė. Ata duheshin aq
shumė, sa thurnin ėndrrat e tyre pėr tė ardhmen. Njė natė,
Renaton e rrahėn aq shumė, sa e mbajtėn nja 3 ditė nė rajon
pa ndjenja, e thoshin: “Nė qoftė se vdes, do thoni qė i ra
murit vetė me kokė”. O Zot ēfarė ka hequr ky djalė!
Nuk mund ta harroj ditėn qė djali ruante pas derės sė
shtėpisė sė Kadaresė sepse kujtoi se e rrihnin vajzėn, por
dėgjoi qė ai i bėrtiste dhe i thoshte: “Ti nuk ke pėr ta
parė mė atė djalė, se ne do t’i internojmė si familje”.
Hetuesi Icka, e pa Renaton dhe ata e morėn prapė nė polici.
Duke vazhduar tė rrahurat, i thanė se do tė na internonin
dhe do tė na zhduknin. Djali erdhi atė natė nė shtėpi dyllė
i verdhė dhe me shenja. U mbyll nė dhomėn poshtė, ku rrinte
gjithmonė me tė dashurėn e vet dhe piu ilaēin e “Flibolit”,
qė mbanim pėr mizat. E pashė qė u vonua dhe shkova poshtė,
por ē’tė shihja...? I dilte shkumė nga goja. Erdhi
ambulanca dhe e mori. Mendova nė ato momente se Renaton nuk
do ta shihja mė. Ashtu e egėrsuar me dashurinė e nėnės pėr
djalin, i shkova nė shtėpi Kadaresė. I rashė derės dhe mė
doli Helena dhe hetuesi Rizai: “Ta dish o Ismail Kadare, -
i thashė, - mė vdes djali sonte, unė po s’ta vura benzinėn
qė tė habitet bota!”. Helena mė mori pak mėnjanė qė tė mė
qetėsonte. Mė tha se dhe ajo kish vrapuar mbas vajzės pėr
ta ndaluar qė tė hidhej nga taraca. Mė shkoi mendja te
tragjedia e Shekspirit. E paskan vendosur dhe bėrė me fjalė
qė tė dy tė vdisnin. “Mos u mėrzit, - thoshte Helena, - se
ne nuk i kemi bėrė gjė Renatos”. Me shumė edukatė, qė mė
dukej shumė falso, mė tregoi se vetė ajo, i kishte vajtur
nė zyrė Hekuran Isait, duke i thėnė qė tė na burgosnin e jo
tė na internonin. Ē’ironi!
Si rrodhėn ngjarjet deri nė internimin tuaj?
Duke qenė se u bė bujė nga kjo ngjarje, Kadareja i
shkruajti njė letėr Nexhmijes dhe Enver Hoxhės, duke
denoncuar me shpifjet nga mė tė ndryshme. Mesa kam marrė
vesh shkruhej deri se “kjo familje mė shqetėson, se unė dua
tė pėrgatitem tė shkruaj pėr nė Kongres e nuk mundem tė
shkruaj pėr Partinė”, etj, dhe nė fund, “kėrkoj ndihmė nga
ju”. Kėshtu, ata kaq deshėn, sa tė thoshte Enveri: “Tė
shikohet kjo ēėshtje!”
Foto Ēami bashkė me Hekuran Isain dhe Manush Myftiun, qė nė
atė kohė firmoste pėr dėbim-internimet, vendosėn tė na
internojnė me pretendimin se nuk e linim tė qetė
shkrimtarin e madh Kadare. Nė orėn 5 tė mėngjesit, mė datė
26 Prill 1984, e gjithė rrugica u rrethua me policė, me
njerėz civilė tė hipur nė makinė me rimorkio dhe nja 7 a 8
gaza tė Ministrisė sė Brendshme. Shpejt e shpejt, sikur tė
ishim si nė kohėn e skllevėrve, na futėn nė njė makinė tė
madhe me gjithė rimorkio. Nė derė hynė tre persona bashkė
me kryetarin e Frontit tė Lagjes Nr.4. Lexuan urdhrin e
internimit pėr 5 vjet nė Kosovė tė Lushnjės, ku atje ishte
dhe burgu i grave tė Shqipėrisė. Nga ai tmerr, vajza ime qė
atėherė ishte 7 vjeēe, akoma dhe sot nė gjumė i del njė
psherėtimė, kurse Renato gjithmonė hesht; nuk do t’i
kujtojė mė ato tmerre qė hoqi. Nė internim pamė shumė
gjėra, tė internuar qė kishin dhe 40 vjet. Tė gjithė na u
afruan mė vone, se nė fillim kishin frikė; familja e
Xhevdet Mustafės, familja e Tefta e Vera Dumes, familja
Urani, familja Leka, kunata e Mehmet Shehut dhe familja e
Ali Ohrit. Dėshira Ohri, e cila na ndihmoi nė mėnyrė tė
jashtėzakonshme, tė paktėn ēdo tė shtunė na vinte ujė nė
zjarr tė laheshim, se do tė kishim marrė ndonjė sėmundje,
pasi njė copė kasolle ku na futėn; pa ujė, pa banjė e
minjtė na vinin natėn nga penxherja.
Patėt probleme e Sigurimin gjatė kėtyre viteve tė
internimit?
Mbaj mend njė episod kur dy spiunė tė Degės sė Brendshme tė
Elbasanit bėnė sikur e njihnin Renaton nė lice, e sikur iu
vinte keq pėr tė. Njė ditė i kishin thėnė: “Renato, nuk
mund tė jetohet kėtu, e di ē’ke? Hajde me ne, se dhe ne e
urrejmė kėtė regjim, do shkojmė nė Jugosllavi se atje kam
njė dajė gjeneral nė UDB. Po tė duash merr dhe mamanė!”, e
shumė gėnjeshtra tė tjera. “Mirė, - u tha Renatua, - po
shkoj t’i them mamasė”. Sa hyri, mė tha: “Filluan
provokimet e mė duket se do tė na futin nė burg”. -Rri
brenda, se vete e ua them unė pėrgjigjen! - Dal dhe nja 50
metra mė poshtė, nė njė rrėnjė ulliri po prisnin ata tė dy.
Gazi i Elbasanit po vinte me nja 2 civile brenda. Fillova
duke iu bėrtitur e duke iu thėnė: “Kush ju ka futur tė na
provokoni more maskarenj!,- Vazhdova duke u thėnė: “Ēoni
fjalė atij Kadaresė, se nuk na e prish mendjen jo, a morėt
vesh.”
E ēfarė t’i kujtojmė atij internimi tė mallkuar! Punonim tė
7 ditėt e javės pa pushim, qė nga mėngjesi nė orėn 6 e deri
nė darkė. Renatua, rrėshqiti nga ēizmet e llastikut, nga
maja e kodrės. U vra nė kėmbė derisa iu infektua e do t’i
bėhej gangrenė sepse nuk e merrnin as ta mjekonin apo ta
ēonin nė spital nė Elbasan, por e lanė tė vuante. Edhe sot
e ka kujtim nga ai internim shenjėn qė nuk i hiqet kurrė.
Njerėzit atje ishin shumė tė mirė dhe e ndihmuan me ilaēe
popullore. Mbasi bėmė gjysmėn e dėnimit, i shkrova letėr
drejtoreshės sė ligjeve nė Kuvendin Popullor z.Liri
Gjoliku, e cila bashkė me Ramiz Alinė na ndihmuan tė na
lironin. “Ky internim, - tha Ramiz Alia, - ėshtė bėrė i
njėanshėm, sepse familja Kadare dhe familja Rrapi kishin
njė ēėshtje tė pėrbashkėt”. Nuk do tė thotė qė tė gjithė
komunistėt tė ishin tė kėqij. Unė dhe sot kam respekt pėr
disa qė e kanė shikuar ēėshtjen time me drejtėsi si, Guro
Zeneli, Zef Loka, Jorgo Dhrami apo Drita Xhillari, e shumė
tė tjerė.
Kur u kthyem nga internimi, menduam se u liruam dhe s’do tė
kishim mė pasoja, por makina e persekutimit, nuk harroi tė
pėrgatiste tjetėr skenar, njė skenar qė ishte i fundit pėr
ne e shumė tragjik.
Ēfarė ndodhi pas kėsaj ndėrhyrjeje tė Ramiz Alisė?
Nuk na jepnin shtėpi dhe nuk na bėnin pasaportizimin qė tė
rrinim nė Tiranė. Vinte policia prapė dhe na vinte afat qė
tė largoheshim. Kadareja, i frikėsuar se mos vajza e tij
vazhdonte me Renaton, i kurdisi prapaskena bashkė me
hetuesin e tij “privat”. Kėrkesės sime pėr tė qėndruar nė
Tiranė, Nexhmije Hoxha, nėpėrmjet sekretares, Hejdije
Xhango, m’u pėrgjigj: “Dhe atje njerėz jetojnė, prandaj
shkoni prapė atje!”. I zura derėn edhe Kryeministrisė dhe
me firmėn e Adil Ēarēanit u ndihmova qė tė rrinim nė
Tiranė, por djalit iu mohua e drejta tė shkonte nė
Konservator, se thoshin qė nuk i takon, se ka qenė i
internuar. Nuk kaloi shumė kohė dhe Renatos ia shpikėn njė
akuzė pėr ta larguar sėrish nga Tirana. Njė denoncim se
gjoja ai mbante thikė me vete dhe kėrcėnonte familjen
Kadare mjaftoi qė djali tė mbyllej nė Spitalin Psikiatrik
tė Elbasanit, me kurim tė detyruar pėr njė kohė tė gjatė. E
shkatėrruan me doza tė larta aloperdoli dhe me elektroshok.
Mbase donin t’ia hiqnin kujtesėn, qė mos tė mendonte mė pėr
vajzėn e Kadaresė. Edhe sot e kėsaj dite Renatoja ėshtė
gjallė, por me ēdo ndjenjė tė vdekur. Pasojat po i vuaj
ende dhe sot me djalin e sėmurė dhe me shtėpinė nė Tiranė
qė ende nuk e marr dot. Shpresoj tė paktėn qė kryeministrit
z.Sali Berisha tė mė ndihmojė me gjyqet qė kam nė gjykata
pėr kthimin e pronave.
Nė fjalėt tuaja ka ende shumė zemėrim pėr Kadarenė. A do ta
falnit, pas kaq shumė vitesh?
Ai nuk ka dashur tė pėrballet asnjėherė me mua. Nuk di ē’tė
them mor bir. A do ta falja?!... Nuk e di...
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-11-06, 22:37   #13
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

tung. ia kalofshi sa me mire. keto ishin materialet qe munda me i gjet. ndoshta ky tjetri shqiptar ka edhe me shume

Nga shoku juaj:
Albanian eX|PerT
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-11-06, 19:05   #14
amari
 
Anėtarėsuar: 17-06-05
Vendndodhja: Prishtine
Postime: 146
amari e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Emisioni qe e felliqi Kadaren

http://shqiphost. top-channel. tv/18754795/ topstory/ topstory9nentor. wmv
amari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-11-06, 19:13   #15
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

nuk po hapet linkun


Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:42.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.