Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 18-11-06, 16:59   #1
Arijanit
 
Avatari i Arijanit
 
Anėtarėsuar: 19-09-06
Postime: 97
Arijanit i vlerėsuar jo keq
Post Vdekja e motres dhe namazi i fundit te saj....

http://www.alba-love.net/modules.php...article&sid=48


Arijanit Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 11-05-09, 18:28   #2
ALlma
Kalimtare ne rrugte gjata
 
Avatari i ALlma
 
Anėtarėsuar: 09-05-09
Vendndodhja: Aty ku nuk ndodhesh ty...
Postime: 521
ALlma i dashurALlma i dashurALlma i dashurALlma i dashur
Gabim Titulli: Vdekja e motres dhe namazi i fundit te saj....

Nura, motra ime, e ngjashme me mua nė fytyrė, e ka zakon tė lexojė Kur'an vazhdimisht. Tė kėrkosh atė nuk e gjen nė asnjė vend tjetėr vetėm se nė dhomėn e faljes, nė sexhde, me duar tė ngritura lart nga qielli. Kėshtu nė mėngjes, kėshtu nė mbrėmje, e kėshtu nė mesnatė. Asnjėherė nuk lodhet e as nuk mėrzitet.


Ndėrsa unė isha shumė e interesuar tė lexoja revista artistike, romane, te shikoj filme me shumicė aq shumė saqė mė ėshtė mėrzitur. Nuk i kryej detyrimet e mija plotėsisht dhe me faljen e namazit nuk jam nė rregull. E fika televizorin sepse kisha kaluar tre orė duke shikuar filma tė ndryshėm dhe ezani i namazit tė sabahut therriti nė xhaminė pranė shtėpisė. Shkovanė krevat, dėgjova motrėn tė mė thėrriste nga dhoma e faljes. Urdhėro ē'farė do o Nura? Mė tha nė mėnyrė tė prerė: Mos fli para se tė falėsh sabahun...!!!



Kėshtu ishte ajo edhe para se tė sėmurej me kancer, njė sėmundje tė keqe dhe tė pashėrueshme, qė ja ka ē'rregulluar gjumin. Mė thirri: Hajde o Hena pranė meje..


Nuk mundem nė asnjė mėnyrė me e kundėrshtu kėrkesėn e saj. Sinqeriteti dhe ēiltėrsia e saj nė tė folur duket qartė. C'farė do?...Ulu kėtu mė tha. U ula dhe me zė tė ėmbėl mė tha: Gjithsecili do ta shijojė vdekjen dhe ditėn e gjykimit do ti paguhet plotėsisht shpėrblimi. Heshti njė moment dhe pastaj mė pyeti:

- A nuk beson ti se do tė vdesėsh?

- Sigurisht qė besoj - ju pergjigja.

- A nuk beson ti se do tė llogaritesh pėr ē'do tė madhe e ē'do tė vogėl..?

- O motra ime.. a nuk ke frikė nga vdekja dhe tmerret e saj..? Shiko Hinda mė e vogėl se ti dhe vdiq nė aksident makine. Filanja e filanja...Vdekja nuk njeh moshė dhe nuk ka kohė tė caktuar.

- O Nura, unė kam frikė nga errėsira e ti mė frikėson edhe nga vdekja si tė flej gjumė unė tani? Unė mendova se mė thirre pėr tė mė thėnė se re dakort qė tė vish me ne nė pushimet tona verore.


Papritur u pėrgjigj duke thėnė, thėnie me tė cilėn mė goditi mu nė zemėr:


- Ndoshta kėtė vit do udhėtoj larg, nė njė vend tjetėr...O Hena jeta ėshtė nė dorė tė All-llahut.

I tha kėto fjalė dhe filloi tė qajė. Ju kujtua sėmundja e saj e keqe dhe se doktorėt i kishin thėnė babait dicka sekrete, ndoshta sėmundja e saj nuk do ta cojė gjatė. Por kush i tha asaj? Apo ndoshta zemra ja ndjen njė gjė tė tillė?


- C'farė po mendon? - Mu drejtua kėtė herė me zė tė ashpėr. A mendon ti se unė po ti them kėto fjalė se jam e sėmurė? Nė asnjė mėnyrė unė mund tė jem mė jetėgjatė se askush tjeter. Kjo ėshtė nė dorė tė All-llahut. Po ti sa do tė jetosh? 20 vjet, 40, 100 e pastaj ē'farė? Nuk ka dallim ndėrmjet nesh tė gjithė do tė shkojmė do ta lėmė kėtė dunja ose pėr nė xhennet ose pėr nė zjarr. A nuk e ke dėgjuar thėnien e All-llahut tė madhėruar: "Kushdo qė do tė largohet prej zjarrit e do tė futet nė xhennet me tė vėrtetė ai ka fituar."


U ngrit dhe shkoi, e zėri i saj mė tingėllonte nė vesh: "All-llahu tė udhėzoftė mos harro namazin"

Ora 8 e mėngjesit. Tė trokitura nė derė. Ky nuk ėshtė orari i zgjimit. Dėgjova tė qara dhe klithma. Gjėndja e Nures ishte keqėsuar dhe babai e kishte ēuar nė spital. Mendova...Nuk kemi pėr tė shkuar me pushime kėtė vit. Eshtė shkruar pėr mua qė tė qėndroj nė shtėpi edhe kėtė vit. Mbas gjithė asaj kohe tė gjatė pritjeje. Nga ora 1 e drekės telefonoi babai nga spitali dhe tha se duhej tė shkonim pėr vizitė te Nura sa me shpejtė. Nėna mė tha se zėri i babait nuk ishte si zakonisht, ka ndodhur dicka. U veshėm shpejt e shpejt dhe ikėm me shpejtėsi. A nuk ishte kjo rruga nė tė cilėn dilja pėr tė shėtitur? C'ka ajo sot pse mė duket kaq e gjatė..?

Arritėm tek dera e jashtme e spitalit...Njė i sėmurė rėnkon, njė tjetėr i lėnduar nga aksidenti me makinė, njė i tretė me sy tė mbyllur. Nuk e dija a ishte akoma nė dunja apo ka shkuar nė ahiret?! Pamje tė ēuditshme nuk i kisha parė asnjėherė...I ngjitėm shkallėt me shpejtėsi...Nura ishte nė dhomėn e urgjencės dhe nuk lejohej qė tė futet tek ajo mė shumė se njė person. Nė mes tė atij grumbulli doktorėsh e nėpėrmjet njė dritareje tė vogėl e cila formohet me hapjen e derės, shikova sytė e motrės sime e cila shikonte nga unė, e nėna qėndron pranė saj nė kėmbė. Pas dy minutash nėna doli se nuk mundi me ti pėrmbajė lotėt...


Mė lejuan qė tė futem e tė pėrshėndes motrėn por me njė kusht qė mos tė flisja me tė shumė. Dy minuta mjaftojnė pėr ty - mė thanė.


- Si je o Nura..? Ti mbrėmė ishe mirė.. ē'ka ndodhi me ty..?


Mė shtrėngoi dorėn dhe tha: E unė tani jam mirė elhamdulilah, por duart tua janė tė ftohta. Unė sha ulur nė cep tė krevatit e ja preka kėmbėt. I largoi ato prej meje...Mė fal nėse tė bezdisa i thashė. Jo nė asnjė mėnyrė, por mu kujtua thėnia e All-llahut tė madhėruar ku thotė: Dhe kėmbėt do tė bashkohen me njėra-tjetėrn e tė mbėshtjellen nė qefin. Tek Zoti yt do tė jetė kthimi atė ditė! Bėj dua pėr mua shumė o Hena se ndoshta sė afėrmi do tė takoj ditėt e para tė ahiretit. Kjo rrugė ėshtė e largėt, e punėt e mija janė tė pakta...


Lotėt mė rrodhėn kur dėgjova ē'ka tha ajo. Qava aq shumė saqė mė humbi vetėdija. Nuk pushova sė qari gjithė ditėn. Babai u merakos shumė pėr mua, se snjėherė nuk mė kishin parė nė gjendje tė tillė.Me perėndimin e diellit, nė atė ditė tė pikėlluar, mbas njė heshtje tė gjatė nė shtėpinė tonė erdhen vajza e hallės dhe vajza e tezes. Numri i njerėzve u shtua, zėrat u pėrzien. E vetmja gjė qė mėsova ishte se Nura kishte vdekur. Prej atij momenti dhe mė pas nuk e di, as kush erdhi, as kush shkoi dhe as ēfarė thanė..


O All-llah ku jam unė dhe ē'ka po ndodh? Nuk isha nė gjendje as tė qaja, lotėt mu thanė. Pas pak mė njoftuan se babai mė kėrkonte qė tė pėrshėndesja motrėn time pėr tė fundit herė. Nė momentin kur e putha nuk mu kujtua asgjė tjetėr vetėm se pamja e saj nė momentet e fundit, mu kujtua fjala e saj:"E kėmbėt do tė bashkohen me njėra-tjetrėn." E kuptova se me tė vėrtetė tek Zoti yne do tė jetė kthimi atė ditė!


Nuk mė kujtohet tė kem shkuar nė dhomėn e saj tė faljes vetėm se atė natė. Nė atė momente mu kujtua ajo e cila me mua ndau mitrėn e nėnės e ne binjakė. Kujtova atė e cila mė shoqėroi nė shqetėsimet e mia. Atė e cila me largoi prej meje vėshtirėsitė e kėsaj jete. Atė e cila shumė bėri dua pėr mua pėr udhėzim. Atė e cila lotėt i rridhnin pa pushim kur mė fliste pėr vdekjen dhe hallet e saj pėr llogarinė..


Kjo ėshtė nata e parė pėr tė nė varr. Ky ėshtė Kur'ani qė lexonte ajo. Ky ėshtė fustani i saj me lule tė cilin e pati blerė pėr ditėn e dasmės. E kujtova atė dhe shumė qava pėr ditėt e mija tė humbura. Qava shumė pa ndėrprerje...E luta All-llahun tė mė mėshirojė dhe tė mė falė pėr tė kaluarėn... E luta ta pėrqėndrojė Nuren nė varrin e saj ashtu sikur mė kishte porositur pėr dua. Papritur pyeta vetveten: Po sikur tė isha unė e vdekur? Si do tė ishte gjendja ime..?


Nuk kėrkova pėr pėrgjigjen e pyetjes shumė, pėr shkak se frika ma mbuloi zemrėn. Qava me ngashėrim pėr motrė time. Ezani i sabahut thirri, por sa i shėmtuar kėtė herė. Nura nuk ishte nė dhomė qė tė falte namazin me mua....


U ndjeva shumė e qetė kur unė pėrsėritja atė ē'ka thoshte muezini. Mbaroi ezani, u ngrita e fala namazin e sabahut. Fala namazin e lamtumirės ashtu sic e fali Nura, i cili ishte namazi i fundit pėr tė. Fillova tė falem prej aty ku e la motra...


E tani nėse zgjohem nuk e pres mbrėmjen...

E nėse ngrysem nuk e pres mėngjesin...


__________________
Fati nuk ėshtė vendi drejt tė cilit udhėtojmė...por mėnyra e udhėtimit ..
ALlma Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:24.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.