Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 19-11-06, 15:05   #1
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ngacmimi Seksual

Duke pas parasysh kete dukuri, sfide - qe eshte prezente ne tere jeten sociale qe na rrethon, vendosa qe te publikoj nje punim te punuar, duke ju referuar (cituar) edhe literaturave qe kam shfrytezuar gjate punimit te keti punimi seminarik ...(ne kete rast pse t'mos jet nje shkas per te ngritur debatin lidhur me vetedijen e ekzistencen-mos ekzistencen/nivelin e kesaj dukurie edhe ne realitetin e virtualitetit te Dardanise).

Konsideroj qe kjo teme eshte e patejkalueshme (njera nga shtyllat) e kesaj rubrike (Mbi Gruan dhe Familjen)...dhe qe nevojitet te punohet, propagandohet me shume , qe shoqeria te informohet dhe vetedijesohet mbi kete dukuri dhe prezencen e saj.

Hyrje


Asha (26 vjeēe), sekretare – banon ne Kariaku.

“Bosi im, njė emigrant italian, gjithmonė me prek me dorė. Njė here me tha qė tė rrija pas orarit tė punės kur tė gjithė ishin larguar dhe u perpoq tė mė sulmonte …

Mua Mua (16 vjeēe), nxėnse – banon nė Temeke .

“Kur mami nuk ėshtė nė shtėpi , thjeshtri mė kap. Mami punon infermiere, nga njė herė edhe nė turnin e natės . Ai mė blen dhurata dhe mė jep tė holla, tė cilat unė gjithmon i’a kthej . Mė thotė tė mos kem frikė se do tė mbetem me barrė , sepse ai di se si tė mbrohet…

Maumba , pėrdhosėsi i nxėnėsve tė shkollės
“
Atumani Ali Maumba, njė rrobaqepės , nė Dar es Salam , u dėnua se prishte vajzat e shkollės, posht moshės 14 vjeē, pasi qė i joshte vajzat e vogla nė dyqanin e tij dhe u jepte te holla pėr tė kryer mardhėnie mė te …

Maria (27) vjeēe banon nė Kipava

“Shkova nė njė intervist pėr t’u future nė punė si llogaritare. Menagjeri mė peshoj mirė, mė dukej sikur po mė zhvishte me sy . Pas intervistes , ai mė mori me njė anė dhe mė tha qė tė dilmin pėr tė pirė njė gotė bashkė pas orarit tė punės . Kur shpreha ngurrimin tim , ai mė tha haptazi se nuk do tė merrja vendin e punės , nėse nuk do tė dilja me te .

Tė gjithė kėta shembuj , janė pėrvoja tė vėrteta tė kėtyre femrave, dhe janė tė marrur nga libri : “Gratė dhe Dhuna” – harutar nga Miranda Deivis.


Paramendoni , qė nė njė nga kėta individ, tė takohet nėna , bashkėshortja, motra jonė ?!
Ngacmimi seksual, ėshtė njė nga format mė tė vjetra tė ushtrimit tė pushtetit, midis burrit dhe gruas, qė e ka vėnė gruan nė rolin e viktimės , ndėrsa burrin nė rolin e kėrcėnuesit .


Sipas Giddens 7 – nė mesin e 10 grave ngacmohen , nė mėnyrė active gjatė orarit tė punės nė Britani tė Madhe. Ky trend mund tė na tregoj se sa problematik ėshtė dukuria nė fjalė . Prandaj , nė vazhdim do tė pėrpiqemi tė spjegojmė se ēka ėshtė ngacmimi seksual, mė konkretisht tė gjejm njė definicion tė pranueshėm pėr te, sa ėshtė i pėrhapur ai, cilat janė format e tij , nė cilat ambiente e hasim , si mund t’a parandalojm atė .

Pėrkufizimi
Siē duket, nevoja e ekzistimit tė njė definicioni mbi ēdo dukuri , shpeshherė paraqitet si njė problem nė vete , pėrshkak tė mungesės tė pėrkufizimit tė ēartė , po kėshtu ėshtė edhe pėrkufizimi mbi atė se ēka ėshtė ngacmimi seksual .
Ja se ēfarė thotė Jennifer Mather Saul pėr kėtė : “Sipas meje pėrgjegjja qėndron nė atė se ende nuk e kemi tė ēartė se ēfarė lloj sjellje duhet trajtuar , si ngacmim seksual . Dhe nė fakt kjo ėshtė ajo qė edhe pritet me njė koncept aq tė ri ; para se feministet tė nisnin punėn qė ngacmimi seksual tė njihet si koncept ligjor , tė njejtat lloj sjelljesh ekzistonin edhe mė parė por nuk kishte emėrtim pėr to”[1]
Ėshtė e vėshtirė tė jipet njė definicion mbi ngacmimin seksual , sepse nė vete pėrfshin forma tė ndryshme duke filluar prej “komplimenteve”, fjalėt qė u hidhen nė rrugė dhe ambiente tė tjera , e qė kanė tė bėjnė me pėrshkrimin e fizikumit tė tyre, pastaj prekjet e padėshirueshme etj .
Se sa e rėndė duhet te jetė njė sjellje qė tė konsiderohet ngacmim seksual , kjo ėshtė njė dilem tjetėr . Ja se si Miranda Deivis nė librin e saj , e pėrshkruan me pėrkufizimin mė tė thjesht ngacmimin seksual : “Ngacmim seksual do tė thotė , tė tė kushtojnė vėmendje kundėr dėshirės tande”[2].
Ngacmimi seksual nė vendin e punės , ėshtė pothuajse problem nė veti , me gjithėse ėshtė i monitoruar dhe i mbrojtur me ligj .
Mari – Vitori Lui ( presidente e shoqatės kundėr dhunės ndaj gruas- AVFT) e definon kėshtu ngacmimin seksual nė vendin e punės : “Ne duam tė vėmė nė dukje , tė denoncojm , tė analizojmė dhe tė denojmė ekzistencėn e pa pranueshme dhe deri tani tė panjohur tė dhunės kundėr gruas nė qendrėn e punės dhe t’i vėmė kėsaj dhune njė emėr , diēka tė tillė si termi qė kan nxjerr anglo-saksonėt “ngacmim seksual”[3].
Ndėrsa , Anthony Giddens , jep kėtė pėrkufizim: “Ngacmimi seksual , nė vendin e punės mund tė pėrcaktohet , si shfrytėzim i autoritetit , ose i pushtetit tė punės, pėr tė imponuar kėrkesa seksuale”[4].
Nė vazhdim , do tė jep njė shembull, se si duken kėshillat tė bazuara nė ligj , e njė byroje kunder ngacmimit seksual dhe vetėdijėsimin e gruas pėr tė drejtat e tyre :
“ėshtė joligjore qė punėdhėnsi juaj tė ju trajtoj keq nėse ju jeni ngacmuar apo jeni munduar ta ndaloni dikend tė ju ngacmoj. Pėr shembull, nėse ju refuzoheni pėr pozitė mė tė lartė nė organizatė pėrshkak se ju jeni ankuar pėr dikend qė ju ka ngacmuar apo pėr komentet pėr pamjen tuaj, kjo ėshtė joligjore.
Nėse dikush ju ngacmon dhe nuk ndalen pasi qė ju tėrhjekni vėrejtjen (apo nėse frigoheni tė ju tėrhjekni vrejtjen) ju duhet tė bisedoni me punėdhėnsin tuaj – pėrveq nėse punėdhėnsi ėshtė personi qė ju ngacmon.
Ligji thotė qė punėdhėnsit janė pėrgjegjės pėr diskriminim nga punėtorėt e tyre. Shumica e punėdhėnsve i trajtojnė ngacmimet seksuale nga punėtorėt e tyre si veprim joligjor diciplinor, dhe ata duhen ta diciplinojnė personin qė ju ngacmon. Nėse punėdhėsi juaj nuk bėnė asgjė pėr situatėn ju mund ta vazhdoni ankesėn nė tribunaalin pėr punėsim. Nė shumė raste personin qė ju ngacmon dhe punėdhėnsin tuaj, mund ta dėrgoni nė gjyq.
Nėse ju jeni tė ngacmuar seksualisht nga dikush qė nuk ka lidhje me vendin tuaj tė punės ju poashtu mund ta dėrgoni nė gjyq. Por nė disa raste mund tė jetė procedur speciale qė duhet ta vijoni posaqėrisht nėse ai person ėshtė p.sh. mjeku juaj”[5].
Njė pėrkufizim diēka mė tė gjėrė, mbi ngacmimin seksual, ku ka pėrfshirė po thuaj tė gjitha format e ngacmimit , jep Lėvizja Sindikale e cila ka botuar njė broshur me titullin “Udhėzime tė sindikatave pėr ngacmimin seksual” : “ Tė gjitha llojet e pėrpjekjeve tė pa dėshirueshme seksuale, me gjeste , me gojė, apo fizike; Fjalėt dhe thėnjet e hapura fyese , apo tė shprehurit diskriminues nga dikush, tė cilat pėrbėjnė fyerje pėr tė , prej tė cilave ajo ndjehet e turpruar , poshtėruar, e nėnshtruar, apo e ngacmuar . Ose ngacmime tė cilat kanė ndikim negativ nė rendimentin e punės sė saj, kėrcėnojnė sigurinė e punės , ose krijojnė njė mjedis kėrcėnues dhe tė pa sigurt nė qendrėn e punės”[6]
… Ėshtė e ēartė qė nuk ėshtė e lehtė tė bėsh njė dallim midis ngacmimit seksual dhe asaj qė mund tė shihet tėrheqje legjitime tė njė burri dhe njė gruaje ( Giddens) .
Pėr kėtė ndodhė , qė kolegu tė thėrras kolegen nė ndonjė darkė , por edhe njė dėshmitarė gjithėashtu , i cili do tė vėrtetojė qė nė atė takim nuk ka pas asgjė , qė do tė mund ta dėrgonte atė nė gjykatė.


__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 19-11-06, 15:06   #2
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Veq dėmshpėrblimet pėr ngacmime seksuale , nė punė nė SHBA arrinė nė mijra dollarė .Akoma vazhdon tė pėrmendet nė praktikėn gjygjėsore , anektoda , mbi njė grua dhe njė mashkull nė liftin e njė ndėrtese zyrtare . Ajo ka pyetur bashkudhėtarin se deri ku do tė shkonė , duke menduar pėr cilin kat , ndėrsa Ai pėrgjegjet “deri nė fund”, duke menduar gjithėashtu pėr katin. Megjithėatė , ai ėshtė dashtė tė paguaj dėmshpėrblimin , sepse nuk ka arritė qė nė gjykatė tė dokumentoj se nuk ka menduar pėr mardhėnie seksuale , ashtu siq ka pohuar bashkėudhėtarja e tij e rastit .
Siq mund tė shofim , rastet e ngacmimit seksual shpesh herė janė tė ngatrruara , dhe kėrkojnė njė kohė tė gjatė pėr t’u zgjidhur . Zakonisht ato kanė tė bėjnė me sulm ndaj tė drejtave tė punėtorėve dhe pėrfshijnė njė numėr protagonistėsh , shpesh me interesa tė kundėrta ( dėshmitarė, kolegė, prindėr, zyrtarė tė lartė).

Kėshtu shpeshherė njė grua ėshtė e detyruar qė me ngacmimin seksual tė mėsohet, apo siq thotė Giddens : “…ajo duhet tė mėsoj t’i kundėrshtoj ata me maturi , pa i ofenduar dhe pa u dukur e ofenduar” (Giddens, fq.188).
Prandaj , femra nė njė mėnyrė , rritet pran veprimeve tė tilla duke i hasur nė shtėpitė e tyre, nė rrugė , shkollė, nė vonė nė fakultete dhe punė , gjithėashtu kėto veprime i gjenė nė mjetet e informimit , nė partitė politike, qeveri , nė artė, ekonomi dhe nė tė gjitha sferat tjera tė jetės .

Shpeshėherė , nė shkollė disa sjellje shikohen si normale, nė shiqim tė parė tė pa qėllimshme , bile edhe argėtuese , ndėrsa nė fakt ato paraqesin burimin e shqetėsimit tė tyre tė mėvonshėm . Ėshtė e mundur qė tė rinjėt , pėrshkak tė saj mė vonė, tė kenė problem nė identifikimin e asaj , se ēka ėshtė e pranueshme , e ēka jo nė kulturat e caktuara tė shoqėrisė .
Ja psh : se si , Edmond Dragoti e shpjegon prekjen : “ Prekja e mbartė rrezikun e keqkuptimit , sidomos me njerėzit qė nuk e parapėlqejnė atė . Kėta njerėz e refuzojnė prekjen , kėta janė mėsuar tė jenė tė kėtillė nga e kaluara e tyre , nga komplekset e fėmijėrisė , ose nga modelet e grupit shoqėror ku janė formuar … Komunikuesit e suksesėshėm , jo vetėm qė duhet tė jenė tė vetėdijshėm se cilat zona tė trupit mund tė prekėn nė kontekste tė caktuara , por edhe duhet tė kuptojnė qė gjinia , raca , mosha , statusi , dhe kultura ndėrvepruese , se cili tip dhe sa prekje ėshtė e pranua nga shoqėria”[7].
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-11-06, 15:17   #3
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Komentet dhe sjelljet e njerėzve , qė shkaktojnė ngacmim seksual , shpeshėherė, janė forma tė sjelljes , me tė cilat tregojnė se kanė mė shumė pushtet ndaj tė tjerėve . Fatėkeqėsisht , ndodhė shpesh qė profesorėt tė ngacmojnė nė mėnyrė tė tillė studentėt e tyre .
Disa forma mė tė lehta , siq janė vrejtje tė pa pėrshtatėshme personale , ndodhin sepse disa profesorė , pa paramendim , pa e kuptu atė qė vrejtja e tyre mundet dikend ta shqetėsoj , e me kėto sjellje profesorėt , vetėm dėshirojnė qė tė bėhen mė cool , para studentėve tė tyre .
Nė fakultete dhe botėn akademike , nė pėrgjithėsi dominon bota mashkullore dhe pėr kėtė statusi qė mashkujt disponojnė , iu jep mundėsinė qė tė shfrytėzojnė atė fuqi ndaj femrave dhe studenteve tė tyre.
Rolet gjinore , gjegjėsisht rolet qė shoqėria pret tė lozen nga mashkujt dhe femrat , krijojnė mundėsinė qė ngacmimi seksual tė ndodhė dhe pastaj femrat pėrshkak tė frigės nuk flasin dhe nuk refuzojnė , femrat mėsohėn nė njė mėnyrė qė atė akt, ta marrin si kompliment , si pjesė e lojės natyrore , nė mes gjinive . Kjo ėshtė arsye pse mė shumė ju kushtohet vėmendje djemėve ,tė cilėt kanė qenė tė keqpėrdorur , ose tė shqetėsuar nga ana e mashkujve , se sa vajzave , tė cilat kanė pėrjetuar tė njėjtėn formė tė dhunės .
Arsyeja e dytė ėshtė , femrat heshtin , sepse mund tė ndihen fajtore sepse janė tėrheqėse , bartin rroba provocative , dhe kanė mėsuar qė nė njė mėnyrė kjo ėshtė vetėm njė “dėnim” pėr sjellje jo tė “mirė”.
Pėrmbyllje
Siq duket tema qė trajtuam ngacmimi seksual , pėrshkak trendit tė lartė , vazhdon tė mbetet njė problem serioz , por jo problem vetėm i grave Pranija e kėsaj dukurie nė tė gjitha sferat e jetės , duke filluar nga rruga , shkolla, fakultetet , puna , institucionet e ndryshme qeveritare dhe joqeveritare ,kjo tani me e dime se kjo ėshtė e rregulluar edhe me ligj . Problem vazhdon tė mbete sidomos vėshtirėsija pėr tė klasifikuar njė sjellje si ngacmimi seksual, e edhe mė vėshtirė pėr t’a dokumentuar para gjykatės .Gjithashtu njė sfidė e vecant do jetė edhe per organizatat e grave qe tė gjejnė forma me tė cilat do tė mund tė ulin kėtė trend e qė do tė jetė nė tė mirė tė tė gjithėve.

[1] N.Luci , L.Gusia , “Pėrmbledhje nė studime gjinore” Prishtinė , fq.67

[2] M. Deivis , “Gratė dhe Dhuna” , Dituria , 2001, fq.91.

[3] Ibid fq.95

[4] Anthony Giddens “Sociologjia” Qabej , Tiranė 2002, fq.188

[5] Burime nga interneti

[6] Miranda Deivis “Gratė dhe Dhuna” fq.91

[7] Edmond Dragoti “Psikologjia Sociale”, Libri Universtiar 1999 , fq. 74
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-11-06, 15:32   #4
dardan100
 
Anėtarėsuar: 14-11-06
Postime: 257
dardan100 i dashurdardan100 i dashurdardan100 i dashurdardan100 i dashur
Gabim

Kto akte primitive ndodhin ne te gjithe vendet e botes, sepse vet natyra e mashkullit eshte e dhunshme! Detyra e shoqerise ne keto raste eshte ti izoloj keta individ dhe ti ndale me kohe, te fillon me publikimin neper shtyp dhe mediat e tjera te fotografive te ketyre gogolave, ne menyre qe te skreditohen publikisht. Femrat duhet ti denojne keto akte, qe sipas perversionit te tyre jane ne te njejten shkalle te perdhunimit karnal, duke pas ne konsiderate dhunen psikologjike qe u behet ketyre grave, nga keta individe qe abuzojne me poziten e tyre.
Mirpo ne anen tjeter nevojitet edhe nje mbrojtje ligjore qe te stimolohen paraqitjet e rasteve.
dardan100 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-02-07, 16:51   #5
fiaslla
 
Anėtarėsuar: 26-02-07
Vendndodhja: Mitrovice-Prishtine
Postime: 1
fiaslla i vlerėsuar jo keq
Gabim

Labi,

E lexova nje pjese te punimit tend, dhe shpresoj te vazhdoj pjesen e mbetur tjeter dite, se tani me duhet te dal.
Vetem deshta te theksoj se me pelqeu kendveshtrimi yt...
Do vazhdoj me komente edhe tjeter here, shpresoj...

fiaslla
fiaslla Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-02-07, 18:21   #6
DEA
***
 
Avatari i DEA
 
Anėtarėsuar: 29-04-04
Vendndodhja: Baden Württemberg
Postime: 14,745
DEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėmDEA i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Te them te verteten ka te bej me realitetin ky koment patjeter, por nuk mundemi ta perjashtojme se ne nje pjese te ketyre rasteve jane edhe vet femrat fajtore.
Shtrohet pyetja pse jane femrat fajtore? une them se me gjithe veshjen ngacmuese lakuriqsimin e diteve te sotshme qe e hasim kudo e nuk eshte ndonje fenomen me, shkojme ne spitale dhe shohim motrat me fund mini e taka te larta sikur te ishin ne ndonje bare nate, me vije te vjell thene shkurt e shqip, eshte me se e natyrshme se edhe bota mashkullore ndjehet e ngacmuar, e per ato femra qe me te vertet kane qellime te drejta e hasin ne keso egersira me vjen shume keq, po rrugdalje ka gjithmone, mos ngurroni ta reklamoni shefin tuaj apo edhe kolegun e punes nese ju shqetson seksualisht nuk jemi me te pambrojtura si dikur mos lejoni qe dikush te luaj me gjendjen tuaj materiale paraqiteni rastin, denoncojeni do te ndjeheni me te vertet krenare jo vetem qe ju i shpetuat ketij famkeqi po me forcen tende i trimeroni edhe femrat e tjera qe gjinden ne situata te tilla, dhe ua futni frigen atyre psikopateve. Luftoni per te drejtat tuaja.


DEA
__________________
Prį, mallkue njaj bir Shqyptari, Qi ketė gjuhė tė Perendķs, Trashigim, qi na la i Pari, Trashigim s'i a lźn ai fmķs; Edhč atij i u thaftė, po, goja, Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore; Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja, Flet e t'veten lźn mbas dore.
DEA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-02-07, 01:34   #7
turisti
nė sokaqet misterioze....
 
Avatari i turisti
 
Anėtarėsuar: 25-07-04
Vendndodhja: Mahalla e azganave p/n
Postime: 47,343
turisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga DEA
Te them te verteten ka te bej me realitetin ky koment patjeter, por nuk mundemi ta perjashtojme se ne nje pjese te ketyre rasteve jane edhe vet femrat fajtore.
Shtrohet pyetja pse jane femrat fajtore? une them se me gjithe veshjen ngacmuese lakuriqsimin e diteve te sotshme qe e hasim kudo e nuk eshte ndonje fenomen me, shkojme ne spitale dhe shohim motrat me fund mini e taka te larta sikur te ishin ne ndonje bare nate, me vije te vjell thene shkurt e shqip, eshte me se e natyrshme se edhe bota mashkullore ndjehet e ngacmuar, e per ato femra qe me te vertet kane qellime te drejta e hasin ne keso egersira me vjen shume keq, po rrugdalje ka gjithmone, mos ngurroni ta reklamoni shefin tuaj apo edhe kolegun e punes nese ju shqetson seksualisht nuk jemi me te pambrojtura si dikur mos lejoni qe dikush te luaj me gjendjen tuaj materiale paraqiteni rastin, denoncojeni do te ndjeheni me te vertet krenare jo vetem qe ju i shpetuat ketij famkeqi po me forcen tende i trimeroni edhe femrat e tjera qe gjinden ne situata te tilla, dhe ua futni frigen atyre psikopateve. Luftoni per te drejtat tuaja.


DEA
Miniqa kan te bejne me siguri ne te miren e pacienteve ,pasi qe edhe i dekmi qohet me pa miniq e leje pacienti mu sherue,hahahahahahahahahaahahahahahahahahaahahahah ahahahaha.
__________________
Ēdo gjė ėshtė e kalueshme,a mė i kalueshmi ėshtė njeri.
turisti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-02-07, 00:28   #8
Beautiful man
 
Anėtarėsuar: 28-02-07
Vendndodhja: Prishtine
Postime: 2
Beautiful man i vlerėsuar jo keq
Gabim

Une jom anetar i ri por po me duket bash tem e mire kjo per rrethanat e tanishme qe jane ne Kosove
Ngacmimet seksuale jane ba si dukuri goxha e shpeshte te na ne Prishtine e mos te flasim per vendet tjera. Shtrohet pytja pse smerren masa ndaj ketyre personave? po si pergjigje dihet si gjithe asht "shteti ne faze te veshtire para statusit" e mas statusit e bajne lloq krejt veq thojne qashtu .
Menoj se te na ne Kosove mungon ende vetedijesimi per shume gjana edhe per rastin e provokimeve ma mire mos me provoku qysh ja kane zanat edhe femnat edhe mashkujt. Po shpresojme qe do te shkoj deri ne uljen e rasteve sepse edhe ne vende tjera ka pasur raste te tilla besa edhe ma shume po kysmet kemi me i eleminu keto elemente negative qe demtojne shoqerine kosovare.


Beautiful man
Listen to the brain because it talks about the heart
Beautiful man Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-03-07, 18:34   #9
dr1ta
 
Avatari i dr1ta
 
Anėtarėsuar: 31-08-04
Vendndodhja: Ne veri
Postime: 5,125
dr1ta i pazėvėndėsueshėmdr1ta i pazėvėndėsueshėmdr1ta i pazėvėndėsueshėmdr1ta i pazėvėndėsueshėmdr1ta i pazėvėndėsueshėmdr1ta i pazėvėndėsueshėmdr1ta i pazėvėndėsueshėmdr1ta i pazėvėndėsueshėmdr1ta i pazėvėndėsueshėmdr1ta i pazėvėndėsueshėmdr1ta i pazėvėndėsueshėm
Gabim

NJe mashkull normal, nuk e dhunon femren, edhe pse ajo ka veshje provokuese ,ajo ka drejt te vishet ashti sic deshiron.(no ecsuse)
dr1ta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-03-07, 19:22   #10
turisti
nė sokaqet misterioze....
 
Avatari i turisti
 
Anėtarėsuar: 25-07-04
Vendndodhja: Mahalla e azganave p/n
Postime: 47,343
turisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga dr1ta
NJe mashkull normal, nuk e dhunon femren, edhe pse ajo ka veshje provokuese ,ajo ka drejt te vishet ashti sic deshiron.(no ecsuse)
Ashtu eshte. Mjafton knaqesia per syte ........
__________________
Ēdo gjė ėshtė e kalueshme,a mė i kalueshmi ėshtė njeri.
turisti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-03-07, 10:38   #11
Dreni30
 
Avatari i Dreni30
 
Anėtarėsuar: 21-12-04
Postime: 30,904
Dreni30 i pazėvėndėsueshėmDreni30 i pazėvėndėsueshėmDreni30 i pazėvėndėsueshėmDreni30 i pazėvėndėsueshėmDreni30 i pazėvėndėsueshėmDreni30 i pazėvėndėsueshėmDreni30 i pazėvėndėsueshėmDreni30 i pazėvėndėsueshėmDreni30 i pazėvėndėsueshėmDreni30 i pazėvėndėsueshėmDreni30 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga DEA
Te them te verteten ka te bej me realitetin ky koment patjeter, por nuk mundemi ta perjashtojme se ne nje pjese te ketyre rasteve jane edhe vet femrat fajtore.
Shtrohet pyetja pse jane femrat fajtore? une them se me gjithe veshjen ngacmuese lakuriqsimin e diteve te sotshme qe e hasim kudo e nuk eshte ndonje fenomen me, shkojme ne spitale dhe shohim motrat me fund mini e taka te larta sikur te ishin ne ndonje bare nate, me vije te vjell thene shkurt e shqip, eshte me se e natyrshme se edhe bota mashkullore ndjehet e ngacmuar, e per ato femra qe me te vertet kane qellime te drejta e hasin ne keso egersira me vjen shume keq, po rrugdalje ka gjithmone, mos ngurroni ta reklamoni shefin tuaj apo edhe kolegun e punes nese ju shqetson seksualisht nuk jemi me te pambrojtura si dikur mos lejoni qe dikush te luaj me gjendjen tuaj materiale paraqiteni rastin, denoncojeni do te ndjeheni me te vertet krenare jo vetem qe ju i shpetuat ketij famkeqi po me forcen tende i trimeroni edhe femrat e tjera qe gjinden ne situata te tilla, dhe ua futni frigen atyre psikopateve. Luftoni per te drejtat tuaja.


DEA
Dea e nderuar, nuk e kam princip ketu ne forum te hyj ne keso tema se vetem po keckuptohet njeri edhe po te jete e vertete. Une ne kete shkrim qe ke shkruar ti jam i plote fuqishem se eshte realitet dhe nuk mund ti ikesh kesaj qe thua ti. E di se je me te vertete e zgjuar dhe i kupton gjanat ashtu siq eshte realiteti.

Njerezit e dobet nuk e dijne dhe biejne ne kurtha te ndryshme pa llogarit pasojat e me voneshme. Edhe mashkujt jane te ngacemuar ne kete kohe te sodit. Femrat i kane ato liri te veta qe duhet te luftojne e te mos bien ne kete kurthe nga njerez te ketij lloji te prishur, sikurse jane edhe disa femra. Dashuria eshte krejt dicka tjeter, ajo nuk pyet pasuri apo tjeter vetem lumturi.
Raste te ketij lloji ke gjithekund ne bote, por besoj edhe tek ne ne kosove tash sidomos pas kohes se luftes, ku ndoshta njerez te pasur shfrytezojne edhe ato lulet e para qe kan filluar te rriten e kur edhe pushtet nuk kaaa ???????

Nuk dua te shkruaj me teper, vetem desha te perforcoj ate qe e ke cekur...
Dreni30 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-03-07, 04:56   #12
SoKoLi-i-Maleve
 
Anėtarėsuar: 18-08-06
Postime: 1,199
SoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb

Se si vishet nji femen mbrenda rregullave te vendit ku frikuenton asht e drejta e saj.Kur ajo Thot JO duhet te kuptohet dhe respektohen e drejta e saj.Ska drejt askush te prek apo ledhatoj apo ti leshoj fjal ne te kaluar nji bashkpuntore,apo puntore ska lidhje se si vishet ajo,apo cfar profesioni ben ,ne jeten private apo publike,Jo ja duhet te kuptohet per JO.Skllavnija e dhuna duhet te marr fund.


SoKoLi-i-Maleve Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:49.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.