Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 21-11-06, 03:54   #1
AlbaPoweR
 
Avatari i AlbaPoweR
 
Anėtarėsuar: 21-11-06
Postime: 13
AlbaPoweR
Gabim POROSI DJALIT NGA El-Hafidh Ibnul-Xhevzi

Dije djali im-tė udhėzoftė Allahu nė rrugė tė drejtė – njeriu dallohet me logjikė edhe atė vetėm pėr tė punuar me tė. Pėr kėtė shkak pėrdore logjikėn dhe mendo nė vete, do tė kuptosh me argumente se ti je krijesė qė ke obligime. Duhet tė dish se melekėt I shkruajnė (regjistrojnė) fjalėt dhe veprimet e tua dhe gjithashtu duhet tė dish se ēdo frymėmarrje e tė gjallit ėshtė njė hap kah vdekja. Koha e qėndrimit nė Tokė ėshtė e kufizuar, ėshtė e shkurtėr, kurse qėndrimi nė varr I gjatė dhe dėnimi I atij qė pason epshin ėshtė I dhembshėm.
Pra, ku ėshtė kėnaqėsia e dheut? Shkoi e nuk la asgjė pėrveē pendimit.
Ku ėshtė dėshira e epshit? Sa koka ka mposhtur e sa kėmbė kanė rrėshqitur pėr shkak tė saj?
Ēdokush qė ėshtė kėnaqur, ėshtė kėnaqur duke e kundėrshtuar epshin e tij, kurse ēdokush qė I ka dhėnė pėrparėsi dynjasė para ahiretit ėshtė dėshpėruar. Merr kėshilla prej mbretėrve dhe asketėve qė kanė kaluar para teje. Ku ėshtė kėnaqėsia e tyre dhe lodhja e tyre?
Mbeti mėshira e madhe dhe pėrkujtimi I mirė pėr njerėzit e mirė dhe thėnie tė kėqija, pėrfundim i ashpėr pėr mėkatarėt. E gjithė kjo harrohet siē harrohet uria pas ngopjes.
Sa shok I keq ėshtė pėrtacia ndaj veprave tė mira, Dashuria pėr rehati trashėgon pendim qė tejshkon ēdo kėnaqėsi. Pėr kėtė shkak ki kujdes dhe pėrpiqu pėr vetveten.
Dije se veprimi I farzeve dhe largimi nga harami ėshtė detyrė e domosdoshme, kurse ai qė I kapėrcen kėta kufij atė e pret zjarri.
Dije se kėrkimi I veprave tė mira ėshtė qėllimi I muxhtehidėve (atyre qė mundohen). Veprat e mira kanė dallim mes tyre. Disa vepėr tė mirė e konsiderojnė zuhdin nė dynja, tė tjerėt thonė se adhurimi ėshtė vepėr e mirė. Nė realitet nuk ėshtė vepėr e mirė dhe e plotė pėrveē bashkimi I diturisė dhe I veprės. Nėse kėto dy gjėra realizohen, kjo pronarin e kėtyre dy gjėrave e ngre nė gradė tė realizimit tė njohjes sė Krijuesit dhe e shpie kah dashuria, frika dhe mallėngjimi pėr Tė. Kjo njėherit ėshtė edhe qėllimi I besimtarit, ngase nė pajtim me vullnetin tėnd pėr punė vijnė edhe detyrat.
Ēdo send qė shpresohet nuk arrihet e as ēdo gjė qė kėrkon s’mund ta gjesh, mirėpo detyrė e robit ėshtė tė mundohet.
“Ēdokujt I lehtėsohet rruga pėr atė qė ėshtė krijuar”. (Buhariu dhe Muslimi).

Detyra, veprat e mira dhe
aspiratat e larta

Vepra e parė nė tė cilėn duhet tė ndalesh ėshtė njohja e Allahut xh.sh. me argument. Ėshtė e ditur se ai qė shikon qiejt e lartėsuar dhe tokėn e vendosur rrafsh dhe ai qė vėren kėto gjėra tė ndėrtuara me njė menēuri absolute, sidomos nėse shikon trupin e tij, kupton se medoemos kėto krijesa dhe krijime duhet ta kenė Krijuesin dhe Mjeshtrin e tyre.
Pastaj ndalu dhe pėrqendrohu nė argumentet e sinqerta tė Pejgamberit s.a.v.s. Argumenti mė i madh ėshtė Kur'ani i Madhėruar dhe nėse tė gjitha krijesat tubohen pėr tė bėrė njė sure tė tillė, nuk do tė kenė mundėsi. Nėse njė person vėrteton ekzistencėn e Krijuesit xh.sh. dhe vėrtetėsinė e Pejgamberits.a.v.s, detyrohet medoemos t’i dorėzohet sheriatit e nėse nuk e bėn kėtė gjė, atėherė dihet se ekziston devijim nė besimin e tij.
Pastaj duhet t’i dish vaxhibet e abdestit, vaxhibet e namazit, vaxhibet e zekatit, nėse posedon pasuri, vaxhibet e haxhxhit etj. Nėse i mėson tė gjitha kėto, duhet tė veprosh sipas tyre.
Ai qė ėshtė ambicioz duhet tė ngjitet nė shkallė tė dytė, tė fillojė tė bėjė vepra tė mira, tė fillojė ta mėsojė pėrmendėsh Kur'anin, tė mėsojė tefsirin e Kur'anit, tė mėsojė hadithin e as’habėve dhe dijetarėve pas tyre. Me qėllim qė tė fitojė gradė tė lartė e mė tė lartė. Pastaj medoemos duhet ta dijė gjuhėn arabe dhe lėndėt e saj mirė, qė tė mund tė shpreht ashtu siē duhet. Pastaj medoemos duhet ta dijė gjuhėn arabe dhe lėndėt e saj mirė, qė tė mund tė shprehet ashtu siē duhet.
Fikhu ėshtė baza e diturive, kurse pėrsėritja e diturisė ėsthė e ėmbėl dhe mė e dobishme.
Pėr tė gjitha kėto qė i pėrmenda kam shkruar ashtu qė s’ke nevojė t’u kthehesh shkrimeve tė vjetra. Pėr kėtė i falėnderoj Allahut s.v.t.prandaj s’ka nevojė tė kėrkosh libra tė vjetėr dhe tė shkruash.
Ambiciet e njeriut ndahen pėrveē nėse njeriu nuk ka potenciale tė mėdha, kurse nėse ngrihet potenciali nuk do tė kėnaqet me ēėshtje tė pakta. E ke tė njohurme argument se ambiciet janė tė lindura me fėmijėn, mirėpo nė disa kohė potenciali pakėsohet, kurse nėse nxitet bėhet i fortė. Nėse nė vete vėren mosmundje, lute Atė qė jep begati, ose nėse nė vete ndjen pėrtacinė, kthehu tek Ai qė tė orienton nė rrugė tė vėrtetė, ngase nuk mund ti arrish tė mirat pėrveē se duke e respektuar Allahun xh.sh. dhe nuk mund tė kalojnė kėto tė mira vetėm duke bėrė mėkat. Kush ėshtė ai qė iak ka kthyer shpinėn Allahut e ka pasė dobi ose ka realizuar ndonjė dėshirė prej dėshirave tė tij?

Vazhdon....


AlbaPoweR Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 21-11-06, 18:23   #2
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Allahu te sjperbleft
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-11-06, 02:10   #3
AlbaPoweR
 
Avatari i AlbaPoweR
 
Anėtarėsuar: 21-11-06
Postime: 13
AlbaPoweR
Gabim Nė Vazhdim POROSI DJALIT NGA El-Hafidh Ibnul-Xhevzi

Kini frikė Allahun, Ai ju mėson

Shih djali im, ki kujdes kufijtė e Allahut dhe ki kujdes si do ti ruash kufijtė e Allahut, ngase ai qė ruan ruhet, kurse ai qė kėtė e lė pas dore, lihet pas dore. Dua tė t’i pėrkujtoj disa periudha qė i kam kaluar, ndoshta do tė shoshė mundin tim dhe do tė bėsh dua pėr mua, sepse begati qė mė janė dhėnė nuk kanė qenė nga mundi im, por dhunti e Allahut mbi mua.
Mė kujtohet vetvetja. Mė kujtohet se kam qenė shumė ambicioz, kėshtu qė kam shkuar nė bibliotekė kur kisha vetėm gjashtė vjet dhe i kam shoqėruar nė kėtė moshė tė mėdhenjtė. Mė ėshtė dhuruar tru i madh nė vegjėli, aq sa kam qenė me inteligjent se tė mėdhenjtė. Nuk mė kujtohet se kam luajtur ndonjėherė me fėmijėt nė rrugė, e as qė kam qeshur me tė madhe.
Kur mbusha shtatė vjet fillova tė prezantoj ligjėratat nė xhami. Nuk jam munduar ti gjej magjistarėt, por kėrkova muhadith (dijetar tė hadithit), i cili flet pėr biografinė e Pejgamberit s.a.v.s dhe kėshtu gjithė atė qė mėsoja nė xhami, e mėsoja pėrmendėsh dhe kur vija nė shtėpi e shkruaja.
Kam marrė mėsim nga shejhu (mėsuesi) im Ebul-Fadl ibn Nasir rahimehull-llah. Me tė shkonim edhe te dijetarėt tė tjerė pėr tė marrė dituri prej tyre. Nė praninė e tij kam lexuar “Musenedin” e Imam Ahmedit rahimehull-llah dhe libra tė tjerė tė mėdhenj. Pasi i mėsoja, ai korrigjonte mėsimet e mia. Nga ky shejh (dijetar) kam mėsuar deri sa vdiq. Allahu e mėshiroftė. Nga ai mėsova diturinė e hadithit dhe transmetimit.
Nė kėtė kohė fėmijėt zbritnin nė breg tė lumit Tigris dhe shikonin urėn, kurse unė merrja njė vėllim tė ndonjė libri dhe ulesha i ndarė prej njerėzve, pranė Rakes (Raka ėshtė vend nė Irak), duke kėrkuar dituri, duke lexuar. Pastaj fillova tė agjėroj shumė, tė ha pak, tė bėj sabėr shumė dhe pandėrprerė, saqė fillova tė mbetem deri vonė nė mbrėmje. Nuk jam ndalur tė mėsoj vetėm njė degė, por dėgjoja fikh, vaaz, hadith, shkoja me asketėt, pastaj mėsova edhe gjuhė.
Nuk kam lėnė askėnd qė transmeton ose kėshillon pa qenė edhe unė tek ai e as qė ka ardhur ndonjė i huaj e unė tė mos isha i pranishėm. Kam zgjedh veprat e mira. Nėse mė afroheshin dy gjėra, nė tė shumtėn e rasteve i jepja pėrparėsi obligimit ndaj Allahut xh.sh.
Mė edukoi mirė dhe mė mėsoi tė marr atė qė ėshtė mė e mirė dhe mė mbrojti nga armiqtė, ziliqarėt dhe shpikėsit. Mi ofroi kushtet e diturisė. Mė mundėsoi arritjen deri te librat nė mėnyrė qė nuk mbajta llogari. Mė dhuroi kuptim dhe tė mbajtur mend bukurshkrim dhe shkrim tė mirė tė librave. Nuk mė la mangėt asnjė gjė prej dynjasė, mė ofroi rrizk (furnizim) tė mjaftueshėm. Mė mundėsoi qė fjala tė jetė e pranuar te njerėzit, ashtu qė njerėzit nuk dyshojnė nė atė qė them. Nė tubimet e mia janė penduar me mia njerėz. Shkoja nėpėr mėsues qė tė dėgjoja prej tyre hadithe. Mė ndalej fryma nga tė ecurit shpejt, nga dėshira qė tė jem i pari. Nė mėngjes s’kisha ē’tė haja dhe nė mbrėmje s’kisha ē’tė haja. Megjithatė nuk mė pėruli Allahu i Lartėsuar para asnjė krijese, por mė ofronte rrizkun pėr tė mbajtur veten. Po qe se dėshiroj tė jap sqarime pėr jetėn time kjo punė do tė zgjaste shumė. Ja po sheh se nė ēfarė gjendje jam. Ta pėrmbledh ty kėtė nė njė fjalė: “Kijeni frikė Allahun dhe Allahu ju dhuron dituri” (Bekare: 282)

Shfrytėzo kohėn

Biri im, ki kujdes vetveten tėnde. Pendohu pėr mungesėn tėnde gjatė kohės qė ka kaluar. Ujite drurin pėrderisa ka lagėshti. Kujtoji orėt e humbura, tė mjafton kėshilla. Ėshtė harruar kėnaqėsia e pėrtacisė dhe kanė kaluar gradat e veprave tė mira.
Selefus-salihu (tė parėt tanė tė mirė) kanė dėshiruar ti pėrmbledhin tė gjitha veprat e mira dhe kanė qenė prej atij lloji qė nėse u kalonte ndonjė e mirė janė dėshpėruar.
Ibrahim ibn Edhemi thotė: “Hymė te njė ibadetxhi i sėmurė. Atė e gjetėm duke shikuar kėmbėt dhe duke qarė. I thamė: “Pse po qan?” Tha “Qaj kėto kėmbė qė nuk janė pluhurosur nė rrugė tė Allahut.” Qau njė tjetėr. I thamė atij: “Pse po qan?” Tha: “Po qaj filan ditėn, tė cilėn nuk e kam agjėruar dhe filan natėn nė tė cilėn nuk kam falur namaz”.
Biri im, dije se ditėn e pėrbėjnė orėt dhe orėt i pėrbėjnė frymėmarrjet, kurse ēdo frymėmarrje ėshtė magazė. Ki kujdes se mos tė shkon ndonjė frymėmarrje kot dhe nė Ditėn e Kijametit ke pėr tė parė magazėn tė zbrazėt dhe do tė pendohesh. Njė person i ka thėnė Amr ibn Abdul-Kajsit: “Ndalu tė t’i them disa fjalė.” Ia ktheu: “Ndale diellin.”
Njė ditė janė ulur disa njerė te Ma’rufi rahimehullah, e ky u tha: “Pash Allahun xh.sh. a nuk doni tė shkoni? Shkoni ngase Pronari i diellit e lėviz atė, nuk e ndal.”
Nė hadith qėndron: “Kush thotė: Subhanall-llahil-adhi ve bihamdihi (I lavdėruar qoftė Allahu i madh dhe i falėnderuar) i mbillet me kėtė thėnie njė dru hurme nė xhennet.” Pra, shiko sa drunj hurmash tė xhennetit i humb kur e humb kohėn kot. Selefus-salihu (tė parėt tanė tė mirė) janė kujdesur qė asnjė sekondė mos ta kalojnė kot. Pėr kėtė e kemi Kehmesiunmin i cili ka bėrė hatme Kur'anin tri herė nė ditė. Dyzet persona prej selefus-salihut e kanė falur namazin, e sabahut me abdest tė jacisė.
Rabiatul-Adevija gjithė natėn falte namaz, pastaj para mėngjesit flinte pak, ndėrsa kur ngrihej i thoshte vetes: “Gjumi nė varr ėshtė i gjatė”.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga AlbaPoweR : 23-11-06 nė 02:13
AlbaPoweR Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-11-06, 02:15   #4
AlbaPoweR
 
Avatari i AlbaPoweR
 
Anėtarėsuar: 21-11-06
Postime: 13
AlbaPoweR
Gabim Vazhdim...

Me ēka fitohet bota e amshueshme?

Kush ndalet dhe mendon mbi kėtė botė para se tė dalė nė tė, sheh se ka kaluar njė kohė shumė e gjatė, nėse mendon pasi tė dalė nė tė, gjithashtu sheh njė kohė shumė tė gjatė. Nėse mendon pėr qėndrimin nė xhennet ose xhehennem, kupton se ėshtė i pafund. Nėse pas gjithė kėsaj fillon dhe mendon pėr qėndrimin e tij nė kėtė botė, sheh se do tė jetojė pėrafėrsisht 60 vjet. Nga kjo kohė gjysma, d.m.th. 30 vjet, kalojnė nė gjumė, pesėmbėdhjetė nė fėmijėri, atė qė mbetet sheh se e ke shpenzuar nė dėfrime tė epsheve, nė punė dhe fitim, ashtu qė pėr ahiret mbetet vetėm pak, mirėpo edhe kjo pak nuk ėshtė e pastėr, ngase ėshtė zhytur nė syfaqėsi dhe jovigjilencė. Nuk e di me ēka mund tė fitohet jeta e amshueshme nėse nuk ėshtė ēmimi i kėtyre orėve?

Zgjimi prej gjumit

Biri im, mos tė tė dėshpėrojė prej tė mirės ajo qė ka kaluar ngase shumė njerėz janė zgjuar prej njė gjumi tė rėndė e tė gjatė. Ebu Hakimi mė ka treguar: “Nė djalėrinė time merrsha me trimėri, nuk hidhja sy diturisė, mirėpo mė erdhi Ebu Abdull-llahu dhe mė tha:”Biri im, nuk do tė jem me ty pėrgjithmonė. Merri njėzet dinarė dhe njė dyqan pėr tė shitur bukė nė tė, qė tė fitosh pėr tė jetuar. I thashė: “Ē’thua kėshtu?”. Tha: “Atėherė pra hap njė dyqan pėr tė shitur stof nė tė.” I thashė: “Si m’i the kėto fjalė duke qenė unė i biri i kadiut-kudatit (gjyqtar suprem), Abdull-llah ed Demeganit”. Tha: “Nuk po tė shoh duke kėrkuar dituri.” I thashė: “Mi pėrkujto mėsimet njė orė.” Filloi dhe m’i pėrkujtoi mėsimet njė orė dhe kėshtu fillova tė kėrkoj diturinė, dhashė mundin tim dhe Allahu xh.sh. m’i hapi tė gjitha rrugėt.”
Disa shokė tė Ebu Muhammed el-Halvanit mė treguan se ai ka thėnė:”Babai im vdiq kur isha 21 vjeqar. Isha i dalluar me trimėri. Njė ditė prej dite erdha t’i padis disa banorė tė shtėpisė qė pata trashėguar. Kur'an arrita tek ata i dėgjova duke thėnė: “Erdh pėrtaci”. Nė kėtė rast i thashė vetes:”Kjo thuhet pėr mua! Pastaj shkova te nėna ime dhe i thashė:”Nėse do tė mė kėrkosh, kėrkomė te xhamia e shejh Ebil-Hatabit”. Iu bashkangjita kėtij hoxhe derisa u bėra kadi (gjyqtar) dhe njė kohė veprova si kadi.
Unė e pashė duke dhėnė fetva dhe duke diskutuar.

Metoda edukative gjatė ditės dhe natės

Biri im, ki kujdes agimin e mėngjesit dhe nė kėtė kohė mos bisedo pėr kėtė botė, ngase selefus-salihu, Allahu i mėshiroftė, nuk kanė biseduar kėsi lloj bisede nė kėtė kohė.
Kur tė zgjohesh prej gjumit thuaj:”Elhamdulil-lahil ledhi ehjani ba’de ma emateni ve ilejhin-nushur”. (Falėnderimi i qoftė Allahut i cili na ngjalli pasi qė na bėri tė vdekur dhe tek Ai do tė ringjallemi). Gjithashtu thuaj:”Elhamdulil-lahil-ledhi jumsikus-semae en tekae alel-erdi il-la bi idhnihi, inall-llahe bin-nasi lereufun rahim.” (Falėnderimi i qoftė Allahut i cili mban qiellin qė tė mos bie nė tokė, pėrveē se me lejen e Tij. Me tė vėrtetė, Allahu ėshtė i Butė, i Mėshirshėm).
Pastaj ngrehu, pastrohu dhe fali dy rekate sunet tė sabahut, shko nė xhami i pėrulur dhe gjatė rrugės thuaj:”O Zot! Tė pyes Ty me tė drejtėn e pyetėsve tė Tu dhe me tė drejtėn e atyre qė ecin nė namaz. Unė nuk kam dalė kryelartė, pėr sy e faqe dhe pėr famė. Kam dalė duke iu frikuar hidhėrimit Tėnd dhe duke shpresuar kėnaqėsinė Tėnde. Tė lus qė tė mė shpėtosh nga zjarri i xhehennemit, tė m’i falėsh mėkatet, ngase askush pėrveē Teje nuk i fal mėkatet.”
Mundohu tė falėsh namazin nė tė djathtėn e Imamit, dhe pasi ta mbarosh thuaj:”La ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ve lehul-hamdu, juhji ve jumitu, bijedihil-hajru ve huve ala kul-li shej’in kadir”. (Nuk ka tė adhuruar me meritė pėrveē Allahut, i cili ėshtė Njė, i Pa shok, Atij i takon mbretėria dhe falėnderimi, Ai ngjall dhe Ai shkakton vdekjen. Nė dorė tė Tij ėshtė e mira dhe Ai ėshtė i mundshėm pėr ēdo gjė).
Pastaj thuaj 10 herė subhanall-llah, 10 herė elhamdulil-lah dhe 10 herė Allahu Ekber. (Hadithi ėshtė sahih, transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu nga Abdullah ibn Amri). Pastaj lexo Ajetin Kursi (ajetin 255 tė sure Bekare)
AlbaPoweR Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-11-06, 02:20   #5
AlbaPoweR
 
Avatari i AlbaPoweR
 
Anėtarėsuar: 21-11-06
Postime: 13
AlbaPoweR
Gabim Vazhdim.....

Dituria ėshtė mė e vlefshme se ēdo nafile

Nėse ke pėrgatitur mėsimin deri nė kohė tė duhasė (kohė pas lindjes sė diellit derisa tė arrijė nė zenit), ngrihu dhe fali tetė rekate namaz tė duhasė, pastaj lexo ose shkruaj atė qė ke mėsuar deri nė ikindi. Pastaj ktheju mėsimit tėnd pas ikindije deri nė kohė tė akshamit, pas akshamit fali dy rekate tė shkurtra. Pasi qė tė falėsh jacinė ktheju mėsimit tėnd, pastaj bjer nė krahun e djathtė dhe thuaj “33 herė subhanall-llah, 33 herė elhamdulil-lah dhe 33 herė Allahu Ekber).
“Allahume kini adhabek jevme texhmeu’ibadek” (O Zot. Mė mbro nga dėnimi Yt ditėn kur do t’i mbledhėsh robtė e Tu).
Kur tė zgjohesh prej gjumit, dije se shpirti ka marrė pjesėn e nevojshme tė pushimit. Pastaj ngrehu, merr abdest dhe fal namaz sa tė mundesh. Filloje kėtė namaz me dy rekate tė shkurtra, pas kėtyre dy rekateve fali dy rekate tė tjera, lexo nė tė dy xhuze nga Kur'ani, pastaj kthehu diturisė, ngase dituria ėshtė mė e dobishme se ēdo nafile.

Ki kujdes veprat e kėqija dhe bezdisjen

Largohu prej njerėzve, ngase kjo (largimi) ėshtė nėna e tė gjitha tė mirave dhe ki kujdes e mos i shoqėro njerėzit e kėqij. Shokėt e tu le tė jenė librat dhe biografia e selefus-salihut. Mos mėso diē tė re pa e pėrvetėsuar atė qė e di. Qėllimi yt le tė jetė biografia e njerėzve tė mėdhenj tė cilėt kanė pasur dituri dhe punė dhe mos u kėna me pak.
Dije se dituria i ngriti njerėzit e mposhtur. Shumica e dijetarėve nuk kanė pasur prejardhje tė njohur e as pamjet tė bukur. Ata ibn Rebahi ka qenė i zi dhe jo i bukur. Njė ditė i erdhi halifeja Sulejman ibn Abdul-Meliku me dy djemtė e tij pėr ta pyetur pėr haxhxhin. Ky ua sqaroi haxhxhin duke ua kthyer fytyrėn. Nė kėtė rast halifeja u tha djemve tė tij:”Ngrihuni dhe mos u bėni pėrtac nė kėrkimin e diturisė, ngase nuk mund ta harroj poshtėrsinė tonė para kėtij robi tė zi”.
Gjithashtu Hasan el-Bahriu, Ibn Sirini, Mekhuli dhe shumė tė tjerė kanė qenė robėr, mirėpo e kanė marrė kėtė gradė tė lartė me diturinė dhe devotshmėrinė qė kanė patur.
AlbaPoweR Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-11-06, 02:23   #6
AlbaPoweR
 
Avatari i AlbaPoweR
 
Anėtarėsuar: 21-11-06
Postime: 13
AlbaPoweR
Gabim Vazhdimi

Bėhu i pavarur nga ajo qė posedojnė njerėzit

Biri im, mundohu tė jesh i ndershėm dhe tė mos e kėrkosh kėtė botė, e tė mos u mposhtesh pronarėve tė saj. Kėnaqu dhe bėhu krenar me atė qė e posedon. Mė parė ėshtė thėnė:”Kush kėnaqet me bukė dhe perime, askush s’mund ta bėjė rob.”
Njė ditė pranė Basrės kaloi njė beduin dhe tha:”Kush ėshtė zotėri i kėtij qyteti? Njerėzi i thanė:”Hasan el-Basriu”. Beduini pyeti: “Me ē’ėshtė bėrė zotėri?” Njerėzit i thanė:”Ishte i panevojshėm pėr dynjanė e tyre, kurse ata ishin tė nevojshėm pėr diturinė e tij.”
Biri im, dije se babai im ka qenė i pasur dhe ka lėnė pas vetes pasuri tė madhe. Pasi hyra nė moshėn madhore m’i dha njėzet dinarė dhe shtėpi e mė tha:”Kjo ėshtė pasuria qė ta ka lėnė prindi”. I mora kėto para dhe me to bleva libra, pastaj i shita tė dy shtėpitė dhe gjithė kėtė pasuri e shpenzova nė kėrkim tė diturisė, kėshtu qė nuk mbeti asgjė. Kėshtu babai yt asnjėherė nuk ėshtė mposhtur, as qė i ka rrotulluar qytetet, ashtu siē kanė bėrė tė tjerėt, shumica e kėshilluesve, e as qė kam kėrkuar nga ndokush ndonjė sen. Por edhe me kėtė ēėshtjet kanė ecur mirė: “Kush i frikohet Allahut, atij Ai i hap rrugė dhe e furnizon prej nga nuk e kujton fare.” (Talak: 2-3).

Po qe se posedon devotshmėri i sheh tė gjitha tė mirat

Biri im, po qe se posedon takvallėk i sheh tė gjitha tė mirat. I devotshmi nuk punon pėr sy e faqe, as qė bėn ndonjė vepėr qė e ofendon fenė e tij. Kush i ruan kufijtė e Allahut, Allahu xh.sh. e ruan atė. Muhamedi s.a.v.s. i ka thėn Ibni Abbasit: “Ruaje Allahun (vepro me atė qė ta ka urdhėruar dhe largohu nga ajo qė ta ka ndaluar), Allahu tė ruan ty. Ruaje Allahun, do ta gjesh Atė”.
Biri im, dije se Junusi a.s. pasi qė kishte zahire tė mira, shpėtoi nga ajo vėshtirėsi.
Allahu xh.sh. thotė:”E sikur tė mos ishte ajo qė ai kishte qenė prej atyre qė shumė pėrmendin Zotin, Ai do tė mbetej nė barkun e tij (tė peshkut) deri nė Ditėn e Ringjalljes.” (Saffat:143-144)
Kurse Faraoni pasi qė nuk kishte zahire tė mira, nuk gjeti shpėtimtar nė kohėn e vėshtirė tė tij. Iu tha:”Ti tani beson, mirėpo mė parė kundėrshtove”. (Junus:91)
Pra, bėjini vetes zahire tė ėmira, zahire prej takwallėkut, nėse dėshiron t’i shihni gjurmėt e tyre.
Transmetohet nė hadith:”Ēdo i ri qė i frikohet Allahut nė rininė e tij, Allahu e ngre atė nė pleqėrinė e tij”.
Allahu xh.sh. thotė:”E kur e arriti pjekurinė e tij. Ne i dhamė pushtet e dituri. Kėshtu ne i shpėrblejmė punėmirėt.”(Jusuf:22)
“Ai qė ruhet dhe bėn durim s’ka dyshim se Allahu nuk e ka humb shpėrblimin e punėmirėsve”. (Jusuf:90)
Biri im dije se zahireja mė e mirė ėshtė largimi nga harami, largimi i gojės prej fjalėve tė kota, tė pasurit kujdes kufijtė e Allahut, dhėnia pėrparėsi Allahut xh.sh. para epshit tėnd. Sigurisht e din hadithin qė flet pėr ata tre personat qė kishin hyrė n ėshpellė e shkėmbi ua kishte mbyllur hyrjen. Njėri prej tyre tha:”O Zot! Unė kisha prindėrit dhe fėmijėt dhe u jepja tė pijnė qumėsht, mirėpo ēdo herė sė pari u jepja prindėrve. Nėse e kam bėrė kėtė vepėr pėr hir Tėndin, na shpėto nga kjo vėshtirėsi.” Shkėmbi u lėviz pak, saqė u hap njė e treta e hyrjes. Pastaj i dyti tha: “O Zot! Kisha marrė si mėditės njė punėtor, mirėpo nuk u kėnaq me mėditjen e tij dhe nuk e mori. Kurse unė me mėditjne e tij bėra tregti. Njė ditė erdhi dhe mė tha:”A nuk i frikohesh Allahut xh.sh. dhe tė mė japėsh mėditjen time?” I thashė:”Shko te ato lopė me ēoban dhe merri.” Nėse kėtė e kam bėrė pėr hirė Tėndin na shpėto nga kjo vėshtirėsi.” Shkėmbi u lėviz edhe pak dhe u hap dy e treta e hyrjes. Sė fundi i treti tha:”O Zot! Unė pata dashuruar njė vajzė. Kur iu afrova mė tha: Frikėsoju Allahut e mos e thy unazėn pa tė drejtė. Nė kėtė rast nuk e preka atė. Nėse e kam bėrė kėtė pėr ty, na e shpėto nga kjo vėshtirėsi” Nė kėtė rast u lėviz shkėmbi dhe u hap hyrja e qė tė tre dolėn nga shpella.” Ėshtė parė nė ėndėrr Sufjan eth-Thevriu e i ėshtė thėnė: “Ē’bėri Allahu me ty?” Tha:”Posa u lėshova nė varr, u gjeta para Allahut. Hyra. Duke hyrė dėgjova njė zė i cili tha:”Sufjani?” Thashė:”Sufjani”. Tha: “A tė kujtohet dita nė tė cilėn i dhe pėrparėsi Allahut xh.sh. para epshit tėnd?” Thashė:”Po”. Zėri tha: “Urdhėro nė bukuritė e xhennetit”.
AlbaPoweR Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-11-06, 02:28   #7
AlbaPoweR
 
Avatari i AlbaPoweR
 
Anėtarėsuar: 21-11-06
Postime: 13
AlbaPoweR
Gabim Vazhdim.

Dituria dhe puna janė tė pandara

Biri im, ki droje tė bėsh ibadet pa dituri, ngase shumė asketė dhe sufi u shmangėn nga rruga e drejtė ngase vepruan pa dituri.
Vishe trupin tėnd me dy rroba tė mira. Mos tė jenė rroba ekstravagante dhe mos tė jenė shumė tė mira saqė tė dallohesh prej tė tjerėve, pronarėve tė dynjasė dhe mos tė jenė tė kėqija saqė tė dallohesh prej asketėve.
Vlerėsoje vetveten pėr ēdo shikimi, pėr ēdo fjalė dhe pėr ēdo hap, ngase do tė merresh nė pyetje pėr kėtė gjė.
Biri im dije se aq sa do tė kesh ti dobi nga dija jote, po aq dobi do tė kenė edhe tė jerėt prej teje dhe nėse kėshilluesi nuk vepron me diturinė e tij, kjo kėshillė rrėshqet nga zemra e tė kėshilluarve ashtu siē rrėshqet uji nga guri.
Mos kėshillo pa qėllim, mos ec pa qėllim, mos ha asnjė kafshatė pa qėllim dhe tė kesh parasysh ahlakun (moralin) e selefit.
Cilėsitė e kėshilluesit tė dobishėm

Sillu me njerėzit dhe mos u shoqėro shumė me ta, ngase mosshoqėrimi me njerėz ėshtė qetėsi nga shoqėrimi me njerėz tė kėqinj e gjithashtu ėshtė mungesė e dinjitetit. Posaēėrisht kėshilluesi nuk duhet tė shihet i thjeshtė, as qė duhet tė shihet se ecėn shumė nė ēarshi, e as qė duhet tė qeshet tepėr, me qėllim qė njerėzit tė mendojnė mirė pėr tė dhe qėkėshillat e tij tė kenė ndikim.
Pėrfundimi i mirė

Biri im, dije se ne e kemi prejardhjen prej Ebu Bekėr es-Siddikut radijallahu anhu. Biografia e tij ėshtė nė librin tim “Sifetus-safve”. Tė parėt tanė janė marrė me tregti dhe shitblerje. S’ka pasur prej pasardhėsve tė Ebu Bekrit njeri qė i ėshtė dhėn dituri pėrveē meje, kurse tash ti e ke radhėn. Pra mundohu qė tė mos mė mashtrojė bindja ime pėr ty. Ty tė kam dorėzuar tek Allahu s.v.t. dhe vetė Atė e lus qė tė tė drejtojė nė rrugė tė drejtė, nė rrugėn e diturisė dhe tė punės.
Ky ėshtė mundi im nė kėtė porosi, kurse s’ka mundėsi dhe fuqi askush pėrveē Allahut, tė Lartėsuarit, Tė Madhit. Falėnderimi i qoftė Allahut i cili ua shton tė mirat atyre qė e falėnderojnė dhe bekimi e shpėtimi i Allahut qofshin mbi Muhammedin s.a.v.s, familjen dhe shokėt e tij.

AlbaPoweR Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-11-06, 21:10   #8
Savior
 
Anėtarėsuar: 08-02-06
Vendndodhja: Dardani
Postime: 582
Savior e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga AlbaPoweR
Me ēka fitohet bota e amshueshme?

Kush ndalet dhe mendon mbi kėtė botė para se tė dalė nė tė, sheh se ka kaluar njė kohė shumė e gjatė, nėse mendon pasi tė dalė nė tė, gjithashtu sheh njė kohė shumė tė gjatė. Nėse mendon pėr qėndrimin nė xhennet ose xhehennem, kupton se ėshtė i pafund. Nėse pas gjithė kėsaj fillon dhe mendon pėr qėndrimin e tij nė kėtė botė, sheh se do tė jetojė pėrafėrsisht 60 vjet. Nga kjo kohė gjysma, d.m.th. 30 vjet, kalojnė nė gjumė, pesėmbėdhjetė nė fėmijėri, atė qė mbetet sheh se e ke shpenzuar nė dėfrime tė epsheve, nė punė dhe fitim, ashtu qė pėr ahiret mbetet vetėm pak, mirėpo edhe kjo pak nuk ėshtė e pastėr, ngase ėshtė zhytur nė syfaqėsi dhe jovigjilencė. Nuk e di me ēka mund tė fitohet jeta e amshueshme nėse nuk ėshtė ēmimi i kėtyre orėve?...
Ama mbas shkuarjes ne xhenetin Islam aty fillon kenaqesia, virgjeresha, bukuroshe symedha, vere, mjalte, sherbetore te rinj duke te sherbyer, ti bon qef me hyrija, ulesh ne kolltuke e knaqesh, si sulltan bre ki me jetu, hiq mos ta nin ty. Ti fal mekatet po more qysh jo, ti si t'i thush Ai menjehere ty ka me t'i fal mekatet hiq mos ta nin. Ai te ka qu Shpetimin falas dhe pa piken e mundimit e ka lon deren qele (Besimi ne Jezusin), ju kerkoni dyer te tjera por nuk do te gjeni kurre, vetem se do ta mashtroni veten.

Sura 52:17, 19, 20, 22,23
Ata tė devotshmit janė nė kopshte e nė begati.
(U thuhet) Me tė mirė hani e pini, pėr atė qė vepruat mirė
Ata janė tė mbėshtetur nė koltukė tė renditur dhe Ne u shoqėruam atyre hyri symėdha.
Ne atyre u shtojmė tė mirat me pemė e me mish qė ata e dėshirojnė.
Aty njėri-tjetrit ia zgjasim gotėn, aty nuk ka fjalė tė kota e as mėkat. *[ia zgjasim goten, hajde per hajr]



Sura 2:25
E, pėrgėzoi ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira se ata do tė jenė nė Xhennete nė tė cilėt rrjedhin lumenj. Saherė qė u jepet ndonjė ushqim nga frutat e tij, ata thonė: "Ky ėshtė qė me te u ushqyem edhe mė parė". Ngase, u sillet ushqim i ngjashėm (vetėm nė formė, e jo edhe nė shije). Aty do tė kenė ata bashkėshorte tė pastra dhe aty do tė jenė pėrgjithmonė.


Sura 4:55-57
Po disa prej tyre i besuan atij (Muhammedit), e disa e refuzuan. Pėr ta mjafton zjarri i xhehennemit. *[spo mjafton se me mjaftu, na po lypim diqka ma shume se zjarri]
Ėshtė e vėrtetė se ata qė mohuan argumentet Tona, do t'i hudhim nė zjarr. Sa herė qė u digjen lėkurat e tyre, Ne ndėrrojmė lėkura tė tjera qė tė shijojnė dėnimin. All-llahu ėshtė i plotėfuqishėm, i drejtė.
Ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, Ne do t'i fusim nė xhennet nėn tė cilin burojnė lumenj, ku do te jenė pėrgjithmonė. Aty kanė edhe bashkėshorte tė pastra e hije tė mrekullueshme.


Sura 47:15
Shembulli i Xhennetit, i cili u ėshtė premtuar atyre qė janė ruajtur (tė devotshėm) nė tė cilin ka lumenj me ujė pėr pije, lumenj mga qumėshti me shije tė paprishur, lumenj nga vera e shijshme pėr njerėz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanė aty edhe gjithfarė lloj pemėsh, kanė edhe falje nga Zoti i tyre (a ėshtė i njejtė) a si ai qė ėshtė pėrgjithmonė nė zjarr dhe u shuhet etja me ujė tė valė qė ua copėton zorrėt e tyre? *[ku shuhet more etja me vale, phai, kta njerez eshte shtire me i kuptu pasha Zotin, krejt mitologji e kercenime te kota vetet per ta frikesuar masen]

Sura 78:31-34
S'ka dyshim se tė devotshmit kanė fitime tė mėdha. *[edhe une e di]
32. Kopshte e vreshta rrushi.
33. Edhe vasha tė njė moshe.
34. Edhe gota tė mbushura plot verė.



Marku 12:24,25
Jezusi, duke u pėrgjigjur, tha atyre: ``A nuk ėshtė pikėrisht pėr kėtė qė jeni nė gabim, sepse nuk i njihni as shkrimet as pushtetin e Perėndisė?
Sepse kur njerėzit do tė ringjallen sė vdekuri, as do tė martohen as do tė martojnė, por do tė jenė si engjėjt nė qiell. *[po ua zmadhoj pak shkronjat se ju nuk i shihni, megjithate kush don le t'i enderroje ato hyrija, veq s'kan me i marre kurre]


Mos harroni se ideja e Muhamedit per marredhenie seksuale ne parajse vjen nga paganet, ka shume pagane qe kane besuar keshtu, por kjo nuk do te ndodhe kurre. Zoti kurre nuk do te lejonte qe te beheshin gjera te tilla amorale ne Krijimin e Tij, Parajsen. Aty do te jetohet si Engjujt ne Qiell, ashtu siq e tha Jezusi.


Jo jo mos u mashtroni dhe as mos provoni bile qe ta arrini parajsen me vepra, kjo eshte mashtrim i djallit per te na larguar nga Shpetimtari Jezus Mesia. Shikoni se sot krejt fete e botes mundohen qe ta arrijne shpetimin me vepra kinse te mira dhe rite religjioze pa kurrfare kuptimi, vetem Krishterimi thote qe ti duhet se pari ta pranosh Mesine si Shpetimtarin tend, perndryshe je i humbur pergjithmone. Ne "parajsen" e Kuranit asgje nuk ka hyjnore, te gjitha gjerat jane kenaqesi tokesore, si seks me bukuroshe, shfryrje e epshit, gjera ushqimore, peme etj. Keto nje njeri i kerkon ne toke, por atje "tjeter kang knohet". Zoti nuk do qe t'i te humbesh me keso gjera, keshtu qe lexo Ungjillin, dhe prano Jezusin (Mesihun) si Shpetimtarin tend te vetem. Mos harro se Besimi ne Jezusin eshte marredhenie personale me Zotin, ti i jep llogari vetem Zotit e askujt tjeter.

Pershendetje, ne jemi ketu qe t'ju ndihmojme. Mos harro se Zoti i Bibles te do deri ne ate shkalle saqe ka derguar Shpetimtar per ty, ndersa Zoti sipas Kuranit nuk merzitet per ty, se a shkon ne ferr a parajse, bile shume ajete thone se ai disa i humbe nga vet deshira e tij, pra nuk i udhezon ata. Disa i udhezon e disa jo. Islami nuk ofron shpetim, as Muhamedi nuk e diti se a do te jete i shpetuar, por per te tani eshte vone, por ju ende keni kohe, mos u mashtroni ne doktrina fallse. Agjero edhe 365 dite ne vit, edhe 50 vakte fali ne dite, krejt rit eshte, pra gje krejt e kote. Feja eshte perpjekje e njerezve per ta fituar jeten e amshuemshme, ardhja e Jezusit ishte dhurate nga Zoti qe t'i mos e humbesh rrugen.

Kush deshiron te besoje keto qe i shkrujta le te besoje, kush nuk do mos te besoje.
__________________
4:171. O ithtarė tė Kuranit, mos teproni nė fenė tuaj dhe mos thuani tjetėr gjė pėr Zotin dhe Muhamedin, pėrveē asaj qė ėshtė e vėrtetė. Muhamedi ishte ... (po e ndrrojme masi tha edhe u fye Preshevari nga e vėrteta) Ska dyshim se shumica prej jush janė kriminelė tė shfrenuar.
Savior Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-11-06, 04:29   #9
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pse Savior, ju a mendoni se ka dikush qe ju beson?

Pse vallė, mos ishim duke te pyetur ty a te besojme a jo?

Ti je ai qe merr citate nga Kurani, dhe i interpreton ashtu si ke deshire, vetem e vetem te largohesh nga e verteta e vetme.

Eh sa bukur thoshte shkenctari i mirenjohur Xhuli Samsun: "Une besoj se s'ka kundershtim mes njohurive shkencore dhe shpalljeve islame. Islami i perkrah dhe i inxit metodat shkencore. Shfaqja kur'anore e cila iu zbulua Muhamedit, para 1400 vjetesh aludon ne te vertetat shkencore rreth te cilave u diskutua ne simpozium. Kjo deshmon se: Kur'ani eshte fjala e Zotit".

Me rrespekt
Albanian eX|PerT
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-11-06, 17:01   #10
Savior
 
Anėtarėsuar: 08-02-06
Vendndodhja: Dardani
Postime: 582
Savior e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Albanian eX|PerT
Pse Savior, ju a mendoni se ka dikush qe ju beson?

Pse vallė, mos ishim duke te pyetur ty a te besojme a jo?
...

Me rrespekt
Albanian eX|PerT
Te pershendes A. Expert.
Jo jo Albanian Expert, ti ne daq beso e ne daq mos beso, por me thuaj sinqerisht se a beson se ka "asi hyrija" ne Parajse qe ti do te kenaqesh me to, po te flasesh sinqerisht si nje njeri i thjeshte do te thuaje jo. Interpretoji ti ndryshe pra, "ndjeke te verteten e vetme" Islamin. Per shperblimin ndaj femrave bile nuk flitet asgje ne Kuran, pothuajse ato nuk ekzistojne.
Mos harro se sot sheiket myslimane (shumica miliardere) jane duke i paguar me para te majme disa shkencetare ne perendim qe ta promovojne se kinse ne Kuran ka shkence. Por ajetet e Kuranit thojne te kunderten. Megjithate qellimi i Zotit nuk ishte te na tregonte neve per shkencen, por per Shpetimin e Tij. Lexo ti Kuranin shiko se cfare ajetesh jashte logjike permban, krejt qesharake. Nuk e kam qe t'ju fyj juve a diqka, por lexo ti vete dhe krahasoji me Ungjill (edhepse ndoshta ti beson se eshte e ndaluar per ty qe t'i lexosh). Por propaganda Islame eshte sot shume e madhe saqe eshte veshtire per nje mysliman ta kuptoje te verteten.

Jo jo edhe po te ishte i gjithe Kurani me argumente shkencore te sakta, nje njeri nuk do te duhej t'i besonte sepse Satani i di keto te gjitha, dhe ai mundohet te mashtroje sa me shume njerez. Mos harro se shkenca eshte lemia me vjeter e njerezimit, njeriu prejse ekziston eshte munduar te shpike diqka, pra shkenca nuk lind me Kuran, por mijera vite para tij.

Kam nje pyetje per ty, si eshte e mundur pra qe ne Kuran ka shkence, e vendet qe punojne me Kuran jane me te prapambetura? Kjo eshte nje pyetje logjike per ata qe mirren me Islamin duhet gjithsesi t'i pergjigjen.

Disa nga keto ajete jane keto. Shkenca e ka vertetuar te kunderten. Hoxhallaret e tashem jane bere sikur ata "prifterinjte" e mesjetes qe keqperdornin popullin per interesa te tyre, qe nuk lejonin qe te perparonte shkenca. Hoxhallaret e sotit (shumica) jane sikur ata farisenjte e kohes se Jezusit, qe i mashtrojne njerzit me perralla te tyre dhe i largojne nga Mesia, dhe ate e ulin vetem ne nje 'profet' te thjeshte, bile edhe me te vogel se Muhamedi.
__________________
4:171. O ithtarė tė Kuranit, mos teproni nė fenė tuaj dhe mos thuani tjetėr gjė pėr Zotin dhe Muhamedin, pėrveē asaj qė ėshtė e vėrtetė. Muhamedi ishte ... (po e ndrrojme masi tha edhe u fye Preshevari nga e vėrteta) Ska dyshim se shumica prej jush janė kriminelė tė shfrenuar.
Savior Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-11-06, 17:04   #11
Savior
 
Anėtarėsuar: 08-02-06
Vendndodhja: Dardani
Postime: 582
Savior e ka pezulluar reputacionin
Gabim

1. Toka ėshtė e sheshtė:


Sura 15:19

E tokėn e kemi shtruar dhe nė tė kemi vuar kodra dhe kemi bėrė qė nė tė tė mbijnė bimė tė caktuara tė tė gjitha llojeve.

Sura 50:7

Edhe tokėn se si e kemi shtrirė, e nė tė kemi vendosur kodra pėrforcuese dhe kemi bėrė qė nė tė tė mbijnė gjithfarė bimėsh tė bukura.


2. Dielli perėndon nė njė vend me lym tė zi (diku nė Arabi).

Sura 18:86

Deri kur vendperėndimin e diellit, e gjrti se po perėndon nė njėfarė burimi me lym tė zi dhe aty e gjeti njė popull. E Nei thamė: "O Dhulkarnejn, ose do t'i dėnosh, ose do t-i marrėsh me tė mirė e t'i udhėzosh!"


3. Qiejt dhe Toka ishin tė ngjitura dhe Allahu i shqiti:


Sura 21:30

A nuk e dinė ata, tė cilėt nuk besuan se qiejt e toka ishin tė ngjitura, e Ne i ndamė ato tė dyja dhe ujin e bėmė bazė tė jetės sė ēdo sendi; a nuk besojnė?


4. Njeriu ėshtė krijuar nga njė copė gjaku e ngurtė:


Sura 23:14

Mė pas, atė pikė uji e bėmė copė gjaku, e atė gjak tė ngurtė e bėmė copė mishi, e atė copė mishi e shndėrruam nė eshtra, edhe eshtrave ua veshėm mishin, pastaj atė e bėmė krijesė tjetėr (me shpirtė). I lartė ėshtė All-llahu, mė i miri Krijues!

Sura 96:2

Krijoi njeriun prej njė gjaku tė ngjizur (nė mitrėn e nėnės).


5. Allahu krijoi yjet si plumba kundėr djajve:


Sura 67:5

Ne, qiellin mė tė afėrt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriquese) dhe ata i kemi bėrė gjuajtės kundėr djajve, tė cilėve u kemi pėrgatitur dėnim me zjarr shumė tė madh.

Sura 37:6-8

Vėrtetė, Ne kemi stolisur qiellin mė tė afėrt (tė dynjasė) me bukurinė e yjeve. Dhe me mbrojtje prej ēdo djalli tė prishur. Ashtu qė nuk mund tė pėrgjojnė parinė mė tė lartė (engjėjt mė tė zgjedhur), pse gjuhen me shkėndija nga tė gjitha anėt


6. Dėshmia e njė gruaje vlen sa gjysma e dėshmisė sė njė burri:

Sura 2:282

…Kėrkoni tė dėshmojnė dy dėshmitarė burra nga mesi juaj, e nė qoftė se nuk janė dy burra, atėherė njė burr e dy gra, nga dėshmitarėt qė i pėlqeni. (Dy gra nė vend tė njė burri)…

8. Allah-u kthen njerėzit e njė fshati tė tėrė nė majmunė sepse zunė peshk ditėn e Shtunė.

Sura 2:65

Ju tanimė e keni tė njohur ēėshtjen e atyre nga mesi juaj qė nuk respektuan (urdhėrin) nė tė shtunėn, e Ne u thamė: Shndėrrohuni nė majmunė tė pėrbuzur!

Sura 7:163-166

Dhe pyeti ti (Muhammed) pėr fshatin qė ishte nė breg tė detit e ata e shkelėn rendin e tė shtunės (qė e kishin tė ndaluar gjuajtjen e peshqve), kur nė tė shtunėn e tyre peshqit u vinin sheshazi mbi ujė, e nė ditėn qė nuk festonin nuk u vinin. Ja, kėshtu i sprovuam ata ngase ishin mėkatarė.
164. Dhe kur njė grup prej tyre thanė: "Pėrse kėshilloni njė popull qė All-llahu do ta shkatėrrojė ose dėnojė me njė dėnim tė ashpėr?" Thanė (kėshilluesit): "Arsyetimi para Zotit tuaj dhe me shpresė qė t'ju largohen gabimeve".
165. E kur braktisėn atė pėr tė cilėn ishin kėshilluar, Ne i shpėtuam ata qė pengonin nga tė kėqiat, ndėrsa ata qė kundėrshtuan i kapėm me njė dėnim tė fortė, ngase ishin tė shfrenuar.
166. E kur ata tejkaluan me arrogancė tė hapėt, nga ajo qė ishin tė ndaluar, Ne i shndėrruam nė majmunė tė pėrbuzur.

D.m.th, pėr shkak se kėta njerėz zunė peshk ditėn e shtunė, Allah-u i kthehu nė majmunė, por jo majmunė tė mirė, por nga ata tė pėrbuzurit!!!


9. Disa djem dhe qentė e tyre fjetėn pėr 309 vjet.

Sura 18:9-26

Pėr shkak tė pasazhit tė gjatė lexoni historinė vetė tek vargjet mė lart.
__________________
4:171. O ithtarė tė Kuranit, mos teproni nė fenė tuaj dhe mos thuani tjetėr gjė pėr Zotin dhe Muhamedin, pėrveē asaj qė ėshtė e vėrtetė. Muhamedi ishte ... (po e ndrrojme masi tha edhe u fye Preshevari nga e vėrteta) Ska dyshim se shumica prej jush janė kriminelė tė shfrenuar.
Savior Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-11-06, 22:51   #12
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

ha, ha ha , ha ha. Je bere shume i tepert. Shiko ndryshoje gjendjen tende, sepse Perendia nuk e ndryshon gjendjen e dikujt perderis ai vet nuk e ndryshon vetveten.


Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:13.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.