Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Bibla
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Bibla Besimtarėt qė i pėrkasin besimit tė Krishtere mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar mbi mėsimet e nxjerra nga Bibla dhe jeta



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 04-12-06, 21:44   #1
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Marie Tuci: “Zoti mė dha mėshirėn qė tė vdes e lirė”

Marie Tuci: “Zoti mė dha mėshirėn qė tė vdes e lirė”
Nga Anila Dushi



- Martirja e parė shqiptare e kohėve moderne qė dha jetėn pėr besimin fetar, do tė ishte 22 vjeēarja Marie Tuci, e cila u vra nga regjimi komunist mė 24 Shtator tė vitit 1950, plot 55 vjet mė parė.

- E mbyllėn nė njė thes sė bashku me njė mace tė tėrbuar dhe e goditėn me mjete te forta. Kur e nxorėn nga thesi ishte transformuar sa nuk njihej. U dėrgua nė spitalin e tė burgosurve nė gjendje tė mjerueshme e mė pas nė spitalin civil, pasi ishte falur nga shefi...

Marie Tuci: “Zoti mė dha mėshirėn qė tė vdes e lirė”

Marie Tuci ėshtė mbetet e vetmja femėr nė listėn e 40 martirėve shqiptarė mbi tė cilėt po kryhet proēesi dioqezan i kanonizimit pėr lumturimin e tyre. Nė bazė tė rregullit tė kishės pėr lumturimin kėrkohen pėr secilin dhjetė dėshmitarė qė ta kenė njohur, tė kenė parė, ose dėgjuar pėr martirizimin e tyre.
Marie Tuci ka lindur nė fshatin Ndėrfushėz te Mirditės mė 12 mars tė vitit 1928, nė njė familje fisnike e cila ishte shumė e lidhur me kishėn katolike. Ajo studioi nė shkollėn e mesme tė motrave stigmatine nė Shkodėr, dhe mė pas aspiruese pėr jetėn fetare. Nė vitin 1946 abat Frano Gjini e dėrgoi sė bashku me kushėrirėn e saj, Davida Gjonmarkaj (jeton akoma), si mėsuese nė shkollėn e Mirditės, pasi Maria dallohej pėr shpirtin luftarak e human, dhe dėshirėn pėr tu transmetuar dije tė tjerėve. Nė vitin 1946 sistemi komunist ndėrmori njė sėrė masash persekutuese ndaj atyre qė ushtronin besimin fetar. Maria i dėnoi kėto veprime duke u shprehur kundėr poshtėrimit qė i bėhej kishės katolike nga komunistėt. Kėta tė fundit mbyllėn urdhrin stigmatin i cili vepronte nė Shkodėr dhe veri nga viti 1879. U arrestua mė 10 gusht 1949, nė kohėn qė si probande pritej t'i bashkohej urdhėrit tė motrave stigmatine si murgeshė. Pas njė raprezalje tė sistemit komunist tė asaj kohe, lindur nga ekzekutimi i Bardhok Bibės sekretar i partisė komuniste nė Mirditė, familjet mė tė dėgjuara tė kėsaj zone u dėnuan, pėrfshi dhe ajo e Gjonmarkajve sė cilės Maria i pėrkiste. Nė tė njėjtėn ditė u arrestua dhe vėllai i saj, Mark Gjonmarkaj, i cili nuk e pa mė as tė gjallė, as tė vdekur Marien. Nė qelinė e burgut nuk hynte drita e diellit, ishte ftohtė dhe me shumė lagėshtirė.



Torturat e “shefit”

Por torturat pėr Marian lidhen me njė emėr. Ai ishte shefi i sigurimit tė asaj kohe Hilmi Seiti, i cili u magjeps nga bukuria e 22 vjeēares dhe mendoi se mund te abuzonte me tė sipas dėshirės, por kur hasi nė rezistencėn e saj, ai vendosi ta torturonte nė mėnyrėn mė ēnjerėzore. E mbyllėn nė njė thes sė bashku me njė micė tė tėrbuar dhe e goditėn me mjete te forta. Kur e nxorėn nga thesi ishte transformuar sa nuk njihej. U dėrgua nė spitalin e tė burgosurve nė gjendje tė mjerueshme, ku nga plagėt e marra nuk njihej. Nga spitali i burgut u dėrgua nė spitalin civil, pasi ishte falur nga shefi, ndėrsa vetė ajo nuk dinte se pėrse falej nga ky shef, pasi nuk kishte bėrė asgjė qė pėrbėnte faj. Nė ditėt e fundit qė kaloi nė spital vizitohej nga tė afėrmit e paktė, mes tė cilave dhe shoqja e kushėrira e saj Davida, qė punonte si infermiere. Nė fillim ajo nuk e ka njohur. Asaj Maria i ishte shprehur se shefi i sigurimit e kishte ēuar deri ne fund fjalėn e tij ku i kishte thėnė se “do tė katandis aq sa te mos njihesh”. Vajza e re ėshtė shprehur se e rėndėsishme pėr tė ishte qė Zoti i dha mėshirėn qė tė vdesė e lirė.

Mbushen 55 vjet nga vdekja e kėsaj martireje tė kishės, faji i vetėm i sė cilės ishte besimi nė Zot. Eshtrat e saj gjenden nė varrezat e Rrmajit sė bashku me ato tė babasė sė saj. Ndėrkohė, mėsohet se ėshtė drejt fundit proēesi i mbledhjes sė dėshmive pėr kanonizimin e saj. Janė 5 shoqe tė saj, pėrveē Marie Cepit e vdekur gjatė regjimit komunist qė e realizuan dėshirėn pėr tu bėrė murgeshė vetėm nė vitin 1991 - pasi sistemi ateist e ndėrpreu probandinėn e tyre, por ato kurrė nuk u martuan. Ato janė motėr Bulgareski, Kaleta, Pashkja, Kraja dhe Shestani tė urdhrit tė Motrave Stigmatine nė Shkodėr. Nėse pas dėshmive tė marra, Kisha Katolike do tė pranojė kanonizimin, probandja martire Marie Tuci do te jetė kandidatja shqiptare e radhės pėr lumturim, krahas sė lumes Nėnė Tereza.

Kujtime...

Njė e burgosur Olimbi Baruti, e cila ndau qelinė me Marijen dėshmon se nuk kishin ndėrresa dhe vetėm njė herė tė afėrmit e Maries u lejuan tė sjellin rroba pėr tė, dhe kėto ajo i ndau me shoqen e saj. Njė tjetėr dėshmitare e asaj kohe, Vita Matlia, e cila ndau dy muaj tė dėnimit me tė, shprehej se e vetmja mėnyrė per tu ngrohur nė qeli ishte pėrqafimi me njėra-tjetrėn.


__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 04-12-06, 22:24   #2
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

20-vjeēarja qė vdiq nė spital nga dhuna e gardianėve Mėsuesja qė u dėnua se kėndonte kundėr Enverit


Manjola Bregasi
E vetmja femėr nė listėn e martirizimit. Quhet Marie Tuēi. Sapo kishte kaluar tė 18-at kur u arrestua, pasi ishte pezulluar mė parė nga detyra e arsimtares. Akuzohej se kishte mbajtur qėndrim kundėr pushtetit popullor, duke zhvilluar takime edhe me persona tė arratisur, tė cilėt i kishte ndihmuar dhe strehuar.

E qė nga ky moment, vajza e re do tė provonte mbi trupin e brishtė tortura nga mė barbaret, tė cilat e ēuan drejt vdekjes sė sigurt. Duke kėrkuar mes dosjeve arkivore, pėr tė gjithė ata qė u dėnuan gjatė regjimit komunist, pėr shkak tė bindjeve tė tyre fetare dhe kundėrshtimit me doktrinėn e kuqe, studiuesi Dr. Pjetėr Pepa, nxori veē tė tjerave edhe dosjen me numėr 6646, qė i pėrket tė pandehurės, Marie Tuēi (Gjonmarkaj). Duhet theksuar qė nė fillim se ajo ėshtė mjaft e shkurtėr, thuajse as njė faqe e plotė celofani, ēka do tė thotė, rreth 15 faqe letėr gjithsej, me hetim, gjykim e vendim. “E ē’krim mundur tė kryente njė vajzė e re, qė futej nė kuvend nė moshėn 18-vjeēare? Kė mund tė vriste ajo me rruzaren dhe uratėt e saj?”, pyet studiuesi Pepa, nė faqet e librit qė po pėrgatitet tė nxjerrė pėr botim. “I vetmi faj i saj: ishte njė vajzė e bukur! Preteksti u gjet se ishte edhe murgeshė e vinte nga njė familje e rrezikshme, si ajo e Gjonmarkajve. Ajo, me guxim tė madh mbronte besimin e vet, Zotin tė cilit i besonte, dhe kundėrshtonte doktrinėn e komunizmit si ateizėm shkatėrrues”.
Dosja 6646
Marie Tuēi, e bija e Nikollės dhe e Dilės, 22 vjeē. Nga katundi Ndėrfushė i rrethit tė Rrėshenit, e pamartuar, me profesion studente, arrestuar me 5.X.1949, e pandehur:
“Pėr qėndrimin e saj kundėr pushtetit popullor ėshtė pezulluar nga detyra e arsimtares. Ka pasur takime me tė arratisurit Llesh Marku, Bibė Vokrri etj, tė cilėt i ka strehuar dhe furnizuar me ushqime. Ka bėrė edhe punėn e ndėrlidhėses mes tyre. Ka pasur dijeni pėr shumė elementė qė do tė arratiseshin dhe nuk i ka denoncuar. Ka popullarizuar kėngėn e kriminelėve me popullin e katundit, me anėn e sė cilės ata ofendonin pushtetin dhe udhėheqėsin e tij. Faji provohet plotėsisht nga vetė deponimet e saj, tė bėra para organeve tė hetuesisė, qė parashikohen nė bazė tė nenit 3, nr. 14 e 17 tė ligjit nr. 372 e ndėshkohen nga neni 17 i ligjit tė mėsipėrm. Prandaj, kėrkoj qė e pandehura tė thirret pranė asaj gjykate.
Nga deponimet nė hetuesi:
Marie Tuēi - 12.X.1949.
...Po, kangėn e kam dijtė, por nuk e di se kush e ka qitė...Mue ma ka thane Gjon Mark Ndou... kėnga kishte kėtė pėrmbajtje:
“Mbi bishat e kuqe, pėrmbi komunizėm
do tė triumfojė nacionalizmi,
Me armėt kreshnike, ecni moj rini,
Pėr tė ēliruar nanėn Shqipėri!
Neve, Shqipėrinė do ta ēlirojmė
Dhe para flamurit do t’parakalojmė
Llogari do tė japin para atdheut
Enveri, Tuku e Mehmet Shehu….
Kjo kėngė kėndohej me melodinė e kėngės sė hekurudhės “Se ē’po ēel agimi…”
Hetimet vazhdojnė
Marie Tuēi: Pėr Markun, tim vėlla, kur janė ba zgjedhjet e Komitetit tė Partisė nė Rubik, kemi qenė tue shetitė me tė e mė ka thanė, ec mos tė shetisim se janė shumė e po dalin e po na hedhin nė lumė. Mė ka pyet, a ėshtė Gjoni nė Sh’palė? Ndėr tjera, mė ka thanė se edhe mue tash po me arrestojnė, se kam ndie njė shok Sigurimi nė klub, tue thanė se edhe ky e ka punėn ekstra, se babė e axhė i ka pasė nė burg. Nė kundėrshtarėt ka kenė Nikollė Bardhoku e tė tjerė. Nė vitin 1949 kam kenė nė Shkodėr tek rrobaqepesi Gaspėr Tirana, bashkė me Gjon Mark Ndoun dhe kunatin tim, Frrok Pergegen nė shtėpinė e tij, pėr provė rrobash. Aty kam pa dy traktet qė, ndėr tė tjera, thoshin: “Vėllezėr e motra, oficerė e nėnoficerė, tė rinj e tė reja, burra e gra, bashkohuni nė luftėn kundėr komunizmit!”. Firmoseshin, njėra nga Organizata Nacionaliste e Maleve tė Veriut dhe tjetra Komiteti i Pėrgjithshėm Nacional.
Deponimet
Pėr bisedat me Nikollė Bardhokun, pakėnaqėsitė e shprehura prej tyre ndaj pushimit nga puna tė arsimtares etj., deklaron se si Frrok Pergega mė ka tregue se nji natė kanė gėrsite nė dritare nė dhomėn e burrave, tė arratisunit, kanė thirrė emrin e Ndreut, tė jatit i cili ka hapė dritaren, i ka dhanė bukė e njė tepsi peshk, ndėrsa tjerėt ishin fshehė nė kopsht. Nė grup ka qenė Llesh Mark Tuci e Ndre Prenga. I kanė kėrkue e ai ka dhanė edhe njė danė dhambėsh.
Procesi gjyqėsor
Gjykata e Lartė Ushtarake, nė pėrbėrje tė sė cilės janė: N/Kolonel Shuajp Panariti – Kryetar; Kap.I Nonda Papuli anėtar; Kap.II- Hydai Legjit- anėtar; nėn asistimin e prokurorit Hilmi Telegrafi, jep vendimin:
Me padinė penale tė ngritur nga Prokuroria Ushtarake e Ushtrisė Popullore, kundėr tė pandehurve:
1- Marije Tucit, e bija e Nikollės dhe e Dilės, vjeē 22, lindur e banuese nė katundin Ndėrfushė tė Rreshenit, studente, me arsim 4 klasė tė mesme, fshatare e mesme, a pamartuar, e padėnuar, arrestuar me 5.X.1949.
2-Gegė Gjini, i biri i Ndout dhe Marijes, vjeē 63, lindur e banues nė...analfabet..fshatar i varfėr...arrestuar mė 10.8.1949....
Tė akuzuar se: Marie Tuēi ka bėrė takime me tė arratisurit dhe ka bėrė pjesė nė njė grup kundėrshtar. Prokurori kėrkon deklarimin fajtor dhe dėnimin me tre vjet heqje lirie e punė tė detyruar. Gjykata vendos: dėnimin me tre vjet heqje lirie e punė tė detyruar. Nė bazė tė nenit 62 tė K.P. ia zbut kėtė dėnim me privim lirie dhe nė bazė tė nenit 68 tė K.P, i kthehet nė dėnim me kusht pėr 2 (dy) vjet kohe. (Pėr Gegė Gjinin – 2 vjet heqje lirie). Ky vendim ėshtė i formės sė prerė.
Dėshmite
Maria ishte inteligjente, guximtare, me besim e fe, lutej vazhdimisht edhe nė burg, ishte antikomuniste e vendosur. Njė herė nė muaj merrte ndėrresat qė ia dėrgonte e ėma pėrmes njė mikut tė vet e ato, Maria i ndante me shoqet e veta, sidomos myslimane.
Olimbi Baruti - bashkėvuajtėse
Dėshmi:
E kam pasur shoqe burgu pėr disa muaj. Pėr tė pėrballuar tė ftohtin, rrinim tė pėrqafuara gjatė me njėra-tjetrėn, pėr t’u ngrohur. Qelia ishte e mbushur me ujė, nga shiu qė pikonte deri te dyshekėt. U shtrua nė spital nė kushte tė mjerueshme e shumė rėndė. Ishte fryrė nė bark, ndoshta ascid, ndoshta peritonit tuberkular, kush e mori vesh. Nga spitali i tė burgosurve e transferuan nė spitalin civil. Gjatė periudhės qė ishte shtruar nė spital, e vizituan motrat Stigmatine dhe tė njohurit, vizita tė shpejta e vetėm me pak fjalė. Maria nuk njihej kush ishte e vetė ajo ia tha shoqes sė vet, Davidės, pak ditė para se tė vdiste: “U vėrtetua fjala e Hilmi Seitit, qė m’ka thanė “do t’baj qė mos t’njofin as familja jote!” I falem nderės Zotit qė ditėt e fundit po i kaloj e lirė!” Vdiq nė spitalin e Shkodrės, mė 24 shtator 1950. Trupi i saj u varros nė Shkodėr, nė varrezat katolike, sė bashku me tė atin.
Vida Matlia - bashkėvuajtėse...


__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:31.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.