Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Muzika
Emri
Fjalėkalimi
Muzika Degjojme,kendojme ,kercejme ... :-)

Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 28-12-06, 16:02   #1
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kenge dhe Breke

Kenge dhe breke

Qe ne Shqiperi ekziston nje perpjesetim i drejte mes zerit te kengetareve dhe veshjes se tyre, eshte ne gjendje ta degjoje e ta shohe cdo shqiptar me shqisa mesatare. Me sakte do te thote: me shume ze- me shume rroba, me pak ze- me pak rroba mbi vete.

Te shqetesohesh per gjera te tilla, ne nje kohe kur statusi i Kosoves, pra ceshtja jone kombetare, eshte e pazgjidhur, apo kur pritet te shemben rruge, pra kur civilizimi yne eshte i kercenuar, mund te duket ne mos cmenduri, te pakten mendjelehtesi. Njelloj si ata intelektualet ne Leningradin e rrethuar nga gjermanet, qe diskutonin per pesimizmin e Lermontovit.

Duke qene se edhe kenga eshte pjese e qyteterimit te nje kombi, nuk ka aresye perse te mos flitet, edhe per kete. Madje ne media po debatohet deri aty, nese duhen lene femijet te shikojne te pashoqeruar nga prindet klipet me kenge dhe me kengetare.

Sot ne bote nuk shitet dot as edhe nje cope djathe, pa treguar nje cope kembe, apo pjese tjeter te trupit femeror. Tanime qe edhe femrat disponojne fuqi blerese, ne spote publicitare kane zene e po zhvishen edhe burrat.

Keto imperative te tregut dhe te epokes, po i ndjek me shpejtesi edhe Shqiperia, edhe kenga shqiptare. Kenga tashme, eshte me shume nje dukuri e imazheve, sesa muzikore. E vecanta jone nuk qendron aq tek mungesa e talentit apo e zerit te nje pjese te atyre qe dalin e kendojne. Aq me pak ne ate, se sa u veshen apo sa u zhveshen ato.

Ne deshiren e sinqerte dhe legjitime per t'i shitur sa me shume kenget e tyre, femrat qe kendojne preken, ferkohen, pickerrojne syte, rrudhin buzet, hidhen, dredhin, dridhen, rrotullojne c'te munden. Ne mos neper krevate, do shtrihen neper lendina ose fusha me bar, por gjithnje siper nje carcafi prej atllasi E me gjithe sinqeritetin dhe legjitimitetin e kauzes, prapseprap, nuk arrijne te lene pershtypjen se objekti i tregtise se tyre eshte pikerisht kenga.

"Nuk jam rritur..."- u thote burrave njera dhe u del e veshur me nje zharetiere ylyver, para te ciles vajzat strip-tease, ngjajne si murgesha klauzure. Nje tjeter ka mesuar tek fallxhorja qe i shoqi e tradhton dhe ia merr hakun nepermjet nje minifundi, i cili perfundon ne zonat e saja "jugore". Nje tjeter lahet e shikuar nga nje mashkull qe me shume se i eksituar, ngjan me nje voyeur ne patologji e siper. etj, etj.

Edhe kengetaret meshkuj, nuk i shpetojne dot trend-it dhe psikozes kolektive. Teksa kendojne, duar femerore i ledhatojne pareshtur, packa qe me shume se sensuale, ato duar te kujtojne infermieret kur me pambuk ngjeshin tulet pas injeksionit.

Zhveshja, erotizmi dhe ne pergjithesi seksi, nuk i kane bere dem asnje shoqerie, pra nuk ka perse t'i bejne as asaj shqiptare. Te keqijat zakonisht, kane ardhur nga mbulimi dhe jo nga zbulimi, nga ndrydhja dhe jo nga clirimi. Nudizmi i antikitetit, si ideal i persosmerise hyjnore mbi toke, sot ka evoluar ne natyralizem, si menyre e gjetjes se paqes shpirterore ne shkrirje me natyren

"Mbingarkesa" e kenges, vjen ndofta ngaqe tek ne, akoma nuk jane ndare funksionet e saj nga ato te zhanreve te tjera te argetimit, ndofta nga mungesa e vendeve te specializuara per zhveshje, ose ekzibicione erotike .

Festivalet e kenges jane veprimtari ku kryesisht kendohet dhe me pak behet sfilate trupash, veshjesh intime,apo rrobash qe gjehen vetem ne sex shop. Te pakten, nga festivali i San Remo-s keshtu duket. Te reputuara per keto lloj performancash jane night club-et, cabarete etj. Ne "Les Folies Bergere" ne Paris, eshte zhveshur per vite te tera, plot hijeshi dhe inteligjence vete Mata Hary. Vetem se aty, si edhe kudo ne bote, kenget, kercimi dhe zhveshja, kane qene dhe jane te ndara. Ndryshe jane sex- club prive'. Cdokush qe merr rrugen per ne nje vend te tille, di cfare kerkon, cfare do gjeje, dhe cfare do beje.

Kenga nuk mund te sherbeje per te gjitha dhe kengetaret fiziologjikisht, shpirterisht dhe teknikisht nuk mund te jene dot shumefunksionale. Kush eshte predestinuar nga natyra apo nga Perendia per te kenduar, ben dhe i ben mire te kendoje. Kush per te kercyer, te kerceje. Kush per tu zhveshur, te zhvishet. Secili sipas talentit, secili sipas zanatit.

Korrieri

Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 29-12-06, 18:03   #2
Rammstein_1979
Nazist
 
Avatari i Rammstein_1979
 
Anėtarėsuar: 21-09-06
Vendndodhja: ka po keni qef ...Serbi Mali zi
Postime: 1,017
Rammstein_1979 i vlerėsuar jo keq
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Arb

...
haahaaaaahahha kengetaret shqiptare me shum kan talent per Striptiz se sa per muzik ..per ato e bejn ato ,,,kengetaret shqiptare kan deshir te reklamojn pjest e trupi ...kshtu e shfrytzojn rastin edhe i tregojn pjest e trupit edhe kinsee po kendojm kem talent per art ...kto ne pergjithsi s'kan lidhje me Art.
Rammstein_1979 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-12-06, 20:22   #3
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nje korrigjim nuk ka me breke, por vetem tanga, apo sic i thoni ju mercedezka. Shitet me shume albumi me tanga se me brekushe.

:P :P :D
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-02-07, 23:36   #4
Amina
Miss Buzeqeshja
 
Avatari i Amina
 
Anėtarėsuar: 16-10-06
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 4,846
Amina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Po ne shumicen e rasteve,e mbi te gjtha tek muzika shqipetare, zhveshja perdoret per te zgjuar vemendjen e shikuesit. Ne qofte se nuk e ben zeri e ben zhveshja, aq e thjeshte eshte kjo!

Po besoj se ky fakt do te len pasoja tek gjeneratat e reja, se edhe femija deshiron te jet nje Adelina apo Nora e dyt.
E ku do ta qoj vendin kjo?

Te shohim!?
__________________
"Someone like You....."
Amina Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-02-07, 14:58   #5
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

ahahahaha,POSTIM I FORTE---COOOOOL.

.
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga ARVANITI
Nje korrigjim nuk ka me breke, por vetem tanga, apo sic i thoni ju mercedezka. Shitet me shume albumi me tanga se me brekushe.

:P :P :D
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-03-08, 16:00   #6
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kenge dhe Breke

As ky dimen s'ka marr i ftohte per Kengetarucet tona. Flaka u pat dal edhe ksi dimni. Prite veren tash kush se...

Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju

Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt

1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:31.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.