Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 16-06-07, 15:39   #1
admin
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Bota arabe

Bota arabe
Nga: Fareed Zakaria

Gjithmonė ndodhė e njėjta gjė—dhe i njėjti tregim dėshpėrues. Njė diplomat i lartė amerikan hyn nė njėrin prej pallateve tė mėdha nė Heliopolis, nė afėrsi tė Kajros nga ku presidenti Hosni Mubarak e sundon Egjiptin. Duke ecur nėpėr korridore tė mermerta dhe madhėshtore dhe duke kaluar kolonat e rojeve tė sigurisė, ai arrin nė njė dhomė pritjeje formale ku pritet me miqėsi tė madhe nga presidenti Egjiptian. Dy burrat flasin me pėrzemėrsi pėr marrėdhėniet e ShBA-ve me Egjiptin, pėr ēėshtjet rajonale dhe pėr gjendjen e procesit tė paqes ndėrmjet palestinezėve dhe Izraelit. Pastaj mysafiri amerikan me stil ngre ēėshtjen e tė drejtave tė njeriut dhe sugjeron qė qeveria e Egjiptit duhet t’i pakėsoj disidentėt politikė, duhet tė lejoj mė shumė liri tė shtypit dhe tė ndaloj sė burgosuri intelektualėt. Presidenti Mubarak reagon me nervozizėm duke thėnė qė “nėse e bėj atė qė ju kėrkoni, fundamentalistėt do ta marrin nė dorė Egjiptin. A ėshtė kjo ēfarė ju dėshironi?” Diplomati nuk pajtohet dhe biseda kthehet prapa te zhvillimi i fundit nė procesin e paqes.

Gjatė dekadės sė fundit, amerikanėt dhe arabėt kanė pasur shumė shkėmbime tė kėtilla. Kur presidenti Bill Klinton kėrkoi nga Arafati qė ta nėnshkruaj planin e paqes nė Kemp Dejvid nė Korrik tė vitit 2001, raportohet se Arafati ėshtė pėrgjigjur me kėto fjalė, “ Nėse e bėj atė qė ju dėshironi, Hamasi do tė jetė nė pushtet nesėr”. Zėdhėnėsi mė i qartė i Monarkisė Saudite Pinci Bandar bin Sultan shpesh ua pėrkujton amerikanėve qė nėse ata i bėjnė shumė presion qeverisė sė tij, alternativė e mundshme e regjimit nuk ėshtė njė demokraci xhefersoniane por njė teokraci Islamike.

Kjo frikė—Frika nga Alternativa (FOTA)—e ka paralizuar politikėn e jashtme amerikane nė Lindjen e Mesme. Nė krahasim me gati ēdo pjesė tjetėr tė botės, ku Shtetet e Bashkuara pėr tri dekada me radhė kanė bėrė presion pėr reforma ekonomike dhe politike—nganjėherė shumė mė ngadalė sesa do tė dėshironin demokratėt—nė kėtė rajon ShBA-tė i kanė ikur ēdo lloj konfrontimi tė tillė. Lindja e Mesme ėshtė njė pėrjashtim i madh nė politikėn e jashtme tė ShBA-ve.

Rezultatet janė tė qarta. Lindja e Mesme sot qėndron nė njė kontrast tė plotė me pjesėn tjetėr tė botės, ku liria dhe demokracia kanė zėnė rrėnjė gjatė dy dekadave tė kaluara. Studimi i fundit vjetor, i nxjerrė sė voni nė revistėn “New York’s Freedom House” zbulon se 75% e shteteve tė botės tani janė “tė lira” ose “pjesėrisht tė lira”. Nga shtetet e Lindjes sė Mesme vetėm 28% mund tė cilėsohen si tė tilla, njė pėrqindje e cila ka rėnė gjatė 20 viteve tė fundit. Nė krahasim me kėtė, mė shumė se 60% e shteteve tė Afrikės tani janė tė lira ose pjesėrisht tė lira.

Arsyeja fillestare pėr kėtė qasje “mos prek” nė Lindjen e Mesme ka qenė nafta, pastaj Izraeli. Shtetet e Bashkuara janė tė tmerruara nga perspektiva e kaosit nė parajsėn arabe tė naftės. ShBA-tė po ashtu kanė menduar qė diktatorėt mund tė sigurojnė njė paqe mė tė sigurt me Izraelin sesa qė kėtė mund ta bėjnė demokratėt. Por tani, mbi tė gjitha, Uashingtoni shqetėsohet rreth ndryshimit—FOTA. Monarkėt dhe diktatorėt janė tė zgjuar qė gjithmonė tė na pėrkujtojnė qė pėrkundėr gabimeve tė tyre, ata janė mė tė mirė sesa alternativa.

Pjesa mė e hidhur e kėsaj ėshtė se ėshtė e mundshme qė ata kanė tė drejtė. Aleatėt e Amerikės nė Lindje tė Mesme janė autokratė, tė korruptuar dhe tė ashpėr. Por prapėseprapė, janė mė liberalė, mė tolerantė dhe mė pluralistė se tė tjerėt qė do tė mund t’i zėvendėsonin ata. Sikur tė ishin mbajtur zgjedhjet me votime nė Arabinė Saudite me Mbretin Fahd dhe Osama bin Laden-in, nuk do tė mund tė veja bast nė fitoren e Lartmadhėrisė sė Tij Mbretėrore. Vitin e kaluar princi i Kuvajtit, i nxitur nga Amerika, propozoi qė femrave t’u njihet e drejta pėr tė votuar. Por parlamenti i zgjedhur nė mėnyrė demokratike—i mbushur me fundamentalistė islamikė—e refuzoi iniciativėn nė mėnyrė tė prerė. Njė dinamikė e njėjtė ėshtė evidente edhe nė mbretėritė e Gjirit Persik qė nga Arabia Saudite e deri tek Bahrejni. Nė Jordani dhe Marok, pothuaj nė ēdo ēėshtje politike, monarkėt janė mė shumė liberalė sesa shoqėritė tė cilat ata i sundojnė. Nė Autoritetin Palestinez, Hamasi ka mė shumė mbėshtetje popullore sesa qė ka Organizata pėr Ēlirimin e Plastinės, e veēanėrisht nga tė rinjtė. Shumica e kėtyre fundamentalistėve islamikė janė demokratė tė rremė.

Ata me kėnaqėsi do tė vinin nė pushtet pėrmes zgjedhjeve por pastaj do tė vendosnin diktaturėn e tyre. Do tė ishte njė njeri, njė votė, njė herė. Mendo reagimin e arabėve ndaj video-incizimit tė Bin Ladenit. Shumica e qeverive tė rajonit menjėherė vėrejtėn qė kaseta dukej se ishte e vėrtetė dhe se vėrtetoi qė Bin Ladeni ishte fajtor. Princi Bandar lėshoi njė deklaratė qė thoshte, “Kaseta paraqet fytyrėn mizore dhe jonjerėzore tė njė vrasėsi kriminal qė nuk ka respekt pėr shenjtėrinė e jetės njerėzore ose tė parimeve tė besimit tė tij”. Krahaso kėto reagime me ato tė klerikut saudit Shaikh Muhammad Saleh, njė opinion disidenti qė thotė, “Mendoj qė ky incizim ėshtė i falsifikuar”, ose Abdul Latif Arabiat-it, udhėheqės i Partisė Qendrore Islamike tė Jordanisė, Fronti pėr Veprim Islamik, i cili shpjegoi , “A me tė vėrtetė amerikanėt mendojnė qė bota ėshtė aq e trashė sa ta besoj qė kjo audio kasetė ėshtė dėshmi”? Nė shumicėn e shoqėrive disidentėt detyrojnė shtetin e tyre qė tė shikojė shumė dobėsitė e veta. Nė Lindjen e Mesme, demokratėt janė tė parėt tė cilėt jetojnė nė fantazi, mospranim dhe iluzion. Mediat shtetėrore nuk kanė nevojė qė tė promovojnė teori tė ēmendura komploti rreth rolit tė fshehtė tė MOSAD-it nė bombardimin e Qendrės Tregtare Botėrore ose tė fabrikimeve tė video-kasetave tė Bin Ladenit nga ana e CIA-sė. Stacioni “i lirė” televiziv Al-Jazeera e bėnė kėtė vullnetarisht—dhe publiku e pranon atė me vrull.

Amerika pėrballet me njė problem tė ēuditshėm. Ne jemi mėsuar tė mendojmė pėr demokracinė si diēka tė mirė dhe pėr diktaturėn si diēka tė keqe, por nė Lindjen e Mesme ne pėrballemi me njė botė tė kthyer sė prapthi. I zėnė ndėrmjet shteteve autokratike dhe shoqėrive joliberale, ngasja ėshtė qė dikush tė heq dorė me zhgėnjim dhe tė largohet. Nė tė vėrtetė, shumė vėzhgues tė urtė kanė bėrė pikėrisht kėtė, duke argumentuar qė detyra jonė duhet tė jetė thjesht shkatėrrimi i Al-Kaidas dhe i grupeve si ajo. Kjo ndoshta i shtynė arabėt tė mendojnė pėr shoqėritė e tyre dhe tė bėjnė disa pyetje tė vėshtira, por kjo ėshtė punė e tyre.

Fitorja ushtarake ėshtė me tė vėrtetė thelbėsore. Sipas frazės sė Edmund Durkesė, Islami politik radikal ėshtė njė “doktrinė e armatosur”. Njėjtė si doktrinat tjera tė armatosura para tij—fashizmi, p.sh.—ai mund tė diskreditohet vetėm atėherė kur tė mundet. Kur Adolf Hitleri ishte nė ngritje dhe duke pėrparuar nė vitet e 1930-ta, dhjetėra milionė njerėz nė Evropė dhe rreth botės admiruan fuqinė dhe vizionin e tij. (Fėmijė tė porsalindur nė Amerikė latine dhe Turqi emėroheshin Adolf si respekt ndaj tij.) Kur Nazizmi u shkatėrrua, ata shpejt e braktisėn kauzėn e tij. (Fėmijėve u viheshin emra tė rinj). Bin Ladeni e kupton shumė mirė fuqinė e suksesit. Nė video-incizimin e tij, duke folur pėr valėn e madhe tė epėrsisė sė kauzės sė tij pas 11 Shtatorit, ai tha njė realitet, “Kur njerėzit e shohin njė kalė tė fortė dhe njė tė dobėt, nga natyra ata do ta dėshirojnė kalin e fortė”. Amerika duhet tė siguroj qė njerėzit si Bin Ladeni gjithherė tė shikohen si kuaj tė dobėt, madje mė mirė tė ngordhur fare.

Shtetet e Bashkuara, duke qenė se kanė shkatėrruar ndenjėn e suksesit tė Bin Ladenit, ato tani kanė mundėsinė e veēantė pėr tė vazhduar drejt fitores dhe “ tharjes sė moēalit” tė ekstremizmit islamik. Kjo nėnkupton ēuarjen e luftės tek burimi i saj i vėrtetė qė nuk ėshtė Afganistani por Arabia. Uashingtoni nuk mund tė ik nga rajoni. Nafta, lidhjet strategjike dhe historia do ta vėrtetoj pjesėmarrjen tonė tė vazhdueshme. Ne do tė vazhdojmė ta ndihmojmė regjimin egjiptian, ne do tė vazhdojmė ta mbrojmė Monarkinė Saudite dhe ne do tė vazhdojmė tė zhvillojmė negociatat ndėrmjet Izraelit dhe palestinezėve. Pyetja e vėrtetė ėshtė, a duhet tė kėrkojmė diēka nė kėmbim? Shtetet e Bashkuara duke mos i shtyrė kėto regjime do tė bėnin njė vendim tė vetėdijshėm qė ti lėnė gjėrat tė qėndrojnė ashtu siē janė—qė dhe njėherė tė zgjedhin “stabilitetin”. Por ėshtė tmerrėsisht e qartė qė situata e tanishme ėshtė tepėr e paqėndrueshme. Madje edhe nėse shikohet nga njė perspektivė e ngushtė strategjike, ėshtė nė interes imediat tė Amerikės tė mundohet qė tė bėj regjimet e Lindjes sė Mesme mė pak tė prira pėr tė shtuar fanatizmin dhe terrorin. E vetmja rrugė pėr tė bėrė kėtė ėshtė tė bėhen kėto regjime mė shumė legjitime nė sytė e popujve tė tyre.

Nė fillim tė kėsaj Shtetet e Bashkuara duhet tė shquajnė qėllimet e veta. Ne nuk kėrkojmė dėmokraci nė Lindje tė Mesme—sė paku deri tani. Ne sė pari kėrkojmė atė ēka mund tė quhet parakusht pėr demokraci, ose ēka unė e kam quajtur “liberalizėm kushtetor”—pushtet i ligjit, tė drejta individuale, gjyqe tė pavarura dhe ndarje tė kishės nga shteti. Nė botėn perėndimore kėto dy ide janė fokusuar sė bashku –prandaj janė “demokraci liberale”—por tė dallueshme nė mėnyrė analitike dhe historike. Britania dhe Shtetet e Bashkuara, tė dyja kanė qenė tė qeverisura nga ligji nė tė cilin tė drejtat e njeriut janė respektuar mirė para se ato tė bėhen demokraci tė plota elektorale. Ne nuk duhet tė presim qė ajo e cila mori qindra vite qė tė ndodhė nė Perėndim do tė ndodhė brenda natės nė Lindjen e Mesme.

Qartėsimi i qėllimeve tona imediate nė tė vėrtetė i bėnė ato mė lehtė tė arritshme. Regjimet nė Lindje tė Mesme do tė jenė tė kėnaqura ta dinė qė ne nuk do tė mundohemi t’i detyrojmė ato tė bėjnė zgjedhje elektorale nesėr. Ato do tė jenė mė pak tė kėnaqura qė ne nė mėnyrė tė vazhdueshme do t’i shtyjmė ato pėr njė sėrė ēėshtjesh tjera. Pika strategjike e bisedave me aleatėt tanė duhet tė jetė qė ata ta ndjekin premtimin qė “tė mos bėjnė dėm”. Monarkia Saudite duhet tė jap urdhėr pėr rishikim tė plotė dhe tė hollėsishėm tė financimit tė saj (publik dhe privat) tė ekstremizmit Islamik, qė ėshtė tani eksporti i dytė mė i madh i mbretėrisė tek pjesa tjetėr e botės. Ajo duhet tė frenoj liderėt e saj religjiozė dhe edukativė dhe t’i detyroj ata tė ndalin sė pėrkėdheluri fanatizmin. Nė Egjipt, ne duhet tė kėrkojmė nga Presidenti Mubarak qė tė insistoj qė shtypi i kontrolluar nga shteti tė ndalė deklarimet anti-amerikane dhe anti-semitike, tė ndalė mbulimin me lavdi tė bombarduesve vetėvrasės dhe tė filloj hapjen pėr zėra tė tjerė nė vend. Nė Katar ne duhet tė kėrkojmė nga princi, i cili hapi kanalin televiziv Al-Jazeera, qė nė rrjetin televiziv tė tij tė paraqiten fytyra tė pėrgjegjshme dhe tė moderuara aq sa paraqiten ato ekstremiste dhe simpatizantė tė Bin Ladenit. Asnjėra nga kėto nuk do ta prodhojė demokracinė, por do ta vonojė pėrhapjen e zėrave dhe pikėpamjeve joliberale.

Tė gjithė kėta janė hapa tė rėndėsishėm, por ata janė tė pėrkohshėm, janė pėrpjekje pėr tė derdhur ujė nė njė kulturė tė zjarrtė. Rruga mė e qėndrueshme pėr reformim do tė jetė ajo ekonomike. Pėrgjatė tri dekadave tė kaluara ka pasur njė motiv tė shquar nė progresin e lirisė politike nėpėr botė. Ato shtete tė cilat kanė kaluar nga diktatura nė demokraci me sukses tė madh qė tė gjitha kanė udhėtuar nėpėr tė njėjtėn rrugė, si –Spanja, Portugalia,Kili, Tajvani, Koreja Jugore dhe Meksika.

Regjimet sė pari liberalizuan ekonominė, jo pa ndonjė dėshirė pėr tė zgjeruar lirinė por mė shumė sepse ato dėshiruan tė bėhen tė pasura. Por ky ekspansion i lirisė ekonomike pati efekte graduale mė tė mėdha sesa qė u parashikuan. Reforma ekonomike nėnkuptoi fillimin e njė pushteti tė vėrtetė tė ligjit—kapitalizmi kėrkon marrėveshje—hapje ndaj botės, mundėsi pėr tė arritur tek informatat dhe ndoshta mė me rėndėsi, zhvillim tė klasės sė biznesit.

Karl Marksi ka qenė gabim pėr shumicėn e gjėrave, por ai ka pasur tė drejt kur ka thėnė qė njė klasė e pavarur e biznesmenėve ėshtė ēelės pėr demokracinė liberale. (Natyrisht ai nuk e ka thėnė kėtė si kompliment). Biznesmenėt kanė hise nė hapje, nė ligje dhe nė stabilitet. Ata dėshirojnė qė shoqėritė e tyre tė modernizohen dhe tė ecin pėrpara sesa tė qėndrojnė tė mbėrthyer nė fraksionizėm dhe luftė. Nė vend tė romancės sė ideologjisė, ata kėrkojnė realitetin e progresit material. Nė Lindjen e Mesme sot ka shumė njerėz tė shpenzuar nga ėndrrat politike dhe shumė pak tė interesuar nė plane praktike. Ka njė klasė dominuese tė biznesit atje, por ėshtė ajo e cila i detyrohet pozitės sė vet tė naftės ose lidhjes me familjet mbretėrore. Pasuria ėshtė e feudalizmit, jo kapitalizmit, dhe efektet e saj politike mbesin po ashtu feudale. Njė klasė biznesi ndėrmarrėse do tė ishte forca e vetme mė e rėndėsishme e ndryshimit nė Lindje tė Mesme, duke shtyrė pėrpara tė gjitha tė tjerat. (Palestinezėt, tragjikisht, kanė qenė tregtarėt mė tė mirė tė rajonit pėr njė kohė tė gjatė dhe ka tė ngjarė se do t’i pėrgjigjeshin me shpejtėsi shanseve tė reja ekonomike sikur ata tė mund tė lenin intifadėn prapa tyre). Pėrfundimisht, kėtė betejė duhet ta bėjnė njerėzit e Lindjes sė Mesme, qė ėshtė arsye pėrse atje ka nevojė tė ketė disa grupe brenda kėtyre shoqėrive tė cilat thėrrasin dhe pėrfitojnė nga reformat ekonomike dhe politike.

Kjo nuk ėshtė njė ide aq fantastike sa tingėllon. Atje tashmė ka njė aktivitet ekonomik tė vėrtetė nė disa pjesė tė Lindjes sė Mesme. Jordania ėshtė bėrė anėtare e WTO (Organizata Botėrore Tregtare), ka nėnshkruar njė marrėveshje tregtie mė Shtetet e Bashkuara, ka privatizuar industritė kyēe dhe madje ka inkurajuar pėrpjekjet tejkufitare pėr biznes me Izraelin. Egjipti ka bėrė disa pėrparime nė rrugėn pėr reformim. Nė mesin e shteteve tė pasura me naftė, Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po mundohen ta largojnė vetveten nga varėsia nė naftė. Dubai, pjesė e EBA, tashmė e ka ulur pėrqindjen e naftės nė gati 8 pėrqind tė GDP-sė sė vetė dhe nė mėnyrė publike ka shpallur qėllimin e vet pėr tu bėrė “Singapori i Lindjes sė Mesme”. (Do tė kishte qenė mirė ta imitonte tolerancėn religjioze dhe etnike tė Singaporit pėr minoritetet). Madje dhe Arabia Saudite e pranoi qė ekonomia e saj mund tė ofroj vetėm njė punė nė ēdo tre tė rinj qė po bėhen fuqi punėtore. Nė Algjeri, presidenti Abdel Aziz Bouteflika mė dėshpėrim dėshiron investimet e huaja qė ta pėrmirėsojnė ekonominė e tij tė copėzuar. Ne duhet ta mirėpresim kėtė pėrpjekje. Nevoja ekonomike mund tė jetė nėna e reformės. Por Uashingtoni duhet tė insistoj pėr reformat e vėrteta—kode tė reja ligjore, rregulla tė reja, privatizim—para se tė japin ēfarėdo inkurajimi FMN-it apo sektorit privat pėr t’u angazhuar nė kėto shtete. Mė mirė tė kesh dy shtete tė cilat janė reformiste tė vėrteta sesa 20 programe mashtruese.

Nėse do tė mund tė zgjedhnim njė vend ku do tė mund tė bėnim presion tė madh pėr reforma, ai duhet tė jetė Egjipti. Jordania ka njė sundues mė pėrparimtar; Arabia Saudite ėshtė mė shumė kritike pėr shkak tė naftės sė saj. Por Egjipti ėshtė shpirti intelektual i botės arabe. Nėse ai do tė bėnte progres ekonomik dhe politik, do tė argumentonte me mė shumė fuqi sesa ēdo ese ose fjalim qė Islami ėshtė i pėrputhshėm me modernizmin dhe qė arabėt mund tė zhvillohen nė botėn e tanishme. Nė Azinė Lindore, suksesi ekonomik i Japonisė tregoi qė ėshtė njė shembull i fuqishėm tė cilin tė tjerėt nė rajon e shikuan dhe e ndoqėn. Lindja e Mesme ka nevojė pėr njė shembull tė tillė tė suksesit. (Pėr kėtė, administrata e presidentit Bill Klinton kishte nisur njė iniciativė ekonomike tė nivelit tė lartė pėr Egjiptin pėrgjatė kėtyre vijave, por regjimi egjiptian qe nė gjendje ta ndaloj atė).

Kur ulemi pėr tė biseduar me kėto regjime, nė mėnyrė tė pashmangshme ne do tė kthehemi tek FOTA, Frika nga Alternativa. Regjimet do tė na pėrkujtojnė qė ato nuk mund tė bėjnė gjithė atė qė ne kėrkojmė sepse fundamentalistėt do tė vijnė nė pushtet. Ne nuk duhet t’u besojmė atyre. Pushtetarėt e Lindjes sė Mesme nuk janė politikanė demokratė qė ndjekin atė ēka kėrkon populli i tyre. Ata janė diktatorė. Nė fund tė fundit, nėse Mubaraku ėshtė aq i afėrt me popullin e tij, pėrse do t’i duhej atij ti arrestonte, torturonte dhe t’i vriste qindra njerėz pėr tė qėndruar nė pushtet? Kėta njerėz ia kanė frikėn njė populli tė cilin mezi e njohin.

Rėndėsinė mė tė madhe tė cilėn e ka fundamentalizmi ėshtė sepse ai ėshtė alternativa—njė alternativė mistike, utopike—pėr realitetin fatkeq tė cilin shumica e njerėzve nė Lindje tė Mesme e jetojnė. Pėrshtatja e kėtyre forcave—pėr aq kohė sa ato janė jo tė dhunshme—ka efektin e zbutjes sė tyre, sjelljes sė tyre nė sistem. Askush nuk po flet pėr kalimin nė demokraci brenda natės. Nė Egjipt, pėr shembull, parlamenti ėshtė plotėsisht pa pushtet. Deri tani fundamentalistėt muslimanė nuk mund tė marrin pjesė hapur nė zgjedhje pėr tė hyrė nė tė. Kjo i ka bėrė ata mė shumė ekstrem dhe ka shtuar reputacionin e tyre si hero tė persekutimit. Pak regjime tė cilat kanė filluar tė lejojnė disa mospajtime mendimesh brenda sistemit—Jordania dhe Maroku—janė nė njė gjendje shumė mė tė mirė.

Kudo qė fundamentalistėt myslimanė kanė qenė tė pėrfshirė nė politika tė zakonshme—Bagladeshi, Pakistani, Turqia, Irani—shkėlqimi i tyre ėshtė shuar. Njerėzit e kanė kuptuar qė rrugėt prapėseprapė duhet tė pastrohen, financat e qeverisė duhet tė menaxhohen dhe arsimimi duhet tė ndiqet. Mullatė mund tė predikojnė, por ata nuk mund tė sundojnė. Pėr kėtė arsye, Irani mund tė jap shpresėn mė tė madhe pėr demokraci liberale dhe politikė shekullare nė lindje tė Mesme. Iranianėt janė tani imunė ndaj thirrjes sė fundamentalizmit Islamik, duke qenė se kanė jetuar nėn sundimin e tij. Mund tė marrė edhe njė dekadė ose dy dhe njė kohė aq e gjatė, nė njė rrugė—tė papėrshtatshme—dhe tė ngadalshme, ėshtė e rrezikshme pėr shtetet si Egjipti dhe Arabia Saudite. Por nėse kėto regjime krijojnė hapėsirė politike dhe i detyrojnė armiqtė e tyre fundamentalistė tė ballafaqohen mė shumė me realitete praktike sesa me vėrtitje ėndrrash, ata do ta kuptojnė qė kjo nuk bėnė tjetėr pėrveē dobėsimit tė tėrheqjes sė ekstremizmit. Fundamentalistėt Islamik duhet tė ndalohen sė shikuari si heronj tė largėt dhe nė vend tė kėsaj tė shihen si politikanė lokal.

Tip O’Neill, njė politikan i pėrkryer, tha njėherė qė tė gjitha politikat janė lokale. Frustrimet e arabėve tė zakonshėm nuk janė rreth pėrleshjes sė civilizimeve ose ngritjes sė McDonaldsit ose tė politikės sė jashtme imperiale tė ShBA-ve. Ato janė njė pėrgjigje ndaj jetesės nėn regjime pėrēmuese dhe represive me pak mundėsi ekonomike dhe pa shprehje tė mendimeve politike. Ata e fajėsojnė Amerikėn pėr pėrkrahje tė kėtyre regjimeve. Ata tė cilėt mendojnė se ky problem ėshtė i veēantė pėr botėn Arabe ose se arabėt nuk do tė ndryshojnė kurrė, le ta kujtojnė qė 25 vite mė parė protestat mė tė fuqishme anti-amerikane kanė ndodhur nė shtetet si Kili, Meksika dhe Koreja e Jugut. Arsyet qenė tė njėjta—njerėzit urrenin regjimet tė cilat i sundonin ata dhe ata e konsideronin Amerikėn si mbėshtetėse tė kėtyre regjimeve. Mė pastaj, kėto regjime u liberalizuan, jetėt e njerėzve u pėrmirėsuan, reforma politike pasoi atė ekonomike dhe ndenjat anti-amerikane u transformuan nė protesta tė zakonshme kundėr amerikanizimit tė kulturės sė tyre. Me rėnien e Osama Bin Ladenit, ka tė ngjarė qė Lindja e Mesme do tė lėvizė nė tė njėjtin drejtim; dhuna, ektremizmi religjioz dhe terrorizmi do tė largohen nga kultura politike dhe nė vend tė kėsaj, njerėzit e saj mund ti bashkangjiten shqetėsimit tė pjesės tjetėr tė botės rreth kėrcnimit nga McDonaldsi dhe “BayWatch-i”. Ky lloj anti-amerikanizmi do tė jetė njė shenjė e njė kulture tė shėndoshė politike.



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga admin : 16-06-07 nė 15:47
  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 16-06-07, 18:12   #2
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga admin
Bota arabe
Nga: Fareed Zakaria

Kur presidenti Bill Klinton kėrkoi nga Arafati qė ta nėnshkruaj planin e paqes nė Kemp Dejvid nė Korrik tė vitit 2001, raportohet se Arafati ėshtė pėrgjigjur me kėto fjalė, “ Nėse e bėj atė qė ju dėshironi, Hamasi do tė jetė nė pushtet nesėr”. Zėdhėnėsi mė i qartė i Monarkisė Saudite Pinci Bandar bin Sultan shpesh ua pėrkujton amerikanėve qė nėse ata i bėjnė shumė presion qeverisė sė tij, alternativė e mundshme e regjimit nuk ėshtė njė demokraci xhefersoniane por njė teokraci Islamike.




"Dalengaldale po vjen behari, dalengadale..." e dalengadale edhe ty, po te del gjumi si duket!!!!!

Pergjegjjet e lidereve arabe jane shume te sinqerta, dhe jane per t'u marre seriozisht. Fatekeqesisht mendoj se disa nga qeveritaret amerikane, kane probleme me shqisen e te degjuarit, se perndryshe nuk di si ta sqaroj shkembimin e qeverise laike te Sadamit per islamistet e tanishem ne Irak.

Pas vdekjes se Arafatit, dhe percarjeve mes Fatahut (te Arafatit), dhe Hamasit islamist, sot jemi deshmitar te saktesise se fjaleve te Arafatit; Hamasi ne pushtet dhe okupimi i popullit Plastinez jo vetem nga Izraeli, por edhe nga vete diktatura religjioze e Hamasit!!!
Sot ne Palestine, populli proteston kunder roberise jo vetem ne adrese te Izraelit, por edhe ne adrese te vete Hamasit!!!

Demokracia e stilit perendimor, nuk eshte zgjidhje per shume shtete ne Bote!!!
Rast konkret qe flet se presioni/perzierja e jashtme ne llogari te DEMOKRATIZIMIT te shoqerise, nuk funksionon ne boten arabe, eshte Iraku!!!
"Demokracia" ne nje shoqeri te tille perkthehet ne LIRI per te ligjeruar dhune, urrejtje, intolerance, mllef dhe pezem ne drejtim te secilit qe nuk i pershtatet agjendes sate.
"Demokracia" ne nje shoqeri te tille perkthehet ne MUNDESI te pafund per te sulmuar me te dobetin ne cdo menyre.
rezultati: nje kaos, qe nuk i dihet zgjidhja...
te degjosh rekomandimet e liderve te Botes arabe per Irakun, perseri tingellojne me te mencura sesa diskurset, fjalimet idealiste per nje njefare "demokratizmi te shoqerise irakiene" qe vijne nga disa diplomate perendimore; Zgjidhje per Irakun mund te jete vetem nje lider(diktator) qe me force do te krijoj rend e rregull!!!

a e ka pyetur veten dikush; ku ishin/cka benin ektremistet e sotem te llojit zarkawi ne kohen e saddamit????
shumica e ektremisteve qe po djegun/shkaterrojne cdo gje ne kete shtet, ishin prezent dhe jetonin krejtesisht jete te rregullt ne Irak; DEMOKRACIA amerikane, mungesa e shtetit policor dhe opresionit ligjor, u ka mundesuar individeve te tille me ambicie te semura, te vijne sot ne shprehje dhe te realizojne bindjet e tyre ektremiste!!!







__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:50.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.