Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 29-07-07, 23:16   #1
xnjeri
 
Anėtarėsuar: 26-12-06
Postime: 256
xnjeri i njohur pėr tė gjithėxnjeri i njohur pėr tė gjithėxnjeri i njohur pėr tė gjithėxnjeri i njohur pėr tė gjithėxnjeri i njohur pėr tė gjithėxnjeri i njohur pėr tė gjithė
Gabim Bashkėshortja Juaj Ėshtė E Gjithė Bota Pėr Ty

Pėrshėndetje shoqėri mu dukė interesant andaj edhe e postova...ndoshta ju pelqen edhe juve


BASHKĖSHORTJA JUAJ ĖSHTĖ E GJITHĖ BOTA PĖR TY



Shkruar nga i panjohur

e enjte, 17 maj 2007


















Kur tė martohesh, nuk merr vetėm grua, por e merr gjithė botėn. Prej kėtij momenti e tutje, ajo ēdo ditė do tė jetė partneri yt, shoqėruesi yt dhe shoku yt mė i ngushtė.

Ajo do tė ndajė momentet me ty, do tė ndajė ditėt, lotėt. Ajo do tė ndajė kėnaqėsinė dhe dėshpėrimin me ty, sukseset dhe dėshtimet, ėndrrat dhe frikat. Kur tė sėmuresh ajo do tė kujdeset mė sė miri pėr ty, kur tė duhet ndihmė, ajo do tė bėjė ēmos pėr ty.

Kur tė kesh ndonjė sekret, ajo do ta ruajė; kur tė duhet kėshillė, ajo do ta jep kėshillėn mė tė mirė. Ajo ēdoherė do tė jetė me ty: kur tė ngrihesh nė mėngjes, gjėnė e parė qė sytė e shohin ėshtė ajo; gjatė ditės ajo do tė jetė me ty, nėse pėr ndonjė moment ajo nuk ėshtė me ty fizikisht, ajo do tė mendojė pėr ty, duke u lutur pėr ty me gjithė zemėr, mendje dhe shpirt; kur bie tė flesh natėn, gjėnė e fundit qė sytė e tu e shohin ėshtė ajo; dhe kur je duke fjetur e sheh atė edhe nė ėndėrr. Thėnė shkurt, ajo do tė jetė e gjithė bota pėr ty, njėjtė siē je ti e gjithė bota pėr tė.
Pėrshkrimin mė tė mirė qė deri tani e kam lexuar ku pėrshkruhet afėrsia ndėrmjet bashkėshortėve ėshtė ky ajet kur'anor, qė thotė: "…ato janė prehje pėr ju dhe ju jeni prehje pėr ato…" (Bekare, 187).
Vėrtet, bashkėshortėt janė si prehje (mbulesė/mbulim) pėr njėri-tjetrin pėr shkak se ata njėri-tjetrit i ofrojnė mbrojtje, komfor, mbulesė, pėrkrahje dhe ėmbėlsi qė prehja/mbulimi ua ofron njerėzve. Paramendoni njė udhėtim nėpėr Alaskėn e ftohtė tė pa mbuluar! Bashkėshortet tona na ofrojnė tė njėjtėn shkallė tė komforit, mbrojtjes, mbulesės, dhe pėrkrahjes nė udhėtimin e jetės nė kėtė botė, njėjtė sikurse mbulimi gjatė udhėtimit nėpėr Alaskė.
Marrėdhėniet ndėrmjet dy bashkėshortėve janė mė interesantet nga tė gjitha marrėdhėniet njerėzore: sasia e dashurisė dhe ngrohtėsisė, intimja dhe afėrsia, mėshira dhe ngushėllimi, paqja dhe qetėsia qė mbush zemrat e bashkėshortėve ėshtė thjesht e papėrshkrueshme. Sqarimi i vetėm racional pėr kėto ndjenja mė interesante nga tė gjitha ndjenjat njerėzore ėshtė se: ky ėshtė njė akt i Allahut, subhanehu ve teala: " Allahu krijoi pėr ju bashkėshorte nga vetė lloji juaj…" (Nahl, 72).
Vetėm Allahu ynė i Gjithėfuqishėm, subhanehu ve teala, me fuqinė e Tij tė pakufishme, mėshirėn e pafund, dhe menēurinė e madhe mund t'i krijojė dhe t'i vendosė kėto ndjenja tė ēuditshme e tė paprekshme nė zemrat e bashkėshortėve. Nė fjalė, Allahu, subhanehu ve teala, i rikujton ata qė i kėrkojnė shenjat e Tij nė gjithėsi, se kėto ndjenja nė zemrat e bashkėshortėve janė ndėrmjet shenjave qė duhet t'i udhėzojnė njerėzit pėr ekzistimin e Tij, siē thotė nė Kur'an: "Dhe nga faktet (e madhėrisė sė) e Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj, Ai krijoi nga vetė lloji juaj palėn (gratė), ashtu qė tė gjeni prehje tek ato dhe nė mes jush krijoi dashuri dhe mėshirė. Nė kėtė ka argumente pėr njerėzit qė mendojnė" (Rrum, 21).
Mirėpo, Allahu, subhanehu ve teala, e di se zemra njeriut nuk ėshtė njė send i ngurtė, ajo ndonjėherė ėshtė e dobėt, e ndonjėherė ėshtė dinamike. Ndjenjat ndryshojnė me kohė. Dashuria mund tė dobėsohet dhe vyshket. Lidhja martesore mund tė dobėsohet nėse nuk i kushtohet kujdesi i duhur.
Lumturia nė martesė nuk mund duhet tė merret falas; lumturia e vazhdueshme kėrkon dhėnie tė vazhdueshme nga tė dyja palėt. Qė druri i dashurisė martesore tė mbahet gjallė e tė rritet, toka, dheu duhet tė mbahet, mirėmbahet, ujitet dhe t'i kushtohet kujdes.
Mos harro se i Dėrguari ynė, Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka gjetur kohė tė shkojė nė shkretėtirė dhe tė garojė mė bashkėshorten e tij, Ajshen. Ajo nė fillim e ka fituar atė, mirėpo mė vonė, pasi kishte shtuar pak nė peshė, ai kishte filluar ta fitojė atė.
Mos harro se do tė shpėrblehesh nga Allahu, subhanehu ve teala, pėr ēfarėdo emocioni qė ia tregon bashkėshortes tėnde. Pėr kėtė Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Madje edhe ushqimin qė e vendos nė gojėn e gruas tėnde ėshtė sadaka." "lėmoshė"
Asnjėherė mos e nėnēmo rėndėsinė e gjėrave, qė nė shikim duken tė vogla, siē ėshtė vendosja e ushqimit nė gojėn e bashkėshortes, hapja e derės sė veturės, etj.. Mos harro se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, zakonisht ka zgjatur kėmbėn (gjurin) pėr t'i ndihmuar gruas sė tij tė hip nė deve.
Pėrpiqu tė gjesh kohė qė tė dy tė faleni sė bashku. Pėrforcimi i lidhjes ndėrmjet juve dhe Allahut, subhanehu ve teala, ėshtė garancia mė e mirė qė lidhja juaj martesore ēdoherė do tė jetė e fortė. Paqja dhe rehatia me Allahun, subhanehu ve teala, ēdoherė do tė rezultojė me paqe dhe rehati nė shtėpi.
Mos harro se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ka lavdėruar ēiftet bashkėshortore qė janė zgjuar pėr tė falur namaz nate sė bashku. Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, madje edhe ka nxitur atė qė zgjohet mė herėt tė zgjojė bashkėshortin/bashkėshorten edhe nėse ėshtė e nevojshme, duke ia lagur fytyrėn me ujė. Ēdoherė mundohu tė jesh sa mė i mirė me gruan nė fjalė dhe nė vepra. Fol me tė, buzėqeshi, kėrko kėshillėn e saj, kėrko mendimin e saj, kalo kohė tė mirė me tė dhe mos harro se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Mė tė mirėt prej jush janė ata qė janė mė tė mirėt me gratė e tyre".
Dhe mė nė fund, ėshtė e zakonshme qė bashkėshortėt pohojnė se i duan dhe i nderojnė bashkėshortėt e tyre deri nė vdekje. Besoj se ky pohim ėshtė i mirė, madje i shkėlqyeshėm, mirėpo nuk mjafton vetėm kjo! Nuk mjafton vetėm ta duash gruan. Duhet tė duash atė qė ajo e do. Familjen e saj, tė afėrmit e saj duhet tė bėhen edhe tė afėrmit e tu. Mos u bė si njė mik i imi, i cili ishte dėshpėruar se prindėrit e bashkėshortes do t'i vinin mysafirė pėr disa javė. Ai drejt dhe thjesht i kishte thėnė bashkėshortes: "Nuk i dua prindėrit e tu". Natyrisht, ajo me mllef e ka shikuar drejt nė sy dhe i ka thėnė "As unė nuk i dua prindėrit e tu".
Po ashtu, nuk mjafton ta duash atė deri nė vdekje. Dashuria nuk duhet tė pėrfundojė asnjėherė dhe ne besojmė se ka jetė pas vdekjes ku ata qė kanė bėrė vepra tė mira nė kėtė botė do tė bashkohen me bashkėshortėt. Shembulli mė i mirė nė kėtė kuptim ėshtė Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dashuria e tė cilit pėr Hatixhen, bashkėshorten e tij pėr 25 vjet ėshtė zgjeruar dhe ka pėrfshirė tė gjithė ata qė ajo i ka dashur, dhe ka vazhduar edhe pas vdekjes sė saj. Kishin kaluar shumė vjet nga vdekja e saj dhe ai asnjėherė nuk e harroi atė, dhe ēdoherė qė priste ndonjė edh (kurban) nė shtėpinė e tij, ai do tė dėrgonte njė pjesė familjes sė Hatixhes, radijallahu anha.





Marrur nga:
www.fjalaebukur.com


__________________
Njerėzit janė si librat, disa nga njerėzit botohen, disa nga ato ribotohen, kurse disa nga ato fotokopjohen. Disa duhet mare shembull e disa jo, disa njerėz duhet lexuar disa here pėr ti kuptuar, kurse disa njerėz nuk duhet lexuar duhet hedhur, disa nga njerėzit janė libri qė i nevojiten tė rinjve e disa nga to janė libri qė i nevojiten tė mėdhenjve.”
xnjeri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:41.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.