Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 09-08-07, 18:04   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Gėlltitja e trupave te huajė tek Fėmijėt

Jo rralle ne familjet tona apo tek miqte dhe te afermit tane kemi ndeshur raste kur femijet kane gelltitur pa dashje dhe duke lozur sende te ndryshme dhe shumeformeshe, te cilat kane shkaktuar trauma jo te pakta tek prinderit e tyre. Keto sende apo “trupa te huaja” jane thjesht kikirike, fara lule dielli, lajthi, bajame, apo ruaza kaucuku, komca, etj, te cilat kur hyjne ne organizem krijojne probleme dhe nganjehere edhe nevojen e nderhyrjeve urgjente mjekesore. Ato mund te hyjne ne tubin digjestiv, ne rruget e frymemarrjes apo ne vrimat e fytyres se njeriut, ne veshe, hunde apo dhe ne sy.

C’ndodh ne keto raste me femijet dhe c’duhet bere per te shmangur aksidentet dhe mos-perseritjen e tyre ?

Kur “trupat e huaj” hyjne ne tubin digjestiv

Trupat e huaj qe hyjne ne tubin digjestiv me shpesh jane objektet me te cilat femijet luajne, te cilat ata i mbajne ne goje dhe ne nje moment te caktuar, pa kuptuar i gelltisin ato. Por cfare duhet bere qe keto trupeza te mos qendrojne gjate ne tubin digjestiv ? Ne keto raste per femijet rekomandohen qe te ushqehen me tulin e bukes (p.sh. kur ka mbetur nje hale peshku) dhe me sallate, spinaq, barbunje apo recel kur kane mbetur me poshte se gryka, te cilat lehtesojne „veshjen“ e ketyre sendeve dhe rreshqitjen e tyre per te perfunduar pastaj me jashteqitjen. Nese sendi i huaj kalon kufirin e brendshem te stomakut (pilori) atehere nuk duhet te shqetesohemi. Per objektet metalike mjafton te bejme nje radiografi te thjeshte qe te mund ta pikasim. Por mund te ndodhe qe sendi apo hala te jete bllokuar ne 1/3 e siperme te ezofagut, p.sh. nje monedhe me diameter me shume se 1cm, te cilat ngecin ne mukozen e ezofagut. Kjo gje sjell te femija nje veshtiresi ne rritje te te ushqyerit per shkak dhe te mungeses se peshtymes, duke sjelle te vjella te vazhdueshme. Ne keto raste femija eshte i bllokuar ne ezofag dhe duhet derguar ne klinikat e specializuara te ORL per te bere te mundur heqjen e „trupit te huaj“, i cili eshte bllokuar, duke perdorur nje anestezi te pergjitheshme.

Por ka raste qe femijet ne menyre te pandergjegjshme gelltisin copra boje muri apo vaji nga cepat e krevateve metalike, rrethoret metalike, nga grilat e ballkoneve, etj, cka sjell nje lloj intoksikimi me plumb (saturnizem). Kjo ndodh vecanerisht ne mjedise e zona te varfera dhe me nivel te ulet jetese.

Publiku i sotem duhet informuar edhe mbi demin e madh qe mund te krijohet nga gelltitja e baterive te vogla, te cilat pas perdorimit lihen andej-kendej neper shtepi : bateri oresh (me litium), aparatesh fotografike, etj. Kur ato jane te vjetra, mbulesa e tyre lejon te dale jashte lengu i tyre toksik dhe kur jane ne zorre, ato rrezikojne shume dhe kur qendrojne para se te hyjne ne stomak (pilor) me shume se 24 ore, mbulesa e tyre mund te lejoje te dale jashte lengu i tyre toksik, dhe kur jane ne zorre, rrezikojne pasi perbehen nga lende toksike si merkur, zink, argjend apo acid, duke shkaktuar keshtu djegie, ishemi te zones perreth, apo perforacion (carje) te zorres. Por kur keto objekte e kalojne pilorin, atehere nuk ka rrezik. Kur nuk dihet se cfare ka gelltitur, femija cohet ne spital per te bere nje radiografi te tubit digjestiv. Sigurisht, bateria duhet hequr sa me shpejt, sepse perben rrezik intoksikimi. Ajo hiqet me fibroskopi gastrike nese nuk kalon pilorin apo ate te ezofagut nese ka ngelur ne ezofag. Nje laksativ eshte i nevojshem qe bateria te mund te zbrese dhe te shkoje drejt zorres se holle. Ja pse eshte e rendesishme qe kur nderroni baterite e objekteve tuaja elektronike duhet ti lini ne vende te caktuara.

Trupat e huaja ne faring

Ashtu si tek te rriturit, edhe tek femijet nje „trup i huaj“ mund te ngece ne paretet e faringut (nje kocke pule, hale peshku, copez druri, etj) duke sjelle veshtiresi ne veprimet e fytit, ne pertypjen, etj. Por kjo nuk ka rrezik per jeten, sepse femija merr fryme dhe se „trupi i huaj“ mund te hiqet. Por cfare duhet patur parasysh ?

- Mos kerkoni ta hiqni ju vete, pasi gishtat qe futen ne fyt (thonjte) mund te shkaktojne plage.

- Femija duhet cuar me urgjence tek nje specialist ORL, i cili i heq objektin dhe e trajton me antibiotik gjate disa diteve qe te mund te shmanget krijimi i ndonje abcesi ne paretet e faringut pas futjes se mikrobeve ne plagen e shkaktuar nga „trupi i huaj“. Sigurisht duhet bere kujdes qe ne pjatat e femijeve te mos kete hala peshku, kocka te vogla, etj. Femijet duhen mesuar qe te mos vene ne goje objekte te forta dhe te mprehta.

Ne pemen trakeo-bronkiale

Ne shume raste femijet bllokohen nga kikiriket, farat e lule diellit, bajamet, lajthite, kokrrat e misrit, etj, te cilat mbesin ne rruget trakeo-bronkiale. Duke luajtur apo duke nxituar, keto kokra hyjne aksidentalisht ne trake gjate nje thithjeje dhe kur ndodh kjo, femija ka kolle te forte qe vazhdon. Ai skuqet i teri dhe kerkon ta nxjerre me cdo kush objektin e thithur. Ne kete rast femija nuk eshte ne rrezik, por nuk duhen bere veprime qe mund ta keqesojne gjendjen e tij : futja e gishtave ne gryke, mbajtja me koke poshte, etj. Kur kolla e vazhduar mbaron dhe qe quhet “ faza e penetrimit ”, femija merr fryme lirisht dhe madje e harron kete episod me vone. Por ne fakt trupi i huaj ka rreshqitur ne bronke. Cfare duhet patur parasysh ?

- Perballe nje sindrome te tille femija vendoset ne pozicion te ulur dhe konsultohuni me urgjence tek nje mjek. Mos e shtrini asnjehere femijen.

Me anestezi te pergjitheshme, atij i futet nje tub bronkoskopie ne trake dhe bronke per te nxjerre „trupin e huaj“. Nese penetrimi i ketij sendi harrohet ose prinderit nuk kane qene te pranishem. Kjo vihet re nga nje lloj bronkiti qe i perseritet femijeve nga 1 deri ne 4 vjec. Ne kete rast duhen pyetur prinderit nese ka ndodhur nje episod “ penetrimi ”. Atehere duhet vezhguar ne spital per nje diagnoze konkrete.

Trupa te huaj qe bllokojne dhe sjellin asfiksi

Kikiriket per femijet gjer ne moshen 3 vjecare jane teper te rrezikshme, pasi ai nuk arrin ti kafshoje dhe pertype ato. Femijet nen moshen 3 vjecare nuk duhet te kene lodra te dimensioneve te vogla qe mund ti gelltisin. Respektoni gjithnje etiketat “Ndaluar deri ne moshen deri ne 3 vjec”.

Shpesh „trupi i huaj“ sjell asfiksi : mund te jete nje cope e madhe mishi, molle, nje koker rrush, bonbone e madhe, apo nje cope kaucuku, etj, qe ngecin ne gryke. Ne kete rast femija nuk kollitet, ve doren ne gryke dhe mavijoset. Syte i zmadhohen dhe bebezat e syve i zgjerohen. Ne kete rast eshte vitale nje nderhyrje e menjehershme pa pritur mberritjen e ndihmes se shpejte.

Eshte urgjente te nderhyhet me Metoden Heimlich ose Mohenson .

Metoda Heimlich

Manovra Heimlich ka marre emrin e doktorit qe e krijoi ate. Ne keto raste, kur femija eshte bllokuar nga nje „trup i huaj“ duhet te vendosemi pas femijes dhe ti veme dy duart ne nivelin e barkut te tij, midis kerthizes dhe fundit te toraksit. Grushti i dores se djathte fillon te shtype pjesen e poshtme te „brechet sternal“ (trekendeshit te toraksit)?, ndersa dora e majte e mbledh grushtin e dores se djathte dhe e shtyp fort per lart, drejt vetes, cka sjell shtypjen e diafragmes dhe te mushkrive. Pra shtypet fort nga poshte-lart dhe nga para-prapa qe te mund te nxirret me force ajri i mushkerive i cili si rrjedhoje nxjerr dhe „trupin e huaj“.

Metoda Mohenson

Kjo manover per te njejtin rast bllokimi behet me bebet. Femija mbahet i perkulur ne qendrim ulur, me kemben e mbledhur dhe me fytyre nga toka, ndersa ne nga pas e godasim shume fort me shputen e duarve mbi shpine (omoplatet).

Ne hunde, ne veshe dhe ne sy

Objekte te ndryshme si komca, fasule, kokra misri, etj, mund te ngecin ne hundet e femijeve. Ne rastet kur prinderit nuk e dine kete episod, ata mund ta kuptojne kur femijes i rrjedh hunda nga njera vrime e hundes dhe qe vjen ere e keqe. Ne keto raste femijes i duhen cfryre hundet qe te mund te dale “trupi i huaj”, i cili shtyhet nga sekrecionet e hundeve. Femija duhet vendosur ne pozicion ulur ose ne kembe dhe duhet konsultuar tek nje otorinolaringolog.

Por keto aksidente ndodhin dhe ne veshe, ku pa e kuptuar femijet mund te fusin gjithcka, cfare shkakton pastaj dhimbje aurikulare, ndonjehere dhe marramendje. Pra duhet bere kujdes : nuk duhet ti hiqni ju vete pasi ekziston rreziku i inflamacionit te tubit auditiv te jashtem apo mund te cpohet membrana e timpanit. Femija duhet cuar tek nje otorinolaringolog.

Por „trupa te huaja“ mund te hyjne dhe ne syte e femijes si dhera, rere, copra derrasash, etj. Femija reagon duke qare, cka shpesh e ndihmon ate ta nxjerre sendin e futur. Megjithate ne mund ta ndihmojme duke ja vendosur syrin e hapur ne nje rrjedhje uji. Mos e lini femijen ta ferkoje syrin. Nganjehere aksidenti ndodh dhe me ndonje cifel te mprehte druri apo pluhur metalik. Menjehere duhen vendosur kompresa dhe femija duhet konsultuar me nje oftalmolog. Ne kete rast femija duhet mbajtur shtrire ne kurriz.


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:07.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.